Close
Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 73
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Zyrtari i PDK-së ndërton bazën e AKI-së

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur lidhin një kontratë sekrete, bëjnë marrëveshje me njërën nga kompanitë që gjenden në “listën e bardhë”, ku hyjnë ndërmarrjet e përgjegjshme që kontraktohen vazhdimisht nga administrata amerikane. Kosova nuk e ka një listë të tillë të kompanive, sikurse nuk ka as ligj për prokurime speciale.

    Në kundërshtim me modelin amerikan, Qeveria e Kosovës ia ka besuar ndërtimin e bazës së Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) një kompanie private, për të cilën edhe vetë kreu i AKI-së e pranon se nuk ka shumë kontrata me institucionet shtetërore.

    Kompania “Ing Engineering”, nga Suhareka, në gusht të vitit të kaluar ka lidhur me Ministrinë e Administratës Publike një kontratë 5 milionë euroshe për ndërtimin e bazës së Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Për, këtë nuk ka pasur një procedurë të hapur të prokurimit publik, por është përdorur procedura e negociuar.

    Ministria e Administratës Publike, sipas tij, ua ka dërguar ftesat pesë kompanive nga të cilat është përzgjedhur “Ing Engineering” nga Suhareka.

    “Kompanisë i është bërë verifikimi dhe ka dalë në rregull”, ka deklaruar Smakaj.

    ...

    AKI s’e vërejti afërsinë e “Ing Engineering” me PDK-në

    Hazir Hajdari, i cili e mban pozitën e zëvendësdrejtorit gjeneral të “Ing Engineering”, në vitin 2007 ka qenë kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), që udhëhiqet nga kryeministri i vendit Hashim Thaçi.

    Hajdari, aktualisht është këshilltar komunal në Suharekë, po nga radhët e partisë së kryeministrit Thaçi. Ai kur është kontaktuar nga Gazeta Jeta në Kosovë nuk ka dashur të flasë për kontratën “sekrete” me Qeverinë e Kosovës, me arsyetimin se vëllai i tij, Rexhepi, i di më mirë punët që lidhen me tenderë.

    ...

    MAP-i nuk jep arsyetim për përzgjedhjen e kontraktorit besnik

    Zyra e Prokurimit e Ministrisë së Administratës Publike (MAP) nuk ka dhënë një përgjigje se çfarë kriteresh janë marrë për bazë për të klasifikuar si të besueshme kompaninë “Ing Engineering”. Arton Berisha, drejtor i prokurimit, ka zbuluar vetëm shumën e kontratës që, sipas tij, kap vlerën e 5 milionë eurove.

    E për sa i përket kritereve, sipas MAP-it, ato i di vetëm Agjencia Kosovare e Inteligjencës.

    “Në këtë rast ne kemi vepruar sipas kërkesës AKI-së, dhe sipas dispozitave ligjore. Për kërkesë ma shumë drejtoheni AKI-së”, ka deklaruar Birsen Shufta, zëdhënëse e Ministrisë së Administratës Publike.
    ...
    http://www.zeri.info/artikulli/2/8/4...azen-e-aki-se/

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e alem_de
    Anëtarësuar
    02-10-2009
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    6,745
    Kam ndigjuar se politikane e Kosoves diten jane politikane e nate biznismen.
    Da steh' ich nun, ich armer Tor,
    Und bin so klug als wie zuvor!

  3. #23
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga alem_de Lexo Postimin
    Kam ndigjuar se politikane e Kosoves diten jane politikane e nate biznismen.
    Diten jane sherbetor servil te planeve te serbise, naten krim i organizuar qe bashkepunon me koleget e tyre serb!
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  4. #24
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    ....thojn , Mos kofsh i Fort ......

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    ......se e sill bote....e ...
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Baballarët” e tenderëve në Kosovë

    Janë forcuar financiarisht, e kanë krahun e fortë, nuk çajnë kokën se kush çfarë flet, me rëndësi është që ata fituan tenderët milionësh, tashmë kanë krijuar kapital dhe nuk guxon askush t’uu prish tymin. Janë këta pronarët e kompanive të afërta me njërzit në pushtet, të cilët i kanë financuar gjatë fushatave elektorale, por që vazhdojnë të jenë financues të rregullt të tyre.

    Shumë prej tyre e pranojnë se janë financues të partisë më të madhe në pushtet, por deklarojnë se tenderët i fitojnë “pa krah”. Miliona euro janë në pyetje, derisa me buxhetin e Kosovës, janë duke u kryer shumë shërbime mes partisë në pushtet dhe kompanive private të afërta me ta.

    Misioni i EULEX-it në Kosovë, ka bërë gati një listë, ku janë të futura kompanitë më të mëdha që kanë fituar tenderë milionësh dhe janë duke i hetuar lidhjet e tyre me zyrtarët e lartë politikë.

    Disa nga kompanitë më të mëdha që janë fituese të tenderëve dhe financuese të partisë më të madhe në pushtet janë; vëllezërit “Zhugolli”, kompanitë e të cilëve janë tre kompani “Pejton”, “Eco-Trade” dhe “ACDS-Kos”e të tre vëllezërve, Ilmi, Bejtush edhe Mehdi Zhugolli, të cilët në Korporatën Energjetike të Kosovës, (KEK) kanë fituar tendërë në vlerë prej 70 milionë eurosh.

    Për lidhjet e afërta me politikën dhe financimin e tyre në listë është edhe kompania “Devolli” sikurse edhe dhjetëra kompani të tjera që kanë fituar tenderë në nivelin qëndror dhe atë komunal siç janë; “Rukolli”, “Compact group”, “Clirimi”, “Ndërtimi”,”Tali”, “Magjistralja” etj.

    Shumë prej tyre e pranojnë se e kanë financuar PDK-në dhe se janë anëtarë të kësaj partije, por thonë se tenderët i kanë fituar pa intervenim. Por jo vetëm kompanitë e afërta me kryeministrin Hashim Thaçi fitojnë tenderë, edhe opozita në pushtetin lokal LDK-ja i ka kompanitë që i favorizon vazhdimisht në tenderët e saj me qindra mijëra euro.


    Më i forti në Skënderaj

    E pranon se ka financuar PDK-në, por nuk ka shumë qejf të flasë për financa edhe pse ato i ka rritur nga buxheti i Kosovës. Rrustem Rukolli, pronar i kompanisë “Rukolli” nga Skënderaj, mik shumë i mirë i kryetarit të kësaj komune Sami Lushtakut, ka fituar disa tenderë ne vlerë prej miliona eurosh. Ai ka ndërtuar shkolla, rrugë, fabika…

    Zyrtarisht ai ka dhënë vetëm 5 mijë euro për fushatën zgjedhore të PDK-së në Skënderaj, por është kjo kompani e cila ka fituar tenderin për ndërtimin e Qendres së Banimit Social në Skënderaj, ka fituar tender për ndërtimin e shkollës në Prekaz, “Rukolli”, ka fituar edhe tenderin për ndërtimin e fabrikës së ujit në Vushtri, në vlerë prej tetë millionë euro.

    Edhe në Ministrinë e Transportit kjo kompani ka fituar tender për ndërtimin e rrugëve në vlerë prej qindra mijëra eurosh. I pyetur se a po i ndihmon fakti që ka financuar PDK-në të fitojë tender, ai ka thënë se “këto janë financat e mia nuk kam qejf të flas për to”, duke i sugjeruar gazetës që të kërkojë te Komisioni Regullativ i Prokurimit Publik (KRPP) për të gjetur sesa tenderë i ka fituar ai.

    “Kqyrni në KRPP edhe e merrni vesh sesa tender i kam fitu”, ka thënë Rukolli. Sikurse Rukolli në Skënderaj gati në secilën komunë të Kosovës janë kompanitë e “forta”, të cilat kanë lidhje me politikën.

    Shoku i Bujës ia kërkon paratë

    Ali Stublla, pronar i kompanisë “Stublla” në komunën e Lipjanit, ka thënë për gazetën “Zeri” se ai është anëtar i PDK-së dhe se nuk e fsheh këtë fakt. “Unë jam anëtar edhe normalisht që i ndihmoj partisë s’ka asgjë të keqe, por tenderët nuk i fitoj me të njofshëm”,, ka thënë Stublla.

    Ndërkohë që kryetari i kësaj komune Shukri Buja ka bërë biznes me këtë kompani. Ai kishte zgjedhur mullirin e kompanisë “Stublla”, në mesin e shumë të tjerëve që merren me këtë lloj biznesi për të deponuar grurin. Kurse Ali Stublla, pronar i kompanisë “Stublla”, mohon të ketë ndonjë ndikim nga kryetari i kësaj komune, i cili ka të deponuar grurin në mullirin e tij.

    Kompania private “Stublla”, që merret edhe me kryerjen e punëve ndërtimore kishte fituar të drejtën nga Komuna e Lipjanit për të ndërtuar me koncesion objektin për familjet e dëshmorëve, veteranët e luftës, familjet e martirëve dhe fëmijët bonjakë.

    Kjo kompani ishte shpallur fituese më 16 prill të vitit 2008, ndërsa Komunës i kishte ofruar 39.64 për qind të objektit. Në një tender tjetër më 29 tetor 2010, kjo kompani ishte shpallur fituese për ndërtimin e objektit shkollor në fshatin Banullë të Lipjanit. Oferta e kësaj kompanie ishte 483 mijë e 684 euro.

    E njëjta kompani kishte fituar në tenderin e datës 14 tetor të vitit 2009, në tenderin “Projektimi dhe zbatimi i rrjetit të kanalizimit –Livaxhe”. Në këtë tender ishte vetëm një ofertues, ndërsa vlera e kontratës nuk ishte bërë publike në njoftimin për dhënie kontrate të publikuar në uebfaqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

    Po ashtu kjo kompani është përfituese e tenderit edhe për “Suvatimin e mureve”, në vlerë prej mbi 437 mijë euro.

    Edhe për ndërtimin e një shkolle të mesme në Lipjan “Stubllës” i ishte dhënë tenderi më datën 15.01.2010, ku vlera e përgjithshme e kontratës ishte 1.682.533 euro, ku këtë tender e kishte marrë nga Ministria e Arsimit. Ndërkaq, sipas deklarimit të pasurisë së Bujës në Agjencinë Kundër Korrupsion del se 15 hektarë tokë bujqësore në Bujanë e Graskë të komunës së Lipjanit janë blerë përmes procesit të privatizimit.

    Sipas Bujës, shuma prej 48 mijë eurosh për të blerë këtë tokë ishte siguruar nga të ardhurat e tij përmes tregtisë me material ndërtimor si dhe marrja e një kredie në NLB.

    Gjilani “krenar” me PDK-në

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, e ka pranuar se u jep tenderë aktivistëve të PDK-së, por duke thënë se nuk shkel ligjin. Ditë më parë është mësuar se Mustafa i ka dhënë tender në vlerë gjysmë milioni euro kompanisë së bashkortakur të tij dhe kompanisë që i ka bërë fushatën elektorale.

    Gjatë vitit 2011, kryetari i Komunës së Gjilanti i ka dhënë këta tender Mustafë Shalës, me të cilin janë ortakë në kompaninë “Fruta Viva”, derisa tenderi në komunë është marrë përmes kompanisë “Compact Group”, në vlerë 257 mijë euro.

    Kompania tjetër “Viva Print”, e cila ishte e kontraktuar që t’i bënte fushatën PDK-së në zgjedhjet lokale në Gjilan, gjatë vitit 2011, ka marrë punë nga komuna në vlerë 255 mijë euro. Mustafa ka mohuar të ketë ndikuar direkt në dhënien e tenderëve për këto kompani, duke thënë se kompanitë në fjalë kanë marrë punë bazuar në ligj.

    “Kompanitë në fjalë i kanë fituar punët bazuar në ligj dhe 100 për qind ndershëm. Ato kompani kanë bërë punët ndërshëm skajshmërisht”, ka thënë Mustafa.

    Ai e ka përsëritur qëndrimin e tij, për sa i përket përkrahjes së aktivistëve të PDK-së.

    E kam thënë gjatë pesë fushatave zgjedhore dhe po e përsëris edhe tani, që për kushte të barabarta do t’u japim punë dhe punësim me ligj aktivistëve të mirë të PDK-së”, ka thënë Mustafa, duke shtuar se këta aktivistë u kanë mundësuar që kjo parti të vijë në pushtet.

    Qe dy sezone tenderët milionësh të “Termokosit” për furnizon me mazut i ka fituar kompania “Compact Group”, po në këto dy sezone, “Termokos” ka pasur vazhdimisht telashe me mazut, me procedura të prokurimit deri në përzgjedhjen e kompanisë, dhe mbi të gjitha, në këto dy sezone Zyra e Auditorit ët Përgjithshëm (ZAP) gjen shkelje në këta tenderë.

    “Asnjëherë në asnjë rast nuk jam i involvuar në punët e pronarit të “Compact Group”. Kam dëgjuar nga mjetet e informimit në një prononcim të drejtoreshës Pula të ‘Termokosit”, se kompania ‘Coompact Group” të kishte kinse mirëkuptim, edhe pse borxhet ndaj saj ishin rreth 2 milionë euro. Pra, kjo nuk ka të bëjë absolutisht asgjë me mua”, pati thënë për ‘Zërin”, Qemajl Mustafa, kryetar i Komunës së Gjilanit.


    LDK me pastrimin e rrugëve

    Tenderët për mirëmbajtjen e rrugëve dhe të trotuarëve janë fituar disa herë nga e njëjta kompani në Komunën e Prishtinës. Kompania “Toifor”, e ortakut të djalit të ish-presidentit, Fatmir Sejdiu, Bardhylit, kompania “Zahiri” dhe Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” kanë fituar tendertë 300 mijë euro në vititn 2010 për pastrimin dimëror të rrugëve.

    Njëri nga pronarët e kompanisë “Toifor”, është bashkaksionar në kompaninë “Empair” i Bardhyl Sejdiut, i cili ka marrë edhe 150 mijë euro tender nga Komuna e Prishtinës, dy vjet më parë për riparimin e rrugëve rurale të katër fshatrave të Prishtinës.

    E njëjta kompani, në vititn 2010, ka marrë edhe dy nga tri pjesët tenderit për pastrimin e rrugëve të Prishtinës, apo mbi 100 mijë euro tender, punë që është dashur ta ndajë me kompaninë publike rajonale për menaxhimin e mbeturinave “Pastrimi”.

    Kjo kompamni ka fituar tender edhe pse Drejtoria e Infrastrukturës Lokale e kishte futur në listën prej 9 kompanive që nuk i kanë përmbushur kontratat për vitin 2008 dhe 2009.

    Vëllai i Arben Gashit e ka ndërtuar sheshin në Pejë

    Sheshin “Skënderbeu: në Pejë e ka ndërtuar firma e vëllait të deputetit të LDK-së, Arben Gashi, kompania “Vraga” e Asdren Gashit. Gashi ka thënë për gazetën se tash dy vjet familja e tij nuk është pronare e kësaj firme dhe se tjetërkush tash e ka në pronësi atë firmë.

    Tenderi i fituar në Pejë ka kapur shumën prej 250 mijë euro. Auditori Gjeneral pati gjetur shkelje në këtë tender.

    EULEX- heton kompanitë e afërta me Thaçin

    Misioni i EULEX-it është në dijeni për shumë prej kompanive private dhe cilët politikanë qëndrojnë prapa kompanive që janë fituese të rregullat të tenderëve publikë.

    Zyrtarisht nuk pranojnë që të japin detaje për shkak të hetimeve që janë duke i bërë, por jozyrtarisht për gazetën ata kanë bërë me dije se i kanë të gjitha dokumentet dhe se ka kohë që janë duke i hetuar ato.

    Sa i përket KEK-ut dhe tendervë më shuma rreth 70 milionë euro të fituar nga kompania e afërt e kryeministrit Thaçi, zyrtarisht është thënë se “nuk mund të flasim asgjë përshkak të hetimeve”.



    Financuesit e PDK-së, përfitues të tenderëve

    Disa nga ata që fituan tenderë me të madhe pas financimit të PDK-së zyrtarisht mësohet të jenë; kompania “Ndërtimi” nga Malisheva, e cila ka ndërtuar urat në rrugën Sllatinë-Gjurgjicë. Florim Zuka pronar i kompanisë “Tali”, i cili ia ka dhënë PDK-së 8 mijë euro, dhe ka fituar tenderin prej 2 milionë euro për zgjerimin e magjistrales Prishtinë-Lipjan. “Çlirimi” nga Gjilani i ka dhënë 2 mijë euro PDK-së sikurse edhe “Compact Group” 7 mijë euro. “Magjistralja” nga Gjilani ka financuar PDK-së për të fituar më pas tender prej 700 mijë euro nga Ministria e Transportit.

    Kompania “AHN Group” sikurse edhe “Timi Krsko” kanë fituar tender prej 5 milionë eurosh në Ministri të Transportit, “Bejta Comerce” e cila është fituese e tenderit prej 1.6 milion euro për rrugën Polac – Vushtrri ka dhënë PDK-së 10 mijë euro.

    (Artikulli është mbështetur nga Fondacioni Danez për Gazetari Hulumtuese “Scoop”)
    http://www.zeri.info/artikulli/2/8/4...eve-ne-kosove/

  7. #27
    Per nje pjes kogja te madhe keti forumi ,,jane shume te pasur me fjalet e tyre a ne zemer jane sikur milloshi dhe klyshet e ti gjate vitev 89/90 e pas..
    se per keta shpirte zi gjithe qka eshte keq,,per ta vetem shkinija ka punuar mbare,,,o te mjer jeni shume te farfer nga mendja

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    luja bac luja tash edhe dellin deshmor te gjall

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Hard

    Citim Postuar më parë nga Hard Lexo Postimin
    ....thojn , Mos kofsh i Fort ......
    po ama thojn edhe mos kofsh edhe ikorroptuar

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Bosi i antikorrupsionit në burg

    Shefit të Task-forcës kundër korrupsioni në Prokurorinë Speciale të Kosovës, Nazmi Mustafit i mbeti birra në gjysmë. Derisa ai ishte në njërin nga restorantet e kryeqytetit, një thirrje telefonike nga sekretaria ia prish “rahatllëkun”, ku e njofton prokurorin Mustafi se në zyrën e tij po e prisnin disa policë, të cilët e arrestojnë atë me të arritur në zyrën e tij.

    Udhëheqësi i Task-forcës së themeluar nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi për luftimin e korrupsioni është arrestuar të hënën pasdite në lidhje me një hetim për korrupsion, të cilin po e zhvillojnë prokurorë të EULEX-it që veprojnë në Prizren dhe Pejë.

    Në ditën e arrestimit të prokurorit Mustafi, i cili në Prokurorinë Speciale ka hetuar krimet ekonomike, është arrestuar edhe Reshat Zherka, nga Gjakova, i cili së bashku me vëllanë e tij, Xhelalin, janë miq të shefit të Task-forcës, të cilët dyshohen se janë deleguar nga prokurori Mustafi tek persona të ndryshëm që po hetonte prokurori, për të kërkuar dhe marrë shuma të majme parash në këmbim të mosakuzimit të tyre.

    Lajmi për arrestimin e tyre është konfirmuar nga burime të “Zërit” brenda EULEX-it. Po ashtu edhe zyra për informim e këtij misioni ka raportuar për arrestimin e dy personave nën dyshimin për korrupsion, por pa dhënë detaje të mëtutjeshme... (Shkrimin e plotë mund të lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)
    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/4...ionit-ne-burg/

    Mafia e Hashim Thacit.

Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •