Ooo solo mio :P
Tregom si e festoni këtë ditë në shqipëri?
Në vendlindjen time që pa gëdhirë fëmijët trokasin derë më derë... kush më shumë të mbledhi vezë. Në duar mbajnë një shkop të njomë, të cilin ia lënë në oborr të zotit të shtëpisë, që do të thotë t`i shtohet begatia me sa më shumë zogj (lol). I zoti/zonja e shtëpisë derën nuk e hap derisa të dëgjoj zërin e fëmijës/ve ciu-ciu-ciu, pas kësaj ofrohen vezët nëpër shportat e varura në duart e fëmijëve, gjë që iu sjell çaste gëzimi...
Të tjerë mbledhin kukurek(lule), mban aromë të këndshme me të cilën e mbushin të gjithë shtëpinë... ah... tek ne poashtu gatuajnë edhe bukë me qiqër si edhe ballokume... etj, etj, kam mall për fëmijërinë, e cila më ndjek përmes kujtimeve... ose unë e ndjek atë... nuk e di :-D
Love has no limits
Meqe jam ktu po ju uroj gezuar diten e veres....dhe ju uroj te keni sa me pak lodhje,sa me shume pune,sa me pak vap,sa me shume plazh,sa me pak stres,sa me shume qejf....boll per sot sepse me gjithe zemer jua urova...tani po ndihem bosh per vete![]()
Ju lutem ma spjegoni dikush "Dita e Veres" me 14 Mars !!!!
"Effort creates intelligence."
Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë. Ajo është festë arbëreshe e trashëguar në veçanti nga qytetarët e VALM-it Elbasanit (Skampa e lashtësisë) dhe festohet më 14 mars.
Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë. Tanimë kjo festë është bërë edhe ditë kombëtare pushimi. Shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve.
Ndërsa në Lezhë Ditën e Verës ndizeshin zjarre purifikues e për t'i dhënë forcë diellit në oborr e në kopshte. Nga gratë bëheshin rite magjike e kundër qenieve të tjera dëmtuese, grabitëse.
Ndonëse kjo ditë vazhdon të ruhet dhe festohet madhërishëm në qytetin e lashte te (VALMIT) Elbasanit, ajo është festë e të gjithë shqiptarëve. Më 13 mars njerëzit marrin një tufë të vogël bari të njomë bashkë me rrënjët dhe dheun, që ta kenë në mëngjesin e datës 14 Mars në shtëpi. Ky zakon i lashtë ruhet dhe festohet jo vetëm në Elbasan po edhe në Dibër, Strugë e Prespë.
Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi. Ajo kremtohej me 1 Mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, "14 Mars") Ajo ishte një festë mbarëshqiptare, që kremtohej si në Veri edhe në Jug, por me nuanca të ndryshme, sipas krahinave.
Si dëshmi po sjellin këtu dy përshkrime të kuptimit dhe kremtimit të "Ditës së Verës" njëra për krahinat jugore, tjetra për malësitë veriore. Janë përshkrime të botuara në kohën kur në Shqipëri nuk kishte parti politike, madje në kohën kur as institucionet klerikale nuk futnin hundët në kremtime të ashtuquajtura pagane. Përshkrimin e parë e kemi nga i madhi Faik Konica, i cili gati 100 vjet më parë, në kohën e sundimit osman, shkruante me atë stilin e vet elegant.
@ B@ne interesante se dija sinqerisht kte gje....eh mesova dicka te re flm
B@ne...Faleminderit shume tani jom rehat![]()
"Effort creates intelligence."
Krijoni Kontakt