Fletë - Rrufe
Kiço Avushka, Lagjia Nr 5
Skënder Furxhi, Lagjia Nr 6
Vazhdimisht Partia e shoku Enver kanë theksuar që loja e bixhozit është një fenomen negativ dhe i huaj për shoqërinë socialiste.
Ky fenomen nuk ka asnjë bazë sociale e politike në vendin tonë.
Po mbeturinat e së kaluarës të mpleksura me presion borgjezo-revizionist kanë ndikuar tek ju shokë që punoni në NB Maliq (sektori Bregas) dhe si rezultat ju latë punën dhe filluat të luani bixhoz.
Veprimet tuaja "tërhoqën" dhe të rinj të tjerë të cilët ju shihnin dhe nuk [...] për veprimet tuaja. Si i vlerësoni ju këto veprime? A e dini se ku ju çon kjo rrugë e filluar? Pse Organizata e Rinisë nuk i shikon këto fenomene por ju le të hyni në këtë rrugë të keqe. Po Brigada dhe brigadieri çfarë pune bën? Vallë vetëm anën teknike shikon ai, apo duhet te merret dhe me punën politiko edukative?
Ju bëjmë thirrje që të ndryshoni rrugë, t'i vini shkelmin edhe disa sjelljeve të tjera [...] që vihen re tek disa të rinj që punojnë nga qyteti i Korçës me ne në Maliq.
Grupi i kontrollit shoqëror i Rinisë
viti 1976
Krijoni Kontakt