Mariglen Nora
Nuk është edhe Rugova ashtu si thua ti, megjithë gabimet që mund të ketë si ai ashtu edhe cdo politikan shqiptar dhe edhe botëror. Sa për ftesën, unë pajtohem se edhe mund ti kërkojmë edhe institucioneve shqiptaro-dardane që tua bëjnë një gjë të tillë, edhe pse mendoj se nuk ka nevojë për një gjë të tillë, sepse nuk na duhen ftesa për të shkuar nga një qytet shqiptar në tjetrin, por shkojmë sa herë që duam dhe na teket, pse sepse është i joni, dhe ja se cfarë desha të them me përmendjen e qyteteve shqiptare më lartë, pra Prishtina e Dardania janë poaq të presidentit dardan Rugovës e tjetrit sa edhe të presidentit Moisiu, kryeministrit Nano, apo liderit opozitar Berisha.
Albo, unë jam shumë i bindur se ato deklarata kanë qenë sporadike dhe të nxituara dhe jam më se i sigurtë se edhe Nano,Gjinushi, Ceka e të tjerët e duan Dardaninë poashtu sikur gjithë shqiptarët e tjerë sepse është jona, e edhe e kryeministrit Nano, Gjinushit e Cekës, dhe mosdashja e tyre nga ana e tyre është mosdashje e shtëpisë e vendit të tyre,mosdashje e interesave të tyre, gjë që nuk mund të ndodh dhe është jashtë çdo llogjike njerëzore, e ekzagjeruar pa pikë nevoje.
Sa për punë e pritjes, me të vërtetë ka qenë një gabim shumë i madh, por që u përmirësua pastaj, dhe nuk do të ndodh më. Kurse sa për të këqiat Rugovës nuk mendoj se ka pasur të këqia ndonjëherë nga ta ai personalisht përveç kërkesës së disahershme të Rugovës në lidhje me këto deklarata të tyre të paraluftës, që të kishin kujdes në deklaratat e tyre, gjë që ka qenë fare e drejtë nga ana e Rugovës, dhe kjo ishte edhe arsyeja kryesore se pse Rugova nuk ishte më në Tiranë që nga ajo kohë, edhe pse reagim i arsyetuar deri diku nga ana e tij, por prapë është dashur të shkonte dhe të shkoj dhe në të ardhmen padyshim që do të shkoj shumë shpesh.
Rugova ka qenë në Tiranë qindra herë dhe shkuarja e tij atje nuk ka ndonjë domethënie ashtu siç ka shkuarja e këtyre treve së bashku për herë të parë në Prishtinë.
Albo, respekti dhe simpatia për njëri tjetrin do të thotë respekt dhe simpati për veten tonë, prandaj që të gjithë ne nga politikanët e deri te njerëzit e thjeshtë duhet të respektojmë dhe simpatizojmë njëri-tjetrin sepse kështu respektojmë dhe simpatizojmë veten tonë.
Prandaj, ju lutem që të gjithë ata që duan të vendosin firmën e tyre, në lidhje me këtë peticion të deklarohen dhe tjau dërgojmë pastaj.
Përshëndetje
Rrofshin Shqiptarët e Bashkuar dhe Shqipërisë e Bashkuar
Krijoni Kontakt