Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 43
  1. #31
    alvi
    i/e ftuar
    Ornament, shpresa ka 500 vjet qe ka vdek ne ate vend, tashi thjesht u ka mush kupa.
    Pati nje fare lulezimi te shpreses ne fillim te Diktatures se proletariatit, po Enveri ishte shume efikas ne zhdukjen e saj, pastaj kur u prishem me Ruset, kur u prishem me Kinezet, kur vdiq Enveri, kur erdhi demokracia, dhe pastaj pesuan njerezit zhgenjimin me te madh me 97 kur Sala u doli ne TV dhe u tha qe i kishin paret e sigurta.
    Pra nuk eshte humbja e shpreses, thjesht nje shume zhgenjimesh qe i ka bere njerezit ta humbin shpresen, se dhe murit me koke nuk i bihet se filon e te zgjon dhembja.
    Shprese nuk ka, pasi nuk ka pse te kete shprese.
    Cfare u ngeli te shpresojne me?
    Shpresuan liri, u zhgenjyen.
    Shpresuan mireqenie, u zhgenjyen.
    Moren nje vize, ua grisi Greku.
    I hypen anije, i ktheu ITalioni.
    Futen paret te VEFA, ua futi Sala e Vehbiu.
    I dhane voten Nanos, u kthey nje hic te madh.
    I kthyen syte nga Europa, u lane ne balte.
    Tashi i ka ngel dhe Amerika, te shohim si do shkoje kjo, nderkohe, gjendaj sa vjen e keqesohet.
    Flas me shoket ne Tirane, ma bejne parajse, parja vuuu thojn, qefi qef, pubi pub, kafja kafe, masnej te tjere vrasin veten.
    Hajde gjeje ti se si osh puna atje.

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Alvi ,aty me rri vlla s ke shum te drejt.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    A mund tė bėhet Shqipėria?

    A mund tė bėhet Shqipėria?

    Dr.Luan Malltezi

    Nė vitet '90, shqiptarėt besonin nė tė ardhmen e vendit tė tyre. Ky besim vuri nė lėvizje mbarė shoqėrinė me fillimin e proceseve demokratike. Parulla e asaj kohe ishte ishte ''E duam Shqipėrinė si gjithė Europa'' .

    Pas dhjetė vjetėve tė njė tranzicioni rraskapitės, janė tė paktė ato qė besojnė se vendi ka tė ardhme, se Shqipėria mund tė bėhet. Ėshtė njė deziluzion qė ka pėrfshirė tė gjithė, tė majtė dhe tė djathtė, socialistė dhe demokratė. ''Kėtė vend, thonė midis tyre me dėshpėrim, e ka marė dreqi! Mjerė kė zuri keq, mjerė kė zuri me fėmijė!"

    Dėshpėrimi vjen pėr shumė arsye, pėr shkak tė krizės sė thellė dhe tė gjithanshme qė ka kapur vendin, pėr shkak tė papunėsisė masive dhe mjerimit qė ka pushtuar tashmė qytete dhe krahina tė tėra tė vendit. Kjo krizė sa vjen e rendohet. Njerėzit jetojnė me veresie, me lista qė shtohen pa fund nė dyqanet e ushqimit. Gjithēka ėshtė rrenuar, fabrikat, uzinat, minierat. Njė pamje e zymtė mbulon edhe qytetet e mbushura tashmė nė ēdo hap me kafene, bilardo, disko, klube nate, lojra fati, bingo. Me bingo, me lojra fati merren tashmė edhe disa televizione. Asgjė nuk prodhohet, ose prodhohet shumė pak. Kėtė pamje tė zymtė nuk mund ta mbulojė shkėlqimi i butikėve tė shumtė moderne me veshje luksoze apo ''firmato'', qė vijnė nga e gjithė bota, as hotelet, pub‑et dhe restorantet e shtrenjtė qė frekuentohen nga njė pjesė e vogėl, shumė e vogėl e popullsisė sė pasuruar nga bizneset e suksesshme. Kėtė shkėlqim tė rreme e trondisin njoftimet nė vijimėsi tė shtypit, qė sinjalizojnė dramat qė kalojnė njerėzit, vetėvrasjet pėr shkaqe ekonomike tė kryefamiljarėve tė pashpresė pėr tė ushqyer fėmijėt, prostitucioni i vajzave pėr mbijetesė, pėrfshirja e tė rinjve nė trafikun e drogės, etj. Shpresat e venitura, dhe lufta pėr mbijetese detyron rininė tė braktisė masivisht vendin. Kjo situatė shtyn edhe intelektualėt tė largohen pėr njė jetesė mė tė mirė, pėr njė ta ardhme mė tė sigurtė pėr fėmijėt.

    Po a mund tė bėhet Shqipėria ?

    Ekonomistėt thonė se mund te behet, sepse vendi ėshtė i pasur, ka resurse tė medha, nė njė kohė qė numri i popullsisė ėshte i paktė, sa i njė qyteti tė zakonshėm europian. Analistėt thonė se periudha tė vėshtira dhe kriza tė renda ka pasur ēdo vend, por ato i kanė kapėrcyer dhe me kohė, kanė prosperuar. Ata pėrmendin Gjermaninė e pasluftės, Italinė, Francėn .

    Po pse nuk bėhet atėhere Shqipėria? Ēfarė i mungon vendit pėr tė dalė nga kjo krizė qė po e pėrpin tė gjallė. Vendit i mungon qeverisja, burrat e shtetit, ata qė duhet t'i vėnė shpatullat vendit, politikanėt, ato qė kudo quhen etėrit e kombit. Vendit i mungojnė ata burra shteti qė bėnė Gjermaninė, Italinė, Francėn: Adenaueri, De Gasperi, De Goli. Burra tė tillė dalin nė periudha tė veshtira si kjo qė po kalon edhe vendi. Shqipėria pėrkundrazi, nuk nxjerr tė tillė. Shqipėria fatkeqėsisht, ka nė tėrėsi si burra shteti, njerėz mėse tė zakonshėm qė abuzojnė me pushtetin pėr t'u pasuruar pafundėsisht, nė mėnyrėn mė kriminale pėr fatet e kombit. Shqipėrinė e ka mbuluar korrupsioni dhe ky fillon nga lart, nga qeveritarėt, ministrat, deputetėt. Puna ėshtė mė zi akoma, se flitet se korrupsioni fillon nga kreu i ekzekutivit. Dhe kėtė nuk e thotė vetem opozita dhe kreu i saj, por edhe edhe vetė njerėzit e pozitės, siē ėshtė zėvendėskryeministri dhe ministri i Jashtėm, i cili pėrdori edhe njė epitet tė jashtėzakonshėm, tė njohur tashmė nga tė gjithė shqiptarėt ''Padrino''.Me respekt Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #34
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Alvi nuk ka MUNDESI te ket vdek SHPRESA, sepse ta thashe ajo lidhet me JETEN. Po vdiq njera vdes dhe tjetra.

    Po te mos ekzistonte kjo, per 500 vjet ne do ishim zhduk (asimiluar) me kohe nga turku (superfuqi e kohes), e kjo S'NDODHI.
    Keshtuqe mendohu pak me fort kur flet mos fol me pasion e emocion si me qene Alba 7 vjeēarja.

    Po ashtu ky doktori, s'na ka thene gjo. Nuk jane qeveritaret e as SHTETI, ata qe do te na nxjerrin nga balta e sotme, po pikerisht korrupsioni dhe mungesa e TIJ (ajo qe na ka nxjerr gjithmone). Po te mos kishte korrupsion shqiptaret do kishin vdek me kohe per buke, ose do kishin ik te gjithe si babi Albes me shoke.

  5. #35
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Postuar mė parė nga Honezmi
    Ne nje kompozim te VanGogut ;-Nje njeri i mjere dhe i varfer, me arna neper roba,mbane mbi kuriz nje pikez GOMAR ,dhe i mjeri i varfer mezi mere fryme nga pesha e GOMARIT-.
    Poshte ketij kompozimit eshte shkruarI QE I ZOTI S'JE, MBAME NE KURIZE SE MIR E KE-
    Keshtu dhe kjo puna e shqiptarve me qeveritaret e tyre !!!!
    Nje korrigjim te vogel jashte teme: Kompozimi eshte i Francisko Gojes , jo i VanGogut!
    "Who is John Galt?"

  6. #36
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Postuar mė parė nga ornament
    Ateher sipas teje , si shpjegohet rritja e numrit te te ēmendurve ne Shqiperi, tere kohes ne kemi qene te varfer, pse VETEM ne ket kohe ka rritje te vetvrasjeve.

    Sepse deri dje shqiptaret nuk e kishin idene sa te varfer ishin...Kishin gelltitur mese miri pallavrat komuniste se ishim shteti me i mire ne bote, pa taksa, pa shfrytezim, se kishim shtetin qe na bente nder qe na i jepte televizorat me tollon, gjellen me tollon , gjithcka me tollon , pra na "siguronte" ai tolloni. Se u besonim genjeshtrave qe ne Perendim ka vetem dhune, varferi , skamje, droge dhe cowboys-a qe neper filma te vrisnin pse i shikoje shtrember. Eh pra shqiptari ishte i siguruar nga kjo ane, askush nuk e vriste se shifte shtrember cowboysat e Komiteteve te Partise, vetem sa i fusnin 7 vjet per agjitacion e propagande , por nuk i "vriste" njeri.
    Pas 1991 , shqiptaret dolen dhe pane boten me sy... Dhe gjeja e pare qe bene ishte te nderronin cowboyssat, duke shpresuar se keta te rinjte do sillnin bashke me demokracine dhe luget per te ngrene kosin ne detin kapitalist. Por ja qe luget humben dhe deti nuk ishte bere kos akoma. Njerezit u dezilizionuan nga demokracia, ashtu si me pare ishin dezilizionuar nga komunizmi. Nuk u bene te pasur pse erdhi demokracia, perkundrazi, ish cowboysajt e vjeter qe e dinin shume mire se si funksionon kapitalizmi dhe si nxirret parja shpejt e pa djerse, ata u pasuruan, u majmen.
    Dhe njerezit filluan te cmenden me permasa epidemike. Se u premtuan parasjen (Shqiperine si Evropa, ku Evropa = me filmat me makina llukzose, Katanin, Kantonisimot e se djeles tek RAI UNO ku fitoheshin miliona lireta pse gjete emrin e nje personaliteti). Dhe njerezit kujtuan se me ardhjen e demokracise do te behen te pasur, do kete secili vilen e tij, makinen e tij, pushimet e tij, lluksin e tij duke marre asistence sociale nga shteti.
    Disa e kuptuan se Evropa nuk vjen vete. U treguan me te zgjuar se te tjeret. Ose iken ne Evrope e Amerike ose filluan matrapazlliqet e drogave, vjedhjeve dhe prostitucioneve. Te tjereve u ngeli alternativa e ngritjes se duarve nga qielli duke pritur tanime nga Perendia te sjelli Evropen , ujin , dritat etj ose te vrasin veten.
    Dhe njerezit filluan te cmenden........
    "Who is John Galt?"

  7. #37
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Si ishte kjo puna ???...korrupsioni ndihmoka njerezit qe te mos vdesin per buke....me siguri ashtu eshte prandaj vendet me te zhvilluara kane shkallen e korrupsionit me te larte....hahaha

    Shqiptaret po varferohen pertej cdo limiti..dhe nuk ka qene perhere kjo gjendja...sipas Bankes Boterore sot ne shqiperi jetojne nen minimumin jetik rreth 50% e popullsise dhe eshte pikerisht varferia e tejskajshme qe i ben te vrasin veten.

    Shkaku nr 1 i varferise eshte korrupsioni.....kete nuk e dine vetem veteranet e enverit.

    Nese ka njeri qe i vret persedyti viktimat jane ata qe fshehin fajtoret e gjendjes reale per aresye te ulta..... njerez qe vdesin urie nuk kane shume shanse per te filozofuar mbi shpresen.

    Ata qe vrasin veten deri me sot ne 99.99% te rasteve e kane bere per aresye ekonomike....nuk diskutohet se mjerimi eshte ai qe u ka vrare shpresen. Nuk kane pune, nuk kane veshje, nuk kane ushqim...nuk eshte cudi qe t'i japin fund jetes per te mos perjetuar vdekjen natyrale prej urise.

    Ti ke te drejte qe nuk kane shprese dhe a e di perse.....sepse ne nje vend ku njerezit po ngrijne apo vdesin urie..kryeministri apo ministrat bejne pushime ne sharm ek sheikh, kane jo nje por disa shtepi, kane aksione ne media, kane llogari bankare jashte vendit, kane magazina, vjedhin tendera, bejne kotrabande, trafiqe............... por e keqja nuk mbaron ketu....e keqja me e madhe eshte se jane disa lloj vemjesh qe per shkak te copes se tortes qe marrin fillojne dhe i paraqesin hajdutet si punetore, mashtruesit si te ndershem, trafikantet si te suksesshem, te korruptuarit si moderne....madje shkojne edhe me tutje mohojne me patetizem cdo lloj kontrolli qe mund te nxjerre dicka ne shesh.

    Forca e korrupsionit ne Shqiperi sot shtrihet jovetem ne parlament, qeveri dhe gjykata por deri dhe tek media...perfundimi:
    Nje shoqeri pa nje busull apo pol shprese.

    A e kuptoni se cfare mund ta shtyje nje nene te vrasi veten dhe te lere jetim 4 femije.....???? une nuk besoj te kete teme sociale qe ia vlen te diskutohet me shume se kjo....eshte e turpshme qe perballe ketij fenomeni qe po kthehet ne tragjedi ka njerez qe preferojne heshtjen perballe ngritjes se zerit....por ate moral kane.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Postuar mė parė nga ornament
    Alvi nuk ka MUNDESI te ket vdek SHPRESA, sepse ta thashe ajo lidhet me JETEN. Po vdiq njera vdes dhe tjetra.

    Po te mos ekzistonte kjo, per 500 vjet ne do ishim zhduk (asimiluar) me kohe nga turku (superfuqi e kohes), e kjo S'NDODHI.
    Keshtuqe mendohu pak me fort kur flet mos fol me pasion e emocion si me qene Alba 7 vjeēarja.

    Po ashtu ky doktori, s'na ka thene gjo. Nuk jane qeveritaret e as SHTETI, ata qe do te na nxjerrin nga balta e sotme, po pikerisht korrupsioni dhe mungesa e TIJ (ajo qe na ka nxjerr gjithmone). Po te mos kishte korrupsion shqiptaret do kishin vdek me kohe per buke, ose do kishin ik te gjithe si babi Albes me shoke.
    Orgament!Po me vjen shum keq qe flet ne kete gjuhe!Kisha pershtypjen se ishe vertet njeri i zgjuar,por tani kam ndruar komplet opinjon,jo sepse me ul mua po sepse flet ca gjera qe ska njeri qe ti besoj.Une vertet jam e re por trurin e kam ne koke dhe jo ne vite,kete ta thash dhe njeher.Babai im mori rrugen e mergimin kur u cua i gjith populli dhe kerkonte demokraci,sepse e perjetoj dhe vuajti sistemin komunist, sa qe vendosi qe te pakten femijet mos ti vuanin.Dhe sot ai esht gati te kthehet ne Shqiperi,por jo me ket gjendje qe eshte,ku njerzit vdesin nga uria,cdo njeri kerkon te mbijetoj.Babai im vertet esht patriot dhe e do atdheun,por para Atdheut do jeten e tij dhe te familjes,dhe jeten e do cdo Shqipetar.Askush nuk e do Atdhen sa do jeten,keshtu qe nuk mund te themi si dikur "rrofte partia"dhe te vdesim per te,se ato kan qen prralla per te bindur popullin se partia dhe atdheu jan me e shtrenjte se jeta.Cdo Shqiptari po ti thuash qe a ka deshir te jetoj ne diaspor? esht i gatshem se?Ja pra sepse vuan ne Shqiperi,sheh karshi shpis se tij gradacela,kur ai jeton ne mjerim.E si mund te ri ai ,ne Shqiperi.?Ketu ne mergim,nuk fitohet paraja pa djerse,dhe nuk mund te behesh miljoner me pune,por vetem me korrupsjon,keshtu qe te gjithe ata qe kan lukse ne Shqiperi,i kan ber me pislliqe ato para,dhe kjo dihet.Dhe ate fjal qe" korrupsoni e nxerr popullin nga balta" jam habit se kisha degju ndonjeher,pyeta dhe njerez me eksperienc per kete gje,por jan habit per ket teori te re nga ty.Me respekt Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Shqiptarėt nuk po vetėvriten. Ata po i vret qeveria

    Shqiptarėt nuk po vetėvriten. Ata po i vret qeveria

    Shoqėri nė depreson tė thellė



    Njė tmerr i ri u ėshtė shtuar qytetarėve shqiptarė: kronikat e zeza pėr vetėvrasjet. Dje u njoftua pėr njė tipograf pesėdhjetedyvjeēar qė u vetėhelmua. U vetėhelmua sepse mė pėrpara e kish helmuar buka e fėmijėve: ishte i papunė e s'kishte me se t'i ushqente ata.

    Ēdo ditė mbushen ekranet e faqet e gazetave me njoftime tė tilla. Dikush i jep fund jetės nė litar, dikush me fotoksinė, dikush me plumb ne zėmėr a nė tėmth; ka madje edhe tė tillė qė lyhen me benzinė...

    Vetėvrasja dėnohet edhe nė Librat e Shenjtė. Jeta jepet vetėm njė herė dhe ėshtė njė privilegj i madh prej Zotit. Atėherė ē'po ndodh me shqiptarėt?

    Shkaqet e vetėvrasjve nė Shqipėri nuk mund t'i hetojė policia, sepse asgjė policore nuk ka nė thelbin e tyre. Ajo qė po ndodh ėshtė politike.

    Thellė‑thellė vetėvrasjet qė po shoqėrojnė pa ndėrprerė kalendarin e zi tė kėtyre kohėve nuk janė vetėvrasje. Ato janė vrasje. Eshtė shteti qė i vret. Disa i vret me plumb, me banda, me drogė, me gomone, me thika... Disa tė tjerė i vret me dorėn e tyre, duke i detyruar tė vetėvriten.

    Vetėm njė ērregullim mendor i pashpresė, njė depresion i thellė tė bėn kriminel tė vetvetes. Dhe shoqėria shqiptare ėshtė fundosur pikėrisht nė njė depresion tė thellė. E rėnė moralisht atje ku nuk mban mė, depresioni po merr pėrmasat e njė epidemie masive.

    Nuk ka rėndėsi kush e tėrheq kėmbėzėn e kush e tret helmin qė pihet nė kupė. Rėndėsi ka kush i detyron ta pijnė kėtė helm. Dhe ai qė i detyron ėshtė shteti. Eshtė qeverisja e korruptuar dhe e inkriminuar e socialistėve.

    Pėr shkak tė kėsaj qeverisjeje shkatėrrimtare shqiptarėt kanė nivelin mė tė ulėt tė jetesės ose nivelin mė tė lartė tė varfėrisė nė Europė ndėrkohė qė nė Shqipėri janė disa nga shumėmilonerėt mė tė pasur nė Europė, tė lidhur me segmentet e shtetit.

    Pėr shkak tė kėsaj qeverisjeje plot hajdutėri shqiptarėt janė pa punė dhe vendin e tallonit tė dikurshėm e kanė zėnė listat: qytetarėt blejnė bukė e vaj me lista veresie tė privatėt.

    Pėr shkak tė kėsaj qeverisjeje grabitqare shqiptarėt janė pa rrymė elektrike e pa ujė njėsoj si atėherė kur vendin e pllakos thatėsira si atėherė kur qytetet e fushat pėrmbyten prej shirave.

    Pėr shkak tė kėsaj qeverisjeje qė bie erė shqiptarėt pijnė ujėra tė bardha dhe ujėra tė zeza bashkė dhe i mbushin spitalet infektive, tė cilat u ngjajnė spitaleve tė luftės tė dy‑treqind vjetėve mė parė qė i pėrshkruan me ngjyra tronditėse Florenc Nightigale.

    Aq tė lodhur janė shqiptarėt, aq tė rėnė e tė dėshpėruar, saqė nuk kanė fuqi as tė protestojnė: janė nė fund tė energjive. Por kjo nuk mund tė zgjatė. Shqėiptarėt duhet tė dijnė t'i dalin zot vetes, me mjete demokratike.

    Gjithėsesi njė popull nuk mund tė vritet, aq mė pak shqiptarėt. E pėrderisa njė popull duhet tė jetojė e do tė jetojė, atėherė ai qė duhet tė zhduket nga skena ėshtė ky shtet, kjo qeverisje qė po i ēon njerėzit nė vetėvrasje masive. Njerėzit duhet tė ndėrgjegjėsohen e tė gjejnė energjitė pėr ta kryer kėtė mision me mjete demokratike.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  10. #40
    alvi
    i/e ftuar
    O Orno, ti thu, po vdiq shpresa, maro jeta.
    Kto po vetevriten pra, dmth ka vdek shpresa.
    Ho pra daje jepi khon(lol)
    O Alba, mos sill shkrime politike, se te jete per PD fajin per anijen Challenger e ka PS, dhe po te jete per PS fajin per sulmet e Irakut ndaj Kurdeve e ka PD.
    Kte ta them si keshille, si me i madhe qe jam (lol)

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  3. Perse gjuha greke ne K.O.A.SH?
    Nga sabah08 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 01-05-2009, 15:02
  4. Shteti dhe Individi ne Islam.
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 17-12-2005, 08:55
  5. Urtesia e Agjerimit te Ramazanit!
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 17-11-2004, 13:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •