Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2010
    Postime
    520

    Restoranti i shqiptarit në Danimarkë, më i miri në botë

    Restoranti i shqiptarit në Danimarkë, më i miri në botë
    Diaspora-Box

    2010-04-27 - 19:24:20

    Restoranti i shqiptarit në Danimarkë, më i miri në botë


    Në listën e përvitshme të revistës së specializuar britanike të restoranteve si restoranti më i mirë në botë

    është shpallur “Noma”, pronar i të cilit është një shqiptar nga Maqedonia.
    Vendi i parë, pas mbretërimit katërvjeçar të restorantit spanjoll “El Bulli” i takoi restorantit danez “Noma”. Pronari i restorantit dhe kryekuzhinieri është Rene Rexhepi, me baba shqiptar nga Maqedonia, ndërsa nënën daneze, i cili shërben kryesisht specialitete nordike.


    Rexhepi (32 vjeçar), shkruan të martën gazeta britanike “The Guardian” është një kuzhinier i talentuar i cili bën mrekulli me bimët e egra dhe lulet, si dhe produktet e freskëta të detit.
    Ndër dhjetë restorantet më të mirë, katër gjenden në Spanjë, tri në SHBA, si dhe nga një në Britani dhe Itali. /Telegrafi/AMC

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Nuk e solle nje foto pra .

  3. #3
    http://www.dissapore.com/wp-content/...animarca-1.jpg
    Stafi i restorantit eshte prezentuar ne konkurs me nje bluze ku ishte shtamposur fetyra e zotit Ali, lavapiates i restorantit, qe per mungese vize nuk ka mundur te dale jashte Danimarkes per te marre pjese ne cermonine e dekorimit.



    http://www.dissapore.com/wp-content/...MA_420036m.jpg

  4. #4
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Vasudhaiva Kutumbakam

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2010
    Postime
    520
    Guzhinieri Rene Rexhepi shpjegon shkakun e suksesit



    Shefi i kuzhinës Rene Rexhepi pëlqen produkte natyrore
    Barishtet dhe lulet e egra duket se tashmë kane dalë në plan të parë dhe kjo ngaqë një restorant, Noma në Kopenhagë, është i specializuar në këtë drejtim duke marrë vendin e parë si restoranti më i mirë në botë.
    Ai ia kaloi edhe restorantit spanjoll El Bulli. Midis specialiteteve të Nomas janë eskallopë të tharë apo dhe lule shtogu.

    Dhe pas gjithë kësaj është shefi i kuzhinës, Rene Rexhepi i cili e mori çmimin në Londër. BBC bisedoi me të dhe e pyeti për konceptin pas restorantit të tij.

    Rexhepi: Esenca e asaj që ne përpiqemi të bëjmë është se duam t'i japim klientëve një sens vendi dhe kohe. Në cilin vend të botës jeni kur jeni duke ngrënë në një restorant dhe në cilën kohë të vitit jeni. Duket e lehtë të flasësh, por është shumë vështirë ta zbatosh këtë në një pjatë. Dhe për ta arritur këtë ne shohim se çfarë kemi si produkte natyrore. Për ne në rajonin tonë, jemi me fat që kemi një botë kaq të madhe natyrore të egër dhe të pasur saqë ushqimi me barishte apo produkte të marra nga natyra zë vend të madh në restorantin tonë dhe në pjatat tona.

    BBC: Pra me fjalë të tjera është ushqim që ju dilni nga restoranti dhe e merrni në natyrë?

    Rexhepi: Po ashtu është. Gjëja unike e Kopenhagës është se ti je vetëm 10 minuta larg me makinë një vendi ku mund të gjesh qiqra dhe lule shtogu. Dhe dhjetë minuta më pas ia shërben këtë klientëve.

    BBC: Më duket se kjo paraqet sfida të shumta për ju sidomos këtë dimër që ishte shumë i ashpër?

    Rexhepi: Po ky vit i ri ishte shumë i vështirë. Një nga më të vështirët që kam provuar si shef kuzhine në Kopenhagë. Fatmirësisht, një vit më parë ne kishim konservuar dhe ruajtur me kripë dhe si turshi më shumë produkte se zakonisht.

    BBC: Nuk do të thotë kjo se po mashtroni?

    Rexhepi: Jo, jo. Ky nuk është mashtrim. Kjo është pjesë e historisë psh për të marrë trëndafila bregdeti dhe t'i futësh ato në uthull, 100 kg çdo vit dhe si rezultat mund të kesh aromë trëndafili gjatë gjithë dimrit. Unë mendoj se është fantastike të përdorësh produkte të tilla.

    BBC: A mos fakti se restoranti juaj ka dalë në vend të parë tani në botë tregon se njerëzit duan diçka tjetër nga restorantet më të mira në botë?

    Rexhepi: Mendoj se restorantet korrespondojnë me shoqërinë. Ndoshta kjo është një nga arsyet se pse restoranti ynë konsiderohet të jetë një nga më të mirët në botë, të paktën për tani. Ndërsa bota po bëhet gjithmonë e më shumë eko maniake, ne duket se kemi një restorant që i përshtatet mjaft mirë kësaj gjëje.

    BBC: Dhe naytrisht ju jetoni në një qytet që mbajti dhe samitin e madh për mjedisin?

    Rexhepi: Natyrisht. Kur udhëtoja në vende të ndryshme, po lodhesha gjithmonë e më shumë me restorantet bashkëkohore. Nuk e kuptoja se ku ishe më në këtë botë. Nëse ishe në San Paolo apo në Londër ishte e njëjta muzikë, e njëjta atmosferë, të njëjtat karrike. Çdo gjë ishte e njëjtë.

  6. #6
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Restoranti i shqiptarit Rene Rexhepi, më i miri në botë edhe këtë vit!

    ‘Noma’ në Danimarkë është sërish restoranti më i mirë në botë. Vlerësimin pronarit shqiptar të tij, Rene Rexhepi, ia jep sërish revista britanike Restaurant, që shpallë 50 më të mirët e botës.

    “Ka qenë një vit i madhërishëm për Nomën dhe kryekuzhinieri i saj, Rene Rexhepi është bërë sinonim i ‘gjeneratës së re’ të kuzhinës globale: një parahyrje për darkë interesante”, ka thënë një zëdhënës i Restaurant Magazine, cituar nga”Koha Ditore” .

    “Nuk dua të jem njeri i një suksesi të vetëm. Nuk është keq kështu”, ka thënë Rexhepi pak ditë para se restoranti i tij të ri-konfirmohej për më të mirin në botë, transmeton Indeksonline.

    Babai i Rexhepit është shqiptar nga Maqedonia, kurse nëna e tij është daneze.



  7. #7
    Lista e plote e 50 restoranteve te cilesuar me te miret ne bote.

    Restoranti danez Noma në Kopenhagen është kurorëzuar si restoranti më i mirë në botë, për të dytin vit në radhë. Ai qëndron në krye të listës së restoranteve më të mirë të botës duke mundur rivalët e fortë të Spanjës, Italisë, Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
    Lista “San Pellegrino” me 50 restorantet më të mirë në botë publikohet nga revista britanike e Restoranteve Restaurant Magazine. Kjo listë u prodhua nga votimi i jurisë me më shumë se 800 shefa kuzhinash, gazetarë të fushës dhe ekspertë të ushqimeve.
    Ata cilësuan restorantin danez Noma si udhëheqësin e ri të kuzhinës globale. Lista pasohet nga "El Celler de Can Roca" në Spanjë që u rendit e dyta dhe "Mugaritz" po në spanjë, më pas vijojnë "Osteria Francescana" në Itali, "Fat Duck" në Britani dhe "Aline" në shtetet e bashkuara. Listën e plotë të revistës dhe renditjen e 50 restoranteve më të mira të botës mund ta gjeni më poshtë.
    50 restorantet më të mirë në botë sipas San Pelligrino:

    1 Noma, Denmark

    2 El Celler de Can Roca, Spain

    3 Mugaritz, Spain

    4 Osteria Francescana, Italy

    5 The Fat Duck UK

    6 Alinea USA

    7 D.O.M Brazil

    8 Arzak Spain

    9 Le Chateaubriand France

    10 Per Se USA

    11 Daniel USA

    12 Les Creations de Narisawa Japan

    13 L'Astrance France

    14 L'Atelier de Joël Robuchon France

    15 Hof van Cleve Belgium

    16 Pierre Gagnaire France

    17 Oud Sluis Netherlands

    18 Le Bernardin USA

    19 L'Arpège France

    20 Nihonryori RyuGin Japan

    21 Vendôme Germany

    22 Steirereck Austria

    23 Schloss Schauenstein Switzerland

    24 Eleven Madison Park USA

    25 Aqua Germany

    26 Quay Australia

    27 Iggy's Singapore

    28 Combal Zero Italy

    29 Martín Berasategui Spain

    30 Bras France

    31 Biko Mexico

    32 Le Calandre Italy

    33 Cracco Italy

    34 The Ledbury

    35 Chez Dominique

    36 Le Quartier Français South Africa

    37 Amber China

    38 Dal Pescatore Italy

    39 Il Canto Italy

    40 Momofuku Ssäm Bar USA

    41 St John UK

    42 Astrid Y Gastón Peru

    43 Hibiscus UK

    44 Maison Troisgros France

    45 Alain Ducasse au Plaza Athénée France

    46 De Librije Netherlands

    47 Restaurant de l'Hotel de Ville Switzerland

    48 Varvary Russia

    49 Pujol Mexico

    50 Asador Etxebarri Spain

    Ermal Ngjelina - Scan Tv
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  8. #8
    Sot ky restorant ka 100 mije prenotime dhe mendoni se ka vetem 12 tavolina, te cilave u sherbejne 30 kuzhiniere!





    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 23-04-2011 më 15:48

  9. #9

  10. #10
    Shqiptari Rene Rexhepi në ballinën e “Time”

    Prestigjiozja botërore, Time e ka politikën dhe të drejtat e njeriut në fokusin e saj. Ushqimet janë periferike dhe nëse në ballinën e saj ka zënë vend një kuzhinier, bëhet fjalë për një vërtetë të madh. Ai është shqiptari i famshëm nga Maqedonia, Rene Rexhepi, pronari i restoranit më të mirë në botë “Noma” në Danimarkë.
    Ballina me rrëfimin për të gjendet në edicionet për Evropë, Azi dhe Paqësorin Jugor, por jo edhe në atë për SHBA. Gjithsesi storja nga Lisa Abend gjendet në brendësi të revistës. Rexhepi është i biri i një shqiptari nga Maqedonia dhe një nëne daneze. Restorani i tij në Kopenhagen ka fituar shumë cmime dhe ai vlerësohet si kuzhineri më i mirë në botë.

    Bota Sot
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •