Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 32
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Marenglen.. kujdes fjalorin.. Mos harro se lexohemi nga njerez serioze ketu..

    Degjo o djalosh Liberal qe mbron lirine e krevatit.

    Nje shembull po marr sa per ilustrim..

    Cekosllavakia ka qene vendi me i qyteteruar i Botes Staliniste dikur. Kjo jo se e zhvilloi Stalini por se Cekossllovakia ka qene me shekuj pjese e Austrohungarise dhe e lidhur kulturisht me Gjermanine bile ka qene Praga me e kulturuar se vet Munihu ose Berlini...

    Megjithate fukaralleku socialist e beri dhe PRAGEN e HAVELIT e SMETANES me 600 vjet universitet te bjeri ne Gjunje te RAHOVECIT.

    Qysh do thuash ti..

    Thjeshte fare..

    Rahoveci eshte nje katund ne Kosove por si pjese e Kosoves dhe Kosova si pjese e Jugosllavise se TITOS beri qe nje katundar koktrash i Rahovecit te gjendet ne vitet 70-80 me i pasur se nje Profesor Universiteti i PRAGES.
    E nga kjo ndodhi qe e bija e bukur e Profesorit te PRAGES te shkoje e te "fleje" me Katundarin e Rahovecit por qe kish pasoshin e Titos ne xhep dhe kuptohet dhe dojc marka te Gjermanise ne Kulete..

    Dhe po themi.. Irena Studente e shkelqyer e Filozofise me nan e bab e gjysher profesora .. per nje sapun luks e dy pal geta siloni flinte me nje magar nga Ravoveci me emrin Selman Hashim Zejnullahu.. i biri nje analfabeti ...

    Kjo eshte kur thot TURKU..."fukarallek- Maskarallek"..

    Dhe rasti i tregetarit tiranas 40 e ca vjecar qe e mban ne bordello vajzen gjimnaziste me dite te tera eshte perseri i lidhur me proverbin Turk..fukarallek-Maskarallek..

    Shteti duhet te nderhyje o Marenglen Tiranasi ..me ose pa ligje kjo eshte Skllaveri..e skllaveria denohet.


    Mendo sikur vajza eshte shoqe klase e motres tende.
    Jam i bindur qe ti do skandalizohesh e do i thuash motres ..se me filanken sdua me te shoh se te ngordha ne Hu..
    Mendo babane e asaj vajzes qe ja ka gjet policia te bijen 17 vjece ne Bordello..
    Ai ka te drejte te marre pushken e tja hedh trut ne ere Biznesmenit qe ja ka mashtruar te bijen.. dhe pronarit te Motelit ose Bordellit me mire ti themi..
    E kur dikush kap Pushken do te thote se ka nje motiv te forte e prandaj ska si te mos kete LIGJE per keto raste..

    Aurel Plasari i thuri Hymn ketij fenomeni duke bere Roman e u be milioner..
    Ai i idilizon keto qe Burrat kane te drejte te flejne me vajzat 15-16 vjece..



    .......

  2. #12
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Brari!
    Une me te vertet qe mund te jem liberal, por jam me kembe ne toke. Halli im qendron ketu: Nqs ne Shqiperi do kishte nje ligj se ne cmosh lejohet sexi policet e merrnin ate tregetarin per ***** dhe e rrasnin brenda.
    Eshte tjeter pune nqs neser dej ate e liron gjykata dhe vete e gjykon babai i vajzes sipas menyres se tij pastaj.

    Ai shembulli i Irenes ishte shume realist por puna qendron se ai shembull vlen per sistemin e Zogut(i cili ka pas vile ne Karlovy Vary ndersa populli vuante per buken e gojes) ose me mire per sistemet e djathta te cilat mendojne me shume per rritje te ekonomise sesa per barazi ne popull.

    Ne e bejme vete zgjedhjen se ca sistemi duam. Kete te mire ka demokracia.
    Nqs ty, mua e shume te tjereve nuk na pelqen qe seksi te lejohet nen moshen 18 vjece nuk e votojme deputetin e zones por votojme ate qe thote se sexi duhet te lejohet mbi moshen 20, nqs ne nuk na pelqen qe sistemi ekonomik te jete me liberal dhe te lejoje ngritjen e ekonomise me ritme te shpejta por qe nuk perkrah shume shtresen e varfer, atehere zgjedhim ate qe thote se "do kete me shume taksa per biznezin dhe me shume perkrahje sociale per popullin......................................

    Dhe probllem iz se eshte e vertet qe as mua as ty as pjeses me te madhe te shoqerise tone nuk na pelqen kjo menyre e te qeverisuri, por nga ana tjeter ne nuk kemi alternativa. Nuk del njeri te na japi ato alternativat e tjera te cilat mund te na pelqejne po dalin e na thone qe kjo alternative nuk eshte e mire dhe vetem kaq.Mendojne se ketu mbaron detyra e tyre.

    Nuk duhet ti marresh ato cka kam shkruar me siper dhe keto ketu si nje kundervenje, por si nje ide se si duhet te veproj opozita.
    Tashme e dime qe kjo qeveri eshte shume e lodhur eshte shume hajdute eshte shume ............... negative, por populli nuk di ku ta gjeje ate zgjedhjen e mire pasi opozita e sotme nuk ta ofron.

    ps. Po te ishte shoqja e motres ime ajo goca do me vinte keq per te dhe kaq brari. Te gjithe e dime qe "Cte ben femija sta ben as perendia!!!!!!!!"
    PAUCA SED MATURA

  3. #13
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Maringlen po deshe mos fillo te flasesh si orakulli i dodones.

    Problemet kryesore sot ne Shqiperi jane krimi, korrupsioni, varferia, infrastruktura.... paketa ligjore qe merret me rregullimin e ketyre fenomeneve eshte e plote dhe nuk ka asnje vakum... te pakten askush nuk e ka konsideruar si te amortizuar.....cilat jane rezultatet ????????

    Se dyti qeveria perben ekipin e zgjedhur te mazhorances, i cili drejton vendin. Pra i takon ketij ekipi te evidentoje problemet dhe ti zgjidhe ato.... opozites i takon te beje oponence, trasparence dhe ofroje alternativa, por nese qeverisja deshton atehere sigurisht faji nuk eshte i opozites sepse ajo eshte minorance dhe nuk ka fuqi vendim marrese.

    Qeveria ka te drejten e iniciatives ligjore...pra ka te drejte qe kur shikon qe nje ligj nuk funksionon sic duhet te perpiloje nje projekt ligj dhe t'ia kaloje parlamentit per miratim.... duke qene se ne parlament qeveria ka shumicen askush nuk behet pengese qe ky ligj te miratohet.

    Pra ideja jote se protestat duhet te behen perpara parlamentit gjen mbeshtetje nese qeveria ka derguar nje tufe paketash ligjore dhe parlamenti me kokfortesi nuk i pranon.

    Ne cdo rast tjeter thirrjet per te protestuar para parlamentit apo presidences jane thjesht demagogji sepse gomari nuk calon nga veshet.

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22
    Shume nisma merren nga shqiptaret ashtu sic jane me shumice partite politike, OJQ-te, ushtrite clirimtare e plot nisma te tjera. Besoj se nuk jemi mangut ne kete drejtim dhe te gjitha keto jane pozitive deri ne nje fare shkalle pasi shqiptaret shperthyen nga nje izolim 50 vjecar.

    Ajo qe une shoh ne shumicen e nismave te shqiptareve jane dy fenomene negative:
    - Mungesa e vizionit
    - Perfaqesimi i keq

    Vizioni brenda tij permban dy komponente: DESHIREN + IMAZHIN e se ardhmes. Deshira eshte qe te shohim nje Shqiperi me te mire, imazhi eshte largpamesia e njerezve qe i shtyn te shohin ate Shqiperin e bukur qe nuk eshte sot, por do te jete 10 vjet si sot.

    Por deshirat dhe imazhet nese nuk vihen ne veprim ngelen ne enderra te bukura jo-realiste qe ne mengjes me shume se optimizem te ngjallin skepticizem per te ardhmen.

    Personalisht u qendroj larg te gjitha nismave qe kane fjale shume e pune pak. Fjalet jane shume te lira, veprat jane ato qe jane te shtrenjta. Kur te niseni e gjykoni nje nisme, hidhini nje sy nismave dhe arritjeve te tyre, krahas njohjes me fjalet e programit te tyre.

    Une di te them qe une ndryshimin per mire nuk e shoh tek politika por tek emancipimi i shqiptareve me kulturen e shoqerive demokratike. Politika reflekton shkallen e emancipimit te shoqerise te cilen perfaqeson dhe jo anasjelltas.

    Perpara se te dilni ne rruge e ti thoni MJAFT te korruptuarve, gjeni pak kohe qe tu thoni MJAFT atyre qe shkruajne ne kete forum dhe mundohen te justifikojne korrupsionin si fenomen dhe ta shesin ate si dicka pozitive per shoqerine shqiptare. Mendimi juaj ne kete forum ka me shume vlere se 10 protesta kunder korrupsionit ne Shqiperi. Ulerimat tuaja ne ato protesta do te sherbejne si muzike per veshet e kalimtareve, mendimet tuaja ne kete forum do te lexohen dhe debatohen nga qindra shqiptare kudo ne bote.

    Secili ndryshimin duhet ta kerkoje me pare tek vetja pasi ai ndryshimi gjenuin individual eshte hapi i madh drejt ndryshimit te madh kolektiv.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #15
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Jam dakort me idene se kur keto nisma nuk kane vizionin e duhur ato vetem sa krijojne skepticizem.

    Nje e mete tjeter e kesaj levizje per mua eshte spektri i problemeve sociale qe ajo kerkon te ndryshoje apo te sensibilizoje opinionin. Per mendimin tim ai eshte shume i gjere per t'u perballuar nga te rinj te moshes 22-23 vjec.

    Une nuk besoj se ka shqiptar qe nuk e di gjendjen e rendit, korrupsionit, shendetsise apo infrastruktures..... personalisht mendoj se profili i drejtuesve te kesaj nisme nuk mund ta ktheje kete vetedije ne nje proteste te afte per ti thene Mjaft ketyre fenomeneve.

    Prandaj une mendoj se kjo levizje do te ishte mire te perqendrohej diku, fjala vjen tek struktura arsimore dhe te paraqiste nje projekt ose te insistonte qe qeveria te paraqiste nje projekt per rinovimin e saj.... dhe pikerisht per kete te kerkonte mbeshtetjen e te rinjve dhe te perpiqej te krijone nje levizje rinore ne shkalle kombetare per te reformuar sistemin arsimor duke i kerkuar qeverise projekte te qarta dhe afate per realizimin e tyre, por kaq e shperhapur, kaq e varfer (ne ide dhe perfaqesim) per mendimin time kjo nisme mund te vleje vetem per show dhe ndonje ekskursion te sponsorizuar pasi nuk do te jete kurre ne gjendje te ndaloje fenomenet ne fjale.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Orku : 13-04-2003 mė 05:50

  6. #16
    LarG Maska e Flava
    Anėtarėsuar
    22-01-2003
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    547
    jam dakort me "Mjaft Korrupsionit" ne Shqiperi.
    Te dua se s'te urrej dot......

  7. #17
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Orku me vjen keq qe nuk te le sedra te pranosh disa gjera te thjeshta.
    Une jam shume i ndergjegjshem per ato ca thua ti por me te vetmin ndryshim qe une nuk shikoj me asnje lloj shprese tek qeveria ndersa ti (deri sa flet per te ) shpreson.
    Une tani pras nga opozita por e keqja eshte qe opozita jone eshte personifikuar me Saliun i cili me bind qe di ta beje punen si opozitar por vetem kaq dhe jo me shume se na merr lumi lol.

    hajt me te mira
    PAUCA SED MATURA

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Fjale pak e pune shume i thone nje fjale.

    NUk e di konkrtisht objektivat e ketyre organizatave megjithate le te shpresojme se dcika e mire dhe e dobishme do te ndodhi nga perpjekjt e tyre.

  9. #19
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    "Mjaft Korrupsjoni"!!!!
    Nuk e di se nga ka dale kjo,por duket tamam nje shprehje e dale dhe e hedhur ne loje nga SHERBETORET e qeveritarve hajduta.
    Nenteksi i kesaj shprehje eshte:-Vodhem sa vodhem, tani boll,ka ardhur koha te heshtim e te fshihemi se na doli nami...iii.-
    Jo zoterinj,tani eshte koha qe te gjithe ata qe kan VJEDHUR ,te dalin para pergjegjsise penale.Ne qofte se ne nuk denojme HAJDUTET;atehere ne do te vuajm gjith kohen .
    Mendoj se tani nuk eshte koha per mjaft, por eshte koha per DREJTESI dhe RESPEKT.
    Hajduti nuk munde te ndalet me mjaft, por vetem me LIGJ e DREJTESI.

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    shekulli


    ..........

    “Mjaft”, sot udhėton drejt Shkodrės

    Lėvizja, “Mjaft” sot do tė udhėtojė drejt qytetit tė Shkodrės pėr t’i thėnė stop gjakmarrjes. Marshimi i paqes do tė fillojė nga kryeqyteti me njė karvan makinash, ndėrkohė qė 20 figura tė njohura tė artit, politikės dhe akademikė do tė marrin pjesė nė kėtė manifestim tė madh. Misionarėt e Paqes, kanė raportuar deri tani se mė shumė se 250 familje dhe mbi 2000 persona janė tė lidhur direkt me fenomenin e gjakmarrjes, duke i shtyrė ditėt e tyre tė mbyllur nė shtėpi. Vetėm nė zonėn e Veriut tė vendit, 1370 familje dhe rreth 700 persona qėndrojnė tė ngujuar.
    Ēdo ditė humbet njė jetė. Shqiptarėve duhet t’u vijė turp qė gjakmarrja vazhdon ende nė vendin tonė. Ka ardhur koha qė shqiptarėt tė ndalojnė vrasjet ndaj njėri-tjetrit dhe qė qindra tė ngujuar tė jetojnė tė lirė”,-tha drejtori ekzekutiv i fushatės “Majft”, Erion Veliaj. Pritet qė manifestimi i shoqėruar nga njė karvan automjetesh qė do tė nisen nga Tirana, tė pėrfundojė nė njė lagje shkodrane, ku ėshtė pėrqėndruar numri mė i madh i personave tė ngujuar, ku ėshtė menduar tė organizohet njė koncert me grupe tė rinjsh.


    O. Kolami





    ..........

    Pamvaresisht se duket pune e mire vajtja per ne Shkoder e MJAFT-it kuptohet se MJAFT terhiqet prej hunde nga Agjenti i Klosit, gazetari sahanlepires, Mustafa Nano.

    Pse thenm keshtu.

    Sepse qe ne Fillim MJAFT e mori si TUTOR Mustaf Nanon dhe MJAFT ishte ne Shkoder para dy javesh e tani perseri atje.
    Valle Korrupsioni e ka kupolen ne Vermosh?

    MJAFTI po te ish vertet serioz duhej te ishte qe prej 2 muajsh ne deren e Bashkise TIRANE ku po ndodh nje Skandal.

    Kryetari, nje nenpunes Shteti, nuk lejon qe prej 4 muajsh nje Komision parlamentar ti beje Kontroll.

    MJAFTI duhej ti bente kte pyetje Edit dhe Mustafes, mbrojtesit fanatik te Edit:

    Pse nuk pranoni Kontrollin?

    Kaq mjafton.

    Kontroll nuk pranon hajduti...kjo dihet tash 7000 vjet qe kur dolen hajdutet e pare ne Histori.

    Shaje nje hajdut..thuaj..o hajdut..ai qesh..Thuaj..dale te sho cke ne Xhep..ai terbohet..

    MJAFT eshte nje loder e Freshistave dhe freshistat nuk kane ndermend te ndalin korrupsionin e vllezerve e motrave e tezeve e baballareve te tyre dhe te dashnoreve te mamave te tyre...
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A do te ishit dakort me moton "Mjaft korrupsjonit"?
    Nga ALBA nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-11-2011, 15:35
  2. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. A jeni dakort me mentalitetin e nje polici?
    Nga Apolloni31 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-04-2009, 09:17
  4. “Sekti Topalli rrezikon fitoren e PD nė zgjedhje”
    Nga Turi72 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 80
    Postimi i Fundit: 19-04-2009, 17:29
  5. A jeni dakort me kerkesat e aplikimit te kartes se indetitetit?
    Nga morrison nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 20-03-2009, 21:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •