Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Deni_Boy
    Anėtarėsuar
    19-10-2005
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    2,322

    Berisha: Pas 20 vitesh demokraci, synim integrimi nė BE



    TIRANĖ- Demokratėt festuan sot 20-vjetorin e fitores sė PD-sė nė zgjedhjet e 22 marsit tė 1992-it. Njė festė madhėshtore nisi nė mesditė nė sheshin 'Nėnė Tereza', ku flamujtė kuq e zi dhe blu te selise demokratike valuan nė duar tė qindra njerėzve. Kėngėtarė tė shumtė tė mirėnjohur tė skenės shqiptare kanė celur festimet ku mijėra njerėz nė shesh kėrcejnė nėn ritmet muzikor.

    Kryeministri Sali Berisha ka pėrshėndetur festimet nė sheshin ‘Nėnė Tereza’ me rastin e Ditės sė Demokracisė. Nė fjalėn e tij drejtuar sidomos tė rinjve, Berisha u bėri tė ditur se nė kėtė 20 vjetor dėshmohet mė shumė se kurrė se shqiptarėt kudo ndodhen e kanė kapluar pėrfundimisht robėrinė e diktaturėn.
    “Tė dashur tė rinj e tė reja, pėr tė gjithė shqiptarė, 22 marsi i vitit 92 ėshtė dita e krenarisė, besimit. Shqipėria sot ėshtė 20 vjet mė larg dhe mė larg sesa shqipėria nė tė cilėn ne jetuam 20 vjet mė parė. Shqipėria e bllokmenėve dhe hoxhistėve ishte vendi i ekzekutimeve pa gjyq, vendi i dėnimeve kapitale, ndalimin, besimeve tona fetare. shqipėria, qė ne ndėrtuam nė 2 dekada liri ėshtė atdhe i zotit i qytetarėve tė lirė i besimeve tė lira fetare, shembull frymėzimi pėr tolerancėne shkėlqyer. Neve sot sollėm tek liria, shqiptarėt ia dolėn, ne e kryem, rroftė liria".

    “20 vjet mė parė shqiptarėt tanė nė ish-Jugosllavi vuanin terrorin, njė komb njė qėndrim ishte motoja jonė. Populli sot ėshtė i lirė, krenar i sigurt nė trojet e tij, besuam tek kombi, tek liria, shqiptarėt ia dolėn, ne e kryem”, tha Berisha.

    Sipas kryeminsitrit Berisha, Shqipėria ka hedhur hapa galopantė pėrpara dhe arritjet kanė qenė tė mėdha, duke kujtuar kėtu dhe anėtarėsimin nė NATO.
    “Shqipėria ishte vendi i 700 bunkerėve sot vendi i NATO, ne besonim tek NATO-ja, shqiptarėt ia dolėn, ne e kryem”

    Kryeministri e vlerėsoi 22 Marsin si ditėn mė tė bekuar tė historisė pasi sipas tij, atė ditė nė vitin 1992 zyrtarisht me votė u pėrmbys regjimi totalitar dhe mė barbarin nė Europė.
    “Ne 20 vjet mė parė pėrmbysėm me votėn tonė, regjimin e bllokmenėve hoxhistėve, jemi burra dhe gra, djem dhe vajza qė jetuan nė regjim totalitar. Pėr ne demokracia ishin thjesht vlera dhe ideale pėr tė cilat duhet tė luftonim, duhet tė ndėrtonim”.

    Shefi i qeverisė shqiptare u shpreh se ato burra dhe gra qė bashkė me tribunin e lirisė Azem Hajdari shėmbėn diktaturėn komuniste do realizojnė ėndrrėn e shqiptarėve, anėtarėsimin nė Bashkimin Europian.
    “Ata qė tė udhėhequr nga tribuni i lirisė Azem Hajdari shėmbėn nė Tiranė diktaturėn mė tė egėr primitive ato qė i shndėrruan shqiptarėt nė qytetarė tė lirė dhe i anėtarėsuan nė NATO, ato qė bėnė qė shqiptarėt tė lėvizin tė lirė nė mbarė Europėn ato janė burrat dhe gratė qė me forcėn, vizionin, dashurinė pėr tė zhvilluar Shqipėrinė Europiane do tė shdėrrojnė nė realitet ėndrrėn mė tė bukur tė shqipėtarėve, nė Bashkimin Europian. Ne do ta kryejmė zoti e bekoftė Shqipėrinė”,- pėrfundoi fjalėn e tij kryeministri Berisha.

    Ėshtė hera e parė qė demokratėt e festojnė nė kėto pėrmasa fitoren e tyre tė 20 viteve mė parė qė kėtė vit pėrkon edhe me 100-vjetorin e pavarėsisė sė Shqipėrisė. Festimet pritet te shtrihen nė tė gjitha qytetet e vendit dhe do nisin qė sot nga selia qendrore e PD.Demokratėt pėrgjatė kėtyre viteve kanė kaluar ngjarje tė rėndėsishme, ndėrkohė qė pėr herė tė tretė qeverisin vendin ndėrsa 8 vite tė tjera i kanė kaluar nė opozitė.
    Pėrmes votės sė 22 marsit tė 92-it, demokratėt erdhėn pėr herė tė parė nė pushtet duke marrė njė fitore masive nė mbarė vendit, gjė qė pėrmbysi njė herė e mirė regjimin diktatorial tė Ramiz Alisė.

    (d.b/el.me/BalkanWeb)

  2. #2
    Meqe po pertoj te lexoj krejt artikullin, po i referohem vetem titullit

    Shpreso Sale se do hyme ne BE brenda 50 vjetorit te demokracise

    La vita non si spiega, si VIVE!

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    pas 20 Vitesh Mashtrim-demokraci, Synimi Te Integrohemi Ne Statusin E Kandidatit Per Be!

  4. #4
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Berisha: Pėrmbysėm regjimin mė barbar nė Evropė

    http://botasot.info/def.php?gjuha=0&...ry=6&id=159802




    Berisha: Pėrmbysėm regjimin mė barbar nė Evropė
    Bota Sot

    Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha ka pėrshėndetur shqiptarėt nė koncertin e madh festiv me rastin e 20 vjetorit tė zgjedhjeve tė para pluraliste nė vend. Ai e cilėsoi kėtė ditė si ditėn mė tė madhe pas Pavarėsisė sė vendit, ditėn e shembjes sė regjimit mė barbar qė Evropa ka njohur nė historinė e saj, pėrmes votės sė lirė.
    Kryeministri Berisha shprehu nderimin dhe respektin mė tė thellė ndaj tė gjithė burrave dhe grave qė shembėn nė vitin ’90 murin e Berlinit shqiptar.

    “Ju ftoj ju dhe mbarė qytetarėt shqiptarė tė shprehin nderimin mė tė madh dhe tė pėrulemi me respekt tė thellė para djemve dhe vajzave, burrave dhe grave, qė sė bashku me guximin dhe trimėrinė e tyre nė dhjetorin e vitit ‘90 shembėn murin e Berlinit nė uraganin e fuqishėm tė lirisė e shpresės, qė buroi nga zemra dhe shpirti i tyre dhe nė 22 mars me votėn e tyre tė lirė shembėn regjimin mė barbar qė Evropa kishte njohur nė historinė e saj”, u shpreh kryeministri Berisha, ndėrsa uroi shqiptarėt: “Gėzuar ditėn e lirisė suaj!”.

    Mė tej ai shtoi se 20 vjet mė parė liria dhe demokracia ishin vlera pėr tė cilat duhej luftuar, 20 vjet mė parė u pėrmbys me votė regjimi i bllokmenėve hoxhistė, nga ta burra dhe gra qė kishin lindur nė sistemin totalitar, ndėrsa pėrgėzoi 20 vjeēarėt e sotėm qė nuk kanė as edhe njė orė tė vetme nė diktaturė, qė nuk kanė njohur shtypjen dhe mjerimin ekstrem, urrejtjen klasore dhe barbarinė e sistemit, qė i shndėrroi shqiptarėt nė skllevėr tė shtetit mė barbar.

    “Sot pėr tė gjithė ne shqiptarėt ėshtė dita e krenarisė, e frymėzimit dhe shpresės sė madhe. Shqipėria sot ėshtė 20 vjet dritė mė larg nga Shqipėria nė tė cilėn jetuam 20 vjet mė parė. Shqipėria e diktaturės sė bllokmenevė hoxhistė ishte e burgjeve, ekekutimeve pa gjyq, e dėnimit kapital tė lirive dhe tė drejtave njerėzore, ndalimit tė Zotit dhe besimeve tona fetare. Pas 20 viteve ėshtė vendi i garantimit tė lirive”, deklaroi kryeministri Berisha.


    http://botasot.info/reklama/2March-22-17-11-2713.jpg



    Ndėrkaq kryeministri Berisha u ndal edhe nė liritė dhe tė drejtat qė gėzojnė shqiptarėt nė tė gjitha trojet ku ata jetojnė dhe nė kėtė 100 vjetor shqiptarėt vijnė tė lirė, tė pavarur dhe krenarė.

    “Kosova ėshtė e lirė, tė lirė janė shqiptarėt kudo qė jetojnė. Kombi qė 100 vjet mė parė kishin parashikuar ta fshinin nga faqja e dheut vjen nė 100 vjetorin pavarėsisė i lirė, krenar dhe i sigurt nė trojet e tij”, tha kryeministri Berisha.

    Gjithashtu, kryeministri Berisha renditi disa nga rritjet e kėtij 20 vjeēari, ai anėtarėsimi nė NATO, lėvizja e lirė e shqiptarėve, rritja ekonomike, e cila kryeson nė Evropė duke shpallur Shqipėrinė tė bukurėn e dheut, tė cilat shefi i qeverisė i bazoi nė vizionin dhe dashurinė pėr tė ndėrtuar Shqipėrinė evropiane, ndėrsa theksoi se do tė shndėrrojmė nė realitet ėndrrėn mė tė madhe tė shqiptarėve anėtarėsimin nė Bashkimin Evropian.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  5. #5
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Aktualitet
    Kryeministri nė koncertin pėr 20 vjetorin e demokracisė nė Shqipėri
    Berisha: Pėrmbysėm regjimin mė barbar nė Europė
    22 mars 2012 22:25 ABC news


    Kryeministri Sali Berisha ka pėrshėndetur shqiptarėt nė koncertin e madh festiv me rastin e 20 vjetorit tė zgjedhjeve tė para pluraliste nė vend. Ai e cilėsoi kėtė ditė si ditėn mė tė madhe pas Pavarėsisė sė vendit, ditėn e shembjes sė regjimit mė barbar qė Europa ka njohur nė historinė e saj, pėrmes votės sė lirė. Kryeministri shprehu nderimin dhe respektin mė tė thellė ndaj tė gjithė burrave dhe grave qė shembėn nė vitin ’90 murin e Berlinit shqiptar.
    “Ju ftoj ju dhe mbarė qytetarėt shqiptarė tė shprehin nderimin mė tė madh dhe tė pėrulemi me respekt tė thellė para djemve dhe vajzave, burrave dhe grave, qė sė bashku me guximin dhe trimėrinė e tyre nė dhjetorin e vitit ‘90 shembėn murin e Berlinit nė uraganin e fuqishėm tė lirisė e shpresės, qė buroi nga zemra dhe shpirti i tyre dhe nė 22 mars me votėn e tyre tė lirė shembėn regjimin mė barbar qė Evropa kishte njohur nė historinė e saj”- u shpreh kryeministri, ndėrsa uroi shqiptarėt: “Gėzuar ditėn e lirisė suaj!”.
    Mė tej ai shtoi se 20 vjet mė parė liria dhe demokracia ishin vlera pėr tė cilat duhej luftuar, 20 vjet mė parė u pėrmbys me votė regjimi i bllokmenėve hoxhistė, nga ta burra dhe gra qė kishin lindur nė sistemin totalitar, ndėrsa pėrgėzoi 20 vjeēarėt e sotėm qė nuk kanė as edhe njė orė tė vetme nė diktaturė, qė nuk kanė njohur shtypjen dhe mjerimin ekstrem, urrejtjen klasore dhe barbarinė e sistemit, qė i shndėrroi shqiptarėt nė skllevėr tė tė shtetit mė barbar.
    “Sot pėr tė gjithė ne shqiptarėt ėshtė dita e krenarisė, e frymėzimit dhe shpresės sė madhe. Shqipėria sot ėshtė 20 vjet dritė mė larg nga Shqipėria nė tė cilėn jetuam 20 vjet mė parė. Shqipėria e diktaturės sė bllokmenevė hoxhistė ishte e burgjeve, ekekutimeve pa gjyq, e dėnimit kapital tė lirive dhe tė drejtave njerėzore, ndalimit tė Zotit dhe besimeve tona fetare. Pas 20 viteve ėshtė vendi i garantimit tė lirive” deklaroi Berisha.
    Ndėrkaq kryeministri u ndal edhe nė liritė dhe tė drejtat qė gėzojnė shqiptarėt nė tė gjitha trojet ku ata jetojnė dhe nė kėtė 100 vjetor shqiptarėt vijnė tė lirė, tė pavarur dhe krenarė.
    “Kosova ėshtė e lirė, tė lirė janė shqiptarėt kudo qė jetojnė. Kombi qė 100 vjet mė parė kishin parashikuar ta fshinin nga faqja e dheut vjen nė 100 vjetorin pavarėsisė i lirė, krenar dhe i sigurt nė trojet e tij”-tha kryeministri
    Gjithashtu Berisha renditi disa nga rritjet e kėtij 20 vjeēari, ai anėtarėsimi nė NATO, lėvizja e lirė e shqiptarėve, rritja ekonomike, e cila kryeson nė Europė duke shpallur Shqipėrinė tė bukurėn e dheut, tė cilat shefi i qeverisė i bazoi nė vizionin dhe dashurinė pėr tė ndėrtuar Shqipėrinė evropiane, ndėrsa theksoi se do tė shndėrrojmė nė realitet ėndrrėn mė tė madhe tė shqiptarėve anėtarėsimin nė Bashkimin Evropian.


    20 vjet nga triumfi mbi mbetjet e nomenklaturės komuniste
    22-03-2012 / Gazeta 55

    Sot Tirana nė festė, pėrkujton pėrvjetorin e fitores sė zgjedhjeve tė para demokratike nga PD dhe koalicioni i saj antikomunist. Nga Bulevardi “Dėshmorėt e Kombit” tek Sheshi “Nėnė Tereza”, pjesė e kremtimeve do tė bėhen jo vetėm PD dhe dėshmitarė tė fitores historike, por edhe Shoqata “Tirana”, Ansambli i Kėngėve dhe Valleve Popullore si dhe artistė tė dansit sportiv

    Kryeqyteti do tė festojė sot 22 marsin, ditėn e parė tė demokracisė nė Shqipėri, ndėrsa qytetarė tė Tiranės do tė marrin pjesė nė kėto aktivitete festive nė kremtim tė ditės sė triumfit tė demokracisė.
    Dita e 22 marsit, pėrkon sot me 20 vjetorin e fitores sė PD-sė, nė zgjedhjet e para demokratike. Pas njė sistemi diktatorial, mbi katėr dekada, mė 22 mars 1992, PD erdhi nė pushtet, duke korrur njė fitore bindėse nė zgjedhjet e pėrgjithshme tė kėsaj date.
    Nė pėrkujtim tė kėsaj dite, programi i festimeve tė kėtij pėrvjetori parashikon njė seri aktivitetesh qė do tė fillojnė nga paraditja deri nė mesditėn e se enjtes.
    Duke nisur nga ora 10.00 artistė tė Ansamblit tė Kėngėve dhe Valleve Popullore do tė performojnė pėr qytetarėt nė rrugėn “Murat Toptani”.
    Pėrpara “Hotel Dajtit”, artistė tė Cirkut tė Tiranės do tė japin njė shfaqe tė veēantė, ndėrsa artistėt e Dansit Sportiv do tė performojnė nė bulevard orėn 10.30.
    Kulmi i festimeve do tė shėnohet nė mesditė, kur nė sheshin “Nėnė Tereza”, PD-ja, prej ditėsh ka ftuar gjithė qytetarėt, nė njė koncert festiv madhėshtor, nė pėrkujtim tė kėsaj dite.
    Nė nderim tė kėsaj dite, edhe Shoqata “Tirana” nė bashkėpunim me institucionet vendore, do tė organizojė njė sėrė aktivitetesh nė bulevardin “Dėshmorėt e Kombit”, nė segmentin mes Ministrisė sė Brendshme dhe sheshit “Nėnė Tereza”.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  6. #6
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    22 marsi/ Berisha: Kjo ėshtė dita e krenarisė, pėrmbysėm bllokmenėt dhe hoxhistėt, ndėrtuam Shqipėrinė e lirė
    MAPO

    Partia Demokratike festoi sot 20-vjetorin e fitores sė PD-sė nė zgjedhjet e 22 marsit tė vitit 1992, ndėrsa mijėra vetė janė mbledhur nė sheshin Nėnė Tereza nė njė miting dhe koncert qė zgjati disa orė. Mitingu u pėrshėndet nga kryeministri Berisha dhe krerė tė tjerė tė mazhorancės, ndėrsa ata e kanė pagėzuar kėtė ditė si “Ditėn e Demokracisė”. Festa nisi rreth orės 12.00 nė sheshin ‘Nėnė Tereza’. Kėngėtarė tė shumtė tė skenės shqiptare kanė ēelur mitingun e organizuar nga PD. Nė fjalėn e tij drejtuar pjesėmarrėsve, Berisha tha se nė kėtė 20 vjetor dėshmohet mė shumė se kurrė se shqiptarėt kudo ndodhen e kanė kaluar pėrfundimisht robėrinė e diktaturėn. “Tė dashur tė rinj e tė reja, pėr tė gjithė shqiptarėt, 22 marsi i vitit ‘92 ėshtė dita e krenarisė, besimit. Shqipėria sot ėshtė 20 vjet mė larg dhe mė larg sesa Shqipėria nė tė cilėn ne jetuam 20 vjet mė parė. Shqipėria e bllokmenėve dhe hoxhistėve ishte vendi i ekzekutimeve pa gjyq, vendi i dėnimeve kapitale, ndalimin, besimeve tona fetare. Shqipėria, qė ne ndėrtuam nė 2 dekada liri, ėshtė atdhe i Zotit i qytetarėve tė lirė i besimeve tė lira fetare, shembull frymėzimi pėr tolerancėn e shkėlqyer. Shqiptarėt ia dolėn, ne e kryem, rroftė liria”, tha kryeminsitri.

    “20 vjet mė parė shqiptarėt tanė nė ish-Jugosllavi vuanin terrorin, njė komb njė qėndrim ishte motoja jonė. Populli sot ėshtė i lirė, krenar i sigurt nė trojet e tij, besuam tek kombi, tek liria, shqiptarėt ia dolėn, ne e kryem”, tha Berisha. Sipas tij Shqipėria ka hedhur hapa galopant pėrpara dhe arritjet kanė qenė tė mėdha, duke kujtuar kėtu dhe anėtarėsimin nė NATO. “Shqipėria ishte vendi i 700 mijė bunkerėve sot vendi i NATO, ne besonim tek NATO-ja, shqiptarėt ia dolėn, ne e kryem”, theksoi ai mė tej. Ndėrkohė ai e cilėsoi kėtė ditė si ditėn mė tė bekuar tė historisė pasi sipas tij, atė ditė nė vitin 1992 zyrtarisht me votė u pėrmbys regjimi totalitar dhe mė barbari nė Evropė. “Ne 20 vjet mė parė pėrmbysėm me votėn tonė, regjimin e bllokmenėve hoxhistėve, jemi burra dhe gra, djem dhe vajza qė jetuan nė regjim totalitar. Pėr ne demokracia ishin thjesht vlera dhe ideale pėr tė cilat duhet tė luftonim, duhet tė ndėrtonim”, tha Berisha, ndėrsa ka vlerėsuar rolin e Azem Hajdarit dhe studentėve qė me protestat e tyre sollėn rrėzimin e diktaturės. E ndėrkohė qė demokratėt festonin nė shesh, kreu i partisė socialiste e ka ironizuar festėn duke shkruar se ajo i kujtonte pikėrisht diktaturėn. “Miting festiv pėr njė mandat tė shkuar qeverisės!!! Vazhdon e shkuara komuniste e parakalimeve, veē se kėto janė parakalime nė vendnumėro”, shkroi Rama. Tė tjerė pėrfaqėsues tė PS kanė akuzuar qeverinė se ka detyruar punonjės tė administratės dhe mėsues nga tė gjithė rrethet qė tė vijnė nė Tiranė dhe tė marrin pjesė me detyrim nė miting. Pjerin Ndreu denoncoi kėtė nė Facebook, ndėrsa akuza janė bėrė edhe nga pėrfaqėsues tė tjerė tė PS. “Nuk ndodh kund qė tė festohet dita e ardhjes nė pushtet! Po askund ama! Meqė pas pak militantėt e regjimit, por me shumė tė dhunuarit e regjimit do tė dynden pėr herė tė dytė nė njė javė nė Bulevardin e Tiranės, dua tė kujtoj: Sot ėshtė dita e instalimit nė Shqipėri tė “Sulltanatit tė Berishės sė Parė”!, shkruan nė rrjetin social Facebook, Erjon Brace.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  7. #7
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    PD triumfoi pėrballė segmenteve mė fanatike tė nomenklaturės

    PD triumfoi pėrballė segmenteve mė fanatike tė nomenklaturės
    23-03-2012 / Gazeta 55




    Zgjedhjet e 22 marsit 1992

    Nė zgjedhjet parlamentare tė 22 marsit ’92, Partia Demokratike do korrekte njė fitore tė thellė, duke zėnė 92 vende nė Kuvend, ndėrsa Partia Socialiste (pasi kishte ndėrruar emrin nga Partia e Punės), mori vetėm 7 mandate parlamentare, tė cilėve iu shtoheshin 31 mandatet e siguruara nga lista proporcionale. Fitorja e Partisė Demokratike ishte spektakolare, absolute dhe njėherazi shėnonte fitoren e parė tė njė partie opozitare pas 45 viteve regjimi diktatorial. Ky ndryshim epokal nė kontekstin politik, s’ishte lehtė i arritshėm pasi mbetjet e fundit tė nomenklaturės komuniste ishin “gjallė” me aksionet dhe propagandėn e regjimit, pėr tė penguar lirinė e kombit dhe ardhjen e demokracisė edhe pas shembjes sė Murit tė Berlinit dhe rrėzimit tė diktaturave kriminale nė tė gjitha vendet e Evropės Lindore. Vota e lirė e shqiptarėve mė 22 mars tė 1992-shit tregoi pjekurinė e njė kombi evropian i cili edhe pse i shtypur gjatė 45 viteve tė luftės sė klasave, propagandės dhe agjitacionit, burgosjeve, pėrndjekjeve dhe ekzekutimeve, ruante fort tė memorizuar kultin e lirisė, tė drejtave njerėzore dhe demokracinė qė gėzonin vendet perėndimore. Prandaj, vota pėr Partinė Demokratike ishte votė pėr lirinė e kombit, votė pėr ndėrtimin e demokracisė nė njė vend ku kishte sunduar lufta e egėr e klasave dhe vrasjet masive ndaj ideve liberale dhe demokratike. Ishte votė pėr lirinė e shqiptarėve, Shqipėrinė e lėvizjes sė lirė dhe Shqipėrinė e tregut tė lirė. Sot, 20 vjet mė pas Shqipėria ėshtė anėtare e NATO-s, ka pėrfituar lėvizjen e lirė nė Bashkimin Evropian pėr shtetasit e saj si dhe ėshtė pranė vendimeve tė mėdha, pėr anėtarėsimin nė Bashkimin Evropian.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  8. #8
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    ...Drejt anėtarėsimit nė BE

    Mbi 100 mijė qytetarė nė Sheshin "Nėnė Tereza", spektakėl fishekzjarrėsh e atmosferė festive deri nė orėt e vona

    ...Drejt anėtarėsimit nė BE

    Mbi 100 mijė qytetarė nga i gjithė vendit festuan dje 20-vjetorin e fitores sė PD-sė nė zgjedhjet e 22 marsit tė 1992-it. Festa madhėshtore nisi nė mesditė nė sheshin "Nėnė Tereza", ku flamujtė kuq e zi dhe blu tė selisė demokratike valuan nė duart e mijėra njerėzve. Kėngėtarė tė shumtė tė mirėnjohur tė skenės shqiptare kanė ēelur festimet, ku mijėra njerėz nė shesh kėrcenin nėn ritmet muzikore tė kohės. Nėn prezantimin e Anjeza Majės koncerti mori ngjyrat e njė feste tė madhe. E konceptuar me njė stil perėndimor, skena e koncertit ishte vendosur nė hyrje tė Universitetit Politeknik tė Tiranės pėr t'i dhėnė mundėsinė tė gjithė tė pranishmėve tė shihnin nga afėr kėngėtarėt. Sheshi "Nėnė Tereza" shpėrtheu nė ovacione kur nė skenė u ngjit kėngėtarja Elvana Gjata. Organizatorėt kishin parashikuar pas pėrfundimit tė dy kėngėve ēdo kėngėtar tė jepte citate mbi rėndėsinė e lirisė sė njeriut. Tė rinjtė afėr skenės valvitėn flamuj kombėtarė dhe evropianė, gjatė performancės nė skenė tė grupit Tingulli 3 dhe kėngėtares nga Shkodra Rosela Gjylbegu. Nė kėtė mėnyrė, Partia Demokratike ka pėrsėritur edhe njė herė traditėn e saj tė mitingjeve tė mėdha, duke organizuar njė nga koncertet festive me pėrmasa madhėshtore dhe entuziaste si asnjėherė tjetėr. Atmosfera u bė edhe mė shpėrthyese kur nėn shoqėrinė e kėngės "The final countdown" e grupit Europe, nė skenė u ngjit pėr tė pėrshėndetur qytetarėt vetė kryetari i Partisė Demokratike, Kryeministri Sali Berisha. Duke pėrshėndetur festimet nė sheshin "Nėnė Tereza" nė pėrkujtim tė fitores sė 22 marsit, Berisha u bėri tė ditur se nė kėtė 20-vjetor dėshmohet mė shumė se kurrė se shqiptarėt kudo ndodhen e kanė kapluar pėrfundimisht robėrinė e diktaturėn. "Tė dashur tė rinj e tė reja, pėr tė gjithė shqiptarėt, 22 marsi i vitit '92 ėshtė dita e krenarisė, besimit. Shqipėria sot ėshtė 20 vjet mė larg sesa Shqipėria nė tė cilėn ne jetuam 20 vjet mė parė. Shqipėria e bllokmenėve dhe hoxhistėve ishte vendi i ekzekutimeve pa gjyq, vendi i dėnimeve kapitale, ndalimin e besimeve tona fetare. Shqipėria, qė ne ndėrtuam nė 2 dekada liri ėshtė atdhe i qytetarėve tė lirė, i besimeve tė lira fetare, shembull frymėzimi pėr tolerancėn e shkėlqyer. Shqiptarėt ia dolėn, ne e kryem, rroftė liria", tha Kryeministri Berisha. Duke e cilėsuar 22 marsin si ditėn mė tė bekuar tė historisė sė Shqipėrisė, Berisha tha se atė ditė nė vitin 1992 zyrtarisht me votė u pėrmbys regjimi totalitar mė barbari nė Europė. Pas fjalės sė Kryeministrit, koncerti nisi me njė kolazh kėngėsh nga kėngėtari i mirėnjohur Flori Mumajesi. Atmosfera e jashtėzakonshme festive pėrfshiu tė gjithė Tiranėn, ku rrugėt e kryeqytetit ishin pothuajse tė pakalueshme, duke nxjerrė nė shesh tė gjithė qytetarėt pėr tė festuar kėtė ditė historike pėr demokratėt. Si asnjėherė tjetėr, dita e djeshme e gjeti Shqipėrinė si anėtare tė suksesshme nė Aleancėn e Atlantikut dhe sė shpejti edhe anėtare e Bashkimit Evropian. Shqiptarėt gjithashtu u bashkuan nė kėtė koncert, pėr tė festuar njė hap tjetėr madhėshtor qė vendi ka hedhur nė rrugėn drejt anėtarėsimit evropian. Ėshtė hera e parė qė demokratėt e festojnė nė kėto pėrmasa fitoren e tyre tė 20 viteve mė parė qė kėtė vit pėrkon edhe me 100-vjetorin e Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Demokratėt pėrgjatė kėtyre viteve kanė kaluar ngjarje tė rėndėsishme, ndėrkohė qė pėr herė tė tretė qeverisin vendin. Falė votės sė lirė tė 22 marsit tė '92-it, demokratėt erdhėn pėr herė tė parė nė pushtet, duke marrė njė fitore masive nė mbarė vendin, gjė qė pėrmbysi njėherė e mirė regjimin diktatorial tė Ramiz Alisė. 20 vite mė parė nė zgjedhjet e dyta elektorale pluraliste PD e drejtuar nga lideri i saj, Sali Berisha fitoi zgjedhjet e 22 marsit 1992, qė shėnuan tė parat zgjedhje demokratike nė vend, ku populli vendosi pėr ndarjen nga e shkuara pėr tė vijuar rrugėn drejt demokratizimit tė vendit, e cila do tė ishte e vėshtirė nėn njė tranzicion tė tejzgjatur politik dhe me pėrēarje tė shpeshta e ndasi politike pėr shkak edhe tė sė shkuarės 50-vjeēare nėn sistemin mė tė mbyllur totalitar tė Evropės. Kjo ishte pėrballja e dytė elektorale, pėr opozitėn shqiptare, e cila arriti nė shumė pak kohė tė kthejė drejt vetes pjesėn mė tė madhe tė elektoratit shqiptar, duke rrėzuar pėr herė tė parė pas 45-vitesh pushtetin e PPSH-sė. Partia Demokratike fitoi edhe pjesėn dėrrmuese tė vendeve nė Parlamentin shqiptar. Demokratėt nė koalicionin e mazhorancės aspirojnė edhe fitoren nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare tė vitit 2013, pėr tė shėnuar tre mandate nė pushtet, njė betejė politike qė pritet tė jetė e vėshtirė.

    Spektakėl me fishekzjarre

    Kulmi i festimeve me rastin e fitores sė parė tė Partisė Demokratike qė pėrkon me rrėzimin pėrfundimtar tė diktaturės, ishte organizimi i njė spektakli fishekzjarresh shumėngjyrėshe nė Sheshin "Skėnderbej. Njerėz tė shumtė ndaluan pėr tė vėzhguar shpėrthimet shumėngjyrėshe. Rreth orės 20:00 qielli i kryeqytetit u mbush me fishekzjarre, tė cilat ngjallėn kureshtjen e shumė banorėve rreth qendrės. Ato ishin vendosur nė katėr pika tė ndryshme tė Sheshit "Skėnderbej" nė pjesėn pėrballė Teatrit tė Operas dhe Baletit. Vendi ky u hodhėn fishekzjarret ishte i rrethuar pėr tė shmangur ēdolloj incidenti.

    Aktivitete kulturore tė tjera

    Pėrveē koncertit madhėshtor nė sheshin "Nėnė Tereza", kryeqytetasit u argėtuan nė njė sėrė aktivitetesh tė pėrgatitura nga Shoqata "Tirana". Nė nderim tė kėsaj dite, Shoqata "Tirana" nė bashkėpunim me institucionet vendore, organizoi njė sėrė aktivitetesh nė bulevardin "Dėshmorėt e Kombit", nė segmentin mes Ministrisė sė Brendshme dhe sheshit "Nėnė Tereza". "Sot pas 20 vitesh mund tė themi se Tirana, kryeqendra e shqiptarėve, ėshtė njė metropol i zhvilluar, sot tė gjitha rrugėt tė ēojnė nė Tiranė. Askush nuk mund ta imagjinonte kėtė para 20-vjetėsh. Njė realitet pėr krijimin e tė cilit kanė kontribuar nė vite, pa dallim, tė gjithė qytetarėt, intelektualė, sipėrmarrėsit, institucionet vendore, politikanė, artistė, etj. Dhe ky realitet e ka zanafillėn pikėrisht nė 22 marsin e vitit 1992", u shpreh kryetari i Shoqatės "Tirana", Arben Tafaj. Programi i festimeve filloi paraditen e djeshme deri nė orėn e vona tė natės. Nė orėn 10.00 artistė tė Ansamblit tė Kėngėve dhe Valleve Popullore performuan pėr qytetarėt nė rrugėn "Murat Toptani". Nė hapėsirėn para Hotel "Dajtit" artistė tė Cirkut tė Tiranės dhanė njė shfaqe tė veēantė, ndėrsa artistėt e Dansit Sportiv performuan nė bulevard.

