Miratohet propozimi për ndërtimin e Xhamisë tek Namazgjaja
Është zhvilluar sot mbledhja e radhës e Komisionit për ndërtimin e xhamisë së madhe të kryeqytetit.
E marte 20 Mars 2012 18:39
Anëtarët e Komisionit, i cili përbëhet nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Kryetari i Komunitetit Mysliman, Nënkryetari, Kancelari, Përfaqësuesi i Komitetit të Kulteve, Përfaqësuesi i Prefektit, i Këshillit të Qarkut, Myftiu i Tiranës, tre përfaqësues të komunitetit të besimtarëve të Tiranës, përfaqësues i Institutit të Monumenteve të Kulturës, etj., kanë pranuar propozimin e ardhur nga Komuniteti Mysliman për ndërtimin e Xhamisë së madhe tek Namazgjaja ku ndodhet dhe toka e Komunitetit Mysliman.
Në mbledhjen e ardhshme Komisioni do të diskutojë për mënyrën se si do të veprohet për projektin e Xhamisë, nëse do të jetë ai i hartuar tashmë, do të përcaktohet një arkitekt për të bërë një projekt të ri, apo do të bëhet konkurs për projektimin e këtij institucioni dhe pas kësaj menjëherë, aprovimi i termave të referencës. /Start/
Krijoni Kontakt