Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 45
  1. #1

    Të hënën përurohet pavijoni “Terrori Komunist në Shqipëri”

    Të hënën përurohet pavijoni “Terrori Komunist në Shqipëri”

    Në Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë, paraditen e së hënës do të hapet pavijoni “Terrori Komunist në Shqipëri”. Në hapjen e këtij pavijoni do të marrin pjesë personalitete të politikës, kulturës dhe më gjerë.

    Për ngritjen e këtij pavijoni, ka punuar një grup pune i përbërë nga muzeologë të MHK si dhe kanë ndihmuar Arkivi i Ministrisë së Brendshme, Në krye të grupit të punës ka qënë drejtori i MHK, Prof. Dr. Luan Malltezi.

    Pavijoni përfshin ngjarje të ndodhura në Shqipëri nga fillimi i vitit 1945 deri në rënien e regjimit komunist.

    Në stendat e lartpërmendura jepet një informacion i gjerë për një nga dramat e mëdha të shqiptarëve për gati 50 vite të diktaturës komuniste, dokumentacion i gjerë për këtë dramë si dhe për mijëra viktima, qindra fotografi, një pjesë e të cilave publikohen për herë të parë. Pjesë e pavijonit janë edhe dhjetëra objekte të dhuruara nga ish të përndjekur dhe familjet e tyre.

    Në pavijon janë vendosur 3 monitorë, ku do të jepen filma dokumentarë për periudhën 1945 deri në rrëzimin e komunizmit.

    Krahas ngritjes së pavijonit, është përgatitur nën kujdesin e drejtorit të MHK Prof. Dr. Luan Malltezi edhe botimi me foto dhe dokumente të shumta titulluar: “Terrori Komunist në Shqipëri”, i cili paraqet interes për publikun.

    Bota Sot
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Nuk ju mjaftoi piramida atyre, por do hapnin nje te ri?
    Feelings change - memories don't.

  3. #3
    Nuk e dija qe nje pavjon eshte baraz me nje muzeum. Gjithesesi, jam dakort te hapin nje muzeum me vete se mjaftojne dhe teprojne materialet
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Normal qe muzeumi eshte me i mire se nje pavjon. Sa kohe do rri hapur?
    Feelings change - memories don't.

  5. #5
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Te mos harrojne qe ne hyrje te vene foton e Baces qe i sherbeu atij regjimi. Perndryshe nuk eshte muzeum qe percon te verteten por vetem nje dordolec i komunistit Berisha.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Per kto foto e ke fjalen o parafols





    Sa fotozhenik qe eshte mer amon. I cik si dylber ngja ,por bukur ama lol
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  7. #7
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Nuk i paskam pare keto foto.

    Tmerr

    Mos flisni per komunizem e diktatore.

    Ne jemi ne komunizem ende. Shifeni si buzeqesh Sala ne fund varkes, si mis buzqeshja.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  8. #8
    Me ne fund ka ardhur dita qe edhe atyre qe iu eshte shperfillur jeta, te flasin.
    Pavion qe duhet te ishte me kohe pjese e muzeumit, por duket si cdo gje, kerkon kohen e vete...
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  9. #9
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Me ne fund ska ardhur dita. C'te flase ai qe ka bere nje cerek shekulli burg ne birucat e spacit, kur qeverine e vendit tij e drejton Sali Berisha?
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    Me ne fund ska ardhur dita. C'te flase ai qe ka bere nje cerek shekulli burg ne birucat e spacit, kur qeverine e vendit tij e drejton Sali Berisha?
    Ata qe mund te kene ngel akoma gjalle do thuash? Shume vone...
    Feelings change - memories don't.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •