Une kam qejf qe Milani te shkoj, por mundesit jane 60% me 40% kshu qe nese kalon Milani kete atehere mund te themi lirisht qe jemi Kampion, pasi nuk njohim kundershtar me..![]()
Forca MILAN - is Champion and only Champion!
Aktualisht Barça eshte superiore ndaj Milanit. Ky i fundit maksimumi qe mund te kape kunder spanjolleve eshte barazimi. Ne dhjete ndeshje qe mund te luajne, Milani mund te fitoje vetem nje. Dhe do te ishte ndeshja e jetes.
Milani vetem qendren e mbrojtjes mund te kete superior, ndersa tek repartet e tjera spanjollet jane superiore.
Guardiaola ka mjaft eksperince ne CHL si lojtare kapiten skuadre, por edhe se fundmi si trajner. Ndersa per Allegrin, Milani eshte eksperienca e pare ne CHL. Vetem se Allegrit nuk i mungon guximi per t'u perballur.
Nqs Milani do te zhvilloje ndeshjen e jetes, ne Meazza dhe Camp Nou, atehere shpresat per kualifikim qendrojne. Por ndeshja e jetes do te thote tejshpenzim energjish. Diferenca nga Juve eshte vetem 4 pike, qe do te thote vetem nje ndeshje avantazh.
Mendojme per kampionatin dhe objektivi yne eshte ylli i dyte, ne prag te ndeshjes me Romen, duket sikur shpresat per kualifikim jane shume te vakta, per mos te thene te ftohta fare.
Çdo milanisti i vjen ne mend Athine '94. Spanjollet superfavorit dhe Cruyff ne qiellin e shtate pasi Billy dhe Franco ishin te skualifikuar, dy qendermbrojtesat me te mire te botes per ate moment. Milani zhvilloi ndeshjen e jetes dhe pjesa tjeter eshte histori.
Por a mund t'a riperserise Milani ate ndeshje 2 here ??? Eshte shume nqs e perserit vetem nje pjese loje ...
Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!
Shkon Barca NE FINALE dhe luan kunder Bayernit!
Jetë e rëndë.......!!!
Ibra: Nuk i trembem Mesit ndaj Barcelonës
Zlatan Ibrahimoviç është pranë realizimit të një rekordi që nuk e ka realizuar askush deri më sot në kampionatin italian. Suedezi mund të shndërrohet në sulmuesin e parë në historinë e futbollit italian që fiton klasifikimin e golashënuesve të Serisë A me dy fanella të ndryshe. Ibra është shpallur golashënuesi më i mirë me Interin gjatë sezonit 2008-2009, me 25 gola. Ndërkohë që te Milani deri më tani, teksa na ndajnë edhe 9 javë nga përfundimi i kampionatit, ka shënuar 22 gola.
Barcelona: Gjatë një interviste për të përditshmen suedeze “Aftonbladet”, Zlatan Ibrahimoviç ka folur me keqardhje të madhe për dëmtimin e Tiago Silvës në prag të ndeshjes me Barcelonën. “Më në fund erdhi momenti i shumëpritur. Mirëpo më vjen keq për dëmtimin e Tiago Silvës, sepse aktualisht kemi shumë futbollistë të dëmtuar. Në prag të një sfide të tillë, skuadra ka nevojë për të gjithë lojtarët e saj për të bërë dallimin në fushë. Po ja që fatkeqësisht sivjet dëmtimet na kanë persekutuar. Megjithatë, le të mendojmë për Championsin dhe Barcelonën. Besoj se do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi katalanasit janë skuadra më e mirë në botë. Ata janë favoritë, sidoqoftë ne nuk dorëzohemi. Ky është futbolli”, – u shpreh Ibrahimoviç.
Lionel Mesi: Se si mund të ndalet Barcelona, Zlatan Ibrahimoviç nuk e di, veçse ai u sugjeron shokëve që të mos mbulojnë vetëm Lionel Mesin, por të gjithë formacionin spanjoll: “Në radhë të parë dua të theksoj se te Barcelona nuk është vetëm Mesi, por edhe Iniesta e Ksavi, të cilët bëjnë dallimin. Kështu që ne duhet të përgatitemi për të ndalur Barcelonën, jo Mesin. Nga ana tjetër, edhe ata do të përpiqen të bllokojnë Milanin, e jo vetëm mua. Nëse duam vërtet të fitojmë Champions- in, atëherë ne duhet të mundim katalanasit, sepse nuk ka rrugë tjetër për ta fituar këtë kompeticion”.
Modesti Ibra: “Aktualisht ndjej pak dhimbje në shpinë, por nuk ka gjë që mund të më ndalë të mos luaj të mërkurën. Deri tani mund të them se kam zhvilluar një sezon perfekt dhe se ndihem mirë fizikisht e psikologjikisht, por pa ndihmën e shokëve të skuadrës nuk do t’ia kisha dalë mbanë”, – ka përfunduar Zlatan Ibrahimoviç.
Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni
-Padyshim Barcelona do kualifikohet dhe do fitoje te dyja ndeshjet!
-Milan nuk ka skuader me perballu Barcen,do fitoje lehtesishte.
Kjo goje nuk eshte per keta veshe
E perjashtoje ne menyre kategorike ate "opcion",ani pse Arsenal meritonte kualifikimin,por ky eshte futbolli!
Te jemi realistë,te njohim forcen e vertete te skuadres,dhe mandej te flasim ne menyre objektive,nese bejme ashtu atehere te gjithe e dime se Barca me kedo qe do luante do e niste ndeshjen sikur favorite apsolute!
Shiko kuotimet se si jane njehere,edhe nje fakt me rendesi se sa e avantazhuar shihet Barca karshi Milanit!
Kjo goje nuk eshte per keta veshe
Sigurisht dhe në San Siro nuk e meritonte Arsenali tu rrifte 4-0. :-)
Të gjithë e dimë që Barça është favorite me kalu në gjysëmfinale, po ashtu siç e the ti sikur po loz me Kamzën jo me Milanin.
Mos i shif ndeshjet gjithmonë në bazë të kuotave të basteve se ka ndodh që ka fituar koefiçenti më i madh shumë herë.
Ndryshuar për herë të fundit nga [PaRTiZoNi] : 27-03-2012 më 09:51
Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA
███
Krijoni Kontakt