Close
Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 73
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Shefi i Task Forcës kundër korrupsionit arrestohet për korrupsion

    Prishtinë, 2 prill – Pashk Mirashi nga Gjakova ka arritur ta dërgojë prapa grilave prokurorin special, Nazmi Mustafin, i cili një vit më parë e kishte arrestuar atë për korrupsion.

    Mirashi, ish-likuidator i Bankës Kreditore të Prishtinës, ka ofruar dëshmi për prokurorë të EULEX-it se i ka dhënë një shumë të majme parash ryshfet, shefit të Task Forcës kundër korrupsionit të themeluar me vendim të Hashim Thaçit, Nazmi Mustafi. Si pasojë e këtyre dëshmive ai është arrestuar në Prizren derisa policia e ka arrestuar edhe sekserin e tij nga Gjakova, Reshat Zherkën. Në kërkim ka shpallur vëllanë e tij, Xhelal Zerka, po kështu i dyshuar si ndërmjetësues për mbledhjen e parave për Mustafin.

    ...

    Mustafi prej vitit 2010 drejton njësinë kundër korrupsionit që kishte formuar kryeministri Hashim Thaçi. Ai ka pasur rastet më të mëdha të korrupsionit, shumica nga të cilat kanë dështuar ose kanë përfunduar me dënime me kusht siç ishte rasti i Jahja Llukës.

    ...

    Mustafi ka punuar prokuror edhe në kohën e UNMIK-ut. Gjatë viteve të 90-ta deri në kohën kur nga Kosova ishin larguar forcat serbe, Mustafi ka qenë aktiv si polic (më gjerësisht në “Kohën Ditore”).
    http://www.kohaditore.com/?page=1,13,94035


  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Kuçi: Kosova imiton Perëndimin, jo Serbinë
    ...
    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/4...in-jo-serbine/


    Po shihet!

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Shuhen shpresat tek “supermekanizmat” antikorrupsion

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)/Transparency International Kosova (TIK), reagon në lidhje me arrestimin nga Policia nën dyshimin për korrupsion të shefit të Task Forcës kundër korrupsionit (të themeluar nga Kryeministri), prokurorin Nazmi Mustafi dhe të një personi të dytë. Kjo ngjarje ka rritur dyshimet e publikut se vetë politika është e përfshirë në afera korruptive si dhe ka krijuar zhgënjim dhe humbje te shpresave te qytetarët e Kosovës se korrupsioni mund të luftohet në këtë vend.

    Duke respektuar tërësisht parimin e prezumimit të pafajësisë derisa gjykata të vendosë ndryshe, përmes një reagimi KDI vlerëson se arrestimi i shefit të Task Forcës kundër korrupsionit, nën dyshime për korrupsion vetëm si AKT dëmton rëndë përpjekjet dhe shpresat për sundimin e shtetit të së drejtës në Kosovë.

    Gjithashtu, ky rast dëshmon edhe njëherë për dështimin e mekanizmave të shumëfishtë të krijuara nga Institucionet politike në Kosovë (Presidenca, Qeveria dhe Parlamenti), për luftimin me efikasitet të korrupsionit duke e vënë seriozisht në pikëpyetje nevojën për ekzistencën e mëtutjeshme të tyre. Sepse këto “supermekanizma” janë krijuar vetëm për efekte mediatike për konsum të brendshëm politik.

    ...

    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/4...ntikorrupsion/

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Nisin hetimet ndaj Behgjet Pacollit

    Publikuar: 06.04.2012 - 08:50

    Prishtinë, 5 prill – Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur procedurën ligjore ndaj zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, për konflikt interesi me rastin e nënshkrimit të memorandumeve në Nigeri, si përfaqësues i kompanisë “Seagas”. Procedura është bazuar në raportet e “Kohës Ditore”, të publikuara javën e shkuar.

    Hasan Preteni, drejtor i Agjencisë, i ka thënë gazetës të enjten se tek pasi të përfundojë e gjithë procedura, do të mund të flasë publikisht për rastin. Kjo, për shkak se me ligj zyrtarëve të Agjencisë u imponohet të mbajnë të fshehura informacionet gjatë procedurës së hetimit. Megjithëqë ka premtuar publikimin e rezultateve, kur të jepet fjala e fundit në këtë rast.

    Ne i kemi përcjellë të gjitha shkrimet. Në bazë të Ligjit Nr.04/L-051 (Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik), e gjithë procedura është e mbyllur për publikun”, ka thënë Preteni. “Publik do të bëhet vetëm vendimi final”.
    http://www.kohaditore.com/?page=1,13,94475

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Polici kapet duke vjedhur derivate në qeveri

    Publikuar: 06.04.2012 - 21:05

    Prishtinë, 6 prill – Një pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe një punëtor i kompanisë “Delfini”, përgjegjës për t’i ruajtur rezervat e derivateve në ndërtesën e qeverisë janë arrestuar të enjten. Ata janë kapur në flagrancë, duke vjedhur derivate dhe tashmë është caktuar masa e paraburgimit prej 72 orësh.

    Dyshohet se ata kanë vjedhur një kohë të gjatë, edhe pse vetëm dje janë zënë në flagrancë. TV Klan Kosova raportoi se kompania Delfini, e cila është përgjegjëse për mirëmbajtjen e disa institucioneve, shprehu indinjatën për këtë rast, por drejtori i saj pohoi se punëtori ka qenë i shtyrë për vjedhje nga polici. K.D

    Ne kosov gjith rrjeti i thacit ,vetem vjedhin ,nuk ka aty pun ma te menqur.
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Drejtësia aksidentale

    Dush Gashi

    Përkundër titullit bombastik që mbante, e postit prej të cilit do të duhej të dridhej shumëkush në këtë vend, emri i Nazmi Mustafit, i cili ende pa e kaluar shokun nga arrestimi i policëve, na e dha edhe një tronditje të re këtë javë - besoj ta ketë ditur pakkush. E dini pse? Për shkak se as që është lodhur kush t’ia mbajë mend emrin, derisa ende askush në këtë vend nuk beson në sinqeritetin e asnjërit prej atyre që thonë se do ta luftojnë korrupsionin.


    Se për këtë edhe kanë të drejtë, mund të dëshmojë edhe vetë biografia e prokurorit në Prokurorinë Speciale, përkatësisht kreut të Task-Forcës kundër korrupsionit, tashmë të arrestuar. Pa pasur asnjë paragjykim për përkatësinë e tij kombëtare e, le të themi, edhe për faktin se paska punuar në policinë serbe deri në vitin 1999, megjithatë, pyetja që duhet të shtrohet është: si u vu ai në atë detyrë, përgjegjësia e lartë e të cilës kërkon integritet të pacenuar me asgjë, qoftë edhe nga të dhënat formale biografike?

    Përgjigjja, për fat të keq, është e thjeshtë:
    kushdo që ta ketë vënë aty, më e fundmja gjë që ka menduar me atë rast është që ai vërtet edhe ta kryejë punën e tij. Prandaj, edhe arrestimi i tij - ndonëse nga përvoja tashmë e dimë se gjykimeve në Kosovë edhe nuk dihet kah u del tymi – pos trazimit, publikut të etur për drejtësi nuk i sjell asnjë shfrim.

    Po pati faj, atëherë satisfaksioni i dënimit të tij do të jetë shumë i vogël në krahasim me pabesinë e madhe:
    kush e vuri në atë vend aq të rëndësishëm një njeri me cilësi morale aq të dyshimta?
    Në të kundërtën, edhe më keq:
    kush mund ta vërë aq lehtësisht në kurth një njeri aq të pushtetshëm, prej të cilit është dashur të pritet ta luftojë kuçedrën-korrupsion të kësaj shoqërie?

    Më e keqja është se edhe ky rast dëshmon se drejtësia në Kosovë del në skenë vetëm aksidentalisht, kur dikujt zullumi i tepërt i del mbi kapuç, e kurrsesi të bëhet rregull e përditshmëri. Po ashtu, çfarëdo rrjedhe që të marrë gjykimi i tij, ai vetëm sa në njëfarë mënyre do të mbajë peng edhe Qeverinë e Kosovës, edhe Prokurorinë e shtetit, në qoftë se edhe ka mbetur kush a çka pa qenë peng në këtë vend.

    ...
    http://www.zeri.info/artikulli/3/19/...a-aksidentale/

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Agani nënshkruan specializimin e ‘dhëndrit’

    I dashuri i vajzës së Ministrit të Shëndetësisë së Kosovës Feri Agani, Vullnet (Destan) Destani, bashkë me të vëllain e tij Zeqiria (Destan) Destanin si dhe Yll e Vlera Halimi, dy fëmijët e deputetit të vetëm shqiptar nga Lugina e Preshevës në Parlamentin serb në Beograd, kanë vetëm edhe një hap për të kaluar për të fituar fituar specializime të ndara nga Bordi Qendror për Shkollim Specilistik i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë.


    Një ditë më parë, në ueb faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë janë publikuar listat finale të kandidateve të cilët kanë konkurruar për konkursin e fundit për specializime në QKUK, pas testeve.

    Në këtë listë në kuotën e ndarë për shqiptarët e Preshevës, Malit të Zi dhe vendeve tjera kanë gjetur “strehë” dy njerëz që kanë lidhje me ministrin Agani dhe dy fëmijët e deputetit shqiptar nga Presheva, që të dy nga i njëjti rajon me origjinë. Më datën 18 prill shpallen listat finale, dhe nga kjo kuotë do të zgjidhen vetëm dhjetë kandidatë.

    Ndërkohë në vendet normale për kandidatët kosovarë kanë konkurruar 150 veta dhe do të pranohen vetëm 20.

    Kjo listë i është dërguar ministrit të shëndetësisë Ferid Agani dhe është nënshkruar nga ai, nga Muharrem Bajrami kryesues i Bordit Qendror për Shkollim Specialistik si dhe firmën e tij e ka vënë edhe u.d. i sekretarit të përhershëm të Ministrisë së Shëndetësisë, Gani Shabani.

    Muharrem Bajrami, ka pohuar se procesi i përzgjedhjes se kandidatëve ka qenë në rregull.

    Çdo gjë ka qenë në rregull. Ata iu kanë nënshtruar provimit pranues. Nuk ka lidhje se kush janë ata...” , tha përmes telefonit profesor Bajrami.

    Faik Hoti, drejtor i Departamentit për Komunikim nga Ministria e Shëndetësisë, thotë se listat për kandidatet nga Presheva, Mitrovica dhe nga Mali i Zi nuk hartohen nga Ministria mirëpo vijnë nga vetë këto rajone.

    Listat e kandidatëve nga Presheva, nga Mitrovica dhe nga Mali i Zi hartohen nga institucionet atje, e jo nga ministria”, tha Hoti.

    Ne listën e Preshevës janë gjithsej 18 persona. Dy prej tyre janë Vullnet Destani dhe vëllai i tij Zeqiria Destani. Vullnet Destani sipas faqes se tij te Facebook-ut është në një lidhje me Natyra Aganin, vajzën e ministrit të shëndetësisë Ferid Agani.

    Vet ministri Agani ka qenë e pamundur të kontaktohet. Në anën tjetër kemi kontaktuar Riza Halimin, deputet në Parlamentin e Serbisë dhe kryetar i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), dy fëmijët e të cilit gjenden në listën e të pranuarve për specializim.

    Halimi gjatë bisedës tha se nuk e di se ata janë pranuar mirëpo vetëm se kanë konkurruar për këto pozita.

    Unë e di se ata kanë konkurruar, mirëpo nga ju po e marr vesh që janë pranuar. Ministria ka caktuar një kuotë për studentët e Preshevës dhe këta kanë konkurruar”, tha Halimi.

    Ata kanë konkurruar edhe disa herë me parë mirëpo nuk janë pranuar dhe kësaj radhe kanë konkurruar prapë. Problemi qëndron tek njohja e diplomave. Ata nuk kanë pasur rastin asnjëherë të punësohen në Serbi për shkak se nuk i njohin diplomat e Tiranës, ku ata kanë studiuar. Për ketë arsye Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka vendosur një kuotë të veçantë për studentët nga Presheva”, tha Halimi.

    Lista e specializimeve ishte publikuar dje ne faqen zyrtare te qeverisë, ndërsa në listën e studentëve nga rajonet e përfshira në kuotë mund te shihet lehtë se poenët e “dhëndrit” të ministrit dhe të vëllait të tij janë dukshëm nën mesatare të poenëve nga kandidatët tjerë. /gazetajnk/
    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/4...in-e-dhendrit/

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    VV-ja: Ligji për bankat u votua pa kuorum

    Prishtinë, 12 prill - Ligji për bankat dhe për institucionet mikrofinanciare u votua sot pa praninë e deputetëve të opozitës, dhe, çka është më e rëndësishme, pa numrin e domosdoshëm të deputetëve për ta arritur kuorumin për të mbajtur seancë. Në seancën e sotme kanë votuar 54 deputetë për ligjin, 4 kanë abstenuar, dhe një tjetër u lajmërua që në mungesë të kartelës votoi me dorë. Pra 55 për, 4 abstenim, gjithsej 59 deputetë. Ky votim pa kuorum është në kundërshtim me rregulloren dhe në kundërshtim me të gjitha ligjet që e rregullojnë këtë çështje. Pra ky votim i këtij ligji është bërë pa e siguruar kuorumin e nevojshëm, thanë Albin Kurti dhe Visar Ymeri në një konferencë për shtyp pas seancës së Kuvendit të Kosovës.
    ...
    http://www.kohaditore.com/?page=1,13,95380

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Nuk ka deshtuar UNMIK-EULEX-i por Kosova dhe shqiptaret
    Xhevat Bislimi

    Pash nje proteste te studenteve shqiptare me moton: EULEX beje punen ose shko! Sot lexova edhe nje koment ku thuheje se ka deshtuar UNMIK-u, KFOR-i, EULEX-i ne Mitrovice... Shkrime, prononcime dhe deklarata te këtilla nga gazetaret, analistet, politikanet... degjojme me shumicve tash e trembedhjete vite!! UNMIK-u, EULEX-i dhe KFOR-i po bejne punen e tyre, po bejne me sukses ate pune per te cilen edhe kane ardhur... Ata nuk kane deshtuar fare deri me sot... Ata po zbatojne dhe realizojne projektin e tryre ne menyre te perpikte... Fatkeqesia dhe tragjedia jone eshte se ky projekt i tyre antishqiptar po zbatohet dhe realizohet edhe me ndihmen e "shqiptareve"... Ky projekt, thelbi i tij, mund te permblidhet me pak fjlae: Kosova nuk duhet te shkeputet, te ndahet teresisht nga Serbia, ajo duhet te mbetet ne njefare menyre e lidhur pas qerres serbe... Serbia nuk duhet te perzihet, largohet teresisht nga Kosova, ajo duhet te mbetet brenda saj... Mund te me pyesni pse? Arsyeja e vetme eshte: frika nga mundesia reale dhe e pashmangshme e bashkimit te kesaj pak Kosove qe ka mbetur me shtetin shqiptar (bashkimi i dy shteteve shqiptare), qe nje dite do te finalizoheje edhe me bashkimin e "Maqedonise" dhe te krahinave tjera shqiptare... Prandaj, them qe keta "miqte" tane nderkombetare kane hartuar ose perpiluar kete projekt dhe keto politika per Ilirine (Ballkanin) dhe posaçerisht per shqiptaret... Padrejtesia historike gjate shekujve dhe veçmas gjate shekujve XIX dhe XX nuk i lene keta "miqte" tane ta bejne gjumin rehat, ua prish gjumin vazhdimisht... Po dua te them qe mos te merret si ndonje "armiqesi" e nderkombetareve ndaj nesh, por si nje perpjekje e tyre per ta shtyre sa te jete e mundur DITEN e Madhe te (ri)bashkimit te Shqiperise... Evropianet e ri nuk i kane as interesat dhe as "armiqesine" qe kishin evropianet e vjeter (eterit dhe gjysherit e tyre), por per arsye "makropolitike" dhe konjukturale nuk jane te pergatitur ta njohin, pranojne, respektojne dhe ndihmojne kete realitet ne krijim, kete (ri)bashkim te kombit shqiptar dhe te Shqiperise... Edhe ata e kuptojne dhe e pranojne se kjo eshte zgjidhja e vetme e qendrueshme, e drejte, e arsyeshme dhe, tashme, e papengueshme... Eshte nje proces, eshte nje rruge, eshte nje çeshtje qe duhet bere ose me sakte duhet permbyllur... Ky eshte edhe interes jetike i popujve fqinje, qe mbajne te pushtuara tokat e Shqiperise... Çlirimi i ketyre krahinave te Shqiperise perben dhe eshte edhe çlirim i popujve tane fqinje nga nje barre, qe tashme eshte bere teper e rende dhe e paperballueshme per shpinen e tyre te lodhur nga “barra” shqiptare... Kjo zgjidhje perben gurin dhe themelin e lirise, paqese, demokracise, zhvillimit, qendrueshmerise, perparimit dhe lulezimit te popujve te Ilirise (Ballkanit)... Kjo zgjidhje eshte edhe interes i perhershem i Bashkimit Evropian dhe Evropes e me gjere... Prandaj, them qe "miqte" tane nderkombetare do te benin mire qe sa me pare ta kuptonin kete zgjidhje fatlume per Ilirine dhe çeshtjen shqiptare dhe te hiqnin dore nga projekti qe po perpiqen ta zbatojne, sepse ky projekt shpie ne ngatrresa, konflikte dhe, shume lehte, edhe ne ndonje lufte te re te permasave rajonale... Ne kete drejtim duhet te shkojne edhe protestat, angzhimet politike, diplomatike, shtetrore... Te pengohet zbatimi i ketij projekti ogurzi per Kosoven dhe shqiptaret, te ndihmohen “miqte” tane nderkombetare, te mos i leme te (ri)futen ne qorrsokak, por te ecin ne rrugen e lirise, demokracise, zhvillimit, paqese... dhe harmonise midis popujve...
    Bota Sot
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Në Dubai me paratë e taksapaguesve

    Prishtinë, 19 prill - Ekskursioni i dhjetëra zyrtarëve të institucioneve të ndryshme kosovare në Dubai ka nxjerrë në pah gënjeshtrën e Qeverisë së Kosovës, sipas së cilës, nga buxheti i vendit nuk është ndarë asnjë cent për këtë “trip”.

    Gazeta “Zëri” ka siguruar një faturë që kompania private “Ekspertiza” ia ka dërguar për pagesë një institucioni publik, e në të cilën figurojnë detaje të shumta rreth udhëtimit pesëditor në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

    Në këtë dokument shihet se si Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit (ART), për të cilën nga buxheti i vendit për çdo vit ndahen nga rreth dy milionë euro, ka paguar 7.497 euro për t’i “shëtitur” tre zyrtarë të saj.

    Pagesa prej 2.499 eurove për një person, ose 7.497 euro për tre anëtarët e bordit të ART-së, Nijazi Ademaj, Besnik Berisha dhe Ruzhdi Jusufaj, i cili është edhe shef i Administratës, është bërë në xhirollogarinë bankare të kompanisë “Ekspertiza”.

    Në emër të ART-së kjo faturë është nënshkruar nga shefi i Administratës, Ruzhdi Jusufaj, i cili ka qenë edhe njëri nga përfituesit e “tripit”, ndërsa në emër të “Ekspertizës” është nënshkruar nga menaxheri i kësaj kompanie, Besnik Sopi.
    http://www.kohaditore.com/?page=1,13,96239

Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •