Close
Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 82
  1. #71
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    pse burr mbajtja ne kategori e skenderbeut merite tu duk?

    apo leshimet qe ju jane ba gjate titullit kampion

    vloren mire qe nuk e pushkatuan ne ballsh me ato faulla nga me te tmerrshmet
    te flasim hapur
    JO SEKS PARA MARTESE

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    gold,
    pak a shume dicka e tille:






    Ironia, e cfaredo lloj shkalle, eshte ne te shumten e rasteve, menyra e vetme per te perēuar nje mendim...e cfare pengesash gjuhesore!!??

    p.s Gazetat, Rubio fluturon.......shnderrohet ne investim te keq! Ligji i tregut te lire: "nese nuk jep rezultat, fiton shkelmim!" Fajin si gjithmone, e ka...Skenderbeu, Zeqo, Bode, Duka, i ati Nastradinit! etj,etj.

  3. #73
    Citim Postuar mė parė nga goldian Lexo Postimin
    pse burr mbajtja ne kategori e skenderbeut merite tu duk?

    apo leshimet qe ju jane ba gjate titullit kampion

    vloren mire qe nuk e pushkatuan ne ballsh me ato faulla nga me te tmerrshmet
    te flasim hapur
    Nete njejtin sezon qe u mbajt Skenderbeu ne Superlige u mbajt dhe Flamurtari me pislliqe ku beri namin ne pjesen e dyte te sezonit dhe bente Memelli nga 2 gola ne ndeshje

  4. #74
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Pėr: Problematika e Futbollit Shqiptar

    Berisha: Tė krijojmė njė Ligė Mbarėkombėtare tė Futbollit

    Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, gjatė mbledhjes sė qeverisė sė ditės sė premte, e para e kėtij lloji pėr vitin 2013, riktheu nė skenė idenė e krijimit tė njė Lige Mbarėkombėtare tė Futbollit. Dicka e propozuar dhe hedhur pėr diskutim mė herėt edhe nga klube apo faktorė tė ndryshėm tė kėtij sporti, por qė mori nė fakt pėrgjigje negative nga FIFA. Megjithatė, kreu i ekzekutivit shqiptar i kėrkoi Ministrit tė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Aldo Bumci, qė tė ulet e tė punojė me homologun e tij kosovar pėr shkrirjen nė njė tė ligės sė futbollit pėr tė dyja vendet. “Zoti Ministėr i Kulturės, kėtė vit duhet tė fillojė veprimtarinė Liga Mbarėkombėtare e Futbollit. Uluni dhe bėjeni projektin bashkė me ministrin kosovar. Tifozi i Mitrovicės tė vijė tė shohė ndeshjen Flamurtari-Mitrovica. Nėse rregullat pėrkatėse e lejojnė, tė pėrfshihen tė gjitha skuadrat nė njė kampionat mbarėkombėtar. Kjo ėshtė rruga pėr tė shpalosur tė gjithė potencialet dhe talentet nė futboll. Ta nisim me futbollin dhe tė fuqizojmė tregun e futbollit, pėr tė nxjerrė njė numėr sa mė tė madh yjesh”, – tha kryeministri.
    Ideja e kahershme E kanė quajtur nė mėnyra tė ndryshme: “Liga Kombėtare”, “Superliga mbarėkombėtare”, “Liga e pėrbashkėt”. Nė vitin 2005 e nisėn “Tifozat Kuq e Zi”, me njė paraqitje nė qendėr tė Prishtinės, me njė tabelė tė improvizuar ku ishin tė renditura disa nga ekipet mė me emėr nė Shqipėri e Kosovė. Vitin e kaluar ishin njė numėr mediash qė e risollėn nė vėmendje kėtė projekt, duke vjelur mendimet pro dhe kundėr. Shumė u fol, por askush nuk e mori mundimin tė konkretizojė ndonjė plan nė letėr, se si mund tė arrihet ky objektiv. I vetmi hap u mor me zhvillimin e Kupės “Pavarėsia”, mes skuadrave tė Shqipėrisė zyrtare, tė shqiptarėve tė Malit tė Zi, tė Maqedonisė dhe Kosovės, por liga e parbashkėt nė futboll mbeti vetėm ėndėrr. Futbolli i Kosovės ka shumė kualitete, cka duket edhe nė numrin e lojtarėve tė pėrtej kufirit zyrtar me kombėtaren kuqezi, mirėpo kampionati i tyre luhet sa pėr tė thėnė, pasi skuadrat fituese nuk mund tė marrin pjesė nė garat evropiane. Kėtė izolim ndėrkombėtar do ta zhbėnte nė njėfarė mėnyre Liga Mbarėkombėtare. Sa i pėrket futbollistėve, tregu i tyre do tė ishte mė konkurues, evidentimi do tė ishte i sigurtė dhe kėsisoji elementėt e spikatur do tė bėheshin pjesė e kombėtareve tė moshave tė ndryshme. Edhe rivaliteti mes tifozėrive, tė tilla si Plisat (Prishtina), Tirona Fanatics (Tirana), Flota Kuqezi (Flamurtari), Ujqėrit e Dėborės (Skenderbeu), Kuqezinjtė e Jakovės (Vėllaznimi) etj., do tė pėrkujdeseshin pėr t’i mbushur shkallėt e stadiumeve, sikurse ndodh kur luan kombėtarja. Tė drejtat televizive do tė kishin ēmime tė konsiderueshme, pėr pasojė edhe tė ardhurat nė arkat e klubeve do tė rriteshin.
    Nuk lejon FIFA Dėshira ėshtė e madhe pėr tė pasur njė Ligė Mbarėkombėtare nė Futboll, por kėsaj ideje ia ka prerė hovin FIFA. Qeveria e futbollit botėror i ka dhėnė fund fund projekt-idese sė bashkimit tė Superligės shqiptare me atė tė Kosovės, apo edhe kalimit tė disa skuadrave kosovare ne ligėn shqiptare. FSHF-ja, u tha vitin e kaluar, ka dėrguar nė kėtė intitucion kėrkesėn e saj pėr tė parė mundėsinė e njė lige tė pėrbashkėt mbarėkombėtare. FIFA, pas kėrkesės sė disa skuadrave tė Kosovės pėr tė marrė pjesė nė kampionatin tonė, ka kthyer kėtė pėrgjigje negative: “FIFA rikujton edhe njė herė pikėn 79-tė tė statutit tė saj, ku saktėsohet se antarėt e FIFA-s apo anėtarėt e pėrkohshėm tė konfederatės nuk duhet tė luajnė ndeshje apo tė kenė kontakte sportive me lojtarė apo klube qė nuk janė anėtarė tė FIFA-s apo anėtarė provizorė tė konfederatės.” Kjo do tė thotė qė, nėse njė skuadėr kosovare, fjala vjen, siguronte kualifikimin pėr nė Kupat e Europės nėpėrmjet kampionatit shqiptar, ateherė FIFA dhe UEFA nuk do ta lejonte tė merrte pjesė. Kjo, pėr shkak se e konsideron Kosovėn shtet jo anėtar nė kompeticionet e veta. Refuzimi mė i fundit qė iu bė kėrkesės sė palės kosovare pėr tė luajtur minimalisht ndeshje miqėsore me kombėtaren e madhe tregon pėr pamundėsinė e bėrjes realitet tė idesė sė proklamuar disa herė, e risjellė nė vėmendje sė fundi edhe nga Kryeministri Sali Berisha.
    Kosova, edhe pse ka disa vite qė ėshtė shtet i pavarur, akoma nuk ėshtė njohur si anėtare e FIFA-s apo UEFA-s. Tė dyja institucionet futbollistike nė fjalė kanė nxjerrė si kusht pranimin e Kosovės nė OKB, si fillim, qė tė anėtarėsohet edhe pranė tyre. Deri atėherė, duket i pamundur edhe krijimi i Ligės Mbarėkombėtare tė Futbollit.

