Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207

    Bumerangu i shifrave epike

    nga Doan Dani

    Teza e varfėrimit demografik tė Arbėrisė nė momentin e pushtimit osman, si njėsi e katastrofizmit historik dhe specifik shqiptar, ka qenė rregullisht e pranishme nė botimet dhe ribotimet zyrtare nga tė cilat janė sintetizuar librat shkollor ose, e thėnė ndryshe, mjetet e masivizimit dhe standardizimit tė memories kolektive. Ajo pėrmbledh eliminimin fizik dhe skllavėrimin, nga njėra anė, si dhe braktisjen e trojeve, kryesisht nė drejtim tė shteteve italiane, nga ana tjetėr, pra domosdoshmėrisht shprehet nėpėrmjet shifrash tė efekteve tė qėndresės, e pėr rrjedhojė ndjek ose pėrforcon shifra tė tjera tė lidhura direkt, pėr shembull, me pjesėmarrėsit nė kėto dekada luftimesh.

    Siē kam pohuar, sa mė e lartė tė prezantohet shifra e ushtarėve armiq – sa mė i madh tė jetė Golia – aq mė epike do tė ngjasojė rezistenca, ndėrsa, pėrsa i pėrket varfėrimit demografik, sa mė i bymyer tė jetė ai, aq mė lehtėsisht lulėzojnė idetė e “barbarizmit aziatik”, e “dorės sė hekurt” dhe stigma tė tjera, pa anashkaluar paradigmėn e luftės pėr liri tė shek. XIX-XX si vazhdimėsi e epopesė sė shek. XV. “Loja” me shifrat ėshtė njė metodė sa antike aq edhe bashkėkohore, sa shqiptare aq edhe universale: serbėt kanė shumėfishuar tė shpėrngulurit nė “eksodet” e tyre legjendare nė funksion tė urrejtjes patologjike ndaj osmanėve dhe kulturės sė tyre nė pėrgjithėsi, si dhe pėr shpjegimin e pranisė masive shqiptare nė Kosovė, pasi nė tė kundėrt nuk do tė mund tė propagandonin mitin e “djepit”; sot jemi tė gjithė dėshmitarė si shifrat e pjesėmarrėsve nė njė protestė, kundėr politikave qeveritare, rriten nga organizatorėt dhe tkurren nga ato ndaj tė cilėve adresohet pakėnaqėsia kolektive.

    Mirėpo kjo ėshtė ēėshtje interesash tė ndryshme nacionaliste, partiake, gjeopolitike, nė pėrgjithėsi ideologjike ose thjesht materiale, ndėrsa etika historiografike rrugėton parimisht nė njė plan tjetėr, ndonėse ngelet thuajse vazhdimisht si monumenti tė cilit tė gjithė i kalojnė pranė, por asnjėri s’e vė re.

    Prekshmėria e katastrofizmit

    Nga fjalėt e hartuesve tė vėllimit I tė Historia e Shqipėrisė lexohet qartazi vullneti dhe projekti shqiptarozhdukės i Mehmetit tė II, i pėrforcuar nga shifra kronikash dhe pėrshkrime pėrgjithėsuese: «brenda 15 ditėve qė qėndroi Mehmeti i II, ushtritė e shumta turke u pėrpoqėn tė ēfarosnin pa mėshirė tė gjithė popullsinė e vendit»; «nė kėto vite u shpėrngulėn nė masė me dhjetėra mijė familje»; «numri i tė mėrguarve llogaritet tė ketė arritur nė dyqindmijė veta», etj. Mungesa e dokumenteve justifikon enigmėn e numrit tė viktimave dhe skllavėrimit, prandaj hartuesit kanė preferuar elasticitetin shumėpėrfshirės, qė pėrēon mjaft mirė shijen e katastrofizmit demografik, ndėrsa shuma pėrmbledhėse lidhet me emigracionin (ASHSH 1967).

    Nė botimin e vitit 2002 kjo shifėr mungon dhe vėmendja ėshtė zhvendosur plotėsisht drejt hiperbolave biblike me «valė tė papara mėrgimesh». Si numėr i pėrgjithshėm jepet popullsia e sotme (!) arbėreshe nė Itali (ASHSH 2002). Pėrsa i pėrket paraleles tjetėr tė varfėrimit demografik, edhe nė kėtė botim, nuk tejkalohet patosi i kronikave, ēka pamundėson njė kornizė numėrike tė lėvizjeve, megjithėse ėshtė e ndjeshme nga artificializmi letrar i rrėfimeve, sikur kėto mjaftojnė dhe janė pėrherė objektive. Mund tė na ndihmojė nė kėtė aspekt studimi i vėllimshėm i Aurel Plasarit, nė tė cilin gjejmė rreth 300 mijė viktima dhe skllevėr – vetėm nė territoret nga Shkodra nė Berat – tė shpėrndarė pėrgjatė librit, sipas shijeve tė kronistėve tė ndryshėm, si tė atyre qė kėrkojnė tė nxisin opionin e aristokracisė italiane ose thjesht tė ndėrtojnė “barbarin aziatik” – kėtu, pėrveē pėrshkrimeve italike, renditen edhe disa kronika greke – ashtu edhe tė atyre qė nė tė kundėrt tentojnė madhėrimin e veprimtarisė sulltanore nėpėrmjet inflacionit tė viktimave, nė shenjė nėnshtrimi, siē bėjnė kronistėt osman dhe ndonjė panegjerist grek (Plasari 2010).

    Arrihet kėshtu nė njė rezultat konkret dhe tė prekshėm prej njė gjysėm milioni individėsh tė zhdukur nga territori kryesisht malor i Shqipėrisė sė sotme – nė kėto konstatime vazhdon tė jetė e mjegullt numėrikisht pėrmasa e pėrfshirjes sė arbėrve tė Moresė.

    Enigma, paradokse dhe mospėrputhje

    Pėrse Perandoria Osmane – konkretisht Mehmeti II – projektoi dhe ngulmoi nė zhdukjen e shqiptaro-arbėrve? Si shpjegohen: (ri)popullimi i territorit shqiptar nė fillimet e sundimit osman; etnia dominuese shqiptare e banorėve; rritja demografike nė ecuri tė ngjashme me Evropėn Perėndimore? Pėrse shifrat e mėsipėrme zyrtare – kryesisht derivate kronikash – nuk pėrputhen aspak me shifrat e regjistrimeve tė ndryshme?

    Pėrgjigja mė komode e pyetjes sė parė ka qėnė, vijueshėm, rezistenca e pashembullt e arbėrve nėn udhėheqjen e Skėnderbeut, e cila shkaktoi shpagimin ndaj popullsisė e pėr rrjedhojė edhe largimin masiv. Mirėpo kjo nuk ėshte bindėse pėr disa arsye dhe realitete tė menjėhershme tė nėnshtrimit tė Arbėrisė. Vetė Akademia ka pranuar se «mėrgimet shqiptare nė krahun [...] jugor qenė mė intensive se ato veriore» dhe «vatra e nisjes sė tyre qenė territoret nė jug tė lumit Shkumbin», duke nėnkuptuar se u “boshatisėn” territoret e pėrjashtuara nga angazhimi konstant dhe direkt nė epopenė skėnderbejane, territore pėr tė cilat sulltani, sipas teorisė akademike, nuk kishte mė arsyen parėsore – rezistencėn – tė “hakmarrjes” (ASHSH 2002). Defterėt e ndryshėm kanė regjistruar rritje tė popullsisė sė qyteteve tė nėnshtruara, ndėrsa kronikat rrėfejnė pėr popullsi, tė tėrhequr pėrkohėsisht nėpėr male, qė rikthehet drejt fshatrave dhe qyteteve, siē ėshtė rasti i Elbasanit tė pėrshkruar nga Tursun Beu – kjo pikė do tė jetė mė qartė nė vazhdim.

    Fataliteti i kėtyre interpretimeve vjen nga mospėrputhja e shifrave, megjithėse eksplorimi i tyre ėshtė njė terren i minosur. Pėrsa i takon emigracionit, botimet dhe ribotimet zyrtare, pėrcaktojnė dy rajone kryesore pėr Italinė, me disa vatra dhe vite specifike. Territoret venedikase nė veri dhe ato aragoneze nė jug, nė vitet 1468, 1479, 1481, 1492 dhe 1506, pėrbėnin destinacionin e lėvizjeve: «veēanėrisht nė krahinat e Kalabrisė dhe Siqelisė u strehuan mė tepėr se njėqindmijė shqiptarė [...], nė vitet 1530-1535 nė Siqeli u vendosėn edhe disa dhjetėra mijė shqiptarė tė tjerė» dhe «vala mė e madhe migruese i pėrket vitit 1479, kur pas rėnies sė Shkodrės [...] shumė luftėtar shqiptar [...] u detyruan tė largohen pėr t’i shpėtuar hakmarrjes osmane», kurse gjysma tjetėr (100.000) u shpėrnda nėpėr krahinat e tjera italiane (ASHSH 1967, 2002).

    Tek Lucia Nadin, edhe pse flitet ‹‹pėr disa mijėra vetė›› nė 1479 – i konsideruar si vit i shpėrnguljeve mė tė mėdha (!) –, nuk ėshtė e qartė sasia e saktė: ajo numėron 70 familje nė fillim tė vitit, mė pas, nė muajin maj, shton edhe 200 familje tė tjera, duke vijuar nė disa shembuj individual deri nė shifrėn e 1440 personave tė cituar nga Marin Beēikemi. Nga e njėjta periudhė dhe nė vijim Brunilde Imhaus saktėson praninė e rreth 2.938 emigrantėve, nga tė cilėt 637 shqiptarė, 1210 dalmatė dhe 932 grekė – nė mesin e tyre mund tė supozojmė praninė e shqiptarėve ortodoksė tė konsideruar si grekė, megjithėse ngelet vetėm hipotezė – (Zamputi 1979; Imhaus 1997; Nadin 2002). Sidoqoftė, shifra pėrfundimtare e propozuar nga Imhaus luhatet rreth 5-6.000 individė, nga tė cilėt gjysma ishin me origjinė greke.

    Komuniteti arbėresh i regjistruar nė capitulat siēiliane – mjaft domethėnės nė aspektin sasior sipas ASHSH – numėronte nė shek. XV rreth 7.500 individė dhe 8.958 nė vitin 1589, pra asgjė e pėrbashkėt me «disa dhjetėra mijė shqiptarė» tė hedhur nė treg: popullsia arbėreshe e regjistruar nė Italinė e vitit 1861 arrinte shifrėn 55.453, diēka mė shumė se numri i pėrgjithshėm i arbėreshėve – maksimumi 45 mijė – qė George Nasse ka pėrllogaritur, duke u bazuar mbi mesataren e popullsisė sė fshatrave arbėreshe, nė Italinė e fundshekullit tė XV dhe fillimshekullit tė XVI (Garufi 1948; Nasse 1964; Resta 1996).

    Pėrplasja me statistikat e defterėve

    Qė tė kemi njė gjysėm milioni tė vrarė dhe tė mėrguar natyrisht nevojitet njė popullsi mė e madhe, ndryshe nuk do shpjegohej prania e vazhdueshme e shqiptarėve nė trojet e tyre, ose tė paktėn matematikisht duhet tė kemi njė popullsi tė barabartė me shifrėn e zhdukur. Defteri osman i 1431 ka regjistruar rreth 33.547 familje, qė, duke i shtuar edhe 1301 shtėpi tė zotėrimeve venedikase nė zonėn e Shkodrės (1416-17), me numrin mesatar tė 4,5-5,5 anėtarėve pėr familje, tė pranuar nga medievistika perėndimore dhe disa ballkanologė, na jep njė popullsi me rreth 170 mijė banorė. Edhe duke aplikuar shifrėn e sforcuar prej 7,5-9 antarėve, tė preferuar nga Oliver Schmitt dhe Kasem Biēoku – ky i fundit nėnkupton mesataren e pėrgjithshme tė familjeve arbėrore tė shek. XV duke u bazuar nė dy relacione tė shek. XVII mbi zonėn e Pukės, Kelmendit, Pultit dhe Dukagjinit –, pėrsėri numri i popullatės sė zhdukur ėshtė mė i lartė se ekzistuesja. Ėshtė gjithashtu domethėnės fakti se mesatarja e popullsisė nė territoret venedikase paraqitet afėrsisht dy herė mė e ulėt se ajo e territoreve arbėrore nėn sundimin osman (1431), sipas regjistrave nė fjalė, dhe vetėm 33% mė e lartė (1467) se popullsia e zonės sė Krujės, nė gjendje konstante luftėrash dhe gjeomorfologjikisht malore (Pulaha 1968; Zamputi 1977; Schmitt 2001, Biēoku 2005; Duka 2009). Pra, shifrat e propozuara nga vitet ’50 deri nė dekadėn e dytė tė shekullit aktual vazhdojnė tė tejkalojnė popullsinė ekzistuese. Por nuk mbaron me kaq, pasi ēėshtja komplikohet nga defterėt e mėvonshėm.

    Kėshtu, regjistrimi i sanxhakut tė Shkodrės (1485) pasqyron njė numėr mė tė lartė familjesh se Arbėria Venedike (1416-17) dhe Mali i Zi (pa pjesėn bregdetare), tė cilėt ishin inkuadruar nė kėtė sanxhak – sepse, ndėr tė tjera, ishte shtuar edhe rajoni i Pejės – e gjthashtu numri i familjeve rritet vazhdimisht: nga viti 1488 nė vitin 1491 rritja ėshtė rreth 6%. Nė regjistrimin e viteve 1452-53 Shkupi numėronte rreth 5.600 familje, Tetova rreth 5.044, ndėrsa nė regjistrimin e vitit 1469 numėronin pėrkatėsisht 5.800 dhe pothuajse 6.900 familje. Nė vitin 1488 sanxhaqet e Vuēiternės, Prizrenit, Shkodrės, Dukagjinit, Ohrit, Elbasanit, Vlorės dhe Janinės kishin mbi 170 mijė familje dhe pėr tre vite shtohen rreth 6 mijė tė tjera, gjithmonė tė krishtera, ēka nėnkupton njė rritje natyrore vjetore, mesatarisht pėr tė gjithė Ballkanin osman, nga 0.65% (shek. XV) nė rreth 1% (shek. XVI), njė fenomen paralel me ritmet evropiane (Veinstein 1999; Minkov 2004; Biēoku 2005; Benigno 2008). Kjo rritje konflikton me tezėn e projektit shfarosės osman dhe me valėt e migracionit biblik nė fundshekullin e XV.

    Sigurisht qė pėrgjatė zonave konfliktuale ka mjaft fshatra dhe qytete demografikisht tė reduktuar ose tė braktisur, siē dėshmojnė diferencat mes regjistrimeve tė 1416-17, 1431, 1467 dhe 1485, sepse ēdo luftė ka koston e vet humane dhe nuk mund tė bėjė pėrjashtim ky konflikt i zvarritur, por kjo nuk ėshtė domosdoshmėrisht sinonim i vrasjes, emigracionit apo projektit hakmarrės. Ka vendbanime qė reduktohen, ashtu siē ka tė tjerė qė zgjerohen me fillimet e sundimit osman dhe kjo, thuajse pėrherė, ēuditėrisht mėnjanohet nė favor tė apokalipsit. Ja njė krahasim mes dy regjistrave nė zonėn e Shkodrės (1416-17 dhe 1485): Kalldruni kalon nga 50 shtėpi tė regjistrimit venedikas nė 32 shtėpi nė regjistrimin osman; Kopliku nga 80 nė 70 shtėpi, Samrishi nga 50 nė 5 shtėpi, Baleēi nga 25 nė 4 shtėpi, Mesi nga 17 nė 9 shtėpi; Grizha nga 39 nė 72 shtėpi, Shati nga shpopullimi nė 30 shtėpi, Rrjolli nga 8 nė 32 shtėpi, Leporoshi nga 7 nė 12 shtėpi, Egreshi nga 6 nė 14 shtėpi, Dobrea nga 7 nė 12 shtėpi, etj (Pulaha 1974; Zamputi 1977). Si mund tė zhduket njė popullsi dhe njėkohesisht tė rritet vazhdimisht?

    Thellimi i hendekut teorik

    Rritja natyrore ishte mesatarisht rreth 1%, mjaft e ulėt pėr tė shumėfishuar, pėr shembull, popullsinė e kazave tė Krujės dhe Peshkopisė nga 1467 nė 1501. Duke pėrjashtuar ringjalljen dhe rikthimin e emigrantėve, ripopullimi ėshtė shpjeguar nė dy mėnyra. Sė pari, autoktonia (vazhdimėsia) shqiptare e popullsisė, e mbrojtur gjėrėsisht nga historianėt shqiptarė dhe e pėrshkruar hollėsisht, nė mėnyrė tė veēantė, nga dy studime tė Selami Pulahės, tė bazuara kryesisht tek analiza antroponimike. Pėrveē pamjaftueshmėrisė sė rritjes natyrore, kjo autoktoni mund tė jetė rezultat i tkurrjes sė pėrkohshme dhe tė pjesshme nė zonat malore, jashtė rrezikut tė luftės, pėr njė rikthim tė menjėhershėm, pas stabilizimit politik. Meqenėse tė njėjtėt historianė sinonimizojnė vendbanimet e braktisura me rezultatin e politikės vrasėse-hakmarrėse ose antishqiptare, do tė ishte koherencė me vetveten njė reflektim mbi pamundėsinė e bashkekzistencės racionale tė katastrofizmit demografik – kėshtu tė pėrshkruar – dhe rritjes sė shpejtė e tė njėtrajtshme, e gjithashtu, vetėdijėsimi se numrat e shpopullimit janė mė lart se realiteti dhe potenciali demografik arbėror ose, pėrndryshe, duhet tė pranojnė alternativėn e dytė, kolonizimin.

    Mėnyra e dytė, kolonizimi, ka qėnė mjaft e pėrdorur nga shkolla serbe nė justifikimin e popullimit tė Kosovės me shqiptarė. I ndodhur pėrballė vakumit demografik, tė mbrojtur me kėmbėngulje gjatė gjithė studimit, Plasari nuk i ka shpėtuar tundimit tė kolonizimit, sepse, pas krijimit tė idesė sė shfarosjes, ėshtė e pashmangshme pėrballja me regjistrimin e njė popullsie tė pranishme dhe gjithnjė nė rritje. Nga vjen kjo masė? Pėr Akademinė, siē pohova, as qė mund tė diskutohet pėr kolonizim, e kjo mbrohet nga mjaft historianė tė huaj: Speros Vryonis, pėr shembull, ka kundėrshtuar hipotezat e Ömer Barkanit nė lidhje me kolonizimin e Ballkanit dhe defterėt i japin plotėsisht tė drejtė, tė paktėn pėr territorin shqiptar (ASHSH 1959; Vryonis 1981; Malcolm 1998; Minkov 2004). Pėrqindja e lartė e popullsisė sė krishterė nė territoret shqiptare, varfėria humane e Anadollit pėr tė zėvendėsuar popullsi tė tjera, qė pėrkthehet si pamundėsi e transplantimeve demografike, si dhe nevoja perandorake pėr territore tė shfrytėzueshme dhe taksaprodhuese, pėrforcojnė akoma mė tepėr dobėsinė e procesit kolonizues.

    Faktikisht Plasari nuk shkon pėrtej dy shembujve jetimė tė kolonizimit, Gecies dhe Elbasanit, madje pėr rastin e dytė i referohet Tursun Beut kur ai pohon se, pas ndėrtimit tė kėshtjellės, «u dyndėn njerėz islamikė nga tė gjitha anėt», por i njėjti kronist, disa faqe mė tutje, rrėfen se «njerėzit [jo islamikėt] qė jetonin nėpėr malet e ashpra pėrreth Elbasanit [...] zbritėn nė rrafshinėn e kėshtjellės»: nė defterėt e viteve 1520-35 sanxhaku i Elbasanit, edhe pse ka numrin mė tė lartė tė muslimanėve, regjistron rreth 94,4% tė krishterė. Ngadalėsia e procesit tė islamizimit nė trojet shqiptare ėshtė gėrryes i pashmangshėm i tezės kolonizuese.

    Nėse zhvillimet e kėtij procesi anashkalohen, pyetje tė tjera kėrkojnė pėrgjigje: osmanėt kanė importuar kolonė tė krishterė; po atėherė, osmanėt e paskan favorizuar krishtėrizimin; nėse po, nga i morėn, si u shqiptarizuan nė pak dekada? E mbi tė gjitha, pėrse dokumentet – dhe antroponimia – nuk e konfirmojnė kolonizimin e pėrmasave zėvendėsuese tė popullsisė arbėrore? Pėrkundrazi, defterėt dėshmojnė tė kundėrtėn, praninė e shqiptarėve edhe aty ku mė pėrpara kemi pak e aspak gjurmė tė dokumentuara, e kėtė nuk po e komentojmė si meritė e sundimtarėve.

    Janė regjistrat, pjesėrisht edhe kronikat, qė rrjedhimisht na adresojnė tek vazhdimėsia demografike dhe imponojnė pėrjashtimin e skenave groteske: hipoteza e kolonizmit nė shek. XV-XVI, ndonėse do tė ishte funksionale – tė kuptohemi, kėtu pėrjashtohen administrata fillestare dhe garnizohet ushtarake –, nuk ka baza historike dhe as mundėsi realizimi, fakt i cili na rikthehen tek vazhdimėsia, por kjo nėnkupton detyrimisht shmangien e hiperbolizimeve letrare me shifra dhe pėrshkrime nacional-romantike, qė, me pretekstin e hakmarrjes sė programuar, tjetėr nuk bėjnė veēse fshijnė numėrikisht gjurmėt e paraardhėsve. E thėnė ndryshe: duke pranuar vazhdimėsinė e regjistruar, zhvlerėsohen njėkohėsisht kolonizimi dhe shpopullimi homerik, ndėrsa me “kiametin numėrik”, pėrveē shembjes tė urės lidhėse me Mesjetėn, vazhdojmė aktrimin nostalgjik sipas formulės «tė vjedhėsh armikun ėshtė akt patriotik», porse realisht ėshtė thjesht vjedhje e vetvetes.
    relata refero

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    Vatikani,statistika prej 900 000,banore te shqiperis ,250 000 banore,u shperngulen nga viset Berat= Shkoder,drejte europes dhe italis,venedikut,dhe kure nuke u kthyen.tue mare parasyshe 1 nji person,i martuem,prodhon per 600 vjet 1200 mashkuj pa i njehsue femnat,atehere jet se ky numer shumezohet me se paku 200 000 ,atehere del se gjaku shqipetare egziston ne europe dhe itali shifra 24 milion mashkuj,prape pa gjini femnore.pra viset shqipetare deri ne konstantinopolis,dhe austri panoni,ma heret ishin me shqipetare,atehere numri shqipetare,gjaku kape shumen prej 72 milion.per shqipetare se soteme dihet afer 24 milion jane,mirepo po mose te ishin asimilue ,katoliket dhe ortodox do te ishte numri i shqipetareve shume ma i madhe.pse ?shqipetaret musliman,duhet ne turki,mirepo per tjer pose kolonive ne itali nuke ju dihet numri,krejte u asimiluen ne hungarez,se3b,bullgare dhe kroat te fundit sheklli 19 ne makedon sllav,dhe malazez sllav,kjo pasqyra e shqipetarit ashte ne 600 vjet e fundit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •