Vetėvaret nė kasolle nėna e tre fėmijėve
RRĖSHEN- Njė 33-vjeēare, nėnė e tre fėmijėve, i ka dhėnė fund jetės. Gjelina Dosi nga fshati Trojėz i Perlatit i ka dhėnė fund jetės nė orėt e vona tė dy ditėve mė parė. Burime tė policisė qė shkuan nė vendngjarje thanė se nėna e tre fėmijėve ėshtė vetėvarur nė kasollen e bagėtive. Po sipas kėtyre burimeve i pari qė ka konstatur tragjedinė ka qenė djali 9- vjeēar i viktimės, i cili nė moment ka thirrur pėr ndihmė tė motrėn e tij 11- vjeēare. Tė dy fėmijėt janė munduar tė zgjidhin litarin, por pa mundur. Mė pas ata kanė kėrkuar ndihmėn e njė banori tė fshatit qė kalonte aty pranė shtėpisė sė tyre. Ky i fundit ka zgjidhur litarin, ndėrsa 33-vjeēarja ka qenė e pajetė. Burime tė grupit tė ekspertėve thanė pėr gazetėn se kemi tė bėjmė me njė vetėvrasje, ndėrkohė qė viktima nuk kishte lėnė ndonjė shėnim. Mjekė tė spitalit tė Rrėshėnit pohojnė pėr gazetėn se 33-vjeēarja Gjelina Dosi disa herė ishte mjekuar pėr depresion. Madje sipas tyre ajo, disa herė kishte tentuar ti jepte fund jetės duke pirė helme tė forta, por kishte shpėtuar nga vdekje falė ndėrhyrjes sė mjekėve. Tė afėrm dhe komshinj tė saj, kanė thėnė pėr uniformat blu qė shkuan nė vendngjarje se Gjelina vuante shpirtėrisht pėr gjendjen ekonomike qė pėrjetonte familja e saj. Gjendja ekonomike, sipas tė njėjtave burimeve, ishte rėnduar qė pas lirimit tė bashkėshortit tė saj nga radhėt e policisė. Mėsohet se familja Dosi prej disa vitesh kishte jetuar nė rrethinat e qytetit tė Rrėshenit, nė njė banesė tė papėrshtatshme dhe ishte larguar nė fshatin Trojėz, ku dhe kishin shtėpinė vetėm pak kohė mė parė. Pėr tė ushqyer fėmijėt nėna e tre fėmijėve detyrohej tė dilte nė rrugė dhe tė shiste fara luledielli dhe banane. Njė prej ish-komshijeve tė saj nė Rrėshen thotė se nuk i doli gjė jeta kėtu nė qytet ku jetoi pėr disa vjet. Mori ato pak plaēka, pėr tu kthyer sėrish nė fshat, ku dhe i dha fund jetės. Ndėrsa njė prej mėsuesve tė fėmijės sė saj thotė se vetėvrasja e Gjelinės ishte e paralajmėruar .Mė dhimbsen kėta 3 fėmijė tė mitur se do ti kisha dhėnė fund jetės,- citon mėsuesja fjalinė qė nėna e 3 fėmijėve e pėrsėriste shpesh.
Gj. Marku
Krijoni Kontakt