    Burimi: http://www.panorama-sport.com/lajmi-...#ixzz2H0lZ6tBA
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  5. #75
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Pėr: Problematika e Futbollit Shqiptar

    Shqipėria “zbret” 15 kate, Superiorja nė vendin e 80-tė…

    Superiorja renditet nė vend tė 80-tė nė botė pėr sa i pėrket kampionateve mė cilėsore. Pas njė viti nėn dominimin e Skėnderbeut; pas shterimit gjithnjė e mė shumė tė talenteve; pas problematikės financiare tė klubeve dhe pėr mė tepėr pas damkosjes nga trukimet, kampionati shqiptar humbet plot 15 pozicione nė renditen e pėrgjithshme. Nė renditjen botėrore tė ligave mė kompetitive, Superiorja humbet 15 pozicione nga renditja e mėparshme. Pėr vitin 2011, kampionati ynė pozicionohej nė vendin e 65-tė ndėr 100 ligat mė tė mira nė botė, teksa vendin e parė e ka sėrish kampionatin spanjoll. Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga Federata Internacionale e Futbollit, Histori dhe Statistika. Kjo e fundit ka pėrzgjedhur 100 kampionatet mė tė rėndėsishme nė botė dhe duke u bazuar nė njė sėrė kriteresh ka bėrė edhe klasifikimin e pėrgjithshėm. Kriteri kryesor ėshtė lufta pėr titull e skuadrave. Kompetiviteti nė kampionatin shqiptar mes Skėnderbeut, Teutės dhe Tiranės gjatė sezonit tė shkuar, si dhe dominimi qė ka ushtruar skuadra korēare gjatė fazės sė parė tė kėtij sezoni ka bėrė qė kampionati ynė tė humbė terren nė kėtė renditje. Pra, pėrveē luftės sė pastėr pėr titullin kampion, nė renditjen e IFFHS-sė njė rol tė madh luan edhe ana ekonomike dhe “fair-play” financiar. Kampionati shqiptar nė kėtė klasifikim ka arritur tė marrė 261 pikė, duke lėnė pas liga si ajo e Kuvajtit, Afrikės sė Jugut, Kamerunit, Kongos, Indisė, Vietnamit, Jordanisė, Singaporit etj. Me pak fjalė, janė kryesisht kampionate problematike nė shumė aspekte dhe qė i pėrkasin kontinentit afrikan ose aziatik. Kriter tjetėr ėshtė edhe numri i futbollistėve nga kėto kampionate qė luajnė me skuadra kombėtare, si dhe zbulimi dhe evidentimi i talenteve tė sė ardhmes. Pikėrisht nė kėtė pikė, Superiorja ėshtė deficitare. Fakt ėshtė se nė skuadrat kombėtare U-17, U- 19 dhe U-21, lojtarėt vijnė kryesisht nga skuadra jashtė Shqipėrisė, kjo natyrisht pėr shkak tė shterpėsisė sė kampionatit shqiptar. Por, ajo qė mund tė ketė ndikuar mė shumė te njė ulje drastike e Superiores janė edhe dosjet pėr ndeshje tė dyshuara si tė trukuara tė UEFAs si dhe raporti i “Sport Radar”- it, i cili e konsideronte Shqipėrinė me kampionatin mė tė trukuar nė Europė. Kjo gjė ul ndjeshėm besueshmėrinė e garės nė kampionat dhe natyrisht edhe vlerėsimin pėr tė.

