Vendimi Islamik mbi Horoskopin
Jo vetėm qė praktikimi i astrologjisė ėshtė haram, por gjithashtu edhe vizitimi dhe dėgjimi i njė astrologu, blerja e librave mbi astrologjinė apo leximi i horoskopit personal po ashtu janė tė ndaluara. Meqė astrologjia kryesisht pėrdoret pėr parashikimin e sė ardhmes, ata qė e praktikojnė atė konsiderohen fatthėnės [falltarė]. Si pasojė, ai qė kėrkon horoskopin e tij bie nėn vendimin qė gjendet nė thėnien e Pejgamberit [sallallahu alejhi ue selam]:
Namazi [ditor] i atij qė i afrohet njė fatthėnėsi dhe e pyet atė nė lidhje me ndonjė gjė, sdo tė pranohet pėr dyzet ditė dhe netė. [Sahi Muslim vėll. 4p. 1211, nr.5440]
Dėnimi nė kėtė hadith ėshtė thjesht vetėm pėr avitje dhe tė bėrit pyetje astrologut, edhe nėse personi dyshon lidhur me vėrtetėsinė e thėnies sė tij. Nėse personi dyshon nė vėrtetėsinė apo falsitetin e informatės astrologjike, ai dyshon nėse tė tjerėt e dinė tė fshehtėn dhe tė ardhmen krahas Allahut. Kjo ėshtė formė shirku ngase Allahu qartazi thotė:
Dhe tek Ai janė ēelėsat e Gajbit [tėrė ajo qė ėshtė e fshehur], askush se di atė pos Tij dhe Ai di pėr ēdo gjė qė gjendet nė [apo mbi] tokė dhe det; asnjė gjeth nuk bie e Ai tė mos e di kėtė. Nuk ka grimcė nė errėsirėn e tokės e as ndonjė gjė tė njomė apo tė thatė, vetėm se ėshtė e shkruar nė Shėnimet e Qarta. [6:59]
Thuaj: Askush nė qiej dhe tokė nuk e di Gajbin [tė fshehtėn] pėrveē Allahut, e as qė mund ta dinė se kur do tė ringjallen. [27:65]
Mirėpo, nėse personi beson nė parashikimin e horoskopit tė tij, qoftė nga njė astrolog apo ndonjė shkrim nė librat e astrologjisė, ai bie drejtpėrdrejt nė kufėr [mosbesim] siē ėshtė thėnė nga Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam]:
Kushdo qė viziton njė fatthėnės dhe beson nė atė ēka ai thotė, vetėm se ka mohuar atė qė i ėshtė zbritur Muhamedit. [Sunen Ebu Daud vėll.3, f.1095, nr.3895]
Si nė hadithin paraprak, hadithi literalisht i referohet fatthėnėsit por ėshtė i aplikueshėm edhe nė astrolog. Tė dy kėta pohojnė dituri pėr tė ardhmen. Pohimi i astrologut ėshtė po aq kundėrshtues ndaj Teuhidit sa edhe fatthėnėsi i rėndomtė. Ai pohon se personalitetet e njerėzve janė tė pėrcaktuara nga yjet, dhe se veprat dhe ngjarjet e tyre tė ardhshme janė tė shkruara nė yje.
Fatthėnėsi i rėndomtė pohon se formimi i gjetheve tė ēajit [apo kafja] nė filxhan, apo vijat nė pėllėmbė i tregojnė atij gjėnė e njėjtė. Nė tė dy rastet individėt pohojnė aftėsi nė leximin e diturisė sė fshehtė tė formimit fizik tė objekteve tė krijuara.
Besimi nė astrologji dhe nė horoskopė ėshtė nė kundėrshtim tė qartė me tekstin dhe shpirtin e Islamit. Nė tė vėrtetė, ai qė i hulumton kėto shtigje ėshtė shpirti i zbrazėt, i cili nuk e ka shijuar imanin [besimin] e vėrtetė. Nė thelb, kėto rrugė paraqesin njė orvatje tė kotė pėr ti ikur Kadrit [fatit] - besimi injorant se nėse e dinė se ēfarė i pret tė nesėrmen, ata mund tė pėrgatitėn qė sot, nė mėnyrė qė ti shmangen sė keqes dhe ta sigurojnė tė mirėn. Sidoqoftė, i Dėrguari i Allahut qe udhėzuar nga Allahu qė tė thotė:
Thuaj [O Muhamed]: Unė nuk posedoj ndonjė autoritet mbi dobinė apo dėmin tim, pėrveē ēka do Allahu. Sikur ta dija gajbin [tė fshehtėn], do tė siguroja pėr vete pasuri me bollėk, dhe kurrfarė e keqe sdo tė mė ndodhte. Por, unė sjam tjetėr veēse paralajmėrues, dhe prurės i lajmeve tė gėzueshme pėr ata qė besojnė. [7:188]
Prandaj, muslimanėt e vėrtetė obligohen qė tė rrinė sa mė larg kėtyre gjėrave. Pra, unazat, zinxhirėt, etj., qė kanė shenja tė Zodiakut1 nė to sduhet tė mbarten, edhe nėse nuk keni besim nė to. Ato janė pjesė e njė sistemi tė fabrikuar i cili propagon kufėr dhe i duhet dhėnė fund krejtėsisht.
Asnjė musliman sduhet tė tentojė qė ta qėllojė shenjėn e tij, e as qė ai ose ajo duhet tė lexojnė rubrikat e horoskopit nė gazeta apo tė dėgjojė leximin e tyre. Dhe, cilido musliman qė lejon parashikimin astrologjik pėr tė pėrcaktuar punėn e tij, duhet tė kėrkojė falje prej Allahut dhe ta pėrtėrijė Islamin e tij.
__________________________________________________ __
1. Zodiak:
a. Astronomi: Brezi i sferės qiellore qė shtrihet gati 8ŗ nė secilėn anė tė ekliptikės qė paraqet shtegun e planetėve kryesore, hėnės, dhe diellit.
b. Nė Astrologji, ky brez ndahet nė 12 pjesė tė barabarta tė quajtura shenjat, secila nga 30ŗ e gjerė, qė mbart emrin e konstalacionit pėr tė cilin ka qenė emėruar fillimisht, por me tė cilin mė nuk pėrkon pėr shkak tė saktėsisė sė ekuinoksit.
c. Diagram apo figurė qė paraqet zodiakun.
2. Zodiak: Qark i plotė; rreth
Krijoni Kontakt