per shpifsin ilir bushi..
kj
----
Dita e Demokracise, 100 mije shqiptare ne shesh
Sonila Isaku
Dita e Veres e cila ishte vetem nje jave me pare, beri qe Tirana te mbushej plot e perplot me qytetare te cilet dolen per ta festuar ate. Ndersa u cilesua si dita kur “u pushtua” Tirana, ajo qe ndodhi gjate paradites se djeshme ishte nje tjeter ngjarje qe e kaloi per nga numri i pjesemarresve. Pjesemarrja e madhe u komentua nga qindra qytetare ne bisedat e tyre, te cilet benin krahasimet se cilat nga keto festa kishin edhe numrin me te madh te qytetareve. E te gjithe duket se dilnin ne te njejtin perfundim, pikerisht ate se dje e gjitha Shqiperia ka festuar, ka festuar pasi te gjithe kane qene te pranishem ne Tirane per te festuar Diten e Demokracise. Festa e ardhjes se Demokracise ne Shqiperi ka bere qe me 100 mije qytetare te jene te pranishem ne aktivitete per kete dite. “Kemi dale per te festuar, eshte nje dite qe permban shume festa dhe ne kemi dale per te festuar” ka pohuar nje qytetare e cila kishte zgjedhur lulishten prane Taiwanit per te festuar se bashku me te afermit e saj edhe festen e Sulltan Novruzit. Shumica e qytetareve kishin preferuar te ecnin, apo te merrnin pjese ne te gjitha aktivitetet e zhvilluara te cilat kane filluar nga mengjesi e deri ne mbremje. Pikerisht ne oren 20:00 festimet me rastin e 20-vjetorit te demokracise, u permbyllen dje me nje spektakel madheshtor fishekzjarresh ne mbremje. Dhjetera fishekzjarre ndricuan qiellin ne pervjetorin e 20 viteve demokraci. Nderkohe qe gjate gjithe dites, ashtu sic u percaktua edhe ne mbledhjen e Partise Demokratike me pushtetin lokal e deget dite me pare, dhjetera mijera qytetare shijuan aktivitetet e shumta kulturore te organizuara ne kryeqytet. Pas pershendetjes ne sheshin “Nene Tereza” ne mesdite te kryeministrit Sali Berisha, te pranishmit e shumte ne mitingun festiv, munden te degjojne kenget e perzgjedhura nga kengetaret me te njohur ne vend, si Flori Mumajesi, Elvana Gjata, etj. nderkohe qe ne kryeqytet gjate gjithe dites, u organizuan aktivitete te shumta kulturore dhe artistike, te organizuara nga shoqata Tirana. Ansambli i kengeve dhe valleve popullore, u zhvendos gjate dites se djeshme ne rrugen pedonale, ku dhe ka performuar per dy ore, i ndjekur nga qindra qytetare te cilet ju gezuan dites se festimeve per demokracine. Po keshtu, ne mes te bulevardit “Deshmoret e Kombit” u vendos Cirku i Tiranes, ku te rinjte talentuar u ndoqen me mjaft interes nga kryeqytetasit. Nderkohe qe edhe perballe godines se kryeministrise u organizua nje koncert dansi.
22 mars ’92, kthesa historike e Shqiperise
22 marsi i vitit 1992, ka hyre ne kujtesen historike te shqiptareve, si dita e ndarjes nga regjimi komunist i Enver Hoxhes. Opozita shqiptare e saj kohe, me ne krye Partine Demokratike, korri nje fitore plebishitare ndaj Partise Socialiste, pasuese e ish-Partise se Punes, e cila qendroi ne pushtet prej 45-vjetesh. Demokratet, te cilet dolen ne zgjedhje nen siglen e nje koalicioni, se bashku me Social-Demokratet dhe Partine Republikane, siguruan 90 deputete ne kuvendin e ri, duke marre 62% te votave, ndersa Partia Socialiste mori 6 deputete ne sistemin maxhoritar. Zgjedhjet e parakohshme te 22 marsit, i siguruan ne kete menyre Partise Demokratike nje fitore te thelle, duke shenuar dhe rotacionin e pushtetit, ku shqiptaret me voten e tyre kthyen ne pushtet te paren qeveri te djathte, qe nga koha e mbretit Zog. Nje dite me pas, me shume se 200 mije persona u mblodhen ne sheshin kryesor te Tiranes, per te kremtuar fitoren e demokrateve, nje ngjarje qe beri jehone ne mbare boten. Krahas drejtuesve te Partise Demokratike dhe koalicionit, ne mitingun festiv mori pjese edhe ish-ambasadori i Shteteve te Bashkuara ne Shqiperi, Ulliam Rajerson, i cili uroi shqiptaret per fitoren e madhe. Pas humbjes se ish-komunisteve, me 3 prill te vitit 1992, presidenti i asaj kohe, Ramiz Alia, paraqiti doreheqjen, ndonese vete Alia kishte humbur qe ne zgjedhjet e 31 marsit te vitit 1991, pikerisht ne zonen, ku ne vitin 1941 u formua Partia Komuniste Shqiptare. Me 6 prill te 1992-it, tre dite me pas, ne emer te deputeteve me te vjeter, Pjeter Arbnori hapi punimet e Kuvendit Popullor, ndersa me shumice votash, lideri i demokrateve u zgjodh me 9 prill Presidenti i ri i Republikes, detyre te cilen e ushtroi deri ne vitin 1997.
Krijoni Kontakt