    NR. SHTETI PIKĖ
    1. SPANJA 1283
    2. BRAZILI 1057
    3. GJERMANIA 1037
    4. ITALIA 1034
    5. ANGLIA 1007
    6. ARGJENTINA 919
    7. FRANCA 880
    8. HOLANDA 738
    9. PARAGUAI 712
    10. KILI 711
    ………………..
    27. JAPONIA 481
    28. A.SAUDITE 475
    29. QIPRO 470
    30. NORVEGJIA 456
    31. PERUJA 445
    32. KROACIA 414
    33. SUEDIA 404
    34. MOLDAVIA 403
    35. SUDANI 401
    ……………………………………
    50. KUVAJTI 352
    51. POLONIA 352
    52. LETONIA 342
    53. LETONIA 342
    54. UZBEKISTANI 339
    55. SLLOVAKIA 339
    56. MAROKU 338
    57. FINLANDA 336
    58. EBA 336
    59. ESTONIA 330
    60. NIGERIA 329
    …………………………….
    64. MAQEDONIA 311
    65. GANA 303
    66. ANGOLA 301
    67. ZIMBABVE 300
    68. BULLGARIA 296
    ………………………………….
    80. SHQIPĖRIA 261
    81. KATARI 260
    82. AFRIKA J. 260
    83. KAMERUNI 256
    84. AZERBAJXHAN 250
    85. KONGO 246
    ……………………………………
    92. PANAMA 223
    93. ISLANDA 218
    94. NIKARAGUA 217
    95. IRAKU 213
    96. JEMENI 206
    97. LUKSEMBURG 200
    98. HONG KONG 197
    99. INDONEZIA 192
    100. BAHREIN 184

    Burimi: http://www.panorama-sport.com/katego...#ixzz2HTdhJ47R
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  6. #76
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Pėr: Problematika e Futbollit Shqiptar

    Sa per turp jemi bere. Te humbasesh 1,2,3 apo 4 vende ne renditje dhe nisin shqetesimet. Ndersa te ne humben plot 15 vende ne klasifikim dhe askush nuk mban qendrim e as pergjegjesi. Vetem shkrim ne gazete, biseda mes njerezish, ndersa institucionet per mbarevajtjen e ketij sporti, duke filluar qe nga ministria perkatese, FSFH, Shoqata e klubeve te ndryshme, presidentet e klubeve etj, nuk flasin asnje fjale, nuk e vrasin mendjen qe me veprimet apo mosveprimet e tyre po shkaterrojne kete sport kaq popullor dhe po prishin i mazhin e nje vendi te tere. Turp...
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  7. #77

    Pėr: Problematika e Futbollit Shqiptar

    Studim interesant qe flet shume per trukimet ne futbollin shqiptar, problemet, lidhja bashkite dhe politiken etj etj

    http://www.sportaccord.com/multimedia/docs/2012/02/2012_-_IRIS_-_Etude_Paris_sportifs_et_corruption_-_ENG.pdf

  8. #78
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Pėr: Problematika e Futbollit Shqiptar

    Ndeshja Besa-Tirana, kryebashkiaku Kavajės kėrcėnon lojtarėt e Tiranės: Humbni ndeshjen se nuk dilni tė gjallė qė kėtu, arrestohet

    Gjatė pushimit tė ndeshjes sė sotme midis Besės dhe Tiranės ėshtė shėnuar njė skandal i radhės nė futbollin shqiptarė.

    Burimet thanė pėr alb-observer.com se kryebashkiaku i Kavajės, Elvis Roshi nė pėrfundim tė pjesės sė parė tė ndeshjesh ka hyrė nė dhomat e zhveshjes sė ekipit tė Tiranės dhe ju ka bėrė presion futbollistėve.
    Fjalėt e Roshit drejtuar ekipit bardh e blu ishin kėto: “Ju nuk do ta fitoni ndeshjen, se nuk dilni tė gjallė nga fusha”.
    Elvis Roshi ndėr tė tjera ka qėlluar edhe trajnerin e ekipit tė Tiranės, Nevil Deden si dhe e ka kėrcėnuar atė me jetė.
    Nisur nga kjo ngjarje, futbollistėt e skuadrės sė kryeqyeqytetit nuk kanė pranuar tė dalin nė fushė pjesėn e dytė, por ka qėnė njė insistim i trajnerit Nevil Dede qė ata tė luanin.

    Pas incidentit traineri Tiranės ka bėrė kallzim nė polici ku menjherė aty kanė ardhur forcat e polcisė por kryebashkiaku ishe larguar nga stadiumi pėr tu vetėdorėzuar mė pas vetė nė polici.

    Roshi ka thėnė nė polici qė ngjarja nė fjalė s’ėshtė aspak e vėrtetė./alb-observer/

    PS: Shembulli me i mire i Rilindjes Kombetare, ne kete rast, Rilindja e Sportit. Do na vije nga kta fytyra....
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  9. #79
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anėtarėsuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816

    Pėr: Problematika e Futbollit Shqiptar

    Ja edhe nje tjeter ,si ky Roshi !!


    Revoltohet me arbitrimin, kryebashkiaku i Gramshit futet me makinė nė fushė

    Kryetari i Bashkisė sė Gramshit, Dritan Bici, nuk ėshtė pėrmbajtur ndaj arbitrit tė ndeshjes Gramshi- Mamurrasi dhe ka hyrė me makinėn e tij nė fushėn e futbollit.
    Njė reagim i tillė ka ardhur pasi kryebashkiaku mendonte se arbitri po favorizonte Mamurrasin.
    Policia e ka larguar Bicin, ndėrsa ai do procedohet pėr shkatėrrim prone.
    Ai ka shkatėrruar portat edhe pse FSHF ia ka pasė ndaluar hyrjen nė fushė pėr shkak tė precedentėve tė mėparshėm.

    Burimi /Gazeta TEMA,Mars,2013
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

  10. #80
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Pėr: Problematika e Futbollit Shqiptar

    Ē’parashikon Disiplina, nenet qė mund tė dėnojnė Besėn

    Dhori Prifti, ish-gjyqtari i shquar shqiptar, ka ndėrhyrė dhe mė pas ka larguar kryebashkiakun e Kavajės, Elvis Rroshi, nė momentin qė ky i fundit goditi Nevil Deden. 63- vjeēari ka qenė vėzhguesi i FSHF-sė, i dėrguar pėr ndeshjen e luajtur nė Kavajė tė dielėn. Atij ndoshta nuk i lejohet qė tė japė argumente pėr ecurinė e njė ndeshjeje nė media, por duke qenė se rasti nė fjalė i kaloi pėrmasat sportive dhe kemi tė bėjmė me njė kryebashkiak tė arrestuar, Prifti pranoi qė tė prononcohej pėr “Panorama Sport”, duke sqaruar nė rolin e dėshmitarit tė ngjarjes atė qė ka ndodhur. Ai pohon se Rroshi e ka gjuajtur trajnerin e Tiranės me shuplakė nė gjaknxehtėsi e sipėr, por ndėrkohė ėshtė edhe i sinqertė kur thotė: “Gjithēka e kam pasqyruar nė raportin qė kam bėrė. Ngjarjen e pashė tė gjithėn dhe e kam raportuar me pėrpikėri”.

    Z.Prifti, ku ishit ju kur ndodhi incidenti?

    Isha nė korridor. Isha unė ai qė ndėrhyra mes tė dyve dhe u pėrpoqa tė ulja tensionin.

    Ēfarė ndodhi aty?

    Pati tension. Tension i madh dhe i panevojshėm. U ndjeva keq, sepse deri nė atė moment po shijonim njė ndeshje futbolli relativisht tė mirė.

    Si hyri kryebashkiaku Rroshi nė ambientet e brendshme?

    Kėtė nuk e kuptova. U interesova pas ndeshjes, por nuk e mora vesh.


    Na sqaroni pak ēfarė ndodhi saktėsisht aty?


    Me tė pėrfunduar pjesa e parė, lojtarėt dhe arbitrat kishin hyrė nė dhomat e tyre, ndėrkohė qė trajnerėt hynė pak mė vonė. Nė momentin qė Dede po u drejtohej dhomave tė zhveshjes hynė disa persona, mes tė cilėve edhe Rroshi, por qė unė me sinqeritet ju them se nuk e njihja. Isha disa metra larg dhe i pashė qė u drejtuan vrullshėm drejt Nevil Dedes. Nuk e di nėse e shanė apo e kėrcėnuan. Thjesht u nisa me vrap pėr t’i ndarė dhe pėr t’i qetėsuar.

    Deden e goditėn, apo jo?

    Po, e goditėn me shuplakė. Kėtė e pashė vetė.

    Ju e keni pasqyruar kėtė nė raportin tuaj?

    Po, sigurisht qė e kam pasqyruar. Tė jeni tė bindur se gjithēka pashė aty, e kam pasqyruar.

    Tė rikthehemi te ngjarja. Si reagoi Dede kur e gjuajti Rroshi me shuplakė?

    Nuk reagoi fare. Tė them tė drejtėn, tani qė e kam risjellė disa herė nė mend atė skenė, mua mė la pėrshtypjen e njė njeriu shumė fisnik.

    Nė ē’kuptim?

    Nuk reagoi fare, por nuk ishte as i trembur. Qėndroi serioz, pa folur, pa reaguar fare. Nuk tha asnjė fjalė.

    Po mė pas ēfarė ndodhi?

    U grumbulluan shumė njerėz si zakonisht dhe u pėrpoqėm tė largonim ata qė kishin hyrė pa leje.

    Po policia ēfarė bėnte?

    Ndėrhynė edhe ata. Ata bėnė tė mundur nxjerrjen jashtė tė personave qė kishin hyrė pa leje.

    Sa persona kishin hyrė pa leje?

    Mendoj shtatė ose tetė, por nuk e kam edhe aq tė qartė. Thjesht u hap dera edhe ata vėrshuan menjėherė drejt trajnerit tė Tiranės.

    Njihnit ndonjė nga ata?

    Jo, jo, nuk njihja asnjėrin. Madje as kryetarin e bashkisė nuk e njoha, mė vonė e mora vesh se kishte qenė ai.

    Pala kavajase pretendon se Nevil Dede ka qenė provokues gjatė pjesės sė parė. E vėrtetė ėshtė kjo?

    Jo, unė nuk mendoj kėshtu. Po e pėrsėris edhe njėherė, Dede u tregua burrė nga fillimi deri nė fund. Madje ishte ai qė ngulmoi qė Tirana tė dilte nė fushė nė pjesėn e dytė, pasi shefi i klubit (Tagani) nuk donte.

    A mund tė jeni pak mė i qartė?

    Pas incidentit, shefi i klubit tė Tiranės (Tagani) nuk dėshironte qė skuadra tė dilte nė fushėn e lojės. Ai pretendonte se ishte cenuar rėndė Tirana dhe nuk donte qė ekipi tė dilte nė fushė. Mirėpo, Dede i tha disa herė se nuk ishte mirė qė tė mos luanin dhe i kėrkoi qė tė mos braktisej ndeshja. Mendoj se nėse u luajt, kjo erdhi edhe prej Dedes.

    Gjatė pėrplasjes sė Rroshit me Deden, ju pėsuat ndonjė gjė, patėt ndonjė konfrontim me ndonjė person?

    Jo, jo, me asnjė. Thjesht ndėrhyra pėr tė qetėsuar situatėn.

    JETMIR HALILAJ

    Prokuroria merr nė pyetje kryebashkiakun e Kavajės

    Njė prokuror i Kavajės ka marrė nė pyetje mbrėmė nė Tiranė kryebashkiakun Elvis Rroshi. Dhimitėr Ylli, prokurori i ēėshtjes, nė prani edhe tė avokatit Plarent Ndreca, ka marrė deklarimet e para tė kreut tė Bashkisė sė Kavajės nė lidhje me ngjarjen e ndodhur tė dielėn nė stadiumin e kėtij qyteti. “Ishte njė seancė pyetjesh me prokurorin, ku ne dhamė qėndrimin tonė pėr arrestimin dhe pėr faktin qė ka ndodhur. Arrestimi pohojmė se ka qenė i paligjshėm ndėrsa pėr faktin, nė stadium ka pasur njė provokim nga ana e trajnerit tė Tiranės, Nevil Dede, qė u ėshtė adresuar me grusht tifozėve tė Kavajės. Pėr shkak tė acarimit tė tifozėve, kryetari i bashkisė ka zbritur nga tribuna pėr tė qetėsuar situatėn”, – tha avokati i kryebashkiakut Rroshi, Plarent Ndreca. Ky i fundit, i pyetur nė lidhje me gjendjen e klientit tė tij nė paraburgim, avokati tha se “Elvis Rroshi ėshtė i qetė, ai nuk ka shfaqur asnjė pretendim pėr dhunė apo pėr keqtrajtim, gjithēka ka qenė sipas rregullave”, – deklaroi avokati.
    Kėrkoi gazetat - Mėngjesin e djeshėm, kryetari i Bashkisė sė Kavajės, Elvis Rroshi, e ka pritur nė njė nga qelitė e reja tė paraburgimit tė policisė sė Tiranės. Ai ėshtė mbajtur nė njė qeli me vete pa praninė e personave tė tjerė, ndėrsa nė korridor qėndronte gjatė gjithė natės njė efektiv policie. Njė oficer i dytė qėndronte nė shėrbim roje nė pjesėn e jashtme tė dhomės sė izolimit, e cila ndahej nga korridori i qelisė sė Rroshit prej njė porte hekuri. Dje nė mėngjes, kėrkesa e parė e kryebashkiakut tė Kavajės pėr policin e turnit qė bėnte shėrbim aty ka qenė marrja e gazetave. Rroshi ka kėrkuar tė njihej me ēfarė kishin shkruar mediat nė lidhje me ngjarjen e ndodhur tė dielėn nė stadiumin e Kavajės. Mė pas, rreth orės 08.30, atij i ėshtė servirur ushqimi i mėngjesit, njė turli me mish dhe bukė.

    Ēela: Policia, pėrgjegjėse pėr sigurinė

    Pas ngjarjeve tė pėrsėritura tė dhunės nė futboll, shefi i Sektorit tė Garave nė Federatėn Shqiptare tė Futbollit, Besnik Ēela, ka listuar personat qė mund tė qėndrojnė nė fushė gjatė ndeshjes. “Nė njė ndeshje futbolli, sipas rregullores sė veprimtarisė, nė ambientet pranė stadiumit dhe nė momentet kur nis loja kanė tė drejtė tė qėndrojnė vetėm gjashtė zyrtarė, shtatė lojtarė, tė cilėt mund tė qėndrojnė nė pankinė. Zyrtarė tė klubit kanė tė drejtė tė futen te dhoma e ekipeve tė tyre para ndeshjes, nė pushim tė ndeshjes dhe nė pėrfundim tė saj, por gjithnjė pasi ekipet janė sistemuar brenda nė pushim tė lojės, kanė hyrė nė dhomat e zhveshjes, arbitrat kanė hyrė nė dhomat e zhveshjes dhe pasi korridoret tė jenė bosh. Sakaq, referuar rastit tė Kavajės, ėshtė detyrim i policisė qė tė sigurojė rendin dhe qetėsinė nė stadium”, – ka pohuar dje Ēela.

    Disiplina, nenet qė mund tė dėnojnė Besėn

    Humbje nė tavolinė, por jo vetėm. Besa rrezikon tė marrė njė dėnim ekstrem nga Komisioni i Disiplinės, edhe pse kodi lė gjithēka tė hapur pėr vendimin, gjithnjė nėse i referohesh asaj qė ndodhi tė dielėn nė Kavajė. Pėrtej interpretimeve qė anėtarėt e Komisionit tė Disiplinės mund t’u bėjnė neneve qė prekin incidentin nė Kavajė, ekzistojnė disa variante, nė tė cilat klubi pritės mund ta pėsojė keqazi. Sipas tė gjitha gjasave, Disiplina do tė bazohet te neni 65, qė parashikon dėnimet nė rast dėshtimi tė pėrgjegjėsive tė takimeve. Mė konkretisht, pika 2 dhe 4, edhe pse nuk specifikojnė gjithēka, i japin mundėsinė Disiplinės tė marrė njė dėnim tė rėndė pėr klubin e Besės, i cili e ka tė pėrsėritur shkeljen. Kėshtu, nė pikėn 2, ndėr tė tjera thuhet se parashikohet dėnimi me zhvillimin e ndeshjeve pa spektatorė, nė fushė asnjanėse dhe ndalimin e zhvillimit nė stadiumin pėrkatės. Nga ana tjetėr, gjithashtu parashikohet anulimi i rezultatit tė ndeshjes ku kanė ndodhur incidentet, si dhe humbja nė tavolinė. Nė mbledhjen qė do tė zhvillohet nesėr nė ambientet e FSHF-sė, Disiplina pritet tė ndalet nė njė nga kėto mundėsi pėr tė dhėnė vendimin pėrfundimtar. Nė kod ėshtė parashikuar edhe njė pikė, ku thuhet se organi gjykues ka tė drejtė tė vendosė dėnime edhe nėse nuk ėshtė verifikuar shkelje e pėrcaktimeve. Nė rastin konkret, ku dhe nuk specifikohet dėnimi pėr atė qė ka ndodhur, atėherė gjithēka ėshtė e hapur dhe Disiplina do tė bazohet te ēėshtja e mospėrmbushjes sė standardeve tė sigurisė. Ndėrkohė, edhe nė nenin 58, qė bėn fjalė pėr kėrcėnimet, Disiplina mund tė ndalet pėr tė marrė masa ndaj asaj qė ka ndodhur. Megjithatė, nė kėtė nen nuk thuhet qartė dėnimi nė rastet kur kėrcėnohet trajneri apo lojtarėt, por vetėm pėr zyrtarėt e ndeshjes. Te kėta tė fundit futen gjyqtarėt, delegatėt dhe vėzhguesit. Nga ana tjetėr, pėr sa u pėrket zyrtarėve tė klubeve, parashikohen 9 ndeshje pezullim dhe njė gjobė qė varion 1 milion lekė tė vjetėr deri nė 3 milionė lekė tė vjetėr. Gjithsesi, mbetet pėr t’u parė se si do t’i interpretojė nenet Disiplina pėr rastin nė Kavajė.

    KODI I DISIPLINĖS SPORTIVE

    NENI 48 (Sjellja e keqe ndaj kundėrshtarėve dhe ēdo personi tjetėr)
    Pika 2 Paragrafi b) tė paktėn 9 ndeshje pezullim pėr sulm ose dhunė ndaj kundėrshtarėve ose ēdo personi tjetėr pėrveē zyrtarėve tė ndeshjes. Njė dėnim me gjobė me vlerė 1 milion lekė tė vjetėr deri nė 3 milionė lekė tė vjetėr

    NENI 58 (Kėrcėnimet)
    Pika 2 Nėse kėrcėnimi kryhet gjatė zhvillimit tė njė ndeshjeje, ekipi ku bėn pjesė personi qė kryen kėrcėnimin ndaj zyrtarėve tė ndeshjes do tė dėnohet me humbjen e ndeshjes nė tavolinė me rezultatin 3-0 dhe zbritjen e 3 pikėve nga klasifikimi.

    NENI 65 (Dėshtimi nė pėrmbushjen e pėrgjegjėsive)
    Pika 2 Nė rast tė shkeljeve tė rėnda mund tė ndėrmerren dėnime tė tjera si zhvillimi i ndeshjes pa spektatorė, zhvillimi i ndeshjes nė fushė asnjanėse, ndalimi i zhvillimit tė ndeshjes nė stadiumin pėrkatės, anulimi i rezultatit tė ndeshjes, pėrjashtimi nga njė garė ose kampionat dhe humbje e ndeshjes nė tavolinė.
    Pika 4 Organi gjykues ka tė drejtė tė vendosė dėnime edhe nėse nuk ėshtė verifikuar shkelje e pėrcaktimeve nė kėtė kod, por thjesht pėr ēėshtje tė mospėrmbushjes sė standardeve tė sigurisė.

    Tagani: Ja pse nuk kėrkojmė fitore nė tavolinė

    Tirana nuk ka bėrė ende njė kėrkesė zyrtare nė FSHF pėr tė kėrkuar fitoren nė tavolinė ndaj Besės. I pyetur lidhur me arsyet e kėsaj tėrheqjeje, nėse e tillė mund tė quhet, administratori bardheblu, Salih Tagani ka shpjeguar se fillimisht i ka kėrkuar FSHF-sė relacionin e arbitrave. “Ne qė sot nė mėngjes (dje) i nisėm njė shkresė zyrtare Federatės Shqiptare tė Futbollit pėr tė na vėnė nė dispozicion njė kopje tė relacionit qė kanė bėrė gjyqtarėt, vėzhguesi dhe delegati i ndeshjes. Duam qė tė njihemi njė herė me atė ēka ata kanė shkruar dhe nė bazė tė atij relacioni do bėjmė ose jo mėsymjen tonė. Nisur nga sa ndodhi nė Kavajė mendoj se federata duhet tė na vėrė nė dijeni pėr atė ēfarė ėshtė shkruar nga arbitrat para se tė jepet vendimi i Komisionit tė Disiplinės. Sigurisht qė tė kuptohemi, se synimi ynė nuk ėshtė domosdoshmėrish ndėshkimi i skuadrės sė Besės. Ne nuk kemi asgjė kundėr ekipit, por besojmė dhe kėtė e shpreha edhe nė stadium nė dhomat e zhveshjes me delegatin e FSHF-sė se Tirana ka luajtur njė ndeshje nėn presion, pra jo nė kushte normale”, – pohon Tagani. Mė tej administratori bardheblu rithekson faktin se nuk donte qė Tirana ta vazhdonte ndeshjen nė pjesėn e dytė. “Unė nuk doja qė ta nxirrja mė ekipin nė fushė. Nuk mė dukej e drejtė qė ndeshja tė zhvillohej nė ato kushte nė tė cilat ndodheshim. Ishte njė terror i paparė psikologjik. Ia bėra tė qartė Hito Hitajt (delegati i FSHF-sė), por ai donte qė tė luhej ndeshja me ēdo kusht, duke nxjerrė nė pah faktin se mund tė penalizoheshim rėndė nėse nuk vazhdonim ndeshjen. Edhe arbitrat donin qė ndeshja tė luhej. Mė pas unė fola me Deden e lojtarėt dhe u ra dakord qė pėr hir tė publikut tė dilnim nė fushė. Synimi i arbitrave ishte vazhdimi normal i ndeshjes sikur tė mos kishte ndodhur asgjė, por realisht ne luajtėm pėr tė respektuar publikun dhe mos rėnduar edhe mė shumė kaosin nė atė takim. Por paradoksale nė kėtė situatė ėshtė fakti se ne u dhunuam dhe pėrsėri ne duhet tė duronim dhe tė dėnoheshim nėse nuk luanim nėn atė terror psikologjik. Ju mendoni se ky ėshtė futboll? Unė personalisht distancohem dhe vetėm futboll nuk mund ta konsideroj”, – tha Tagani.

    Precedenti me dėnimin e Shkumbinit

    Mė 2 maj tė vitit 2012, gjatė ndeshjes Shkumbini-Flamurtari 1-0, pati incidente. Protagonist u bė deputeti i Peqinit, Dashnor Sula, i cili ėshtė njėkohėsisht donator i Shkumbinit dhe njihet si njė prej tifozėve mė tė zjarrtė tė tij. Nė atė periudhė, Komisioni i Disiplinės, pasi analizoi tėrė dokumentacionin e ndeshjes Shkumbini-Flamurtari, vendosi t’i japė fitoren nė tavolinė skuadrės vlonjate me rezultatin 3-0, por edhe t’u heqė tri pikė tė tjera nga klasifikimi peqinasve. Nė kėto kushte ra poshtė fitorja 1-0 nė favor tė Shkumbinit, e fiksuar nė fushėn e lojės. Sipas vendimit tė dhėnė nga Disiplina mė 9 maj tė vitit tė kaluar, gjithēka erdhi pas kėrcėnimeve tė deputetit Sula nė dhomat e zhveshjes. Madje u dyshua se donatori kishte pėrdorur edhe armėn pėr tė kėrcėnuar zyrtarėt e takimit. Pėrveē vendimit pėr dėnimin e klubit me humbjen e ndeshjes dhe zbritjen e 3 pikėve, Disiplina mori masa edhe ndaj deputetit Sula. Ky i fundit, pėr sjellje josportive ndaj zyrtarėve tė ndeshjes dhe rasteve tė pėrsėritura, u dėnua me pezullim nga aktiviteti pėr 10 ndeshje dhe 500.000 lekė gjobė, bazuar nė nenet 49.2/a dhe 49.3.

    “Stop dhunės! FSHF-ja mė radikale me VIP-t”

    KF Tirana nuk ėshtė mjaftuar vetėm me denoncim nė polici ndaj kryebashkiakut Elvis Rroshi dhe deklaratave pėr shtyp tė drejtuesve. Dje edhe njė pjesė e ikonave tė kėsaj skuadre ndėr vite dhe njėkohėsisht disa prej tyre edhe pjesė aktuale e klubit nė bord apo nė akademi kanė dalė nė mbėshtetje tė trajnerit, duke kėrkuar qė Federata Shqiptare e Futbollit tė jetė mė radikale nė dhėnien e vendimeve karshi personave tė veshur me pushtet si nė rastin e kryebashkiakut tė Kavajės. Luigj Bytyēi, ish-lojtar i Tiranės nė vitet ’60- ’70, aktualisht anėtar i bordit tė KF Tirana sh.a, ka dėnuar dhunėn duke kujtuar marrėdhėniet mjaft tė mira mes Tiranės dhe Kavajės ndėr vite. “Jam i indinjuar pėr atė ēka ndodhi nė Kavajė. Kjo jo sepse thjesht u godit trajneri ynė, por se u ngrit dora ndaj njė institucioni. Tirana ėshtė njė institucion i futbollit nė vend. U godit miqėsia mes Tiranės dhe Kavajės. Nuk ėshtė shqiptarizėm kjo qė tė presėsh nė shtėpi dhe mė pas tė qėllosh me grushte. Ne kemi shkuar ndėr vite shumė mirė me kavajasit, kemi dhėnė e kemi marrė, por assesi njė individ i vetėm nuk mundet tė pėrfaqėsojė atė popull, qoftė ky edhe kryetari i bashkisė dhe ca mė pak tė prishė marrėdhėniet tona. Duhet qė nė kėtė rast federata, nė bazė tė rregulloreve, qė tė ndėshkojė rastin nė fjalė jo se mund tė pėrfitojė Tirana, por ne tė bėhemi njė precedent pozitiv qė askush tjetėr mė tė ngrejė dorėn ndaj zyrtarėve. Futbolli ėshtė njė lojė e bukur, e cila ka bashkuar prej vitesh brezat dhe nė asnjė rast nuk duhet politizuar, ndaj politikanėt tė ēdo spektri, larg duart nga futbolli”, – tha Bytyēi. Pas tij ishte Sulejman Mema, ai qė dėnoi dhunėn duke hequr ēdo paralele me politikėn. “Unė kam qenė viktimė nė vetė tė parė e dhunės pak vite mė parė dhe sot (dje) ua them me bindje tė plotė se kam ardhur vetėm pėr tė mbėshtetur Deden, Tiranėn dhe kėdo qė del kundėr kėsaj dhune. Kėtu nuk ka lidhje politika dhe mė besoni nuk do tė isha kėtu nėse nuk do ta besoja se kjo konferencė nuk ėshtė me ngjyrim politik”, – theksoi Mema. Ndėrsa Indrit Fortuzi kėrkoi vendime mė tė ashpra nga FSHF-ja. “Nė Kavajė u dhunua institucioni i trajnerit. E di fare mirė qė kjo nuk ėshtė hera e parė, por ne duam qė tė jetė e fundit, jo thjesht pėr Tiranėn, por edhe pėr futbollin nė pėrgjithėsi. Sot (dje) mė sė pari prisja njė ndjesė publike nga klubi i Kavajės. Nga ana tjetėr, ne si Tiranė, do kėrkojmė dhe ndihmojmė njėkohėsisht federatėn qė tė jetė mė radikale nė dhėnin e dėnimeve karshi dhunės qė vjen nga tribuna VIP ose persona tė veshur me pushtet”, – theksoi Fortuzi. Nė njė linjė me kėta kanė qenė edhe Krenar Alimehmeti dhe Agustin Kola, tė cilėt i mėshuan faktit se dhuna e sotme po prish brezin e ri, atė tė sė nesėrmes.

    Luigj Bytyēi
    “Nuk ėshtė shqiptarizėm kjo qė tė presėsh nė shtėpi dhe mė pas tė qėllosh me grushte. Ne kemi shkuar ndėr vite shumė mirė me kavajasit, kemi dhėnė e kemi marrė, por assesi njė individ i vetėm nuk mundet tė pėrfaqėsojė atė popull”.

    Sulejman Mema
    “Kam ardhur vetėm pėr tė mbėshtetur trajnerin Nevil Dede, Tiranėn dhe kėdo qė del kundėr kėsaj dhu-ne. Kėtu nuk ka lidhje politika dhe mė besoni qė nuk do isha kėtu, nėse nuk do ta besoja se kjo konferencė shtypi nuk ėshtė me ngjyrim politik”.

    Indrit Fortuzi
    “Sot mė sė pari prisja njė ndjesė publike nga klubi i Kavajės. Ne si Tiranė do kėrkojmė dhe ndihmojmė njėkohėsisht Federatėn Shqiptare qė tė jetė mė radikale nė dhėnin e dėnimeve karshi dhunės qė vjen nga tribuna VIP ose persona tė veshur me pushtet”.

    Krenar Alimehmeti
    “Nuk mundet qė mikpritja tė kthehet nė kėtė lloj mėnyre dhe pėr mė tepėr nuk i shkon pėrshtat njė qyteti si Kavaja. Mė vjen keq, pasi lojtarėt nė fushė ishin korrektė, pėr ēka ne mundohemi ēdo ditė pėr tė dhėnė njė produkt sa mė qytetar”.

    Agustin Kola
    “Nuk di sesi po e rrisim brezin e ri? Unė flas nė emėr tė trajnerėve tė moshave tė Tiranės dhe vėrej se gjithė kjo dhunė po na dėmton seriozisht. Duhet tė marrė fund njėherė e mirė dhe federata tė jetė mė e ashpėr nė vendime. Nuk ėshtė problem vetėm i Tiranės, por i futbollit”.


    REAGIMET NGA KAVAJA

    “Grushti i ngritur, njė ofendim i rėndė pėr ne”

    Nė njė deklaratė pėr shtyp, drejtuesit e klubit tė Besės i kanė pėrgėnjeshtruar pretendimet e krerėve tė Tiranės nė lidhje me atė qė ndodhi tė dielėn nė stadiumin e Kavajės. Dje, ndėr tė tjera, nė kėtė deklaratė thuhet: “Duam tė sqarojmė se ndeshja ka qenė tepėr e luftuar nė fushė dhe shumė korrekte. Ajo s’ka tė bėjė aspak me ekzagjerimet qė pėrfliten. Mjafton tė shihni fotografinė provokuese tė trajnerit tė Tiranės, qė nderon me grushtin e majtė i kthyer nga tribunat e spektatorėve, pėr tė kuptuar se as publiku dhe as kryebashkiaku Rroshi nuk janė fajtorė pėr incidentet. Ai grusht i ngritur ėshtė shumė mė i rėndė sesa ofendimet qė i janė bėrė Besės nė qytetet e tjera. Dėnimet e pashembullta vetėm tė kėtij sezoni nuk mund ta errėsojnė kulturėn e qytetarėve dhe futbolldashėsve tė Kavajės. Po nė kėtė stadium, po nė kėtė qytet, mbi dy dekada mė parė u shemb regjimi i egėr komunist dhe triumfoi demokracia. Kur Kavaja vrau frikėn, trajneri Dede ndoshta fshihej dhe s’e dinte ē’do tė thoshte pėrmbysja e sistemit komunist. Sqarojmė se kemi respektuar dhe do tė respektojmė parimet e lojės sė futbollit dhe nuk do tė pajtohemi me mllefet e inatet qė mbajnė erė politikė. Ngjarja nė korridor nuk ka pse zmadhohet e trumbetohet me aq patos nga trajneri i Tiranės. Nėse tekniku pretendon se ėshtė goditur, atėherė fytyra e tij u pa qė nuk tregon asnjė shenjė, por tė kundėrtėn. Ne kemi njė jetė qė merremi me futbollin dhe kemi vuajtur ngjarje mė tė rėnda ndaj trajnerėve e futbollistėve tanė, por nuk i kemi dramatizuar nė asnjė rast situatat”.

    Daiu: Ja pse bėra atė gjest ndaj Gentian Muēės

    Jo pak i indinjuar ėshtė ndier dje trajneri i Besės, Pėrparim Daiu, kur ka parė e dėgjuar se si u interpretuan ngjarjet pas sfidės ndaj Tiranės. Nė njė bisedė pėr “Panorama Sport”, ai sqaron incidentin me futbollistin bardheblu, Gentian Muēa, kur trajneri u largua nga pankina. Ai i bėn thirrje FSHF-sė qė tė mos bėjė “kokė turku” Besėn, pasi klubi kavajas nuk e meriton aspak kėtė situatė, tė cilėn ai e cilėson si tė zmadhuar nga Tirana. “Unė kam njė karrierė tė lidhur me futbollin prej 25 vitesh, pa folur pėr traditėn familjare. Gjithnjė kam punuar qė tė injektoj tek lojtarėt e mi respektin pėr fanellėn, jo vetėm atė tė Besės, por edhe tė kundėrshtarėve. Kam nderuar e respektuar si lojtar e trajner tifozėt nė ēdo cep tė Shqipėrisė. Kjo kulturė personale dhe kontributi im nė futboll mė bėnė tė ndihesha mė shumė se i fyer kur njė lojtar si Muēa merr guximin tė fyejė njė popull tė tėrė. Unė vetėm sa kėrkova ta qortoj futbollistin, shoqėruar me dorėn. Besoj kushdo qė tė ishte nė vendim tim e tė kishte pak dinjitet moral, personal e familjar, do tė reagonte shumė herė mė keq. Megjithatė, edhe ne trajnerėt jemi njerėz dhe tė edukuar me frymėn e njė tradite e zone. Unė jam krenar qė i pėrkas Kavajės futbollistike e tė kulturuar. Raste si i imi ka kudo nė botė, me trajnerė madje tė famshėm si Murinjo, Ferguson apo Manēini. Kushdo qė jeton dhe e ka nė gjak futbollin, kėshtu do tė reagonte”, – ėshtė shprehur dje Daiu, duke treguar qartė zhgėnjimin e tij. Tashmė trajneri dhe tė gjithė nė klubin kavajas presin vendimet e Disiplinės, pasi janė tė bindur se nuk meritojnė asnjė dėnim.

    Burimi: http://www.panorama-sport.com/katego...#ixzz2NKV9ldWT
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •