
Postuar mė parė nga
-BATO-
Ėshtė e pamendueshme qė sot nė vitin 2012 ne tė kėndojmė nėpėr dasma kėngė tė vjetra! Kėto kėngė jo vetėm qė nuk duhen kėnduar mė, por shteti duhet t'i ndalojė edhe me ligj. Tani duhen krijuar kėngė tė reja popullore qė t'i pėrshtaten kohės, me raketa, terminatorė dhe ajpod, ndėrsa si muzikė tė lehtė, orkestrat fare mirė mund tė luajnė pjesė tė huaja nga artistė tė njohur bashkėkohorė si Ledi Gaga, Paf Didi etj.
Na duhen edhe valle me koreografi tė reja, por qė tė bėhet kjo, nė radhė tė parė duhen ndryshuar veshjet. Ai fustani i gjatė martesor qė nusja mezi e tėrheq osh, duhet ndryshuar me njė tjetėr qė t'i pėrshtatet kohės. Duhet njė fustan i shkurtėr, ose mund tė dalė dhe pa fustan fare, vetėm me brekė. Kėshtu jo vetėm qė thyen tabutė, por edhe rri mė freskėt, sepse dihet qė nė kohėn e dasmave bėn vapė.
Njė dasmė e re, qė t'i pėrshtatej kohės, pėr mua do tė ishte kjo: Dasmorėt tė ulur rreth e rrotull, duke ngrėnė hamburgerė (jo mish e raki) e duke pirė koka kola ose birrė, nėn tingujt e Paf Didit ose ndonjė artisti tjetėr modern, ndėrsa nė mes nusja dhe dhėndri, tė veshur vetėm me brekė, duke u fėrkuar e puthur, pranė njė govate tė madhe me ujė qė simbolizon detin.
Nė ēastin mė kulmor tė koreografisė, nusja ēohet nė kėmbė dhe shurron nė govatė. Shurrimi simbolizon hedhjen pas krahėve tė traditės e zakoneve tė vjetra, pra tregon qė asgjė nuk ėshtė e pamundur, ndėrsa nė fazėn pėrmbyllėse, dhėndri, si njė terminator i vėrtetė, ēohet nė kėmbė dhe shurron bashkė me nusen, krah pėr krah, nė mėnyrė tė barabartė.
Krijoni Kontakt