Bisede e Zotit te meshirshem me nje Shpirt te rene ne Deshperim
1486 Jezusi: O shpirt i futur ne erresire, mos u deshpero. Gjithcka nuk eshte humbur akoma. Eja dhe flit me mirebesim tek Zoti yt, qe eshte dashuri dhe meshire.
- Por shpirti, shurdh ndaj kesaj thirrje, e mbeshtjell veten ne erresire.
Jezusi therret perseri: Femija im, degjoje zerin e Atit tend te meshirshem.
- Ne shpirt vjen kjo pergjigje: Per mua nuk ka meshire, dhe bie ne nje erresire me te madhe, nje deshperim qe eshte nje shije paraprake e ferrit dhe qe e ben te pamundur te vije prane Zotit.
Jezusi e therret shpirtin nje here te trete, por shpirti ngelet shurdh dhe qorr, i ngurtesuar dhe ne deshperim. Pastaj meshira e Zotit fillon te perpiqet vete, dhe, pa bashkeveprim nga shpirti, Zoti i jep hirin final. Ne qofte se edhe kjo harxhohet, Zoti do ta lere shpirtin ne kete gjendje te vete zgjedhur ne perjetesi. Hiri vjen nga Zemra e meshirshme e Jezusit dhe i jep shpirtit nje drite te vecante nepermjet te ciles shpirti fillon te kuptoje perpjekjen e Zotit; por kthimi varet nga vullneti i tij. Shpirti e din qe per te, ky eshte hiri i fundit, e sikur te tregoje edhe nje fije vullnet te mire, meshira e Zotit do te beje pjesen tjeter.
Meshira Ime e plotfuqishme eshte ketu. I lumtur eshte shpirti qe perfiton nga ky hir.
Jezusi: Cfare gezimi e mbush Zemren Time kur ti kthehesh tek Une. Ngaqe je I dobet, Une te marr ne krahet e Mi dhe te sjell ne shtepine e Atit Tim.
Shpirti(sikur po zgjohet, pyet me frike) : Ka mundesi qe te kete akoma meshire per mua?
Jezusi: Po ka, femija im. Ti ke nje te drejte te vecante tek meshira Ime. Lere te veproje ne shpirtin tend te shkrete; leri rrezet e hirit te hyjne ne shpirtin tend; ato sjellin me vete drite, ngrohtesi, dhe jete.
Shpirti: Por frika me pushton tek mendoj mekatet e mia, e kjo frike e tmerrshme me ben te dyshoj miresine Tende.
Jezusi: Femija im, te gjithe mekatet tua nuk e kane plagosur Zemren Time me kaq dhimbje sa e ka mbushur mungesa e besimit tend qe pas kaq perpjekjeve te dashurise dhe meshires Time, ti akoma te dyshosh miresine Time.
Shpirti: O Zot, me shpeto Vete, ose humba. Beju Shpetimtari im. Smund te them me shume, zemra ime e shkrete eshte bere cope-cope, por Ti, O Zot
..
Jezusi nuk e le shpirtin te mbaroje por, pasi e ngre nga toka, nga thellesia e mjerimit te tij, e con ne strehen e Zemres se Tij ku te gjitha mekatet e tij zhduken menjehere, te konsumuara nga flaket e dashurise.
Jezusi: Ja shpirt, ku jane te gjitha thesaret e Zemres Time. Merr cte kesh nevoje nga ajo.
Shpirti: O Zot, jam I mbushur me hirin Tend. Ndjej qe nje jete e re ka hyre ne mua dhe, mbi te gjitha, ndjej dashurine Tende ne zemren time. Kaq eshte mjaft per mua. O Zot, une do te lavderoj fuqine e meshires Tende per gjithe perjetesine. I inkurajuar nga miresia Jote, do te tregoj Ty te gjithe dhembjet e zemres time.
Jezusi: Me trego, femija Im, mos fshih asgje prej meje, sepse Zemra ime e dashur, Zemra e Shokut tend me te Mire, po te degjon.
Shpirti: O Zot, tani shoh mosmirenjohjen time dhe miresine Tende. Ti po me ndiqje me hirin Tend, kurse une po frustroja miresine Tende. Shikoj qe meritoja thellesite e ferrit qe keqperdoroja hirin Tend.
Jezusi(duke ndreprere): Mos u gelltit ne mjerimin tend ti je akoma I dobet per te folur per kete por, me mire, shiko Zemren Time te mbushur me miresi, dhe mbushu me ndjenjat e mia. Perpiqu per butesi dhe perultesi; ji i meshirshem ndaj te tjereve, sic jam une me ty; dhe kur e ndjen qe fuqia te le, ne qofte se vjen tek burimi i meshires per te forcuar shpirtin tend, ti sdo te lodhesh ne udhetimin tend.
Shpirti: Tani e kuptoj meshiren tende, qe me ruan mua, dhe si nje yll I shndritshem me udheheq ne shtepine e Atit tim, duke me ruajtur nga tmerret e ferrit qe i kam merituar jo nje here, por mijera here. O Zot, perjetesia sdo te me mjaftoje per ti dhene lavderimet e duhura meshires Tende te pazbulueshme dhe dhembshurise Tende per mua.
Krijoni Kontakt