Close
Faqja 9 prej 26 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 251
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    mia@ ka plot burra me mustaqe qe kane hyre ne burg si meshkuj e kane dale feshkuj
    Je i sigurt qe e kane bere me deshire?! Ne burg s'te fuksionin truri tamam, lol, prandaj ndodhin ato qe ndodhin.
    Feelings change - memories don't.

  2. #82
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    nuk duhet te lejohen,
    Skam asgje kunder se cfare ben gjithesejcili ne dhomen e vet, po cfare lesh te drejtash duan keta?
    Flamuri i ketyre perkrah flamurit shqiptar? Seriozisht?
    Kjo eshte fyerje.
    Si e kane flamurin KETa ? lol
    Keyboard not found .... press any key to continue!

  3. #83
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga P@R4nOi@C_LorD Lexo Postimin
    Si e kane flamurin KETa ? lol

    Per gjera me te hollesishme dhe teknike duhet t'i drejtosh pyetjet Ed Vrromes ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  4. #84
    Citim Postuar më parë nga P@R4nOi@C_LorD Lexo Postimin
    Si e kane flamurin KETa ? lol
    si ngjyrat e pallateve te tiranes
    shume ngjyreshe, ylber lol



    flumari i pederave
    We never really grow up, we only learn how to act in public.

  5. #85
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Citim Postuar më parë nga P@R4nOi@C_LorD Lexo Postimin
    Si e kane flamurin KETa ? lol
    Ka shume mundesi te tille :

    http://upload.wikimedia.org/wikipedi...g-withHole.jpg

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    -eshte zgjedhje e tyre,
    -eshte sh personale,
    -nuk i urrej,
    -por nuk i pelqej per kete gje
    -kane te drejtat e tyre
    -duke gjykuar sipas menyres sime ndjej keqardhje qe pse jane te tille
    -nuk do e honepsja tu ndodhte njerezve te mi te aferm,por(luaj vendit)nese do bente vaki...do ta pranoja(me zemer te thyer).

    nuk i konceptoj ca postime me lart qe flasin per ti vrare e per ti prere,s'ka kuptim kjo urrejtje....

  7. #87
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Parada gay, Ekrem Spahiu: Do i kapim në hu

    23 Mars 2012 - 13:36 | Shqiperi


    Parada gay, Ekrem Spahiu: Do i kapim në hu
    Nga: ERMELINDA HOXHAJ
    TIRANË- Aktiviteti Aktiviteti i pritshëm për paradën e gay-ve në 17 maj ka ngjallur një sërë debatesh. Deklarata më e fortë është bërë nga kryetari i partisë Lëvizja e Legalitetit njëkohësisht edhe zv/ministër i mbrojtjes Ekrem Spahiu, i cili ka thënë se partia që ai përfaqëson vlerëson vlerat e shqiptarëve si komb dhe e vetmja deklaratë që ka për këtë komunitet është "ti kap në hu". Ndërsa sociologu Edmond Dragoti ka theksuar se në vendin tonë duke qenë se ka një komunitet LGBT duhet të bëhen parada të tilla edhe pse mund të sjellin probleme apo provokime në shoqëri. Veç të tjerash Dragoti ka thënë se pjesë e kësaj parade duhet të bëhen edhe deputetët pasi ata përfaqësojnë ligjin dhe do ishte një mbështetje për këtë komunitet. Ndërsa për aktivisten e të drejtave të njeriut Elsa Ballaurin nëse bëhet vetëm shpalosja e flamurit të LGBT nuk mund të quhet një paradë e gay-ve dhe ky lloj aktiviteti nuk do ngjallte provokime. Sipas saj shoqëria jonë për sa i përket këtij komuniteti është diskriminuese dhe nuk i pranon.
    Ekrem Spahiu
    Deklarata më e ashpër ndaj një iniciative të Ambasadës "Pink" për paradën e flamurit të LGBT në datë 17 maj, ditë kundër homofobisë, është bërë nga kreu i legalitetit Ekrem Spahiu. "Ne jemi parti konservatore shqiptare, vlerësojmë tra-shëgiminë shqiptare si vlera të rëndësishme për një komb. Unë s'kam ndonjë koment tjetër, vetëm t'i 'kap në hu ato'. Hu është fjalë dialektore, por besoj se kuptohet, ose thënë ndryshe shkop gome",- ka thënë Zv/ministri i mbrojtjes dhe kryetari i partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahiu.
    Edmond Dragoti
    Për sociologun Edmond Dragoti edhe në vendin tonë ka ardhur koha të bëhen parada të mirëfillta të homoseksualëve përderisa ka një komunitet të tillë, edhe pse do ngjallnin provokim në shoqëri.
    "Nuk është e lehtë të bësh një aktivitet të tillë të grupeve vulnerabël si janë komuniteti LGBT (lesbike, gay, biseksual transgjinor). Natyrisht ata kanë të drejtën e tyre për të bërë këtë lloj parade. Ky grup dallon vetëm nga identiteti seksual dhe jo nga etnia, feja, raca, gjuha etj. Pra shoqëria ka shumë pika të përbashkëta dhe nuk duhet ti përbuzë, pasi edhe ky komunitet ka të drejtat e tyre dhe duhet ti shprehë ato lirisht pa pasur frikë. Edhe pse në vendin tonë nuk ka praktika të tilla, të paradave të gay-ve do ishte mirë që të bëhen, jo vetëm parada të flamurit të komunitetit LGBT, por edhe të pjesëtarëve të tyre. Ne jemi një shoqëri tranzicioni, edhe kultura jonë është në tranzicion, kjo është mundësi e tyre që të tregojnë vetveten dhe identitetin e tyre seksual. Mundësi për të pasur probleme ekzistojnë, pasi ne jemi deri diku një shoqëri homofobe, por besoj se ka ardhur koha që në vendin tonë të bëhen parada të gay-ve si në çdo vend të botës, përderisa edhe në vendin tonë ka një komunitet LGBT. Ajo që është herët për Shqipërinë është një ligj të parte save të këtij komuniteti, por për paradat tashmë koha ka ardhur, mund të ketë incidente, por incidente ka në mbarë botën kur bëhen të tilla parada. Jam i mendimit që edhe në këtë paradë të flamurit që do bëhet duhet ti bashkohen edhe politikanët, ligjvënësit, deputetët pasi ata përfaqësojnë ligjin dhe do ishte një mbështetje për këtë komunitet. Po ashtu mendoj se përderisa flamurin e LGBT do e dorëzojnë pranë Kryeministrisë, Kryeministri Berisha duhet ti presë ata personalisht te shkallët, pasi ai është shprehur shpeshherë pro këtij komuniteti deri duke folur edhe për martesat e tyre dhe këtë duhet ta tregojë edhe me vepra",-ka thënë sociologu Dragoti.
    Elsa Ballauri
    Aktivistja për të drejtat e njeri ut Elsa Ballauri ka thënë se shpalosja e flamurit shtatë ngjyrës që përfaqëson komunitetin LGBT në mbarë botën nuk është një paradë gay e mirëfilltë dhe një aktivitet i tillë nuk do të ngjallë provokime në shoqëri. Edhe pse shoqëria jonë është diskriminuese ndaj komunitetit LGBT. "Kjo paradë që është thënë se do bëhet në Tiranë në 17 maj, nuk do jetë një paradë e mirëfilltë gay-ish. Dhe nëse do jetë vetëm një paradë e flamurit nuk mund të parashikohet nëse do ketë ndonjë reagim nga shoqëria apo do jetë e qetë. Normalisht dihet që shoqëria jonë ka një diskriminim ndaj komunitetit LGBT, por situata më problematike është brenda familjes, sidomos kur prindërit marrin vesh që kanë fëmijët pjesë të këtij komuniteti. Reagimi i shoqërisë varet shumë nga organizimi që do të ketë ky aktivitet, paradat e gay-ve në botë shkaktojnë provokim nga paraqitja e jashtme e pjesëmarrësve në këto lloj paradash. Pasi ata dalin me veshje provokuese, nëse do bëhet një paradë e tillë në Tiranë atëherë do ngjallte reagime të forta. Por për një aktivitet ku do bëhet parada e flamurit LGBT nuk besoj se do ketë provokime dhe do zhvillohet pa probleme",-ka deklaruar Ballauri.

    (el.me/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

  8. #88
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Totozani: Kërko ndjesë

    Të tjera rreth shkrimit
    Hazizaj: Flamuj në insitucione
    TIRANË – Avokati i Popullit ka reaguar pas deklarata e zv.ministri të Mbrojtjes në lidhje me mbajtjen e një parade të komunitetit homoseksual më 17 maj.
    Totozani, i kërkon zyrtarit të lartë të shtetit të kërkojë ndjesë publike për deklaratën fyese.
    “Avokati i Popullit i kërkon këtij zyrtari të lartë të qeverisë shqiptare të deklarohet menjëherë mbi vërtetësinë e këtij citimi dhe të kërkojë në mënyrë urgjente ndjesë publike nëse kjo deklaratë fyese dhe denigruese është qoftë edhe pjesërisht e vërtetë.
    Avokati i Popullit dënon fuqishëm çdo deklaratë dhe shprehje të këtij formati, që nuk ka asgjë të përbashkët me frymën e tolerancës, bashkëjetesës dhe diversitetit, si vlera tradicionale të shoqërisë shqiptare. Përveç kësaj, deklarata të tilla nxisin dhunën dhe urrejtjen duke përbërë kështu edhe një vepër penale”, thuhet në reagimin e Avokatit të Popullit.
    Totozani vijon më tej duke deklaruar se kjo është një mendësi krejtësisht të papranueshme dhe apelon çdo zyrtar shtetëror të çdo niveli, mbi papajtueshmërinë flagrante të këtyre deklaratave me procesin e intergrimit dhe vlerave europiane që mbart ky proces.

    ÇFARË THA EKREM SPAHIA?
    “Ne jemi parti konservatore shqiptare, vlerësojmë trashëgiminë shqiptare si vlera të rëndësishme për një komb. Unë s’kam ndonjë koment tjetër, vetëm t’i kap në hu ato. Hu është fjalë dialektore, por besoj se kuptohet, ose thënë ndryshe shkop gome”, tha ai në një intervistë për Gazetën Shqiptare.

    (aq/shqiptarj.com)

  9. #89
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ja u hap edhe nje "problem" tjeter madhor, i tej-zakonshem, vete-kontestues, "elektrizues" i opinionit publik shqiptar ... perdoret nga zedhenesat e xhahil-hoxha-kapo-gjonajt, ustallaret e salijevit e edverit, per te shmangur vemendjen e opinionit publik nga problemet e verteta qe po gerryejne vendin dhe rraskapitin popullin; diçka po pergatisin qenef-hienat per te kaluar pa rene shume ne sy ...

  10. #90
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    [QUOTE=thirsty;3373409]si ngjyrat e pallateve te tiranes
    shume ngjyreshe, ylber lol


    ahahah sikur me ke lexuar mendjen lol. btw ketu ne philadelphia kane edhe lagjen e vet edhe vetem flamuj te tille shef.
    I LOVE GOD

    j&g

Faqja 9 prej 26 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •