Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774

    Besëtytnitë

    1
    Në lidhje me besëtytninë


    Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin [Allahu e mëshiroftë] ka thënë:

    "Fjala arabe " tijarah " është përftuar nga fjala tetejur, e cila i referohet besëtytnisë rreth një gjëje që dëgjohet apo shihet. Dhe është thënë se i referohet çdo besëtytnie, qoftë ajo diçka që shihet e dëgjohet apo një koha a vendi. Kjo është më përfshirëse, meqë përmban gjëra që nuk shihen e nuk dëgjohen, si besëtytnia rreth kohëve të caktuara.

    Kuptimi themelor i tetejur është pesimizmi, por këtu u referohet zogjve [tajr], sepse shumica e besëtytnive arabe kane të bëjnë me zogjtë, kështu që ky term është lidhur për ta. Mirëpo, përkufizimi i përgjithshëm është besëtytnia e bazuar në diçka që shihet, dëgjohet apo dihet.

    Arabët konsideronin se disa zogj të caktuar, disa kohë e disa persona sillnin fat të keq. Kjo është shirk, siç ka thënë pejgamberi [salallahu alejhi ue selam].

    Nëse personi ia hap dyert besëtytnisë, bota do të bëhet një vend i vështirë për të dhe ai çdo gjë do ta mendojë si ogur të keq. Madje, ka disa njerëz të cilët, nëse zgjohen në mëngjes dhe e takojnë një njëri me një sy, e konsiderojnë këtë si ogur të keq dhe thonë: 'Sot është ditë e keqe', kështu që i tilli e mbyll dyqanin e tij dhe nuk shet apo blen ndonjë gjë. Allahu na ruajt!

    Disa prej tyre e konsideronin ditën e mërkurë si ta pafat dhe thoshin se kjo është një ditë e ogureve të këqija. Disa të tjerë e konsideronin muajin sheual si të pafat, posaçërisht për martesa.

    Rasti i Aishes [radijallahu anha] dëshmon se kjo besëtytni është e gabuar, sepse pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] u martua me të në muajin sheual, dhe ajo thoshte:"E, cili person është më i dashur për të sesa unë?" [Muslim].

    Përgjigja: Askush.

    Gjëja me rëndësi është se askush s'duhet t'i kushtojë vëmendje një besëtytnie, sepse ajo do t'ia prish jetën. Ajo çfarë duhet të bëjmë është ta ndjekim shembullin e pejgamberit [salallahu alejhi ue selam], i cili e pëlqente optimizmin, siç është transmetuar nga el-Buhari dhe Muslim. Ne duhet të jemi optimistë e jo pesimistë, si disa njerëz që përpiqen të bëjnë ndonjë gjë kohë pas kohe e pastaj bëhen pesimistë dhe mendojnë se kurrë s'do ta arrijnë atë, kështu që heqin dorë.

    Kjo është gabim, sepse, nëse mendoni se diçka është e mirë, nuk duhet të hiqni dorë në orvatjen e parë. Përpiquni vazhdimisht, derisa Allahu t'jua lehtësojë". [El-Kaul el-Mufid Sherh Kitab el-Teuhid (2/39-41); Mexhmu Fetaua el-Shejh Ibn Uthejmin (9/515, 516)]

    El-Hafidh ibn Haxher [Allahu e mëshiroftë] ka thënë:

    "El-Bejheki ka cituar nga el-Halimi në el-Shu'eb, çka mund të përmblidhet siç vijon:

    'Gjatë xhahilijetit [injorancës para-islamike], tetejur [oguri me zogj] bëhej atëherë kur arabët i trazonin zogjtë, kur donin të niseshin në ndonjë udhëtim të domosdoshëm... Ata, po ashtu, e konsideronin zërin e sorrës dhe parakalimin e gazelave si ogure të këqija, por i quanin tetejur sepse oguri zanafillor kishte të bënte me zogjtë [tajr]'.

    Ai tha:'Gjithashtu, ka pasur besëtytni edhe midis jo-arabëve. Nëse një person shihte një fëmijët të shkonte tek mësuesi, e konsideronte atë si një ogur të keq, kurse, nëse e shihte fëmijën të kthehej, e konsideronte si një ogur të mirë. Nëse e shihnin një deve të mbartte një ngarkesë të rëndë, e konsideronin si një ogur të keq; nëse e shihnin devenë pa ngarkesë, e konsideronin si ogur të mirë dhe kështu me radhë.

    Islami i ka shfuqizuar të gjitha këto'". [Fet'h el-Bari (10/215)]

    Ibn el-Kajjim [Allahu e mëshiroftë] ka thënë:

    "Allahu nuk e përmend besëtytninë veçse në anën e armiqve të të Dërguarve, meqë ata u drejtoheshin të Dërguarve:

    » Sa për neve, në po shohim ogur të keq në juve. Nëse nuk ndaleni, me siguri, do t'ju vrasim me gurë dhe do të keni një ndëshkim të rëndë prej nesh «

    » Ata [të Dërguarit] thanë:'Oguret e këqija qofshin në ju! A [E quani ogur të keq] vetëm sepse po këshilloheni?! Kurrsesi!, por ju jeni që tejkaloni kufijtë në mosbindje « [Ja-Sin, 18-19]

    Allahu na tregon rreth ithtarëve të Faraonit:

    » Por, kurdo që u ndodhnin gjëra të mira, thoshin:'Këtë e bëmë ne', e nëse i godiste e keqja, e përshkruanin si ogur të keq, që kishte të bënte me Musën dhe ata me të. Ta dini se oguret e tyre të këqija janë nga Allahu « [el-Araf, 131] [Miftah Dar es-Se'adeh (3/231-232)]

    El-Hafidh ibn Haxher [Allahu e mëshiroftë] ka thënë rreth njerëzve të xhahilijetit:
    "Shumica prej tyre besonin në ogur zogjsh dhe mbështeteshin në këtë, ndërsa kjo, zakonisht, u dilte e vërtetë atyre, sepse shejtani e bënte këtë tërheqëse për ta. Disa gjurmë të kësaj ende janë të pranishme midis shumë muslimanëve". [Fet'h el-Bari (10/213)]

    Ibn Kajjim ka thënë:

    "Tetejur i referohet besëtytnisë rreth një gjëje që shihet apo dëgjohet, nëse personi e ndjek këtë dhe e ndërron mendjen për udhëtimin apo refuzon të bëjë diçka që paraprakisht kishte vendosur të bëjë. Kjo është shirk dhe kundërshton mbështetjen në Allahun. Kështu, ai i hap derën frikës dhe mbështetjes në diçka tjetër veç Allahut. Besëtytnia e bazuar në diçka që ai sheh apo dëgjon e nxjerr atë nga pozita që përmendet në ajetin vijues:

    » Vetëm ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë « [el-Fatiha, 1]; 3
    » Adhuroni Atë dhe zini besë Atij « [Hud, 123];
    » Në Atë besoj dhe Atij i pendohem « [Hud, 88]

    Kështu, zemra e tij lidhet për diçka tjetër veç Allahut, në kuptimin e adhurimit dhe varësisë. Zemra dhe besimi i tij prishen, vazhdimisht shqetësohet nga këto ide besëtyte dhe shejtani nga kjo e çon tek gjërat që do ta dëmtojnë interesin e tij fetar dhe të kësaj bote. Sa e sa njerëz janë shkatërruar nga kjo dhe kanë humbur, si në këtë botë, ashtu edhe në tjetrën. Si mund të krahasohet kjo me optimizmin e drejtë, i cili i sjell lumturi zemrës, forcon shpresën, shtyp frikën, e rehaton dhe e motivon njeriun për të kërkuar ndihmë nga Allahu, t'i zë besë Atij dhe jetë i gëzuar. Kjo bie ndesh me besëtytninë, sepse optimizmi e çon personin në bindjen ndaj Allahut dhe besimin vetëm në Të [teuhid], kurse besëtytnia e çon personin në mosbindje ndaj Tij dhe të shoqërojë të tjerë në adhurimin ndaj Tij [shirk]. Prej këtu, pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] e pëlqente optimizmin, ndërsa besëtytninë e ka shpallur të pavlefshme". [Miftah Dar el-Se'adeh (2/246-247)]
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  2. #2
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774

    2
    Shembuj nga besëtytnitë dhe bidatet


    Bid’at: [Gjuhësisht] çështje e shpikur.

    Përkufizimi sheriatik i bidatit: "Mënyrë [besim apo veprim] e shpikur në fe, që imiton Sheriatin, me anë të cilës synohet afrimi ndaj Allahut, por që nuk mbështetet nga ndonjë dëshmi e vërtetë as në bazën e saj, as në mënyrën në të cilën bëhet". [e Imam esh-Shatibij (1/37)]

    Besëtytni: ndonjë besim i përgjithshëm, kulturor në një "realitet" të mbinatyrshëm; besimi i paarsyeshëm se një objekt, veprim a rrethanë ndikon në rezultatin ngjarjeve; idhujtari.

    Pavarësisht se në cilën kategori nga këto që u përmendën më lart bien veprimet apo besimet e përvijuara më poshtë, ato janë besime te kota, që bien në kundërshtim me besimin e pastër Islam. Dhe, nëse disa nga këto personi i bën me vetëdije, duke qenë i informuar për paligjshmërinë e tyre, del nga vatha e Islamit. Sepse një pjesë e madhe e tyre përbëjnë shirk ndaj Allahut, si në aspektin e zotërimit të Allahut [-], ashtu edhe në atë të hyjnimit të Tij [].

    * Lidhja e teshave në lis për pasjen e fëmijëve dhe besimi se në ketë ka dobi.

    * Besimi se, nëse qeni leh gjatë thirrjes së ezanit në aksham dhe në jaci, dikush do të vdesë në atë vend.

    * Besimi se kalimi i lepurit përpara një automjeti, është fatkeqësi.

    * Të konsideruarit e patkoit të kalit si fatsjellës. Zakonisht, vendoset në derë apo në automjet.

    * Besimi se zënia e hënës dhe e diellit tregon vdekjen e njerëzve te mëdhenj dhe të famshëm.

    * Besimi se, nëse zihet hëna dhe dielli, në atë vit do të shfaqet uria, lufta dhe kundërshtimet.

    * Të konsideruarit si ogurzezë ditën e 13-të të muajit.

    * Besimi se thyerja e pasqyrës paralajmëron fatkeqësi, dhe se në shtëpinë ku thyhet pasqyra, shtatë vjet nuk ka shpëtim.

    * Besimi se thyerja e gotës është tregues i mirësisë.

    * Besimi se, nëse një grua që ka dhimbje koke shkon në xhami dhe me shaminë e saj e pastron xhaminë dhe e mbulon kokën me shami, do t’i kalojë dhimbja.

    * Besimi se në atë shtëpi ku këndon huti apo korbi i zi, vdes dikush.

    * Nxjerrja e kuptimeve te ndryshme nga këndimi i hutit, uljes në oxhak të tij, fluturimit të tij, ikjes së lepurit, këndimit të gjelit para kohës dhe lehjes së qenit.

    * Sakrifikimi i kurbaneve në disa varre dhe tyrbe.

    * Besimi se, nëse fëmijës i puth këmbën poshtë, ai do te ecë herët.

    * Besimi se, nëse nga një shtëpi del kufoma, duhet të zbrazen enët e ujit. Nëse nuk
    zbrazen, mund të vdesë edhe një tjetër person, për shkak se Azraili [emri i engjëllit të vdekjes, sipas një besimi të pambështetur nga argumentet] ka prekur ujërat.

    * Besimi se i riu, kur niset për shërbim ushtarak, para se të dalë prej shtëpisë, duhet të hajë gjysmën e një pjese të bukës dhe, nëse e lë gjysmën tjetër, buka do të thërrasë atë dhe ai do të kthehet pa u ballafaquar me ndonjë të keqe.

    * Besimi se, nëse thua diçka dyzet herë, ajo do të realizohet.

    * Besimi se, nëse personi niset për gurbet dhe mbrapa tij i hidhet uji, nuk do të ballafaqohet me ndonjë të keqe dhe do të kthehet shpejt nga gurbeti.

    * Besimi se fëmijës që i matet gjatësia, mbetet i vogël.

    * Therja e kurbanit dhe derdhja e gjakut gjatë pritjes së personaliteteve të mëdha, për udhëtim, etj.

    * Besimi se, nëse në shtëpinë nga e cila del kufoma ndizet drita për 40 ditë, kur vjen shpirti, dhomën e tij e gjen të ndritshme.

    * Besimi se, gjatë kalimit të funeralit, nuk bën shikohet në thonjtë.

    * Uji që derdhet poshtë gjatë larjes së xhenazes, nëse futet në një shishe dhe i jepet të dehurit pa e lajmëruar, do ta lë pirjen e alkoolit.

    * Të konsideruarit se gjatë përcjelljes së kufomës duhet të bëhen dhikret, tekbiret me zë të lartë.

    * Vendosja e një guri të kaltër dhe përdorimi i plumbit, me qëllim të mbrojtjes nga mësyshi.

    * Besimi se, nëse shtëpia fshihet natën e xhumasë, thyhen krahët e gurit të mësyshit, të hajmalive, të melekëve.

    * Të konsideruarit se është mëkat të fshihet shtëpia ditën e xhuma.

    * Besimi se larja e teshave ditën e shtune sjell fatkeqësi.

    * Besimi se kazani i teshave nuk bën të lihet në zjarr për kohë të gjatë. Nëse lihet, thuhet se nga ajo shtëpi do të vdesë dikush.

    * Besimi se nuk është mirë që në ditën e mërkurë të pihet qumësht, të blihet shtëpi.

    * Varja e këpucëve dhe kokave të kafshëve në mur, me qëllim të plotësimit të disa dëshirave.

    * Besimi se, nëse gruaja të cilës nuk i jetojnë fëmijët i thotë një evliasë "Këtë t'i shita ty" dhe ther kurban, kur të lindet fëmija, nëse është femër, e emërton ; nëse është mashkull, e emërton . Në të kundërtën, fëmija nuk do të jetojë.

    * Besimi se, nëse kërthiza e fëmijës varroset në murin apo oborrin e xhamisë, bëhet besimtar; nëse varroset në bahçen apo oborrin e medresesë (shkollës), bëhet alim/dijetar; nëse varroset në stallë, vrapon pas mallit. Po ashtu, nëse qitet në ujë, bëhet me shpirt të pastër; nëse varroset brenda shtëpisë, sytë nuk do t’i ketë përjashta.

    * Besimi se, nëse prehen thonjtë e fëmijës pa mbushur 40 ditë, bëhet i paturpshëm ose pandërgjegjshëm.

    * Besimi se, nëse kalohet përmbi fëmijën, mbetet i shkurtër.

    * Besimi se, nëse teshat e fëmijës mbeten jashtë, derisa perëndon dielli, fëmijës i bëhet sihr.

    * Gruaja që lind, nuk largohet [jashtë shtëpisë] 7 ditë. Nëse largohet, xhinët vijnë dhe marrin fëmijën dh e e ndërrojnë me një fëmijë tjetër.

    * Besimi, nëse në vendin ku ka lind gruaja, varet fshesa, Kur’an, qepë e hudhër, fëmijës nuk i bëhet dëm.

    * Besimi se fati i çilet atij që gjen tërfil me katër gjethe.

    * Besimi se nuk kalohen gërshërët prej njërës dorë në tjetrën.

    * Besimi se nuk bën të gërshetohen duart. Nëse gërshetohen, ngatërrohet fati.

    * Besimi se floku i parë që i prehet djalit, nuk gjuhet, porfutet në xhepin e babait të tij, qëtë rritet bereqeti.

    * Të konsideruarit si fatkeqë si lehjen e qenit, krakëllimën e korbit dhe këndimin e hutit gjatë thirrjes së ezanit.

    * Besimi se, nëse lidhen teshat në filan lisin, kalojnë pikëllimet dhe shqetësimet.

    * Besimi se, kush luan në mbrëmje me këmbëne tij, do t'i vdesë nëna apo babai.

    * Besimi se, nëse fshihet shtëpia në mbrëmje, do të vjen varfëria.

    * Besimi se kush ulet prapa derës në mbrëmje, dotë shpifin për të.

    * Besimi se përtypja e çamçakëzit në mbrëmje është ngrënie e mishit të të vdekurve.

    * Besimi se hapja e arkës në mbrëmje, është sikur ta hapësh varrin tënd, dmth ta thërrasësh vdekjen.

    * Besimi se, nëse priten thonjtë në mbrëmje, shkurtohet jeta.

    * Besimi se në mbrëmje nuk bën të shikohet në pasqyrë.

    * Të konsideruarit si fatkeqësi dhe gjynah qepjen në mbrëmje, prerjen e thonjve në mbrëmje, përtypjen e çamçakëzit në mbrëmje.

    * Besimi në personat që thonë se e dinë gajbin (të fshehtën).

    * Besimi se, kur vjen nusja përherë të parë në shtëpi dhe kalon në mes dy këmbëve të vjehrrit, bëhet e respektueshme.

    * Besimi se kush kalon përfund ylberit, e ndërron gjininë.

    * Besimi se, nëse fshihet shtëpia pas perëndimit të diellit, vjen fatkeqësia.

    * Të konsideruarit si fatkeqësi fillimin e punës, pastrimin dhe daljen në rrugë në ditët e caktuara të javës.

    * Besimi se ai që hyn ne burg, nëse e vendos unazën e një të vdekuri, do të dalë shpejt prej burgut.

    * Festimi i Shëngjergjit, Nevruzit (dita e parë e pranverës).

    * Mosbërja e niqahut në mes të dy bajrameve (Pejgamberi, sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem, është martuar meAjshen, radial-llahu anha,në mes të dy bajrameve).

    * Besimi se dy fëmijë nuk lihennënjë dhomë, derisa t'i mbushin 40 ditë. Nëselihen, besohetse njëri do të rritet dhe tjetri do të mbeteti vogël.

    * Besimi se nuk merren dy nuse në shtëpinë e njëjtë.

    * Besimi se nuk bën të qepet tesha, kur është e veshur.

    * Të konsideruarit fatkeqësi kalimi i maces së zezë përpara dikujt.

    * Besimi se kush bën ziaret në një vend jashtë Mekës, bëhet gjysmë haxhi.

    * Besimi se pas varrimit duhet të shpërndahet sheqer.

    * Besimi se nuk është mirë të ulet në pragun e derës.

    * Besimi se duhet bëre hajmali për pajtimin mes burrit dhe gruas.

    * Besimi se yjet që bien, tregojnë vdekjen.

    * Besimi se duhet shkuar në falltarët për të gjetur mallin e humbur.

    * Besimi se fëmija që nuk ka mbushur 40 ditë, nuk nxirret në sokak, nuk duhet të kalojë pranë varreve.

    * Besimi se duhet të shkohet nëpër tyrbe dhe të ndizet qiri, që të çiletfatii femrës.

    * Besimi se gishti duhet tëqitet në goje, kur dëgjohet apo thuhet ndonjë lajm.

    * Besimi se, nëse bie glasa e zogut në kokë, do të vijnë para.

    * Besimi se, nëse fëmija shikon nga vrima e derës, do të ketë mysafir në shtëpi.

    * Besimi se kush e sheh lejlekun në qiell, atë vit dota kalojë duke shëtitur pa pushuar; nëse e sheh në tokë, do të rrinë shtëpi.

    * Besimi se është fatkeqësi të kalohet përfund shkallëve.

    * Besimi se duhet bërë fotografinë gurët e varrezave.

    * Fshirja e duarve dhe fytyrës nëpër varre, puthja e pragut dhe dritares së tyrbeve.

    * Besimi se nuk është mirë pastrimi i shtëpisë pas shkuarjes së mysafirit.

    * Besimi se, nëse gjatë ngrënies së shegës nuk bien copat, hyhet në xhennet.

    * Përdorimii gurit për mësysh, mbartja e thonjve, dhëmbëve, eshtrave, përt'u mbrojtur nga mësyshi apo shpëtimi prej tij.

    * Besimi se ata që martohen duhet të shkelin këmbën e njëri-tjetrit gjatë niqahit.

    * Besimi se, nëse gjatë uljes e luan këmbën, do të vijnë njerëzit për të kërkuar borxhin.

    * Besimi se shtëpia e të vdekurit duhet t'i ushqejë ata që vijnë.

    * Shpërndarja e hallvës për të vdekurin, shtruarja e ushqimit.

    * Besimi se, nëse kazani nuk kthehet mbrapsht, pas larjes së të vdekurit, do të vdesë edhe dikush tjetër.

    * Besimi se duhet prerë kurban për të vdekurit dhe të pritet ndihmë.

    * Shpërndarja e hallvës në netët e 40-ta dhe të 52-ta për të vdekurit.

    * Besimi se duhet të ndizet qiriri për shtatë net në vendin ku është larë i vdekuri.

    * Besimi se është fatkeqësi të punohet të dielave.

    * Besimi se, nëse në mëngjes, gjatë shkuarjes në punë, përpara mashkullit kalon femra, puna do të shkojë mirë.

    * Besimi se punët që fillojnë të martën, mbeten në gjysmë.

    * Besimi se në ditën e martë nuk dilet në udhëtim, nuk lahen teshat.

    * Besimi se, gjatë vetëtimës, nuk duhet veshur tesha të kuqe.

    * Nëse kthehen mbrapsht këpucët apo papuçet, në atë shtëpi do të vdesë dikush.

    * Lidhja e shamive në tyrbe, gjuajta e parave, shpërndarja e sheqerkave dhe kripës nëpër tyrbe, si dhe kërkimi ndihmë në to [nga te vdekurit].

    * Besimi se, nëse personi që betohet dhe, gjatë betimit, e ngritë këmbën e djathtë, nuk pranohet betimi.

    * Besimi se, nëse fëmijës së porsalindur i fryhet në gojë, bëhet i afërt.

    * Besimi se fëmija i porsalindur duhet të shëtitet nëpër tyrbe, t'i jepet hallvë, sheqer, kripë, që të jetë fatbardhë.

    * Besimi se syri që varin në qafë dhe në disa vende që mos të marrin mësysh dhe për ti ruajtur nga e keqja.


    Ka akoma shumë besëtytni të tjera që nuk janë përmendur, por inshAll-llah në një postim tjetër do t'i shprehim ato.

    Esselamun alejkum.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  3. #3
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Një pjesë e umetit tim do të adhurojnë idhuj

    Komentim i kaptinës 22 të Kitabut-Teuhid nga shejh Abdullah el-Gudejaan [audio ligjëratë] Salafipublications.com

    Lavdi Allahut. Paqja dhe mëshira qofshin mbi pejgamberin më besnik, Muhamedin [salallahu alejhi ue selam], mbi familjen e mbi shoqëruesit e tij.

    Kjo kaptinë flet rreth asaj që të ndodhë në këtë umet, rreth adhurimit që ata do t'u bëjnë idhujve. Allahu i lartësuar ka thënë:

    « A nuk i sheh ata që u është dhënë një pjesë e Shpalljes sesi besojnë në el-xhibt dhe në et-tagut » [en-Nisa, 51]

    Sa i përket përshtatjes së këtij ajeti në këtë libër [Kitabut-teuhid], ajo është se autori [rahimehullah], duke pas qenë se tashmë e kishte përmend teuhidin [njësinë e Allahut] dhe rastet e shirkut që tërësisht e anulojnë teuhidin ose e bëjnë të mangët atë, na tregon se ky shirk do të ndodhë në këtë umet. Me anë të kësaj, ai ka synuar t'i hedh poshtë qëndrimet e atyre që adhurojnë varre, që bëjnë shirk dhe thonë se shirku s'do të ndodhë në umetin e Muhamedit [salallahu alejhi ue selam], për sa kohë që ata të thonë la ilahe ilaAllah Muhammedun resulullah.

    Sa u përket fjalëve që duhet sqaruar në këtë ajet, e para prej tyre është el-euthan, shumësi i uethan/idhull, që nënkupton cilëndo gjë të cilës i drejtohet ndonjë formë adhurimi, qoftë ai varr apo tjetër veç kësaj.

    Thënia e Tij « Elem tera ile ledhine/A nuk i sheh ata ... » u referohet çifutëve dhe të krishterëve.

    « ... utu nesijben ... », domethënë, u është dhënë një pjesë Shpalljes.

    « ... ju'minun ... », domethënë, jusadikuun apo se ata besojnë, sepse ne gjuhën arabe të kesh tesdik do të thotë të besosh, të kesh iman apo të afirmosh diçka.

    Kurse, në legjislacionin islamik, imani nënkupton besimin me zemër, thënien me gjuhë dhe veprimin me gjymtyrë, që do të thotë shprehje me zemër, veprim me gjuhë e me gjymtyrë.

    « ... el-xhibt ... » është fjalë që përdoret për idhull, për falltar e për magjistar. Pra, fjala el-xhibt i mbulon të gjitha këto.

    « ... et-tagut ... » vjen nga et-tugiaan, që do të thotë të kalosh kufijtë. Pra, gjithçka lidhur me të cilën personi tejkalon kufijtë e caktuar, është tagut. Këtu, ajo që mendohet me tagut këtu, është Shejtani.

    Sa i përket domethënies së përgjithshme të këtij ajeti, ajo është se Allahu i lartësuar, duke shfaqur habinë dhe duke kritikuar, i thotë të dërguarit të Tij:

    A nuk i sheh, o Muhamed, këta çifutë e të krishterë - çifutëve që u është dhënë Teurati dhe të krishterëve që u është dhënë

    Inxhili -, të cilët kanë Libra që e dallojnë të vërtetën nga pavërtetësia, dhe, pavarësisht nga kjo, ata ende deklarohen për pavërtetësi, për adhurimin e idhujve, për parashikimin e fatit e magjinë, dhe se në këtë ata i binden Shejtanit.
    Sa i përket lidhjes mes këtij ajeti dhe kësaj kaptine, ajo qëndron në atë se këta njerëz nga çifutët dhe të krishterët, të cilëve u është dhënë një pjesë e Shpalljes, besojnë në el-xhibt dhe në et-tagut, pra, në adhurimin e idhujve, në parashikimin e fatit dhe në magjinë.

    Ndaj, edhe për këtë umet, të cilit i është dhënë Kur'ani, nuk është larg mendsh që të adhurojnë el-xhibt dhe et-tagut. Sepse i dërguari [salallahu alejhi ue selam] informoi se në këtë umet do të ketë të atillë që do të veprojnë ashtu siç kanë vepruar më parë çifutët dhe të krishterët, duke u pajtuar me ta, edhe nëse i urren ata dhe e njeh pavërtetësinë në të cilën gjinden ata.

    Pra, mu siç ka thënë i dërguari [salallahu alejhi ue selam]:

    "Ju, me siguri, do të ndiqni aq ngushtësisht rrugët/mënyrat e atyre që erdhën para jush, saqë do të jeni [të njëjtë] sikur puplat e një shigjete, që i ngjasojnë njëra-tjetrës".

    Ka një numër rregullash/vendimesh që përftohen nga ky hadith. Së pari, në këtë umet do të ketë njerëz që adhurojnë idhujt, mu siç ndodhi me çifutët dhe të krishterët. Së dyti, besimi dhe deklarimi për adhurim idhujsh, për parashikim fati dhe për magjinë në këtë ajet nënkupton pajtimin me njerëzit që bëjnë këso gjëra, edhe nëse i urren këta njerëz dhe e njeh kotësinë në të cilën janë ata. Së treti, refuzimi i el-xhibt dhe et-tagut është obligim dhe ka qenë obligim në të gjitha Librat e shpallura, çka domethënë se shirku asnjëherë nuk ka qenë i ligjshëm në asnjë nga ligjet e shpallura. Dhe së katërti, tregon në obligimin e të vepruarit bazuar në dije, dhe se kushdo që nuk vepron duke u bazuar në dije, ai u ngjason çifutëve dhe të krishterëve.

    Allahu i lartësuar ka thënë:

    « Thuaj: A t'ju informoj për diçka më të keqe se kjo, lidhur me dënimin nga Allahu: ata që i ka mallkuar Allahu dhe mbi të cilët ka rënë hidhërimi i Allahut, ata që Ai i bëri majmunë e derra, dhe ata që adhuruan idhuj » [el-Ma'ide, 60]

    Sa u përket fjalëve në këtë ajet, shprehja « Kul/Thuaj... » i adresohet Muhamedit [salallahu alejhi ue selam].

    « ... hel unebiukum ... », domethënë, a t'ju informoj.

    « ... bi sherri min dhelike ... » për diçka më të rëndë se kjo, domethënë, ajo që ju, o ithtarë të Librit, keni përmendur lidhur me ne [për pejgamberin dhe sahabët] nga akuzat e rreme, akuzat ofenduese.

    « ... methubeten inde Allah ... », domethënë, dënim të rëndë nga Allahu në Ditën e Ringjalljes. Dhe se kjo ka të bëjë me ju, o ithtarë të Librit. Pra, kjo vlen për ata që i kanë këto cilësi, dhe s'ka të bëjë me ne kjo.

    « ... men leanehu Allah ... », domethënë, ai është mallkuar nga Allahu, që është refuzuar dhe larguar nga mëshira e Tij. Sepse kuptimi i el-leaneh është të largosh, të zmbrapsësh.

    « ... ue gadibe alejhi ... », domethënë, mbi të cilin është hidhërimi. Një hidhërim pas të cilit Ai kurrë më s'do të jetë i kënaqur me të/ta. Ky hidhërim i Allahut, që përmendet këtu, është një hidhërim që i përshtatet madhështisë së Allahut të lartësuar.

    « ... ue xheale minhum kiradeh ... », domethënë, Ai i bëri ata majmunë. Shejh Feuzan ka thënë:"Ata që u transformuan në majmunë, janë ata nga çifutët që nuk respektuan të Shtunën".

    « ... uel khanazijr ... », domethënë, Ai i bëri derra ata. Këta kanë qenë nga të krishterët që mohuan Sofrën që iu zbrit Isës [alejhi selam]. Dhe është thënë se të dyja këto transformime kanë ndodhur tek çifutët që nuk respektuan të Shtunën. Kështu, të rinjtë prej tyre u transformuan në majmunë, kurse të vjetrit prej tyre u transformuan në derra.

    « ... ue abede tagut ... », dhe adhurues idhujsh, domethënë se Ai i bëri ata adhurues të Shejtanit, që iu binden atij lidhur me atë që ai ua paraqiti si të mirë.
    Sa i përket kuptimit të përgjithshëm të ajetit, ai është se Allahu i madhërishëm i tha të dërguari të Tij [salallahu alejhi ue selam]:

    Thuaju atyre - të krishterëve dhe çifutëve - që e kanë marrë fenë e tyre për lojë: A t'ju informoj për ata që do të marrin dënimin më të rëndë në Ditën e Ringjalljes?

    Janë ata që i kanë këto cilësi [si tuajat], që është largimi nga mëshira e Allahut dhe fitimi i hidhërimit të përjetshëm të Allahut, si dhe ata, forma e jashtme e të cilëve u bë si ajo e majmunëve dhe e derrave, ndërsa gjendja e brendshme e tyre u ndryshua për t'iu bindur Shejtanit dhe për t'ia kthyer shpinën Shpalljes së zbritur nga me i Mëshirshmi. Dhe këto cilësi gjenden vetëm tek ju, o ithtarë të Librit, dhe tek ata që ju ngjasojnë juve. Kjo nuk ka të bëjë me ne [muslimanët].

    Sa i përket vendit të përshtatshëm për këtë ajet në këtë kaptinë, kjo ka të bëjë me atë se, meqë midis ithtarëve të Librit ka pasur të atillë që adhuruan Shejtanin krahas Allahut, atëherë njëlloj edhe tek ky umet do të ketë të atillë që do ta veprojnë kësisoj.

    Sa i përket vendimeve që mund të nxirren nga ky ajet, kjo është siç vijon.

    Së pari, shirku do të ndodhë në këtë umet, ashtu siç ka ndodhur tek çifutët dhe tek të krishterët, tek ata që adhuruan et-tagut [Shejtanin].

    Së dyti, tregon për argumentimin dhe sqarimin ndaj njerëzve të devijuar, dhe sqarimin e pavërtetësisë që gjendet tek ata, nëse ata i abuzojnë ithtarët e së vërtetës me gjëra që nuk gjenden tek ata [besimtarët].

    Së treti, tregon se dënimi do të jepet në përputhje me llojin e veprimit të bërë.

    Së katërti, e përshkruan Allahun me cilësinë e hidhërimit, dhe Ai i mallkon të pabindurit. Sa i përket hidhërimit të Allahut, ky është një hidhërim që i përshtatet madhështisë së Tij.

    Dhe së pesti, tregon se bindja ndaj Shejtanit është shkaku kryesor që njerëzit kanë bërë shirk krahas Allahut në të gjitha kohët.

    Allahu ka thënë:

    « ... Ata që grindeshin rreth çështjes së tyre, thanë: Do ta marrim për vend-falje këtë vend të tyrin » [el-Kehf, 21]

    « ... eledhine galebu ala emrihim ... », domethënë, ata që polemizuan rreth djemve të shpellës, ata që kishin autoritet dhe ndikim.

    « ... lenettkhidhenne alejhim mesxhiden ... », domethënë, do të bëjmë një xhami në atë vend, ku njerëzit do të falen dhe do të vijnë për të kërkuar bekime nëpërmjet tyre.

    Sa i përket kuptimit të përgjithshëm të ajetit, Allahu na tregon për njerëzit që polemizuan rreth djemve të shpellës, duke folur për ta në kontekst negativ e duke thënë se do të ndërtojnë një xhami aty, ku do të vinin njerëzit për kërkimin e bekimeve.

    Sa i përket mënyrës së përshtatjes së këtij ajeti në këtë kaptinë, kjo flet për faktin se në këtë umet do të ketë njerëz që do të ndërtojnë xhami mbi varre, mu siç vepruan njerëzit para tyre.

    Po ashtu, nga ky ajet ka një numër vendimesh që mund të nxirren.

    Së pari, ndalimi për ndërtimin e xhamive mbi varre dhe paralajmërimi kundër kësaj, sepse kjo çon në shirk.

    Së dyti, tregon së në këtë umet do të ketë njerëz që do të ndërtojnë vend-falje mbi varre, ashtu siç vepruan ata që erdhën para tyre.

    Së treti, përmban paralajmërim kundër gulu/teprimit lidhur me njerëzit e devotshëm/të drejtë. Së katërti, lidhur me njerëzit e drejtë, ndërtimi i xhamive mbi varre është një teprim.

    - Pyetje-përgjigje

    Shejhu u pyet për punën e disa të rinjve që janë përfshirë në dauet dhe thonë për çifutët e sotshëm se janë majmunë e derra. A është me vend që të thuhet kjo sot në Perëndim? Dhe a është e saktë se çifutët e sotshëm janë majmunë e derra?

    Përgjigje: Allahu i lartësuar përmendi çfarë përmendi lidhur me këtë rast në Kur'an. Ajo që është e obligueshme për ne, është që të kemi iman [të besojmë] në atë çfarë na ka informuar Allahu. Ajo që është e mirënjohur, është se ky legjislacion është i përgjithshëm, për njerëzimin dhe për xhinët, deri në Çastin e fundit, siç është thënë nga Allahu:

    « Thuaj: Ky Kur'an më është zbritur që të paralajmëroj Nënën e qyteteve [Mekën] dhe këdo që e mbërrin kjo »;

    « Ne nuk të dërguam veçse si përgëzues dhe si paralajmërues për tërë njerëzimin »

    Po ashtu, thënia e të dërguarit [salallahu alejhi ue selam]:

    "Jam dërguar te të bardhët e të zinjtë, kurse pejgamberët e mëhershëm janë dërguar vetëm tek popujt e tyre".

    Sa i përket bërjes së duetit, ai që bën dauet, është si doktori me personin e sëmurë: ai duhet të shikojë se çfarë do të jetë më me vend për njerëzit. Pra, ai duhet të zgjedhë fjalët që do t'i inkurajojnë ata ta pranojnë Islamin, jo të përdorë thënie që do t'i bëjë ata të ikin nga ai dhe të jenë armiqësor e të mos pranojnë asgjë prej tij. E gjejmë pejgamberin [salallahu alejhi ue selam] në rastin e të krishterëve nga Nexhrani, kur ata erdhën te ai dhe, pas ikindisë, ata falën namazin e tyre të veçantë dhe pejgamberi ua lejoi këtë. Po ashtu, rasti i beduinit i cili hyri në xhami dhe urinoi aty, kurse pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] e lejoi ta vazhdonte këtë. Dhe siç thuhet në ajetin e mirënjohur kur'anor, ku thuhet:

    « Thirr për në rrugën e Zoti tënd me urtësi dhe me predikim të mirë » [en-Nahl, 125]
    Ndryshuar për herë të fundit nga ramazan_it : 06-04-2012 më 13:20
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •