Po mire, i rikthehemi temes, pse jo?! Si ato dashurickat e vjetra, qe na kujtojne 'pafajesine' tone te...koheve te hershme! Lol
Shkojne nga shkojne "Bjeri tavolines - te degjoje karreklla" kjo shprehje me bie ndermend, sa here degjoj ca farė analista, specialista, ekspertista(lol) te futbollit shqiptar te shprehen pa ndonje lloj "rezerve" ne lidhje me 'meritat' e Skenderbeut. E forta(kompleksiteti psiqik dmth) eshte se aty per aty e pranojne qe Skenderbeu eshte ekipi me i kompletuar i Superliges dhe pas nje momenti tjeter do te fillojne t'ja heqin 'gradat' (lol) vetem e vetem per te kenaqur mendje'guakesine e tyre qe nuk shkon me larg se 'politika' e rangut batakēij...
Fillojme pra, nje e mė nje....
Nje risi ne futbollin shqiptar te sezonit te tanishem, ku debutimi rekordthyes i Kukesit(Perparimi i dikurshem) ne Superiore, verteton se nje skuader ne kategorine elitare te Shqiperise funksionon me se miri, per aq kohe sa organizatoret, drejtuesit, donatoret(investitoret, shkon me drejt) jane te gjithe ne nje linje persa i perket nivelit te profesionalizmit qe kerkohet per te arritur objektivat e parafillimit te sezonit. Kukesi, qytet verilindor me nje popullesi qe nuk i kalon 20.000 banore, merr pjese per here te pare ne Superligen Shqiptare dhe le gjurme jo te zakonta ne futbollin shqiptar, po ashtu rinderton edhe stadiumin me parametra gati europiane(duke bere krahasimin relativ me nivelin e stadiumeve shqiptare) Aktualisht ne vendin e 5-te me 21 pike, njesoj si Ballshi i nje vendi me lart, per arsye golavarazhi, me 5 fitore, 6 barazime dhe vetem 2 humbje. Nuk mund te anashkalohen rezultatet e Kukesit ndaj Tiranes kur fiton 4 - 0 ne Kukes duke 'e hedhur' ate K.O nga gara per Kupen e Shqiperise dhe njekohesisht ne javet ne vazhdim fiton me rezultatin 2 - 1 ne kryeqytet per llogari te kampionatit. Kukesi, ne merkaton e veres se kaluar(pas ngjitjes ne Superiore) fale dhe financave te shendosha, kryen blerje lojtaresh cilesore dhe paraqitja e mevonshme nuk zhgenjeu edhe pse ne 3 javet e para Kukesi nuk i'u ndahet barazimeve te njepasnjeshme(2 prej tyre pa gola) dicka e zakonshme per ekipe ende te pakolauduara(lojtare qe fillimisht nuk e njohin njeri-tjetrin nga aspekti i lojes, veprimeve ne fushe)
Ndodh qe Kukesi i ketij sezoni t'i perngjasoje Skenderbeut te dy viteve me pare kur ky i fundit, ne saje te nje 'organike' te re drejtuesish arrin te shpallet kampion, mes dhjetra polemikash mediatike, ne fushen e lojes, pa harruar edhe kontestime te cdo lloj distance deri edhe amatoreske, hapur fare dmth! lol Por ja qe ndodhi perseri, Skenderbeu shpallet Kampion per te dytin vit rradhazi, kesaj here i kontestuar jo aq sa nje vit me pare, por mgjth gara e forte dhe diferenca prej pak pikesh me ndjekesit Teuta dhe Tirana, ben qe titulli te mos shpallet deri ne ndeshjen e fundit te sezonit dhe si perfundim, mungonin 'alibi-te' e nje viti me pare.
Ne sezonin aktual Skenderbeu vazhdon "ngritjen" profesionale si ne fushe ashtu edhe ne rezultate dhe kjo perkthehet edhe ne tabelen e renditjes ku Skenderbeu ndodhet ne vendin e pare me nje diference prej 10 pikesh me pararendesin me te afert! Ndonese 'kritikat' nuk jane edhe aq te ashpra sa te dy viteve me pare, Skenderbeu i ketij sezoni aludohet se favorizohet ndjeshem nga Arbritrat(dhe detyrimisht Federata) aq sa, nderkohe qe Skenderbeu shkon ne Kavaje per te luajtur ndeshjen e radhes, pas perfundimit te nje takimi qe i ngjante me teper nje arene gladiatoresh ku edhe tifozet e stadiumit mes ulerimash skizofrenikesh do te deshironin aq shume te ndanin tapetin e blerte me futbollistet e tjere, kjo per te treguar burrnine dhe padyshim 'kulturen' e tyre si banore te nje qyteti qe ndodh te jete pjese e Kontinentit Europian edhe pse te ngjante me nje territor ne Afriken e Mesme. Kur presidenti i ekipit KS Besa, skuader me jo pak histori ne futbollin shqiptar, Nexhat Bixhdili, pas ndeshjes ne ambientet televizive, prononcohej paturpesisht dhe bindshem(pa asnje lloj prove) se Federata 'e mban me hater' Skenderbeun dhe se ekipi i tij u gjykua qellimisht padrejtesisht ne menyre qe Skenderbeu te mos pesonte humbjen e pare ne Kavaje. Disa dite me vone KS Besa ndeshkohet jo lehte prej Federates, per keqmenaxhimin te situates ne stadium, per sendet e hedhura ne fushe, per ēirrjet shtazarake te tifozerise si dhe per nje sjellje antisportive te Trainerit te saj Ilir Daja.
Ne javet ne vazhdim, e shumepritura perballje Skenderbeu - Flamurtari, e cila perfundon 3 - 1 ne favor te Sknd., prodhon te tjera ngjarje ku ajo me e spikatura do te ishte doreheqja nga posti i Presidentit te Flam., Shpetim Gjikes, i cili dite me pas pohon per gazetat se doreheqja e tij erdhi s'i rezultat i favorizimeve ndaj Skenderbeut ne gjykim te lojes, kur paraqitja e ekipit te tij tashme linte per te deshiruar deri ne ate moment te kampionatit, si dhe alibi-a me e re e komentuar prej tij publikisht sipas te ciles ne fjalet e tij: "Egziston nje klan Pro-Skenderbeut, por jo nje klan i ngjashem kunder Flamurtarit"
Gjika ē'a ja bere parate popullit vlonjat?!?! Fiq deti ere lamash?!?
KF Skenderbeu i viteve te fundit perfaqeson --->
"Frymen e re ne futbollin shqiptar...Revolucion."
Problematika e futbollit shqiptar i ka "rrenjet" shume, por shume te thella.......e vetmja menyre per t'i zbuluar ato do te ishte te pyesnim "Zotin" !! Deri atehere...SKENDERBEU do te kryeje detyren e nisur, marshimin drejt sa me shume titujsh!!!!! Ec dhe e ndalni HORRA, kushdoqofshi!!
Krijoni Kontakt