Tripi* i Editës për 8 mars ia merr 50 mijë euro buxhetit
on Mars 14, 2012 9:03 am / 0 Comments
Ndaj grave të Zyrës së Kryeministrit është treguar zemërgjerë për 8 Mars Edita Tahiri, por pa prekur në kuletën e saj. Ka prekur në të shtetit.
Diku 50 mijë euro është kostoja publike e shpenzuar për tripin në Shqipëri të autorizuar nga zëvendëskryeministrja Tahiri, si dhe për ekipin e saj mbështetës.
Pjesë e tij ishin 36 femrat që punojnë në zyrën më me rëndësi të ekzekutivit. Të enjten kishin mbërritur në Tiranë, e të dielën pasdite qenë kthyer në Prishtinë, njofton “Koha Ditore”.
Nga atje kanë postuar fotografi në rrjetin social Facebook, madje nga Mali i Dajtit, ku nga Tirana shkohet me teleferik.
Gratë e Qeverisë jo veç që nuk kanë pasur nevojë të fusin dorën në xhep gjatë kësaj vizite, por ato kanë realizuar edhe të ardhura shtesë. Ndonëse ishin pjesë e një tripi, secila nga to ka realizuar nga dy mëditje. E tarifa për një mëditje të udhëtimit zyrtar në Shqipëri është 209 euro.
Njëra nga pjesëmarrëset ka treguar në kushte anonimiteti arsyen e vetme që i ishte bashkëngjitur tripit.
“Veç për mëditje shkova”, ka treguar ajo. “Mëditjet në Shqipëri janë të mira, se përndryshe nuk i kisha lënë tri net fëmijët vetëm”
Nuk di pse beni si plakat e keqija e te filloni te flisni keq .
Mos u gutni , Edita i ka meritu jo 50.000 po 500.000 , sepse ka hargju energji te jashtzakonshme duke shitur Kosoven.
A po bre Llap ?
Me paratë e tripit të Editës mund të shpëtoheshin shumë jetë
Publikuar: 15.03.2012 - 08:54
Prishtinë, 15 mars - Jeta e së paku tre pacientëve në nevojë për transplantim organesh apo e disa dhjetëra të tjerëve që vuajnë nga sëmundje të ndryshme do të mund të shpëtohej me 50 mijë euro, apo me aq mjete sa Zyra e Kryeministrit i ka destinuar për një trip të 36 grave të kësaj zyre, në krye me zëvendëskryeministren Edita Tahiri dhe ekipin e saj mbështetës, në Shqipëri, për festën e 8 Marsit.
Të dhënat zyrtare që i ka gazeta tregojnë se një transplantim veshkash me financim nga Ministria e Shëndetësisë kryhet për afro 17 mijë euro. E për kaq mjete, trembëdhjetëvjeçarit Hamit Haliti nga fshati Syriganë i Skënderajt po i rrezikohet jeta. Ai ka nevojë për transplantimin e veshkës, të cilën e ëma është shprehur e gatshme t’ia dhurojë, por familja nuk ka asnjë mundësi t’i sigurojë 17 mijë euro për operacionin e transplantimit.
Lista e rasteve të tilla, që presim me vite për të kryer një transplantim organesh, është tepër e gjatë, ka konfirmuar për gazetën edhe Faik Hoti, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë.
Më shumë lexoni sot në “Koha Ditore”
http://www.koha.net/?page=1,13,91587
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Kjo bile ashiqare i shfrytezoj....nuk shkon gjithe veq burrat me vjedhe dhe me keqperdore parane..:P
Shume keq per popullin,ne sy te tyre i shfrytezojn parat e popullit per qefe.
"Effort creates intelligence."
RJGGK KËRKON DORËHEQJEN E EDITA TAHIRIT
Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) ka reaguar të enjten për veprimet e zëvendëskryeministres, Edita Tahiri e cila ka keqpërdorur paratë e taksapaguesve në Ditën Ndërkombëtare të Grave, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të saj. RrGGK-ja vlerëson se parat e taksapaguesve do të duhej të ishin përdorur për të luftuar për të drejtat e grave e jo për përfitime personale....
Postuar: 03:38:39 / 15.03.2012
Dorëheqja e Edita Tahirit, sipas RrGGK-së është kërkuar po ashtu për shkak të këtyre arsyeve “rrënimi i sovranitetit të Kosovës nëpërmjet kompromiseve shumë të dhimbshme, përkatësisht duke ringjallur rezolutën 1244, e cila praktikisht hap rrugën për ata të cilët kanë dhunuar gratë gjatë luftës të hyjnë sërish dhe të kryejnë krime të ngjashme në të ardhmen; dështimi gjatë negociatave për të përmendur krimet e kryera ndaj grave gjatë luftës, ose për të promovuar këtë çështje publikisht, përkundër shumë premtimeve tuaja për të bërë kështu dhe dështimi për të raportuar në Kuvendin e Kosovës, dhe duke dështuar kështu të jeni e përgjegjshme dhe transparente me përfaqësuesit e zgjedhur në Kosovë për negociatat, gra dhe burra”.
Po ashtu, RrGGK ka dërguar një letër ministrit të Financave, Bedri Hamza, nga i cili kanë kërkuar që të siguroj dhe përcaktoj nga tani e tutje që “Të gjitha shpenzimet që kanë të bëjnë me Ditën Ndërkombëtare të Grave, nëse ka, duhet të harxhohen vetëm për ngjarjet që kontribuojnë direkt në zhvillimin e të drejtave të grave, siç përcaktohet nga Plani Kombëtar i Veprimit të Republikës së Kosovës’.
Sipas RrGGK-së paratë e taksapaguesve nuk duhet të harxhohen në lule, përfitime personale, mëditje, dhurata, organizime ose çdo ngjarje e formave të ndryshme thjesht për argëtim.
“Të gjitha planifikimet strategjike dhe organizimet që financohen nga qytetarët e Kosovës, edhe ato që nuk kanë të bëjnë me Ditën Ndërkombëtare të Grave, duhet të mbahen në Kosovë në mënyrë që të ruajmë paratë e taksapaguesëve dhe të përkrahim ekonominë lokale”, thuhet më tej në letrën e RrGGK-së dërguar ministrit Hamza.
Krijoni Kontakt