Shtëpia 100 metra katrorë në Serbi – 7500 euro
Beograd 16 maj – Për ata që duan të banojnë në ndonjë nga fshatrat serbe, zgjedhja e patundshmërive është e madhe dhe që nga 3.000 deri në 5.000 euro mund të blejnë shtëpi solide. Kështu në komunën Irig trualli 7 ari me ujë e me rrymë shitet 3.000 euro.
Për një shtëpi 100 metra katrorë me 22 ari tokë në komunën Seçanj kushton 7500 euro.
Një shtëpi me objekte ndihmëse dhe me 5 – 6 hektarë tokë mund të blihet nga 5.000 deri 8.000 euro e edhe më lirë, shkruajnë medie serbe pa dhënë lokacionin se ku mund të blihet kështu.
Krijoni Kontakt