Shoqeria multikulturale europiane, e nderthurur si realitet keto dy dekadat e fundit ne menyre intensive, vazhdon te hase probleme dhe pikerisht pjesa me e rrezikshme qe prodhon mospranime te brendshme dhe veterefuzim nga elementet perberes, eshte dhe shkaku kryesor qe mund te coje drejt lindjes se konfliktit, ne momentin kur tradita vendase bie ndesh me komponentet e ri perberes te shoqerise, qe jane emigrantet, ku nje pjese e mire e tyre, gezojne shtetesine e atij vendi ku me pare kane emigruar dhe sebashku me te, te gjitha te drejtat e nje qytetari perendimor, sipas principeve demokratike. Kohet e fundit behet fjale per nje kerkese, ne dukje te pare absurde, brenda vete OKB-se rreth ndalimit te Komedise Hyjnore te Dante Aligerit neper tekstet mesimore, pasi kjo e fundit ofendon profetin musliman Muhamed. Kerkesa eshte mese legjitime, pasi ne bankat e shkollave ulen nxenes qe i perkasin fese islame, dhe sic e permenda dhe me siper, gezojne shtetesine e vendit ku jetojne. Cdo Kushtetute demokratike i ofron shtetasve te saj lirine e besimit dhe praktikimit, pavaresisht se Komedia Hyjnore i perket nje realiteti totalisht tjeter, si ai i Rilindjes Europiane, gjithashtu dhe pozicionin thelbesor dhe rolin e Dantes gjate Rilindjes kombetare italiane dhe tradites gjate shekullit te fundit. Pyetja eshte: a e konceptojne kete ndryshim kohor femijet?

Me poshte po paraqes nje shkrim qe e analizon me se miri kete fenomen sebashku me kontradiktat qe formesohen brenda tij.

Dantja - Princ i veshtire

nga Ardian Vehbiu

Njė grup konsulentėsh tė Kėshillit Ekonomik dhe Social tė OKB-sė, me emrin “Gherush92”, ka kėrkuar kėto ditė qė Komedia Hyjnore, e Dantes, tė hiqet nga programet shkollore, pėr shkak tė elementeve tė shumta antisemite, islamofobike, raciste dhe homofobike nė tekst.

Lajmi, pikant nė vetvete, u komentua ndonjėherė nė kontekstin e ēėshtjeve tė lirisė sė shprehjes; edhe pse kėrkesa e mėsipėrme ka tė bėjė me programet shkollore, jo me qarkullimin e poemės sė Dantes nė treg.

Sipas Gazetės Shqiptare, qė e pėrcjell kėtė lajm me delikatesėn e vet karakteristike, kėrkesa pėr ndalimin e Dantes nė shkollat anembanė botės, pėrfshi kėtu edhe Shqipėrinė, “paska gėzuar vetėm myslimanėt.”

Nė fakt problemi ėshtė serioz, dhe nuk ka tė bėjė vetėm me Danten, por nė pėrgjithėsi me bashkėjetesėn e detyruar, nė epokėn e sotme, tė popujve, ideologjive dhe feve tė ndryshme dhe shpesh nė kundėrshtim me njėra-tjetrėn.

Zvogėlimi i distancave tė ēdo lloji, pėr shkak tė teknologjisė dhe tė emigracionit, ka bėrė qė kultura dhe njerėz qė dikur jetonin nė universe tė ndryshme, tė pabashkėmatshme, tė vijnė tani nė kontakt tė ngushtė mes tyre.

Njė pėrpjekje pėr t’iu qasur problemeve qė shkaktojnė kontakte tė tilla ėshtė edhe multikulturalizmi, tashmė i deklaruar si fiasko, nė shumė vende tė Europės.

Ndėrkohė, nė Europė, jo vetėm programet shkollore por edhe krejt programimi kulturor i qytetarit i ka ruajtur lidhjet me krishterimin – si fe dhe tonalitet i pėrgjithshėm kulturor; dhe krishterimi nuk mund tė ndahet, megjithė pėrpjekjet e vona, nga anti-semitizmi dhe kundėrvėnia pėrēmuese ndaj feve tė tjera.

Italia moderne nuk mund tė kuptohet pa Danten, sepse nuk mund tė kuptohet pa krishterimin.

Megjithatė, kjo Itali e orientuar si ndaj Vatikanit ashtu edhe ndaj Dantes, vjen duke u tkurrur; nė bangat e shkollave italiane ulen nė numėr gjithnjė e nė rritje fėmijė tė imigrantėve myslimanė, tė cilėt – tė mos e harrojmė – u ėshtė njohur dhe respektuar tashmė e drejta pėr tė kultivuar fenė e tyre.

Kėta fėmijė, bie fjala, lexojnė se, te poema e Dantes, Muhameti, i paraqitur si “heretik”, pikturohet nė trajta makabre, i ēarė mė dysh, me zorrėt qė i varen kėmbėve, madje krahasohet me njė fuēi tė prishur.

Meqė shumė nga kėta fėmijė janė tashmė qytetarė italianė, ose tė vendeve tė tjera europiane ku studiohet Dantja, atėherė institucionet publike, tė cilat hartojnė programet shkollore tė letėrsisė, kanė pėrgjegjėsi edhe pėr shqetėsimet qė mund tė krijojnė ndėr nxėnėsit, tė cilėt deri atėherė Muhametin e kanė adhuruar si profet.

Si tė harmonizohet barazia me diversitetin nė kėtė rast?

Ne shqiptarėt kemi pėrjetuar njė problem tė ngjashėm, sa herė jemi ndeshur me antishqiptarizmin e fqinjėve tanė, qė ndonjėherė ka depėrtuar edhe nė tekstet akademike dhe enciklopeditė; dhe jemi indinjuar dhe kemi ngritur zėrin, kur kemi ndeshur nė pėrshkrime dhe cilėsime “fyese” pėr kombin tonė.

Ekziston edhe njė lėvizje, nė Ballkan, pėr t’i mėnjanuar aspekte tė tilla negative nga tekstet shkollore, sikurse e dimė dhe e kemi debatuar prej kohėsh; njė lėvizje nga e cila, tė mos harrojmė, u sjell shqiptarėve mė shumė pėrfitim se tė tjerėve.

Dimė, nga ana tjetėr, se urrejtja pėr Tjetrin qėndron shpesh nė rrėnjė tė ēdo parimi komunitar, ose bashkues; dhe kjo vlen si pėr kombet, ashtu edhe pėr fetė.

Natyrisht, asnjė humanist nuk mund tė pranojė qė fėmijėve besimtarė tė njė feje, tė ēfarėdo feje, t’u ofrohet, nė shkollė, njė tekst ku profeti i tyre pėrshkruhet nė trajtat mė makabre.

Kjo vlen edhe kur autori i tekstit nė fjalė ėshtė Dantja.

Tė mos harrojmė edhe se Dantja mbahet si mė i madhi i poetėve tė Italisė jo ngaqė i ka shpenzuar disa vargje, nė kryeveprėn e vet, pėr Muhametin.

Nėse mund tė ushqejė Komedia Hyjnore intolerancėn apo jo, pėr kėtė mund tė diskutohet; por ajo, sikurse mund tė pritej, ėshtė e rrėnjosur thellė nė mendėsinė e kohės kur ėshtė shkruar – ose tė Mesjetės europiane.

Nxėnėsit dhe studentėt nė shkollat perėndimore ka vite, nė mos shekuj qė formohen kulturalisht me vepra tė tilla, tė cilat bashkėtingėllojnė mirė nė kontekstin kulturor homogjen, tė krishterė, tė Perėndimit tradicional.

Nė kėtė kontekst edhe vetė kundėrvėnia ndaj krishterimit ėshtė kulturorisht e kushtėzuar prej tij, ose produkt i tė njėjtit kontekst tė pėrgjithshėm.

Prandaj, problemi me studimin e Dantes nė shkollė nuk ka aq natyrė etike, sa lidhet drejtpėrdrejt me kontaktin e kulturave tė ndryshme, tė cilat Perėndimi tashmė i njeh si tė barabarta mes tyre.

Kėto kultura, bie fjala kultura e krishterė dhe kultura myslimane, i kanė mekanizmat pėr tė bashkėjetuar nė distancė mes tyre ose tė segreguara, por jo sė bashku, ose duke ngrėnė nė tė njėjtin ēanak.

Institucionet publike, anembanė Perėndimit, janė tė vetėdijshme pėr masėn e fėmijėve nga kultura jo tė krishtera, qė janė dyndur nė shkollat; problem qė vjen e bėhet mė akut, nė kontekstin e plakjes sė popullsive vendėse. Ideja ėshtė qė kėta fėmijė tė edukohen nė mėnyrė tė tillė, sė paku nga shkollat publike, qė tė mėsojnė vlerat e shoqėrive pritėse, por pa u jetėrsuar; ose pa u shndėrruar, nė proces e sipėr, nė armiq tė realitetit qė i rrethon.

Qė nga momenti kur Perėndimi i ka bėrė tė vetat parime tė tilla si ai i barazisė, i tolerancės fetare dhe i respektit pėr Tjetrin, atėherė pozita e Dantes nė programet shkollore tė letėrsisė ėshtė dobėsuar vetvetiu. Si edhe herė tė tjera, do tė gjendet njė zgjidhje kompromisi; duke hequr nga tekstet pjesėt e papėrshtatshme.

Pėr fat tė keq, zgjidhje tė lehta pėr probleme tė tilla nuk ekzistojnė; nė njė kohė qė Perėndimi kėrkon, me tė drejtė, tė shmangė dhunėn me ēdo kusht, ose tė paktėn segregimin kulturor tė Tjetrit; pa ēka se ky segregim po ndodh sot e kėsaj dite, pėr arsye ekonomike, por edhe ngaqė pėrpjekjet pėr integrim tashmė kanė dėshtuar.

Kėmbėngulja me Danten, ose me traditėn kulturore mesjetare tė Europės, ėshtė edhe ftesė implicite pėr kthim tė feudalizmit, nė kushtet – jo dhe aq imagjinare sa ē’mund tė kujtojmė – tė shndėrrimit tė komuniteteve tė imigrantėve nė koloni, ose ngulime, sėrish njėlloj si nė Mesjetė.

Gjithsesi, Perėndimit i mungojnė mjetet e sigurta pėr trajtimin efikas tė diversitetit, i cili pėrndryshe shpesh lėvdohet, si vlerė dhe pasuri; pa ēka se emergjenca e tanishme ka tė bėjė me frikėn nėse kultura Perėndimore, ashtu siē e njohim dhe e adhurojmė, do t’u mbijetojė dot bashkėjetesave intime me komunitete dhe kultura tė tjera, armiqėsore ndaj saj.