Une jame absolutisht kundra, kjo eshte vota ime--------kundra
x x
x x
x x
x
x x
x x
x x
Une jame absolutisht kundra, kjo eshte vota ime--------kundra
x x
x x
x x
x
x x
x x
x x
Sqarim, kjo themë nuk është hapur për të dhënë vota,por kushdo që mbështet peticionin, mund ta shprehi këtë dhe vëj emrin e vet, të tjerët nuk kanë nevojë të futen fare këtu.
Përshëndetje
Rrofshin Shqiptarët e Bashkuar dhe Shqipëria e Bashkuar
Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!
Rrofte Shqiperia Etnike
O Dodon, ndal pak se s'mund t'u ndalosh të tjerëve shprehjen e mendimit të tyre në lidhje me propozimin tënd; pikësëpari nuk je pronar i forumit e edhe po të ishe prap nuk do të kishte kuptim të silleshe sikur fëmijë (topi im dhe unë shutoj penalltinë).
Unë për vete, e kuptoj dhe e çmoj dëshirën tënde për bashkim edhe të figurave udhëheqëse në të dy anët e kufirit, por o Dodon më duket e panevojshme dhe naive që ne t'u bëjmë udhëheqësve tonë një lutje të tillë sepse ata DO TË DUHEJ të jenë të vetëdijshëm për një gjë të tillë dhe të kenë vullnet për të realizuar ate, pos kësaj ATA DO TË DUHEJ të ishin shembull për ne për afrim dhe bashkim kombëtar, por... gjithnjë ekziston kjo por, ne (apo shumica prej nesh) e dijmë se çfarë udhëheqësish kemi dhe cilat janë prioritetet e tyre (me siguri jo interesi i kombit) e për këtë arsye është e kotë (dhe qesharake) që ne t'i lusim ata për t'u takuar mes veti (s'kanë as çka të bisedojnë) e fundi i fundit kurrë mos u takofshin e çafën e thefshin se në krahasim me Shqipërinë dhe Kosovën këta (moisiu, nano, metam berisha, rugova, thaqi, haradinaj) janë fare të vegjël dhe të parëndësishëm, nuk i kemi këta baballarë por SHQIPËRIA DHE KOSOVA janë NËNAT TONA. Asnjë njeri dhe asnjë grup njerëzish nuk mund të jetë mbi kombin dhe më i rëndësishëm se KOMBI, askush nuk është i pazëvendësueshëm dhe sa më shumë që dikush don të ngritet mbi interesat kombëtare në kurriz të kombit aq më poshtë dhe më thellë do të bie në humnerë (si psh. mender'emethënë enver hoxha).
Kështu mendoj unë, mos ma merr për të keq Dodon se s'kisha për qëllim të të lëndoj!
të gjitha me masë!
Dodoni, shifet se propozimi juaj eshte bere me nje qellim te mire. Por dihet edhe fakti tjeter se cili eshte realiteti ne politiken mbare shqiptare! Mjafton ta marre shembull komentin e MARIGLENNORES per te kuptuar se sa te ndare jane shqiptaret ne bindjet e tyre politike (kur dihet se Rugova ka fituar me voten e lire te popullit dhe se den babaded ka qene dhe eshte per PAVARSINE E KOSOVES).
E dime fort mire se qarqe te caktuara kane penguar viziten e Dr. Berishes ne Kosove para dy vitesh (per mua Berisha, ndoshta si politikan ka bere disa gabime, por ne shpirtin e tij AI ESHTE SHQIPTARE I VERTETE)
Nanosi e Meta preferojne Athinen e Beogradin me shume se PRISHTINEN dhe momentalisht jane duke mbajtur zi per shkuarjen ne ferr te Gjingjiqit.
Presidenti Mojsiu duket se eshte burre i vertete, ta shohim vazhdimin...
Në jetë gjithçka të lë, me përjashtim të veprës tënde!
Moisiu do rrespektohet kur te mare ne dore vertet frenat e shtetit, se deri tani eshte si qeni qe ruan shtepin e Zotit Nano ne Periferi te Athines.
Tal Aga, nuk jam duke i ndaluar askujt që ë shprehi mendimin, por ky është peticion dhe jo themë diskutimesh, prandaj edhe thashë se nuk ka nevojë për diskutime në këtë, por kushdo të përkrah këtë le të shprehi përkrahjen dhe ta firmos në një farë mënyre, pra ta lë emrin e tij këtu, e ata që sfuten këtu do të thotë se ose nuk janë për ose nuk i intereson kjo punë fare, por jo të vijnë dhe diskutojnë në lidhje me këtë, sepse e thashë edhe njëherë ky është vetëm peticion.
Kurse çfarë udhëheqësish kemi, ne jemi ata që i kemi votuar dhe kemi të drejtën ti kërkojmë që të mbrojnë interesat tona si është më së miri, dhe se kur nuk e bëjnë një gjë të tillë edhe ti zbresim fare, a s'është kështu.
Dalina, pikërisht për këtë e bëra unë këtë, pra për ti bashkuar sa më shumë shqiptarët, dhe gjithë politikanët tanë duhet ta dijnë se kanë një tokë shqiptarë të tyre të quajtur Dardania të cilën duhet ta vizitojnë sa më shpesh sepse është e tyre dhe shumë shpejt do të bëhet edhe bashkimi.
Përshëndetje
Rrofshin Shqiptarët e Bashkuar dhe Shqipëria e Bashkuar
Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!
Rrofte Shqiperia Etnike
Miq apo partnerë?
Nga Bashkim Muça
Po e nis në fillim me kinezët. Kështu do të ishte më i justifikueshëm krahasimi i të sjellurit të djeshëm të politikanëve shqiptarë me kinezët, me atë të të sjellurit të atyre të sotëm, me serbët. Akoma nuk është harruar ajo sentenca e famshme e fillimit të pluralizmit në Shqipëri, sipas së cilës në kohën e diktaturës, kinezët konsideroheshin “vëllezër”, ndërsa shqiptarët e Kosovës “miq”. Përkundrazi edhe në kohën e marrëdhënieve të arta me jugosllavët, megjithë thurjet e lavdeve për binomin e diktatorëve të dy vendeve, asnjëherë populli serb nuk është konsideruar si popull “vëlla”. Kjo është ajo që më shtyu të vija shqiptarët në mes të kinezëve dhe serbëve. Duke bërë një krahasim ndërmjet qëndrimeve në dy kohë të ndryshme, ndaj dy popujve të ndryshëm dhe dy politikave të ndryshme, dalin në pah elementët që identifikojnë si të ngjashme politikën e diktaturës me atë të sotmen, kur është fjala për konsideratat ndaj popujve të tjerë. Në të vërtetë, marrëdhëniet shqiptaro-kineze u përforcuan dukshëm pas prishjes së marrëdhënieve shqiptaro-ruse dhe në kushtet e marrëdhënieve të acaruara ndërmjet rusëve dhe kinezëve. Në atë kohë, diktatori shfrytëzoi më mirë se kurrë rastin për të mbrojtur Kinën dhe për të lidhur marrëdhënie të qëndrueshme me shtetin e madh aziatik. Sigurisht që edhe kinezëve u interesonte që të kishin marrëdhënie të mira, me një vend evropian ( sado të vogël), për kundërpeshë ndaj rusëve dhe amerikanëve. Shkëmbimet e vizitave në atë kohë, kanë qenë brilante. Përjashtuar udhëheqësin komunist Mao, Shqipërinë e patën vizituar të gjithë hierarkët e tjerë, përfshirë edhe kryeministrin Çu En Lai. Përveç kredive, nga Kina u investuan në Shqipëri teknologji në disa nga veprat më të rëndësishme industriale, përfshirë këtu edhe hidrocentaralet kryesore të vendit. Në këtë kuptim, deri diku është e justifikuar dashuria e diktaturës shqiptare për kinezët.
Le të vijmë tani tek serbët. Historia e marrëdhënive shqiptaro-serbe, është e vjetër dhe e mbarsur me oshilacione. Baticat dhe zbaticat serbe në kufirin shqiptar, kanë qenë fenomeni që historikisht kanë shoqëruar marrëdhëniet ndërmjet këtyre dy kombeve, të cilat shkaktuan armiqësi. Kjo armiqësi u bazua mbi grabitjen nga ana e serbëve, të interesave thelbësore të shqiptarëve dhe u shoqërua me mijëra e mijëra viktima, që u përkasin brezave të ndryshëm, që erdhën si pasojë e genocidit dhe dhunës serbe. Serbët mbeten shkaktarë të armiqësisë, për shkak të orekseve përherë e në rritje, për të pushtuar troje shqiptare. Shqipërinë nuk e ka vizituar asnjë kryeministër serb apo jugosllav pas krijimit të federatës, ndërkohë që në vitin 1946, udhëheqësi shqiptar e vizitoi shtetin fqinj. Dashuria politike e mbështetur mbi ideologjnë komuniste, zgjati jo shumë dhe arriti të mbijetojë për disa kohë, mbi armiqësinë tradicionale midis dy popujve fqinj. Më pas, po për arsye ideologjike, politika i pozicionoi vendet tona në kampe armiqësore. Lufta në Kosovë, tregoi që as politika serbe dhe as vetë populli serb, nuk e hoqën asnjëherë armiqësinë e tyre ndaj shqiptarëve. Në kushtet e sotme, vetëm 4 vjet pas përfundimit të luftës së fundit shqiptaro-serbe në Kosovë, politika e Tiranës, po kërkon të rikthejë terminologjinë e dikurshme, përkundrejt armiqësisë së heshtur dhe të thellë, që vazhdon të ekzistojë ndërmjet dy popujve.
Vrasja e Kryeministrit serb, i shërbeu një pjese të politikës shqiptare për të krijuar hipnoza të tilla, sipas të cilave ne mund t’i vlerësojmë serbët si “miq”, ndërkohë që as serbi më i thjeshtë, nuk ka shprehur ende asnjë reflektim ndaj politikës së shtetit të tij, të ndjekur prej gati një shekulli në Kosovë. Këtu nuk është fjala për të konsideruar serbët si “armiq”, pasi edhe terminologji të tilla duken të vjetra për politikën e re të Evropës së sotme dhe do të çonin në të njëjtën mënyrë, në përdorime të terminologjive të vjetra të diktaturës. Por kur është fjala për të fiksuar terminologji që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve apo më tej ndërmjet dy kombeve, të cilat tradicionalisht kanë qenë problematike dhe që vazhdojnë të jenë të tilla edhe sot, duhet patur parasysh edhe reflektimi i partnerëve me të cilët kemi të bëjmë. T’i vlerësosh serbët si “partnerë”, është e mjaftueshme politikisht dhe gatishmëri e plotë për të zgjidhur problematikat që kanë të bëjnë me rajonin. Përmallime të pajustifikuara në emër të moderacionit, nuk përkojnë aspak me terminologjinë e shqiptarëve, të cilët akoma kanë probleme shumë serioze me serbët. Akoma nuk ka ndodhur që ndonjë politikan në Serbi, përfshirë këtu edhe të ndjerin Gjingjiç, t’i ketë vlerësuar shqiptarët si partnerë të mirë, pa bërë fjalë për t’i vlerësuar ata si “miq”. Pa dashur të shpreh ndonjë dozë nacionalizmi, akoma nuk është e kuptueshme se si një pjesë e politikës, po kërkon të rikthejë në skenë terminologji false të kohës së jugosllavëve dhe kinezëve, të papranueshme sot për shqiptarët. Nëse këto fakte do t’i kalonim në heshtje, me siguri që mund të implikonin një mentalitet të pjesshëm të vlerësimit, ngjashëm me atë të kohës së diktaturës. Veçse këtë radhë jo kinezët, por serbët do të quheshin “vëllezër”, ndërsa shqiptarët e Kosovës përsëri si “miq”. Nuk do të ishte shumë e papritur kjo terminologji, kur mendon se kryeministri i Shqipërisë (njëkohësisht kryetari i maxhorancës) nga njëra anë dhe kreu i opozitës nga ana tjetër, nuk kanë arritur të vizitojnë akoma Prishtinën, kryeqytetin e shtetit të dytë shqiptar.
Kushdo që është për mund të lë emrin e tij këtu që është një lloj firmosje e peticionit.
Përshëndetje
Rrofshin Shqiptarët e Bashkuar dhe Shqipëria e Bashkuar
Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!
Rrofte Shqiperia Etnike
Krijoni Kontakt