    Elis KUĒI
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  9. #9
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Agjensia e Lajmeve SOT 23 Mars 2012
    Nė 20 vitet e demokracisė, bilanc lufte me viktimat e pafajėsisė
    Ilir Bushi

    Rami z Alia, njeriu qė gjatė sundimit tė tij, urdhėroi vrasjen e dhjetra djemve tė rinj nė kufi, iku nga politika pa vrarė askėnd nė shesh, gjatė protestave tė kundėrshtarėve politikė tė vitit 1990. Ndėrsa Berisha, mjeku humanist qė shpėtoi dhjetra tė sėmurė nė pavijonin e kardiologjisė, po ikėn duke marrė mbi vete njė faturė tė gjatė ekzekutimesh dhe vrasjesh. Duke nisur nga viti 1997 e deri nė 21 janar tė vitit tė kaluar. Ndėrkaq, bilanci familjar i njerėzve tė thjeshtė ėshtė zhytur nė borxhe tek fletoret e dyqaneve tė bukės, ndėrsa bilanci familjar i Berishės ka kapur kuota astronomikė. Mijėra njerėz janė tė papunė, ndėrkohė qė studentėt qė mbarojnė universitetet nuk kanė asnjė shpresė punėsimi. Ndėrsa, familjarėt e zyrtarėve tė PD-sė, pasi garantojnė marrjen diplomave false punėsohen nė zyrat konsullore, apo nė ambasadat tona jashtė shtetit, duke shpėtuar kėshtu nga realiteti shqiptar. Ose hapin biznese fitimprurėse siē ishte rasti i gėrdecit, apo i termocentraleve private.

    Berisha festoi dje 20-vjetorin e fitores sė Partisė Demokratike nė zgjedhjet e 22 marsit tė vitit 1992, me njė bilanc tė trishtuar lufte, porsa i pėrket numrit tė viktimave tė pafajshme qė kanė humbur jetėn nė kėto dy dekada, si rezultat i veprimeve apo mosveprimeve tė tij. Tė pranishmit u mblodhėn nė shesh, pas firmave qė hodhėn nė fletoren pėrkatėse tė administratės, e cila do t’i ēohet borderove tė institucioneve. Dhe ku ai qė ka munguar nė miting, nuk pėrfiton ditėn e punės, pa llogaritur kėtu ndonjė gjobė tė mundshme, apo rrezikun pėr largim nga puna. Nė kėtė mėnyrė, urdhėruesit e Partisė Demokratike kanė fyer festėn e madhe tė demokracisė, e cila meritonte pjesėmarrjen e tė gjithėve. Sepse 22 marsi, ishte dita e ndarjes zyrtare tė shoqėrisė shqiptare nga mesjeta komuniste. Nė kėtė dasmė tė madhe tė demokracisė, Berisha nuk ishte i zoti i shtėpisė, por njė i ftuar i zakonshėm, i studentėve dhe i popullit shqiptar, ashtu siē ishin me dhjetra intelektualė tė tjerė. Por ai ktheu lėvizjen antikomuniste nė njė bajrak personal. Nė ato kohra Berisha sapo ishte ndarė pėrfundimisht nga ish presidenti Ramiz Alia, pa ia kryer dot porosinė e tij pėr shuarjen e protestave studentore. Ai u bashkua me student dhe ndjeshmėria e tij drejt bashkimit me ta, solli mjaft resurse pozitive nė zhvillimet e atyre viteve tė cilat mė vonė do tė konvertoheshin me tragjedi tė mėdha e tė njėpasnjėshme. Nė kėtė dasmė tė madhe tė demokracisė, ku porta ishte e hapur pėr tė gjithė ata qė e ndjenin veten pjesė tė zhvillimeve tė ardhshme, Sali Berisha solli me vete edhe njė tufė intelektualėsh, qė rridhnin nga familjet e dinastisė sė nomenklaturės komuniste, si ish kryeprokurorė, ish hetues, anėtarė tė Komitetit Qendror dhe urdhėrues vrasjesh.

    Bilanci i 20 vjetėve

    Njė paradė fantazmash qė kanė shfaqur projeksionet e hijeve tė tyre nė ekranet televizive e kanė ēuar shoqėrinė shqiptare, drejt izolimit. Njėlloj si 50 vjet mė parė. Por kjo ėshtė keqja mė e vogėl qė mund tė pritej prej tyre. Mashtrimi i kėtyre politikanėve ka ndodhur pasi ata kanė plotėsuar nėpėrmjet posteve shtetėrore orekset familjare dhe personale. Lloj -lloj kllounėsh tė djathtė e tė majtė qė kanė dalė gjatė kėtyre 20 vjetėve para mikrofonave duke folur pėr zhvillime kolosale, nė fakt janė pjesa e fajtorėve qė krijuan vonesėn historike tė vendit tonė drejt integrimit. Nė kėtė mėnyrė treguesit e industrisė, bujqėsisė, biznesit, kulturės, shėndetėsisė, etj, janė vazhdimisht nė rėnie. Kėtė e tregon edhe fakti i rritjes sė moshės sė pensionit, ku dihet mirė se pas gjithė kėtyre vuajtjeve e streseve, njė pjesė shumė e vogėl njerėzish mund tė rezistojnė pėr tė shkuar para arkave tė kursimit, pasi tė kenė mbushur 70 vjeē. Nė fakt, sot shumica e shqiptarėve qofshin 20 apo 40 vjeē janė krejtėsisht tė papunė dhe tė pashpresė, por rritja e moshės sė pensionit ėshtė njė kurth shtetėror pėr zbutjen e krizės. Sepse nė njė vend ku nuk ka punė pėr 40-vjeēarėt, nuk mund tė ketė pėr 70- vjeēarėt, por sidoqoftė, tė moshuarit duhet tė durojnė derisa shteti tė forcohet pėr tė hapur vende pune.

    Ndėrkaq, korrupsioni po gėrryen ekonominė, ku lukunia e hajdutėve i ėshtė vėrsulur tenderave, projekteve, hidrocentraleve, rrugėve, etj. Aq e vėrtetė ėshtė kjo saqė thuhet se Berisha dhe njė numėr i kufizuar drejtuesish e kanė siguruar mirėqenien familjare pėr 4 breza. Ndėrsa, rrugėt e kryeqytetit mbushen me fėmijė qė lypin, ose me intelektualė qė sheshin misra, nė kėmbim tė mbijetesės. Fushat kanė mbetur djerrina dhe fshatarėt vazhdojnė tė emigrojnė jashtė shtetit pėr tė siguruar njė rrogė qė mund t’i garantojė bukėn e gojės. Madje, vazhdojnė tė shkojnė nė vende tė tilla si Greqia, etj, qė aktualisht janė pėrfshirė nė njė krizė tė thellė ekonomike. Nė Shqipėri, biznesi po jep shpirt nga taksat e larta, por edhe nga ushtria e policėve financiarė qė pėrveēse janė tė pėrbindshėm, shpesh duket sikur nuk dinė tė flasin as shqip. Shqiptarėt janė mbytur nė errėsirė dhe nė varfėri. Por edhe nė borxhe tė mėdha, e tė vogla, ku fletoret e dyqaneve tė bukės janė mbushur plot me emra. Por nė mitingjet e Berishės shfaqet njė Shqipėri tjetėr, e cila nuk ekziston asgjėkundi.

    Berisha flet pėr suksese dhe fitore, duke dhėnė shifra qė nuk pėrkojnė me minimumin jetik, apo me papunėsinė nė vend. Nė marsin e vitit 1992 Berisha tha njė fjali, e cila u mbajt mend gjatė. Ai u faturoi shqiptarėve ndajshtimin, “bashkėvuajtės dhe bashkėfajtorė”, e cila pėrkonte disi me realitetin e kohės po tė kemi parasysh kėtu edhe shprehjen e Xhek Londonit se, “njeriu nuk ėshtė kurrė i pafajshėm pėr fatkeqėsitė e veta”. Dhe faji jonė ndofta ėshtė se qė nga viti 1990, e deri mė sot kemi vrapuar tė mbushim sheshet pėr tė brohoritur hijet e demokracisė. Ata q pas fjalimeve tė bukura nxitonin tė numėronin 700 milionėshat e tenderave. Nė fjalimin e djeshėm nė shesh Berisha foli pėr ngjarjen e shėnuar tė 22 marsit tė cilėn e ka privatizuar padrejtėsisht. Ai tha: “Jemi mbledhur sot kėtu pėr tė nderuar sė bashku 22 marsin e vitit 1992. Kėto dy dekade janė kurorė e lirisė nė ballin e ēdo shqiptari, janė kurora e bukur e lirisė nė ballin e madhėrishėm tė Shqipėrisė. Prandaj edhe unė sot ju ftoj ju dhe mbarė qytetarėve tė shprehim nderimin tonė mė tė madh, tė pėrulemi me respekt tė thellė para atyre burrave dhe grave tė cilėt pėrmbysėn me votėn e tyre tė lirė regjimin mė barbar qė Shqipėria dhe Europa kishte njohur nė gjithė historinė e saj” ka thėnė mes tė tjerash Berisha. Por ai nuk tha se ēfarė kanė hequr shqiptarėt gjatė kėtyre 20 vjetėve, njė pjesė e madhe e sė cilės ka kaluar gjatė qeverisjes sė tij.


    Sabit Brokaj: PD, njė repart ushtarak

    Nė 22 mars tė vitit 1992, nuk fitoi Berisha por populli shqiptar nėpėrmjet njė votimi tė pėrgjithshėm pėr tė ndėrtuar njė Shqipėri evropiane dhe bashkėkohore. Kėshtu qė Berisha nuk ka asnjė meritė pėr kėtė gjė. Nga ana tjetėr ai ka pėrgjegjėsi pėr faktin se brenda Partisė Demokratike futi shumė njerėz tė dyshimtė, nė tė gjitha aspektet, pa llogaritur kėtu numrin e njerėzve me dosje. Nga ana tjetėr menaxhimi qė i ka bėrė ai jetės politike brenda Partisė Demokratike ka qenė i gabuar sepse e ka kthyer kėtė parti nė njė repart ushtarak, ku askush nuk del nga rreshti pa urdhrin e tij. Kjo gjė, natyrisht pėrbėn njė diktaturė tė re dhe shumė tė ngjashme me periudhėn e mėparshme. Por mbi tė gjitha, defektet e rėnda tė qeverisjes sė kėsaj partie nga viti 1992 deri nė vitin ‘97, krijuan pasoja tė rėnda pėr perspektivat e vendit tonė. Ndėrsa qeverisja e tij qė nisi nė vitin 2005 ishte njė kthim prapa nė tė gjitha aspektet duke filluar nga ai ekonomik, social, politik, etj.

    Aleksandėr Meksi: 22 Marsi, triumf i shqiptarėve

    Zhvillimi i vrullshėm i Shqipėrisė nė vitet e para tė pluralizmit tregoi se 22 marsi ishte njė ditė e mbarė dhe fatlume pėr shqiptarėt. Fill pas kėsaj ngjarje historike, qeveria e Partisė Demokratike, gjatė viteve 92-96, renditi njė sėrė suksesesh. Kėtu nuk duhet tė harrojmė faktin se gjithēka e nisėm nga e para, ku krahas reformave nė ekonomi, industri, bujqėsi, ushtri, polici, arsim, shėndetėsi, kulturė etj, na duhej tė bėnim njė punė kolosale pėr plotėsimin dhe pėrshtatjen e legjislacionit, nė bazė tė parametrave perėndimorė. Pra, 22 marsi i vitit 1992 ishte njė ditė e shėnuar pėr shqiptarėt dhe pėr Shqipėrinė. Pastaj, pas marsit tė demokracisė nė vitin 1992, erdhi marsi i rebelimit komunist, nė vitin 1997 i cili i rrėnoi tė gjitha arritjet, nėpėrmjet skenarit tė firmave piramidale. Dhe gjatė kėsaj periudhe ndodhi njė frenim i madh i proceseve demokratike, duke krijuar pasoja edhe nė tė ardhmen. Por unė mund tė them se nėse do tė vazhdonte rruga e nisur mė 22 mars, tani do tė ishim integruar me kohė nė familjen e madhe evropiane.

    Skėnder Gjinushi: Berisha, njeri konfliktual

    Nė 22 mars tė vitit 1992 ne, si Parti Socialdemokrate ishim pjesė fitimtarėve. Megjithėse ishim njė parti e re, votuesit na besuan duke na dhėnė mandatin pėr tė qeverisur, sė bashku me PD-nė, PR-nė etj. Dhe gjatė asaj kohe pėrfaqėsuesit tanė nė qeveri kanė zbatuar me pėrpikmėri skemat progresive tė reformave politiko-social dhe ekonomike. Pastaj, Berisha shkeli marrėveshjen dhe rrėnoi Shqipėrinė. Nė fillim nėpėrmjet skenarit tė firmave piramidale, pastaj me Gėrdecin dhe tani nė fund me vrasjet e 21 janarit. Por sikur tė mos mjaftonte viti ‘97, Berisha po pėrgatit njė shkatėrrim tjetėr tė Shqipėrisė nėpėrmjet kėmbėnguljes sė tij, pėr tė mos dhėnė dorėheqjen. Ai ėshtė konfliktuar me tė gjithė politikanėt brenda vendit, duke krijuar konflikte edhe me bashkėpunėtorėt e vet, ndėrkohė qė ndėrkombėtarėt nuk e presin mė.

    Paskal Milo: Berisha duhet tė ikė

    Zoti Berisha pati njė rol tė pėrcaktuar nė ngjarjet e vitit 1990-92, ndėrkohė qė pas marrjes sė pushtetit ai nuk ishte mė pjesė e zgjidhjes, por u bė pjesė e problemit. Pėr tė pėrcaktuar bilancin e njė politikani qė ka qėndruar shumė gjatė nė lidershipin e njė partie mjafton tė bėsh krahasimet e gjendjes ekonomike tė popullit gjatė periudhės sė qeverisjes sė tij, nė raport me tė tjerėt. Dhe nėse do ta bėnim njė bilanc tė tillė, do tė duket qartė se sot shqiptarėt pėrjetojnė mungesėn e shpresės dhe humbjen e perspektivės, ndėrkohė qė Shqipėria ka humbur disa herė shansin e integrimit. Dhe kjo humbje ka ndodhur pikėrisht pėr shkak tė keqqeverisjes sė kėsaj periudhe, ku rritja e korrupsionit ka ecur me hapa galoponte ndėrsa mirėqenia e njerėzve tė thjeshtė ėshtė nė rėnie. Kjo duket qartė pa llogaritur kėtu skandalet e mėdha publike dhe politike tė Berishės, siē ishte ngjarja e Gėrdecit, apo ajo e 21 janarit, ku u shkaktuan shumė viktima tė pafajshme. Dhe forma mė e ndershme e njė politikani me njė bilanc tė tillė negativ, mendoj se ėshtė dorėheqja, pėr t’i hapur rrugė njė zgjidhjeje mė tė mirė.

    Dashamir Shehi: Ka humbur shpresa

    Nuk ka asnjė dyshim se 22 marsi ėshtė triumfi i vlerave mė pozitive tė shqiptarėve pėr tė larguar me vendosmėri kastėn e burokratėve tė diktaturės, tė cilėt ishin kthyer nė shushunja qė po i pinin gjakun popullit tė vet. Dhe gjatė kėsaj periudhe, Sali Berisha ka zhvilluar njė aktivitet tė dendur politik, duke u bėrė promotor i zhvillimeve, dhe duke krijuar njė vizion tė ri pėr vendin tonė, tek ndėrkombėtarėt. Por trauma e rėndė e vitit 1997, ku padyshim tė gjithė ishim fajtorė, shkaktoi njė vonesė tė madhe pėr vendin tonė. Dhe nėse gjatė periudhės sė parė Berisha ka pjesėn e vetė tė autorėsisė ndaj zhvillimeve pozitive, pas vitit 1997, ai ka pjesėn mė tė madhe tė pėrgjegjėsisė. Unė mendoj se duke bėrė bilancin e kėtyre 20-22 viteve tė pluralizmit, shoqėria shqiptare ka bėrė shumė hapa pėrpara, por ende nuk ka dalė nė bregun e ėndėrruar. Sepse ēdo gjė kėrkon kohėn e vet dhe njerėzit e duhur pėr tė udhėhequr nxitjen me guxim tė reformave. Ndonjėherė kur duam tė bėjmė krahasimin me tė kaluarėn, shohim se gjėrat kanė mbetur nė vend, ose kanė shkuar prapa, nė disa fusha tė ndryshme, siē janė shėndetėsia, kultura, sporti, ekonomia, rikthimi i pronave, dėmshpėrblimet e ish tė pėrndjekurve, etj, por nė total ka nj humbje tė madhe shprese.

    Aleksandėr Biberaj: Politikanėt, tė zhytur nė krim

    Nė njė prononcim tė tij, nėpėrmjet Facebook, Aleksandėr Biberaj, u shpreh kundėr kastės sė sotme politike duke i quajtur ata tė korruptuar dhe tė zhytur nė krime. Ai thotė: “Nė radhė tė parė dėshiroja t'i uroj Besimtarėt Bektashi pėr festėn e tyre. Gjithashtu, dėshiroj tė uroj qytetarėt shqiptarė, por sidomos demokratėt qė kontribuan 20 vjet mė parė nė fitoren e demokracisė, pas 45 vitesh diktature komuniste ē'njerėzore. Natyrisht, qė Shqipėria ka ndryshuar shumė gjatė kėtyre 20 viteve, dhe kjo nė radhė tė parė pėr meritė tė shqiptarėve, por do tė gjykoja se ky 22 Mars qė pėrkon edhe me 100-vjetorin e Pavarėsisė, duhet tė jetė njė moment meditimi, reflektimi dhe apelimi, me qėllim realizimin e ėndrrave tona tė para 20 viteve pėr njė demokraci tė vėrtetė sipas modeleve perėndimore, pėr njė shtet ligjor, pėr njė Shqipėri tė zhvilluar dhe tė prosperuar, tė pasur dhe tė begatė, krenare dhe dinjitoze, pėr njė Shqipėri anėtare tė BE-sė.

    Pavarėsisht vėshtirėsive qė po kalon Shqipėria dhe demokracia shqiptare, pavarėsisht klasės politike qė po e mban peng Shqipėrinė dhe demokracinė, kam shumė shpresė dhe besim, jam optimist dhe shumė i bindur se demokracia e vėrtetė do tė vijė shpejt dhe se Shqipėria do tė bėhet ashtu siē ne e meritojmė. Natyrisht, qė kjo nuk mund tė realizohet nga kjo klasė politike anti-popullore dhe anti-kombėtare, e zhytur nė krim dhe korrupsion, tejet e amortizuar, me njė mentalitet dhe psikologji tipike komuniste, pasi koha prej 20 vitesh (afėrsisht njė brez) qė kishte nė dispozicion klasa aktuale politike (post-komuniste) tregoi se ish-komunistėt tė pagėzuar me emrin e ri post-komuniste, bashkė me pinjollėt e tyre, nuk mundet dhe nuk kanė vullnet pėr t'a ndėrtuar demokracinė e vėrtetė dhe se ata nuk kanė ndėrmend ta bėjnė Shqipėrinė. Gjykoj se pas 20 vitesh, GAME OVER (Loja Mbaroi), populli nuk mund tė presė mė.

    Do tė jetė sfida jonė e pėrbashkėt, e mbarė qytetarėve tė kėtij vendi, e intelektualėve, e profesorėve dhe studentėve, e tė rinjve dhe tė rejave, e grave dhe vajzave, e ish-tė persekutuarve qė mbetėn ish-tė persekutuar, e ish-pronarėve qė mbetėn ish-pronarė, e demokratėve tė vėrtetė me shpirt, zemėr dhe mendje, e tė gjithė shqiptarėve patriotė, qė t'a bėjmė Shqipėrinė Demokratike dhe Europiane. Sot ėshtė edhe njė ditė e shėnuar nga pikėpamja astereologjike, pasi dita bėhet mė e gjatė se nata pasi fillon t'i marrė kohėn natės, demokracia fillon t'i marrė kohė post-komunizmit. Zoti na bekoftė nė misionin tonė sa fisnik, aq edhe patriotik dhe qytetar”, kėshtu i mbyll shėrbimet e tij ish deputeti Aleksandėr Biberaj.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anėtarėsuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Mos ka dash me thon synimi integrimit drejt GREMINES? lol. Se per BE te paca une n'qafe po na futi kanceri.
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •