Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Amerikanja “Pilotja e vdekjes” që bombardoi Serbinë për 200 orë rresht !

    Amerikanja “Pilotja e vdekjes” që bombardoi Serbinë për 200 orë rresht !
    BEQIR SINA New Yrok, BOTA SOT

    Nicole Malachowski (The USA Air Force) është pilotja e parë “bombarduese” amerikane e cila sot e 13 vite më parë, pikërisht më 24 mars filloi ta gjunjëzoj Serbinë. Ajo ka marrë medalje të ndryshme nderi nga Ushtria e SHBA-ve. Ajo është shquar për përsosmëri të jashtëzakonshme në goditjen e objekteve ushtarake serbe, edhe nëpër qendra të banuara, ose afër qyteteve ku ndodheshin bazat.

    Me gradën “Majore”, pilotja amerikane, Nicole Malachowski, është dekoruar me medaljet e çmimet më të larta të Ushtrisë Amerikane si “Meritorious Service Medal”, “Air Medal”, “Air Force Commendation Medal”, “Air Force Achievement Medal”, si dhe medaljen “4th Fighter Wing”s”, të cilën e ka marrë si një heroinë e madhe gjatë fushatës së bombardimeve ajrore në Kosovë, për mbrojtjen e civilëve gjatë bombardimeve.

    Ajo është shquar për përsosmëri të jashtëzakonshme në goditjen e objekteve ushtarake serbe, edhe nëpër qendra të banuara, ose afër qyteteve ku ndodheshin bazat. Besohet se Nicole është një grua e guximshme dhe mjaft e aftë, e para femër amerikane në historinë 60-vjeçare të aviacionit që është pjesë e skuadronit bombardues luftarak “Pilotët e vdekjes”. Ajo hyn kështu edhe në analet e historisë amerikane të fluturakëve, duke u renditur e suksesshme dhe me vlera të spikatura mes pilotëve burra. Deri sot pilotja numëron rreth 200 orë fluturime bombarduese në Kosovë (mars-qershor 1999 – 78 ditë) si dhe 10 ditë në Irak (prill 2003).

    Forcat luftarake-ajrore amerikane (The USA Air Force) kanë gjithsej 568 femra pilote. Nga këto vetëm 71 prej tyre shërbejnë me aeroplanët fluturakë. “Unë, thotë Nicole, do të bëj detyrën, pavarësisht se mund të jem vendosur edhe në qendër të debateve, se si ka mundësi që një femër të kryejë këtë detyrë kaq të vështirë dhe me rrezik të madh për jetën”. Pilotja amerikane, Malachowski, ka kryer shkollën e mesme në vitin 1992 në Las Vegas.

    Fëmija i tretë i një familjeje të vjetër amerikane (nëna quhet Cathy dhe babai i saj Robert Ellingwood). Nicole është e martuar me pilot, edhe ai me gradën “Major”, por me origjinë ruse, i quajtur Paul Malachowski. Nicole u rreshtua në radhët e Flotës Ushtarake Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në vitin 1996, pas diplomimit në Akademinë e Forcave Ushtarake Ajore, me nivelin B. S. në Management dhe më ulët French.

    Më parë se të inkuadrohej në radhët e skuadroneve bombarduese të Flotës Ushtarake Ajrore të SHBA-ve, “Bubullima e zogut” (Thunderbirds), ajo shërbeu si instruktore dhe komandante me avionët luftarakë “F-15E”, në skuadronin “494th Fighter Squadron”, në bazën amerikane në Britaninë e Madhe, “RAF Lakenheath”. Këtu Nicole mblodhi rreth 1900 orë fluturime, nga këto 1700 orë fluturime me bombarduesit “F-15” dhe “F-16”. Nicole Malachowski, nga Çikagoja, është e datëlindjes 1974 dhe njihet në SHBA si e para femër amerikane pilote me gradën “Major” dhe e para femër amerikane e seleksionuar për të shërbyer në radhët e fluturimeve luftarake në forcat ajrore “Thunderbrids, që njihen ndryshe si “Pilotët e vdekjes” apo “Bubullima e zogut”. Fluturimin e parë në qiell të hapur e ka kryer në vitin 1996. Për piloten amerikane kanë shkruar e folur jo vetëm gazetat, revistat ushtarake, por edhe gazeta e televizione të njohura në SHBA si CNN, ABC, NBC, FOXNEWS etj.

    Eksperienca
    Malachowski u trajnua në bazën ushtarake “Columbus Air Force Base”, në Misisipi, me fluturakët bombardues “F-15E” e më pas, në bazën Seymour Johnson Air Force Base në Karolinën ë Veriut. Prioriteti i saj ka qenë stërvitja me “Pilotët e vdekjes” (Thunderbird). Më tej, Nicole shërben në bazën RAF Lakenheath, në Angli dhe kthehet sërish në bazën, “Seymour Johnson Air Force Base” në Karolinën e Veriut. Ajo do të shërbejë si oficere edhe në bazën “Camp Red Cloud” në Korenë e Jugut. Nicole ka marrë pjesë në krejt fushatën e sulmeve ajrore ndaj bazave e caqeve serbe në Kosovë e Serbi, si dhe në operacionin “Liria e Irakut” (Operation Iraqi Freedom). Ajo shihet në SHBA si femra që ka bërë histori. Në muzeun e “Pionierëve të fluturimit”, hapur në Washington D.C, asaj i është rezervuar një pavijon i veçantë me fotot, videoxhirimet, shkrimet dhe kujtimet e pilotes nga Britania e Madhe, Kosova e Iraku.

    Fushata e sulmeve ajrore, e cila vuri në shënjestër caqet ushtarake serbe në territorin e saj dhe në bazat e vendosura në Kosovë zgjati 78 ditë dhe përfundoi me fitoren e NATO-s. Ajo është konsideruar si lufta më e suksesshme e kohëve moderne të Aleancës Veri Atlantike, NATO.

    KUSH ËSHTË KJO POLOTE, BOMBARDUES E SERBISË ?

    Kosova, aty zë një vend të posaçëm, pasi atje pilotja amerikane ka kryer mëse 200 orë fluturime bombarduese gjatë fushatës së vitit 1999. Siç dihet, më 24 mars 1999, është edhe dita kur nisën sulmet ajrore kundër bazave ushtarake serbe në Kosovë dhe në territorin e Serbisë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #2
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Mirënjohje për NATO-n, 13 vjet pas intervenimit

    Mirënjohje për NATO-n, 13 vjet pas intervenimit
    Bota Sot


    Sot mbushen 13 vjet që nga fillimi i bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake e policore serbe, për t’i dhënë fund dhunës së regjimit të Sllobodan Millsoheviqit ndaj popullti shqiptar të Kosovës.

    Fushata e NATO-s që zgjati 78 ditë, është vlerësuar nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi si jetike.

    “Ajo kishte rëndësi më të thellë se të intervenimit humanitar dhe të stabilitetit rajonal”, ka thënë kryeministri Thaçi në një fjalim mbajtur për këtë përvjetor.

    “Nga përmasat e krimit të kryer në Kosovë dhe të shpërnguljes së një milion banorëve të saj, u tronditën Uashingtoni e Brukseli, Parisi, Londra, Boni dhe Roma. Ndërgjegjja e botës demokratike, besnike ndaj parimeve themelore të së drejtës për liri, barazi, dinjitet, paqe dhe demokraci, reagoi në mbrojtje të Kosovës. Është meritë e qendrave të demokracisë botërore, që mekanizmin më të fuqishëm ushtarak të globit , Aleancën veriatlantike, NATO-n e vunë në lëvizje për ta mbrojtur popullatën e Kosovës”, ka thënë ndër të tjera, kryeministri Hashim Thaçi.

    “Për të ardhur deri te momenti i fillimit të bombardimeve, me 24 mars 1999 diplomacia botërore kaloi nëpër sprova dhe sfida të mëdha. Falënderuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shteteve të Evropës Perëndimore dhe vendosmërisë së liderëve politikë të këtyre vendeve, para 13 vitesh filloi fushata më e suksesshme ushtarake e NATO-s, që kulmoi me dorëzimin e makinerisë luftarake të Milosheviqit”, ka thënë kryeministri Thaçi, duke bërë meritore për këtë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e Evropës perëndimore, anëtare të NATO-s.

    “Sot, në 13 vjetorin e fillimit të bombardimeve për të gjitha këto shtete dhe qeveritë e tyre, si dhe liderët e atëhershëm - shprehim mirënjohje, falënderim dhe konsideratë të veçantë.

    Sot pas 13 vjetësh, Kosova është shtet i pavarur i njohur nga 89 shtete, ndërkaq NATO vazhdon ëtë ruajë një rpani të trupave të saj në vend, ndërkaq ka ,arrë përsipër trajnimin dhe ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
    “Kosova është shtet i ri, faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon me perspektivë të sigurt në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, ka thënë ndër të tjera kryeministri Thaçi.








    Jahjaga: NATO dëshmoi se e mbron paqen
    Bota Sot

    Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në përvjetorin e 13 të intervenimit të NATO-s në Kosovë, ka thënë se ky përvjetor “për Republikën e Kosovës dhe për të gjithë qytetarët e saj e ka simbolikën e ndihmës dhe të përkrahjes në momentet më të vështira të historisë, në kohën kur popullsia shpërngulej me dhunë, kur kanosej të kryhet gjenocid mbi një popull të tërë”.

    Sulmet ajrore të forcave të NATO-s cilësohen si humanitare për qëllimet e tyre si civilizuese dhe njerëzore në ruajtje të paqes dhe stabilitetit në efektet e tyre politike, ka thënë presidentja, për të shtuar se “Aleanca Veri Atlantike në përvjetorin e saj të 50-të e dëshmoi se është e aftë të ndërmarrë operacione të suksesshme në mbrojtje të paqes dhe në mënjanim të hegjemonisë, shtypjes dhe diktaturës”.

    “Populli i Republikës së Kosovës ndien respekt dhe nderim të veçantë për gjithë angazhimin e Shteteve te Bashkuara të Amerikës, të Bashkimit Evropian dhe të Aleancës Veriatlantike-NATO, që duke mbrojtur parimet e lirisë, barazisë dhe demokracisë, dolën kundër një regjimi shtypës në mbrojtje te qytetarëve të pafajshëm duke vendosur vlerat civilizuese në këtë pjesë të Evropës”, thuhet në deklaratën e presidentes Jahjaga.

    “Ne, në përvjetorin e 13-të ndiejmë admirim për gjithë ata burra dhe gra ushtarë dhe oficerë të forcave ushtarake të NATO-s që për 78 ditë me radhë u përkushtuan për jetësimin e parimeve në te cilat ata besonin dhe që për ne si popull kjo ishte vetë jeta”, thuhet në dejklaratë, e cila përfundon me një falenderim për trupat e NATO-s si dhe me dëshirën që Kosova të bëhet shpejt pjesë e NATO-s.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  3. #3
    200 ore nuk ma mer mendja po gjithsesi i lumte hekurishtja



    Pershendetje
    Revolution 1848

  4. #4
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Sulmet e NATO-s, i dhanë fund Sadamit të Ballkanit

    Sulmet e NATO-s, i dhanë fund Sadamit të Ballkanit
    24-03-2012 16:02 CET


    Qeveria e Shqipërisë përkujtoi 13-vjetorin e fillimit të ofensivës ajrore të NATO-s mbi ish-federatën e Jugosllavisë në mbrojtje të popullit të Kosovës.

    Në një komunikatë për medie, Qeveria e Shqipërisë vlerëson se “kjo ditë shënon shndërrimin e lirive dhe të drejtave të njeriut të shqiptarëve në Kosovë në çështje madhore të NATO-s”.

    “Këto sulme të ndërthurura me qëndresën heroike të luftëtarëve të lirisë të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në terren bënë që në një afat kohor relativisht të shkurtër Sadami i Ballkanit të firmosë kapitullimin dhe të marrë fund regjimi i tij kolonial në Kosovë”, thuhet në deklaratën e qeverisë shqiptare.

    Kjo ofensivë historike për lirinë e shqiptarëve, por edhe të Ballkanit në tërësi, sipas Qeverisë së Shqipërisë, shënon gjithashtu dimensionin e ri në misionin e Aleancës së Lirisë, më e fuqishmja e të gjitha kohërave në mbrojtje të lirive dhe të drejtave njerëzore.

    “Qeveria shqiptare shpreh mirënjohjen më të thellë ndaj Presidentit të SHBA-ve Bill Clinton, i cili udhëhoqi Aleancën në betejën për çlirimin e Kosovës, udhëheqësit politikë të asaj kohe, forcave ushtarake të NATO-s për rolin e tyre vendimtar në çlirimin e Kosovës”, theksohet në komunikatën e Qeverisë së Shqipërisë.

    Ekzekutivi shqiptar përshëndet popullin e Kosovës dhe udhëheqjen e saj që në një hark kohor të shkurtër e shndërruan Kosovën e pavarur në faktor paqeje, stabiliteti dhe bashkëpunimi në rajonin e Ballkanit. /Zëri/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  5. #5
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    llogariti 73 dite nga 3 ore ne air= 219

    Rrespekt
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  6. #6
    Ok

    Sa dite rrjeshte eshte bombarduar Serbia dhe sa bomba jan hedhur ? Sa objekte jane goditur dhe cilat ishin ato ( pervec ambasades kineze qe e di qe beri buje ne ate kohe)... Sa Serb civile dhe ushtarake u vrane vec e vec ? Mua ato bombardime me jane dukur si mullaret e tosumbacit
    Revolution 1848

  7. #7
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    James Blunt, dokumentar për Kosovën

    James Blunt, dokumentar për Kosovën (video)
    23-03-2012 19:38 CET

    (E plotësuar me episodin e 4-të) Ish-ushtari britanik, i cili shërbeu në Kosovë në kuadër të forcave të KFOR-it pas intervenimit ushtarak që NATO bëri ndaj forcave serbe, tani, në rolin e këngëtarit, ka përgatitur një dokumentar duke shpalosur përvojën e tij në Kosovë dhe tmerrin që shqiptarët përjetuan në luftën e vitit 1999.

    E gjitha e dokumentuar në video, nga lajmet e medieve botërore kur atëbotë raportonin për gjendjen dhe tmerrin që përjetonin civilët shqiptarë të Kosovës nga dhuna e forcave të ushtrisë, policisë e paramilitarëve serbë, e deri tek video-incizimet që vetë James i kishte bërë në raste të ndryshme gjatë shërbimit të tij në Kosovë.

    Dokumentari “James Blunt: Return to Kosovo - From Soldier to Singer” (James Blunt: Kthimi në Kosovë – nga ushtari në këngëtar), shënon gjithashtu kthimin e tij në Kosovë për herë të parë pas vitit 1999, duke kënduar hitin e tij “You’re Beautiful” për ushtarët e KFOR-it të stacionuar në Kosovë. Ai gjithashtu shfaq edhe incizime të rralla nga video-ditari i tij gjatë shërbimit në Kosovë.

    Dokumentari “James Blunt: Return to Kosovo” paraqet ish-kapitenin ushtarak të Britanisë, tashmë të shndërruar në këngëtar shumë të famshëm, duke performuar gjatë një koncerti që ai mbajti shtatorin e vitit 2006 për trupat e NATO-s në Kosovë.

    Regjisor i këtij dokumentari është Steven Cantor. /Zëri/

    Më poshtë, shihni 3 pjesët e dokumentarit:



    James Blunt: Return to Kosovo - From Soldier to Singer - EP 1/4






    James Blunt: Return to Kosovo - Revisiting the Villages - EP 2/4






    James Blunt: Return to Kosovo - Life in the Villages Before and After -EP 3/4





    James Blunt: Return to Kosovo - The Inspiration behind "No Bravery" - EP 4/4

    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  8. #8
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Pershendetje EUROSTAR 1, shum kerkon nga Plaku! ate lype nga Nikole dhe James ose Clinton e Bler ose Clark e Jakson. I din saket sa bomeba jan ndeze e hedhe e sa shkie e shkina jan djeg e sa ndertesa jan ckaperderdh!Plaku i di po nuk kam vaket ti llogaris tana!
    Me rendesi ashte se AMERIKA e NATO e detyruan shkaun ,makinerin vrasese te serrbis e detyruan te ike nga kosova. Shpetuan Shqyptaret femit e grat, pleqt e burrat nga asegjesimi total!
    Rrespekt
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Schwartz: Amerika do të ndërhyjë në veri




    Publikuar: 24.03.2012 - 14:02

    Prishtinë, 24 mars - Gazetari amerikan Stephen Suleyman Schwartz tha se Kosova është nën imperializmin e Bashkimit Evropian, të EULEX-it, UNMIK-ut, të agjencive të huaja që përbëhen prej njerëzve të patrajnuar e të papërvojë.

    “Ata marrin vendimet. E kjo asht absurde. Ata duhet ta lejojnë Kosovën, Republikën e Kosovës, të drejtohet prej kosovarëve”, tha Schwartz për TV Rrokum, duke theksuar se duhet dhënë fund ndërhyrjes që ai e quajti “Mafia Humanitare Ndërkombëtare”.

    “Ata nuk janë njerëz të mirë”, shtoi Swchartz.

    Kur është fjala te problemi i veriut të Kosovës, gazetari amerikan tha se problem është Evropa Perëndimore që “haptazi po firmos me serbët”.

    “Ata simpatizojnë serbët”, deklaroi Schwartz, sipas të cilit nëse situata përkeqësohet, SHBA-ja do të ndërhyjë. “Nëse Serbia hyn në veri, SHBA-ja do të reagojë që ta tërheqë nga atje”, transmeton Telegrafi./


    http://kohaditore.com/index.php?page=1,13,92780

    Dhe prap Amerikanet
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Duke i ja ber serbis me be ,qe me kurr ne luft mos te hyn.


    http://kohaditore.com/index.php?page=1,15,92799
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •