Kur i pushtuari e sheh historinë e pushtimit të vet nga pushtuesi (Seriali televiziv Sulejmani-Shekulli Madhështor) dhe me vëmendje e padurim e përcjellë çdo detaj që afrohet, herë i duartroket për fitoret e tija e herë i dhimbset për sprovat e dhimbshme të dashurive të tij, atëherë e kupton njeriu që kemi të bëjmë me një të pushtuar, i cili për 500-vjet le që nuk është mbushur mend por përkundrazi e ka ndërruar gjenin e tij të njeriut krenar në njeri rob dhe në çdo çast të mundshëm e kthen shpinën kah shtrati dhe dëshiron t`i përjeton të gjitha ato të cilat e kishin gërryer të kaluarën e tij dhe vrragët edhe pse në shikim ishin të mëshefura por ato qenkan ende të pranishme në psikën e tij.
E vërtetë që Sultan Sulejmani –Madheshtori (1494 –1566) ishte Sultani i dhjetë dhe i cili mbretëroj më së gjati në Historinë e Imperatorisë Otomane (1520-1566). Ishte me të vërtetë i madh. Po, për ne çka?
Edhe pse Ibrahim Pasha Pargaliu ishte një shqiptar i krishterë që e shoqëroj Sulejmanin Madhështor, gjatë gjithë kohës deri më 1536 dhe e mbërrini edhe titullin Veziri i Madh (1523) dhe komandantit kryesor të gjitha armatave të tij, edhe pse Ibrahimi, i krishteri i Pargës u bë bejlerbeu i Rumelisë duke i marrë nën kontroll të gjitha tokat e pushtuara turke në Europë, për ne çka?
Të gjitha pushtimet e tij ishin në emër të fesë dhe me titullin Sultani i Madh, Trashëgimtari i Profetit të Allahut. Pra?
Historikisht, fatkeqësia jonë e madhe ka qenë, që nuk kemi ditë të zgjedhim mikun e ende vazhdojmë me të njëjtën fatkeqësi. Të bardhës i kemi thënë e zezë dhe të zezës e bardhë. Athua pse? Fatkeqësia edhe më e madhe ka qenë të bindurit tonë në atë që na është thënë, e kjo si rrjedhojë e mosdijes sonë, mos shkollimit tonë. Lëvizjet kanë qenë të kufizuara, e me një kufizim të tillë, doemos njeriu i ynë i ka zënë besë krejt se çka iu është thënë. A na janë shpjeguar drejt gjërat?
A na është shpjeguar drejtë historia e jonë?
Feja, a na është shpjeguar drejt, të cilës iu kemi mveshur me shekuj? Kush ishin ata që e përhapnin fenë, qëllimet e tyre? Pse më duhej mua, apo babit tim, apo gjyshit tim t`i bindemi diçkafit, e cila ishte për ne e largët e paprekshme? Pse unë ashtu i pafajshëm që isha, gjithmonë të rrija me një dro, se diçka do të më ndodhë? Pse ne nuk guxonim të qeshnim dhe të kënaqeshim me kënaqësinë e bisedës qesharake që bënte t`i harrosh hallet? Por duhej menjëherë të kërkonim ndihmën e zotit që të na sjellë fat mbas gjithë asaj qeshjeje. Të gjitha pyetjet e kanë përgjegjës njëjtë: Mosinformimi.
Po sot? Sot kur, mundësia e informimit është shumë e madhe, kur mundësia e mësimit është e vogël në krahasim me atë se çka kemi mundësi të lexojmë, të shohim, dhe të ballafaqohemi, biem pre e mos shpjegimit të drejtë apo më mirë të themi pre e mashtrimit.
Qëllimi i shkrimit, ka të bëj vetë me një shpjegim të drejt të asaj se si tokat e ndryshme në botë janë pushtuar në emër të fesë.
Lufta e shenjtë apo Xhihadi Islamik. Çka ishte xhihadi Islamik? Sa dimë ne për te? A është për ne shqiptarët e shenjtë të mburremi me xhihadin Islamik?
Ç`ishte xhihadi apo lufta e shenjtë. Thjesht, një luftë “legale” e përbashkët e shtrirjes së territoreve të sunduara nga myslimanët në dëm të territoreve të sunduara nga ata të feve tjera. Qëllimi i xhihadit, me fjalë të tjera nuk ishte përhapja e Fesë islame se sa përhapja e suverenitetit te fuqisë Muslimane. Xhihadi, me qëllim të ekspansionit territorial ishte aspekt qendror dhe i rëndësishëm i Myslimanëve. Në këtë mënyrë Myslimanet një shekull më vonë nga përhapja e islamizmit në Gadishullit Arab i pushtuan tokat që nga Afganistani e deri në Spanjë, Indinë, Afrikën Veriore, Sudanin, Andollinë e më vonë edhe Ballkanin. Xhihadistët skllavëruan me qindra e mijëra e fëmijë (në të njëjtën kohë duke i mbytur burrat) dhe duke iu imponuar Islamin me dhunë. Pra qëllimi i përhershëm i xhihadit ishte të sjellë krejt njerëzimin, në tërësi, nën drejtësinë e Ligjit Islamik- një sistem totalitar i udhëheqjes fetare shumë i vrazhdë për jo-myslimanët dhe gratë, me moton: Aty ku është zoti, ai është në saje të shpatës së islamit dhe hijes së shpatës së Islamit! Shpata është çelësi i parajsës, e cila mund të hapët vetëm për luftëtarët e shenjtë (xhihadistat) (Andrew Bostom : ”Drejtësia e xhihadit “2008)
Gjatë shekujve xhihadi Islamik i kishte dy ndryshore të kuptimit, njëra më radikale dhe tjetra më pak radikale. E para mbahej në atë se kush e shpjegon ndryshe besimin e tyre e këta ishin jobesimtarët dhe në të njëjtën kohë ishin cak i xhihadit. E dyta e bashkuar me mistiken, e hedhë poshtë xhihadin si konflikt të armatosur, por e lidhë me thellësinë shpirtërore të besimit dhe pushtimin.
“ Xhihadi, Lufta e shenjtë është një domosdoshmëri për të gjithë besimtarët. Gjendja e luftës është gjendje natyrale ndaj jo besimtarëve” – Qëllimi: pushtimi i tokave dhe përhapja e fesë Islame në të tërë botën.
Me përhapjen e Islamit, Arabët e institucionalizuan edhe skllavërimin. Kurani e lejonte me habitet 16:76, 30:28, 16:71, 70:29-30, 23:5-6, 33:50 etj. Skllavërimin e femrave dhe fëmijëve në fillim, të fiseve Arabe : Kuraiza, Khajbar, Mustalik, dhe Hauazin etj, e më vonë me rritjen e fuqisë Islamike u rrit skllavëria në shkallë botërore. Çdo here që myslimanët korrnin fitore, me vete sillnin fëmijë dhe gra të skllavëruara: Kur gjeneral Musa e robëroi Afrikën Veriore në vitin 698, solli me vete 300 000 skllevër, kurse nga Spanja në vitin 715 i solli 30 000 virgjëresha të bardha . Ndërsa Sultan Mahmudi pas zaptimit të Indisë (Pakistani dhe Bangladeshi i sotëm) i solli ne vitet 1001-1002 mbi 500 000 gra dhe fëmijë.
Por si veproi turku duke i pushtuar tokat tona në emër të shpatës së Islamit( pushtimi i Sultan Mehmet Fatihut II në Shqipëri):” Ata derra qenë nënshtruar dhe kishin pranuar zinxhirin vetëm nga tmerri prej kordhës gjakderdhëse të Sovranit. Atëherë u dha urdhri të shtroheshin në bindje ata harbutë të pafe. Për këtë arsye, në çdo vendqëndrim sillnin para Sovranit fitimtar meshkujt e lidhur me zinxhirë që luftëtarët guximtarë e të shkathët të islamit me një të rënë të shpatës, i ekzekutonin. Pati ndalesa ku u shkuan në shpatë deri në tre mijë, katër mijë, shtatë mijë të pafe. Prej kufomave të shumta, lugina të thella tanimë ngjasonin si të ishin kodra Të gjithë djemtë e vashat e tyre u kapën dhe u bënë robër, ndërsa meshkujt e rritur u mblodhën dhe u lidhën me zinxhirë…Të shtyrë nga kjo frikë, të pafetë që kishin mbijetuar pranuan të bëheshin shtetas të shtruar osmanë. (Tursunbeu, Tarih’i-Ebü-l-Feth“ – Historia e Atit të Çlirimit)… Vranë aq shumë, saqë s’mund të numëroheshin. I zunë robër djemtë e tyre, vajzat dhe gratë e tyre.“…Kjo pra ishte, mënyra se si përhapej Islami në botë dhe në tokat tona.
…Në Medina, myslimanët sollën me vete edhe Shpatën e tyre. Shpata, vazhdoi t`i nxjerrë njerëzit përpara, përderisa e tërë Arabia iu bashkua Besimit Islam. Popull pas populli filluan t`i dorëzohen kësaj Shpateje dhe e përqafuan Islamin. Ishe aq i mprehtë tehu i kësaj shpate! Thjeshtë i pushtonte zemrat, se trupat binin ashtu e ashtu. Kjo është shpata e së vërtetës, shkëlqimi i së cilës e largon mashtrimin ashtu siç e fshinë drita errësirën. Ajo edhe sot vazhdon të hyn edhe sot në zemrat e burrave dhe grave…
Pra, ku qëndron interesi i përhapjes së dogmës së tillë kur ne, vet ishim viktimë e kësaj përhapjeje?
A duhet me të vërtetë të mbesim gjithmonë viktima të shpatës së huaj?
( e plotësuar me 07.02.12) Ashte marr nga nje shkrim i ILIR KONTIT.
Krijoni Kontakt