23 Nėntor 2011 - 21:03 | Shqiperi

Ndėrtimet pa leje, qeveria miraton legalizimet pėr 11 qarqe



TIRANĖ-Kėshilli i Ministrave miratoi tė mėrkurėn kalimin e pronėsisė sė parcelave ndėrtimore nė favor tė poseduesve tė objekteve informale pėr 11 qarqe tė vendit, bėn tė ditur zyra pėr shtyp e kryeministrisė.

Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės, tė nenit 17, tė ligjit nr.9482, “Pėr legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndėrtimeve pa leje”, Kėshilli i Ministrave vendosi miratimin e kalimit nė pronėsi tė poseduesve tė objekteve informale tė sipėrfaqeve tė parcelave ndėrtimore, tė zėna, sipas listės dhe planvendosjeve pėrkatėse.

Sipėrfaqet e parcelave sipas 11 qarqeve nė vend
1) qarkun e Tiranės, 97 (nėntėdhjetė e shtatė) parcela ndėrtimore, me sipėrfaqe tė pėrgjithshme trualli 6 026.31 (gjashtė mijė e njėzet e gjashtė presje tridhjetė e njė) m²;
2) qarkun e Durrėsit, 579 (pesėqind e shtatėdhjetė e nėntė) parcela ndėrtimore, me sipėrfaqe tė pėrgjithshme trualli 213 900.00 (dyqind e trembėdhjetė mijė e nėntėqind) m²;
3) qarkun e Shkodrės, 351 (treqind e pesėdhjetė e njė) parcela ndėrtimore, me sipėrfaqe tė pėrgjithshme trualli 80 300.20 (tetėdhjetė mijė e treqind presje njėzet) m²;
4) qarkun e Lezhės, 76 (shtatėdhjetė e gjashtė) parcela ndėrtimore, me sipėrfaqe tė pėrgjithshme trualli 22 831.70 (njėzet e dy mijė e tetėqind e tridhjetė e njė presje shtatėdhjetė) m²;
5) qarkun e Beratit, 36 (tridhjetė e gjashtė) parcela ndėrtimore, me sipėrfaqe tė pėrgjithshme trualli 4 049.88 (katėr mijė e dyzet e nėntė presje tetėdhjetė e tetė) m²;
6) qarkun e Fierit, 277 (dyqind e shtatėdhjetė e shtatė) parcela ndėrtimore, me sipėrfaqe tė pėrgjithshme trualli 66 645.90 (gjashtėdhjetė e gjashtė mijė e gjashtėqind e dyzet e pesė presje nėntėdhjetė) m²;
7) qarkun e Korēės, 39 (tridhjetė e nėntė) parcela ndėrtimore, me sipėrfaqe tė pėrgjithshme trualli 4 919.93 (katėr mijė e nėntėqind e nėntėmbėdhjetė presje nėntėdhjetė e tre) m²;
8) qarkun e Elbasanit, 167 (njėqind e gjashtėdhjetė e shtatė) parcela ndėrtimore, me sipėrfaqe tė pėrgjithshme trualli 44 864.80 (dyzet e katėr mijė e tetėqind e gjashtėdhjetė e katėr presje tetėdhjetė) m²;
9) qarkun e Vlorės, 207 (dyqind e shtatė) parcela ndėrtimore, me sipėrfaqe tė pėrgjithshme trualli 56 159.40 (pesėdhjetė e gjashtė mijė e njėqind e pesėdhjetė e nėntė presje dyzet) m²;
10) qarkun e Kukėsit, 33 (tridhjetė e tre) parcela ndėrtimore, me sipėrfaqe tė pėrgjithshme trualli 7 499.59 (shtatė mijė e katėrqind e nėntėdhjetė e nėntė presje pesėdhjetė e nėntė) m²;
11) qarkun e Gjirokastrės, 25 (njėzėt e pesė) parcela ndėrtimore, me sipėrfaqe tė pėrgjithshme trualli 11 533. 80 (njėmbėdhjetė mijė e pesėqind e tridhjetė e tre presje tetėdhjetė) m².

Kėshilli i Ministrave ngarkon Agjencinė e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit tė Zonave/Ndėrtimeve Informale pėr kryerjen e procedurave tė kalimit tė pronėsisė sė parcelės ndėrtimore tė objekteve informale, nga shteti te poseduesi i ndėrtimit.

(da.bo/BalkanWeb)