Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774

    Shirku (Politeizmi) padrejtësia dhe mizoria më e madhe

    Shirku (Politeizmi) padrejtësia dhe mizoria më e madhe



    Marrë nga "Buletini Informativ", botimi i dytë, Korrik 1997

    Vrasja me paramendim, dhunimi, keqtrajtimi i fëmijëve, gjenocidi. Këto janë krimet që ndodhin sot në botën tonë. Shumë prej jush do të mendojnë se këto janë veprat më të rënda që mund të ekzistojnë. Mirëpo ka diçka që ia tejkalon këtyre akteve, edhe nëse i bashkojmë që të gjitha.

    Ky krim është Shirku - adhurimi i shumë zotave (Politeizmi).

    Disa njerëz mund të kenë dyshim rreth këtij konstatimi, mirëpo nëse kjo shqyrtohet në kontekstin e duhur, do të vërejmë se nuk ka krim më të rëndë se sa shirku, dhe kjo gjë do të bëhet evidente për çdo person që me sinqeritet i qaset kësaj.

    Nuk ka dyshim se krimet e cekura në rreshtin e parë, janë krime të rënda dhe të tmerrshme, mirëpo nëse të gjitha këto krahasohen me shirkun (politeizmin), nuk fitojnë peshën e rëndë të mëkatit që e mban vetë shirku. Kur njeriu kryen vrasje me paramendim, vjedhje, apo dhunim, kjo drejtpërdrejt ndikon negativisht dhe seriozisht në qeniet tjera njerëzore. Mirëpo nëse njeriu bën shirk, atëherë kjo ndikon tmerrësisht drejtpërdrejt në Krijuesin e botëve, të qiejve dhe të tokës. Kur një njeri vritet, nga kjo mund të nxirren të gjitha motivet dhe arsyet e krimit.

    Mirëpo një gjë që vrasësi nuk mund ta pohojë është edhe ajo se personi i vrarë nuk ka qenë dikush që i ka siguruar atij ushqim, veshmbathjen, strehimin, shëndet dhe gjëra të tjera që i nevojiten qenieve njerëzore.

    Megjithatë kur një person bënë shirk, atëherë me apo pa dashje shkakton mëkat (krim) të rëndë në Atë që na furnizon me ushqim, veshmbathje, familje, jetë, shëndet, dhe shumë e shumë dhunti dhe begati të tjera të panumërta. Ky Furnizues është Allahu i Lartësuar, Ai që na jep të gjithëve gjërat që kemi më së shumti nevojë në jetë, si dhe vetë jetën tonë.

    A është pra e drejtë që të kryhet krim kundër Atij që na furnizon të gjithë neve me të gjitha të mirat e mundshme?

    Kjo është një mosmirënjohje e madhe që e bëjnë qeniet njerëzore, dhe kjo do t'u shkaktojë disa njerëzve vuajtje të përjetshme. Ashpërsia e këtij krimi (mëkati) na është bërë shumë e qartë në Kuranin Fisnik.

    Çka është saktësisht shirku (politeizmi)?

    Realiteti i shirkut

    Shirku në të vërtetë është e kundërta e Teuhidit (Njësia e Allahut). Në aspektin gjuhësor, shirk domethënë t'i shoqërosh partner dikujt, ndërsa në fenë Islame ka kuptimin që t'i shoqërosh Allahut shok (partner). Kjo do të thotë që krijesave të Allahut t’u japësh cilësi që në të vërtetë i takojnë vetëm Atij. Kjo automatikisht nënkupton të adhurohet diçka tjetër në vend të Allahut. Faktikisht këto krijesa bëhen në këtë rast partnerë të Allahut të Patëmeta dhe të Lartësuar.

    Qëllimi i krijimit tonë është bërë i qartë në Kuranin Fisnik, ku Allahu i Madhëruar thotë:

    “Unë nuk i krijova xhinët1 dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” (Suretu Dharijat 51:56)

    Qëllimi i krijimit tonë në këtë botë është që ta adhurojmë vetëm Allahun. Duke bërë shirk, personi përfundon në mohimin (refuzimin) e qëllimit të këtij krijimi. Ky mëkat tek Allahu është shumë i rëndë dhe nuk falet. Këtë e bënë të qartë Allahu i Lartësuar, kur thotë në Kuran:

    “S’ka dyshim se All-llahu nuk fal (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i fal kujt të dojë. Kush i përshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar (bërë) një mëkat të madh.” (Suretu en-Nisa 4:48)

    Nga ky varg (ajet) Kuranor mësojmë se gjithçka tjetër përveç shirkut mund të falet. Megjithatë nga kjo nuk bën që të keqkuptohet fakti se të gjithë që bëjnë shirk do të dënohen. Allahu e quan veten e Tij si el Gafur (Falësi më i Madh). Kjo është shumë e vërtetë dhe s’ka dyshim se Allahu është Mëshiruesi më i Madh. Nëse personi bën shirk e më pas pendohet për një gjë të tillë tek Allahu, Ai ia pranon pendimin dhe ia shlyen mëkatin. Mirëpo nëse personi nuk pendohet gjatë jetës së tij tek Allahu i Lartësuar, atëherë Allahu atij/asaj nuk do t’ia falë mëkatin e rëndë në Ditën e Gjykimit.

    Dënimi me zjarr do të jetë i përhershëm për atë person, dhe ai/ajo nuk do të dalë kurrë nga xhehenemi. Duhet gjithashtu që ta kemi parasysh edhe atë se Allahu me Gjykimin e Tij për mëkate nuk i bën askujt të padrejtë. Nëse një Musliman bën shirk gjatë jetës së tij dhe nuk pendohet për këtë, edhe ai/ajo Muslimane do të përfundojë në zjarr të xhehenemit. Ky realitet i ndihmon Muslimanit që mos të ndihet i vetëkënaqur dhe arrogant sikur disa popujt e mëhershëm2.

    Disa njerëz mund të thonë se dënimi me zjarr është i padrejtë. Mirëpo këta duhet ta dinë se Allahu është më i Drejti. Përderisa disa do të qëndrojnë në zjarr të xhehenemit përgjithmonë për shkak të shirkut që e kanë bërë, të tjerët do të hyjnë në xhenet, ku do të jenë përgjithmonë për shkak të Teuhidit të tyre të pastër që e kanë mbajt. Ata që thonë se Allahu është i padrejtë për shkak të dënimit të Tij ndaj disa njerëzve me zjarr të përjetshëm, ata duhet gjithashtu të thonë se Allahu është i padrejtë edhe për shkak të shpërblimit të Tij që ua jep njerëzve me xhenet të përjetshëm!

    Mirëpo personat e tillë, që pa kurrfarë të drejte i thonë këto thënie, nuk do ta refuzonin për vetët e tyre asnjëherë shpërblimin e përhershëm të xhenetit. Këta persona me këto pohime tregojnë një shkallë të ulët dhe të dobët të të kuptuarit e argumenteve të qarta.

    Kur njeriu bënë shirk, duhet ta kemi parasysh një fakt se në asnjë mënyrë nuk e lëndon Allahun. Njerëzit me këtë mëkat vetëm i sjellin në rrezik vetët e tyre nga dënimi i Allahut. Kjo nënkupton t’ia kthesh shpinën në mënyrë poshtëruese Allahut, i Cili ka Mirësi të Madhe ndaj nesh. Edhe pse kryhet mëkati i shirkut, kjo në asnjë mënyrë nuk e lëndon Allahun, Madhështinë dhe Mirësinë e Tij. Për të kuptuar më lehtë se si manifestohet shirku ne jetën tonë, duhet që të mësojmë se çfarë lidhje ka ky (shirku) me tri kategoritë e Teuhidit (Njësisë së Zotit).

    1. Shirku në Sundimin e Allahut (Rububijen e Tij)

    Kjo kategori e shirkut i ka dy grupe:

    a) Shirku në shoqërim - Ne si Muslimanë besojmë se Allahu Vetë ka Kontroll Absolute, e Mbikëqyr dhe e Furnizon gjithë universin. Ata që e bëjnë këtë lloj të shirkut, ende besojnë se Allahu është Krijuesi i gjithë gjithësisë, mirëpo disa pjesë të këtij krijimi luajnë disa role në këtë botë. Një shembull klasik për këtë është edhe koncepti i Trinisë së shenjtë (I Ati, i biri, dhe shpirti i shenjtë), që e kanë të Krishterët. Të Krishterët besojnë se Zoti Vetë nuk i rregullon punët e qenieve njerëzore. Ata besojnë se dy pjesët e tjera të Trinisë, siç janë Jezusi dhe shpirti i shenjtë, gjithashtu luajnë rol në jetën e njerëzve.

    P.sh. Jezusi sipas tyre shpall Ditën e Gjykimit ndërsa shpirti i shenjtë ju ndihmon të Krishterëve në jetën e tyre të përditshme. Këto cilësi duhet t'i takojnë normalisht vetëm Allahut. Në anën tjetër edhe Hindusët bëjnë një shirk të tillë, duke i marrë disa qindra zota të ndryshëm për t'i rregulluar aspektet e ndryshme të jetës së tyre.

    Fatkeqësisht edhe disa Muslimanë kanë rënë në këtë lloj të shirkut. Shumë prej Muslimanëve të nën-kontinentit Indian kërkojnë ndihmë dhe mbështetje prej njerëzve të mirë të “shenjtë” që kanë vdekur. Njëri ndër njerëzit e “shenjtë”, që këta Muslimanë i drejtohen me lutje, është edhe Imam Abdul Kadër el Xhilanii3, të cilin e kanë ngritur si zot duke i dhënë këtij njeriu atribute që i takojnë vetëm Allahut, siç është p.sh. el Gauth ( burimi më i madh i ndihmës).

    b) Shirku në mohim - Përgjatë shumë shekujve, shumë filozofë dhe të tjerë e kanë mohuar ekzistencën e Allahut. Budizmi dhe Xhainizmi janë ndër fetë më të mëdha të botës, që kanë koncepte të tilla të besimit. Gjatë shekullit 18 dhe 19, përparimi i shkencës ka bërë që shumë “shkencëtarë” të deklarojnë se Zoti na paska qenë vetëm pjellë e imagjinatës njerëzore. Duke mohuar ekzistencën e Ligjvënësit Suprem, ata njerëz që pohojnë se Zoti nuk ekziston, automatikisht i bëjnë vetët e tyre si zota të fatit të tyre. Disa ateistë i japin vetes së tyre pjesë të krijimtarisë, që në të vërtetë i takojnë vetëm Allahut të madhërishëm. Duke mohuar Allahun, ata thonë se kjo botë është e përhershme, që nuk ka as fund e as fillim. Dhe ne e dimë që kështu është vetëm Allahu.



    2. Shirku në emrat dhe cilësitë e Allahut të Patëmeta dhe të Lartësuar (Esma ue Sifat)

    Kjo kategori e shirkut ndahet në dy grupe:

    a) Shirku duke i dhënë Allahut cilësi të njerëzve - Teuhidi kërkon që të besohet Allahu me emrat dhe vetitë e Tij, dhe që këto në asnjë mënyrë nuk janë të ngjashme me ato të njerëzve. Ata njerëz që kryejnë mëkatin e kësaj kategorie, i përshkruajnë Zotit të Patëmeta dhe të Lartësuar emra dhe veti që në të vërtetë i takojnë qenieve njerëzore. Të Krishterët këtu merren prapë si shembull i kryerjes së këtij mëkati të rëndë. Në Bibël mund të gjeni shembujt e shumtë, ku Zotit i përshkruhen cilësi që në të vërtetë i takojnë vetëm qenieve njerëzore. Në librin e Gjenezës thuhet se Zoti e ka krijuar tërë botën brenda gjashtë ditëve, pastaj në ditën e shtatë ka pushuar (Allahu na ruajt nga kjo thënie e shëmtuar!!).

    Në vendet tjera të Biblës gjejmë shembuj, ku kinse Zoti është penduar për atë çfarë ka bërë dhe ka shprehur keqardhje! (Allahu na ruajt nga ky shirk!!).

    Kjo formë e shirkut, disa njerëz i ka shpjerë edhe përtej çmendurisë. Në Indi shumë Hindusë e adhurojnë perëndinë Shinga Lingham.

    Ky është një idhull që paraqitet në formën e organeve që paraqesin gjenitalet e meshkujve. Për Hindusët, kjo paraqet fuqinë reproduktive të Zotit. Hindusët e shprehin dashurinë për këtë idhull duke e lyer me qumësht, me gjalpë, ujë, duke i ofruar bukë, etj.

    Këto veti, që i përshkruhen Zotit, paraqesin një akt të madh mizorie ndaj Krijuesit të Patëmeta. Allahu i Patëmeta dhe i Lartësuar iu përgjigjet këtyre injorantëve në Kuran, duke thënë:

    “Asgjë nuk është sikur Ai. Ai sheh gjithçka dhe dëgjon gjithçka”. (Kaptina esh-Shuura 42:11)

    b) Shirku në Hyjnizim - Kjo formë e shirkut kryhet kur qenieve njerëzore i jepen emra dhe veti, që në realitet i takojnë vetëm Allahut. Dhe në këtë mënyrë, këta njerëz ngrihen në shkallën e hyjnisë nga injorantët e ndryshëm. Jezusi, Buda, Zaratustra, dhe figura tjera fetare të kohës së kaluar, janë shndërruar në perëndi, duke u konsideruar si personifikim i Zotit. Edhe në këtë shekull janë shfaqur kulte të ndryshëm, ku shumë prijës të këtyre kulteve e kanë shpallur veten hyjni. Sai Baba4, David Koresh5, Guru Rajnishi6, dhe figura tjera të kulteve të ndryshme kanë deklaruar të kenë veti që në të vërtetë i takojnë vetëm Allahut të Patëmeta dhe të Lartësuar.

    3. Shirku në adhurim (Ibadah)

    Kjo kategori e shirkut ndahet në dy grupe:

    a) Shirku i Madh (Shirk el-Ekber) - Ne si Muslimanë besojmë se të gjitha aktet e adhurimit duhet t'i drejtohen dhe të bëhen vetëm për Allahun, të vetmin Zot të vërtetë. Njerëzit që fizikisht i bëjnë adhurimet për dikë tjetër përveç Allahut, bëjnë shirk të madh. Duke e kryer këtë akt, njerëzit bëjnë mizorinë (padrejtësinë) më të madhe në botë, e cila rezulton në fund me vendosjen e tyre në skëterrën e xhehenemit përgjithmonë. Të Krishterët zakonisht të gjitha adhurimet e tyre i bëjnë jo në emër të Zotit. Prandaj shumë të Krishterë përkulen para statujave të Krishtit, Marisë, dhe personave tjerë të shenjtë të Krishterimit.

    Edhe muslimanët kanë rënë në këtë kategori të shirkut. Me mija ose miliona Muslimanë injorantë i gjejmë sot duke bërë pelegrinazhe në varrezat e njerëzve të mirë dhe të “shenjtë”. Në këto varreza, këta Muslimanë kryejnë vepra që e cenojnë rëndë Teuhidin (Njësinë e Zotit). Këta Muslimanë injorantë, në varreza kryejnë edhe aktet e faljeve, bëjnë therjen e kurbaneve në këto varreza për hir të shpirtrave të njerëzve të “shenjtë” të vdekur, dhe sillen gjithashtu edhe rreth e përqark tyre. Shumë prej tyre madje kërkojnë nga të vdekurit që t’ua falin mëkatet e tyre, t’ua plotësojnë dëshirat e fëmijëve të tyre, etj! (Allahu na ruajt prej këtyre injorantëve!).

    Të gjitha këto vepra bien në kundërshtim të plotë me atë çfarë Allahu na urdhëron në Kuran:

    “Thuaj: Me të vërtetë namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë vetëm për Allahun, Zotin e botëve.” (Kaptina el- Enam 6:162)

    Kjo kategori e shirkut sot, është e përhapur tek të gjithë njerëzit e botës, dhe kjo me të vërtetë është një mizori e madhe, që të ndërpret rrugën për në shpëtim.

    b) Shirku i vogël (Shirkul Asghar) - Mahmud Bin Lubejid transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë:

    “Gjëja që më së shumti i frikohem për ju është shirku i vogël”. Shokët e tij e pyetën:“Na trego çka është shirku i vogël, o i Dërguari i Allahut”. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) tha:“T'i bësh gjërat sa për sy e faqe (er Rija). Me të vërtetë në Ditën e Gjykimit, Allahu do t'u thotë njerëzve, kur t'i marrin shpërblimet e tyre:“Shkoni tek ata, të cilëve u lavdëroheshit në botë (dunja) dhe shihni se a do të merrni ndonjë shpërblim prej tyre”. (Hadithi është i vërtetë. Transmetohet nga Ahmedi, Bejhekiu dhe Taberani)

    Çdo adhurim i yni duhet të bëhet vetëm për hir të Allahut të Patëmeta dhe të Lartësuar, i cili na mban të gjallë, të furnizuar, të ushqyer, etj. Veprat nuk duhet të bëhen për t'i kënaqur ata të cilët nuk kanë bërë gjë në krahasim me atë çfarë ka bërë Allahu për ne.

    Shfaqja sa për sy e faqe dhe lavdërimi, sot janë bërë sëmundje tek shumë njerëz në mbarë botën, duke ua larguar atyre përmes kësaj edhe atë sinqeritet të vogël që e kanë në zemrat e tyre. Prandaj Islami është i vetmi sistem që i rregullon këto vepra, duke e mënjanuar rrezikun e rënies në mëkatet e shirkut, dhe duke e vënë rrezikun në kontekstin e duhur.

    Njohja e rrezikut të shirkut duhet të jetë mësim primar. Edhe Muslimanët edhe jomuslimanët duhet ta dinë se mëkatet e shirkut kanë bërë që bota të bie në këtë gjendje shkatërruese që është. Duke e larguar njeriun prej adhurimit të Allahut, ka bërë që shumë njerëz t'i adhurojnë qeniet njerëzore, duke e hapur në këtë mënyrë shtegun e tiranisë, mizorisë, shkatërrimit të botës dhe përfundim në zjarrin e përhershëm të xhehenemit. Përpjekjet e njeriut që të jepet vetëm pas kësaj jete (jetës së kësaj bote), atij ia largon mundësinë që ai të shpëtojë në botën tjetër të përhershme, e që do të ishte suksesi dhe fitorja më e madhe për të.

    Me të vërtetë shirku (idhujtaria) është padrejtësia dhe mizoria më e madhe në botë!
    __________________________________________________ _____________

    1. Xhinët janë një pjesë tjetër e krijimit të Allahut. Ata qenë krijuar nga zjarri pa tym, dhe (sikur edhe njeriu) u kërkohet që ta adhurojnë Allahun.
    2. Çifutëve u qenë dhënë shumë të mira nga Allahu. Por, ky favorizim bëri që ata të bëheshin arrogantë, dhe dhuntitë e Allahut u qenë marrë mbrapsht atyre.
    3. Abdul-Kadir el-Xhilani qe lindur në Xhilan (Iran) në vitin 1077 p.e.s. Ai qe një jurist i shkollës Hanbelite i Ligjit Islamik. Atij i janë atribuuar rrejshëm shumë mrekulli, duke ngritur atë deri në një pozitë hyjnore. Ai vetë qe mjaft i ashpër kundër atyre që kundërshtonin Teuhidin. Rendi Sufitë Kadirij është emërtuar sipas tij. Ai vdiq në vitin 1166 p.e.s.
    4. Sai Baba është një njeri i “shenjtë”, i cili kishte fituar lojalitetin e miliona njerëzve anë e mbanë botës për shkak të kultit të tij multi-religjioz. Ai hyjnizohet deri në atë masë, saqë ithtarët e vet zgjohen në mëngjes çdo ditë për t'iu lutur atij.
    5. David Koresh ka qenë udhëheqës i një dege të sektit Davidian, selia e të cilit ndodhej në Uako të Teksasit në SHBA. Koresh i kishte ri-interpretuar mësimet e Biblës për të shpallur veten bir të Zotit. Ky kult qe shuar në vitin 1993, kur zjarri vrau shumicën e ithtarëve të Koreshit pas një përleshjeje të armatosur me Agjencinë Federale të Hetimeve (FBI).
    6. Guru Rajnishi qe udhëheqës i komunës më të madhe Amerikane gjatë të tetëdhjetave. Ky kult humbi qëndresën pasi qe akuzuar për tentim vrasje të një politikani Amerikan.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  2. #2
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Zhvlerësuesit e Islamit1


    Nga Imam Abdullah Ibn Abdul-Aziz Ibn Baz


    Ta dish – o vëlla musliman – se Allahu e ka bërë të detyrueshme për të gjithë robërit hyrjen në Islam, qëndrimin vendosmërisht në të dhe paralajmërimin kundër çfarëdo që e kundërshton atë. Allahu e dërgoi pejgamberin e Tij [salallahu alejhi ue selam] që të thërrasë për tek kjo, dhe Ai, i fuqishmi dhe i madhërishmi, informoi se kushdo që e ndjek atë vërtet është i udhëzuar, dhe kushdo që e kundërshton atë vërtet është larguar nga udha e drejtë. Pra, Ai paralajmëroi në shumë thënie në lidhje me shkaqet e femohimit dhe llojet e mosbesimit. Dijetarët kanë përmendur në gjykimin mbi femohimin se muslimanët heqin dorë nga feja për shkak të shumë llojeve të zhvlerësuesve, që e bëjnë gjakun dhe pasurinë e tij të lejueshme dhe me anë të kësaj, ai del nga Islami. Më të rrezikshmet nga këto burojnë nga dhjetë zhvlerësuesit.2


    Ne do t'i përmendim ato shkurtimisht në vijim për t'ju paralajmëruar rreth tyre dhe që ju t'i paralajmëroni të tjerët me shpresë për siguri dhe mirëqenie, së bashku me një shpjegim të shkurtër pas përmendjes së tyre.

    E para: Ndër dhjetë zhvlerësuesit është shirku [shoqërimi i ortakëve] në adhurimin që ia bëjmë Allahut. Allahu i lartësuar thotë:

    "Vërtet Allahu nuk fal që ju t'i shoqëroni ortakë Atij, por Ai fal çfarëdo që është nën këtë kujt të dojë". [Nisa, 116]

    Allahu i lartësuar thotë:

    "Kushdo që i shoqëron ortakë Allahut, atëherë Allahu e ka ndaluar parajsën për të dhe vendbanimi i tij do të jetë në Zjarr. Për shtypësit s'do të ketë ndihmues". [Ma'ideh, 72]

    Pra, nga kjo është të lutësh të vdekurit, të kërkosh ndihmë prej tyre, të bësh be në ta dhe të therësh [kurban] për hir të tyrin.

    E dyta: Kushdo që vendos ndërmjetësues mes vetvetes dhe Allahut duke iu lutur atyre, duke kërkuar prej tyre ndërmjetësim dhe duke shpresuar në ta, ai vërtet ka mohuar sipas konsensusit [të dijetarëve].

    E treta: Kushdo që nuk mohon idhujtarët, apo dyshon në mosbesimin e tyre, apo beson në korrektësinë e fesë së tyre, ai ka mohuar.

    E katërta: Kushdo që beson se udhëzimi i tjetërkujt pos pejgamberit [salallahu alejhi ue selam] është më i plotë se Udhëzimi i tij, apo se gjykimi me tjetër pos tij është më i mirë,

    siç janë ata që i japin përparësi gjykimit të teuaghit3 ndaj gjykimit të tij, ai është mosbesimtar.

    E pesta: Kushdo që urren diçka nga ajo me çfarë erdhi pejgamberi [salallahu alejhi ue selam], apo ai që sillet si i tillë, ai vërtet ka mohuar për shkak të thënies së Allahut:

    "Kjo ngaqë ata e mohuan atë çfarë shpalli Allahu, kështu që ai i bëri punët e tyre të pavlefshme". [Muhamed, 9]

    E gjashta: Kushdo që përqesh diçka nga feja
    e të dërguarit [salallahu alejhi ue selam], nga shpërblimi apo dënimi i saj, ai ka mohuar. Dëshmi për këtë është thënia e Allahut:

    "Thuaj: A me Allahun, me të dërguarin e Tij dhe Shenjat e Tij talleshit? Mos u arsyetoni, vërtet ju keni mohuar pasi që besuat". [Teubeh, 65-66]

    E shtata: Magjia, dhe nga kjo është serf [ndarja]4 dhe itf [prekja]5. Kushdo që bën këtë, apo është i lumtur me të, ai ka mohuar. Dëshmia është thënia e Allahut:

    "Dhe ata nuk e mësojnë ndonjë derisa t'i kenë thënë: 'Ne po sprovojmë, kështu që mos moho'". [Bekare, 102]

    E teta: Përkrahja e mosbesimtarëve dhe bashkëpunimi me ta kundra muslimanëve. Dëshmia për këtë është thënia e Allahut të lartësuar:

    "Kushdo që bën afri me ta, ai është prej tyre. Vërtet, Allahu nuk e udhëzon popullin shtypës".6 [Ma'ide, 51]

    E nënta: Kushdo që beson se disa njerëz janë të lirë të dalin nga Ligji [Sheriati] i Muhamedit [salallahu alejhi ue selam], ai është mosbesimtar për shkak të thënies së Allahut të lartësuar:

    "Kushdo që kërkon fe tjetër pos Islamit, ajo kurrë nuk do të pranohet prej tij dhe në jetën e përtejme, ai do të jetë ndër humbësit". [Ali Imran, 75]

    E dhjeta: Largimi nga feja e Allahut pa qenë i mirinformuar lidhur me të dhe mosveprimi sipas saj. Dëshmia për këtë është thënia e Allahut:

    "Dhe kush është më i padrejtë7 se ai që përkujtohet8 me thënien e Zoti të tij, e pastaj e kthen shpinën9 prej tyre. Vërtet, ne do t'u hakmerremi10 kriminelëve". [Sexhde, 22]

    Pra, të gjithë këta zhvlerësues nuk bëjnë dallim mes tallësit, personit liberal apo të frikshmit. Të gjitha këto janë rreziku më i madh dhe më së shpeshti ndodhin. Kështu që është me vend për muslimanin të jetë i vetëdijshme për këto dhe të ketë frikë prej tyre.

    Kushdo që beson në kushtetutat dhe ligjet që njerëzit i konsiderojnë më të mira se ligji Islam, apo se ligji i Islamit s'mund të zbatohet në shekullin e njëzet, apo se ato janë shkak i përçarjes së muslimanëve, apo se kjo kufizon devotshmërinë e personit ndaj zotit të tij pa hyrë në çështjet e jetës së përtejme, ai hyn në kategorinë e katërt. Poashtu në kategorinë e katërt hyn edhe mendimi se vendimi i Allahu për prerjen e dorës së vjedhësit apo gurëzimi i kurorëshkelësit s'është i vlefshëm për këtë epokë. Poashtu në këtë hyn edhe kushdo që beson se është e lejueshme të sundohet me tjetër pos Ligjit të Allahut në sjellje dhe dënime apo të tjera pos këtyre.

    Kërkojmë shpëtim te Allahu nga ajo që shkakton hidhërimin e Tij dhe dënimin e Tij të rëndë. Paqja dhe bekimet e Allahu qofshin mbi krijesën më të mirë të Tij, Muhamedin, dhe mbi familjen e shokët e tij.
    __________________________________________________ _______

    1. Ky është versioni i shkurtuar i "el-Akidetus–Sahiha uer-Risaletul Me'ijjeh" [koleksion i katër libërthave nga el-Alame Bin Baz] [f.37-41]
    2. Shejhu, imami, Muhamed Ibn Abdul-Uehab dhe të tjerë pos tij ndër njerëzit e dijes kanë përmendur të gjitha këto.
    3. Tagut [shumësi: Teuaghit] -:"Tagut është gjithçka me të cilën robi tejkalon kufijtë, siç është ndonjë që adhurohet apo ndonjë që ndiqet, apo thërret në ndjekjen e tij. Pra, tagut është çdo popull që i nënshtrohet gjykimit të diçkaje tjetët pos Allahut dhe të dërguarit të Tij, apo adhurojnë tjetër gjë pos Allahut, apo nënshtrohen pa udhëzim prej Allahut, apo ata që i binden në atë çfarë nuk njihet si bindje ndaj Allahut". [Fet'hul Mexhid, f.16, të Ibn el-Kajjim]
    4. Serf: veprim magjik me anë të të cilit synohet largimi i një njeriu nga ajo çka ai do, siç është ndarja e një burri nga dashuria që ka ndaj gruas së tij për në urrejtje ndaj saj.
    5. Itf: veprim magjik me anë të të cilit synohet inkurajimi i një njeriu në atë që ai nuk e do nëpërmjet rrugëve djallëzore.
    6. Domethënë: askush s'është më shtypës së ata.
    7. Domethënë: mosbesimtarët.
    8. Përkujtim: këshillë dhe mendjehollësi në lidhje me atë që është e detyrueshme për të.
    9. Largim: refuzim i afrisë [aleancës].
    10. Hakmarrje: kthimi i asaj çfarë është bërë më herët.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •