Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Doktor i Shkencave, ing Alfred Paloka

    Ndahet nga jeta ish-deputeti, Alfred Paloka




    TIRANE-Ndahet nga jeta Alfred Paloka, ish-deputet i Kuvendit tė Shqipėrisė si dhe njė nga figurat mė tė spikatura akademike nė fushėn hidroenergjitike nė vend. Akademiku i njohur Paloka ndėrroi jetė mbrėmjen e djeshme pas njė sėmundje tė rėndė.
    Homazhet pėr nder tė tij do tė mbahen sot tek Shtėpia e Oficerėve nė orėn 13.00-14.00.

    Alfred Paloka ka qėnė deputet i Kuvendit tė Shqipėrisė nga viti 1992 deri nė vitin 1996. Alfred Paloka, pėr njė periudhė 45 vjeēare, ka kontribuar nė fushėn e elektroenergjetikės. Pėr 23 vjet rrjesht, ai ka qenė pedagog e drejtues nė Fakultetin e Inxhinjerise se Universitetit te Tiranės (sot Universiteti Politeknik), ku ka fituar dhe gradat shkencore “Kandidat i Shkencave” dhe “Doktor i Shkencave”, si dhe titullin Docent.

    Pėr njė periudhe 10 vjeēare ka punuar ne Sistemin Energjetik Kombetar, nė Institutin e Energjetikės dhe KESH, me detyra tė rendėsishme studimore e drejtuese. Gjatė tėrė kėsaj periudhe, ka realizuar njė aktivitet tė pasur shkencor qė mund tė permblidhet sipas kėtyre drejtimeve: Autor i 14 librave, teksteve, monografive shkencore si: Shfrytėzimi i Energjisė Ujore, Elektoteknika e Pėrgjithėshme; GRAFET (Pėrdorime nė Elektroteknikė, Elektronikė, Automatikė etj.), Qarqet Elektrike Shifrore, Energjetika, Elementė tė Informatikės Teknike, Elektrifikimi dhe Automatizimi i Makinerive tė Ndertimit, Pėrafrimi Analitik i Varsive Eksperimentale, etj.
    Autor dhe bashkėautor nė shumė studime e projekte nė dobi tė Sistemit Kombėtar tė elektroenergjise.

    (d.b/BalkanWeb)


    --

    Ngushellime Familjes Paloka

    .

    Zoti Agim Doci ndoshta shkruan dicka meqe besoj e ka pasur Pedagog e Koleg te ndjerin..

  2. #2
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Ngushellime familjes se z. Alfred Paloka

    Me mirenjohje ndaj Brarit qe na informon aq shpejt mbi ndarjen nga kjo jete te shqiptareve te shquar (sikur te jete zedhenes i zyres kombetare te funeraleve prane...)
    ndjej dhimbjen dhe detyrimin si qytetar dhe si nxenes e student ti shpreh ngushellimet me te thella sidomos zonjes Ajtanka, mesuesja ime ne politeknikumin 7 Nentori dhe bashkeshorte e pedagogut tim ne politeknikum dhe universitet, ne degen elektrike, Dr.Alfred Paloka.
    Profesorin e nderuar e vleresoj ne rradhe te pare si njeri i ndershem, i dashur e zemergjere, pedagog i talentuar dhe studjues i shquar, qe ka lene gjurme ne profilin e tij shkencor. Sa keq qe u largua kaq shpejt nga kjo jete edhe Dr.Alfred Paloka.
    Uroj t'i prehet qete kurmi dhe iu naltesofte shpirti!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ajtanga mos eshte nje zonj esmere me floket qe i mbante te lidhura lart?
    Ngushellime Petrol me qe i ke njohur si prof Zija Xholin si prof Alfred Paloken.

    Shum Keq qe ikin keta njerez kaq te ditur e kaq te mire.

    Ngushellime dhe Ed Palokes qe me sa di e ka Xhaxha te ndjerin.

    -


    RD

    -

    Kryeministri Berisha zhvilloi dje homazhe, nė nderim tė ish-deputetit tė Kuvendit tė Shqipėrisė

    Alfred Paloka, studiues dhe politikan i moderuar

    Kryeministri Berisha zhvilloi dje homazhe, nė nderim tė ish-deputetit tė Kuvendit tė Shqipėrisė nė vitet 1992-1996 dhe akademikut Alfred Paloka, i cili u nda nga jeta njė ditė mė parė. Kryeministri Berisha shprehu ngushėllimet pėr ndarjen nga jeta tė ish-deputetit Paloka, duke vlerėsuar figurėn e tij si intelektual, studiues dhe politikan tė menēur e tė moderuar.
    "Profesor Alfred Paloka u nda nga jeta, duke shkaktuar njė pikėllim tė thellė tek familja, tek miqtė e tij dhe tė gjithė ata qė e kanė njohur, tek nxėnėsit e panumėrt qė u ka dhėnė mėsim, kolegėt, me tė cilėt ka ndarė nė dekada veprimtari universitare, inxhinierėt, teknikėt dhe punėtorėt, me tė cilėt ka punuar me pėrkushtim tė madh nė ndėrtim veprash kryesor energjetike tė vendit.
    Profesor Alfred Paloka lė njė boshllėk. Kjo ėshtė humbje e madhe pėr botėn shkencore shqiptare, mendimin intelektual shqiptar, botėn akademike tė vendit. Ata qė e kanė njohur dhe e kanė pasur mik dhe unė jam njė nga ata, ku kam pasur njė marrėdhėnie miqėsore tė palėkundur me tė do tė ruajnė nė memorien e tyre kujtimet mė tė mira tė njė qytetari shembullor, tė njė intelektuali patriot, tė njė studiuesi serioz e tė pėrkushtuar, por edhe tė njė politikani tė urtė, tė menēur, tė moderuar.
    Dua qė me kėtė rast t'i shpreh ngushėllimet e mia mė tė sinqerta bashkėshortes, fėmijėve, vėllezėrve e motrave, tė gjithė familjes Paloka, por edhe tė gjithė miqve tė shumtė qė Alfredi ka pasur, mbasi me vlerat qė mishėronte, ai ka pasur respektin, ka merituar miqėsinė e dashurinė e shumė e shumė intelektualėve, studiuesve, politikanėve tė kėtij vendi", u shpreh Kryeministri.
    Alfred Paloka, kontribut tė veēantė nė jetėn akademike
    Edhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, bėri dje homazhe nė nderim tė ish-deputetit tė Kuvendit tė Shqipėrisė, zotit Alfred Paloka, i cili u nda nga jeta pas njė sėmundjeje tė rėndė. Kryetarja e Kuvendit nė emrin e saj personal, por edhe tė Kuvendit tė Shqipėrisė, shprehu ngushėllimet mė tė thella familjarėve dhe tė afėrmve pėr humbjen e njeriut tė tyre tė dashur.
    Zonja Jozefina Topalli vlerėsoi kontributin e zotit Alfred Paloka nė Kuvendin e Shqipėrisė pėr periudhėn, kur ai ka qenė deputet dhe nė mėnyrė tė veēantė kontributin e tij nė jetėn akademike.
    "Sot ėshtė ndarė nga jeta njė tjetėr deputet i Kuvendit tė Shqipėrisė, Alfred Paloka, i cili ka lėnė njė emėr tė mirė pėr veten, familjen, fėmijėt dhe tė afėrmit e tij. Ishte njė inxhinier elektrik, pedagog, Dekan nė Fakultetin e Inxhinierisė. Ishte njė njeri i dashur dhe ka punuar pėr vendin. Ndėr personalitetet mė tė respektuara, nė fushėn e akademisė, nė fushėn e inxhinierisė elektrike, por edhe si deputet i Kuvendit tė Shqipėrisė", u shpreh Kryetarja e Kuvendit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •