-
Njeiu që e kërkon vetveten
Titulli i origjinalit:
Kendini arayan adam
NJERIU QË KËRKON VETVETEN
Autor
As. Doc. Dr.
HALIT ERTUĞRUL
Mendimet e disa lexuesve të librit:
"Njeriu që kërkon vetveten", është një libër i mrekullueshëm. Këtë libër duhet ta lexojë patjetër çdo i ri.
Hasan Ata Bitlis
Librin tuaj e përfundova së lexuari brenda një nate. Ai
mëngjes ishte një mëngjes tjetër. Sepse namazin e parë, atë
mëngjes e pata falur.
Zikri Hallaç
Izmir
Isha jo i lumtur, ngatërrestar dhe e kisha braktisur shtëpinë. "Njeriu që kërkon vetveten" më bëri që ta gjej vetveten.
Harun Kılıç
Adapazarı
Isha duke hyrë në një gjendje të rëndë shpirtërore. Libri i juaj më erdhi si një ilaç. Faleminderit Zotit, njoha veten dhe qëllimin tim.
Elif Kılıç
Balıkesir
Libri i juaj më magjepsi. Ky ishte libri i vetëm që kam qarë duke e lexuar.
Zehra Marangoz
İskenderun
Ky libër pse nuk realizohet si film? Në qoftë se do të realizohet si film, do të mahnisë shumë njerëz.
Abdullah Zahir İstanbul (Turqi)
I nderuar mësues Halit Ertuğrul!
Me respekt dhe nderime...
Ashtu siç ju shpjegova edhe në telefon, si një kryefamiljar dhe si një baba, kam nga një mesazh për ju, lexuesit e juaj dhe për shtëpinë botuese që ka shtypur librin tuaj.
Në sajin tuaj, nëpërmjet librave "Njeriu që kërkon vetveten" dhe "Gjeta vetveten", në shtëpinë tonë erdhi qetësia, respekti, dhe dashuria.
Unë isha një njeri i alkolizuar. Edhe gruaja ime ishte në botën e saj, nuk dinte gjë mbi fenë dhe besimin. Kemi dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Edhe fëmijët për shkak të paharmonisë dhe parregullsisë, ishin jo të lumtur dhe kokëboshë. Si përmbledhje, pjesëtarët e familjes copë-copë, ngrohtësia e familjes kishte humbur, një jetë e mbushur plot me ngatërresa, dëshpërime... Shumë e dhimbshme, shumë...
Librin tuaj "Njeriu që kërkon vetveten", fillimisht e ka lexuar gruaja ime. Pastaj vajza... Nënë e vajzë duke na habitur shumë, na bënë një surprizë të madhe. Të dyja u mbuluan dhe filluan ibadetin (adhurimin). All-llahu i Madh edhe djalit ia bëri të mundur të hyjë në rrugë të drejtë. Kurse unë, ditën që e kam lexuar librin, me kuptimin e plotë të fjalës, u magjepsa.
Tani në familjen tonë erdhi qetësia, lumturia, dashuria dhe respekti. Përse jetojmë, për çfarë kemi ardhur në këtë botë, për ku jemi udhëtarë, shkurt mësuam se robtë e kujt jemi.
Mesazhi im ndaj jush: Shkruani shumë. Ta dini se, ashtu si ne, qindra mijëra familje i presin këto të vërteta.
Mesazhi im ndaj lexuesve tuaj: Lexoni shumë. Rizbuloni vetveten dhe jetën tuaj. Lexoni "Njeriu që kërkon vetveten" dhe gjeni vetveten.
Mesazhi im ndaj shtëpisë botuese: Këtë libër nxirreni me kosto të ulët dhe gjeni rrugën për t’i mbërritur sa më shumë njerëzve. Gjeni të pasur, merrni përkrahje. Në këtë mënyrë gjeni një zgjidhje. Katastrofa e largimit të shumë njerëzve pa iman (besim), le t’iu dridhë juve dhe le t’iu shpie në kërkim. Në këtë temë jeni shumë përgjegjës, le ta dini këtë...
Me respekt dhe duatë e mia, mësues. All-llahu ua shtoftë forcën dhe ndikimin tuaj.
05.04.2000 Ekrem Akay
Samsun
Dy fjalë...
"Njeriu që kërkon vetveten", një titull tërheqës i një ngjarjeje të jetuar. Origjinali i librit në fjalë është në turqisht. Ai u botua për herë të parë në vitin 1991. Brenda këtyre viteve, libri është botuar 63 herë dhe mesa duket do të vazhdojë edhe më... Është një libër tepër i suksesshëm dhe çdo ditë e më tepër po bëhet edhe më i njohur. "Njeriu që kërkon vetveten" i përket të gjithëve, por ai sidomos ka një ndikim më të thellë tek ata të cilët kërkojnë diçka, por akoma s’e kanë gjetur, tek ata të cilët duan t’i japin kuptim kësaj jete, duke i dhënë përgjigje pyetjeve të tilla si: "Përse kemi ardhur në këtë botë?"; "Ku po shkojmë?", etj.. Shumë njerëz pasi kanë lexuar këtë libër i kanë dhënë një drejtim tjetër jetës së tyre dhe zemrat dhe shpirtrat e tyre janë ndriçuar me dritën e besimit të vërtetë tek Krijuesi i Vetëm, Zoti xh.sh.. Shumë prej këtyre i shprehën ndjenjat e tyre në letra dhe kohë pas kohe u përmblodhën nga shkrimtari në libra dhe u botuan, ku edhe ato mahnitën lexues të tjerë. Kështu sot numri i librave që përmbajnë vetëm letrat e lexuesve, ka arritu në numrin katër...
Dhjetor 2000... Muaji i shenjtë i Ramazanit... dhe në Stamboll janë të veçanta festimet në këtë muaj, sidomos panairet e mrekullueshme të librave si ai që organizohet në xhaminë Sulltan Ahmet (xhamia Blu). Aty u njoha me shkrimtarin e librit, z. Halit Ertuğrul i cili kishte ardhur për t’u takuar me lexuesit e tij. Një burrë i gjatë me një pamje madhështore. Pasi u prezantuam, i thashë që në qoftë se ndonjëri prej librave të tij përkthehet edhe në shqip, a ka leje për botim. Me një modesti dhe buzëqeshje dashamirëse tha: "Çdo të thotë leje? Nuk është nevoja të kërkohet...." Ishte një kënaqësi e madhe njohja me atë njeri aq me dituri. Pas kësaj, rastësisht mora vesh se libri ishte përkthyer nga një i ri, student. Fletët e përkthimit shëtisnin dorë më dorë në Shqipëri që prej kohësh, duke gjetur shumë lexues. Pasi më ra në dorë nëpërmjet disa miqve disketa dhe fletushkat, duke u munduar t’i bënim redaktimin gjuhësor dhe gramatikor, u bë e mundur që pas një farë kohe, t’i dorëzohet shtypit. Por do të dëshironim nga lexuesit, që gabimet e mundshme, të mos na i vërejnë dhe të na i falin...
Me rastin e botimit të parë të librit "Njeriu që kërkon vetveten" në gjuhën shqipe, dëshirojmë që ashtu si në origjinal edhe në shqip për një kohë të shkurtër të pasohet me ribotime të shpeshta.
Nuk mund të lë pa falenderuar, përkthyesin që bëri të mundur përkthimin e këtij libri, shtëpinë botuese dhe të gjithë ata heronj pa emër që bënë të mundur realizimin kompjuterik, korrektimin dhe dhanë ndihmën e tyre për daljen në dritë të këtij libri.
Duke dëshiruar dobinë e këtij libri, mesazhi ynë ndaj lexuesve është që ta përhapin sa më tepër këtë libër, duke u bërë një dritëdhënës në shpirtrat e të gjithëve.
Botuesi
Parathënie
Shumë ideologji, modele të filozofisë që kanë pohuar për çuarjen në qetësi dhe në lumturi të njerëzimit, pas një përvoje të gjatë historike, janë zhdukur duke e fshirë njëra-tjetrën. Shkatërrimi i komunizmit si një ortek, është një prej këtyre. Për këtë shkak në lidhje me krijimin e njeriut duhet t’i drejtohemi fesë më të përshtatshme, islamit. Qoftë në vendin tonë apo në të gjithë botën, duhet të vazhdojë me shpejtësi përhapja e besimit. Ashtu si kërkimi i ujit nga një njeri që është duke vdekur nga etja në mes të shkretëtirës dhe porsi vrapimi që bën për tek uji, ashtu duhet të vrapojmë edhe ne për tek e vërteta e besimit dhe e Kur’anit. Një person i tillë që i është bashkuar këtij karvani prej qindra mijëra njerëzve, është edhe Salih Gökkaya (Gëkkaja).
Salih Gökkaya njohuritë në rrugën e komunizmit i mori jashtë vendit. Është një njeri që ka dhënë pesëdhjetë vjet të jetës së tij për këtë qëllim. Kthimi i një njeriu me kapacitet të tillë tërhoqi vëmendjen për një çast dhe nga ky "kthim" letrat që u shkruajtën u vlerësuan si "Letrat e Shekullit". Këto letra duke kaluar dorë më dorë dhe nga krahina në krahinë, po bëjnë një shërbim të madh.
Ndodhia e "kthimit" të Salih Gökkaya-s para disa vitesh, na frymëzoi të botonim një libër me titull "Të lindësh nga e para".
Por me një habi të madhe ishim vetë dëshmitarë se ky libër brenda 15 ditësh u mbarua fare së shituri. Pas mbarimit të librit u përballova me kërkesa të reja. Merrja urime, lavdërime, letra të shkruajtura me sy të mbushur me lot dhe shumë telefonata. Duke parë se ky libër ishte bërë një mjet i mrekulleshëm për t’u shërbyer njerëzve, vendosa që ngjarjen e S.Gökkaya-s ta sjell në formën e një libri me permbajtje më të thellë.
Me dëshirën që ky libër të jetë shkak për t’i shërbyer më tepër njerëzve...
01.04.1991
Halit Ertuğrul
Çdo gjë filloi me një udhëtim
Atë ditë... Prej vitesh punova me ngushëllimin se do t’ia dilja mbarë vështirësive të bankave të shkollës. Për këtë gjë po kujtoja shumë mirë se si më dridhej shpirti me ndjenja të zjarrta kur hodha hapin e parë në punën e arsimtarit. Të jesh mësues...
Si një komandant që ka çliruar shumë vende, po ndjeja se si personaliteti po më lëkundej dallgë-dallgë.
Sikur unë isha i pari në botë që e kisha zgjedhur këtë profesion, i pyesja të gjithë ata që më dilnin përpara:
"Si është profesioni i mësuesit?"
Përgjigjet që merrja ishin pothuajse të njëjta:
"Profesioni i mësuesit? Oooh, sigurisht që është shumë i bukur... Por nuk e ka rëndësinë e dikurshme."
Disa e shpjegonin aq bukur, saqë kur dëgjoja ato fjalë aq të bukura, më vinte të vrapoja menjëherë në shkollë e të përzihesha mes gjithë atyre fëmijëve.
Por s’ishin të pakta edhe përgjigjet që jepeshenin me buzë të varura për të të prishur moralin, e që të ngrinin gjakun kur bëhej fjalë për mësues.
Por unë nga që doja të dëgjoja vetëm fjalë të ëmbla dhe të mira, fjalëve të frikshme s’ua vija veshin fare.
Po përgatitesha për në vendin ku do të bëja detyrën. Isha në shtëpi bashkë me të afërmit dhe shokët që vinin për të më uruar. Tek ne është një zakon që atyre që shkojnë për udhë të gjatë u thonë: "Zoti ta bëftë udhën e mbarë, mirëvajtsh e mirardhsh",- dhe duke i dhënë moral kërkohet që t’i shpjegohet se s’do jetë vetëm si në ditë të mira ashtu edhe në ato të këqija. Për herë të parë po e kuptoja rëndësinë dhe vlerën shpirtërore që kishte ky zakon.
Atë mbrëmje bisedat ishin mjaft të zjarrta… Tema ishte profesioni i mësuesit. Një nga të mëdhenjtë tanë që unë ndieja respekt për dijen dhe personalitetin e tij, po shpjegonte të fshehtat e këtij profesioni. Këto metoda për mua ishin aq të rëndësishme, saqë nuk e mbajta dot veten, po mora një letër dhe një laps dhe fillova të mbaj shënim.
E filloi fjalën e vet duke thënë: "Mësuesi për një fshat është çdo gjë. Në këtë rast është si profesioni i një profeti. Ç’mund të jetë më me dobi se sa t’u dërgosh njerëzve që janë nevojtarë, dije, qytetërim dhe kulturë? Për të bërë këtë gjë duhet ta konceptojë mirë se kuvendi duhet bërë sipas vendit. Kur të shpjegosh një të drejtë duhet ta bësh pa e thyer, pa e frikësuar dhe pa e prekur në sedër. Duke thënë se "do ta bëj" është shumë e rëndësishme që të kesh kujdes të mos i prishësh të gjitha.
Një mësues s’mund të ketë sukses e s‘mund të gjejë qetësi në një fshat ku bie ndesh me besimin, kulturën, duke ikur nga ata dhe duke u shkëputur nga zakonet e jetës. Ndoshta edhe s’mund të gjejë as strehim. Fshatari përpara se t’i hapi dyert e të tregojë një lidhje të afërt, duhet të besojë në sinqeritetin e mësuesit. Për këtë mësuesi i një fshati aq sa zotëron profesionin e tij shumë mirë, po aq duhet të njohë edhe psikologjinë e njeriut.
Sepse tek ne termi "mësues" s’vjen vetëm në kuptimin e atij që mëson fëmijët. Ai vjen në kuptimin e një patente që duhet përdorur në zgjidhjen e të gjitha problemeve të zonës.
Nëpër festa, dasma, në disa ditë dhe netë të veçanta, të gjithë sytë drejtohen për nga mësuesi. Sigurisht edhe mësuesi duhet t’i japë hakun kësaj gjëje. Dhe kjo kërkon një kulturë shumë të gjerë. Sepse dijet teorike vetëm të librave mësimorë janë të pamjaftueshëm. Mësuesi duke pranuar se jeta është shkolla më e mirë, duhet të dijë të marrë mësim e përvojë nga çdo ngjarje, me qëllim që t’i rregullojë me masë të caktuar mënyrat e sjelljes së vet.
Një dijetar që ka vizatuar një sistem ideal arsimi, ka thënë këto fjalë për të cilat janë bërë shumë komente: "Drita e zemrës janë dijet fetare dhe drita e mendjes janë dijet shkencore. Duke u bashkuar ato të dyja del në pah e vërteta. Kur bashkohen këto dy elementë, nxënësit i vjen frymëzimi dhe bëhet i suksesshëm. Në kohën kur ndahen këto të dyja, nga e para lind fanatizmi, nga e dyta lind hileja dhe dyshimi."
"Shkolla dhe kulti janë dy shtylla kryesore. Përbërja e atij fshati, harmonia dhe jetesa në mënyrë të bashkuar, është e lidhur me qëndrimin në këmbë të këtyre dy shtyllave.
Në kultin fetar gjendet fryma e fesë, kurse në shkollë gjendet fryma e dijes. Njëra sjell vëllazërimin duke zhdukur armiqësinë dhe urrejtjen, kurse tjetra duke zhdukur injorancën, fton qytetërimin. Kështu ai fshat brenda një ambjenti shkollor mëson kuptimin e dijes, mirësisë, qytetërimit dhe vëllazërimit. Ai që do t’i bëjë këto është prijësi fetar dhe mësuesi i fshatit.
Mësuesi, duke mos njohur bashkësinë e kultit fetar, bie ndesh me gjënë më të shtrenjtë të fshatit, kultin. Prijësi fetar në qoftë se e sheh shkollën si një shenjë mosbesimi, në atë fshat fillojnë të dalin shkëndijat e përçarjes. Por ja që mirëkuptimi mes prijësit fetar dhe mësuesit është një çështje që populli mezi e pret që ta përqafojë."
Biseda që e dëgjuam me kujdes dhe kënaqësi të madhe, vazhdoi deri natën vonë.
Pasi të gjitha këto kritere i mora shënim, vendosa librat në valixhen time, sepse ata do të ishin edhe mësuesi, edhe shoku im.
Ndryshuar për herë të fundit nga Urimy-meraga : 17-03-2012 më 07:18
-
-
Dhimbjet e një kryeplaku të moshuar
U bënë dy orë që kisha dalë për udhë. Gjatë këtyre dy orëve po më kalonin përpara syve si në një perde kinemaje, ëndërrat e trembëdhjetë viteve që kisha qenë nxënës... Në fund të çdo skene më shfaqeshin para syve gjithnjë këto dy fjalë, "shkollë" dhe "nxënës". O Zot i madh! Sa mendime shumëngjyrëshe ishin.
Një shkollë e bukur… Pranë saj vendqendrimi për mësuesit… Rreth saj një kopësht i rregulluar për bukuri… Pemë të gjelbëra, burime gurgulluese… Zëra të hareshëm të nxënësve të vegjël… Shpërndarja e buzëqeshjeve duke thënë: "Mësuesi im"... Edhe pse ishte një ëndërrim, brenda meje ndieja se po më shpërndahej një i ngrohtësi e ëmbël. Po mundohesha të përfytyroja veten time se në ç’emocione do isha kur të shihja "minaren e shkollës", d.m.th. flamurin.
A do të them si Arif Nihat Asya:
"Ej bukuria e të kuqes dhe e të bardhës e qiellit blu.
Vellua e motrës sime, mbulesa e fundit e shehidit (dëshmorit)", apo me emocionet e atyre çasteve do të pëshpëris diçka tjetër? Nuk e di.
Po fshatarët?
Në takimin e parë me mësuesin, duke i zgjatur dorën ngrohtësisht, i thonë: "Mirëserdhe zotëri mësues. Në qoftë se ke ndonjë nevojë, pashë Zotin mos nguro fare! Ja ku e kemi shtëpinë!"-shprehen ata. E çfarë s’thonë tjetër.
Sa i bukur ky imagjinim… Aq sa i jep shpresë njeriut, i jep edhe qetësi. E ngushëllon atë duke i rrëzuar të gjitha shqetësimet dhe dyshimet. Nga që kisha humbur e si duket kisha filluar të pëshpërisja me vete, bashkudhëtari i moshuar që ishte pranë meje në të njëjtën sedilje, më pyeti:
-A jeni nxënës mor bir?
“Diçka e tillë",-iu përgjigja. "Deri dje kam qenë nxënës. Duke marrë profesionin arsimtar, me sa duket përsëri profesioni i nxënësit do të vazhdojë deri sa të dal në pension...”
"Sigurisht"-thotë i moshuari. "Sipas meje jo vetëm mësuesit, por vetë bota duke qenë shkollë, të gjithë njerëzit janë nxënës të saj. Çdo njeri që lind regjistrohet në këtë shkollë dhe çdo njeri që vdes merr diplomën e vet me vete. Por kur nuk i ka notat e mira!"
Edhe plaku me përvojë nga jeta ra në mendime. Njëlloj si unë që për orë me radhë po rendja pas imagjinatave, edhe ai i kish ngulur sytë tek një pikë dhe po mendonte. Pastaj vura re se po i ikte ndriçimi nga sytë. Në sytë e mbuluar prej kapakëve të rënduar nga vuajtjet, po afroheshin re lotësh. Këto pika loti duke u rreshtur njëra pas tjetrës, filluan t’i zbrisnin mbi mjekrën e tij të bardhë.
Nuk po mundja ta pyesja mbi atë ngjarje që po e bënte të qante këtë plak fytyrëndritur.
Ca më pas:
"Biri im! Kujdes mos qofsh si ky mësuesi i fshatit tonë"-më thotë.
Duke e vërejtur se po e shihja me kujdes vazhdoi:
"Unë në atë kohë kam qenë kryeplaku i fshatit. Këtë punë e vazhdova për gjashtëmbëdhjetë vjet me radhë. Isha i pasur. Kisha shumë dhen. Për dhjetë vjet delet m’i ruanin tre barinj. Pak në të dalë të fshatit kam pasur një vilë dykatëshe. Më bëhej e ditur për ç’do person që vinte. Pranë vilës rregullova një dhomë që e përgatita vetëm për mysafirë. Ndonjëherë kur nuk më trokisnin në derë mërzitesha. Mos vallë ia thyem zemrën fshatarit? Pse nuk erdhën këtë mbrëmje? Kështu mërzitesha me vete.
Nuk bëhej fjalë për të ngrënë e për të pirë. Isha i kënaqur shumë. All-llahu i Mëshirshëm më kishte dërguar mjaft prej mëshirës së Vet. S’më mungonin as malli, as paraja…
Ishte në të ngrysur. Në derë më erdhi një burrë me moshë mesatare.
"Jam mësues",-tha. Erdha t’u jap mësim fëmijëve të këtij fshati.
"Mirë se ke ardhur",-i thamë dhe e morëm brenda. Kishte ftohtë. E vendosëm në krye të dhomës.
"Jam i varfër",-tha. "Jam pa njeri. Nënën dhe babanë i kam humbur që në moshë të vogël. Mua më arsimoi një njeri i mirë. Para një muaji e humba edhe atë. Mbeta fillikat i vetëm në botë. Mora valixhen dhe u strehova tek ju. Në qoftë se. pranoni, pas kësaj dua që t’ju pranoj juve si nënë dhe baba".
"M’u dhimbs shumë. Menjëherë bashkë me fshatarët riparuam një shtëpi dhe pasi e kompletuam ia dorëzuam. Çdo ditë secili prej nesh, mbrëmjeve e merrte si mysafir.
Më beso or bir, një dashuri kaq të madhe s’e kam treguar as ndaj djalit tim. Të mirat që i bëmë s’mbaruan me kaq. E martuam me një vajzë të ndershme dhe me sjellje të mirë prej fshatit tonë. Të gjitha shpenzimet i morëm ne mbi vete..."
"Pse?"-do pyesësh. Sigurisht për shkak se ishte pa njeri e i varfër".
Habia ime sa vinte e shtohej. Njerëzit tanë sa të mëshirshëm, bujarë dhe ndihmëdhënës që janë. Një sakrificë të tillë kundrejt një njeriu që s’e njihte… Me qëllim të mirë… Kush mund ta tregonte një sjellje kaq të bukur vallë, përveç se ndonjë prej njerëzve tanë."
"Po më pas?"-pyeta unë.
Iu mbushën prapë sytë me lot. Gati me një zë në të qarë tha:
"Çfarë s’ndodhi or bir"-tha. Ma shkatërroi shtëpinë, gjithë botën ma hodhi mbi krye."
Brenda një çudie të madhe po dëgjoja me emocion.
"I gjithë fshati këtij mësuesi pa njeri e të varfër i qëndronin tek koka. Por mësuesi filloi të ndryshonte me kalimin e ditëve. Qëllimin e keq që kishte filloi ta hapte dalë-ngadalë.
I preu lidhjet me shkollën. Nuk interesohej fare për nxënësit. Qëndronte deri natën vonë. Duke u justifikuar që vetëm se bisedonte me të rinjtë kokë më kokë, por në fakt ua prishte mendjen atyre. Gjërat që i shpjegonte nxënësve në shkollë filluan të na vinin edhe neve në vesh."
"Çfarë shpjegonte",-pyeta unë.
"Çfarë nuk shpjegonte"-m’u përgjigj. "U mësonte himne që s’i kishim dëgjuar kurrë. Ishin himnet e komunizmit… Himnin tonë s’e përmendte me gojë. Vetëm himnin rus, kinez, e s’thoshte gjë tjetër veç se komunizmi. Kundrejt Islamit dhe besimit thoshte shumë gjëra të këqija i poshtri…"
"Ç’besoni ju? Ato janë gjëra boshe"- thoshte.
I pafeu, na ruajtë Zoti, as Zotit s’i besonte. Na fal o Zot, na fal…
Kur dëgjova këto, e tërhoqa njëherë mënjanë:
“Pa më shih zoti mësues”- i thashë. “Më kanë ardhur në vesh të tilla gjëra, a janë të vërteta?"
I ndryshoi ngjyra menjëherë dhe u skuq deri tek veshët.
"E bëre edhe këtë o kryeplak"-tha. "Ka mundësi diçka e tillë?
Fëmijët do ta kenë kuptuar keq atë që kam shpjeguar unë. Sigurisht edhe juve u kanë dhënë informacion të gabuar. Ju jeni për mua si nëna dhe babai i vërtetë. Në sajen tuaj unë po jetoj në këtë botë. Ç’do të bëja unë në qoftë se s’do të ishit ju? Na faltë Zoti o kryeplak, po a mund ta zgjasë njeriu gjuhën kundër Zotit? Ai na krijoi neve nga asgjëja. Ta dish se unë e kryej agjërimin. Me të gjetur rast shkoj edhe për namazin e xhumasë. Për qëllim e kam që të shkoj dhe për të gjitha kohët e namazit. U verbofsha, Kur’ani rri i varur mbi kokën time."
Sa herë që hapja gojën, na ngushëllonte me gjëra të tilla si këto. Ishte shumë dinak. Çfarë fliste, e me kë fliste e dinte shumë mirë. Aq sa me ne të mëdhenjtë, sillej me shumë respekt e dukej fetar, po aq ua shkatërronte besimin të rinjve. Sikur e kishte të mbushur me helm atë tru…"
Ç’po thonte kështu ky fshatar i moshuar që qëndron përpara meje e që pandehja se s’dinte gjë?
Aq shumë m’u shtua meraku saqë po e dëgjoja me gjithë vëmendjen time. Një njeri që ishte rritur mes krahëve të një populli dhe ishte ushqyer me bukën e tij, në vend që të kishte më shumë respekt, brenda meje më lindi një urrejtje ndaj asaj tradhëtie që kishte bërë. Të punosh për të shkatërruar vendin tënd, kur ai të jep rrogë…?! A ka ndonjë krim më të madh se ky?
Fjalitë e prera nga të kolliturat e bashkudhëtarit tim, duke i mbledhur në kokë, mundohesha t’i mendoja në tërësi. Ky popull në pikën e "besimit", sa goditje të mëdha ka marrë dhe vazhdon ende të marrë. Duke dëgjuar këto, m’u bë më e ditur, se sa e rëndësishme eshtë t’i dalësh për zot popullit tënd. Në këtë kohë m’u kujtuan fjalët e një dijetari të madh islam:
"Në të kaluarën rreziqet vinin nga jashtë. Për këtë gjë rezistenca qe e thjeshtë. Tashmë rreziqet vijnë nga brenda e krimbi hyri brenda në trung. Tani rezistenca u bë më e vështirë. Kam frikë se shoqëria në tërësi s’mund t’i rezistojë dot kësaj. Sepse nuk arrin dot të dallosh se kush eshtë armiku. Armikun më të madh që të pi gjakun e të merr shpirtin. E ti e pandeh atë si mik." Kjo thënie është tamam për shekullin tonë. Nuk mund ta harroj, e s’ka mundësi ta harroj sigurisht...
Nganjëherë filloi të mos vinte për disa ditë me radhë në fshat. Kur e pyesnim na thoshte: "Në filan vend kam një shok dhe shkova ta takoj". Ose na jepte përgjigje pa bazë si: "Më ftoi mësuesi i filan fshati".
"Më vonë filloi të takohej në fshat me të rinj të huaj. Të them të drejtën këta s’më pëlqyen, pasi s’kishin që në veshje cipë njeriu.
Një ditë tjetër iu zhduk edhe e shoqja. Kur shkonin të afërmit e vajzës për ta pyetur, i jepte këtë përgjigje: "Më erdhi letër nga xhaxhai se e kishte të shoqen shumë të sëmurë. Kështu e dërgova atje për t’u kujdesur pak për të."
Sigurisht nuk e besonin… Po çfarë të bënin të shkretit. Cilit njeri i vinte në mendje se do i bënte keq edhe gruas së vet?!
Filluan t’i shtoheshin vizitat. Lidhjet me shkollën i preu fare. Sa herë më vinte ndër mend të ankohesha! Ama si do ankoheni për një që e ruajtët, e martuat dhe i dolët për zot? Një herë thamë i mirë, s’mund të thonim tani i keq.
Ndërkohë filloi të ndihej një ndryshim në lëvizjet e të rinjve të vendit. Të gjithë po luanin me pushkë dhe me pistoleta. Ndonjëherë dëgjonim edhe natën vonë të shtëna armësh. Dukej sikur tradhtari i pabesë po u mësonte si të gjuanin.
Hera e fundit që humbi ishte e dielë. Për pesë ditë nuk u kthye. U merakosëm. Më drejtë, dyshuam haptas fare. Po përgatiteshim për të dhënë lajm rreth e rrotull. Në orët e vona të mbrëmjes ra dera.
Një djalë i ri mes emocionesh të mëdha po bërtiste:
-Këtu është shtëpia e kryeplakut?
-Këtu,- i thashë. Çfarë ke?
-Më duhet,-tha, më duhet urgjent.
E ngjita sipër. Po s’mundi të ulej:
-Mësuesi i fshatit tuaj ka bërë aksident me makinë. Edhe e shoqja, edhe vetë janë plagosur rëndë. I çuan në spital. M’u lut e më tha: "Ik tako kryeplakun. Sa para të ketë t’i marrë dhe të vijnë, ose në qoftë se s’ka, ti gjejë nga ndonjë tjetër." Që të dy kishin nevojë për operacion. Doktorët donin shumë para.
Unë duke qëndruar në këmbë si i ngrirë në vend, ai vazhdoi të këmbëngulte:
"S’kemi kohë për të humbur. Janë me rrezik jete që të dy. Deri këtu, me shpirtin tek goja, ia shkelëm makinës me të shpejtë. Taksia po pret poshtë. Shpejtoni ca që t’i arrijmë."
Sytë e djalit po lotonin. Na shihte duke vazhduar të qante.
Atë moment s’më erdhi ndonjë gjë e keqe në mendje. "Ka mundësi"-thashë me vete. Gjëra që ndodhin janë. Mbase duke ardhur në fshat bashkë me të shoqen do të kenë bërë aksident.
Kisha njëqind mijë lira në xhep. Këto për kohën (viti1979) kishin vlerë sa 60 kokë dhen të mira. Kur mora vesh se ishte rrezik jete, vrapova për tek daja i të shoqes, nga që nuk i kishte edhe ajo prindërit.
Daja i saj u merakos shumë. Edhe ai mori me vete tridhjetë mijë lira që kishte pasur. Nuk i dihej se çfarë bëhet, prandaj vendosi edhe tre monedha floriri në xhep. Me t’i hipur taksisë, u nisëm për udhë.
Sapo u larguam pak nga fshati filloi të më turbullohej mendja, pasi djemtë s’po më pëlqenin fort. Shoferi ishte një me flokë të gjatë e s’na i hodhi sytë fare. Flokët në majë të kokës i kishte si të çoroditura. Kurse i riu që na thërriti neve, i kishte sytë e kuq dhe ishte turivarur. S’dukej se kishte ndonjë hall sikur ishte bërë ndonjë aksident.
Nga nxitimi i natës, nuk arrita të marr as pistoletën time. Sigurisht s’do të ishte gjë e mirë po të qëndronim në majë të malit e të zbrisnim pa të. Të them të drejtën brenda meje filloi të lindte një ndjenjë frike."
Gjërat që më shpjegoi bashkudhëtari im, ishin si një film aventuresk i mbushur me ngjarje të frikshme. Po e dëgjoja me një frymë se si do të ishte fundi.
Burri i moshuar filloi të shpjegonte duke vazhduar përsëri fjalimin e vet.
Taksia, kur hymë në pyll, filloi të ecte ngadalë. Duke e ndjerë se do ndalonte e pyeta:
-Ç’ndodhi bir, ka ndonjë defekt?
-Më duket se është përzier benzina me ujë,-u hodh shoferi.
-Filloi të mos punojë njëri prej pistonave. Ju rrini sa ta shohim ne"-tha ai.
Me të ndaluar taksia, si fillim zbriti vetë, pastaj zbriti dhe ai i pafytyri tjetër. Atë çast duke m’u shtuar edhe më shumë frika, po përvëlohesha nga brenda. Hodha një gjysëm vështrimi ashtu rreth taksisë. Kur befas, ooh turmë anarshistësh me armë nëpër duar. Të them të drejtën, para, mall çfarë kisha me vete, i kisha harruar fare. Jeta ishte para çdo gjëje. Pa le të shihje shokun tim se si po dridhej. Na zbritën duke na mbajtur armët mbi kokë. Së pari na lidhën mirë e mirë sytë dhe duart. Pastaj na morën florinjtë dhe të gjitha paratë.
Ç’ti thoje? Armët i kishim para hunde. Në qoftë se do bënim qoftë edhe një lëvizje gabim, na shtrinin përdhe top në vend, pa iu dhimbsur fare.
Komunist hesapi… A është parë tek ata ndërgjegje dhe mëshirë?
Njëri prej tyre tha:
"Kryeplak, po i nxirrje ujët e zi parave që po fitoje në kurriz të fshatarëve deri sot. S’besoj se nxehesh nëse na jep një pjesë neve, apo jo?" Po talleshin me mua.
S’e dinte ai terrorristi që shokun e tij duke e menduar njeri, e rritëm me paratë tona. Është e lehtë ta thuash. Vetëm të bredhin dinë. E kanë të vështirë të punojnë. Dhe pohojnë për pasurinë e tjetrit se e kanë fituar në kurriz të të tjerëve. Në qoftë se do të punonin vetë, sigurisht që s’do të thonin kështu. Sepse atëhere do të ishte djersa e ballit.
D.m.th. kështu ndodhi mësues. Nga kjo fatkeqësi e madhe pritëm mëngjesin pa asnjë lajm, duke falënderuar Zotin që kishim shpëtuar. E ku ta dinim se një ditë do të thonim se, ah sikur të mos kishim shpëtuar e të mos i shihnim ato ditë! Ah sikur të më vrisnin që në fillim!
Nga sytë e lodhur të bashkudhëtarit tim filluan të rrjedhnin përsëri lotë. Me buzë të ngrira ishte përkulur duke u futur në një mërzitje. Për të ndaluar të qarat që i vinin nga brenda me ngashërim, mbetej i detyruar t’i thoshte fjalitë të ndërprera.
Duke e bërë dorën grusht: "Tradhtarët e poshtër",- tha duke goditur kolltukun. "Komunistët e pabesë, kope egërsirash".
Duke e mbajtur pak veten, u mundua që ta shuante zjarrin që i kishte rrethuar zemrën. Me shaminë e zhubrosur që nxori nga xhepi, në fillim fshiu lotët e më pas hundën.
"Kijameti ndodhi kur shkuam në shtëpi"-rifilloi fjalën atje ku e la. "Menjëherë pas daljes sonë nga shtëpia ia kishin behur një grup anarshistësh. Edhe shtëpia ndodhej pak larg nga fshati. Sa e morën vesh fshatarët, çdo gjë kishte mbaruar. Duke nxjerrë armët kishin kërkuar para dhe florinj. Kur s’gjetën gjë, djalin tim si luan 17 vjeç dhe gruan time të njëzet vjet martese, i kishin vrarë barbarisht.
Ende habitem se si nuk u çmenda, kur i pashë si ishin bërë trupat e tyre copë nga plumbat, që gjendeshin në një det gjaku. Ata bisha të egra duke u ndjerë krenarë për veprat e veta, kishin lajmëruar për "heroizmin" e tyre.
-"A u kapën?"-pyeta unë.
-"Ç’më duhet mor bir",-tha. "I vdekuri nuk kthehet më?"
-"Po me mësuesin tuaj ç’u bë?"
-"Edhe atë e kapën. Tani se ku është nuk e di. Ia shkatërroi jetën edhe vajzës së shkretë.
Duke e detyruar të bëjë çfarë donte, e duke mos duruar dot, vajza e gjorë vari veten.
Zbritëm nga autobusi në stacionin e Kajserisë. Unë do të ikja në drejtim të Hatajit, kurse rruga e burrit të moshuar, vazhdonte deri në Mardin.
Duke u ndarë më shtrëngoi dorën fort dhe tha:
"Mirupafshim mësues. Zoti i madh të mundësoftë punë të hajrit. Ky vatan pret t’i dalin zot. Ata që e shkatërrojnë janë shumë, ata që e ndërtojnë pak. Kështu ata që punojnë, duhet të punojnë natë e ditë për të riparuar shkatërrimet. Kjo punë kërkon sakrificë e nuk kërkon që të presësh shpërblim nga të tjerët. Duke jetuar, ke për të parë se ka gjëra shumë më të rëndësishme se paraja."
Duke ia pohuar ato që tha ia putha dorën. Qëndrimi ynë së bashku për dy orë përfundon këtu. Tradhtia e kolegut tim m’i ngatërroi mendimet. Ende e imagjinoj si të jetuar vetë atë ngjarje që dëgjova me shumë kujdes. Kush e di sa herë mundohem të përjetoj sikur më ka ndodhur mua ajo ngjarje...
Ata që marrin lezet nga helmimi
Ke lindur në këtë vend. Do të rritesh me bukën dhe me ujin e këtij populli. Mbase ke për të mësuar në shkolla që janë të investuara me bollëk. Investime të cilat ndoshta ia kanë prerë rriskun edhe ndonjë jetimi. Si një garanci e së ardhmes tonë, ke për t’u dërguar në fshat si mësues. Ke për t’u përballuar me njerëz që të presin me zemër të hapur, që dinë se ç’është ndihma dhe njerëzimi. Ke për t’u përballuar edhe me njerëz që do të sillen ndaj teje njëlloj sikur të të kishin djalin e tyre… Më pas duke i harruar gjithë këto të mira, ke për t’i tradhëtuar në vendin ku ke ngrënë bukë…
Ç’kuptim ka kjo? Ç’mendim është ky? Çfarë filozofie?
Edhe një kafshë kundrejt një bujarie të kthehet me një mijë shërbime. Përse vallë kundrejt gjithë këtyre të mirave, këta njerëz mosmirënjohës zgjedhin rrugën e tradhtisë?!
Si ka mundësi që ua lejon ndërgjegjja?!
Përgjigjen e kësaj po mundohem ta kujtoj nga një libër tefsiri që kam lexuar:
"Është e ditur se në qoftë se prishet një gjë e mirë, është më e prishur se sa kur prishet diçka e thjeshtë. P.sh. qumështi dhe kosi po u prishën, përsëri mund të hahen. Kurse gjalpi po u prish, nuk hahet më. Ndonjëherë bëhet si helm. Po kështu edhe njeriu që është krijesa më e përsosur dhe më e lartë, nëse prishet, bëhet më i prishur se sa kafshët e prishura. Ashtu si insektet që marrin lezet nga era e gjërave të prishura, si gjarpërinjtë që marrin lezet nga të kafshuarit, ashtu (edhe njerëzit e prishur) kënaqen dhe mburren nga moralet e pista dhe të këqija. Ata kënaqen nga zullumi, dëmet e tyre dhe nga krimet."
Tashmë po kuptohej dhe sqarohej kuptimi i këtyre shprehjeve që ishin shkruajtur gjysëm shekulli më parë. D.m.th. fara e hedhur në ato vite po i jepte frutet e saj tani.
Duke menduar se në ç’gjendje mund ta sjellin këtë popull të rinjtë, kur nga zemra e tyre shkulej besimi, sjellja dhe virtyti, me gjithë të nxehtin në stacionin e Kajserisë, po dridhesha dhe po i luteja Zotit që këtë komb të madh ta ruajë nga e keqja dhe nga armiqësitë e njerëzve të tillë.
Vallë sa nevojë kemi për durim, vullnet e forcë, për të luftuar kundër kësaj shoqërie të mashtruar?
Duke ecur përpara për t’i hipur autobusit, po mundohesha të përsërisja duke pëshpëritur, fjalët e fundit të bashkudhëtarit tim, që e kishte zemrën copë-copë nga vuajtjet:
"Ata që shkatërrojnë janë shumë, ata që ndërtojnë pak. Kështu që ata që ndërtojnë duhet të punojnë ditë e natë për të rindërtuar atë që është shkatërruar".
Ai person
Dola për udhë.
Autobusi ynë ecte në drejtim të Adanasë. Nuk kishte vend të lirë. Ishim të mbushur plot e përplot. Fresku i lehtë i vjeshtës e humbi atë ndikimin e vet pasi u ulëm nëpër sedilje.
Udhëtarët bisedojnë në lidhje me fabrikat dhe uzinat e larta që ndodheshin anës rrugëve… Kurse cigaret punojnë si fryhësi i zjarrit. Tymi ngrihej dallgë-dallgë drejt vrimave të ajrosjes, që dukeshin sikur janë oxhakë…
-
-
Fillova të vëzhgoja përreth pa u ngopur.
Anadolli… Një krahinë krejt tjetër. Larg nga gjërat artificiale, të mbushej syri e zemra me gjërat tërheqëse të natyrës.
E vetmja gjë që e prishte këtë bukuri ishte zëri i lartë me këngë të papëlqyera, që vinin nga kasetofoni i autobusit.
Shoferi ynë do të jetë mërzitur duke dëgjuar të njëjtën muzikë përderisa tha:
"Të nderuar udhëtarë! Më falni por do t’ju bëj një propozim. S’na mbeti këngë pa dëgjuar. Në qoftë se ka ndonjë prej jush që di ndonjë këngë ose baladë, le të urdhërojë tek mikrofoni. Edhe neve na argëton edhe koha ecën. Se s’ka mënyrë tjetër për ta shtyrë këtë rrugë." Kundrejt këtij propozimi u ndërpre menjëherë zhurma në autobus. Këtë lloj ftese me sa duket shumë veta e kishin për herë të parë që e dëgjonin. Të gjithë si edhe unë me një gjysmë habie thamë nga brenda:
"Vallë do të dalë njeri për të thënë diçka?" Sigurisht që kërkonte guxim që gjatë një udhëtimi me autobus, të dalësh para shumë njerëzve që s’i njeh, e të këndosh këngë ose baladë.
Duke kaluar disa momente pritjeje me buzëqeshje, nga sediljet e fundit u ngrit një zë kumbues:
"Zoti shofer, me lejen tuaj kam dëshirë që ta sjell unë në vend këtë propozim."
Bashkë me gjithë udhëtarët e tjerë u ktheva dhe pashë mbrapa.
Po, ishte "ai personi". Ishte ai person i cili, para se të nisej autobusi nga stacioni i Kajserisë, erdhi me një mercedes ngjyrë të errët dhe rreth tij ndodheshin njerëz që e rrethonin tamam si një president me një seriozitet të madh dhe pastaj e hipën në autobus. Kjo gjendje për momentin ua tërhoqi vëmendjen të gjithë udhëtarëve.
Ishte shumë i pashëm, i mbushur dhe kishte një trup mesatar. Kishte një veshje blu dhe syze të zeza. Flokë të krehur me kujdes dhe dukej se kishte besim tek vetvetja. S’kishte mustaqe. Sapo ishte rruajtur dhe fytyra i shkëlqente... Ishte rreth të gjashtëdhjetave. Në fytyrë, drejt mjekrës i zbrisnin dy viza të thella që s’binin në sy, por dukej sikur ruanin kujtime të rëndësishme.
"Atë person" që ishte ulur në një sedilje prapa meje, e ndoqa gjatë gjithë rrugës se si bashkë me një të ri që kishte pranë, komentonin ngjarjet që ndodhnin në botë, doktrina politike dhe ekonomike.
"Atë person" që dukej i rëndë dhe serioz në pamje, po vija re se duke folur ishte simpatik, i sjellshëm dhe ishte orator në fjalët e tij.
Ja pra "ai person" kërkoi leje nga shoferi për të kënduar. Për pranimin që bëri ndaj një propozimi të çuditshëm po shikohej me habi nga të gjithë udhëtarët.
Burri duke ecur përpara, po bëhej shenjë vëzhgimi nga vështrimet e kujdesshme të udhëtarëve. Me t’u afruar tek shoferi, i heq syzet e zeza, me një buzëqeshje të ëmbël kthehet nga ne dhe me pjekurinë e një njeriu që di respektin ndaj njerëzve dhe me një sjellje që u takon atyre, ua mbledhi vëmendjen për një moment të gjithë udhëtarëve.
Kur të gjithë ia kishin vënë veshin atij, kthehet nga shoferi:
"I nderuar shofer!"-thotë. Dua t’u shpreh nga thellësia e zemrës sime që një plaku si unë që nuk vlen asgjë, i dhatë mundësinë që të jetë sëbashku me këta njerëz të pastër dhe të sjellshëm. Në qoftë se pranoni, zemrën time të plakur keni për ta gëzuar jashtë mase."
Burri i moshuar, më pas merr mikrofonin dhe fillon të këndojë. Të gjithë po habiteshim. Me atë zë aq të mrekullueshëm dhe ndikues na bëri për vete. Që të gjithë po e dëgjonin me habi të madhe.
Me veten time:
"Kush është ky njeri?"-po thoja. "Në qoftë se do ishte këngëtar pse s’ishte dëgjuar deri më sot? Në qoftë se s’është artist atëherë nga kush i ka mësuar gjithë këto këngë kaq saktë dhe bukur?!"
Për një moment filluam t’i bënim njëri-tjetrit pyetje të tilla. Shoferi duke u dehur nga këngët aq të bukura po bënte të pamundurën që të mos e trondiste autobusin, duke e ruajtur nga gropat.
Pas dy këngësh autobusin e pëmblodhi një tufan duartrokitjesh. Atij po i luteshin që të këndonte edhe këngë të tjera. Pesë këngë, dhjetë këngë…derisa të lodhej...
Por, ai brenda një plani që do ta kuptonim më vonë, duke u shfajësuar me një seriozitet të madh, dukej i vendosur që ta linte me kaq.
Kur u prenë duartrokitjet:
"Dua të më ndjeni"-filloi të fliste. S’e kam zemrën e fortë kundrejt këtyre këngëve prekëse. Ju lutem të më falni. Siç e shihni po më merret fryma. Pasi jam me dhimbje zemre dhe nuk dua që në këto çaste kënaqësie të më shihni të sëmurë."
Pasi mori frymë thellë vazhdoi:
"Në qoftë se njerëzve dhe miqve si ju, plot ndenja nga shpirti iu kam jetuar disa minuta të bukura, këtë mbrëmje mund të bëj një gjumë të rehatshëm. Por, në qoftë se dëshironi që të qëndrojmë ende bashkë, mund të vazhdojmë të bisedojmë. Pasi një plak që ka ngjitur gjashtëdhjetë shkallë të moshës së vet, besoj se ka shumë gjëra për t’u shpjeguar miqve që po jetojnë pranverën e jetës."
Burri ia doli përsëri mbarë që t’ua tërhiqte vëmendjen të gjithëve. Që të gjithë i rrethoi një merak. "Ai person" që u kishte pushtuar zemrat udhëtarëve, duke kërkuar justifikim për të mos kënduar, pse dukej kaq i ngutshëm për të biseduar?
Pasi i vështroi me kujdes udhëtarët, u foli:
"Shokët e mi",-filloi të fliste. Me siguri ka mundësi të jeni merakosur se ku do të dal. Po shpjegohem:
-Jetë do të thotë luftë, ndeshje. Me një shprehje tjetër, jeta është një fushë lufte. Njeriu për të jetuar duhet që ta fitojë luftën. Sigurisht rrugët për të fituar luftën kalojnë nga dija për mënyrën e luftës.
Mënyrat e luftës nuk mësohen vetëm duke lexuar, por ajo kërkon edhe përvojë. Disa përvoja mund të dalin në rrugë qorre dhe atëherë, jeta duke qenë në beharin e saj, gjen fundin e saj. Që të mos takohemi shpesh me këtë fund të dhimbshëm, kemi nevojë për përvoja të jetuara. Ja pra unë po ju them që si një njeri që ka arritur të gjashtëdhjetat, kam jetuar dhe kam mësuar shumë në luftën e jetës. Meqenëse ndodhemi sëbashku brenda kësaj lufte, dëshiroj që t’i ndaj me ju këto eksperienca. Në qoftë se do t’iu shpjegoj juve këto gjëra të vlefshme, keni për të bërë më pak gabime në këtë luftë dhe do të rritet më shumë mundësia për të qëndruar në këmbë. Nuk do të shtypeni në luftën e jetës dhe do të mësoni si të mos shtypeni."
Për të besuar më shumë në sinqeritetin e tij, i zgjidhte fjalët të kuptueshme dhe mundohej të ndikonte duke përdorur fjalë goditëse.
"Shokët dhe udhëtarët e mi",-vazhdoi. "Dua ta filloj bisedën me disa pyetje. Vetëm tre pyetje do të pyes dhe dua përgjigjen tuaj.
E para:
-A gjendet ndonjë midis jush që gjatë gjithë ditës të jetë në rehati dhe qetësi të plotë?"
Në një moment që s’e prisnim, përballë një pyetje të tillë "bum" që s’kish komentim, mbetëm të habitur. Pse po e bënte këtë pyetje? Ç’donte të thoshte dhe ku donte të arrinte?
Të gjithë e kishin kontrolluar vetveten dhe filluan të lëviznin fytyrat duke i tundur. Kështu pra, asnjë s’po jepte përgjigje.
"Ai person" duke u shprehur me seriozitet në kulm, "pa dyshim"-tha. "Kësaj pyetjeje s’mund t’i thoni "po". Unë kam pesëdhjetë vjet e s’munda ta them. Edhe ju s’mund ta thoni.
E dyta:
A ka ndonjë prej jush të thojë që unë i kam përballuar të gjitha nevojat e mia, s’kam ndonjë nevojë?
Një nga udhëtarët nga mbrapa:
"S’ka mundësi i nderuar",-u hodh. "A mbarojnë nevojat? Ku jemi ne dhe ku është përballimi i gjithë nevojave? Jo më këtu tek ne."
"Shumë bukur",-ia ktheu përgjigjen "personi". "Atëherë po pyes pyetjen e tretë:
-A ka ndonjë midis jush që të thotë se unë e kam jetën e garantuar, s’kam frikë dhe nuk shqetësohem prej asgjëje?"
Udhëtarët që ishin prezent përballë këtyre pyetjeve, ndonjëherë të habitur e ndonjëherë duke qeshur, shikonin njëri-tjetrin. Kurse unë ndryshe nga gjithë këto deri në një farë grade isha brenda një shqetësimi se si do të përfundonte kjo bisedë. Së pari zëri i tij i bukur ishte përgatitja e tabanit të mrekullueshëm për t’i bërë për vete… Fitimi i miqësisë duke marrë shënime nga udhëtarët… Pastaj duke përdorur këtë dialog me tregimin e pikësynimit të ëndrrave dhe ngatërrimit të pikave të dobta të njerëzve, po na ngopte akoma më shumë. Më së fundi:
"Me qetësinë e shpirtit s’mund të përgjigjeni me "po" këtyre pyetjeve, pasi jeni të privuar nga një regjim që s’i ka lejuar këto lloj pyetjesh",-tha më së fundi të vërtetën.
Nuk më gënjyen ndjenjat.
Varfërinë, shtypjen, mizorinë po i shpjegonte me aq shembuj profesionisti, saqë brenda atij autobusi, shumë pak veta e kuptuan se ai po bënte propagandë komunizmi. Duke e zbukuruar fjalimin e tij me humor dhe me mendime të pikasura, shmangej nga qëllimi i hapur dhe helmin që donte të ta ushqente, ta jepte me një profesionalizëm, duke i shtuar edhe mjaltë.
Ata që s’e kishin kuptuar bisedën, e dëgjonin me habi.
"Sa bukur që po flet ai more…"
"Dhe shembujt i ka shumë të goditur, ëhë!"
"Tamam një orator..."
"Jo vetëm aq, por di edhe psikologjinë e njeriut."
"Çdo gjë që shpjegoi, shkronjë për shkronjë ishte e drejtë."
"Tamam si profesor."
"Më tepër…"
"Ai personi" ndonjëherë në fjalimet që i shtynte me aq profesionalizëm, tregonte edhe ndonjë ajet ose hadith si argument, ndonjëherë midis fjalëve përdorte edhe fjali anglisht dhe arabisht. Disa udhëtarë flisnin:
"Sikur të ishte dijetar xhanëm",-pëshpërisnin mes njëri-tjetrit. "Kështu duhet të jetë njeriu i fesë."
"Ai personi" ndonjëherë me shenja, ndonjëherë haptazi, e mbrojti me një guxim të madh mendimin për: "Kundërshtimin dhe mosbindjen ndaj ligjeve ku ndërgjegjja e gjen të vërtetën." Çdo gjë të mirë dhe të bukur në këtë botë ai e shpjegonte si "komunizëm".
Doja ta kundërshtoja e t’i dilja kundër…, por kundër atyre ndjenjave habie që ishin formuar ndaj atij njeriu, e dija se s’do të mund të arrija ndonjë rezultat. Pasi me ata që i kanë mendimet e njëjta me "atë person", komunist të përbetuar, me ata që e pranojnë se ato që thotë janë fetare dhe e pandehin si një fetar dhe mes atyre që sillen sa për t’i bërë qejfin, të çohesh e të kundërshtosh ç’do të ndryshonte?
U mendova…
Pikë së pari për bisedën e bukur që do të ndërprisja, do të përballohesha me kundërveprimin e udhëtarëve. Më pas kuptova se ky njeri ishte një demagog i vërtetë dhe bile kishte aftësi që një të vërtetë të devijuar ta tregonte gabim haptazi. Kundërshtimi që do të bëja në qoftë se para udhëtarëve do të dilte në formën e një dialogu, nga njëra anë ajo që do të doja unë nuk do dilte dhe nga ana tjetër të vërtetat që do të doja të shpjegoja, ngaqë s’do i shpjegoja në mënyrë të përshtatshme, do të bëja dëm.
Por patjetër duhet të bëja diçka. Duke ngritur disa herë dorën desha të merrja fjalën. Megjithëse më shihte, me këmbëngulje s’donte të shihte. Në qoftë se do hidhesha e do të bëja rrëmujë, kjo do të thoshte se do të pranoja humbjen. "Ai person" e vazhdoi bisedën për rreth dy orë për të zbrazur helmin në mendjet e pastërta.
Mbeta i habitur nga guximi dhe vërtetimi që ai i bënte thënies së vet. Me të vërtetë qe një gjë e pabesueshme. Megjithëse ishte në atë moshë, duke menduar vështirësitë që heq dhe sinqeritetin që ka ndaj kësaj thirrjeje të kotë, po mundoja të pyesja veten se ç’mund të bëjë në qoftë se i jepet me shpirt thirrjes së vërtetë.
Metoda që përdorte "ai person" ishte shumë tërheqëse. Isha i sigurtë se kjo gjë ishte e tij, personale. Në të gjitha fjalimet e tij dukej qartë se ishte me aq kulturë, i zgjuar dhe i vetëdijshëm, saqë me filozofinë e tij mund të sillte një rrymë më vete.
Ndodhitë e së ardhmes, mendimet e mia kanë për t’i nxjerrë të sakta.
Të dish kaq mirë psikologjinë e njeriut..., të jesh i aftë të formosh një dialog të tillë me njerëzit..., ta ketë kaq të mirë stilin për të ndikuar tek të tjerët për të shpjeguar mendimin që mbron, e të mos ta numërosh fare veten përballë mundësive të mëdha të rreziqeve të jetës..., me të vërtetë është një gjë për t’u habitur. Nuk mund ta harroj dot. Fjalimin e tij e mbaroi kështu:
"Shpresoj dhe dua të shpresoj që përtej kësaj, dua t’iu lë trashëgim:
Ato që shpjegova, le të jenë një mjet për të luftuar jetën dhe kështu u mundova t’u tregoja juve, se ku do të mbërrini. Kur të gjeni atë botë do t’u përgjigjeni me "po" pyetjeve që ju pyeta."
Mes një duartrokitjeje të fuqishme u ul në vend të vet. Duke falenderuar shkonte e vinte brenda autobusit.
Biseda që filloi në malet Toros
Po i ngjitemi maleve Toros. Po prisja me padurim e me të shpejtë që autobusi të ndalonte për pushim, për shkak se koha e namazit të drekës ishte në të dalë. Kur kuptova se shoferi s’kishte ndër mend të ndalonte, atëherë u çova prej vendit dhe eca përpara.
"Shofer",-do i thoja. "Dua të fal namazin, a do të ndalojmë tani afër?"
Sa bëra disa hapa drejt shoferit, nga mbrapa u dëgjua një plasje e madhe. Makina duke u lëkundur sa majtas djathtas, u fut në një kanal, kurse udhëtarët ia behën në këmbë nga frika. Dolën të gjithë përjashta mes një paniku.
Kishin plasur rrotat e pasme të autobusit, të dyja përnjëherë.
Shoferi shikonte me një habi të madhe.
"Për Zotin",- tha, "kam 15 vjet që e bëj këtë punë, po që të plasin të dyja gomat e pasme në një kohë, është hera e parë që shoh. Qoftë e hajrit inshallah, por me sa duket ka punë të gjatë."
Kur ia tregova një më të madhi këtë ndodhi, më tha: "Mirë që nuk ka shpërthyer autobusi. Si mund t’i rezistonin gomat atij mohimi të rëndë që bëhej? Sigurisht që pëlcasin."
Shumica e udhëtarëve të habitur nga gjelbërimi i malit, u shpërndanë, kurse unë për të marrë abdest vrapova për tek uji i kristaltë që rridhte mes pemëve të pishave. Në ajrin e pastër të pyllit që më mbushte mushkëritë dhe nën ndikimin e cicërimave të zogjve u mallëngjeva nëpër pyll.
Me të falur namazin kërkova "atë personin".
Ishte mbështetur mbi një trung pisheje të madhe dhe po pushonte. Në fytyrë nuk i lexohej lodhje, por kënaqësia për shërbimin që ai kishte bërë ndaj thirrjes së vet.
Duke iu afruar afër e përshëndeta. Pasi ma ktheu përshëndetjen me sinqeritet dhe me një sjellje të ngrohtë duke treguar një shkëmb të madh, tha:
"Nuk po urdhëroni? Eja të ulemi bashkë".
U ulëm përballë njëri-tjetrit. Me një buzëqeshje të ëmbël dhe me një shprehje të ndritshme të syve, po më shihte mua. Ishte mëse profesionist për të dhënë imazh, të kuptoje se përballë kishe një shok për kokë.
Duke u përgatitur për të thënë diçka, u tregua më i shkathët se unë, duke më pyetur për punën dhe qytetin. Kur e mori vesh se isha mësues:
"Aaaa!",-tha. "Sa bukur! Gjatë gjithë jetës sime ka qënë një profesion që e kam dashur shumë. Më besoni mësues, që në qoftë se do të vija përsëri në këtë botë, kisha për të zgjedhur profesionin e mësuesit. Mësues për shkollën fillore. Është rruga më ideale që një popull ta shpëtosh nga problemet dhe brezin e ri ta drejtosh në rrugën që di vetë… pasi jemi në themel të punës. Ndërtesa e vendit do të ndërtohet mbi këtë themel. Kupton apo jo? Kështu mund të nxjerrësh tipe të rinj njerëzish…"
Ajo që tha ishte e drejtë.
Dhe një të vërtetë tjetër që kuptova ishte se duke më bërë komplimente tërhiqte bisedën në temën që dëshironte dhe ishte në mendimin që unë ta pranoja atë.
Me të gjetur rastin ndërhyra në fjalën e tij:
"I nderuar”,- i thashë. “Shkaku që iu kërkova juve kishte lidhje me bisedën në autobus. Në më tepër se dy orë të fjalimit tuaj i mahnitët udhëtarët. Si një person që e di psikologjinë e njeriut dhe si një njeri me kulturë, prekët disa çështje të ditëve tona dhe në temën për kurimin e disa plagëve që pikojnë gjak, na treguat disa propozime dhe rrugëdalje.
I dëgjova me kujdes fjalimet tuaja dhe pashë se mendimet tuaja ishin më tepër për gjendjen politike e ekonomike dhe çështje filozofike. Veçanërisht në temën e marksizmit, vërtetuat se ishit një njeri me kapacitet. Pa dyshim se duke dashur të përfitoja shumë nga një njeri i shumëanshëm, erdha pranë jush për një bisedë private, qoftë edhe e shkurtër."
Burrit që ndodhej përballë meje iu bë qejfi nga këto komplimente që i bëra. Duke u përkulur drejt meje tha:
"Mësues i ri. S’ka gjë më të lumtur për mua sesa t’u ndihmoj juve. Në qoftë se doni që t’u sqaroj ndonjë çështje, pyesni mos u tërhiqni. Unë jo një herë, por dhjetëmijë herë dëshiroj që mbledhja e diturisë, të jetë garanci e së ardhmes sonë dhe të gjendet një mësues si ju."
Si fillim, për të patur mundësinë që të futesha direkt në temë, doja që ta tërhiqja bisedën në temën e besimit. Pasi burri që ndodhej përballë meje ishte një marksist i ditur, kuptova gjithashtu se në fushën e tij ishte shumë i zoti dhe i aftë në të folur. Edhe pse në fjalimin e tij kishte fjalosur me ajete dhe hadithe, këtë s’e kishte bërë për t’i pranuar, por kuptohej shumë mirë që e kishte bërë për të përfituar nga ndjenjat fetare të udhëtarëve.
Për shkak se e ndjeva se "ai burrë" ndodhej në një boshllëk të madh besimi, duhet t’i shpjegoja ekzistencën e All-llahut dhe tema të tjera besimi me metoda të dijes dhe argumente që i pranonte mendja. Temat filozofike dhe ekonomike mund të fjaloseshin pas kësaj. Pasi një njeriu që nuk beson, t’i shpjegosh nga All-llahu dhe Kur’ani, s’do të kishte asnjë dobi.
Duke u kthyer nga ai, që prej këtij momenti priste prej meje ta pyesja ose t’i kërkoja të dhëna për ndonjë temë. I thashë:
"I nderuar, me sa munda të përmbledh ju sqaruat probleme të përgjithshme me rreth të gjerë. Gjithë botën… Gjithë njerëzimin… Tema politike dhe ekonomike… Zgjidhje për probleme të përgjithshme.
Kurse unë pa hyrë në çështje të gjera e të gjata dua t’ia filloj më nga afër. P.sh. të njohësh e të dish vetveten, të kuptosh rëndësinë e sekreteve të fshehta dhe të qarta dhe dua të zbuloj pikën e lëvizjes brenda vetes time. Në qoftë se doni të vërtetën unë s’kam mundur të marr një përgjigje të plotë dhe të hapur. Mbase ju këtyre pyetjeve të mia mund t’i tregoni një rrugëdalje."
Duke tundur kokën me një buzëqeshje, priti që pyetjen t’ia shprehja më kuptueshëm dhe vazhdova të flas:
-
-
Unë dua t’ia filloj nga vetja,- thashë. Sipas jush ç’është njeriu? Çfarë tregojnë lloji dhe të fshehtat e tij? Pse ka sa një mal gjërash të paditura për këto lloj të fshehtash? Kjo krijesë nga se është e lidhur? Kush ka bërë zgjedhjen e kësaj krijese? Për përgjigjen e këtyre pyetjeve megjithëse ka vite që mendohem s’po arrij të dal prej tyre. Ju lutem që të ma ndriçoni këtë temë. Pasi nuk mendoj se do të rastis ndonjëherë tjetër njeri me kapacitet si puna juaj."
Burri përballë meje, pashë se u bë menjëherë serioz. Menjëherë iu ngrinë në fytyrë ato shikimet e ëmbla e të ndritshme. Me sa duket s’e priste fare një pyetje të tillë. Pasi kaloi një farë kohe tha:
"Të them të vërtetën këtë temë deri më sot s’e kam menduar fare. Po ju ç’mendoni rreth kësaj teme? Sipas jush ç’është njeriu?"
Meqë tema erdhi në pikën që doja, u qetësova pak. "Zotëri",- i thashë. Sigurisht duke pasur merak për këtë, kam bërë një kërkim në fushën ku gjendem. Ia kam hapur këtë temë një mikut tim të afërt që i besoj në dijën dhe kulturën e tij. Më dha një libër që të përfitoja. E lexova. Në të gjenden tema shumë të rëndësishme. Vetëm se gjuhën e ka pak të vështirë. Një pjesë nuk mund t’i kuptoj dot. Ju me sa duket jeni një njeri me kulturë. Dhe duket se i dini termat osmanllisht. Në qoftë se ua lexoj juve ato pjesë që nuk kuptohen, a mund të m’i sqaroni?"
"Sigurisht mësues",-tha. "Në qoftë se ndodhen në libër urdhëroni. Do mundohem që t’ju ndihmoj sa të kem mundësi. Kështu meqë edhe unë kam aq merak sa ju për këtë temë, mund ta mësojmë."
Nxora librin nga xhepi i mbrendshëm i xhaketës. Emri i librit "(Frutat) Argumentet e besimit"... Hapa "Çështjen e gjashtë".
Më parë duhet t’i shpjegoj besimin në Zot
Përballë meje ulej një fytyrë filozofi materialist që mund t’u tregonte me gisht për diturinë që kishte.
Përballë "thirrjes" që po përfaqësohej nga "ai burrë", i lutesha me gjithë zemër All-llahut, që "thirrja" për në besimin e drejtë të dilte fitimtare dhe i strehohesha përsëri Atij (Zotit), me ndërmjetësimin e pafuqishmërisë sime.
"Çështja e gjashtë" fliste rreth besimit në Zot. Ekzistencën dhe njësimin e Zotit e sqaronte në një stil logjik, shkencor dhe mendor. Së pari do mundohesha t’i shpjegoja pikërisht këtë çështje. Sepse koka e çdo gjëje është besimi në All-llah dhe pasi të sqarohej e të përqafohej kjo çështje, të tjerat do zgjidheshin më shpejt.
Doja që librin ta lexoja si një person që s’e kupton mirë e të sillesha sikur isha i huaj për ato shkrime. Sepse në qoftë se unë do të shprehesha sikur e di këtë çështje, kisha frikë se s’do të futesha fare për konsultimin e saj. Kurse unë duhet të jepja përshtypjen se doja të mësoja diçka prej tij.
Fillova të lexoj shembujt tek "Çështja e gjashtë":
"Po të vëzhgosh një barnatore, në çdo shishe, me masa të preçizuara janë vendosur ilaçe të ndryshme. Kjo tregon për një kimist dhe farmacist mjeshtër. Po kështu edhe në barnatoren e madhe të të gjitha llojeve të bimëve, në "shishet" e natyrës, mbi katërqind mijë lloje "ilaçesh" dhe "melhemesh" të gjallesave, janë shpërndarë në të gjithë rruzullin. Ti e kupton se farmacia e "botës" është shumë herë më e madhe se ajo e qytetit, kështu që kur të merren me studimin e farmaceologjisë do të mësoni për kimistin e barnatores më të madhe të kësaj bote, që është All-llahu xh.sh. i Madhërishëm, i Cili i njoftohet edhe të verbërve".
Pasi mbaroi shembulli e pyeta atë i cili dëgjonte me kujdes:
"Zotëri çdo të thotë ky shembulli vallë? Mund të ma sqaroni pak?"
Pasi i nguli sytë tek një pikë sikur kishte zbuluar për herë të parë një gjë, u mundua që ta shpjegonte me fjalë të rregullta e të zgjedhura.
"Kërkon që të thotë se, jeta dhe ilaçet shëruese që ndodhen brenda një farmacie tregojnë se ato janë bërë prej një kimisti të zot. Është e pamundur që të bëhet një ilaç pa usta dhe pa kimist. Njëlloj si kjo botë që është farmacia më e madhe dhe më e mrekullueshme. Edhe katërqind mijë lloje bimësh që gjenden në botë, ashtu si ilaçet, tregojnë se janë të krijuara patjetër nga një Kimist Mjeshtër.
Në qoftë se ilaçet në atë farmacinë e vogël janë bërë nga një kimist edhe kjo farmacia e botës s’ka mundësi të jetë pa farmacist dhe pa kimist. Ai patjetër duhet të jetë All-llahu".
Pasi komentoi atë ç’ka kuptoi nga shembulli, sikur e kishte dëgjuar nga një tjetër, përplasi duart dhe ia behu në çast:
"Një shembull i mrekullueshëm. Origjinal, shumë i bukur".
Për të mësuar se a e kishte seriozisht këtë ndikim gjenial më mjaftoi ta shihja në fytyrë, e nuk u lodha shumë për të kuptuar se ishte me të vërtetë i sinqertë.
Nga emocionet po ndieja rrahjet e zemrës sime. Meqë kishim edhe katër shembuj të tjerë për temën, e pyeta: "Zotëri, a mund të vazhdoj të lexoj më?"
Me rëndësinë dhe seriozitetin e tij vetjak u përgjigj: "Urdhëroni mësues, vazhdoni ju lutem."
Shpjegimet e shembujve goditës që i lexoja me një pasion që zor se më mbaronte, e bënin atë që të kuptonte rëndësinë e tyre dhe pas çdo sqarimi duke nxjerrë në pah ndjenjat e veta thoshte: "Një gjë fantastike. Të vërteta që s’i kam dëgjuar".
Veçanërisht një shembull prej tyre i bëri shumë përshtypje:
"Shiko një qytet të bukur, ku me mijëra llamba elektrike fosforuese dhe të lëvizshme, ndriçojnë me materialin e tyre që nuk soset. Për krijuesin dhe fabrikuesin e tyre, që ka shpikur këtë dritë të pashterrshme, duartrokasin duke shprehur çudinë dhe mirënjohjen, për këta mjeshtra të elektricitetit. Po kështu në çatinë e kësaj bote, me miliona janë "llambat" e yjeve, që sipas zbulimeve të astronomëve, disa prej tyre janë një mijë herë më të mëdhenj se bota jonë dhe lëvizin 70 herë më shpejt se gjylja e topit. Duke lëvizur, rregulli i tyre nuk prishet, nuk përplasen dhe nuk shuhen kurrë. Materiali ndriçues i tyre nuk mbaron përjetësisht. Shkenca e astronomisë që jeni duke studiuar, për këtë do t’ju njohë më mirë me diellin, që qenka krijuar para një milion vjetësh dhe që qenka mbi një milion herë më i madh se kjo botë. Nën këtë Bujtinë Hyjnore, ai shërben si një llambë, apo si një stufë, që nuk shuhet kurrë. Është vërejtur se për të siguruar materialin ndriçues të tij vetëm për një ditë, duhet që të gjitha malet e kësaj bote të jenë me qymyr dhe e gjithë bota të jetë plot me benzinë dhe gaz. Fuqia ngrohëse e tij llogaritet e barabartë me fuqinë kaloriferike të të gjithë drunjëve të një mijë sipërfaqeve të kësaj bote. Pra, pa gaz, pa dru dhe qymyr, ndizet me një energji që nuk shuhet kurrë, në një lëvizje të vazhdueshme dhe pa u ndeshur asgjëkundi. Të gjitha këto tregojnë për një të Plotfuqishëm të Paarritshëm, një Zot xh.sh. Madhështor. Sa të mëdha dhe të fuqishme janë këto llamba po t’i krahasojmë me të mjeshtrave tanë..."
Ende s’e kisha mbaruar shembullin ku ai ndërhyri:
"Kjo temë është shumë e thellë. Unë jam marrë pak me astronomi. Nuk para dilet lehtë nëse futesh në fshehtësitë e tyre që s’mund t’i mendosh. Ajo e fundos njeriun. Ashtu si e shpjegoi edhe ky shembull, në univers ka një sistem të përsosur dhe rregull preçiz. Janë bërë komentime te ndryshme nga shumë njerëz, se si ky sistem si dhe nga kush është themeluar.
Desha të them edhe këtë, në qoftë se është e nevojshme të kërkojmë një All-llah, shkenca e astronomisë njeriut do t’i shpjegojë shumë gjëra."
Për ta përforcuar më tepër këtë anë thashë:
"Zotëri",-thashë. "Në një libër shkencor për të rinjtë (me titull "Sekreti i yjeve", H. Demirkan), për këtë temë kam lexuar një komentim të tillë, në qoftë se më lejoni ta shpjegoj."
E tundi kokën sikur donte të thoshte: "Urdhëro".
"Teleskopi më i fuqishëm optik në botë që ndodhet në Sh.B.A., në observatorin Mount Palomar (200 inç), e ka rrezen sa mund të kapë 800 milionë galaktika. Pra është e pamundur të paramendosh edhe se sa galaktika ndodhen në të gjithë universin. Pasi pjesa e shikueshme nuk dihet se ç’vend zë brenda gjithë universit. Mbase 100 miliardë galaktika, mbase edhe më tepër...
Krahas galaktikave të panumërta që përfshijnë e shumta 100 miliardë yje, ndodhen edhe galaktika që përfshijnë më tepër se 100 miliardë të tillë. Shumica e këtyre yjeve janë gjigandë e mijëra herë më të mëdhenj se dielli ynë.
"Rruga e qumështit", galaktika që ndodhemi ne, është vetëm një prej galaktikave të numëruara. Në "Rrugën e Qumështit" janë numëruar afërsisht të ketë 200 miliardë yje. Diametri i galaktikës së "Rrugës së Qumështit" është 100 mijë vjet dritë. Në qoftë se do të provonim të shkonim nga njëri cep në tjetrin, për të bërë këtë udhëtim, do na duheshin 15 miliardë e 800 milionë vjet për ta plotësuar.
Në qoftë se dy galaktika ecin mbi të njëjtin drejtim dhe shpejtësia e galaktikës së dytë është më e madhe se e asaj të parës, atëherë këto dy galaktika gjigande së bashku me miliarda yje që përmbajnë, do të përplaseshin me njëra-tjetrën. Siç ka një yll disa lloje lëvizjesh, ashtu edhe çdo galaktikë rrotullohet rreth boshtit të vet. Në qoftë se mendohet që gjerësia e një galaktike është me qindra mijëra vjet dritë, atëherë për t’u takuar këto dy galaktika, do të duheshin miliarda vjet. Në këtë rast, mospërplasja e yjeve me njëri-tjetrin, mosprishja e sistemit, dashje pa dashje njeriun do e habisë.
Këto të fshehta të përsosura e preçize, këto hesape e llogari aq të thella që të lenë pa mend, ky sistem i përsosur programi e planimetrie, vepër e kujt mund të jetë vallë?
"E rastësisë? E natyrës? E shkaqeve? Apo e një Fuqiploti?"
Pashë përsëri nga "ai personi" që më dëgjonte pak me shqetësim dhe merak. Ishte i qetë dhe me mendime. Vazhdova më tutje:
"Ekzistojnë disa ligje. Këto ligje janë të përshtatura me përpikmëri të madhe. Kush është ai që i ka vënë këto ligje dhe i ka bërë që t’i bindet universi? Në qoftë se pohojmë se nuk është All-llahu, Ai që e ka bërë këtë plan dhe program, atëherë jemi të detyruar të pranojmë këto mendime:
E para: Për të thënë se gjithësia është formuar vetvetiu atëherë jemi të detyruar të pranojmë se: çdo atom i gjithësisë duhet të shohë e të njohë gjithësinë, sipas saj do të marrë një detyrë, do të bëhet me mend dhe e ditur. Sepse është shumë e qartë që përballë kemi një vepër madhore shkencore. Në qoftë se kësaj vepre nuk i jepet e drejta se gjithësia është krijuar nga një drejtues, atëherë i bie që të pranojmë se jo vetëm gjithësia, por të gjithë yjet, bile të gjitha atomet të jenë të vetëdijshëm.
E dyta: Atomet e universit, me logjikën që pranohenn se ato janë krijuar vetvetiu, duhet të pranohen se ato kanë formuar një mirëkuptim mes tyre. Për miliarda vite s’e kanë prishur as edhe për një sekondë mirëkuptimin dhe ato lëvizin brenda një marrëveshje të përsosur.
E treta: Atomet e universit, me mënyrën se si i kanë nxjerrë këto ligje pa të meta, kishin për të fituar cilësitë dhe veçoritë e një "ligjvënësi" dhe në të njëjtën kohë këto ligje kishin për të vepruar mbi njëri-tjetrin. Kurrë nuk është parë ndonjëherë që përnjëherësh një person të jetë edhe gjykues edhe i gjykuar. Atëherë si mund të mendohet që atomet e gjithësisë të panumërta, të jenë mbledhur të gjitha në një?
E katërta: Me këtë hipotezë na duhet të pranojmë se tek atomet gjendet një sakrificë e pashembullt. Për të arritur nga atomet tek qeliza, nga farërat tek galaktikat, duhet të thuash se: Ky sistem kaq i përsosur që e tregon veten në çdo cep, ka ardhur nga rastësia, nga shkaqet apo natyra, që është e pamundur të pohohet nga një njeri që ka mend në kokë dhe logjikon. Pas çdo pune me kaq rregullsi shihet dora e një të Fuqishmi.
-A s’është kështu edhe sipas jush zotëri?-e pyeta.
-Duhet të jetë një gjë!-ma ktheu përgjigjen.
Në malet Toros biseda jonë hapi krahët mes bukurive të mrekullueshme që të marrin mendtë, ku aty çdo atom si argument për ekzistencën e All-llahut, duket sikur kërkon të thojë: "Ju mjafton të më shihni mua. Unë ju paraqes me mijëra e miliona shembuj."
Biseda jonë që vazhdonte mes rrjedhës së atyre ujërave të kristaltë dhe mes një panorame të gjelbër, me ndihmën e Zotit do të vazhdonte edhe më tej.
Domethënë ky libër!
Ishte një njeri shumë i zgjuar. Kishte një aftësi të jashtëzakonshme për të kuptuar dhe komentuar diçka. Aq sa kisha vite, po shihja se disa çështje nuk i kisha kuptuar sa ai. Termat osmanllisht i dinte shumë mirë. Gjëja që më habiste më shumë ishte formimi i tij i drejtë. Ndryshe nga shumë njerëz që mbrojnë komunizmin, ai s’kishte inat të fortë dhe s’ishte i prerë vetëm për një besim. Një temë e cila përshtatej me logjikën dhe mendjen, ai e vërtetonte duke e pranuar me besueshmëri.
Në fund të bisedës që vazhdoi afërsisht një orë, kërkoi librin. Kur lexoi titullin dhe emrin e shkrimtarit tha:
"Domethënë ky libër! Sa gjëra të gabuara paskemi ditur ndaj këtij personi."
Mes nesh u formua një miqësi e bukur. Besuam se të dy sëbashku mund të flisnim lirisht për shumë çështje.
"Ai person" për një moment donte ta tërhiqte temën në fushën filozofike dhe ekonomike por unë u ktheva menjëherë në temën e Njësimit të Zotit. Sepse e dija shumë mirë që përpara se të bëja dialog me atë burrë aq të fortë në fushën e vet, më parë duhet të zgjidhnim fushën e besimit.
Me t’u riparuar gomat u kthyem në autobus krah për krah. Pas propozimit që bëri për t’u ulur në të njëjtin vend, duke e ndërruar vendin me të riun që ndodhej pranë tij, filluam bisedën në autobus.
Biseda ynë që vazhdoi rrugës, ia tërhoqi vëmendjen edhe udhëtarëve. Kur më vinte fjala mua zgjodha të flisja me zë të lartë, preferoja që udhëtarët që kishin mbetur nën ndikimin e fjalimit që bëri ai njeri për rreth dy orë, të dëgjonin tashmë të vërtetën. Mbajta një herë vesh përreth. Veç zhurmës së autobusit s’pipëtinte asgjë tjetër. Të gjithë dëgjonin me kujdes.
Bisedat tona duke u dendur më tepër rreth besimit në Zot, ma preu fjalën dhe më tha:
"Mësues, dua t’ju pyes një pyetje me shumë sinqeritet, por do të më thoni të vërtetën."
U habita për ndërhyrjen e menjëhershme të "atij personi". Përsëri me qetësi:
"Urdhëroni zotëri"- i thashë. "Juve padyshim që të vërtetën u them."
"Duke u munduar të më lexonit librin në bisedën tonë të parë, ju u sollët sikur nuk dinit asgjë. Me të vërtetë nuk kuptonit asgjë nga ai libër, apo për të më shpjeguar mua të vërtetat zgjodhët një metodë të tillë?"-më tha.
Bashkudhëtari im shumë i zgjuar nuk u vonua për të kuptuar gjendjen.
Duke i pëshpëritur ngadalë i thashë: "E kuptoja i nderuar, por sigurisht jo si ju..."
"Domethënë për të më shpjeguar mua çështjen tuaj luajtët rolin e të paditurit, apo jo?"
U detyrova që të hapesha.
-Zotëri,- thashë. Për t’u shpjegur juve disa të vërteta është e drejtë që përdora këtë metodë. Por kësaj s’mund t’i themi rol. U detyrova të sillesha ashtu vetëm që t’u afrohesha juve.
Duke i thënë këto fjalë atij u ndieva pak ngushtë.
Meqë ma kuptoi gjendjen, u hodh e tha:
"Jo, jo! Nuk e thashë këtë për t’ju fyer juve. Dua t’ju falenderoj nga brendësia ime. Për të më shpjeguar mua këto tema keni zgjedhur rrugën më të mirë. Këto kanë qenë tema që më kanë turbulluar dhe më kanë zënë mendjen prej vitesh. Bëtë mirë që e sollët në këtë fushë bisedën. Jemi akoma në krye të punës dhe besoj se me një shkak si ju, kemi për të biseduar edhe për shumë çështje të tjera."
Pas kësaj ishte ai vetë që pyeste. Nga që dukej nevojtar, për t’i sqaruar disa çështje të ngatërruara të Islamit, bisedonte për tema që i pikësynonin shumë materialistët. Veçanërisht cekeshin më tepër temat që kërkonin përgjigje logjike.
Do të ketë mbetur i kënaqur nga bisedat tona që për një çast tha me emocion:
"Shiko mësues! Besoj se me ju do të bisedojmë për tema shumë të rëndësishme dhe serioze. Për këtë gjë i kthehemi nga fillimi dhe ia fillojmë bisedës që nga themelet. Se deri ku do të vemë dhe çfarë do të zgjidhim nuk e di, por besoj se me ju do të bëjmë një udhëtim të këndshëm."
Ndaj kësaj sjelljeje të shokut tim tregova një lidhje më të afërt. Sepse në një atmosferë kaq të sinqertë besova se do të ceknim çdo çështje.
Bashkëfolësi vazhdoi:
"Më parë le të marrim në dorë këtë çështje:
Shumë shkencëtarë e paraqesin lëndën si "pa fillim". Kur lënda është "pa fillim" atëherë duhet të jetë edhe "pa fund". Domethënë në gjithësi lënda është themelore. Meqë lënda është "pa fillim" dhe "pa fund", atëherë s’ka nevojë për All-llah. Për këtë arsye ç’nevojë ka për të kuptuar All-llahun?"
Gjatë rrugës ndjeva se do të bëheshin pyetje mjaft me rëndësi rreth Islamit dhe Kur’anit. Qoftë për bashkëbiseduesin, qoftë për udhëtarët që na dëgjonin me kujdes, në mënyrë që ata të përfitonin prej nesh, i bëja dua Zotit, duke i kërkuar që dobësinë dhe pafuqishmërinë time, t’i bëjë ndërmjetësues në rrugën e suksesit tim.
Duke u kthyer nga shoku që priste përgjigjen time, ndodhesha edhe përballë udhëtarëve që na dëgjonin. Në këtë mënyrë vazhdova të flisja:
"Zotëri!"- thashë. Para se të vijmë tek çështja që materia a është pa fillim apo jo, përpara duhet të njohim se ç’element është lënda që po flasim, veçoritë, lloji, masat dhe cilat janë ligjet natyrore? Ne duhet t’i dimë këto. Mbas kësaj mund të shpjegojmë mendimet tona rreth lëndës."
Shoku im tundi kokën me kuptimin: "Sigurisht"-dhe unë vazhdova:
"Për të njohur lëndën, duhet të fillojmë që nga grimca më e vogël e saj, që është atomi. Për këtë temë në qoftë se do të shfletonim librat, do të shihnim se atomet janë përbërësit më të vegjël të gjithësisë. Atomet duke u shfaqur në raporte të ndryshme, na dalin në pah elementet. Në bashkimin e formave të ndryshme të elementeve formohen molekulat. Bota që na rrethon, krijesat e ndryshme të gjalla që s’mund të numërohen, brendësia e tyre është ndërtuar nga këto molekula.
Atomin qoftë për ta lëvizur në ekuilibër brenda vetes, qoftë për t’i bërë të mundur llogaritjen e formimit të lidhjes me ato që ka pranë, është vendosur një ligj preçiz i përbërë prej katër forcash.
Me forcën e fërkimit të këtij ligji të llogaritur me kaq përpikmëri dhe në ekuilibër, na jep mundësinë për ekzistencën tonë dhe të gjithësisë. Saqë në qoftë se s’është njëra prej katër forcave që sjellin këtë ligj, siç është forca nukleare, në atë rast nuk formohet bërthama e atomit.
Në qoftë se nuk gjendet "Forca e dobët" s’dalin në pah as elektronet
-
-
Në qoftë se s’gjendet forca elektromagnetike, s’formohet as atomi. Dhe nëse nuk ekziston forca tërheqëse, s’do të ekzistonte bota e s’do të kishte diell. Shkurtimisht në qoftë se mungon njëra prej këtyre forcave, do të thotë fundi i gjithësisë. Por edhe sikur tek njëra prej tyre të kishte një pikë të dobët ose një llogaritje gabim, do të arrijmë në të njëjtin përfundim.
Sigurisht këtu duhet të marrim parasysh edhe vogëlsinë e atomeve. Në qoftë se supozohet se në një cm kub (cm3) ajër do të gjendeshin pesë milionë atome, do të kuptoheshin më mirë fshehtësitë e atomeve dhe krijimi i gjithësisë prej atomeve".
Një veçori që ka përcaktuar shkenca rreth veprimit dhe llojit të atomeve, vazhdova ta shpjegoja me një shembull nga profesioni im:
"E zëmë se jam mësues i një klase. 15-20 nxënës flasin me njëri-tjetrin dhe të gjithë zërat e tyre me anë të atomeve arrijnë tek ne me shpejtësi dhe pa u ngatërruar. Të njëjtat atome, sjellin në klasë rrezet e diellit, nxehtësinë dhe shtatë ngjyrat. Edhe nxehtësia që del nga soba përhapet nëpërmjet atomeve. Në të njëjtin çast nga larg mund të keni dëgjuar një radio, një zhurmë në hapësirë ose një zë zileje. Kjo punë është detyrë e çdo njërit prej atomeve.
Në qoftë se klasën tonë e rrethojnë njëqind mijë njerëz, të gjithë këta në qoftë se na thërrasin me tone të ndryshme, me dialekte dhe gjuhë të ndryshme, të njëjtat atome këto zëra i transportojnë pa i ngatërruar me njëri-tjetrin dhe me të njëjtën shpejtësi.
Në qoftë se dëgjojmë për një moment se një njeri i gjallë, i mençur dhe i ndërgjegjshëm, bën përnjëherësh pesë-gjashtë punë, si p.sh. kur flet me njërin të dëgjojë tjetrin, në të njëjtën kohë të shkruajë dhe në mendje të zgjidhë ushtrime të ndryshme, menjëherë lajmërojnë se ky është rekordmeni i botës dhe e vendosin në faqet e para të gazetave. Një atom i vogël pa shpirt, pa mendje, pa sy dhe pa dije, në të njëjtin moment të bëjë mijëra punë pa i ngatërruar dhe t’i bëjë në formë të mrekullueshme! A s’është një gjendje kjo që i bën të logjikojnë mendjet?
Kujt i përket ajo fuqi që nga një atom i vogël të zotërojë fuqinë deri në galaktikat fantastike? Kujt i përket ajo forcë që i ka vendosur me llogari të përsosur dhe i vë në veprim ato? Kujt i përket ajo fuqi që ka vendosur sistemin e gjithësisë dhe që drejtohet me një forcë dhe një ekuilibër me dije pa fund?
Këtë llogaritje marramendëse cila rastësi apo natyrë mund ta bëjë?"
Në këtë pikë shoku im që më dëgjonte me kujdes u fut në bisedë dhe tha:
"A s’mund të jetë kjo? Domethënë bashkimi dhe ligjet e para, me kalimin e kohës duke rigjeneruar njëri-tjetrin a s’mund të kenë ardhur në një formë shumë të përkryer?"
Sipas tij shumë serioze, sipas meje për të qeshur kundrejt kësaj pyetjeje duke buzëqeshur i thashë:
"Zotëri! Më falni por unë të njëjtën pyetje duke e kthyer mbrapsht dua t’jua pyes juve. E zëmë se kemi një ligj shumë të thjeshtë. A është e mundur që ky ligj të ketë ardhur pa ligjvënës? Nga ligjet e para që njihen në histori, Ligjet e Hamurabit, a mund të mendohen këto pa Hamurabin?"
Më shihte në fytyrë dhe dukej sikur më thoshte: "Sqaroje edhe pak".
Vazhdova:
"Dua të them këtë: E zëmë se kemi një sasi rëre, gurësh, çimentoje dhe hekuri. Pa qenë një usta, një plan, një projekt, a mund të mendohet se këto duke u bashkuar vetvetiu mund të ndërtojnë një pallat? Pra a është e mundur që të formohet vetvetiu një pallat kaq i mrekullueshëm?
Porse ne duke pandehur se sistemin e mrekullueshëm të gjithësisë, rregullsinë dhe gjenialitetin e saj e sqarojmë me disa ligje, ia hedhim punës fare lehtë. A mbaron puna me zbulimin e ligjeve? Pse nuk e sjellin ndërmend të zotin e kësaj fuqie që i ka vendodur këto?
Tek njeriu ka një merak. Me këtë merak përballë ustait të një gjëje që kemi zbuluar duhet të shtohet tepër habia jonë dhe duhet të punojmë për të kuptuar se kush është. Ndaj Atij që nxjerr nga një bërthamë e vogël fiku, një pemë të stërmadhe dhe prej saj nxjerr mijëra fruta, ndaj Atij që ka krijuar gjithësinë e ç’ka ka brenda saj, prej sendeve dhe gjallesave, prej thërmijave më të vogla të lëndës, ndaj Atij që i mban në ekuilibër krijesat me anë të katër forcave kryesore, si mund të sillet indiferent njeriu? Pas zbulimit të këtyre të fshehtave kaq të mrekullueshme, si mund të shtiremi sikur nuk e shohim të Zotin e kësaj gjithësie?"
Pa mbaruar mirë fjalinë e fundit më pyeti: "Domethënë materia s’është pa fillim, apo jo?"
"Ekziston një Fuqiplotë që gjykon e vepron ndaj materies. Një gjë i jep formë asaj, një forcë që ia ka lidhur atë njeriut që ka krijuar dhe që e ka vënë në shërbim të tij." Prapë duke ma prerë fjalën tha:
"Por thuhet se s’është vërtetuar që materia ka një fillim".
Unë vazhdova duke i thënë: "S’është vërtetuar as që është "pa fillim", veç se është hedhur si teori në disa mjedise. Shkencëtarët e perëndimit vitet e fundit duke u bashkuar me mendimin se gjithësia është e krijuar, më pas kanë filluar të mbrojnë teorinë e Big Bangut (Shpërthimit të Madh) që është shpjegimi më i përshtatshëm me temën e krijimit sipas Kur’anit."
Me një sjellje si i mërzitur tha: "Po. Këtë e kam dëgjuar edhe unë, por s’kam dije të detajuar. Por kam merak se ç’është e vërteta e do të dëshiroja ta dëgjoja edhe këtë temë."
Shpërthimi i madh
U mundova që t’i jepja një përmbledhje temës.
"Big-Bang" vazhdon të jetë një emër i përgjithshëm i teorive që është pranuar nga astronomia, në lidhje me fillimin e gjithësisë. Në themel Big-Bangu i mbështetet të vërtetës si një fillim për gjithësinë.
Sipas Big-Bangut që njihet si "Shpërthimi i madh", hapësira dhe galaktika në fillim janë krijuar nga një lëndë e ngjeshur dhe e nxehtë. Kjo lëndë nga një shpërthim i fuqishëm u shpërnda në hapësirë. Këto ishin thërmija lënde dhe energjie që do të formonin gjithësinë. Më pas radiacioni dhe thërmijat e lëndës u ndanë në raport dhe formë të përshtatshme për modelin e formimit të gjithësisë. Me t’u krijuar ambjenti i përshtatshëm, atomet u formuan mbi një model të sistemuar e të rregulluar që më parë. U futën në veprim mekanizmat dhe ligjet e fizikës dhe të kimisë, që ne i kemi të njohura. Erdhën protonet, neutronet dhe elementët e rënda. Lindën yjet dhe doli në pah dielli, u formuan galaktikat.
Kërkimet dhe studimet e viteve të fundit tregojnë se gjithësia zgjerohet me shpejtësi dhe se galaktikat largohen nga njëra-tjetra. Ky proçes zgjerimi në qoftë se do të kthehej në anë të kundërt, do të shihej një tkurrje dhe e gjithë gjithësia do të shndërrohej në formën e një lënde të vetme.
Këto studime tregojnë se gjithësia ka filluar nga pika "zero". Në Kur’an shprehet se hapësira dhe vendi u krijuan për gjashtë ditë, kurse toka për dy ditë. Sigurisht që këtu fjala "ditë" është në kuptimin e fazës dhe periudhës kohore, që e di vetëm All-llahu. Në Kur’an shpjegohet se kjo "ditë" në ditët tona është e barabartë me një mijë bile dhe me 50.000 vite tona. Pra në Kur’an këto shprehje janë shenjat e periudhave të krijimit.
Providenca Hyjnore krijoi një tymnajë të lëngshme* e cila ka rethuar çdo anë të gjithësisë e që është i rrjedhshëm si ujë. E më pas ndërtoi qiejt dhe tokën nga ky element.
Një dijetar i madh i shekullit tonë Bediuzzaman Said Nursi, në temën për krijimin e gjithësisë nga një thesar si lënda, na tregon ajetin 7 të sures Hud, që thotë: "Arshi (Froni) i Tij kishte qenë mbi ujë". Pas krijimit të kësaj, ajo u bë epiqendra për sqarimin e zbulimeve të para të krijimit. Pra pas krijimit të këtij elementi, u shndërrua në atome". Said Nursiu duke na folur për llojin e kësaj lënde, ka mendimin se ajo është si një ujë i rrjedhshëm dhe një lëndë përbërëse e gjithësisë. Përveç kësaj elektriku, drita, nxehtësia, forca tërheqëse dhe si lloji i këtyre lëndëve rrjedhëse, tregon se janë krijuar nga ky element (përbërja e mjegullës, tymnajës) dhe kështu është përhapur në gjithësi.
Ky element pasi është krijuar nga asgjëja, është bërë themeli për zbulimet e para të ekzistencës së All-llahut. Atomet duke u bërë zinxhirë, nga këto lëndë u vunë në funksion për gjendjet e lëndës si të gaztë, të lëngët dhe të ngurtë. Planeti i parë që është ngurtësuar dhe është përgatitur për të na shërbyer, është planeti ynë. Yjet dhe planetet në kozmos për një kohë të gjatë kanë qenë në gjendje të gaztë. Më pas, pasi kaluan në gjendje të lëngët, qëndruan në vëllimin e masës së një zjarri. Kurse toka e gjitha u ngurtësua menjëherë, lidhi kore mbi të dhe u formua tabani për jetën. Me këtë gjendje të besueshme krijimi dhe formimi i botës ka ndodhur përpara planetëve të tjerë.
Bashkudhëtari im që i dëgjonte me kujdes të dhënat që i jepja, duke ma prerë fjalën më tha:
-Në të vërtetë u habita shumë mësues. Ato që keni thënë rreth asaj tymnaje, s’i kam dëgjuar kurrë. Është një shpjegim me logjikë që fillimi i gjithësisë të ketë qenë lënda.
-Zotëri,-i thashë, në suren El-Enbija ajeti tre, thuhet: "Çdo gjë e krijuam nga uji".
Shumë dijetarë për këtë kanë thënë se ky ujë është shenjë për elementin (e parë, tymnajën). Sepse ajo materie është e rrjedhshme si uji, s’ka dendësi të madhe dhe është e brishtë.
-Mësues, unë përsëri shprehjen "krijim nga asgjëja" s’mund ta pranoj. Me një fjalë si mund të krijohet diçka nga "asgjëja". "Asgjë" d.m.th. të mos ketë lëndë. Si mund të krijohet një gjë pa qenë lënda?
-Do mundohem ta sqaroj,-i thashë dhe vazhdova të shpjegoj.
Tek Providenca Hyjnore dallohen dy stile të krijimit të një gjëje të re. E para "fillim" d.m.th. të krijosh një gjë të re nga hiçi, asgjëja. Kurse tjetra "ndërtim" d.m.th. duke i sjellë në një formë elementet e krijuara, të dalë në shesh një krijesë e re e krijuar prej Tij.
Elementi (i parë, tymnaja), që ka sjellë lëndën në vetvete, e cila ka qenë thesari i parë për gjithësinë, është krijuar nga asgjëja. Kjo lëndë me gjykimin e All-llahut u shpërbë dhe u soll në trupin e atomit, energjisë e të thërmijave të tjera themelore. Puna e krijimit të parë është bërë duke qenë një veçori vetëm e Tij. Nga ajo që përmendëm më sipër si "ndërtim" është hapur dera për krijimin e sendeve, nga elementet e gjendura.
Në fillim të krijimit, për një herë sa të ishte e nevojshme, materia është krijuar duke qenë një veçori e Tij. Ne vemë re se në pranverë miliona bimë dhe pemë gjallërohen duke gjetur një trup të ri. Forma, ngjyra, modeli, aroma bile edhe pema nuk janë në të njëjtën gjendje me stinën e kaluar. Këto në çdo stinë pranvere krijohen nga "asgjëja".
Por me urdhrin e All-llahut "Bëhu", duhet ditur shumë mirë thelbi i veçorisë së Tij në krijimin nga "asgjëja". Nëse për ne një gjë nuk ekziston e që nuk zotëron aftësi të lëndës, ajo dihet e njihet nga ana e All-llahut. Sepse cilësia e dijes së Providencës Hyjnore çdo gjë, e përfshin në brendësinë e saj. Kështu që jashtë rrethit të dijes së All-llahut nuk mbetet asgjë jashtë. Nga ky rreth i dijes së Tij, nëse del një gjë në rrethin e ekzistencës së materies, sipas nesh quhet "asgjë". Ama këtë asnjë kohë s’mund ta përfytyrojmë në mënyrë absolute në formën e "hiçit".
Duke vërejtur formën e fytyrës së tij kuptova se më kërkonte më tepër sqarim, e dukej sikur më thoshte: "A nuk e shpjegon edhe pak këtë pjesë?"
Themi kështu,-iu përgjigja unë. Mendojmë sikur është krijuar diçka pa pasur shembull model apo mostër. Kjo ngjarje për sa na përket neve është krijuar nga "hiçi". Por nëse për ne një gjë s’ka shembull e model, ajo për All-llahun gjendet në rrethin e dijes së Tij. Një gjë e krijuar pa dalë në këtë botë e pa veshur kallëpin dhe veshjen e lëndës, ne s’mund ta dimë e ta njohim atë. Me të dalë ajo në pah, themi se është krijuar nga "hiçi". Kjo e përkufizon kapacitetin e mendjes tonë. Sipas nesh krijohet nga "asgjëja". Por sipas rrethit të dijes së All-llahut s’është kështu. Sepse ajo është e gjendur në rrethin e dijes së Tij. Vetëm se ajo nuk ka veshur trup.
-Po ja ta asgjësosh? Domethënë një lëndë që ekziston si mund të bëhet "asgjë"?
Faktikisht bashkëfolësi im me këtë pyetje donte të arrinte në këtë pikë. All-llahu, një materie që ekziston si mund ta zhdukë fare? Në qoftë se e bën këtë, atëherë na tregoni një shembull. Në qoftë se s’e bën (Zot na fal), ai që s’mund të zhdukë diçka si mund të jetë krijues?
Ia kuptova qëllimin nga toni i zërit. Më pas vazhdova të shpjegoj:
-Miliona bimë, degë pemësh, gjethe dhe lloje frutash, aroma, forma, modeli e stilet e tyre të cilat krijohen e rigjenerohen nga e para në çdo stinë pranvere, kur vjen stina e dimrit, ato asgjësohen.
Ta hedhim në sobë një copë dru e ta djegim. Do të vemë re se ajo është bërë hi. Në këtë rast përmasat e drurit, pesha, aroma, ngjyra dhe tipi janë "asgjësuar". Mbase po të mbledhim hirin, energjinë dhe tymin që ka nxjerrë, mund t’ia gjejmë peshën. Ndërsa ngjyrën e tij, aromën apo cilësitë e tjera s’mund t’i kthejmë dot mbrapsht. Sepse ato janë zhdukur, janë bërë "asgjë".
Sipas një sërë kërkimesh që janë bërë kohët e fundit nga shkencëtarë astronomë, tregohet se: Disa yje që janë shumë herë më të mëdhenj se bota jonë, futen në një vend të cilit nuk i dihet origjina e quajtur me emrin "Vrima e zezë". Pasi futen atje, humbasin dhe dalin nga bota e materies. Shprehet se forca tërheqëse e "vrimës së zezë", është pothuajse afër pafundësisë. "Vrimat e zeza" nxehtësinë, dritën, zërin dhe çdo lloj radiacioni, i zhduk duke i gëlltitur menjëherë. Gjithashtu edhe yjet gjigandë duke rënë në brendësi të tij humbasin e zhduken. Kështu që për këtë arsye është emëruar si pus pa fund. Duke i marrë nga ky pozicion, ne mund t’i vlerësojmë "vrimat e zeza" si një derë kaluese për në botën e pashterrshme.
Ai pasi i mbledhi duart dhe mori frymë thellë më tha:
-A e dini mësues, këto që keni shpjeguar deri tani mua nuk më kanë bindur plotësisht. Megjithatë mund të them se janë sqarimet më logjike që kam dëgjuar deri më sot.
Nga pas sikur po i jepte përgjigje një pyetjeje që i vinte nga brenda, e duke pëshpëritur tha:
-Ka një rrugë shumë më të gjatë.
Nga udhëtarët pas nesh që dëgjonin bisedën, u fut e u përzie në bisedë dhe një i ri.
“Mësues”,- tha me një zë të fortë e me intonacion. “Ne All-llahun nuk e shohim. Ndërsa lëndën e prekim dhe e shohim. Një All-llah që s’shihet, si i bëhet që mbi një lëndë të cilën e shohim dhe ekziston, të ndikojë mbi të, ta drejtojë e ta sistemojë atë? A ka mundësi kjo?”
Pandeha se shoku im bashkëfolës, do të gëzohej që gjeti një që ta mbështeste. Por përkundrazi ai e vrenjti menjëherë fytyrën dhe e pa shtrembër djalin. U çudita për momentin. Më pas kuptova që nuk e pëlqeu për arsye se foli me ton dhe nuk i respektoi rregullat dhe mirësjelljen në të folur.
U mundova t’i jepja përgjigje:
-Një mbret, për të drejtuar vendin e vet përgatit ligje. Për t’iu bindur populli ai vendos njerëz me detyrë për të zbatuar këto ligje. Pas vendosjes së ligjeve që do të mundësojnë qetësinë dhe rregullin në shoqëri, do të thotë se është vizatuar drejtimi i caktuar. Tashmë atë që vepron kundra ligjit, pra fajtorin, në lidhje me statusin e ligjeve, kapet nga forcat e sigurimit e jo nga mbreti dhe gjykatësi ia jep dënimin e merituar. Pra nuk ka mbetur e nevojshme që vetë prezenca e mbretit të merret me atë punë ose të dalë vetë ai në pah.
Ja pra edhe Zoti ynë që ka krijuar këtë gjithësi, ka bërë të mundur rregullimin dhe sistemimin e kësaj bote nëpërmjet këtyre ligjeve të përsosura. Në këtë sistem, nga atomi më i vogël deri tek galaktikat që përfshijnë miliarda yje, çdo gjë e krijuar është bërë natyrore. Për çdo gjë është përcaktuar vërtetësia dhe dobia e saj. Çdo gjë si një ushtar që zbaton urdhërin, lëviz brenda këtij sistemi të përsosur.
Kjo rregullsi e ky sistem që është vendosur në fillimin e gjithësisë, vazhdon ende të jetë po në atë harmoni. Në qoftë se edhe një thërmijë devijon nga drejtimi që i është dhënë, gjithësia do ngatërrohej e do ia behte kijameti. Të zotët e mendjes që e vëzhgojnë me meditim gjithësinë, do të dallojnë dorën e një Fuqiploti të gjithësisë.
Djali që u fut në bisedë pak më parë, ndërsa po bëhej gati ose të kundërshtonte përgjigjen ose të bënte një pyetje tjetër, bashkudhëtari im u fut menjëherë në bisedë e tha:
-Le të flasim për temën e të mospamit. Nëse ka All-llah, përse nuk shihet? Çfarë gjëje është All-llahu? Kujt e çfarë i përngjet Ai?
Biseda sa vinte dhe u mbulua nga një atmosferë dijesh. Tashmë po shihja se bashkëudhëtari im po më ndiqte më mirë, më dëgjonte më me seriozitet dhe largohej nga të dhënit gjykim parakohe e pa fryt. Në fillim pyetjet m’i bënte për të më lënë në gjendje të vështirë. Tashmë po sakrifikonte për të gjetur përgjigjen e atyre e t’i krahasonte me dijet e veta. Kur shihte se ndonjë anë nuk i përshtatej mendjes e logjikës, e përsëriste pyetjen ose përcaktonte disa pika që duheshin shpjeguar më mirë.
Pa filluar për të dhënë përgjigjen, autobusi parkoi para një lokali turistik për pushimin e kohës së ngrënies. Duke zbritur sëbashku, u zhvendosëm në një qoshe pa njerëz.
Si do t’u besojmë gjërave që nuk i shohim
Po ndieja se shoku im s’e kishte më atë gjendje që kishte kur e njoha. Në fillim ai ishte i qetë dhe me një sjellje poseduese ndaj ambjentit. Tashmë atë e kishte kapur një shqetësim dhe ishte futur brenda një paniku të ëmbël.
Me gjithë këmbënguljen time gjellët i porositi ai. Duke pirë me ngadalë çajin i thashë: -Po deshe, le të flasim për përgjigjen e pyetjes tënde. Këtu është më qetë. Unë meqë isha i sigurtë se biseda jonë do të vazhdonte edhe këtu, përgjigjen e shokut tim që rrinte i menduar gjatë ngrënies, e gjeta në rreshtat që lexova nga Përmbledhja "Risale-i Nur" (Mesazhet e Dritës) të të famshmit Beddiuzzaman Said Nursi.
-Së pari ta fillojmë pyetjen nga pjesa e dytë, -i thashë.
"Është e ditur se të dish ekzistencën e një gjëje është ndryshe, e të dish llojin dhe thelbin e saj është diçka tjetër. Në gjithësi ka aq shumë elemente saqë megjithëse në mendjet tona ato ekzistojnë, ne s’mund t’i dimë se ç’lloj janë e ç’përmbajnë ato. Për shembull megjithëse e dimë ekzistencën e shpirtit, mendjes, ëndrrës, ligjin e forcës tërheqëse, elektricitetin, e shumë gjëra të tjera, ne s’mund t’i përcaktojmë ato se ç’lloje janë ato formalisht.
Sipas ligjit që "Vepra s’mund ta përshkruajë dot autorin e vet" edhe mendjet tona, Atë që i ka krijuar, s’mund ta përshkruajnë e ta përngjasojnë me gjësendi. Sepse mendja është krijesë e Krijuesit. Si çdo krijesë tjetër edhe mendja ka një kufi. Një krijesë që ka aftësi të kufizuara, s’mund ta përshkruajë se si është lloji i shenjtë i Providencës Hyjnore, e s’mund ta kuptojë Atë. Në çdo krahasim dhe pandehje gabon dhe anon nga e gabuara.
Të gjitha cilësitë e All-llahut janë pa fund. Janë absolute, pa fillim e pa fund. Kurse mendja është e kufizuar, ka një kapacitet të përcaktuar për të konceptuar gjërat që e rrethojnë. Kështu që ai që ka kufi atë që s’ka kufi, ai që është i përkufizuar Atë që është pa fund, ai i cili ka fillim e fund Atë të cilën s’ka fillim e fund, nuk mund t’i konceptojë, t’i njohë apo t’i dijë.
Meqë Providenca Hyjnore nuk ka shembull, përngjasim apo ndonjë gjë të kundërt me të, mendja jonë Atë s’mund ta arrijë, apo ta përfytyrojë. Sepse All-llahu i Madhëruar s’është prej llojeve të gjithësisë, që ne të mund ta krahasojmë Atë me ç’ka ndodhet në gjithësi. Përceptimi i llojit të Tij nuk i përngjan asnjë lloj përceptimi që ne mund ta përshkruajmë ose ta përfytyrojmë.
Ne komentimin dhe përfytyrimin, e bëjmë me ato që dimë, që kemi dëgjuar, e me fuqinë e imagjinatës. Për këtë shkak ai që është i krijuar, me aftësitë e veta s’arrin të kuptojë Krijuesin. S’mund ta dimë se në ç’gjendje është, apo se çfarë i përngjet Atij. Meqë erdhëm tek tema e të mospamit, siç dihet bota e çdo gjëje që ekziston, s’përbëhet vetëm prej dijes së pesë shqisave. Njeriu me sy sheh gjërat që kanë trup dhe që përbëhen nga materia. Gjuha ndien shijet, veshi dëgjon zërat.
Të thuash "Nuk i besoj asaj që shoh" d.m.th. që detyrën e mendjes t’ia ngarkosh syve. Sepse të mos ta shohësh diçka, s’është argument se ajo nuk ekziston. Në këtë botë ka disa lloje elementesh që nuk mund të shihen. Ne s’mund t’i mohojmë ato për arsye se nuk i shohim me sy. Për këtë gjë pesë detyrat e pesë organeve të shqisave duhen përdorur në fushën e vet. Si nuk mund ta përdorim veshin për të parë, apo gjuhën për të dëgjuar, gjithashtu syrin s’mund ta përdorim për të njohur, përkufizuar, apo për të kuptuar. Këtë punë e bën mendja. Për shembull megjithëse e shohim se sa e lidhur është një nënë me fëmijën e saj, ne s’mund ta shohim dashurinë apo dhembshurinë e saj. Atë ne e ndiejmë me mendje. Ne mund ta shohim me sy një ndërtesë të mrekullueshme. Kurse gjenialitetin e saj si vepër artistike ne mund ta paraqesim vetëm me mendjen tonë.
Mos’shikimi i All-llahut ndodh ngaqë Ai nuk ka gjë të kundërt me veten, që kështu është edhe pamundësia e shfaqjes së Tij. Bile edhe në rastin kur dielli është në pikën kulminante të shkëlqimit të tij, është e pamundur ta shohësh. Për këtë gjë ka disa thënie të bukura të Said Nursiut: "Ata të cilët e kërkojnë çdo gjë tek materia, mendjet i kanë tek sytë. Kurse sytë janë të verbër për anën shpirtërore."
Bashkudhëtari im pasi më bëri ta përsërisja edhe një herë fjalinë e fundit, tundi kokën në shenjë nderimi. Kuptohej nga shprehja e fytyrës se iu mbush mendja dhe unë po ndieja një kënaqësi të madhe brenda meje.
-
-
Kur u nis përsëri autobusi, duke menduar se ishte mërzitur nga gjithë ai bisedim i gjatë, ndërrova temë dhe doja të flisja gjëra të rastit. Por me sa dukej ai s’po mund të dilte nga bota e vet, ose s’donte të dilte prej andej. Atij i pasqyrohej në fytyrë një ndienjë për të kapur e për të gjetur disa gjëra duke u menduar thellë-thellë.
Përsëri sytë e udhëtarëve përreth, ishin drejt nesh. Sikur donin të thonin: Jepini, çfarë prisni akoma, filloni dialogun". Pa zgjatur shumë kjo heshtje, shoku im filloi përsëri me pyetje:
-Mësues, e pranojmë se ekziston All-llahu dhe Ai e krijoi gjithësinë. Atëherë All-llahu vetë si ka dalë? Kush është Ai që e ka krijuar Atë?
Nga që e ndieva se do e pyeste këtë pyetje, buzëqesha. Bashkudhëtari im duke më kuptuar gabim tha:
-Mësues, mbase juve këto pyetje ju duken të çuditshme, por ju lutem, vlerësojeni temën nga ana ime. Ju po shëtisni në botë një njeri që s’ka parë botë me sy. Unë jam i huaj në botën që ju studioni. Mos harroni se ishit ju ai që m’i njohët mua këto botëra dhe po më shëtisni në to.
Më preku shumë ky sinqeritet i madh i tij dhe fillova prapë t’i lutesha Zotit për ta udhëzuar. Në këtë moment, kur po mundohesha të gjeja përgjigjen e pyetjes, më erdhi në mend shembulli që kishte dhënë Mehmet Kırkıncı (nxënës i Said Nursiut). Duke ia transmetuar atij i thashë:
-Mendoni një tren me 80 vagona. Këto vagona i tërheq secili vagon që ndodhet përpara tij. Erdhi radha tek lokomotiva. Po lokomotivën "kush e tërheq?" Një pyetje e tillë s’mund të bëhet. Sepse në qoftë se nuk është një lokomotivë që tërheq e që nuk tërhiqet nga një tjetër, atëherë prishet sistemi i trenit dhe kështu ai s’mund të lëvizë.
Një ushtar në ushtri urdhërat i merr nga rreshteri, ky i merr nga togeri e më pas nga kryekomandanti e ky i fundit nga mbreti. S’mund të bëhet pyetja se nga i merr urdhërat mbreti. N.q.s. edhe mbreti i merr urdhërat nga dikush tjetër atëherë ai nuk quhet mbret. Veçoria e tij është që të japë urdhëra pa i marrë ato.
Siç do të kuptohet nga këta shembuj, është e domosdoshme ekzistenca e një Fuqiploti që i ka krijuar të gjitha krijesat e që s’është i krijuar vetë. Sepse ligji i lindjes e të jesh i lindur, është një gjendje që i përket vetëm krijesave. S’mund të kërkohet ky ligj tek Ai Fuqiplotë që ka krijuar gjithësinë.
Bashkudhëtari im tundi kokën për vërtetimin e thënieve të mia. Ndërkohë i riu që ishte ulur pas nesh u fut përsëri në bisedë duke bërë një pyetje të tillë:
-Dakord, po ç’bënte All-llahu përpara se të krijonte gjithësinë?
U mundova t’i përgjigjesha shkurtimisht:
Për të bërë pyetje të tilla bëhet shkak kuptimi jo i drejtë i termave "kohë" dhe "pa fillim". Koha është një termë që ka filluar me krijimin e gjithësisë dhe vazhdon të jetë me krijesat. D.m.th. kuptimi që dimë ne për kohën, është se ajo është krijuar bashkë me krijesat. Kur e ndajmë kohën në "e shkuar", "e tashme" dhe "e ardhme", është një gjëndje që i përket dhe bëhet fjalë vetëm për krijesat. Kurse për "pa fillim e fund" nuk mund të bëhet një ndarje e tillë. Përveç kësaj s’mund të mendohet një pikënisje për "pa fillim e pa fund". "Ezeli" i përket vetëm All-llahut (xh.sh.) që është larg nga të përcaktuarit vend e kohë. Të qenurit e All-llahu "Ezel" do të thotë të jetë pa fillim e pa fund.
Providenca Hyjnore është "pa fillim". Ndërsa koha ka filluar me krijimin e sendeve (mevxhudat). Nuk kishte kohë përpara krijimit. Kështu që nuk mund të bëhet një pyetje e tillë për All-llahun. Vetëm All-llahu që është "Ezel ve Ebed", pra "pa fillim dhe pa fund", ka mundësi ta formulosh pyetjen se ç’bënte All-llahu në "Ezel"?
Megjithatë kjo gjendje i përket vetëm All-llahut ( xh.sh.). Mendja e krijesës që është e paaftë, e mangët dhe e kufizuar nga kjo pikëpamje, s’mund ta përshkruajë e ta pështjellojë gjendjen e Tij. Mendja dhe zgjuarsia e njeriut si mund ta shohë e të kuptojë "Ezel"-in dhe të fshehtat e tij, kur në të s’bëhet fjalë për vendin e kohën që ne dimë.
Në këtë mënyrë vazhdonte duke ecur biseda jonë. U fol edhe për tema që kërkonin sqarime logjikore si ringjallja pas vdekjes, përcaktimi i Zotit dhe ëngjëjt. Të gjitha këto kaluan duke iu përgjigjur saktë dhe shkurtimisht. Biseda u përqendrua së tepërmi mbi teorinë e evolucionit të Darvinit.
Shoku im një temë tjetër që ai qëndroi me ngulm mbi të, ishte arsyeja se për se njeriut i vinin fatkeqësira dhe bela mbi kokë prej shejtanit. Për këtë arsye shumë vetë shkojnë në xhehennem prej devijimit të rrugës së drejtë. Si e lejon këtë drejtësia dhe mëshira e madhe e All-llahut?
Pyetjeve që bënte miku im dhe ato që m’i drejtonin ata që ishin pas nesh, u përgjigjesha pa pasur ndonjë vështirësi duke përfituar nga veprat e dijetarit të madh Said Nursi. Providenca Hyjnore mirësinë që i ka dhënë njeriut për këtë pak kohë para ardhjes së kijametit, tani po e kuptoja më mirë prej shpjegimit dhe komentimit të Kur’anit. Kur dhashë përgjigjen për pyetjen në lidhje me krijimin e shejtanit duke përfituar nga të njëjtat vepra, vura re se bashkëbiseduesit e mi u bindën krejtësisht. Për këtë e falenderova shumë All-llahun.
Desha të shprehja gjithë falënderimin tim ndaj Tij. Kur u pyetën pyetje nga më të vështirat të gjitha argumentet, shëmbëllimet dhe sqarimet në lidhje me këto tema që kisha lexuar deri atë ditë, m’u shfaqën para syve si në një shirit filmi. All-llahu i Madhëruar vrapoi për të më ndihmuar tamam në kohën kur kisha nevojë për Të. All-llahu (xh.sh.) donte të mbronte ato të vërteta të shenjta nëpërmjet një njeriu të dobët si puna ime, përballë një njeriu marksist aq të zgjuar dhe me një kulturë të gjerë e të arrirë.
Po tregoja kujdes që gjatë bisedimeve tona bashkëfolësin mos ta thyeja, ta fyeja ose ta fusja në atmosferën e një dialogu të ashpër. Sepse që nga fillimi i bisedës sonë, fjalën e të nderuarit Beddiuzzaman Said Nursi e bëra udhërrëfyesin tim: "Që të fitosh mbi njerëzit e qytetëruar (d.m.th. të bësh atë që ata të pranojnë mendimet e tua), bëhet vetëm me bindje dhe jo me detyrim". Për këtë arsye në çastet që miku im bëhej i sertë, mundohesha që ta zbusja gjendjen duke iu përgjigjur me buzëqeshje. Gjithashtu iu largova asaj që veten ta zbukuroja e ta mbaja më lart se të tjerët.
Biseda e autobusit që na çoi në shtëpi
Biseda përballë njëri-tjetrit, vazhdoi deri në stacionin e autobusit të Adanasë. Deri këtu u zgjidhën shumë pika, por gjithashtu shumica e tyre kishin mbetur përgjysmë. Përpara nesh kishim një mal me çështje që kërkonin sqarim të shpejtë. Por fatkeqësisht udhëtimit të mikut tim i erdhi fundi. Ai do të qëndronte në Adana, kurse unë do të vazhdoja për në Hataj. Nga brenda meje po kalonin këto fjalë: "Ah sikur të dëshironte që ta kalojmë së bashku këtë mbrëmje për të vazhduar bisedën tonë", kur papritmas m’u ngjit për krahu.
-Ku shkon?-më tha me një seriozitet të madh.
-Ju e dini,-i thashë. Rruga ime vazhdon deri në Hataj. Për një moment duke i vrenjtur vetullat më tha:
-Jo, s’mund të shkosh kurrë në asnjë vend. Ty nuk të lë të shkosh në asnjë vend. Si mund të lihen pas dore tema të tilla jetësore? Këto çaste mendja ime është e ngatërruar. S’mund të duroj më asnjë krizë tjetër. Patjetër duhet të arrijmë në një përfundim.
E pëlqeva shumë propozimin e tij. Megjithëkëtë duke u detyruar i thashë:
-Vetëm se kam një kusht. Do të qëndroj në qoftë se bëheni mysafiri im. Nëse jo, atëherë s’mund ta pranoj propozimin tuaj.
Duke mos kundërshtuar fare tha:
-S’ka rëndësi se kush dhe i kujt do të jetë mysafir. E rëndësishme është që të vazhdojmë bisedën tonë.
U morëm vesh. Qëllimi ishte që ta çoja atë në një vend që desha. Pasi e binda shokun tim, fillova të mendoja alternativat se në cilat tema do të përqendrohesha më tepër. Atë njeri të cilit brenda tij kishte një vend të rëndësishëm mendimi për jetën, s’mund ta çoja në një vend të rastit apo në ndonjë hotel. Edhe po të lajmëroja miqtë që njihja, s’mund t’i mblidhja ata rreth vetes time. Sepse kjo gjendje mund t’i linte dyshime atij, e të ikte i frikësuar.
Më e mira ishte që t’i thoja "atij personi" se do të shkonim tek shtëpia e një shokut tim të afërt, që është si shtëpia ime. Nuk duhet të kishte njeri tjetër përveç meje dhe të zotit të shtëpisë. Për këtë arsye mora në telefon një shokun tim që ishte agronom dhe ia shpjegova shkurtimisht gjendjen.
Ai u emocionua së tepërmi, e më pas tha:
-Ju më prisni aty. Po vij t’iu marr me taksi.
Duke pritur në stacionin e autobusit e vështrova me cep të syrit "atë person". Po merrte disa shënime në një letër që kishte në dorë. Më pas kuptova se shkruante të gjitha llojet e pyetjeve që i shkonin ndër mend për të më pyetur. Ishte një listë me rreth 60 pyetje.
Duke u kënduar ezani i akshamit i hipëm taksisë. "Ai person" që qëndronte me një fytyrë të qeshur e që dukej simpatik, tashmë ishte mbyllur përbrenda dhe dukej sikur kishte humbur në botën e tij të brendshme.
Me të ardhur në shtëpi s’kishim zgjidhur akoma lidhëset e këpucëve, kur ai duke u kthyer nga unë:
-Në rregull,-tha. Folëm disa gjëra në lidhje me temën e ringjalljes pas vdekjes. Kjo sipas meje është e pamundur. Sepse trupi ynë do të bëhet dhé e pluhur. Atomet e trupit tonë do të shpërndahen dhe nëpërmjet disa kafshëve do të çohen nëpër vende të tjera, e kanë për t’u shpërbërë. Në këtë mënyrë çdo gjë ka për të qenë shumë e ngatërruar. Dhe ju vini e thoni se do të krijohemi përsëri?
U habitëm shumë që u pyet kjo pyetje para derës. Dukej se "ai person" po përpëlitej brenda një lufte të madhe mendimesh. Pyetjet që i sulmonin mendjen, aq të papranueshme i bëheshin në tru, saqë një nga një, dy nga dy i shprehte në mënyrë të pakontrolluar dhe si mjaftonte durimi për t’i futur përsëri brenda.
I zoti i shtëpisë duke vrapuar para meje tha:
"Mos u merakosni zotëri. Eja futuni brenda të freskohemi njëherë. Më pas ngopim dhe barkun mirë me bukë. Më besoni që këtë natë ka për t’u zgjidhur çdo gjë, mos u merakosni fare."
Pasi falëm namazin bashkë me shokun tim në dhomën aty pranë, hëngrëm bukë. Pas pirjes së një çaji pas buke, po e ndienim se ishim gati për të bërë një bisedë të rehatshme. Njëkohësihst e dinim se "ai person" s’mendonte gjë tjetër përveçse të vazhdonim bisedën..
Nxori nga xhepi listën e pyetjeve dhe po priste në një gjendje të tillë. Pa pritur që të çonim ende tryezën tha:
-Kjo ditë për mua është shumë e rëndësishme. Ndoshta për ju mund të jetë një bashkëbisedim i radhës dhe i zakonshëm, por për mua s’është e njëjtë….
Në jetën time kam marrë pjesë në mbledhje të panumërta. Kam dialoguar me grupe e njerëz të panumërt. U kam shpjeguar mendimet e mia dhe kam mbrojtur tezat e mia. Kam kaluar ditë të rralla bashkë me një numër të madh komunistësh. U kam shpjeguar atyre për vendet e pakuptueshme, të serta e të pahapura të komunizmit. U kam folur për pjesët që nuk pëlqeheshin dhe që studioheshin për të gjetur të vërtetat. E kur i shpjegoja të gjitha këto, kam marrë lavdërimet e të gjithëve. Jashtë shtetit, veçanërisht kur kam shkuar në vendet socialiste, për ato që kam ditur u kam bërtitur pa u lëkundur fare liderve në të gjithë botën. Atëherë jam duartrokitur dhe jam ngritur në qiej. Këtë mund ta them me sinqeritet, se kujtimet e atyre ditëve s’mi kanë dhënë emocionet e këtij momenti.
Pse do thoni ju?
Unë kam një ideal prej një gjysmëshekulli. Jam i detyruar të pohoj që gjatë udhëtimit tonë dy-tre orësh me autobus, kanë kaluar ato lloj bisedash, saqë ideali që unë mbroj dhe mendimet e mia, kanë marrë plagosje të rënda. Takimi ynë në stacionin e Adanasë, u bë si strehë e një shpëtimtari. Por mua kjo më bëri të mendohem së tepërmi.
Ne e paraqesim marksizmin si një rrugë dhe alternativë të vetme. Në këtë udhëtim më bëri që ta ndieja rëndësinë edhe të një tezë të dytë. Për këtë i thashë vetes sime: "Në qoftë se ka një tezë që e kalb atë të marksizmit, më duhet që ta di atë. T’ia mbathësh nga kjo nuk është shpëtim. Nëse sot i mbyll veshët ndaj kësaj alternative, nesër më del përsëri përballë. Kur është kështu më duhet që t’i dij detajet e kësaj alternative.
Sipas meje çdo mendim duhet të jetë një masë për matjen e vlerës së njeriut. Gjithashtu në qoftë se të del përballë një mendim i bukur ose alternativa që synojnë diku, duhet t’i dëgjosh ose t’i lexosh ato. Sepse në qoftë se na del në pah një gjendje që je i bindur vetëm në një mendim, e cila quhet fanatizëm, e s’do t’ia dish për të tjerët, atëherë njeriut që ke përballë s’mund t’i shpjegosh asgjë. Kjo d.m.th. të shkatërrosh e të ndalosh rrugët që të çojnë e të drejtojnë tek e vërteta. Kështu hesht logjika dhe flasin ndjenjat dhe njëanshmëria.
Nëse një njeri më shpjegon gjëra për të cilat unë kam nevojë, duhet ta falënderoj atë. Sepse ai më paraqet mua artikuj e materiale të gatshme. Ja pra mua gjatë rrugës m’u treguan disa të vërteta që unë kisha nevojë për to. Më drejtë për botën time të mbyllur, u kërkua një kënd’hapje për disa dyer. As mendimet që unë mbroja s’janë kalbur përfundimisht, as këto të drejta nuk më janë shpjeguar tamam. Për këtë shkak, mendja ime është bërë si një fushë lufte. Çdo gjë më është bërë konfuze, e turbulluar dhe e ngatërruar me njëra-tjetrën. Për këtë kërkoj një zgjidhje të prerë. Në qoftë se jo, s’mund t’i duroj më këtij konfuzioni.
Duke na treguar letrën në dorën e tij që kishte shkruar shënimet dhe pyetjet e veta tha:
-Në këtë fletë kam bërë një listë. D.m.th. radhita të gjitha pyetjet që më vinin ndër mend. Janë rreth 60 të tilla. Këto pyetje ndoshta për ju mund të jenë gjëra të ditura dhe klasike, por për mua janë gjëra jetësore.
I zoti i shtëpisë me të buzëqeshurën e tij të ëmbël duke ia prerë fjalën i tha:
-Zotëri, po të doni, ia fillojmë me pyetjet. Por para se të fillojmë kam një lutje ndaj jush. Ajo është: Duhet që biseda jonë të jetë në ambientin e një tolerance, mirëkuptimi dhe mirësjellje si midis dy miqsh të mirë.
Në këtë moment bashkëfolësi duke u futur në mes tha: Edhe unë këtë dua. E përsëris dhe e them hapur që: "Midis armikut që kupton atë që thua e çdo thuash dhe mes mikut që s’kupton çfarë thua e çfarë do të thuhet, unë do të zgjidhja armikun. Më duket se kjo na mjafton".
Miku ynë edhe një herë po e tregonte veten se sa i pjekur, i drejtë e me përvojë ishte. Duke vazhduar bisedën tha:
-Mësues. Dua të hap një temë që u fol gjatë në autobus. A është kusht që të ekzistojë Krijuesi i kësaj bote? Do të doja sqarime shkencore dhe logjike për këtë temë.
Vepër e kujt është kjo gjithësi?
E dinim se pika më e rëndësishme ishte Teuhidi (Besimi në një Zot). Për këtë duke hapur librin "Ç’është natyralizmi", që është i veçantë për këtë temë, filluam të lexonim.
Libri duke bërë një hyrje të bukur, radhiste katër supozime që shtroheshin për temën e krijimit të gjithësisë.
E para: Gjithësinë e krijuan shkaqet.
E dyta: Gjithësia u formua vetvetiu.
E treta: Është natyra, d.m.th. e ka krijuar natyra.
E katërta: Është formuar dhe krijuar me forcën e një të Plotfuqishmi.
Po, faktikisht s’mund të mohohet ajo që ekziston. Çdo gjë që krijohet vjen në formën e trupit me një përsosmëri dhe qëllim të caktuar. Me sa duket kësaj krijese ose kësaj kafshe, ti ke për ti thënë:
1- Atë e krijojnë shkaqet. Me mbledhjen e shkaqeve krijesa gjen trup.
2- Ose ajo kafshë është krijuar vetvetiu.
3- Ose ka dalë nga ndikimi i natyrës.
4- Ose është krijuar nga forca e një të Plotfuqishmi.
Kuptohet logjikisht se përveç këtyre katër rrugëve s’ka rrugë tjetër. Në qoftë se vërtetojmë prerë se tre të parat janë të pamundura, na del në shesh që rruga e katërt është e sigurtë për të qenë e saktë. Pra All-llahu (xh.sh.) me forcën e Vet ka krijuar çdo gjë.
Duke ndjekur radhitjen me kujdes, bashkëfolësit tonë i ndritën sytë për një çast e tha:
"Një hyrje shumë e bukur dhe një radhitje shumë e logjikshme. Faktikisht n.q.s. vërtetohet që tre rrugët e para nuk janë krijuese atëherë s’ka problem. Po i përsërisim".
I pëlqente shumë forma e sistemimit.
"Rruga e parë (Pohimi i parë): Duke ardhur nga mbledhja e shkaqeve bëhet formimi i sendit dhe krijesa gjen trup.
Përgjigje: "Supozojmë një farmaci të mbushur me një numër të konsiderueshëm shishesh dhe kavanozash të ilaçeve të ndryshme. Nga ilaçet që ndodheshin nëpër shishe kërkojmë një brum gjallese. për të krijuar një vemje të gjallë dhe të përsosur. E solli rasti të futemi tek kjo farmaci. Kontrolluam të gjitha raftet dhe shishet me të gjitha llojet e ilaçeve që përmbanin elementin e gjallesës. Duke kërkuar arritëm në konkluzionin se për të krijuar këtë lloj brumi na duhej të merrnim nga të gjitha shishet një numër të preçizuar ilaçi. Nga secila shishe me peshë të preçizuar, mund të merrej një ose dy gram prej këtij, ose tre-katër gram prej atij dhe gjashtë-shtatë gram prej një tjetri. Po qe se ky raport do të prishej, për këtë lloj brumi ai nuk do të kishte efektin e duhur. Kur u kthyem që t’i vëzhgojmë këto shishe, vumë re se ato ishin mbushur me shumë kujdes dhe preçizion të madh, ashtu siç e llogaritëm edhe ne. Mbase jo të gjitha, por për të krijuar brumin e duhur ne do të na duheshin të paktën mbi pesëdhjetë shishe dhe kavanoza.
Vallë a ka mundësi dhe a është brenda logjikës së dikujt, që për brumin e kërkuar, sikur aksidentalisht, prej fryerjes së stuhisë, të gjitha shishet të rrëzohen e të derdhen, e pikërisht në këtë moment, pa humbur balancën e gramaturës, duke u krijuar gramaturat e nevojshme, të krijohet brumi i gjallesës (apo një ilaç)?
-
-
Po si ky shembull mund të vërtetojmë se çdo gjë e gjallë ka në përbërjen e saj një brum gjallese. Çdo bimë është një eksperiment i gjallë, që është realizuar nga pesha të preçizuara të elementeve atomike të veçanta. Po qe se këto mendime do t’i shpërfytyrojmë dhe padrejtësisht do të thonim se kjo është një rastësi e mbështetur tek shkaqet dhe elementet, atëherë kjo do të ishte një qind herë e pamundur dhe larg logjikës, njëlloj si në farmacinë që thamë, se stuhia dhe fryerja e erës, këto shishe i rrëzoi dhe u krijua brumi i gjallesës së kërkuar".
Për ta kuptuar më mirë shembullin, e lexuam temën edhe një herë nga e para. Ai e kapi shumë mirë shembullin ngaqë i kuptonte mirë fjalët osmanllisht.
-Njëlloj si në një farmaci ku nga ana e një farmacisti bëhet përpunimi i ilaçeve me masë dhe peshë të ndryshme,-përsëriti ai.
Këtë të fundit e vërtetuam me një buzëqeshje.
Po, e njëjtë me këtë... Le të mendojmë një aspirinë apo një vitaminë. Ajo është formuar nga substanca të ndryshme me masa preçize. Në qoftë se nga ato lëndë sa kanë masën e tyre t’u shtohej më pak ose më shumë, ilaçi që do të dilte s’do ishte shërues e s’do të kishte veçoritë e një aspirine. Nëse është kështu për të bërë një aspirinë, atëherë a do ishte e mundur që të na jepnin një të tillë substancat që do të formojnë aspirinën duke dalë nga rrëzimi i shisheve e duke u bashkuar me njëra tjetrën?
Dhe miku duke buzëqeshur tha:
-Sigurisht që s’ka mundësi. Ai person që e pohon këtë, i duhet ta vendosi logjikën në një cep dhe shkencën në anën tjetër.
Ne vazhduam më tej:
-Në gjithësi marrim në dorë një prej miliona elementeve që janë vënë në shërbim të njeriut e që janë krijuar për të përfituar ai dhe të mendojmë pak për mrekullinë e sistemit dhe shkaqet e krijimit të tij.
Marrim p.sh. në dorë një mollë.
"Vitaminat brenda mollës, të cilat e tërheqin njeriun me pamjen e saj aq të ëmbël që të hap oreksin, janë të mjaftueshme për nevojat e një dite". (İnsan ve Hayat-Njeriu dhe jeta, Dr. H. Nurbaki)
Një i Plotfuqishëm që e di se ç’është njeriu, e ka programuar mollën në këtë formë.
Mollës për të mos iu prishur ose kalbur vitamina C që ajo zotëron, i është vendosur Fe+2 (hekuri). Në qoftë se nuk do u gjendej ky hekur, pas një farë kohe vitamina C do të prishej.
Nga ana tjetër acidi frutor që përmban në një masë të bollshme molla, për të ruajtur vitaminën C e rrit acidin në stomak dhe ka një ndikim shqetësues për tretjen. Për këtë gjë mollës i është vendosur edhe jon karbonati. Kur hani një mollë qetësoheni, për shkak të jonit të karbonit që gjendet brenda mollës. Zotëruesi i Plotfuqishëm na e ka sjellë në gjendje të gatshme mollën në sofrën tonë.
Sende dhe materie të vdekura pa ndjenja (shkaqet), që s’e dinë e s’e njohin njeriun, që se kanë idenë nga kërkesat dhe dëshirat e tij, si ka mundësi që ta sjellë në këtë formë një frut të mrekullueshëm e gjenial?!
Pasi lexuam dy shembuj nga libri "Ç’është natyralizmi" që kishim në dorë, i cili tregonte për pamundësinë e krijimit të gjallesave nëpërmjet shkaqeve të palogjikshme e të pavetëdijshme, vumë re kokën e tij që e tundte sikur donte të thoshte "me kaq mjafton".
Tek kjo pjesë e librit "Ç’është natyralizmi" thuhej kështu:
-Rruga e dytë (pohimi i dytë): Gjithësia është krijur vetvetiu.
Një nga shembujt që tregonte se edhe kjo rrugë është e pamundur është ky:
"Trupi yt i ngjan një pallati me një mijë kube. Kolonat e tyre qëndrojnë në ajër pa u mbështetur tek njëra-tjetra. Ai është një mijë herë më i ndërlikuar se sa këto pallate, sepse ky "pallat" i trupit tënd ripërtërihet vazhdimisht, pa marrë parasysh asgjë. Shpirti, zemra dhe shqisat shpirtërore, apo vetëm organet e jashtme të trupit tënd, janë si ato dhomat me kube interesante, ku atomet janë si ato gurët e asaj shtëpisë, që me mjeshtëri të përsosur janë vendosur kokë më kokë, duke na dhënë një ndërtesë të përkryer si një art jashtëzakonisht i bukur, ku syri dhe shija tregojnë për një Fuqi të Pafundme. Në qoftë se këto atome nuk do t’i mbështesësh në një Mjeshtër të gjithësisë dhe nuk do t’i konsiderosh si nëpunës të bindur dhe të përulur të Tij, atëherë secili atom së bashku me të gjithë atomet e trupit tënd, bëhen si gjykues absolut, që sundojnë njëri-tjetrin dhe i përulen sundimit të tjetrit. Pra sundimtarët e pranojnë sundimin e shokut. O shok, jo ndryshe, por ky do të ishte një veprim dhe një art i All-llahut xh.sh., si dhe një garanci e përsosur e Njësimit të Tij, sepse Funksionet e Tij janë një burim i pashterrshëm i veprimeve, po qe se do t’i mbështetësh tek një atom fare i vogël, atëherë kush ka një vetëdije sa një atom, do ta kuptonte se në të, jo një, por janë ndërthurur njëqind të pamundura."
Pasi e lexuam shembullin në origjinal, filluam ta analizonim atë fjali për fjali:
"Tek rreshtat e mësipërm tregohej se si trupi i njeriut është shumë herë më i përsosur se sa një pallat mbretëror, i bërë nga duart e njerëzve me mendje. Siç shprehet edhe më sipër, qelizat e trupit vdesin nga njëra anë, duke u rigjeneruar nga ana tjetër, për t’u vendosur përsëri në vendin e tyre. Duke vazhduar në këtë mënyrë, qelizat që zëvendësohen brenda një plani shumë delikat, vendosen kokë më kokë dhe na dalin në pah mrekullira të tilla si syri dhe gjuha. Në të njëjtën kohë duke u dashur ekzistimi i një programi dhe një plani të domosdoshëm për punët e bëra, për t’iu bindur atij plani do të duhej që t’i jepnin urdhër njëri-tjetrit. Kështu në këtë mënyrë do të punonin nën urdhra. Shkurtimisht nëse këto punë të mrekullueshme do t’i bënin këto thërmija, atëherë do të na duhej të pranonim se çdo thërrmijë përmban dijen dhe forcën supreme, përkatësi vetëm të Zotit. Sistemi dhe rregulli i këtyre veprave dihet që janë pa të meta dhe preçize. Të pohosh se këto janë bërë nga thërmija që dihen se janë pa mend, pa dyshim që kjo s’është thënie e zotëruesve të mendjes.
Duke e marrë në dorë disa herë shembullin e mësipërm, na hapi degëzime në temë. Megjithatë me lejen e tij lexuam edhe shembullin e dytë e të tretë, të së njëjtës temë. Përveç kësaj duke cekur edhe ndërtimin e qelizave, shtuam se bërthamat e qelizave, kromozonet e tyre, e duke zbritur deri tek ajo që quhet programi kompjuterik i All-llahut, DNA-ja, u munduam të tregonim se sistemi aq i përsosur dhe i mrekullueshëm tek ato, nuk u përket atyre.
Një herë ndërhyri shoku im në bisedë e tha:
"Nuk arrij ta kuptoj pse ua mësojnë shkencën të thatë. Shkenca duhet të shpjegohet me shkencëtarin, zanati me artistin, që njeriu të kuptojë më mirë vetveten, e të mësojë shkaqet e krijimit të tij. Në qoftë se nuk mësohet në këtë mënyrë, atëherë njeriut i jepet vlerë vetëm si mish, kockë e materie.
Miku ynë pohoi:
-Po,-tha ai. Thëniet tuaja kanë pjesën e tyre të vërtetë.
Vazhduam dhe me pikën e fundit të temës që filluam.
"Rruga e tretë (Pohimi i tretë). Gjithësia është krijuar nga natyra."
Për të shpjeguar këtë çështje në librin "Ç’është natyralizmi", ishin dhënë tre shembuj. Njëri prej tyre ishte kështu:
"Një njeri shumë i egër (i pakulturuar) hyri në rrethin e një kazerme madhështore. Shikoi me çudi se si lëvizte e gjithë ajo ushtri dhe se si stërvitej në mënyrë aq të rregullt. Ai gati u çmend kur pa se gjithë ushtria u bindej urdhërave të një njeriu të vetëm. Vetëm me një komandë të gjithë lëviznin, uleshin, ngriheshin dhe qëllonin të gjithë përnjëherësh me armë. Truri i këtij njeriu primitiv nuk mund të konceptonte dot se fuqia e këtyre njerëzve e merr mbështetjen nga forca e madhe e shtetit. Përveç kësaj, ai këto i mohon duke imagjinuar se këta ushtarë janë të lidhur me litar me njëri-tjetrin dhe çuditet pse litari që janë lidhur është kaq i fortë.
Një ditë të xhuma hyri në një xhami të madhe, si ajo e Shën Sofisë dhe u habit, kur pa muslimanët që me një zë të imamit, bënin sexhde, uleshin dhe ngriheshin. Ky i çmendur nuk kishte fare dijeni se të gjitha ligjet hyjnore mbanin principe të sheriatit dhe adhurimit, por mendonte se këta njerëz janë robëruar dhe lidhur me litarë të vërtetë, prandaj lëviznin në të njëjtën kohë të gjithë bashkë, sikur luajnë me njëri-tjetrin. Doli nga xhamia me këto mendime që bëjnë të shkrihen së qeshuri edhe kafshët që janë në formën e njeriut, së bashku me të gjithë njerëzit e tjerë primitivë."
Pasi lexuam e sqaruam tre shembujt për pohimin e tretë, ai për të shpjeguar se çfarë kishte kuptuar, na u shpreh me disa sqarime të tij. E pëlqeu mjaft stilin gjenial të marrjes së temës në dorë dhe shpjegimin e saj. Saqë pastaj tha:
"Kështu duhet të jetë. Kjo e ngop njeriun. Tema të tilla të rëndësishme duhet të dëgjohen nga njerëz të rëndësishëm. Ata të cilët janë të specializuar duhet t’i shpjegojnë këto gjëra. Nuk e di pse i lënë të flasin ata të cilët, gjoja të shpjegojnë diçka, shkatërrojnë veten e tyre dhe temën?!"
I zoti i shtëpisë u fut menjëherë:
-Zotëri, keni shumë të drejtë, mirëpo pas shpalljes së Republikës, dijetarëve të fesë s’iu është dhënë e drejta të flasin. Ata të cilët kanë folur, duke dashur të heqin vetullat kanë nxjerrur sytë."
Misafiri ynë duke e kaluar atë bisedë, tha: "Ajo është temë tjetër".
Kërkova leje që të shtoja diçka në lidhje me shembullin e fundit, e kështu shtova:
-Më parë na duhet të përshkruajmë termin "natyrë". Natyra është ujë, dhé, ajër dhe diell. Sigurisht bashkë me dritën e nxehtësinë. Me një thënie tjetër eshtë 107 elementë. Nëse e pyesim natyrën që thuhet shpesh se është krijuese:
-A mund t’i krijosh njerëzit?
-Jo.
-A mund t’i krijosh bimët dhe kafshët?
-Jo.
-A mund të sistemosh sistemin diellor?
-Jo.
A mund t’i rregullosh e sistemosh miliarda yje dhe galaktika?
-Jo.
-A mund të vendosësh ligje për një rregullsi në sistemim e mrekullueshëm të gjithësisë, e më pas t’i vendosësh në punë ato?
-Jo.
"E në fakt ajo që i thuhet natyrë, a s’është vetë gjithësia?
Nëse është kështu, e pamë se gjithësia s’mund ta krijojë dot vetveten. Mirëpo ç’është kjo forcë e fuqi që i thuhet natyrë? Në qoftë se ka një forcë e fuqi që zotëron natyrën, sigurisht s’mund të jetë vetë gjithësia. Rruga e vetme mbetet kjo. Duhet të jetë një forcë që s’është nga lloji i saj e s’përfshihet nga gjithësia. E gjitha kjo të shpie tek Providenca Hyjnore.
Sigurisht s’ka mundësi të jetë krijuese një natyrë pa dije, pa fuqi dhe e paaftë".
Duke u hapur dyer të mbyllura
Çajrat na vinin me radhë njëri pas tjetrit. Kishin kaluar afërsisht tre orë që nga fillimi i bisedës. Ndonjëherë vështroja me kujdes bashkëfolësin, mikun tonë. Duke u hapur temat dhe duke u sqaruar pikat me radhë, atij po i rregulloheshin vetullat që i kishte të vrenjtura që më parë. Vijat e prera e të thella në fytyrë, tani po fillonin t’i zbuteshin pasi ishte çliruar nga një shqetësim i madh. Herë-herë i shpërndahej dhe ndonjë buzëqeshje e ëmbël në fytyrë. Duke parë ndikimin që bënin të vërtetat që i shpjegonim, unë falënderoja All-llahun me vete. Gjatë bisedës m’u dha mundësia që ta njihja më afër mikun tonë. Gjërat të cilat s’i futeshin në tru si fillim, ose që s’i kuptonte, i pyeste përsëri e përsëri. Faktikisht kishte një aftësi logjike për t’i kapur gjërat në mënyrë të mrekullueshme. Kundërshtimet e forta që bëheshin në fillim, zbuteshin dalë-ngadalë, duke u lexuar shembujt dhe duke u sqaruar temat thellësisht.
Ai u mahnit nga përgjigjja e mrekullueshme që jepej në fund të librit "Ç’është natytralizmi", ndaj pyetjes :
"Çfarë nevoje ka All-llahu (xh.sh.) për adhurimin tonë, kur në Kur’an përkujtohet me forcë e me këmbëngulje, që për atë të cilin lë adhurimin ka një dënim kaq të frikshëm si xhehennemi?"
"Kështu duhet të jetë mor vëlla përgjigjja, kështu duhet të jetë",-thoshte me zë ndjenjat e tija.
Njëherë iu zgjat librit që ndodhej në dorën time. Pasi e shfletoi atë duke u kthyer nga ne tha: "S’arrij ta kuptoj dot njeriun... Është një e vërtetë e magjishme. Dua t’ia besoj vetes që nuk po shoh ëndërr. M’u duk sikur u fut një forcë e fshehtë brenda meje. Rezistenca m’u shua dhe m’u largua forca për ta përballuar. S’mund të kundërshtoj dot më.
Temat që lexuam deri këtu jo vetëm të një pyetjeje, po të mijëra pyetjeve që e ndieja se i kisha në mendje por s’i shprehja dot, m’u bënë përgjigje. Nëse na duhet ta themi hapur, të gjitha pikëpamjet filozofike për temën se, nga se dhe përse ekziston gjithësia, vendi i shkatërrimit të tyre është këtu. Pa lexuar këto tema, është e pamundur të bësh filozofi apo të hapësh flamurin e mendimeve. Përpara meje u hap një portë e madhe që qëndronte e mbyllur prej vitesh. Sonte fillova të shihja disa gjëra që deri sot s’i kisha parë ndonjëherë. Gjëra konkrete të cilat ose s’doja t’i shihja, ose me këmbëngulje nuk na i tregonin. Me sa duket për të gjetur përgjigjet e pyetjeve dhe dyshimeve të mia, m’u dha një kod në dorë. Sa bukur filluan të më dukeshin gjërat të cilat më parë kisha frikë prej tyre."
Po, "ai person" që me ligjëratat e veta në autobus na dridhte e na merrte nën ndikimin e vet, tashmë kishte humbur fare. Po ndieja se sytë e mysafirit tonë të nderuar po njomeshin, kurse buzët e tij lëviznin qetësisht. Biseda jonë pas një farë kohe u mbërthye rreth çështjes së rikrijimit (ringjalljes).
Miku ynë:
“Çështja e ringjalljes pas vdekjes, për mua ishte e pamundur më parë. Por në fund të bisedës edhe mua m’u mbush mendja për diçka. A mund të qëndrojmë pak më tepër mbi këtë temë? Desha të them këtë. Është e ditur se pas një farë kohe që vdes njeriu, ai do të përzihet e do të shpërndahet me dheun. Ose disa të tjerë do të digjen e do të përhapen nëpër male e lugina. Si do bëhet e mundur përsëri ringjallja e tyre?
Pyetjet që kam bërë deri tani, i kam bërë për të mbrojtur filozofinë dhe mendimin tim, pra për mendjemadhësi. Është hera e parë që po pyes një pyetje, për të cilën e ndiej nevojën dhe kërkesën për të mësuar”.
Ne u prekëm që të dy dhe iu kthyem atij me një buzëqeshje të lehtë. Për t’i dhënë përgjigje mikut tonë që pyeti me aq sinqeritet, ne kërkuam nga veprat e Beddiuzzaman Said Nursiut pjesën "Ringjallja". Për të vërtetat e jetës së përtejme dhe të ringjalljes pas vdekjes që bënte fjalë libri, ai i vërtetonte ato dhe i shpjegonte me shembuj logjikë të arrirë.
Kjo është vepra për të cilën një mosbesimtar i patundur ka thënë: “Si mund të kundërshtojmë më, kur në këtë libër janë vizatuar rrugët e ahiretit (botës së përtejme)". Kjo vepër çështjen e ringjalljes pas vdekjes, e parashtron në njëzet e nëntë stile të ndryshme dhe ta paraqet para syve pa të lënë ndonjë mundësi tundimi. Në libër përveç besimit në jetën e përtejme, kishte dhe një paraqitje për lumturinë dhe besimin. Në libër jepej edhe një hyrje që me shembuj të bindshëm, tregonte se besimi tek ahireti, luan një rol të rëndësishëm në rregullimin dhe sistemimin e jetës shoqërore. Të gjithë këto të vërteta na kaluan nëpër duar atë mbrëmje ku e lexuam librin nga fillimi deri në fund.
-A lihet njeriu kot së koti, i vetëm në këtë botë?
Njeriut që është krijesa më e përsosur i është rrethuar kjo gjithësi si frutat e një peme. Gjithësia është krijuar në formën më të bukur që njeriu të përfitojë prej të mirave dhe bukurive të saj… Ai është bërë një vëzhgues i kujdesshëm i kësaj bote. Kjo botë e madhe është përgatitur si një shtëpi komode për të. Malet dhe detet janë nën urdhërat e tij, qielli dhe hapësira iu bënë mbartëse të dashur për të… Bletët i bëjnë mjaltin shërues... Krimbat e mëndafshit e veshën, kurse qengjat dhe dhentë e ushqyen atë. Pemët që për vete hanë baltë, atij i paraqitën frutat më të shijshme duke i zgjatur krahët e tyre. Hëna kaloi në shërbimin dhe detyrën që bën llamba, dielli kaloi në atë të sobës e yjet në atë të kandilit. Dhe njeriu, për gjuhët e panumërta të Madhështisë dhe njësimit të Sunduesit të gjithësisë, u nderua me detyrën e prezantuesit dhe të përkthyesit të tyre.
Njeriut që në një jetë prej 60-70 vjetësh iu dha kjo gjithësi me të gjitha prodhimet e saj nga Dikush, a do të lihet ai kot në varr? A s’do të japë llogarinë për shpërdorimin dhe shpenzimin që ai ka bërë? A nuk do të shpërblehen ata që i janë bindur urdhërit, e të dënohen ata të cilët s’e kanë pranuar?"
Autori i nderuari i librit, ka lënë këtë sqarim të bukur:
"Njeriu nuk është lënë i vetëm e të kalojë në kurriz të tjetrit me kokën e vet ku të dojë. Sigurisht që të gjitha llojet e punëve merren e shkruhen. Pastaj të gjitha rezultatet e punëve mbahen për llogari. Dhe për Atë që ka krijuar këtë gjithësi të pashembullt e që e ka krijuar njeriun si frut (të gjithësisë), s’mund të pyetet: -A do t’i krijojë përsëri këto?
"Kush do i krijojë kockat e kalbura?"
Këtë temë duhet ta marrim me një shpjegim që nga historia.
Një idhujtar me emrin Ubej bin Halef, shkon pranë profetit Muhammed (a.s.) duke mbajtur në dorë një kockë të kalbur. Dhe duke e shkelur dhe copëtuar me këmbë thotë:
"A kështu ka për ta ringjallur këtë kockë Zoti?
Pejgamberi ynë i thotë:
"Po. Kësaj kocke të kalbur, All-llahu (xh.sh.) ka për t’i dhënë shpirt."
Për këtë ngjarje kanë zbritur ajetet 78-79 të sures "Jasin". Ku kuptimi i tyre është:
"Njeriu thotë: -Kush do i krijojë kockat e ato janë të kalbura? Ti thuaju:
-Kush i ndërtoi në fillim e u dha jetë, Ai do t’i ringjallë."
Një pikë që të tërheq vëmendjen në këtë ajet, është përsosmëria që në fillim të krijimit të njeriut kur vjen në këtë botë. Meqë të gjithë njerëzit kanë dalë në këtë botë nga asgjëja, s’ka ndonjë vështirësi se pa dyshim do të gjenden në një botë tjetër pas vdekjes.
Ndoshta krijimi i dytë që ne e përmendim me emrin "Hashir" (Ringjallje), do të jetë më i lehtë se sa krijimi i parë. Një shembull që është dhënë për të tërhequr vëmendjen se sa e lehtë është ringjallja pas vdekjes vijon si më poshtë:
Ringjallja krahasohet me një ushtri që është mbledhur për herë të parë. Më pas ajo shpërndahet dhe me zërin e një borie mblidhet përsëri tek i njëjti vend. Në mbledhjen e parë ushtarët e njohin njëri-tjetrin dhe mësojnë vendet ku duhet të gjenden. Kështu edhe nëse shpërndahen, më pas ata mund të mblidhen shumë lehtë.
Të gjithë elementet e kësaj ushtrie në këtë shembull, janë shenjë për grimcat më të vogla në trupin e njeriut. Këto grimca pasi të shpërndahen pas vdekjes, me Surin e Israfilit (zëri i borisë që do të japë urdhërin e mbledhjes së grimcave në krijimin e dytë), përsëri kanë për t’u bashkuar. E kjo s’është më e vështirë nga e para.
Shikimi si larg logjikës i rikrijimit pas vdekjes, rrjedh nga mosditja e përsosmërisë në krijimin e parë, të cilin duke mos e menduar shumë, e pandehin "të lehtë e pa një mjeshtër". Megjithëse ne e dimë se të gjitha autoritetet e mjekësisë, përballë "mrekullisë së marrjes jetë" të njeriut në barkun e nënës, janë të magjepsur. Tashmë ne dimë që edhe njeriu më i ditur i shek. XX, është i paaftë të krijojë qoftë edhe një krah mize. E kjo na lajmëron për ekzistencën dhe njësimin e All-llahut (xh.sh.)."
Njëri prej dijetarëve tanë Dr. Haluk Nurbaki ka thënë kështu:
"Mund të duket larg mendjes tema se si do të fshihet jeta e materies dhe si ajo më pas do të kthehet pas vdekjes. Por të gjitha veçoritë e materies së një njeriu shkruhen në kartvizitat e bërthamës DNA. E kjo e fundit është e vogël sa një e një miliarda e një koke gjilpëre. Kjo e vërtetë shkencore është e vërtetuar dhe e sigurtë. E zëmë se i kemi në një gotë të gjitha "kartvizitat e bërthamës" (DNA). Në qoftë se kjo DNA do të kishte shansin të zhvillohej në tokë e nëse ne do i hidhnim ato në brendësi të saj, do të ishte e mundur që të ringjalleshin të gjithë njerëzit që kanë kaluar e që do vijnë edhe një herë nga e para.
-
-
Viruset rrinë poshtë tokës prej shekujsh të paprishura, e në këtë kohë s’dallohet tek ato ndonjë shenjë jete. Kur ato gjejnë një mjedis të përshtatshëm, atëherë vijnë në jetë.
Njeriu që ka vdekur, a ka mundësi që të mos gjejë përsëri jetë me urdhrin e All-llahut?
Zoti ynë ka krijuar me Forcën e Vet gjithë ato krijesa pa të meta në tërë këtë gjithësi. Kështu duke derdhur një gotë të mbushur me "shifra" në tokë, ato kanë për t’u mbledhur në skenë para All-llahut me urdhrin e Tij që thotë "Kun” (Bëhu). Pyetjes së mikut tonë për çështjen se përse nuk shihet bota e përtejme, iu përgjigjëm duke lexuar nga e njëjta vepër këto fjali:
“Për të parë me sy atë dhe për ta treguar "Perden e Gajbit" (perden e fshehtësisë së gjërave që i përkasin All-llahut) e brenda saj banesat që i përkasin botës së përtejme, ose duhet të zvogëlojmë gjithësinë e ta bëjmë sa një shtëpi, ose të rriten sytë tanë e të bëhen si yjet, në mënyrë që t’i shohim e t’i përcaktojmë ato vende.
Pas fjalimeve që bëmë në lidhje me ahiretin erdhëm në temën se si do të ruhen rinia e shoqëria. Pasi morëm mendimet e bashkëfolësit tonë rreth kësaj teme, lexuam disa vende nga të njëjtat vepra. Arritjen e pikësynimit në njohje dhe të drejtën në drejtimin e mjekimit, e vërtetuam të gjithë sëbashku se ç’e vërtetë e hapët ishte ajo.
Duke pirë me ngadalë çajet që na i servirte njëri pas tjetrit i zoti i shtëpisë, kaluam dhe shpjeguam shumë tema si: Çështja e kaderit (Përcaktimi i All-llahut); tema delikate si engjëjt dhe shpirti, si Azraili (a.s.), i cili ua merr shpirtrat njerëzve që vdesin dhe si ai në të njëtën kohë gjendet në vende të ndryshme; se pse e krijoi All-llahu të keqen dhe a u ka bërë padrejtësi të shëmtuarve, atyre që janë mangut, sakatëve; lindja e Isait (a.s.) pa baba; pse shtetet muslimane janë të prapambetur, kur në Kur’an nxitet shpesh për dije; shkaqet e daljes së grupeve të ndryshme dhe medh’hebeve; kuptimi i skllavërisë në Islam; çështje të martesës me katër gra; gjykimin mbi trashëgimërinë, etj..
Gjithashtu edhe se si u martuan me njëri-tjetrin fëmijët e Ademit (a.s.) dhe pse nuk është e mundur në ditët e sotme, e tema si këto brenda një atmosfere të ngrohtë bisede e duke lexuar nga vende të ndryshme të librit u munduam t’ia sqaronim. Me kalimin e orëve ai gjallërohej dhe kështu mund të përfitonin edhe ai që pyeste edhe ai që përgjigjej.
Prekëm edhe temën e "barazisë" që hodhën një herë marksistët në fushë dhe që nuk u realizua në asnjë prej vendeve të tyre.
Bashkëfolësi ynë këtë e shpjegoi si teori. Kur e pyetëm për shembullin ai na tha se: "Ende s’kanë arritur në atë shkallë vendet marksiste."
Duke i drejtuar një pyetje atij i thashë:
"Ka 70 vjet që Rusia praktikon këtë regjim. Për kaq vjet a s’ishte e mjaftueshme të realizohej barazia?"
Pasi u mendua pak tha:
"Po mirë, Islami si e ka zgjidhur këtë temë? Si e ka siguruar Islami uljen e dallimeve të mëdha dhe afrimin në materie midis njerëzve?"
Duke përfituar nga i njëjti shpjegim e komentim i dhashë përgjigje:
"Në jetën shoqërore burimi i ngatërresave dhe i të gjithë gjërave të pamoralshme janë dy fjalë:
E para: Kur jam i ngopur vetë, ç’më duhet mua nëse tjetri vdes nga uria.
E dyta: Puno ti, të ha unë.
Këto mendime që janë shkak për shkatërrimin e jetës shoqërore tregojnë se nuk jepet zekati dhe që vazhdohet të jepet para me përqindje e fajde. Zgjidhja e vetme për shërimin e këtyre dy sëmundjeve është:
“Të jepet zekati në formën e një ligji dhe mosdhënia e parave me fajde. Për lumturinë e individit dhe të popullit, çështja më e rëndësishme është Zekati.
Sepse tek njerëzit ekzistojnë dy shtresa: Të pasurit dhe të varfërit. Ajo që siguron mëshirën, sigurinë, respektin dhe bindjen nga të pasurit ndaj të varfërit dhe nga të varfërit të pasurit, e vetmja gjë është zekati. Në rast të kundërt të pasurit u bëjnë padrejtësi dhe zullum të varfërve, kurse prej të varfërve lind neveria dhe kundërshtimi ndaj të pasurve. Kështu që këto dy shtresa nga një ndeshje e vazhdueshme s’mund ta marrin veten nga zënkat dhe kundërshtimet”.
Miku ynë e dëgjoi me habi të madhe këtë shpjegim. Veçanërisht shprehja "Barazia e plotë ndodh vetëm përballë dashurisë dhe miqësisë", atë e kënaqi së tepërmi.
Duke dhënë përgjigjet për pyetjet e fundit që kishte shkruajtur në formën e një liste, nga minaret e Adanasë, qendrat e zërit filluan të thërrisnin "All-llahu ekber" (All-llahu është më i madh). Po këndohej ezani i sabahut.
Namazi i parë dhe njohja
Se si na kaloi koha! Biseda që zgjati përafërsisht dhjetë orë, me emocionet dhe kënaqësinë e ngjarjeve, na u duk sikur kaluan vetëm dhjetë minuta. Na vinte të fluturonim si zogjtë nga gëzimi. Ajo mbrëmje mbante cilësinë e një ngjarje historike për ne. Ajo ngjarje s’ishte as sulm kundër njerëzimit, as hapje zjarri kundër shoqërisë dhe kafeneve dhe s’ishte as kundërshtim kundër shtetit apo ligjit. Ngjarja e asaj mbrëmjeje ishte rrënimi i rrymave të mosbesimit përballë të vërtetave të besimit, ishte një fitore e librave Risale-i Nur, që këto të vërteta i sqarojnë dhe i shpjegojnë në mënyrë më të përshtatshme, sipas kuptimit të kohës sonë, që kanë shpjegimin dhe komentimin më të përsosur të Kur’anit në ditët tona. Po, kjo vepër që është shpjegimi i shekullit tonë, kjo vepër që e dogji si një pemë shekullore atë njeri që ishte qepur përballë nesh e që përfaqësonte anën e mohomit dhe që e shtyu të bënte llogari me botën e tij të brendshme.
Në shikimet e ndritshme që lëviznin në sytë e mysafirit tonë, ishte e mundur të shihje shenjat e "rilindjes nga e para", të ndërrimit e të ndryshimit. Pasi e dëgjuam ezanin që të gjithë, i zoti i shtëpisë i tha:
"Zotëri, të na falni se juve ju lodhëm shumë. Krevati juaj është gati, urdhëroni e pushoni. Edhe ne me të falur namazin do të shtrihemi. Ju çoj unë për të ngrënë mëngjes."
Miku ynë dukej sikur s’e kishte dëgjuar fare këtë propozim. Bashkë me shokun tim po përgatiteshim të merrnim abdest, kur papritur m’u afrua dhe me një zë të ulët më tha:
"Mësues, sikur të merrja edhe unë abdest!"
Atë çast ndieva se m’u dridh i tërë trupi. Megjithëse fola gjatë gjithë natës, në atë moment s’po gjeja dot as edhe një fjalë. S’po i besoja as syve as veshëve të mi. Po frikësohesha se mos ishte një ëndërr e gjithë kjo dhe po të zgjohesha do të zhdukej.
Duke e çuar atë tek vendi për të marrë abdest ishte hera e parë që ndieja se ndjeshmëria e emocioneve e linte kaq pa forcë njeriun. Para disa orësh ai që thoshte se nuk e besonte All-llahun dhe që me këtë si një thirrje kishte luftuar për gjysmë shekulli për ta mbrojtur, tashmë përballë Fuqiplotit për t’i rënë në sexhde e për t’i kërkuar falje po merrte abdest. Nga veprimet e veta duke u ngashëruar si një fëmijë, kuptohej se e mbante me zor veten për të mos qarë. O Zot i madh, sa tabllo mësimdhënëse që ishte kjo! Sikur u gris perdja e provimit përballë nesh dhe na u servirën të vërtetat përpara.
Në rastin ku përtheu fundin e pantallonave, përveshi mëngët e këmishës për të marrë abdest dhe kur po shikonte drejt meje, u ktheva mbrapa sikur s’isha aty e isha i zënë me punë të tjera. Miku ynë i nderuar megjithëse s’dinte të merrte abdest ishte brenda një përgatitjeje që duartrokitej nga të gjithë engjëjt. Sytë e mi me shikim të fshehtë ktheheshin herë pas here nga ai. Duke hapur çezmën së pari i dha pak ujë fytyrës, më pas lau krahët deri në supe dhe këmbët deri tek gjunjtë. S’mund ta paralajmëroja në atë moment se do të ishte një lëvizje e gabuar. Kur të fillonte të falte namaz do e mësonte vetë të saktën.
Duke falur namazin pas të zotit të shtëpisë, sytë e mi qenë përsëri mbi "atë person". Ai ishte i zhytur në një meditim të madh dhe dukej sikur kishte dalë nga vetja.
Duke u përkulur menjëherë afër veshit tim tha:
-Çfarë namazi do të falim?
-Namazin e sabahut.
-Ah po. Në mëngjes “namazi i sabahut” falet. Sa shumë e paskam humbur! Po mirë sa herë do të ulemi e do të ngrihemi?
Shoku ynë:
-Sa rekate donte të thoshte?
Ia shpjegova shkurtimisht.
Së bashku i lidhëm duart përpara All-llahut (xh.sh.). Oooh ai çast! Oooh ai namaz! Ç’kënaqësi e lezet ishte ajo o All-llah! Sikur kishim dalë nga kjo botë e ishim futur në botën e kënaqësisë e të lumturisë shpirtërore.
"Ai person" që në botën marksiste emri i tij tregohej me gisht, tashmë kishte vënë kokën në sexhde dhe ndoshta për sa i përket namazit filloi të përsëriste të vetmen fjalë që dinte: "All-llahu ekber, All-llahu ekber".
Edhe unë bashkë me mysafirin tonë doja të bërtisja drejt të gjithë botës:
-O Zot! Sa e madhe është Forca dhe Madhështia jote! Sa e lartë është Lartmadhëria jote!
All-llah, nga që m’u lidh gjuha përballë kësaj mirësie, s’po gjej dot fjalë për të ta shprehur falenderimin tim. Sa i madh je Ti që për gjysëm shekulli s’përulej nga mburrja, e tashmë të bie në sexhde? Egoistë që janë plot mendjemadhësi e që s’njohin ortak, e në fund strehohen tek Ti.
Ata që bëjnë thirrje si "të vërtetë" mohimin përballë fesë, emrit dhe madhërisë Tënde, përballë të vërtetës më të vogël pendohen e thonë: "All-llah".
O Zoti ynë sa i madh që je!
"Ai person" në letrën që na dërgoi më vonë shpjegonte kështu:
"Ishte namazi i parë i jetës sime. O Zot ç’lezet e kënaqësi ishte ajo? Gjatë atij namazi kam qarë pa zë. "Mesazhet e Dritës" duke zgjatur dorën në zemrën time çfarë kishte prej mohimit dhe papastërtive, m’i fiku e i mori. Tani ajo që më përplasej brenda meje ishte shqetësimi për të rindërtuar atë që ishte shkatërruar."
Po ngriheshim pasi falëm namazin. Kur i zgjata dorën duke i thënë, "Ta pranoftë All-llahu", m’i rrethoi duart pas qafe e filloi të qante. Po qante me ngashërim tamam si një fëmijë. Ishte e pamundur t’i rezistoje.
"O Zot!"- thoshte. "Si të të falenderoj? Edhe këtë biles nuk e di. Mua më ke dhënë të mira pa llogari dhe thesare të pashterrshme, megjithëse unë të kam kundërshtuar. Por Madhështia yte është pikërisht këtu, apo jo?"
S’po mund t’i thonim asnjë fjalë. Ishte në një gjendje që kishte dalë nga vetja:
"O Allah! Ç’do të bëhej sikur të vija edhe një herë nga e para në këtë botë",-rrinte duke përsëritur ai.
"Mësova se do të zgjidhja të jetoja një minutë duke ditur këto të vërteta, se sa të jetoja mijëra vite duke mos pasur dijeni nga ato, por ama pasi m’u fut një këmbë në varr... Që këtej e tutje faljet, lutjet dhe lotët e mi s’e di nëse ndryshojnë ndonjë gjë? Por këtë e them me gjithë zemër se për të bërë e rindërtuar atë që kam shkatërruar do të jem i kënaqur që të ta jap çdo ditë një shpirt."
Mysafiri ynë s’dinte të mbaronte lutjet e veta të përziera me lotë. Pasi gjeti ngushëllim u ul, sytë i ishin skuqur nga të qarët. Kurse dërrasa e kraharorit i ulej e ngrihej si një pompë.
Pasi hëngrëm mëngjes, sikur erdhi pak në vete. Deri në ato momente rreth mysafirit tonë s’dinim as gjënë më të vogël, kështu që donim ta njihnim nga afër.
Kush ishte? Nga ishte? Çfarë bënte? Ku banonte? Ishte me vlerë të dije historinë e jetës së këtij njeriu të tillë që i kishte besuar thirrjes. Por ai me gjithë këmbënguljet dhe lutjet tona u fsheh për të dhënë dije të hollësishme rreth vetes.
"Pashë Zotin më lini"- thoshte. "Ç’doni të dëgjoni një jetë që është e mbushur me shkatërrim, mohim e mosbesim? Në jetën time s’ka gjë tjetër përveç se një e kaluar sterrë të zezë... Një e kaluar që dëgjohen britmat e bijve të pafajshëm të këtij vatani. Shtrihen gërmadhat e oxhakëve të shkatërruar. Shikohen shenjat e gjakut të derdhur. Marrin vend shenjat e mosbindjes dhe të sulmeve. Në këtë të shkuar të bien në sy shpresat, dëshirat, metodat dhe planet tradhëtare për shkatërrimin e vendit tonë. Këto doni të dëgjoni?
Tani mos ma hapni atë derë mua. Më flisni nga veprat si Risale-i Nur, që për disa orë më ndriçuan një jetë kaq të errët dhe nga autori i tyre, i cili ka goditur në shenjestër të këtij shekulli. Mua më shpjegoni formën e punës, qëllimin, metodat e kësaj drite, që kokat të cilat janë të mbushura me shkatërrim e mosbesim ai u ka ndriçuar shpirtërat... Më shpjegoni shpëtimin e vendit tonë e të kësaj bote... Mendimet e dijetarëve islam për të tilla tema... Llojet e shikimeve për të bërë kërkesë në lidhje me drejtësinë dhe fitoret që janë bërë në tema të tilla. Shkurtimisht më shpjegoni çdo gjë në emër të këtij hizmeti (shërbimi) që bëhet. Tashmë s’dua të dëgjoj më tjetër përveç këtyre gjërave."
Po mundohesha t’i shpjegoja me paragrafe të shkurtra. Pasi dëgjonte me një dëshirë të madhe tundte kokën e thoshte:
"Po. Një formë e kujdesit të tillë që donte të shpëtonte brezat ishte armiku ynë më i madh."
Ndaj këtij pohimi të sinqertë po pyesja me habi. Përse armiku juaj më i madh ishte Bediuzzaman Said Nursi? Kur dihet që komunizmit i kishin hapur luftë shumë shoqëri dhe aksionerë. Këta në çdo rast gjindeshin në pohime të tilla duke thënë: "Komunizmin po e ndalojmë ne. Në qoftë se s’do të ishim ne në këtë vend, do të ishin futur bolshevikët". Një pjesë ju luftojnë edhe me armë. Kur dihet që nxënësit që kishin dhënë jetën në rrugë të Islamit në asnjë mënyrë s’bënin kërkesë për forcë e dhunë.
Buzëqeshja që pak më parë i ishte shpërndarë në fytyrë për momentin i ikën menjëherë dhe duke u bërë serioz thotë me një zë të trashë:
"Mësues, ju më bëtë një pyetje shumë të rëndësishme. Megjithëse e ndiej të plotë në zemrën time përgjigjen e saj, s’mundem ta sqaroj në mënyrë të hapur. S’dua të them se s’kam të dhëna rreth veprimtarisë së islamit. Jam i sigurtë se nëse i lexoj një herë këto vepra, mund të jap përgjigje më të detajuar.
Tani menjëherë të shpjegohem:
-Kur komunizmi do të futet në një shtet përdor disa taktika. Nga këto, të zhdukë varfërinë, të mos pëlqejë politikat ekonomike, e të premtojë një jetë më të mirë. Pohohet se ua marrin hakun punëtorëve. Tregohet sikur të pasurit janë shumë të këqij dhe në mënyrë absolute janë shtypës. Kurse të rinjtë, punohet për t’i mashtruar me rrugë të kënaqësisë, qejfeve dhe mosbesimit.
Nga ndikimi i gjithë këtyre duke filluar nga punëtori, nxënësi e deri tek banorët e varfër, tërhiqen rrugëve. Duke e futur qeverinë ekzistuese në gjendje të vështirë ata përgatisin një ambient dhe një taban për rrëmuja dhe kryengritje. Kështu ata në këtë pikë përfitojnë momentin dhe vendin e përshtatshëm që duhet.
Grupet që duan të dalin me dhunë përballë lëvizjes komuniste; faktikisht duke mos e ndaluar dot lëvizjen komuniste, pa dyshim me rrëmuja, sulme, vrasje e lëvizje të tilla si kryengritje, ata e fryjnë dhe e ndezin më tepër komunizmin. Kjo në fakt është një metodë që komunizmi e do, sepse në qoftë se një lëvizje të tillë e bëjnë vetëm ata që janë në anën e komunizmit, duke i dalë përpara ushtria bashkë me popullin, i shtypin menjëherë. Porse nëse kësaj lëvizjeje i shtohet dhe ngatërrohet grupi që thotë: "Po luftojmë me komunizmin"-edhe ushtria dhe populli ndahen më dysh.
Njëri mban një anë, kurse tjetri anën tjetër. Tamam siç është bërë tani. S’dihet se kush është fajtor e kush jo, sepse të dyja palët vrasin dhe nxjerrin ngatërresa. Ligji s’mund ta shohë njërin me të drejtë e tjetrin pa të drejtë.
-
-
Për këtë arsye luftën kundër atyre që marrin armët duhet ta bëjnë forcat e sigurimit. Detyrë e çdo bashkatdhetari është që të jetë mbështetës shpirtëror për forcat e sigurimit. Në rast të kundërt të thuash: "Ne luftojmë kundër komunizmit",-kjo gjë nxit e shpejton rrëmujat që do komunizmi dhe dobëson autoritetin e shtetit. Dhe kjo është një gjendje që komunizmi e do më tepër.
Tani të kthehemi tek pyetja jonë:
Lënda e parë e komunizmit që janë rinia, tërhiqen drejtë komunizmit me premtime në para, mendime boshe, dëfrime, mosbesim dhe përdoren për fitim.
Kështu pra drita e këtyre librave u fut në një luftë pa zë me të rinjtë që shtyjnë rrjedhën e komunizmit. Ngaqë nuk përdoret dhunë e forcë, kjo lloj lufte s’të bie në sy. Me metodën e shkëlqyer të këtij hizmeti çlirohen zemra dhe mendje. Pastrohen mbeturinat e mosbesimit dhe të dyshimit. Mendimet materialiste shkatërrohen e zhduken me argumente shkencorë e mendorë. Si përfundim të rinjtë që ecin me këto lloj mendimesh duke u shpëtuar një nga një, marrin rrugën e vërtetë. Gjatë bisedës sonë vura re se Risale-i Nur është një shembull i shkëlqyer i komentimit dhe shpjegimit të Kur’anit. Autori komentimin e Kur’anit e ka bërë duke i ditur nevojat e këtij shekulli, e duke parë dyshimet në mendjet e zemrat e njerëzve. Duhet ta them hapur se një njeri me mend, logjikë, e pak i drejtë, nuk mund t’i kundërshtojë të vërtetat në këto vepra. Kështu që një shtet që do të luftojë komunizmin duke mbështetur me forcë shërbimin e këtij Nuri (Drite), duhet ta zhvendosi nëpër shkolla, për të shpëtuar të rinjtë nga kënaqësitë dhe epshet, mendimet boshe dhe papërgjegjësitë, sepse nuk ka zgjidhje tjetër veç kësaj.
U futa përsëri në bisedë:
"Komunizmi me gjithë sakrificën e madhe, përse nuk mundi të ketë sukses në Turqi?"
Duke më buzëqeshur lehtë më tha:
"Komunizmi me gjithë se ka përgatitur një shtrat të përshtatshëm a nuk jam unë tani shembulli më i mirë se përse nuk është futur në vendin tonë? Pesëdhjetë vjet të jetës sime i kam harxhuar për këtë çështje. Kushedi sa herë e kam vënë veten në rrezik për hir të kësaj ideologjie. Nëse do të shpjegoj vështirësitë që kam hequr në këtë rrugë do të mbushej një biblotekë me libra plot. Por në fund të një bisede disa orëshe botërat e mia, mendimi, besimi dhe filozofia ime u dogjën. Po pendohem dhe po bie në sexhde. Sipas meje kjo është ndodhia e shekullit. Kjo e vërtetë jo vetëm në shtetin tonë por në të gjithë botën duhet shpjeguar. Kur është kështu s’do të mund ta kalojë dot komunizmi pengesën e fortë.
Kur erdhi fjala për tek jeta e tij private tha: "Mua më quajnë Salih Gökkaya (Gëkkaja). Unë me këtë emër njihem. Kështu më di shoqëria."
"Po ju pyesja cili është emri juaj i vërtetë?"
Përsëri duke buzëqeshur thotë:
"Mjaftohuni me kaq sa dini tani për tani. Tashmë jemi miq e më tutje vëllezër. Duke u takuar më shpesh, në të ardhmen kemi për të folur më shumë reth meje. Keni për të mësuar dhe veçorinë më të vogël, por për momentin më mirëkuptoni në qoftë se mbaj disa të fshehta.
Kërkesën me masa të veçanta në lidhje me kthimin e z. Salihut që ishte një lider në vendet e para për rrugën e vet, veçanërisht nga ana e jetës për sigurinë e saj gjen përshtatje me mendjen dhe pa ngulur këmbë e ndërrojmë temën. Kur e pyeta se cila është forca e vërtetë e marksistëve tashmë në Turqi, m’u përgjigj:
1- 60 % janë të dhënë pas qejfeve dhe dëfrimeve.
2- 30 % janë të dhënë pas parasë dhe posteve.
3- 5 % përpiqen për të arritur me këtë rrugë llogaritë e tyre private.
4- Ndërsa 5 % për të përfaqësuar botën që ëndërrojnë, duke u përpëlitur pa pritur asnjë shpërblim.
Pra siç shihet forca e vërtetë e komunizmit në vendin tonë, është pesë përqind. Ka aq pak njerëz sa mund të thuash se në të vërtetë s’ka njeri për ta provuar këtë rrugë."
I bëra pyetjen që desha t’ia bëja që në fillim të bisedës:
"Vallë cili ishte funksioni juaj brenda këtij ideali?"
Qesh. "Përsëri nga jeta ime private?"- thotë. "Mirë do të mundohem ta shpjegoj duke e përmbledhur:
-Çdo gjë timen e hodha në këtë ideologji. Pandehja se çdo mangësi e të metë që kisha përpara do ta hiqja në këtë mënyrë dhe pandehja se me këtë rrugë do të përqafoja ëndrrën që kërkoja. Kjo filozofi u fut në veprim në shpirtin dhe egon time. Vitet më me vlerë të jetës sime i kam harxhuar për të mësuar këtë mendim e këtë filozofi. Pothuajse mësova përmendësh çdo gjë në emër të komunizmit. U mbusha mirë. Kjo s’ishte një pjesë por gjithë jeta ime. Mora famë menjëherë dhe që në moshë të re kam shkuar në vende shumë të rëndësishme.
Për t’i shërbyer çështjes sime mësova anglisht, frëngjisht, rusisht dhe gjysma gjysma arabisht. Kush e di sa herë jam dëbuar nga puna. Aq shumë kam ngrënë dru nga mbrëmja deri në mëngjes në stacionet e policisë, saqë s’më kujtohet as numri. Kam qëndruar i lidhur nëpër burgje.
Megjithë këto që hoqa, asnjerë s’kam pritur ndonjë shpërblim. Por ata që dolën me mua në këtë rrugë zunë vende që s’ta merr mendja. U bënë të njohur. Një pjesë e mirë e tyre me anën e kësaj u njohën në botë. Derisa një pjesë e tyre u bënë edhe miliarderë. Kurse unë s’e mendova asnjërën prej këtyre. A nuk m’u propozuan? Jo. Më besoni që isha në gjendje që t’i kisha të gjitha në pëllëmbë të dorës. Por sinqeriteti në zemrën time dhe kuptimi që ta bësh punën pa pritur shpërblim, s’ma lejonin këtë gjë. E dini se askush s’dëshiron të punojë në radhët e mbrapme. Është më bukur të kalosh në radhët e para. Por unë me gjithë këtë duke menduar se kjo punë s’mund të ecë pa mua, punoja që të organizoja edhe radhët e pasme. Kam bërë shumë udhëtime jashtë shtetit. Jam takuar me shumë liderë marksistë. Në shumë pika e shihja veten si një element me aftësi sa mund të konsultoheshim së bashku dhe kështu ka ndodhur. Jam takuar me marksistë të tillë si: Enver Hoxha, Marshall Tito, Milovan Gilas, Fidel Kastro, Abdunasir dhe të tjerë rusë e kinezë. Duke parë jetën e tyre zhgënjehesha shumë. Por gjeja ngushëllim duke thënë:
-Këta s’e kanë kuptuar ashtu siç duhet marksizmin, nëse e përceptojnë mirë s’do i kenë këto të meta. Tani atë botë e shoh të paqartë brenda një mjegulle që dua ta harroj.
Po i pyesja pyetjen time të fundit z. Salihut:
"Ju me gjithë se keni qenë vetë dëshmitar disa herë për mbrapështirat e komunizmit dhe praktikimet e qejfit, përse për pesëdhjetë vjet me radhë vazhdonit ta mbronit?"
Duke u munduar t’i japë edhe kësaj pyetjeje një përmbledhje thotë:
"Po i besoi njeriu diçkaje s’është e lehtë që t’i pranojë gabimet e tij, vazhdon me forcën e mendjes dhe të krahut gjatë gjithë jetës, me shumë punë dhe sakrifica. Për gjërat ters që duken në marksizëm shtjellohet shpesh mendimi për rregullimin e tyre. Nëse kishte ndonjë gabim duke thënë:
"Është pjellë e gërmadhës së borxhezisë",- i anashkalonin punës.
Humbjet dhe zhdukjet e vogla nga ana tjetër dukeshin të pranueshme për revulucionet botërore. Në qoftë se numri i këtyre njerëzve do të ishte edhe me mijëra, sëbashku edhe me disa shtete, nuk kishin rëndësi fare.
Ngaqë në dorë s’kemi alternativë tjetër, s’keni mundësi të gjeni krahasim. Po këtë e besoj me gjithë zemër që, me këtë shpejtësi që po përparon shkenca dhe teknologjia, komunizmi s’ka për të rezistuar dhe shumë në këtë botë. E ka jetën të shkurtër."
E tregoi koha se sa të goditura ishin fjalët që tha z. Salihu dhjetë vjet më parë. Drejt fundit të viteve 1989 vendet komuniste u rrëzuan nga populli dhe njerëzit e tij. U hoqën partitë komuniste dhe u zhvilluan zgjedhjet e lira. Inshallah kjo lloj udhëheqje e frikshme që e lau me gjak këtë shekull, harrohet nëpër histori...
Kemi shumë gjëra për të folur, por u afrua orari i autobusit. U takuam dhe u përshëndetëm mes emocioneve, lotëve, me një dashuri të madhe. I dhamë adresën tonë dhe i thamë se i prisnim letrat e tij. Por s’e kuptuam se kjo do të ishte hera e parë dhe e fundit që e takonim atë njeri të nderuar. Me anë të këtij mikut tonë që si morëm dot vesh as emrin e vertetë, i kuptuam edhe një herë vlerat e vërteta që zotëronin librat Risale-i Nur (Mesazhet e dritës) në shekullin tonë. Kur kemi pyetur më vonë për të, kemi rastisur njerëz që e dinin me të njëjtin emër.
"Letra e shekullit"
Pikërisht shtatë muaj pas asaj ngjarjeje, mora një letër që ishte dërguar nga Ankaraja. Kishte edhe një shënim përveç letrës ku thuhej: "Tani e kam marrë të gjithë përmbledhjen e librave Risale-i Nur. Nuk mendoj dhe s’bëj gjë tjetër përveçse lexoj e lexoj dhe futem në meditim.
Mua më jepte një numër kutie postare në Izmir, Allsanxhak.
Menjëherë duke mbërthyer një letër e një laps, shkruajta e shkruajta dhe derdha në të, të gjithë mallin, ndjenjat dhe emocionet. Por kishin kaluar muaj dhe s’po merrja dot ndonjë përgjigjje. Në këtë kohë unë i dërgoja letra njëra pas tjetrës.
Në një kohë kur më ishin prerë të gjitha shpresat, tamam pas tre vjetësh më erdhi në dorë letra… Ajo ditë ishte si festë.
Letra që njihte sëmundjet e shekullit e që tregonte rrugët për shërimin e tyre, mbante cilësinë si "Letra e shekullit". Këtë letër që ishte e gjatë e që nxirrje mësime prej saj, e lexova kushedi sa herë dhe qaja.
Në këtë letër z. Salihu thoshte kështu:
"Shumë me vlerë vëllai im i nderuar! Për shkak se para dy vjetësh kalova një paralizë, u detyrova që t’i vonoja përgjigjet e letrave. Në letër më pyesje se si isha nderuar me të vërtetat e besimit dhe kërkoje të dhëna rreth karakterit dhe ngjyrës së jetës që kisha kaluar. S’mendoj të të shpjegoj se si u përqafova unë me dritën e besimit, sepse t’i ishe vetë dëshmitar i saj. Për të të shpjeguar se si "Risale-i Nur" që i tregon të vërtetat e Kur’anit këtij shekulli, se si ai shkatërron ideologjinë komuniste, që në emrat e mbushura me mohim nxirrte në pah një ndryshim të pabesueshëm dhe që paraqitej si një rrugë e vetme për njerëzit, do të mundohem ta shpjegoj në vija të trasha jetën time, prandaj dëgjoni me kujdes duke marrë mësim.
Babai im ka qënë një copë fshatari që ka hequr shumë e ka qenë i mjeruar që prej lufte. S’e mbushte kurrë barkun me ato që fitonte dhe s’mundi të thoshte haptazi "edhe unë jam njeri". Mes kësaj zbrazëtie në fillim humba nënën dhe më pas humba edhe katër vëllezërit më të mëdhenj se vetja. Kurse babai për të mos më lënë të uritur shkoi për peshkim në mes të dimrit dhe u mbyt nëpër ato ujra. Shkoi dhe iku pa pasur as edhe një qefin për t’u mbështjellë. Atë herë isha pesë vjeç dhe mbeta fill i vetëm. S’kisha njeri që të më fërkonte ballin duke thënë "eja vogëlush" apo të më fshinte lotët e të më tregonte dhembshuri ndaj meje.
U braktisa në mjedisin e rrugëve mes kushteve të paimagjinueshme. Barkun e mbushja me lëmoshat dhe shumë herë gdhihesha i uritur. Lëkura e këmbëve që kishin mbetur pa këpucë, ishte kthyer në atë mënyrë që jo gjembat por as gozhdat s’e shponin. Kjo torturë e thellë zgjoi tek unë ndjenja huliganizmi dhe rebelimi. Që në moshën dhjetë vjeçare, tek unë përfunduan ndjenjat e ndërgjegjjes dhe të mëshirës. Mes këtyre ndjenjave u regjistrova dhe u futa në shkollë. Mësuesit dhe nxënësit që më rrethonin ishin krejtësisht përfaqësues të mjerimit tim. Për çdo rast të bënin të pranoje se shpëtimi ishte tek komunizmi. Njerëzve që më flisnin me gjuhën e dertit tim ia fala zemrën time. Mësuesit donin që të mos i besonim asgjëje që nuk shihej me sy, s’dëgjohej me veshë e s’prekej me dorë. Në këtë formë na bënë t’i mohonim një për një themelet e besimit. Aq sa talleshin edhe me Zotin, engjëjt dhe kaderin (përcaktimin e Tij). Na faltë Zoti.
Kurse unë ngaqë isha punëtor e i zgjuar dhe si një që punonte brenda një mohimi absolut, tregohesha si një komunist shembull. Aq sa filozofinë marksiste e mësova shkronjë për shkronjë përmendësh, si komunistët e mëdhenj klasikë. Për këtë që të gjithë më thërrisnin "Lenin". Duke u zvarritur me të shpejtë kësaj rruge si fillim në shkollë pastaj u bëra drejtues e më vonë përgjegjës zone. Tashmë më ishin hapur para meje të gjitha rrugët. Kisha ardhur në pikën e organizimit dhe të planifikimit të planeve. Dola në jetë me një detyrë të rëndësishme në mbrojtje. Këtë punë deri në daljen time në pension e bëja me një oreks të madh pa u nevrikosur dhe pa u mërzitur.
Për çështjen që propogandoja, personalisht vetëm unë bëra të mundur sigurimin e miliona ndihmave. Në kolltukun që u ula kisha një vend të tillë që mund të përshëndetesha me të gjithë komunistët e botës. E prisnim me pa durim dobësimin e shtetit. Duke qenë edhe me cilësinë se ishim ruajtës të vendit. Mijëra të rinj i bëmë të na besonin. Së fundi kur na zunë shpëtuam me një dënim të lehtë. Por këtë e quajtëm si nder të vogël. Nuk na u shuan ndjenjat, përkundrazi na u shtua edhe më tepër dëshira. Të gjitha fuqitë tona i dhamë dhe i futëm në rrugën e komunizmit. Edhe gjumin e harruam. Por shihni se si del kismet. Të vërtetën që kërkoja në botën e komunizmit duke harxhuar gjithë jetën time në këtë rrugë, do ta gjeja gjatë një udhëtimi.
Buzëqeshje të mbushura me habi
Në vjeshtë të vitit 1979 i hipa autobusit nga (qyteti) Kajseri për të shkuar në Adana. Kur tha shoferi i autobusit: "Nëse ka ndonjë që do të thotë ndonjë këngë ose baladë le të vijë tek mikrofoni. Rrugën e kemi të gjatë, edhe kalon koha edhe neve na argëton",-unë duke e ditur këtë si një rast të mirë ia beha menjëherë në këmbë. Mbase në këmbë do t’u shpjegoja udhëtarëve çështjen që unë propogandoja. Meqë e kisha zërin e bukur, udhëtarët i tërhoqën dhe i bënë për vete këngët që këndova. Duke e ndjerë se ishte formuar një dialog i mirë mes meje dhe atyre në autobus ia fillova bisedës.
-Bashkatdhetarë,-u thashë. -A ka ndonjë prej jush që ndodhet në kënaqësi dhe lumturi të plotë?
Kjo pyetje ra si një gjyle në ambjent. Të gjithëve u ngjalli kureshtjen. Vazhdova: -A ka ndonjë prej jush që e ka të sigurtë jetën e vet?
Mirë thashë: -A ka ndonjë prej jush të thotë se i ka përballuar të gjitha nevojat, se s’ka më nevojë për asgjë? Vazhdonin buzëqeshjet e mbushura plot habi. Dhe shtova: -Vëllezërit e mi, padyshim se kjo nuk është e mundur, sepse ne jemi të privuar që të drejtohemi prej një regjimi që do t’i hiqte qafe këto lloj mundimesh. Pa ua neveritur udhëtarëve, fillova që t’ua shpjegoja komunizmin me një gjuhë që ata ta kuptonin. E shtyva dy orë të plota fjalimin tim. Të gjithë mbetën të habitur nga unë. Por dukej qartë se një të ri s’e mbante vendi. Dallohej qartë se nga çdo lëvizje kërkonte rastin për të shprehur kundërshtimet e veta.
Kur plasi goma e autobusit duke u ngjitur në malet Toros, ai i ri më kapi menjëherë. Me një sjellje prej modesti më tha: "Ju përgëzoj. Na gjallëruat me fjalimin tuaj. E keni përsosur shumë mirë veten. Duhet të ketë shumë çështje që unë mund të përfitoj prej jush. Për shembull sipas jush ç’është njeriu?"
Sikur u budallallosa përballë një pyetjeje të tillë që s’e prisja fare. Në të vërtetë megjithëse unë dija jetën qoftë edhe të një komunisti krejt të thjeshtë, dija përmbajtjen e çdo vepre marksiste dhe njihja gjithashtu shkronjë për shkronjë historinë e vendeve komuniste, këto gjëra s’më kishin shkuar fare në mend. Kisha pasë harruar të njihja veten time. Të njëjtën pyetje ia bëra dhe unë atij: "Mirë pra! Ç’është sipas jush njeriu?" I riu që qëndronte përballë meje me nje fytyrë të ndritur, do të jetë qetësuar ngaqë më solli në temën që deshi e që vazhdoi duke buzëqeshur: "Kjo s’është një temë që mund të sqarohet vetëm në një aspekt. Nëse dëshironi në xhep më ndodhet një vepër e vogël dhe mund ta lexojmë prej saj atë temë".
U tërhoqëm në një qoshe pa njerëz. Donte që me gjithë mënyrat të më shpjegonte besimin në Zot. Në disa pyetje që bëra mora përgjigje të mrekullueshme. Kuptova se ky i ri s’ishte një njeri dosido. Së fundi pas shumë vitesh gjeta një njeri mendimtar sipas gradës time. Mbi të gjitha e njihte po aq mirë sa unë filozofinë komuniste. Debati ynë vazhdoi deri në Adana. Mbeta i habitur. Rruga e shokut tim të ri s’kish mbaruar ende. E kapa për krahu. "S’ka mundësi, ty s’të lë",- i thashë". Çështjet duhet t’i lidhim në një përfundim. Koka m’u bë lëmsh. Kam shumë gjëra për të pyetur. Këtë ditë duhet të qëndroni patjetër këtu. "Qëndroj me një kusht",- më tha i riu. "Nëse sot bëheni mysafiri im". Ramë dakord. Shkuam së bashku tek shtëpia e një shoku të tij. Mësuesi i ri duke iu përgjigjur një nga një të gjitha pyetjeve të mia, më shkatërroi mendimet dhe rrugën propoganduese gjysmëshekullore. Vazhduam deri në ezanin e sabahut. Bota ime ndryshoi komplet. Mendimet që mbaja me mburrje prej vitesh, mund t’i rezistonin vetëm disa orëve. Tashmë përpara meje kishte horizonte të reja e dritëdhënëse.
Falëm së bashku namazin. Ky ishte namazi (falja) e parë në jetën time. Aman o Zot! Oh ç’kënaqësi e lezet qe ajo! Gjatë namazit qava pa zë. "Risale-i Nur" (Mesazhet e Dritës), duke e zgjatur dorën në zemrën time, çdo gjë që gjendej në të prej mohimit dhe papastërtisë, e fiku dhe i mori. Tashmë kishte rënë shqetësimi për të rindërtuar të shkatërruarat tona.
Ngushëllimi i Bediuzzamanit
Kur isha për vizitë në Amerikë tek im bir, në 1981, në qershor më zuri një paralizë e rëndë. Duke qenë se s’lëvizja dot asnjë pjesë të trupit u mora në renimacion. Ja pra atë kohë pashë një ëndërr shumë ndikuese e që i ndjej ende emocionet e saj:
Bediuzzaman Said Nursi bashkë me një tjetër pas tij, hyri në dhomën ku isha i shtruar. Kur e pashë atë fillova të qaj me gjithë dëshirën e qënies sime. Erdhi e u përkul sipër meje dhe duke buzëqeshur më tha: Ti aq gjynahe të mëdha ke, saqë do të mbushej e gjithë kjo Amerikë e do të derdheshin në det. "Risale-i Nur" (Mesazhet e Dritës) u bënë garanci për jetën tënde. Dhe kjo sëmundje të është dhënë për të shlyer gjynahet aq të frikshme që ke bërë. Duro e falendero Zotin. Më pas u kthye nga personi pas tij që qëndronte i palëkundur: "Apo s’është kështu, Mevlana Halid?",-tha. Dhe ai i dha përgjigje: "Ashtu është udhëheqësi im".
U zgjova me emocionet e asaj ëndrre, duke m’u gjallërua gjysma e trupit.
I vetmi ngushëllim për këtë sëmundje të pandashme ishte njohja që bëra para katër vjetësh dhe përqafimi i lumturisë prej Risale-i Nurit (Mesazhet e dritës). Mua s’më mbeti takat për të lexuar. Disa pjesë i dëgjoja me zërin e nipit tim. E dëgjoja deri në mbrëmje me një kënaqësi e meditim të madh. Veçanërisht në atë mënyrë ndikonin komentimi i librit "Ayetü’l-Kübra" (Argumenti i madh) i Bediuzzamanit dhe argumentet e njësimit në shpirtin tim saqë pa qenë nevoja për të më dhënë morfinë apo novalginë i harroja ato dhimbje të forta dhe pa zë zhytesha e ikja.
Ende mua libri "Ringjallja" më bën për të qarë si fëmijë. Por në fakt edhe kur më ka zënë plumbi në këmbë, as "of" s’kam bërë.
-
-
S’mund ta harroj jetën time të gjatë që kishte kaluar në mosbesim. Nëse do të mendonim llogarinë e përshtatshme për dënimin e atij që për një çast mohon All-llahun, qoftë edhe për një moment s’mund ta heq nga zemra dënimin e atyre gjynaheve të frikshme që kanë kaluar gjatë 40-50 vjetëve. Për të pastruar këtë jetë të mbushur me gjynahe që do të ishte i pamjaftueshëm nga dhënia e dënimit me ligjet e njerëzve, sigurisht që është e domosdoshme dhe e nevojshme ekzistenca e xhehennemit. Por unë po bie në sexhde para asaj Fuqie të madhe që u strehova në mëshirën e Tij dhe po i paraqes pendimin tim duke qarë me lotë që më dalin rrëke nga sytë. Por kur mendoj Atë që unë i hapa duart dhe i drejtova pendimet e mia të sinqerta që ngriheshin prej mërmëritjes së buzëve dhe Zotin tim që është Poseduesi i mëshirës, gjej ngushëllim. Kur ndjen njeriu se është i paaftë, i sëmurë dhe se po i vjen fundi i jetës, për ta ngushëlluar i duhet një Fuqiplotë me një forcë të tillë që të përballojë sëmundjen, paaftësinë, bile edhe vdekjen. Sepse as paraja, as posti, as fëmija, as malli e pasuria, s’mund ta sigurojnë atë ngushëllim. Në të kundërt mundimet dhe vuajtjet që të jep ndarja prej tyre janë më të frikshme se njëqind paraliza. Unë duhet të jem një shembull i gjallë si një njeri që i ka jetuar këto të vërteta.
Vëllai im, si një njeri i gatuar me mosbesimet më të forta, ajo që do thosha është kjo: Në historinë e njerëzimit ajo që ka ardhur në formën e krizës më të madhe është rrjedhoja e mosbesimit dhe e kundërshtimit. Shkatërrimet marramendëse që janë bërë përballë gjithë njerëzve dhe feve, ka arritur në një shkallë që do të dridhte gjithë universin. Për të zhdukur fatkeqësinë komuniste që para saj mbetën të dobta masa të ndryshme, shuma parash marramendëse bile edhe forcat e policisë, ka nevojë për një të vërtetë që shpjegon të vërtetat e Kur’anit siç është libri "Risale-i Nur" (Mesazhet e Dritës), që i ka bërë të ditur këtij shekulli shpjegimet prej të vërtetave të Kur’anit. Po u thërras me forcë si një njeri që ka mbi shpinë gjithë gjynahet e njerëzve se, s’na ka mbetur alternativë tjetër. Të pohosh të kundërtën e kësaj, atëherë kjo do të jetë një favor dhe shërbim në llogari të komunizmit.
Këtë po e them nga përvoja. Çdo person që zotëron forcë, nëse do të ruajë ligjet e gjithësisë, të shpëtojë këtë vend dhe njerëzimin nga kjo përçarje duhet ta ketë në plan të parë përhapjen dhe shpërndajen e librit Risale-i Nur. Nëse jo, universi s’mund t’i rezistojë kësaj padrejtësie. Do të jemi vetë që do të japim lejen për kijametin. Po ua lë porosi njerëzve me shpirt të pastër.
Ju puthi sytë. Pres duatë tuaja.
Salih Gökkaya
16.10.1983
Alsancak/ Izmir
Risale-i Nur janë ato që shpjegojnë me një metodë shumë ndikuese të vërtetat e islamit përballë shkatërrimit dhe sherrit në ditët tona, duke i shpjeguar ato në formën më të përshtatshme që kuptohen në shekullin tonë. Këtë letër që na lajmëron se si njerëzit më të pafe dhe ata më komunistë të përbetuar u vunë në rrugë të drejtë, menjëherë ua bëra të njohur edhe të tjerëve. Desha që këtë kënaqësi dhe lumturi të pafund që ndjeja unë, ta ndjejnë edhe ata. Le të jetë ky një lajm i gëzueshëm dhe moral për të gjithë myslimanët.
Letra u përhap një kohë shumë të shkurtër. Ajo arriti dhe shkoi nga qyteti në qytet, nga goja në gojë. Ajo zgjoi mes nesh një lidhje aq të tillë sa morëm me mijëra letra për të. Kërkesa e tyre e përbashkët ishte që e gjithë kjo ndodhi të sillej patjetër në formën e një libri.
Ndodhia e z. Salihut është një shenjë e vogël se me ç’përmasa po përhapet Islami tani në kohët e fundit. Sot në sajen e shërbimit të këtyre librave, mijëra e miliona si puna e z. Salihut, nderohen me të vërtetat më të fundit të islamit dhe e shikojnë veten sikur kanë lindur përsëri. Ditët kalojnë dhe ne shohim përparimin e shpejtë të kryerjes së shërbimit ndaj islamit, lartësimin dhe shkëlqimin e tij. Këto janë lajmet përgëzuese dhe shenjat e plotësimit të mesazhit hyjnor: "All-llahu ka për ta plotësuar dritën e Tij edhe nëse s’duan mosbesimtarët".
Letra e dytë e z. Salihut
Duke i dërguar letër z. Salihut në adresë të Kalifornias në Amerikë, i urova shërim të shpejtë për sëmundjen dhe i bëra të ditur se isha mërzitur shumë për prishjen e shëndetit të tij.
Përgjigjen e letrës sime e mora në janar të 1985. Por letra ishte shkruar më 12 dhjetor 1984.
Letrën e kishte shkruar z. Salihu. Kurse për ta dërguar e kishte dërguar i biri e jo vetë. Brenda në letër gjendej një shënim i vogël që e kishte shkruar i biri:
"Dy ditë pas vdekjes së babait tim hyra në dhomën private të tij. Sipër tryezës qëndronte gati për t’u hedhur në postë një letër e shkruar në adresën tuaj. Letrën e kishte shkruar babai im (rahmet pastë), por për ta dërguar s’i kishte mjaftuar jeta. Duke e quajtur këtë letër si amanet, po ua dërgoj juve. Babai im i dashur me pjesëmarrjen e muslimanëve të këtushëm, u përcoll në atdheun e përhershëm."
Poshtë shënimit kishte shkruajtur emrin dhe firmosur si "i biri".
Aq sa na mërziti vdekja e z. Salihut po aq na gëzoi edhe letra e tij e dytë.
Edhe kjo letër që na bënte për të qarë edhe pasi e kishim lexuar kushedi sa herë, shëtiti në të katër anët e vendit. Letra e dytë që për nga vlerat duhej mësuar përmendësh rresht për rresht, ishte kështu:
"Vëllait tim të dashur të cilin fizikisht shumë larg, por nga ana shpirtërore e ndiej shumë afër.
Në letrën e fundit që dërgove kuptova se ishe vënë shumë në merak për gjendjen time. Vëllai im, është gjynah të harxhosh forcën e merakut për një njeri mëkatar si puna ime. Sepse, ta harxhosh forcën e merakut për një gjë të tillë, duke qëndruar nga njëra anë besimi me madhësinë e universit, s’ia vlen që atë thesar ta shpenzosh për gjëra të pavlera.
Vëllai im, tani në këto momente kam mbaruar krejtësisht nga ana fizike. Të ngrihem në këmbë lëre, por bile edhe të flas s’më ka mbetur fuqi. Për të zhkarravitur këto rreshta, jam si ai fëmija i pafuqishëm që rrokulliset me mundim për t’u strehuar në gjirin e ngrohtë të nënës së vet. Kjo gjendje e mbaruar e imja, më kujtoi një kujtim të vjetër që s’mund ta harroj kurrë.
Një herë e një kohë, gjendeshim në Beograd si të ftuar nderi tek kryetari i shtetit të Jugosllavisë, lideri komunist Marshall Tito, që nga 83 vjetët e jetës së tij 70 vjet i kishte sakrifikuar në rrugën e komunizmit. Ne dinim për emrin dhe luftën me flamuj të atij njeriu, sakrificat e pabesueshme që kishte bërë ai në rrugën për çështjen e vet, kështu që ishim të mahnitur pas tij. Për njërin nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, thanë që ishte i sëmurë. Menjëherë vrapuam për ta vizituar në shtëpinë e tij. Pranë meje gjendeshin dhe disa drejtorë e kryetarë të shoqërive të nxënësve komunistë, të ardhur nga vende të tjera. Kur hymë në dhomën që rrinte i shtrirë, pamë se muret i ishin mbushur plotë me medalje dhe fleta lavdërimi, që kishte marrë për shkak të sukseseve që kishte arritur në komunizëm. Ky njeri që qëndronte mes 10-15 liderëve e kuadrove komunistë nga e gjithë bota, rënkonte në një gjendje të mjerueshme i mbërthyer pas krevatit të tij. Ne gjendeshim mes emocionesh se si po takoheshim me një komunist me cilësi të tilla. U drejtua me vështirësi nga krevati. Shërbëtorët i vinin rreth e rrotull pas tij si ato fluturat rreth dritës. Në çehren e tij dalloheshin rrudha e vija të trasha që dukej sikur ishin gërmuar nga vështirësitë e jetës. Ajo gjuhë dhe mjekër që i kishin folur miliona njerëzve, i ishin tharë. Duart e këmbët i ishin bërë kockë e lëkurë. Për ne që dinim mirë anglisht mund të flisnim lirisht me të. Për një farë kohe u ndodhëm ballë përballë me këtë marksist. Sytë i ishin mbushur me lot dhe buzët i dridheshin. Në fytyrë i formoheshin shprehi aq të dhimbshme saqë sikur brenda dhimbjes së vdekjes që do të ndahej nga kjo jetë, ai hiqte e vuante shumë. Kur e ndjeva këtë, për ta ngushëllyer i thashë:
Udhëheqësi im, jeta juaj është shkruar shkronjë për shkronjë në faqet e arta të komunizmit. Nuk mund të tregohet ndonjë nga ne, që mos të të ketë duartrokitur apo lavdëruar. Që të gjithë jemi të mahnitur nga ju. Ju po shihni një respekt dhe nderim si idhull. Pse po ju frikëson kaq shumë vdekja? Mbase me të vërtetë mund të ndaheni fizikisht nga ne, por shërbimi i paharruar që ju keni bërë, do të mbetet në zemrat tona".
Kur dëgjoi fjalën "vdekje", pashë se si u drodh sikur kishte rënë një tërmet i fuqishëm. Për një çast i ngriu fytyra. Shikimi iu bë i sertë dhe ritmi i frymëmarrjes iu shpejtua me frikë. Këto fjali që tha duke u shprehur me të qarë, më kumbojnë ende në vesh:
"Shok i një ideali", tha, "unë tashmë po vdes … s’mund t’a shpjegoj se sa e frikshme është vdekja. Edhe nëse jua shpjegoj, ju që jeni të shëndetshëm e të rinj, nuk mund ta kuptoni në këtë moshë. Mendoni, të vdesësh, të jesh asgjë, të zhdukesh… Shkuarje për t’u përzier me dheun, pa kthim prapa… Ja kjo më çmend mua. Të ndahesh nga miqtë, të dashurit, nga nderimet dhe postet… Mos t’i shohësh edhe njëherë bukuritë e botës. A s’e kuptoni sa gjë e frikshme është?
Pa vdekur ende, çdo minutë, çdo sekondë unë po vdes. Vdekja është një imagjinim aq i frikshëm, saqë po vazhdon të më helmojë.
Shokët e mi, juve me zemër të hapur dua t’u them disa të vërteta: Pasi të vdes e të bëhem dhé, nëse s’ka ringjallje, dënim apo shpërblim, cila do të jetë vlera e luftës që kam bërë unë? Më thoni. Ah, çfarë vlere do të kem unë që paskam për të jetuar në zemrat e njerëzve të mi, ose s’paskam për t’u harruar apo kam për t’u duartrokitur?
Unë pasi të shpërbëhem, zërat që më duartrokasin me nderime, krimbat dhe gjarpërinjtë që ma bëjnë trupin copë e çikë në varr, a do të më mëshirojnë? Pa më thoni, për ku është kjo vajtje? Sqarimin e kësaj s’mund ta bëj dot as Marksi, Engelsi apo Lenini.
Jam i detyruar t’u shpreh një të vërtetë:
Unë tashmë i besoj Zotit, profetësisë dhe jetës së përtejme. Ateizmi s’është zgjidhje. Mendoni pak, duhet të jetë një Krijues i kësaj gjithësie, një ligjvënës për këtë sistem të përsosur... Sipas meje vdekja s’duhet të jetë fundi... Për ata që ecin në padrejtësi, për ata që vdesin zullumqarë, duhet të jetë një vend llogarie. Ikin pa marrë dënimin dhe të drejtën e tyre. S’mund të jetë një padrejtësi e tillë. Unë këtë e ndjej me përgjegjësi. Saqë miliona njerëz të pafajshëm që i kemi shtypur e torturuar, tani më duket sikur më kanë mbërthyer në fyt. Duhet të ketë një vend llogarie, që do ua vërë veshin "oh"-eve të tyre. Për ndryshe njeriu nga do ta gjejë ngushëllimin? Duhet të ketë një shpjegim për këto. Marksi për këtë çështje ka përrallisur. Ai na i mpiu mendjet tona… Por ç’ne se ne pa na ardhur vdekja pas dere, nuk e pranojmë. Mbase pengesë për këtë bëhen postet që t’i zgurdullojnë sytë. Unë jam në këtë besim or shokë, ju thoni ç’të doni."
Pas këtyre rreshtave të prekshëm, dua t’ju jap një lajm që do t’iu gëzojë:
Ardhja në besim e profesorit ateist
Kur isha i shtruar në spital, u njoha me një profesor filozofie, anëtar i shoqatës së drejtuesve të shoqërisë (mosbesimtare) ateiste, d.m.th. mosbesimtarëve në Zot, i cili kishte ardhur për të vizituar të birin. Ishte pedagog në Universitetin e Kalifornisë. E pyeta se ç’qëllime kishin: "Të gjitha fetë",-tha, "duke u vendosur njerëzve sipër një mbulesë të trashë, duke vendosur rregulla e ligje të rënda përballë dëfrimeve dhe kënaqësive të botës, e pengojnë rininë që të marrin lezetet dhe kënaqësitë e plota. Kurse ne, që njerëzit të dëfrehen dhe të argëtohen plotësisht, për t’i siguruar ata pa pasur frikë, i sqarojmë dhe i bëjmë që ata të pranojnë se s’ekziston Zoti."
Shoqërinë që ishte në Amerikë e dija se ishte në koordinim me Moskën. Sepse Rusia ngaqë s’e futi si deshi komunizmin në Amerikë, me qëllim që ta bëjë rininë amerikane kokëboshe, mbështeste mendimin e mosekzistencës së Zotit. Faktikisht del që kjo shoqëri është një organizatë moskovite.
Ndaj këtij sqarimi të bërë nga ana e profesorit të filozofisë, me sa mund t’ia arrija, i shpjegova "Çështjen e tretë" nga libri "(Frutat) Argumentet e besimit". Më dëgjoi me një përkushtim të habitshëm. Sigurisht që e vërteta e besimit, duke hapur deri në një pikë dyert e zemrës e të mendjes që e kishte të mbushur plot me mohim e mosbesim, bëri që të fillonte t’i rradhiste njëra pas tjetrës pyetjet e mosbesimit që i kishte grumbulluar gjatë gjithë jetës. Megjithë kohën e papërshtatshme dhe mungesën e forcave të mia, profesori përballë të vërtetave dritëdhënëse, tashmë po zgjidhej. Kur u ndamë me shpresën se do takoheshim përsëri i qeshnin sytë përbrenda.
Mijëra falenderime i takojnë All-llahut. Kur u takuam me të për herë të dytë, në fund të një bisede që zgjati shumë, duke ngritur gishtin tregues, mes lotëve, sikur i thërriti gjithë botës jobesimtare me zë të lartë, lajmëroi kthimin e tij në mysliman. U nda nga unë aty nga mesnata, dhe për të mësuar faljen e namazit më tha se do të vinte në mëngjes. Mezi po prisja sa të vinte mëngjesi… Sytë e mi me orë të tëra pritën që të hapej dera e ai të futej brenda. Por sa keq që megjithëse ishte bërë drekë, ai ende s’po dukej. Me shqetësim mora shtëpinë e tij në telefon. Në telefon u përballova me një të huaj që i dridhej zëri.
"Ku është profesori?",- thashë.
"Ju jeni z. Salih?",- u hodh ai.
"Po",-i thashë.
"Natën nga një infarkt vdiq, e duke vdekur ju përmendte gjithnjë juve",-më tha. Ishte i biri. Dhe i riu vazhdoi:
"Deri dy orë para se të vdiste na mblodhi të gjithëve. Pasi u sqarua gjatë e gjatë donte që edhe ne të bëheshim myslimanë. Unë, nëna dhe motra e vogël, duke i parë të përshtatshme ato që na shpjegoi babai, u bëmë myslimanë. Në mëngjes do vinim pranë jush për të mësuar për t’u falur."
Mbeta i shastisur. O Zot, përpara Madhështisë Tënde të Pakufishme, dua të bie në sexhde për të mos e ngritur kokën më. Sepse Ti neve na e bëre të mundur (rrisk) një të vërtetë si libri Risale-i Nur, që për një orë na ndriçoi një jetë që ishte sterrë, e mbushur me mohim e mosbesim. Sa mirësi e madhe që është kjo o All-llah! Ç’thesar i pambarueshëm që është! Edhe nëse e bëjmë copë veten tonë, edhe nëse e japim dhe e sakrifikojmë jetën në rrugën e Hirit Tënd, s’mund të jemi aq falenderues ndaj Mirënjohjes tënde.
Vëllai im i dashur, duke u shprehur me një mirënjohje të madhe, ashtu si një i dashuruar që me dashurinë e tij duke pritur një jetë të tërë, mezi e pret ditën e takimit, ashtu edhe unë mezi po pres që të takohem me Resulull-llahun dhe me udhëheqësin tim (Bediuzzamanin). Po e pres atë çast… Po pres që Azraili a.s. të hapë derën time. Mes meje dhe vdekjes ka mbetur një perde shumë e hollë. Qefinin dhe sapunin e kam tek koka. Lus All-llahun që të na bëjë rrisk lumturinë e të qënurit mysliman edhe në frymën e fundit.
Pres duatë tuaja."
12.12.1984
Salih Gökkaya
I Biri i z. Salihut
Me të marrë lajmin për vdekjen e z. Salihut, menjëherë i përcolla ngushëllimet e mia me telegraf të birit. Nga pas i shkrova edhe një letër të gjatë. Mora lapsin duke i folur në letër të birit.
I thashë se desha të njihesha patjetër me të. Doja që miqësia që kisha unë me të atin të vazhdonte edhe me të. U përqendrova shumë tek domosdoshmëria dhe nevoja që kisha për të ndriçuar me ndihmën e tij shumë tema që s’i kisha mësuar rreth tij. E kërkova si me lutje marrjen e përgjigjes së kësaj letre. Pasi kaluan nja dy muaj mora një letër me dy paragrafe. Thoshte kështu:
"Ju faleminderit për interesimin e ndarjes së dhimbjes me ne. Sigurisht që miku i babait tim është dhe i imi. Por meqë do të ndërroj shtëpi dhe adresë, s’mendoj se do formojmë ndonjë lidhje të rregullt. Shpresoj të më kuptoni.
Përshëndetje…"
Në fund të letrës poshtë datës, ishte shkruajtur me shkrim dore e ishte firmosur një emër që lexohej si "Savash Eser". A ishte ky emri i vërtetë apo jo s’e di. Nëse ka qenë i vërtetë, mbiemri i vërtetë i z. Salihut duhet të jetë "Eser". Po emri? Ja dhe një pikë tjetër që ka mbetur në errësirë...
Të birit i shkruajta kushedi sa herë letra. S’më erdhi përgjigje, po as mbrapsht nuk m’u kthyen. Por letrat e fundit m’u kthyen mbrapsht. Sipër shkruhej se kish ndërruar adresë. Ende pres përgjigje nga i biri, në mënyrë që të ndriçohej e kaluara sterrë e zezë dhe kujtimet e zeza të një njeriu të veçantë që iu ndriçua jeta. Akoma ruaj shpresën se do të ndriçohen edhe pikat e temave më interesante.
Gjithashtu uroj që i biri i një njeriu kaq me vlerë, mos të ikë e të shkrihet brenda dëfrimeve në Amerikë, por të mbështetet fort rreth kujtimit të babait të vet.
U prehtë në paqe edhe shpirti i z. Salihut. Ia faltë Zoti mëkatet dhe ia bëftë të mundur të njëjtin udhëzim edhe shumë njerëzve të tjerë të mëdhenj si z. Salihu, të cilët përpëliten akoma në qorrsokakun e mosbesimit.
U ndriçofshin botërat e errëta.
Amin, amin, amin!
Si shteruan dhimbjet e një babai
Me t’u dëgjuar kthimi i bujshëm i z. Salihut, kam marrë shumë letra për këtë ngjarje. Një pjesë e tyre ishin të mbushura plot me lajme të gëzueshme. Letra që do të marrim më poshtë është njëra prej tyre.
Letra është shkruar nga një mësues letërsie pensionist, drejtuar një të riu, i cili u bë shkak për shpëtimin e të birit nga bataku i mohimit dhe mosbesimit. Ajo letër m’u dërgua edhe mua, për të marrë mësim. Po e marr më poshtë:
"Dy sytë e mi, biri im i nderuar!
E di se do të habitesh përballë kësaj letre që do të marrësh me një firmë që nuk e njeh. Faktikisht edhe unë s’ju njoh. Mendoj se është hera e parë që merrni një letër të tillë.
Po i filloj fjalët duke iu prezantuar veten. Jam një mësues letërsie në pension. Nga mosha jo dhe aq, por nga ana shpirtërore jam shumë i vjetër dhe i mbaruar. Nga njëra anë mbarimi i jetës time profesionale, nga ana tjetër vdekja e gruas time dhe nga një anë tjetër fëmijët e mi të pahajrit, të cilët i pandehja si qëllimi i jetës time. Këto më sollën vuajtje dhe tortura që shumë pak vetave i ka ndodhur. Me një thënie tjetër, mund të them se jam si një fëmijë që dridhet i tmerruar përballë një egërsire. Dhe qaj or bir çdo ditë…
A jam unë më i madh apo janë ata? Më besoni që s’e di. Djali im i madh është doktor. Shkoi në Gjermani. Unë s’e harrova atë, por ai më harroi. S’më ka dërguar as letra as të fala. I vogli gjyqtar, edhe emrin t’ia përmend frikësohem. Kurse vajza duke bërë njëqind e një të zezat, iku me një të ri para dy vjetësh. Ikje e çfarë ikje...
Biri im i nderuar! S’e di nëse e di zemrën e një babai. Por ti kurrë s’mund ta ndjesh atë që ndjen një i moshuar kur e tradhëtojnë fëmijët e vet. I mbytur në dhimbje, një njeri i tillë i moshuar që ka nevojë për ngushëllim, mbështetje e shërbim, edhe njerëzve më të paskrupullt i rrënqeth mishin, apo jo? Por atyre të mive kurrë…
Dua t’u flas për djalin tim të vogël që nuk ruhej nga unë as për poshtërsinë më të frikshme, po që më bëri t’i harroj këto dhimbje.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt