Nuk e di ne te vertet se qka ka ndoll por ka shum prova qe vet qeverija e ka ber nje skenar qe te fitoj edhe nje her Nicola saekozy .Shum gjera mbesin pa pergjigje krjet jan politike dhe tash kan fillu ligje te forta kunder te huajve .Skenar i pregaditur mire nga qeverija franqeze .
Ju asnje nuk jeni realiste ta kuptoni se feja islame me Kuran therret per dhune dhe per lufte kunder qafirave, dhe me kete thirrje krijon lufte, percarje ndermjet njerezve. Qafir ne islam nuk konsiderohet vetem ai njeri qe 'i persekuton' myslimanet, por te gjithe qe e mohojne besimin islamik konsiderohen qafire. Qafire shpeshhere quhen edhe vet myslimanet qe nuk e zbatojne fene islame. Armiqte me te medhenje te islamit konsiderohen cifutet bile keta konsiderohen si kercenim per myslimanet. Tani ndodhi qe nje islamik qe eshte i futur ne paranoja nga feja del e vret njerez e femije te vegjel e kjo per ju eshte e pergatitur nga Franca se Franca paska interes te vrase femije cifute qe te fitoje Sarkozi?!
1. Pse shoku nese nje francez eshte kunder ndertimit te xhamise ne France quhet racist?
2. Perse nuk quhet racizem mos lejimi i ndertimit te Kishave ne vendet islamike, p.sh. ne Arabine Saudite?
E cfare i ndodh kishes ne Egjipt prej fese se paqes ?
Terrorizem dhe vrasje , e cfare tjeter ..
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=128234
Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.
Une e di qe ne vendet ne vendet islame ka Kisha, madje edhe ne Pakistan p.sh. qe me Kushtetute eshte shtet islamik ka Kisha. Kjo dihet askush spo e mohon kete. Po flas per shtetet me sheriat qe e zbatojne Ligjin e Sheriatit. P.sh. si Arabia Saudite megjithese ky shtet financon ndertimin e qindrave xhamive ne shtetet me shumice krishtere.
Krishteret nuk duan te ndertojne Kishe brenda Qabes ose ne Meke.
OK mos e lejo ne Meke pasi konsiderohet si vend i shenjte ne fene islame por lejo ne ndonje qytet tjeter, po keta jo vetem qe nuk lejojne por me te gjet me Bibel te arrestojne dhe ajo Bibel shkatrrohet. Asnje mysliman nuk kerkon qe te ndertohet xhami ne Vatikan, megjithese ne Itali ka shume xhami. Qe te jesh banor i Vatikanit duhet te jesh katolik. Ne Arabine Saudite ka krishtere por besimi krishter praktikohet fshehtas dhe nuk eshte i lejuar qe te praktikohet.
Kishe ne Karaçi, Pakistan.
http://en.wikipedia.org/wiki/File:Ka..._Cathedral.jpg
Sqarimi i vrasjeve
Ian Buruma
Publikuar: 10.04.2012 - 21:50
Breivik fantazonte se ishte kalorës që po luftonte armiqtë e Perëndimit. Merah imagjinonte se ishte xhihadist. Kush e di se për çfarë e mbanin veten vrasësit e Columbines. Mirëpo, arsyet përse ata vranë, qëndrojnë brenda tyre dhe nuk mund t’u atribuohen formave të argëtimit apo materialeve të tjera me të cilat e kaluan kohën e lirë
New York, 8 janar – Çfarë e shtyu të riun francez mysliman, Mohammed Merah, që të vrasë tre nxënës hebrenj, një rabin dhe tre ushtarë, dy prej të cilëve myslimanë? Çfarë e shtyu personin tjetër, Anders Breivik, që të qëllojë për vdekje më shumë se 60 tinejxherë në një kamp veror norvegjez, gjatë vitit të kaluar? Këto akte të vrasjeve janë aq të pazakonshme, saqë njerëzit kërkojnë sqarime.
T’i quash këta vrasës “përbindësha”, ashtu siç bëjnë disa me shpejtësi, e sqaron shumë pak problemin. Ata nuk ishin përbindësha; ishin të rinj. Po ashtu, t’i quash menjëherë të çmendur, nuk të shpie askund. Po qe se ata ishin klinikisht të çmendur, atëherë asgjë më tepër nuk ka nevojë të sqarohet.
Dy rrëfime, që të dyja gjerësisht socio-politike, mund të veçohen. Njëri është prezantuar nga aktivisti kundërthënës, Tariq Ramadan. Ai për vrasjet e ka fajësuar shoqërinë franceze. Ai ka fajësuar në mënyrë specifike faktin se të rinjtë francezë me origjinë myslimane janë të margjinalizuar mbi bazën e fesë së tyre dhe ngjyrës së lëkurës. Ndonëse këta persona i kanë pasaportat franceze, ata trajtohen si të huaj të padëshiruar.
Kur presidenti francez, Nicolas Sarkozy, edhe vetë i biri i imigrantëve, thotë se ka shumë të huaj në Francë, ai i fut në qoshe të rinjtë, si Merah. Një pakicë e këtyre të rinjve mund ta shfryjnë mllefin, në shenjë dëshpërimi. Sqarimi tjetër, që preferohet edhe nga vetë Sarkozy, është dhënë nga vetë Merah. Ai thotë se po protestonte ndaj operacioneve ushtarake franceze në shtetet myslimane dhe po hakmerrej për vrasjet e fëmijëve palestinezë. Ai donte që ta gjunjëzonte shtetin francez. Ai ishte inspiruar nga “Al-Qaeda”. Prandaj, përse të mos i besohet atij? Si rrjedhojë e këtij rrëfimi, Sarkozy vendosi që të arrestonte edhe myslimanë të tjerë, të dyshimtë për ekstremizëm islamik dhe të ndalojë imamë të caktuar që të marrin pjesë në një konferencë fetare në Francë.
Ata që e konsiderojnë ekstremizmin islamik si problem, po ashtu kanë tendenca që vrasësit e rinj, si Merah, t’i marrin si shembull të integrimit të dështuar. Ata kurrë nuk u bënë francezë. Imigrantët duhet të detyrohen të përkrahin “vlerat perëndimore”.
Ndonëse askush nuk e konteston se Anders Breivik nuk është mjaft norvegjez, edhe rrëfimit të tij mund t’i besohet. Retorika e demagogëve ksenofobikë duket se e kishte bindur se ai duhet të vriste fëmijët e elitave social-demokratë, në mënyrë që ta mbronte civilizimin perëndimor nga rreziqet e multi-kulturalizmit dhe islamit. Vrasjet e tij ishin rezultat ekstrem i ideve të rrezikshme.
Asnjëri prej sqarimeve nuk është tërësisht i gabueshëm. Shumë të rinj myslimanë ndihen të padëshirueshëm në shtetet e tyre të lindjes derisa gjuha ekstreme, pa marrë parasysh se a përdoret nga islamikët apo nga kundërshtarët e tyre, ndihmon që të krijohet një atmosferë dhune.
Megjithatë, si Ramadan, ashtu edhe Sarkozy thjeshtësojnë gjithçka, pasi që vrasjet e jashtëzakonshme i kufizojnë në një sqarim të vetëm. Madje edhe kur të përballen me refuzimin, shumica e të rinjve myslimanë nuk bëhen vrasës masivë. Merah ka anomali të shumta dhe nuk mund të përdoret si shembull tipik i diçkaje, përfshirë diskriminimin racor apo fetar.
Larg të qenit fanatik fetar, Merah u rrit si kriminel i zakonshëm, pa ndonjë interesim për fenë.
Arsyeja përse është joshur nga ekstremizmi islamik mund të ketë qenë më shumë glorifikimi i dhunës. Atij i pëlqente t’i shikonte xhirimet xhihadiste të heqjes së kokave. Ai po ashtu u mundua t’i bashkohej Armatës Franceze apo Legjionit të të Huajve. Ushtria e refuzoi për shkak të dosjes së tij policore. Pasi që francezët nuk e donin, ai iu bashkua luftëtarëve të shenjtë, në mënyrë që ta ketë ndjenjën e pushtetit dhe një justifikim për të kënaqur impulset e tij për dhunë.
Shumë të rinj tërhiqen nga fantazia e dhunës; mirëpo shumë pak prej tyre e ndiejnë nevojën për ta shprehur atë. Ideologjia mund të shërbejë si arsyetim apo justifikim, mirëpo shumë rrallë është burimi kryesor i brutalitetit. Vrasjet më së shpeshti janë formë e hakmarrjes personale – akte të humbësve që duan ta shkatërrojnë botën përreth, për shkak se ndihen të turpëruar apo të refuzuar.
Nganjëherë, vrasësit duket se nuk kanë kurrfarë arsyetimi si në rastin e Eric Harris dhe Dylan Klebold, të cilët më 1999 qëlluan për vdekje 12 shokë të tyre të shkollës dhe një mësues në shkollën e tyre të lartë në Kolumbinë të Kolorados. Në atë rast, njerëzit fajësuan videolojërat sadiste dhe filmat me të cilët e kishin kaluar kohën e lirë vrasësit. Megjithatë, shumica e entuziastëve të kësaj forme të argëtimit, nuk dalin të vrasin njerëz.
Breivik fantazonte se ishte kalorës që po luftonte armiqtë e Perëndimit. Merah imagjinonte se ishte xhihadist. Kush e di se për çfarë e mbanin veten vrasësit e Columbines. Mirëpo, arsyet përse ata vranë qëndrojnë brenda tyre dhe nuk mund t’i atribuohen formave të argëtimit apo materialeve të tjera me të cilat kaluan kohën e lirë.
Censura ka shumë pak të ngjarë se do ta zgjidhë problemin. Ndalimi i “Mein Kampf” të Hitlerit apo shfaqjes së simboleve naziste nuk i ka penguar neonazistët në Gjermani që të vrisnin imigrantë. Pengimi i pornografisë së dhunshme nuk do të eliminojë njerëzit e prirë për dhunime apo vrasësit nëpër shkolla të mesme. Parandalimi i demagogëve që të flasin për myslimanë apo multikulturalistë nuk do ta zmbrapsë një Anders Breivik të ardhshëm.
Në të vërtetë, krahasimi i veprave mizore të Merahut me vrasjet e 11 shtatorit të vitit 2001, siç ka bërë Sarkozy, është që vrasësit t’i vihen merita të reja. Nuk ka dëshmi se Merah ishte pjesë e një grupi të organizuar, apo e ndonjë lëvizjeje të paligjshme. Shfrytëzimi i këtij rasti për të nxitur frikën e kërcënimit islamik te shoqëria mund t’ia rrisë shanset zgjedhore Sarkozys. Mirëpo, provokimi i frikës nuk është recetë për shmangien e akteve të reja të dhunës. Përkundrazi, ajo mund ta nxisë dhunën.
(Autori është profesor i demokracisë dhe të drejtave të njeriut në kolegjin “Bard”. Ky vështrim është shkruar për rrjetin e gazetarisë botërore “Project Sindycate”, pjesë e të cilit është edhe “Koha Ditore”.)
Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike
Krijoni Kontakt