Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-06-2005
    Postime
    360

    Die Welt“: Kosova – liria e një shteti të dështuar

    Është mashtrim të besohet se një territor dikur i përfshirë nga lufta është shndërruar në shtet stabil dhe prosperues. Por për këtë problem përgjegjësit në Prishtinë nuk bëhen merak. Elita politike e vendit, e prirë nga ish-lideri i UÇK-së dhe kryeministri i tanishëm Hashim Thaçi, tani e tutje mund të pasurohet edhe më shumë nga ato pak gjëra që ka Kosova dhe për këtë ajo (elita) do të kalojë edhe më tutje pa u dënuar

    Stefanie Bolzen, 10 Shtator 2012

    Nën hijen e krizës së euros, pothuaj pavërejtur, në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, ranë kambanat e orës historike. Parlamenti i ish-protektoratit të OKB-së festoi kalimin në sovranitet të plotë. Që nga përfundimi i luftës në verën e vitit 1999 ekspertët e huaj dhe ushtarakët përcaktonin fatet e ish-krahinës jugosllave. Në të ardhmen, së paku zyrtarisht, nuk do të përzihen më teknokratë të dërguar nga bashkësia ndërkombëtare, kur shteti i vogël do të vendosë për të ardhmen e tij.

    Projekt i dështuar

    Sikur Bashkimi Europian të merrte guximin të bënte një analizë të ndershme në këtë ditë historike, atëherë do të duhej të arrinte në përfundimin se projekti i quajtur Kosovë ka prodhuar në pjesën më të madhe një shtet të dështuar (“failed state”) – përkundër 3,3 miliardë eurove, të cilat janë derdhur në Ballkan nga të gjithë qypat e BE-së.

    Përkundër angazhimit të dhjetëra-mijëra ushtarëve, të cilët atje kanë garantuar paqen. Përkundër konferencave të panumërte dhe artit diplomatik të Brukselit për t’i mbajtur nën kontroll me karotë e shkop serbët, të cilët këmbëngulin në pushtetin e tyre.

    Është mashtrim të besohet se një territor dikur i përfshirë nga lufta e ka bërë hapin e parë drejt një shteti stabil apo madje prosperues. Ende gati çdo i dyti është i papunë, një e treta e njerëzve atje jeton nën pragun e varfërisë.

    Barrierat e zhvillimit

    Veriu i vendit mbetet fuçi baruti, edhe 13 vjet pas mbarimit të luftës atje kontrollin e kanë në dorë serbët. Rajoni është jostabil, sepse u shërben bandave që operojnë ndërkombëtarisht si qendër për kontrabandë drejt BE-së.

    Peshë edhe më të rëndë ka fakti se elita politike e vendit, e prirë nga ish-lideri i UÇK-së dhe kryeministri i tanishëm Hashim Thaçi, tani e tutje mund të pasurohet nga ato pak gjëra që ka Kosova dhe për këtë ajo (elita) do të kalojë edhe më tutje pa u dënuar. Aq më tepër që shteti (i Kosovës) nuk pranohet nga pesë vende të BE-së dhe nuk është anëtar i OKB-së – një pengesë e madhe për zhvillimin ekonomik.

    Përgjegjësit në Prishtinë nuk bëhen merak për këtë pengesë. Kështu ata mund t’ia hedhin fajin bashkësisë ndërkombëtare për mjerimin.

    Perktheu Enver Robelli

  2. #2
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anëtarësuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933
    [QUOTE=detiad;3483902]Është mashtrim të besohet se një territor dikur i përfshirë nga lufta është shndërruar në shtet stabil dhe prosperues.

    Është mashtrim të besohet se një territor dikur i përfshirë nga lufta e ka bërë hapin e parë drejt një shteti stabil apo madje prosperues.
    pse e perserit??
    13 vjet nuk jane kurgja.kane fillu evropa qe ne 1880 me na i mor me copa tokat e shqipes deri ne 1946.Tashti shqiptaret do i marim perseri ashtu ngadal ngadal.
    Me ngadal kosova do lidhet me trungun e vet sic ndodhi me gjermonin ku lindoret ishin akoma nen egjemonin e sllaveve verior.
    Ndryshuar për herë të fundit nga altint71 : 12-09-2012 më 15:29

  3. #3
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    "djepi i qyteterimit", nje nga shtetet e Europes se bashkuar eshte mbytur ne borxhe dhe Europa po jep Miliarda euro qe ta shpetoje kete shtet. E c'presin nga Kosova qe akoma nuk di varret e te masakruarve nga lufta e pak viteve me pare? E c'jane 3.3 miliarde ne 13 vjet kur c'do gjashte muaj djepi i qyteterimit mer 200 here me teper?Kush eshte shtet i deshtuar? Hipokrizi tipike europiane.Te rroje Amerika se per Europen do na kishin fshire nga faqja e dheut me Kosove e me Shqiperi.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •