Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Marmara
    Anëtarësuar
    12-06-2003
    Vendndodhja
    Ne Rrugen e Zotit
    Postime
    229

    “heshtja E Blerë” E çamërisë, Kapitulli I Dhimbshëm Mes Dy Vendeve

    Frika në emër të fabrikimit të identiteteve, të komercializmit apo në emër të politikës “së fqinjësisë”, është tema e mbarë popullsisë çame që po përballet sot, të ndodhur brenda dhe jashtë territorit administrativ shqiptar.

    Shoqata “Çamëria”, ndër ato “zëra” në mbrojtje të interesave të kësaj popullsie, ka theksuar gjatë një deklarate për shtyp të ditëve më parë ndër të tjerash se, “në shumë raste historia jonë e afërt dhe e re, është e mbushur me sharlatanëri bajate apo të sofistikuar”, është shprehur drejtuesi i saj Ardian Tana.

    Në vijim sipas Tanës, “individë të vetëshpallur që s’kanë asnjë lidhje me Çamërinë, paralajmërojnë vëllezërit tanë kosovarë që të heqin dorë nga përpjekjet e tyre”, duke akuzuar kësisoj “Shoqatën Mbarëkombëtare për Çështjen Çame”, të cilët gjatë ditës së djeshme organizuan Kuvendin Mbarëkombëtar “Për Zgjidhjen e Çështjes Çame”, ku edhe vunë theksin mbi rikthimin e kësaj popullsie në Çamëri.

    Në se do të kuptonim heshtjen e gjithë atyre që duhet “të bërtasin”, na duhet të shohim më thellë idealin e përbashkët, si dhe një rishikim mbi historinë e shkuar e të tashmen.

    Me sa duket rritja e ekspansioneve greke direkt apo indirekt në ekonominë shqiptare, ka edhe ndikimet e veta financiare për këtë heshtje.

    Sipas një studimi statistikor grek, veçse 10 vite më parë numëroheshin rreth 3500 ndërmarrje të mesme dhe të vogla dhe rreth 20 të mëdha, që operonin në Shqipëri.

    Çështja e pronave të popullsisë çame të ndodhura në territorin e sotëm grek, luhatet nga 1 miliard në disa miliardë dollar, një shumëfish i ndihmës greke për Shqipërinë e ofruar nga ata, në vitet e para pas komunizmit.

    Ndonëse e drejta e pronës është e përjetshme, përmasat e këtij problemi dhe mbajtja në fuqi ende e ligjit të luftës, analogisht i ngjashëm me Turqinë për disa ishuj midis dy hapësirave detare, “blen heshtjen shqiptare”.

    Në mes të marsit të vitit të shkuar, me gjithë botimet e shumta të njëzet viteve të fundit ku historia çame mbetej si “një njollë e errët e historisë së pazgjidhur” si dhe një ekzistencë reale e zhdukjes fizike, pësoi një ekspansion më të qartë përmes një monografie shkencore mbi këtë territor me titull “Lindja e çështjes çame 1820-1943”, ku silleshin dokumente e dëshmi të publikuara për herë të parë.

    “Teksa lexoja faktet; përmbajtjen e brendisë së veprës në fjalë, më erdhi në mend një thënie e shkrimtarit të mirënjohur hebre Primo Levi, autor i veprës “A është vallë njeri”, në të cilin autori përshkruan tmerret e mbijetesës në kampin e Aushvicit. Kur një gazetar e pyeti teksa Levi kishte botuar veprën e tij se çfarë e shtynte t’i rikthehej edhe njëherë atij realiteti, ai u përgjigj me fjalët: Ata që nuk do të mundin t’a njohin të vërtetën Aushvic, mund ta rindërtojnë atë sërish”, ka thënë ish-ministri Ferdinant Xhaferi, gjatë promovimit të kësaj vepre të plotë. Ligji i Luftës mes dy vendeve



    Më se 60 vite më parë u shpall me dekret mbretëror ligji nr. 2636, si kundërpërgjigje ndaj sulmit italian mbi Greqinë, nga territori shqiptar. Kjo e fundit, pa asnjë lloj subjektiviteti të pavarur ndërkombëtar i shpalli luftë Shqipërisë, fqinjit verior, së bashku me pushtuesit italianë.

    “Dekreti mbretëror siguronte ushtrimin sekuestrativ, kryesisht mbi 800 prona të shqiptarëve”, mësohet nga arkivat e Ministrisë së Punëve të Jashtme Shqiptare.

    Kjo, pasi sipas dekretit në fjalë, “Shqipëria dhe Italia shpalleshin shtete armike”. Pronat u morën në fillim prej Ministrisë greke të Financave që nga ana e saj ua dha qytetarëve të ndryshëm në administrim, duke marrë prej tyre 15 % të të ardhurave vjetore.

    Abrogimi i ligjit prej qeverisë kuislinge të Colakoglusë, e mbështetur nga bajonetat naziste gjermane, nuk u njoh nga qeveria greke e vitit 1944, e cila e restauroi nëpërmjet ligjit nr. 13 të këtij viti.

    Pavarësisht retushimeve të ligjit që përjashtoi disa prona të qytetarëve shqiptarë me origjinë greke, vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve më 1971, nënshkrimit të Traktatit të Miqësisë dhe Bashkëpunimit midis dy vendeve më 1996, “Ligji i Luftës” vijon të mbetet në fuqi.

    Ekziston po ashtu, një dekret i qeverisë greke i vitit 1989 për shfuqizimin e ligjit, por ky dekret asnjëherë nuk u miratua nga Parlamenti Grek.

    Duket se pikërisht pas këtij veprimi apo mosveprimi, qëndron edhe “dilema greke”: Ligji nuk ka efekte ndërkombëtare në marrëdhëniet me Shqipërinë, aq më tepër që mes dy vendeve ka edhe një Traktat Miqësie e Bashkëpunimi, por atij i ngelen disa efekte të brendshme kryesisht mbi pronat e popullsisë çame që gjenden në territorin grek.



    Si dikur…



    Në fillesat e vitit 2002, Shoqata “Çamëria” u komentua nga mediat se këta të fundit (popullsia çame në territoret shqiptare) kanë dashur të heqin dorë nga shtetësia shqiptare. Ndërtimi i një precedenti juridik për ta ndjekur ankimimin pranë gjykatave greke, ka gjetur zgjidhje veçse për disa individë, por çështja asnjëherë nuk është ankimimuar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

    Duke iu referuar “të huajve të pavarur”, Grupit Ndërkombëtar të Krizave: “çamët janë shqiptarë etnikë, shumica myslimane, që kanë banuar historikisht midis Butrintit dhe lumit Akeron në lindje të maleve të Pindit. Territori ku ata kanë banuar ka qenë pjesë e Perandorisë Romake, e fituar më pas prej Bizantit... Territor i dhënë Greqisë, me vendim të Konferencës së Ambasadorëve më 1913, ku vetëm disa fshatra i mbetën Shqipërisë...”.

    Po sipas këtij raporti thuhet se, shifra e çamëve të dëbuar me forcë nga Greqia për në Shqipëri gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore është rreth 35 mijë vetë. Por pavarësisht numrit të personave të dëbuar dhe për të cilët nuk ka një shifër reale, ajo që ka rëndësi është, pasuria e pretenduar e vlera e saj.

    Sipas vlerësimeve të “Zyrës Komisionare Shqiptare”, kompetente deri në vitin 1990, për vlerësimin e trajtimin e pronave të shqiptarëve jashtë kufijve gjeografikë të Republikës së Shqipërisë, si pronë e popullsisë çame në Greqi, në vitin 1940 numëroheshin përveç shtëpive e trojeve, pyje me sipërfaqe 65 mijë hektarë, 108 mijë hektarë kullota dhe 30 mije hektarë tokë bujqësore.

    Po sipas kësaj Zyre, vlera e tyre me një përllogaritje modeste shkon 1 miliard dollarë. Ndërsa sipas Shoqatës Çamëria, që i është referuar Grupi Ndërkombëtar i Krizave, “vlera totale e pronave çame në fund të Luftës së Dytë Botërore ishte 340 milionë dollarë, e që me vlerën e sotme të këmbimit vlerësohet 2.5 miliardë dollarë”.

    Siç shihet fatura financiare, shtuar këtu edhe “krizën greke” të kohërave tona, është aq e madhe sa nuk mund të mos merret parasysh edhe kur flitet për marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës fqinje.

    Ish-kryeministri Meta, ka qenë i pari që ka folur publikisht mbi çështjen çame, gjatë vizitës së tij në Greqi, ku edhe mori asokohe përgjigjen e menjëhershme të homologut të tij Simitis: “Për ne kjo çështje nuk ekziston!”. Kjo ishte veçse zanafilla ku zërat mbi dhe për çështjen çame, kishin filluar “revoltën e heshtur”…

  2. #2
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    PASOJAT E “HARRESËS” SË ÇAMËRISË SHQIPTARE

    Nga: Sali Bollati

    NY, shkurt 2012


    Sali Bollati
    Si pasojë e antishqiptarizmës të ndjekur nga politikanët europianë, me gjithë përpjekjet dhe luftën e atdhetarëve Çamë bashkë me vëllezërit e tjerë Shqiptarë të krahinave të tjera, Çamëria, një nga krahinat që përveç “gluhës së Perëndisë”, me emrat e vendeve fshatrave e qyteteve me kuptim SHQIP, si asnjë krahinë tjetër, me pozicionin strategjik dhe fushat e pasura bashkë me kodrat e veshura me ullinj e limona e portokale, ju shkëput trungut të nënës Shqipëri dhe ju dorëzua grekut!

    Greqia me atë shovizmin karaktestik mesjetar, e komanduar nga kisha bizantine, në kundërshtim me te gjitha legjislacionet ndërkombëtare në fuqi vodhi pronat, ju mohoi gjuhen e të drejtat dhe mbasi I vrau I dëboi me dhunë një pjesë të Shqiptarëve Çamë nga Shqipëria e Jugut.

    Dhe me këtë genocid e spatrim etnik vuri në lëvizje ëndrën mesjetare “megalidenë” për pjesën e sipërme të Shqipërisë së Jugut duke e baptisur “vorioepir”

    Këtu nuk mund të moskujtohet koha e Mbretit Zog, që me perpjekje diplomatike të pandërprera, luftoi për të drejtat e Shqiptarëve të Çamërisë që

    Në KOSOVË e ÇAMËRI të VALONTE përsëri FLAMURI KUQ E ZI!!

    Fatëkeqësia e “harresës” filloi me komunistat internacionalistë, më 1949 kur ata burra Çamë që I shpëtuan reprezalieve greke,mbas pritjes së përzemërt nga vëllezërit e një gjaku, refuzuan urdhërat e Byrosë politike për t’ju bashkangjitur ushtrisë së komunistave grekë; morrën për “shpërblim” nga komunistat e Enverit, internimin e 900 çamëve në Gramsh-Lozhan. Dhe pastaj e mbyllën Çështjen Çame më 1960.

    Në të njëjtën kohë ,ardhacakëve grekë në fushat e bejlerëve shqiptarë të Dropullit, ju dhanë të drejta si ne asnjë vend tjetër, që nga shkollat, ministra e deri në Kryesinë e Kuvendit. Me këto veprime “demokratiko komuniste”, ju krijoi mundësinë të quheshin me të padrejtë “minoritet etnik grek”. Kështu u pregatit terreni për “megalidenë greke”

    Megjithëse ambasadori i pare shqiptar foli shqip me Kryetarin e Bashkise së Gumenicës dhe u njoftua prej tij se jane në Çamëri mbi 40 fshatra që flasin vetëm Shqip; E.Hoxha e bllokoi këtë lajm për të mos e përmendur më Çamërinë!

    Dhe bashkë me porositë e tjera, politikanët e këtyre vjetëve të “demokracisë” e mbajnë si të shenjtë, pa shkelur, por edhe as përmendur Çamërinë Shqiptare.

    Në fillimin e proçeseve demokratike u krijua Shoqëria Atdhetare Çamëria, por kjo nuk e gjeti anjëherë mbështetjen e qeveritarëve të Tiranës. Përkundrazi me vendosjen e antishqiptarit Janullatos në krye të KOASH, dhe me dhënien e tapive ardhacakëve grekë filluan të gjallërohen edhe më tepër pretendimet mesjetare greke për tokat e tjera të Shqipërisë së Jugut, duke e larguar Çamërinë akoma më shumë nga Trungu Shqiptar.

    Me hapjen e shkollave greke edhe aty ku nuk ekzistonte asnjë greko folës dhe krijimin e varezave greke me kocka shqiptarësh të çvarosur, ju lehtësua shumë veprimtaria e janullatosit për greqëzimin e mbarë Shqipërisë ,duke ju hapur oreksi “vorioepirot”.

    Në Konferencën e PD për Tiranën në tetor 1997, si i ftuar i Shoqërisë Çamëria, ju drejtova me këto fjalë S.Berishes:

    Dihet se ne Çamët kemi qënë mbi 95% antikomunista e me krijimin e PD u bëmë të gjithë me të, por qëkur pranove në Shqipëri janullatosin, ju dhe tapitë e tokave shqiptare ardhacakëve dhe vjet firmose Paktin e miqësisë me Greqinë, megjithë kundërshtimin tonë për harrimin e Problemit Çam; nuk jemi më me ty! S.Berisha më pyeti, tashti mos je me Nanon, unë ju përgjegja se në rast se më fton Nano, do të di si ti përgjigjem edhe atij!”

    Mbas marjes së Bashkisë, z.Rama duke I dorëzuar çelësin e Tiranës janullatosit, I krijoi mundësinë për të ngritur një bunker të bizantizmit mesjetar duke vendosur në themele gur me gërma greke

    Kur në prill 2004 Parlamenti Shqiptar votonte, Rezoluta Çame humbi për dy vota. Faktikisht do kishte fituar me një votë në rast nuk do ishin larguar para votimit S.Berisha, J.Topalli dhe B.Mustafaj??!( ishte rekomandim alla janullatos!)

    Ndërsa Kryeministri F.Nano kishte marrë “lejen e zakonshme” për të vizituar arbreshët në Itali, pavarësisht se të krishterët Çamë ndodheshin më afër.

    Më 2005 në një takim të organizuar nga VATRA ne Fordham University këtu në NY I dhurova S.Berishes dhe F.Mediut nga një kopje të librit “Gjurmë Çame” me moton:”Mos haroni se Çamëria është Shqiptare”.Por për çudi të dy librat “u harruan” mbi tavolinën e presidiumit të takimit?!

    Me një letër dashamirëse, Organizata Shqiptaro Amerikane Çamëria, në emër të 27 Shqiptarëve të lindur në Çamëri e të strehuar kohët e fundit këtu në Amerikë, drejtuar Presidentit, Kryetares së parlamentit dhe Kryeministrit S.Berisha; midis të tjerave shkruhej:

    “Kohët e fundit jemi shqetësuar shumë për disa ngjarje të atjeshme që dëmtojnë jo vetëm traditat por edhe të ardhmen e Shqipërisë. . Në të gjitha trevat etnike ne shqiptarët kemi jetuar në harmoni të plotë me njeri tjetrin, pavarësisht besimit fetar. Kjo është një karakteristikë shumë dalluese për të cilën me shumë të drejtë krenohemi para gjithë botës së qytetëruar. Jemi të mendimit se përfshirja e pyetjeve të tilla gjatë regjistrimit të popullsisë është e dëmshme për sot e për të ardhmen e vëndit.

    Jemi të shqetësuar për më tepër, se disa qarqe nacionaliste greke të sponsorizuara edhe nga elemente grekofile këtu në Amerikë, këmbëngulin padrejtësisht në këtë drejtim, ne një kohë që as në Greqi dhe as në SHBA nuk bëhen të tilla pyetje. Theksojmë se para disa vitesh ish Drejtori i CIA-s, z. G. Tenet deklaroi haptas solemnisht se: “ne grekët jemi komplotista të lindur”! Duke vështruar në këtë prizëm shohim se greko-amerikani tjetër z. N. Gage (Gaxojanis), duke u krenuar si kryetar i fantazmës “vorioepir” hyn e del ne Shqiperi duke ngjallur ndjenja antishqiptare me mendime bizantino-mesjetare. Kur këto mendime antishqiptare shprehen haptas edhe nga Konsulli zyrtar i Greqisë në Korcë, me të drejtë na ka lindur pyetja: Mos-abrogimin e ligjit të luftës të vitit 1940 nga Greqia, sot ndoshta dikush përpiqet ta vejë në veprim?!”

    Por, për çudi, përgjigje nuk morrëm prej asnjërit nga drejtuesat në Shqipëri.

    Aspak nuk u çuditëm, por u gëzuam pa masë, kur Departamenti i Shtetit na dërgoi konfirmimin për arshvimin e kopjes së letrës së më sipërme!!

    A megjithë mend qeverinë e Tiranës nuk e shqetëson konsulli irredentist grek?!

    Këto ditë kur pjesa më e madhe e Shqipërisë vuan nga dëbora e madhe , ministri i Çështjeve Sociale i qeverisë së Tiranës Ksera e gjen më të nevojshme të vejë në Athinë për të falenderuar konsullin grek dhe bashkimin e forcave për të drejtat e tyre si dhe inkurajimin e “ambasadorit” për të ashtuquajtur “vorioepir” për të mbledhur fonde nga grupet antishqiptare këtu në Amerikë??!

    Dhe nuk e ka për të parën herë ,para tre vjetësh, (ishte atëhere prefekt i Gjirokastrës-nomeklaturë direkte e S.Berishës), po kyKsera kishte vajtur në Greqi për të lobuar po për të njetin “vorioepir”, megjithëse si zyrtar i lartë, duhet ta dinte dhe ta mbante mend mirë se fjala ishte për Shqipërinë e Jugut!!

    Ashtu si ish konsullit të Korçës me xhup kinezi edhe ministrit të Tiranës nuk u hyn as edhe një gjemb për thirjet irredentiste në favor të Greqisë-”mikes strategjike”??!,bile krenohemi se jemi së bashku antarë të NATO-s!

    Në fund, ose si i thonë amerikanët “least but not last” po rikujtoj letrën e 16 deputetëve të Partisë greke-LAOS,që para disa ditësh ju drejtuan ministrit të punëve të jashtme greke me kërkesën:

    Si e stimuloni nxitjen e çështjes së bashkimit të Vorio epirit me nënën Greqi?

    Kam bindjen se është koha për ne që kemi gjetur mikëpritjen e perzemerte në këtë vend të madh të lirisë,-mikun më të madh të Shqiptarizmës, ashtu si paraardhësit tanë para 100 vjetësh, të bashkuar dhe ndërgjegjësuar të ngrejmë fuqishëm zërin jo vetëm për ruajtjen e integritetit të minishtetit shqiptar të 1912, dhe atë që u arrit për Kosovën Shqiptare ta realizojmë për të gjitha Trojet Etnike Shqiptare.
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •