Close
Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 73
  1. #41
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    100 milionë euro për financuesit e PDK-së?!
    Bota Sot

    Organizata për Demokraci, Antikorrupsion dhe Dinjitet – ÇOHU, ka prezantuar sot raportet hulumtuese mbi financat që kanë përfituar donatorët e partisë në pushtet, si dhe fshehjen e pasurisë nga 25 zyrtarë të lartë publik.

    Hulumtim i “Preportr” – i Qendrës Kosovare për Gazetari Hulumtuese (QKGH) - mbi prokurimet publike nxjerrë të dhëna mbi 100 milionët e shpërndarë nga partia e kryeministrit, për kompanitë që atij ia zgjatën dorën gjatë fushatave zgjedhore.
    Nga dokumentet zyrtare ky hulumtim ka gjetur se 43 subjekte të ndryshme, kryesisht kompani ndërtimore që si biznese dhe persona fizik financuan Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), në dy fushatat e fundit elektorale kanë përfituar mbi 100 milionë euro nga tenderët publik.

    Sipas raportit të auditimit të financave të partive për fushatën e vitit 2009 dhe atij për fushatën e vitit 2010, shuma e donacioneve që këto 43 subjekte dhanë për PDK-në është pak më shumë se 280 mijë euro. Për 11 nga to u shkel edhe ligji dhe u dëmtua buxheti për t’i shpërblyer. Kjo i bie që kompanitë kanë rritur të ardhurat e tyre nga pushteti për mbi 350 herë në krahasim me atë që i dhanë donacion partisë në pushtet.

    Pasi “Preportr” ka gjetur këto të dhëna, ka pritur për më shumë se dy javë për një koment nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe nga Zyra e kryeministrit Hashim Thaçi, por as njëra dhe as tjetra nuk janë prononcuar në lidhje me shpërblimin prej 100 milionë eurosh të financuesve të kësaj partie me anë të tenderëve publik.

    Sipas hulumtimit, del se së paku 25 zyrtarë të lartë publikë, ndër të cilët një zëvendëskryeministër, dy ministra, katër zëvendësministra, pesë kryetarë të komunave, një sekretar i përgjithshëm, katër drejtorë të prokurimit si dhe tetë anëtarë/drejtorë të bordeve të kompanive publike nuk i kanë deklaruar të gjitha bizneset apo aktivitetet në agjencinë Kundër Korrupsionit.

    Këta zyrtarë që nuk e kanë deklaruar një pjesë të pasurisë nuk janë hetuar fare nga AKK dhe nuk figurojnë në raportin vjetor të vitit 2011, i cili është bërë publik me 28 mars të këtij viti.



    Vëllai i vogël i Kryeministrit po ndërton kompleks banesash


    Blerim Thaçi është hisedar në kompaninë “Iliria Building” që po ngret një kompleks banesor në Prishtinë, ndërtimi i së cilës mund të kushtojë rreth 4 milionë euro. Thaçi dhe ortaku i tij Milaim Cakiqi, i cili është fqinj i Kryeministrit dhe bashkëpronar i Liria FC që kishte qenë e përfshirë në një privatizim të manipuluar, nuk kanë pranuar të tregojnë prejardhjen e fondeve që po i investojnë. Kompania e tyre ishte regjistruar në janar 2009 dhe në faqen e saj në internet nuk figuron se ka kryer ndonjë projekt tjetër.

    Blerim Thaçi, i vëllai i vogël i Kryeministrit Hashim Thaçi, është bërë pjesë e tregut të shitjes së patundshmërive. Ai është hisedar në një kompleks milionësh që është duke u ndërtuar në lagjen Mati 1 në Prishtinë.

    “Iliria Building”, një kompani e përbashkët e Blerim Thaçit e Milaim Cakiqit, planifikon të ndërtojë 102 banesa në dy objektet e kompleksit “Blloku A 21”, bazamentet e së cilave tashmë janë ngritur.

    Blerim Thaçi nuk ka pranuar të japë përgjigje për mënyrën e sigurimit të mjeteve për ndërtimin e këtij kompleksi edhe pse kjo i është kërkuar për dy javë rresht. Ai nuk figuron në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK) që ka pasur ndonjë biznes me qarkullim të madh financiar.

    Edhe Kryeministri i vendit Hashim Thaçi, i cili është pyetur nëse e di që i vëllai është i përfshirë në biznesin e patundshmërive, nuk ka kthyer përgjigje për Gazetën Jeta në Kosovë.

    Shefi i Kabinetit të Kryeministrit, Abelard Tahiri, fillimisht ka premtuar se do të njoftonte kreun e ekzekutivit për pyetjet, por më vonë nuk pranuar të komentonte për këtë çështje.

    Milaim Cakiqi, ortaku i vëllait të Kryeministrit, ka thënë se aksionarët nuk janë të obliguar të flasin për “Iliria Building”.

    “Ne jemi privatë dhe nuk japim llogari për punën tonë. Është çështje e jona se çka bëjmë dhe si investojmë”, ka thënë Cakiqi. “Blerimi është vëlla i Kryeministrit por kjo nuk do të thotë që obligohemi të përgjigjemi për biznesin tonë”
    Milaim Cakiqi është fqinj i Kryeministrit të vendit Hashim Thaçi në lagjen “Prishtina e Re-Perëndimi” afër Veternikut. Ai gjendet edhe në listën e banorëve të kësaj lagje që kanë marrë pëlqimin urbanistik për të ndërtuar në këtë zonë.

    Parcela me numër 28/7, ku është duke u ndërtuar kompleksi “Iliria Building”, ka një hapësirë prej 3 mijë e 729 metra katrorë. Sipërfaqja për ndërtim në këtë hapësirë, sipas shënimeve në faqen zyrtare të kësaj kompanie është mbi 23 mijë e 390 metra katrorë.

    “Blloku A 21” është i ndarë në dy objekte në të cilët do të ndërtohen 102 banesa sipërfaqja totale e të cilave është mbi 9 mijë e 700 metra katrorë. Hapësira për ndërtimin e lokaleve afariste ka një sipërfaqe prej 1593 metra katrorë ndërsa sipërfaqja e parkingut ka një hapësirë prej 5 mijë e 269 metra katrorë.

    Trotuaret, pllatotë dhe rrugët brenda kompleksit kanë një hapësirë prej 1298 metra katrorë , korridoret kanë 1606 metra katrorë , etazhet teknike kanë një hapësirë prej 836 metrash katrorë ndërsa sipërfaqja e gjelbëruar ka një hapësirë prej 768 metrash katrorë.

    Veç banesat e lokalet afariste kanë një hapësirë prej 11 mijë e 200 metrash katrorë.

    Kompanitë e ndërtimit - Kompanitë “Al Trade” dhe “Standard” kanë thënë për Gazetën Jeta në Kosovë - se mesatarja e kostos për ndërtimin e një metri katror në Prishtinë sillet prej 350 deri në 400 euro.

    Në bazë të kësaj mesatareje, ndërtimi i banesave e lokaleve afariste me sipërfaqe prej mbi 11 mijë e 200 metrash katrorë mund të kushtojë afro 4 milionë euro. Ndërsa mesatarja e shumës që sigurohet nga shitja e tyre mund të shkojë deri në 7-8 milionë euro, që i bie 3-4 milionë euro profit.

    Ndërkohë kompania “Iliria Building”, sipas Gazmend Mejzinit, kryeshef në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, është regjistruar më 14 janar të vitit 2009.
    Në regjistrin e biznesit figuron se ka statusin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar ku kapitali themelues për regjistrim është 10 mijë euro. Kjo kompani, siç figuron në certifikatën e biznesit, ka vetëm dy punëtorë.

    Adresa e saj shënohet se është Çagllavica. Blerim Thaçi është person i autorizuar për Çagllavicë ndërsa Milaim Cakiqi është përgjegjës për Prishtinë.

    “Iliria Building” ka për aktivitet kryesor Tregtinë me Pakicë të Karburanteve dhe Lubrifikanteve ndërsa është e regjistruar edhe për aktivitete tjera si ndërtimi i lartë dhe ndërtimi i ulët si dhe aktivitetet që kanë të bëjnë me ndërmjetësim në tregtinë e lëndëve djegëse, xeheve, metaleve dhe produkteve industriale kimike. / JNK






    PDK do ta padis Çohu-n
    Bota Sot

    Pak orë pas publikimit të raportit të Organizatës ÇOHU, e cila ka akuzuar qeverinë se u ka dhënë tenderë në vlerë prej 100 milionë euro kompanive të afërta me të. PDK, kjo parti ka reaguar duke i cilësuar shpifje dhe duke thënë se do ta padisë këtë organizatë.

    “Nuk është në shërbim as të demokracisë, as të luftës kundër korrupsionit e as të dinjitetit, aventura e sotme politike e kësaj organizate, e cila nën petkun e shoqërisë civile, pa asnjë fakt dhe pa asnjë kriter profesional hulumtues, merr guximin të nxjerrë konstatime të rrejshme, të pabaza dhe skajshmërisht të njëanshme, si dhe të trillojë e të ndërtojë insinuata të vogla me shpifje të mëdha. Tendencat e këtilla kaq të ulëta janë në shërbim të krijimit të një mjegulle, e cila helmon opinionin publik me trillime, të pavërteta dhe pasaktësi. Partia Demokratike e Kosovës e inkurajon shoqërinë civile që t’i kontribuojë proceseve nëpër të cilat jemi duke kaluar si shtet dhe t’i kontribuojë luftimit të dukurive negative, por këtë duhet ta bëjmë duke u mbështetur në ligje dhe duke i adresuar informacionet që pretendojmë se i kemi tek organet kompetente dhe jo duke fabrikuar shpifje për të zhvatur fonde për vete, transmeton Indeksonline.

    Partia Demokratike e Kosovës do t’i ndërmarrë të gjitha hapat dhe veprimet e nevojshme ligjore kundër shpifjeve dhe shpifësve tek institucionet kompetente”, thuhet në komunikatën e PDK-së.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #42
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    ÇOHU: Kemi fakte për financuesit e PDK-së


    Ndaj raportit hulumtues në të cilin Qendra për Gazetari Hulumtuese dhe Organizata ÇOHU! kanë punuar me muaj të tërë partia në pushtet është përgjigjur me një gjysmë faqe komunikatë, vlerëson “Çohu”. Sipas kësaj organizate, vetë shpejtësia e reagimit të PDK-së, për dhjetëra faqe punë hulumtuese, "tregon se kjo komunikatë është lëshuar pa u lexuar raporti jonë përfundimtar”.

    “Për më tepër, kjo komunikatë nuk ka përmbajtur asgjë konkrete, që do të mund të shërbente si përgjigje ndaj fakteve të nxjerra nga hulumtimi ynë. Nuk flet për asgjë konkrete, por komunikata pretendon ta mbrojë demokracinë nga Organizata ÇOHU! duke i dhënë opinionit përgjigjen e vetë instante, të gatuar prej kohe, sipas së cilës, gjithçka që ekspozon lidhjen e PDK-së me shpërndarjen e parasë publike financuesve të fushatave të saja elektorale është shpifje”, thuhet në reagimin e ÇOHU!

    Sipas saj, PDK-ja ka pretenduar se po e mbron demokracinë duke dërguar një komunikatë të shkruar shpejt e shpejt si një përgjigje të një hulumtimi që ka përfshirë shikimin e mbi 500 tenderëve publik; leximin e dhjetëra deklaratave të pasurive të zyrtarëve publik; nxjerrjen dhe krahasimin e dhjetëra certifikatave nga biznes-regjistri; leximin e dhjetëra raporteve të auditimit; monitorimin për disa vite të raportimit të medieve dhe krahasimin e gjithë këtij materialit me të dhënat e paraqitura në raportet e auditimit të KQZ-së, ku pasqyrohen subjektet fizike dhe juridike që kanë financuar fushatat elektorale të PDK-së.

    “Në këtë mënyrë, me këtë reagim të mjerë, PDK edhe njëherë tregon se jo vetëm është tërësisht jo-kompetente, por është arrogante dhe ka për dëshirë t’ia mbylli gojën çdokujt. Televizioni publik, i kthyer tashmë në një shërbyes të zakonshëm të PDK-së, pa qenë fare në konferencën për shtyp të ÇOHU! dhe QKGH, i ka kushtuar vëmendje më të madhe një gjysmë faqeje reagim të PDK-së, pa asnjë argument të vetëm, sesa raportit hulumtues me qindra fakte e dokumente. Kështu, PDK-ja, bashkë me RTK-në, kanë pretenduar se mund t’i hedhin hi syve opinionit duke nxjerrë reagimin tashmë universal se ‘çka nuk del nga PDK-ja është shpifje, është kundër shtetit dhe kundër demokracisë’”.

    Organizata ÇOHU! dhe QKGH-ja, thuhet në reagim, qysh sot do të fillojnë punën që të shpërndajnë raportin hulumtues për mbi 100 milionët e shpërndarë për bizneset e PDK-së, dhe do ta pres PDK-në për të dhënë përgjigje mbi pikat, faktet, e argumentet të cilat përbëjnë shpifje.

    “Ne do ta dorëzojmë këtë raport në Prokurorinë Speciale, në Kuvendin e Kosovës, natyrisht në PDK, por edhe tek partitë tjera dhe nga ata do të presim ose një demant përmbajtjesor, por jo të tipit ‘këto janë shpifje’, ose do të presim nga këto institucione që të ndërmarrin diçka për të ndaluar instrumentalizimin e parasë publike në funksion të PDK-së”.

    Organizata ÇOHU! Thotë se nuk ka kuptim që një hulumtim që përfshinë 100 milionë euro të shpërndara mes bizneseve të partisë në pushtet, mund të kalohet me një gjysmë faqe reagim të vakët e pa përmbajtje.

    “Ne kemi nxjerrë fakte që duhet të japin bazë për dyshime mbi futjen e tërë sistemit të prokurimit publik në një rrjet të krimit të organizuar dhe në korrupsion politik. Kjo natyrisht që kërkon vëmendjen e jo vetëm të gjyqësisë. por edhe të akterëve tjerë shoqëror, edhe të shoqërisë civile, edhe të institucioneve tjera që janë të thirrura për ta kontrolluar pushtetin ekzekutiv dhe menaxhimin e resurseve publike”.
    Bota Sot
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Mbi 400 milionë euro humbje nga kontrabanda në veri

    Prishtinë, 26 prill – Në vazhdimin e sotshëm të “Kohës Ditore” të dosjes për kontrabandën e Zvonko Veselinoviqit dhe të afërme të tij, në pjesën veriore të Mitrovicës, konstatohet se si pasojë e kësaj kontrabande buxheti i Kosovës është dëmtuar 30 deri në 35 milionë euro. Për dhjetë vjet të kësaj veprimtarie, Kosova ka humbur mbi 400 milionë euro. Autoritetet kanë ditur për këtë veprimtari. Dogana e Kosovës ka informacione se vlera e mallrave kontrabandë nga firmat e kontrolluara nga Zvonko Veselinoviq është 22.330.510,01 euro, derisa evazioni fiskal është 14,881,367.87 euro.

    Paratë me prejardhje kriminale të disa bosëve të naftës në veri të Kosovës kanë qarkulluar nëpër bankat e Kosovës pa asnjë problem. Të paktën dy llogari, një në Raiffeisen Bank dhe një në NLB Prishtina kanë dalë të jenë në emër Jordan Raskoviqit, i njohur si marionetë e Zvonko Veselinoviqit. Në to janë kryer transaksione gati një milion euro. Prejardhja e tyre dyshohet të jetë kontrabanda e naftës nga Serbia në Kosovë.

    Në pjesën e dytë të hulumtimit për krimin e organizuar dhe kontrabandën në veri të Kosovës, “Koha Ditore” sjell detaje të fitimeve të mëdha nga futja e naftës në tregun e Kosovës nga një grup serbësh të pjesës veriore.

    Sipas dokumenteve zyrtare, përveçse nafta ka hyrë kontrabandë, duke iu shmangur detyrimeve doganore e taksore, kontrabandistët serbë e shqiptarë kanë dërguar derivatet në disa pika grumbulluese për t’i përzier me ujë e vajra para shpërndarjes nëpër pompat e Kosovës.

    Në një urdhër të lëshuar nga prokurori Jonatan Ratel në nëntor të vitit 2010 për përgjimin e një numri të telefonit që përdoret nga Mentor Beqiri, një biznesmen nafte nga Mitrovica, në komunikim me Zvonko Veselinoviqin, vëllanë e tij Zarko Veselinoviq, të atin Jovan Veselinoviq dhe Jordan Raskoviq, i njohur si “Mico” nën dyshimin për kontrabandë të mallrave, shmangie nga tatimi dhe krim të organizuar janë zbuluar detaje të biznesit të tyre me anë të të cilave brenda një kohe të shkurtër kanë fituar mbi dy milionë euro.

    Jordan Raskoviq është përcjellë nga të paktën katër hetues të EULEX-it muaj të tërë. E përshkruajnë si një njeri që bën jetë modeste, ndonëse në bankë ka rreth një milion euro. Dy llogari bankare në Kosovë në emrin “PP Raskos” i menaxhon ai. Në NLB Prishtina, llogaria me numër 1714200014009458 e hapur më 7 qershor 2005, në vitin 2010 kishte 942.733,40 euro. Në llogarinë tjetër me numër 1503031000969747 e hapur më 6 shtator 2006 po kaq para. Hetuesit kanë zbuluar se Jordan Raskoviq ka një llogari tjetër në emër të “Starkos doo”, në Komercjalna Banka, me numër 205-0000000110953-36 e hapur më 2 tetor 2006 me valute RSD. Nga llogaria e fundit janë bërë transfere të shumta të dyshimta ndërkombëtare (gjerësisht në Kohën Ditore”).
    http://www.kohaditore.com/?page=1,13,97122

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Besim Beqaj e bën nipin drejtor

    Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, e ka avancuar nipin e tij Besfort Metaj, duke e bërë drejtor të administratës në Ndërmarrjen Publike “Trainkos”. Po ashtu, në mbledhjen e fundit, Qeveria e Kosovës e ka propozuar Metajn edhe për anëtar të Bordit të Pavarur për Shqyrtimin e Ankesave.

    Metaj, para se të avancohet në këtë pozitë për një kohë ka qenë zyrtar në Odën Ekonomike të Kosovës (OEK), edhe në kohën kur ky institucion është drejtuar nga Besim Beqaj, tash ministër i Zhvillimit Ekonomik.

    Burime të besueshme të gazetës “Zëri” thonë se Metaj është avancuar në këtë pozitë falë lidhjeve familjare që ka me ministrin Beqaj. Sipas këtij burimi, po ashtu është ministri Beqaj që po tenton që nipin e tij ta dërgojë edhe si anëtar të Bordit të Pavarur për Rishqyrtimin e Ankesave.

    Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes Publike “Trainkos”, Ruzhdi Morina, thotë se Besfort Metaj është punësuar në ndërmarrjen që menaxhon në bazë të një konkursi publik.

    Ai ka konkurruar dhe ka rezultuar se është më i mirë, dhe për atë ai është punësuar te ne si drejtor i administratës”, tha për “Zërin” Morina. Ai mohon në mënyrë kategorike që punësimi i Metajt në “Trainkos” ka ardhur si rezultat i lidhjeve që Metaj ka me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj.

    Gazeta ka provuar të mërkurën që ta kontaktojë përmes telefonit Metajn, por kontakti më të ka qenë i pamundur. Në numrin e tij të telefonit është përgjigjur një koleg i tij nga “Trainkos”, i cili ka thënë se Metaj nuk e ka më këtë numër të telefonit.

    “Besforti momentalisht është në një mbledhje, nuk e mban më këtë numër telefoni”, është përgjigjur ai.

    Po ashtu, gazeta ka provuar që përmes këshilltarit të tij të marrë një prononcim edhe nga Besim Beqaj, por edhe ky i fundit nuk është përgjigjur në pyetjet e dërguara përmes këshilltarit të tij, Gëzim Baxhaku.

    Vendos kuvendi

    Vendimi i Qeverisë së Kosovës i marrë më 28 mars 2012, ku në mesin e 5 emrave të propozuar për anëtarë të Bordit për Rishqyrtim të Ankesave është edhe Besfort Metaj, djali i hallës i ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Beqaj. Në vendim thuhet se lista e të propozuarve për anëtar të bordit do të dërgohet në Kuvendin e Kosovës për aprovim.

    Ky vendim qeveritar obligon sekretarin e përgjithshëm në zyrën e kryeministrit, Fitim Krasniqin që vendimin së bashku me biografinë e kandidatëve ta procedojë për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Kosovës.

    Krasniqi thotë se nuk ka dijeni se përse është formuar ky bord e po ashtu thotë se nuk ka informata se Besim Beqaj ka lidhje familjare me njërin nga anëtarët e propozuar.

    “Për besë detajet nuk i di, më duket se propozimi për formimin e këtij bordi ka ardhur nga Ministria e Financave, kjo vetëm ka kaluar me vendim të Qeverisë. As për lidhjen familjare të Beqajt me Metajn nuk kam dijeni”, thotë sekretari i përgjithshëm në kryeministri, Fitim Krasniqi.

    http://www.zeri.info/artikulli/2/8/4...nipin-drejtor/

  5. #45
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Qeveria e përrallave dhe parlamenti i kukullave përballë veriut të Kosovës
    Jeton Kelmendi Bota Sot 22.04.2012


    Bruksel - Çështja e veriut të Kosovës dhe qasja ndaj këtij problemi dhe shumë deformimeve tjera që po i shkaktojnë diku fqinjët e diku edhe vetë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, kanë bërë që shteti i ri të ndodhet në një situatë jo të mirë, e po ashtu edhe me një kredibilitet të përulur në raport me ndërkombëtaret dhe vetë opinionin e brendshëm. Edhe pas katër vitesh të pavarësisë së vendit, institucionet shtetërore nuk kanë arritur ti shpartallojnë strukturat paralele dhe ta shtrijë autoritetin e vet në terë territorin e shtetit. Përkundrazi, në veri të vendit gjendja ka shkuar me hapa të ngadalshëm drejt degradimit edhe më të madh të funksionimit të mekanizmave shtetëror. Për vite me radhë, mediet ndërkombëtare publikonin artikuj se në Veri të Kosovës, strukturat mafioze serbe bashkëpunonin me kolegët e tyre shqiptarë, duke bërë biznese të paligjshme, ndërsa nga pala shqiptare shkruhej se disa nga ta janë të afërt me zyrtarët e lartë të Qeverisë së Kosovës. Kjo, nuk i bëri përshtypje aspak politikës në Prishtinë dhe situata u përshkallëzua, sidomos pas një intervenimi të pa menduar mirë nga kreu i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi ose i menduar për favore të tjetër kujt. Analizat e funksionimit të shtetit të ri dhe puna e qeverisë Thaçi, nuk duan shumë kohë për ta analizuar sepse janë të gjitha parametrat e mundshëm negativ dhe duke e degraduar vendin, siç e thotë populli e ka fut të ardhmen e vendit teposhtë. Në këtë situatë kjo qeveri ka degraduar vendin nga dy aspekte: aspektin e brendshëm dhe atë të jashtëm.


    Dy kahet e degradimit të shtetit

    Nëse i hedh një vështrim gjendjes ekonomike, politike, arsimore dhe çdo fushe të jetës qytetare në Kosovë, të bie në sy, se jeta në të gjitha fushat ka degraduar. Ekonomia po bie, sistemi arsimor është në gjendje shumë të keqe, dhe kjo si pasojë e politizimit të skajshëm, që i është bërë komplet sistemit arsimor. Janë dalë si kërpudhat pas shiut doktorët dhe masterat e njerëzve që kanë krah të fortë në politikë. Qytetarët e Kosovës, vë vetmit në rajon nuk kanë liri të lëvizjes, për të cilën gjë Thaçi dhe thaçët e tij, kishin premtuar se do ta sjellin për disa muaj e kjo nuk po ndodhë, as pas dy vitesh, e nuk do ndodhë edhe ca kohë. Punësimi në institucionet shtetërore dhe publike, bëhet i selektuar dhe pa kritere, apo më konkretisht mbi kriterin e militantizmit politik të partisë së Thaçit. Korrupsioni përditë përflitet nëpër mediet vendore dhe ndërkombëtare, madje përmenden edhe “peshq” të mëdhenj. Sa për spektakël herë pas here arrestohen disa zyrtarë dhe pas gjykimit dalin të pa fajshëm, gjë kjo që krijon pasiguri edhe më të madhe tek qytetarët e vendit. Kësisoj, po të fillosh ti numërosh keqpërdorimet që bëhen me institucionet vendore dhe fajtorët dalin heronj e heronjtë i zë pluhuri i harresës, duhet shkruar mijëra e mijëra libra, prandaj po ndalem këtu, sa i përket degradimit të brendshëm që po i bëhet shtetit të ri nga pushtetarët.
    Degradimi i jashtëm, nga prizmi i shikimit drejt së ardhmes është edhe më shqetësues. Qeveria dhe institucionet shtetërore, përveç që përflitet për afera korruptive nga mekanizma ndërkombëtarë, zyrtarët e saj edhe më tej kanë shkuar, duke hyrë në dialogje të pafavorshme për vendin me Serbinë. Nga këto bisedime herë të quajtura politike e herë marrëveshje me fjolla bore, jo vetëm se degradojnë pavarësinë edhe ashtu jo të plotë, por edhe favorizojnë shtetin armik që përditë i shkel territorin dhe e provokon në mënyra të ndryshme. dhe kur jemi tek degradimi i shtetit dhe identitetit shtetëror, duhet përmendur edhe debatin në Parlamentin Evropian dhe votimin kundër Fusnotës se (Hashim-Ediës) së Kosovës, ku votuan kundër saj. Në ketë rast qeveritarët në Prishtinë do duhet të preknin ose kokën ose dikund tjetër dhe ti thërrisnin mendjes, e ta ndërpresin ketë degradim që po vazhdojnë ti bëjnë vendit të tyre. Sigurisht se kjo shkallë e degradimit që po i bëhet Kosovës, nga pikëpamja e brendshme dhe e jashtme duhet ndaluar, por kush mund ta bëjë ketë?
    Një mendimtarë dhe diplomat amerikan kishte thënë se secili popull ka ata udhëheqës që meriton, mirëpo Kosova në rastin konkret, nuk i meriton këta. Arsye e parë që nuk e meriton ketë qeverisje është se: kjo qeveri ka ardhur në pushtet me rreth 60 mijë vota të vjedhura nga SHIK-u i saj dhe mbi dhjetë vende të falura për minoritete, prandaj në rastin tonë kjo nuk vlen, por vetëm duhet vendosmëri dhe përkushtim për ta larguar nga vendi ku po i sjellë fatkeqësi vendit dhe qytetarëve.


    25 Korriku dhe vrasja e fundit në veri

    Duke u nisur nga rasti i fundit, ku nga një sulm terrorist, u vra një shqiptar në Veri të Mitrovicës, shihet mjaftë qartë se pas më shumë se një jave, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe piunat e tij ministra, në mënyrë krejtësisht absurde ftojnë për debat parlamentar, me qëllimin e vetëm, për tu treguar qytetarëve dhe opinionit kosovarë, përrallë me babadimrin. Fjalimet patetike të hashimave të vegjël dhe më në fund edhe Hashimit të madh, se si çështja e veriut duhet zgjidhur dhe leksionet e tyre në parlament, tanimë edhe një fëmijë që ka kaluar moshën 13 vjeçare, nuk mund ti quaj me ndonjë tjetër epitet, pos përralla me babadimrin. Nuk dëgjova asnjë hashim qeveritar t’iu thotë qytetarëve se ka këtë plan apo at ide, pos një fushate me fjalë boshe dhe mashtrime që më së paku kanë ngjashmëri me të vërtetën. Fillimisht, krye-hashimi nuk e ndërpreu turneun në SHBA, e madje as nuk e thirri vet seancën e jashtëzakonshme siç i takon me kushtetutë, pasi u kthye në Prishtinë, por disa mini-hashima parlamentarë e thirrën. E pabesueshme, mos ta kishim parë të gjithë sot ketë gjë, por kjo ndodhi. E kjo nuk duhet ta çudisë askënd, sepse është po kjo garniturë e qeveritarëve, që mandatin e kaluar nuk dha dorëheqje, por u vet-rrezua.
    Sido që të jetë Qeveria e Përrallave dhe Parlamenti i Kukullave, mbajtën një seancë të jashtëzakonshme edhe pse folën e përfolën, gjërat më të zakonshme, të cilat përditë na i thonë në medie. Qeveritarët e Kosovës apo hashimat e vegjël, u promovuan tërë kohën duke e marrë hapësirën më të madhe, madje u pa në TV gjatë transmetimit direkt se tre apo katër ministra të Hashimit, flisnin njëri pas tjetrit, pa i kaluar fjalë ndonjë deputeti. Duke i dëgjuar me vëmendje, nuk kisha mundësi të marr vesh gjë nga ta, pos se rrëfenin përrallat e tyre, edhe pse adresa ishte e gabuar, pasi që, në Parlament do duhej të flisnin për gjëra konkrete e jo përralla. Nuk e di se kush mund ta analizonte ndryshe këtë gjë, pos një përrallë, fjalimin e zëvendës hashimit, Hajredin Kuqit, kur deklaron se nuk ka ndërmend të përdorë forcën në Veri, sepse nuk dinë ndaj kujt ta përdor at forcë, thua se nuk e ditkan se kush janë shkelësit e ligjit atje, por harron se pak ditë më herët, kishte deklaruar se nuk përjashtohet edhe një 25 korrik. Është përrallë pa asnjë dilemë, por ata ose ato që nuk i dinë ti lexojnë përrallat e kuqëve e hashimëve, edhe mund të mendojnë se kjo është një lojë e ndryrë dhe shumë e dëmshme për shoqërinë tonë. Së pari është ironike kur Kuqi deklaroj se nuk e përjashton një 25 Korrik, kur dihet se çka i solli Kosovës ajo ndërhyrje. Thjeshtë e ktheu pas çdo gjë në Veri, sepse ishte një aventurë e radhës e Hashim Thaçit dhe disa hashimave të tij të vegjël. Përrallat nuk janë gjë tjetër pos një rrëfim që nuk mund të ketë asnjë gjë të vërtetë dhe duke parë fjalimet e qeveritarëve, mund të vëresh se nuk ka asnjë presje të vërtet, por 99.9 për qind janë të pavërteta, prandaj si përralla mund të cilësohen të realizuara, dallimi është se ata nuk duhet të rrëfejnë në Parlament, por në ndonjë çerdhe fëmijësh. Ndërkaq Parlamenti i Kosovës duke qenë në një situatë shumë të vështirë, si pasojë e kontrollit që i bëhet nga Qeveritarët e përrallave, Hashimi i madh dhe hashimat e vegjël, nuk po mund të bëjë asgjë pos të performoj si teatri i kukullave. Derisa ky Parlament, voton për çështjet e caktuar, ku qeveria duhet ti aprovoj marrëveshjet ndërkombëtare në Parlament, një gjë e tillë nuk ndodh dhe edhe kur formalisht kalon në parlament ndonjë debat si ky që e pamë, pos disa zërave të caktuar të opozitës, të tjerët lëvizin dhe marrin kohën kinse po flasin diçka, e në fakt pos bytrinjes, nuk bëjnë asgjë tjetër. Të dashur lexues, ishin vetëm pak fjalë, jo të natyrës time të shkrimit, por situata është mija herë më keq se çka mund ta them në kaq pak fjali, prandaj duroni derisa keni mundësi, kur ne jemi të përgatitur ta ndryshojmë këtë gjendje, duhet orë e çast më parë ta largojmë këtë strukturë njerëzish që po e keqpërdorin jetën e qytetarëve.


    Autori është master i politikave dhe çështjeve të sigurisë ndërkombëtare në Universitetin e Brukselit
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Mirupafshim në burgjet e Hashim Thaçit!

    Halil Matoshi Halil Matoshi


    Publikuar: 26.04.2012 - 20:49

    Çfarë duhet të bëjë një qeveri kur mjetet e informacionit ose organizatat e tjera e shpërdorojnë lirinë e fjalës duke përhapur të dhëna që, sipas mendimit të shumicës, janë të rreme, të neveritshme, pa përgjegjësi apo thjesht të pahijshme?
    Përgjigjja e përgjithshme do të ishte: «Asgjë!» Qeveria nuk ka për detyrë të merret me gjëra të tilla. Në përgjithësi, të kujdesesh për lirinë e fjalës do të thotë të lejosh liri fjale hala më të madhe

    Para rreth 200 vjetësh, presidenti Thomas Jefferson tha: “Liria jonë varet nga liria e shtypit, dhe ajo nuk mund të kufizohet pa u humbur”.

    Kosovarët, në vitin e katërt të mëvetësisë e humbën lirinë që varet nga liria e shtypit, sepse ajo s’mund të kufizohej pa u humbur.

    Në fillimet e qeverisjes së tij, mbrojtësit e devotshëm të kryeministrit deklaronin se “nuk ka politika të angazhuara për shtypjen e lirisë së fjalës”, sepse “asnjë gazetar nuk ka shkue në gjyq për raportin e tij.”

    Mirëpo, qe ndodhi!



    Kush, ç’idiot votoi Kodin Penal me nenet kontestuese?

    Çka synojnë këta idotër?

    Ku janë shkolluar këta idiotër dhe cilit idiot i shërbejnë?

    Kur do të bien këta idiotër?

    Si është e mundur që Kuvendi i Kosovës është mbushur idiotër?



    Duke u dhënë përgjigje këtyre pesë pyetjeve të famshme gjendet përmbajtja e lajmit: Ky shtet është kapur nga idiotët!

    A mjafton kjo që një prokuror qyqar, një zuzar i neveritshëm dhe i shtyrë të ngrejë një padi kundër autorit të këtij shkrimi, kryeredaktorit ose botuesit?

    Lë ta bëjë!

    Sepse dalja në gjyqet e këtij regjimi autoritar do të ishte triumf personal i secilit gazetar dhe i vetë profesionit.

    Është si të thuash një festë!

    Ngase në Kosovë njerëzit e ish LPK-së, përkatësisht PDK-së dhe strukturat nëntokësore të SHIK-ut e kanë marrë ligjin në duart e tyre.

    E kanë kapur shtetin.

    Demokracia nuk mund të jetojë pa lirinë e fjalës dhe të shprehjes. Të diskutosh dhe të votosh, të mblidhesh dhe të kundërshtosh, të falesh përpara Perëndisë, të sigurosh drejtësi për të gjithë - të gjitha këto varen nga liria e fjalës dhe e informacionit. Kanadezi Patrick Wilson thotë se përpara se të mund të qeverisen, njerëzit duhet të jenë të lirë të shprehen.

    Dispozitat e posaçme mbi përgjegjësinë penale për veprat penale të kryera me anë të medias janë formulime thjesht idioteske, sepse kurrfarë vepre penale nuk mund të kryhet përmes medias, pos natyrisht thirrja në dhunë, urrejtje dhe vrasje, që sanksionohet me kushtetutë.

    Neni 37 i Kodit Penal kosovar: Përgjegjësia penale e kryeredaktorëve, botuesve, shtypshkronjësve ose prodhuesve është aq idiot saqë në pikën 1 të tij del të jetë zbulimi i shekullit, sepse kurrë dhe askund nuk është kryer ndonjë vepër penale përmes 1. publikimit të informatës në gazetë ose në lloj tjetër të shtypit periodik, radio, televizion, internet ose mjete tjera të komunikimit.

    Të tilla pra, idiotike janë tetë pikat e këtij neni, ku inkriminohen, autori, kryeredaktori dhe zëvendësi i tij, botuesi, prodhuesi dhe shtypshkronjësi (sic!)

    Kurse neni 38 i Kodit Penal (Mbrojtja e burimit të informatës) objektivisht e shkel nenin 40 të Kushtetutës që garanton lirinë e shprehjes dhe nenin 42 që garanton lirinë e medias dhe natyrisht janë kundër frymës së rekomandimeve të Këshillit të Europës. Neni 40 i Kushtetutës kosovare [Liria e shprehjes] thotë: Pika 1: Liria e shprehjes është e garantuar. Liria e shprehjes përfshin të drejtën për të shprehur, për të shpërndarë dhe për të marrë informacione, mendime dhe mesazhe të tjera, pa u penguar nga askush. Dhe pika 2. Liria e shprehjes mund të kufizohet me ligj në raste kur një gjë e tillë është e domosdoshme për parandalimin e nxitjes dhe provokimit të dhunës dhe armiqësive në baza të urrejtjes racore, kombëtare, etnike ose fetare.

    Kurse neni 42 [Liria e medieve], pika 1 thotë: Garantohet liria dhe pluralizmi i medieve. 2. Censura është e ndaluar. Askush nuk mund të pengojë shpërndarjen e informacionit ose të ideve nëpërmjet medieve, me përjashtim të rasteve kur një gjë e tillë është e domosdoshme për parandalimin e nxitjes dhe provokimit të dhunës dhe armiqësive në baza të urrejtjes racore, kombëtare, etnike ose fetare.

    3. Çdokush ka të drejtë të korrigjojë informacionin e pavërtetë, jo të plotë ose të pasaktë të publikuar, nëse cenon të drejtat ose interesat e saj/tij, në pajtim me ligjin.

    Prandaj nuk mund të ketë idiot as në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës që mund të përligjë këto dy nene të Kodit Penal.

    Ndryshe nga sa ndodh në shtetet autoritare, në shtetet me qeveri demokratike, përmbajtja e fjalës së shkruar dhe të folur është jashtë çdo kontrolli, diktati apo gjykimi.

    Padija lind plogështinë.

    Demokracia lulëzon në saje të energjisë së qytetarëve, të cilët i ushqen një burim i pashtershëm idesh, të dhënash, mendimesh e hamendjesh.

    Pse jo edhe hamendjesh!?

    Teoricienti i demokracisë Giovanni Sartori thotë se ‘nëse demokracia është qeveri e popullit mbi popullin, atëherë ajo është pjesërisht e qeverisur, pjesërisht qeverisëse, prandaj Sartori citon Disej’n që thotë se “themeli i vërtetë i çdo qeverie është opinioni i të qeverisurve.”

    Demokraci thjesht është qeveri e opinionit, qeverisje e bazuar mbi opinionin e të qeverisurve. Mund të duket paradoksale, por në emër të fjalës së lirë, një vend demokratik duhet të mbrojë nganjëherë edhe të drejtat e individëve dhe grupeve që përkrahin një politikë të atillë antidemokratike që është për shtypjen e fjalës së lirë, e nesër, një shoqëri vërtet demokratike kosovare duhet ta mbrojë Thaçin dhe shpurën e tij prej shtetngrënësish, nga hakmarrja.

    Duhet të dëgjohen, nëse kanë për të thënë gjëkafshë!

    Po çka do të thonë nesër këta tipa gjeneralasimusë!?

    Qytetarët e një shoqërie demokratike e mbrojnë këtë të drejtë, të nisur nga bindja se në fund të fundit, debati i hapur çon drejt një të vërtete edhe më të madhe e drejt veprimeve politike edhe më të mençura, sesa kur liria e fjalës dhe e kundërshtimit shtypet. Krahas kësaj, përkrahësit e fjalës së lirë mendojnë se heqja dikujt, sot, e lirisë së fjalës që sipas mendimit tim përbën fyerje, shërben si kërcënim i mundshëm ndaj ushtrimit nga ana ime të fjalës së lirë nesër, pasi fjalët e mia mund t'i duken dikujt tjetër si fyese.

    Këta njerëz që sot kanë votuar këto nene, nesër nuk kanë të drejtë morale të flasin, ata duhet ta mbyllin gojën me shtatë dryna, por as kjo s’do të thotë se atyre duhet ndaluar fjala e lirë, nesër!?

    Ky është tharmi i demokracisë.

    Gazetarëve u pëlqen përkufizimi i Edmund Burkes, burrë shtetas anglez i shekullit 19 për gazetarinë si pushtet i katërt. Ai kishte thënë se në Parlament janë tri autoritete (tri pushtete), por atje në galerinë e reporterëve, ulet autoriteti i katërt që është shumë më i rëndësishëm se të gjitha tjerat.

    Nëse nuk ekziston gjyqtari i pavarur (e të gjitha raportet mediale, të OJQ-ve dhe ato që vijnë për Kosovën nga qarqe ndërkombëtare, pra edhe Raporti i Progresit, e thonë se gjyqësori i pavarur vërtet nuk ekziston në Kosovë, e këtë e pranon edhe Qeveria; nëse Kuvendi është shndërruar në një agjenci qeveritare, dhe agjendën ia përcakton Ekzekutivi, pra Kuvendi është shndërruar në një ministri për “menaxhimin e popullit” (numrave?) dhe nëse Ekzekutivi i vendit ushtron kontroll mbi këto dy pushtete, legjislativin dhe gjyqësorin, ku është vallë pushteti i katërt, ai i medias?

    Natyrisht, për të padëgjueshmit, pushteti ka në dispozicion shërbimin special, shpall jo vetën gazetarët e pavarur “agjentë të huaj, të Serbisë...”, por të gjithë kundërshtarët politikë, me një fjalë ata që nuk mendojnë njësoj.

    Hashim Thaçi nuk është një diktator dhe Kosova nuk është një diktaturë, sepse diktatura shpall me dekret ndalimin e opozitës parlamentare dhe po ashtu shpall me dekret ndalimin e shtypit të lirë. Por ai është një mashtrues autoritarist që nuk e ka ndaluar opozitën, por ua ka tredhë mendjen (si deputetëve të PDK-së!?) ashtu edhe atyre të LDK-së që votuan Kodin..., duke shfrytëzuar injorancën e tyre të thellë dhe sindromën e “mizës nën kapuç” si zhvatës që janë.

    Në autoritarizëm shumica e mjeteve të komunikimit masiv janë rreptësisht njëqendrore dhe njëngjyrëshe, monocentrike dhe flsin vetëm me një zë, me zërin e regjimit.

    Në regjime autoritariste lajmi është propagandë dhe mësyn indoktrinimin e masave, pra nuk lejon të krijohet opinion publik, ndërkaq që në demokracitë e zhvilluara media është policentrike, sepse shtypi vërtet sheh, dëgjon dhe debaton, sepse demokracia është vetë debati.

    Kosova duke qenë një demokraci e brishtë, dhe e qeverisur me një model zhvatës, ka mbetur jo me katër pushtete, por vetëm me një të mbifuqishëm; që lirisht mund të cilësohet si pushtet i tutës.

    Indoktrinimi është leva mbi të cilën qëndron autoritarizmi, mediat e kontrolluara nga Qeveria flasin për rrezikim të kombit dhe lirisë nga një armik i jashtëm dhe kur ky harxhohet ata fabrikojnë një armik të brendshëm.

    Pushteti fabrikon armiq kujdestarë, por të paqenë si në “Shkretëtirën e tartarëve” të Dino Buxatit, ku të gjithë mobilizohen për t’u ndeshur me do farë armiqsh, e të cilët s’do të vijnë kurrë!

    Po ashtu qeverisja autoritariste e aplikon edhe modelin e joshjes po ashtu (poste profesionale ose publike, avancime në karrierë etj.), e cila me të gjitha kodet e gazetarisë, nuk përkon me etikën e gazetarit.
    Koha Ditore
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Qeveria e gatshme t’i takojë ilegalët e veriut

    Publikuar: 26.04.2012 - 20:04

    Prishtinë, 26 prill - Qeveria e Kosovës duket të ketë ndërruar mendje sa i përket komunikimit me përfaqësuesit ilegalë të veriut. Për të tejkaluar këtë gjendje, njofton KTV, këshilltarja e kryeministrit Hashim Thaçi, Dhurata Hoxha, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të ketë takime edhe me kryetarët ilegalë, nëse ata zgjidhen nga qytetarët e asaj pjese.

    Në veri të Kosovës funksionojnë disa komuna me këshilltarë e kryetarë të dalë nga votimet e bëra sipas ligjeve dhe kushtetutës së Serbisë.
    K.D
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Shkalla e papunësisë alarmante, mund të ketë trazira

    “Thuhet se varfëria ekstreme është mese 17 për qind, ku popullata kosovare jeton nën 95 cent brenda ditës. Varfëria reale është diku afër 45 deri në 50 për qind. Të gjithë këta janë indikator që të bëjnë që vërtet të jesh i shqetësuar”, tha ai .Gerxhaliu më tej pohoi se duke i parë zhvillimet ekonomike, Kosova është në një rrugë, e cila e qon drejtë një destabiliteti social dhe se durimit të popullatës mund t’i vie fundi.
    “Popullata kosovare, ka një respekt shumë të madh ndaj shtetit dhe ndaj pavarësisë dhe të kaluarës dhe ka një durim të paparë. Mirëpo e tërë kjo nuk mund të qëndrojë dhe nuk garantohet gjithmonë, dhe se pakënaqësia e popullatës është gjithnjë në rritje e sipër, optimizmi është në rënie e sipër dhe këto dy fenomene janë ato që duhet t’i shqetësojnë instancat më të larta shtetërore, që duhet të jenë të orientuara nga ekonomia dhe drejtë ekonomisë. Nuk mund të zgjidhen problemet ekonomike vetëm me konferenca për media”, pohoi Gerxhaliu.
    Sipas tij, është koha për një qasje më pragmatike dhe të eliminohen dukuritë negative, të cilat pengojnë procesin e zhvillimit, si imazhi enorm i dëmtuar i Kosovës, burokracia, korrupsioni dhe mungesa e aktiviteteve konkrete, për të promovuar investimet.
    Ndërsa eksperti i ekonomisë, Musa Limani tha se gjendja ekonomike në Kosovë, vazhdon të jetë shumë e rëndë. Sipas tij Kosova hyn në radhën e vendeve më pak të zhvilluara, jo vetëm në Evropë, por edhe në botë dhe se niveli i ulët i zhvillimit ekonomik ka ndikuar, që të rritet në mënyrë shumë të shpejtë dhe me një intenzitet shumë të madh, norma e papunësisë, varfëria dhe problemet sociale.
    “Kosova ballafaqohet me një normë shumë të lartë të papunësisë, e cila sipas të dhënave statistikore kalon 45 për qind. Por sipas të gjitha gjasave, ajo është shumë më e lartë se sa e shprehin statistikat. Andaj, unë mendoj se është diku mbi 60 për qind dhe normalisht se kjo shprehet në varfëri dhe uljen e standardit të popullsisë. Në momentin aktual Kosova përballet me sfida shumë të mëdha të varfërisë dhe problemet sociale”, tha ai.
    “Një gjendje e tillë është e pajustifikueshme edhe në aspektin psikologjik, dhe ekonomik ,dhe juridik dhe human e njerëzor. Sepse grupi i të pasurve, nuk janë pasuruar me punën dhe djersën e tyre, por pikërisht janë pasuruar në dëm të shtresës së varfër, duke abuzuar dhe keqpërdor pozitat e tyre dhe si burim kryesor kanë korrupsionin”, tha Limani.
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Raportimet e Kohës Ditore për kontrabandën do të vazhdojnë

    Publikuar: 01.05.2012 - 21:52

    Prishtinë, 1 maj - Gazeta numër një në vend, “Koha Ditore”, ka kohë që është duke raportuar për kontrabandën që bëjnë grupet kriminale në pjesën veriore të vendit. Gjatë një hetimi të kriminalitetit në veri, gazeta ka siguruar dosje të shumta, ku zyrtarë të Policisë së Kosovës, asaj të EULEX-it, Doganave dhe të Prokurorisë përshkruajnë veprimtarinë kriminale në veri. Kapo e krimit del të jetë Zvonko Veselinoviq, i cili sipas dosjeve e ka kryer këtë veprimtari me dijeninë e EULEX-i dhe të Policisë së Kosovës. “Koha Ditore” ka shkuar se në pak raste kur ka pasur tentativa për arrestimin e tij, në krah i kanë dalë zyrtarë të rendit dhe të ligjit, siç është ish-komandanti i stacionit të Policisë së Kosovës në veri, Milija Millosheviq, por edhe prokurorë shqiptarë e miq të tjerë. Të vërteta raportimet i quan edhe ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Bajram Rexhepi. Në bazë të dokumenteve të siguruara, një pjesë të madhe të tregut të Kosovës me naftë, barna, drithëra, drogë e armë e mbulon Zvonko Veselinoviq me vëllain dhe të atin e tij. E numri më i madh i konsumatorëve janë shqiptarë.

    “Koha Ditore” ditët e ardhshme do të publikojë detajeve të reja, duke i bërë të ditur edhe emrat e kontrabandistëve shqiptarë.

    Raportimet e “Kohës Ditore” për kontrabandën dhe kriminalitetin në veri të Kosovës mund të shërbejnë për një hetim të ri. Nga këto vepra kriminale të kapos të krimit, Zvonko Veselinoviq, Kosova ka humbur hiq më pak se 400 milionë euro.

    “Koha ditore” ditë më parë ka publikuar dokumente, në të cilat Inteligjenca e EULEX-it e lidh Zvonko Veselinoviqin me tetë kompani të përfshira në kontrabandimin e naftës dhe substancave të tjera dhe shmangien e tatimit.

    “Koha ditore” në vazhdim të ciklit të shkrimeve për kriminalitetin në veri ka zbuluar dosje që Veselinoviqin e vë në krye të shitësve të drogës.

    Zvonko Veselinoviq deri vonë ka pasur kontratë më Postën dhe Telekomin e Kosovës.

    KD ka raportuar edhe për bashkëpunëtorët e Veselinoviqit dhe kontrabandistët e tjerë.

    Por kontrabanda në këtë pjesë vazhdon të zhvillohet pa u penguar nga askush.

    E këtë po e ndihmon mosmbyllja e rrugëve alternative, nëpër të cilat kryesisht zhvillohet kontrabanda.



    “Koha Ditore” ditët e ardhshme do të publikojë detajeve të reja, duke i bërë të ditur edhe emrat e kontrabandistëve shqiptarë.

    Në numrin e nesërm do të zbulohen detaje të strehimit të Enver Sekiraqës në pjesën veriore të Mitrovicës dhe mbrojtjes së tij nga policë serbë të stacionit veri, e deri te arratisja drejt Irlandës.

    http://www.kohaditore.com/?page=1,13,97803

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    ‘Qeveria Thaçi’ njeh kushtetutën e Serbisë!


    “Qeveria e Kosovës ka bërë koncesionin e radhës. Pas deklaratave të shpeshta muajve të fundit se nuk do të lejojë organizimin e zgjedhjeve të Serbisë në Republikën e Kosovës, Qeveria përmes një komunikate për shtyp ka mirëpritur marrëveshjen e arritur në mes të OSBE-së dhe qeverisë së Serbisë për organizimin e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës”, thuhet në një reagim të Lëvizjes Vetëvendosje.
    “Qeveria e Kosovës po tenton të shfajësohet duke thënë se OSBE-ja do të organizoje zgjedhjet e jo Republika e Serbisë, mirëpo sipas deklaratave edhe të OSBE-së e edhe të qeverisë së Serbisë, OSBE vetëm do të monitorojë dhe do të lehtësojë zgjedhjet e Serbisë në Kosovë me një ekip prej 35 monitoruesish”.

    “Qeveria, në komunikatën për këto zgjedhje, thirret në parimet dhe vlerat evropiane duke mundësuar qytetarëve me shtetësi të dyfishtë pjesëmarrjen në zgjedhje. Mirëpo, Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet, dhe në kushtetutën e saj Serbia Kosovën e paraqet si pjesë të pandashme të saj”.

    “Edhe këto zgjedhje Serbia i organizon në bazë të kushtetutës së saj ku qytetarët e Serbisë në gjithë territorin e saj do të votojnë për president dhe për parlamentin e ardhshëm të Serbisë. Pra, qeveria e Kosovës, po ja mundëson Serbisë respektimin e Kushtetutës së vet në territorin e Kosovës. Si edhe disa herë më parë, gjatë dialogut të qeverisë Thaçi me Serbinë, kjo qeveri po ja njeh Serbisë kushtetutën e saj, dhe automatikisht po e mohon shtetësinë e Republikës së Kosovës”.

    “Nuk mund të shtiremi se marrëdhënia e Kosovës me Serbinë është marrëdhënie normale, dhe se organizimi i zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë është një problem teknik i monitorimit të OSBE-së. Vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e Kosovës është vendim thellësisht politik, dhe është shkelje e rëndë e integritetit territorial e institucional të Republikës së Kosovës. Këtë e ka thënë edhe qeveria e Kosovës javëve të fundit edhe me veprimet e saj sporadike të konfiskimit të materialit zgjedhor”.

    “Në qoftë se e gjitha paska qenë vetëm problem i monitorimit nga OSBE-ja atëherë, pse Policia e Kosovës paska konfiskuar material zgjedhor dhe paska arrestuar njerëz që kanë shpërndarë këtë material, kur dihet se në ndërkohë nuk ka ndryshuar as materiali zgjedhor e as ndonjë ligj apo rregullore për këto zgjedhje as në Kosovë e as në Serbi?!”.

    Lëvizja VETËVENDOSJE edhe njëherë rikonfirmon kundërshtimin e mbajtjes së çfarëdo zgjedhjeve të Republikës së Serbisë në territorin e Kosovës. Një Qeveri legjitime dhe demokratike, çfarë nuk është kjo Qeveri aktuale, do t’i pengonte këto zgjedhje e nuk do t’i mirëpriste ato”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Vetëvendosjes. BS.

    O Albin Kurti,duhet me shpejt me i ra hekurit sa eshte i nxeht ,se shkoj mitrrovica,e po shkon ajo pjes e kosoves qysh e ke pas dhan harten gjat decentralizimit te famshem
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •