Rëndësia e Akides për Muslimanët


Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirbërësit.

Të gjitha lavdërimet janë për All-llahun, Zotin e gjithësisë. Paqa dhe bekimet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhammed (salall-llahu alejhi ue la alihi ue sel-lem) mbi familjen e tij dhe te të gjithë shokët e tij. Dhe më tej:

Korrektësia e Akides (besimit) është një parim themelor. Kjo, për faktin se dëshmija “Askush nuk meriton të adhurohet me të drejtë përveç All-ll ahut dhe se Muhammedi (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) është i dërguari i Tij” është shtylla e parë e Islamit. Dhe gjëja e parë në të cilën të Dërguarit kanë thërritur është, pastrimi i Akides (besimt), sepse të gjitha aktet e Adhurimit dhe të sjelljes, varen nga ajo dhe pa e Akide (besimin) e pastër nuk ke asnjë përfitim nga veprat e juaja.

All-llahu i Lartësuari thotë:
Kjo është rruga e All-llahut, udhëzon në të, kë të dojë nga robërit e Tij. E sikur t’i bëjnë shok (All-llahut) nuk do t’i pranohej ajo që kanë vepruar. En'am: 88. Dhe për këtë, veprat e tyre nuk u pranuan.

All-llahu i Lartësuar thotë:
Me të vërtetë që ty të është shpallur gjithashtu dhe atyre që ishin para teje, nëse i bën shok (All-llahut), veprat e tua nuk do të pranohen dhe ti do të jesh prej të humburve. Zumer: 65.

Gjithashtu thotë i Lartësuari:
Me të vërtetë që bënë kufr (nuk besuan) ata që thanë se All-llahu është njëri nga te tre. Nuk ka zotra të tjerë përveç All-llahut, e nëse ata të cilët nuk besuan prej tyre, nuk ndalojnë nga ajo që thonë (tre zotëra), do t’i kapë dënim i dhëmbshëm. Maideh: 73

Nga këto tekste dhe tjera si këto, bëhet e qartë se, pastrimi i akides (besimit) është pika më kryesore e thirrjes Islame.

Dhe gjëja e parë që duhet të bëhet në davet është, pastrimi i Akides (besimit). Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem)) qëndroi në Meke 13 vjet duke i thirrur njerëzit në pastrimin e Akides (besimit) dhe në Teuhid. Ndërsa farzet ju zbritën në Medine.

Po, namazi ju bë i detyrueshëm në Meke përpara hixhretit (emigrimit), ndërsa pjesa tjetër e Sheriatit ju zbrit mbas Hixhretit (emigrimit). Nga kjo ne kemi dëshmi se çdo vepër u pranua pas pastrimit të Akides (besimit).

Dhe kjo është për atë i cili thotë se: Imani (besimi) është i mjaftueshëm pa u interesuar për Akiden.

Kjo është kontradiktore sepse, Imani nuk është Iman përveçse me Akide të saktë. Dhe nëse Akideja nuk është e saktë nuk ka Iman dhe as Fe.

Autor:
Shejkh Salih El-Feuzan:
(All-llahu e ruajt)

Burimi:
Fetaua Es-Sijasetush Sher`ijjeh. Py: 1.

Përshtati:
UdhëzimidheDrita.net

Marrur nga:
www.UdhezimidheDrita.net