g 55 shkruan:
------------
Z.Arapi ku pėrfunduan 39,7.000.000$ qė "VEFA" kishte nė llogaritė e saj bankare?
Sipas raportit ekonomik tė shoqėrisė nė momentin e marrjes nė dorėzim tė saj nga administratorėt, ka patur gjėndje mallra tė konsumit tė gjerė 30.000.000$ dhe qė sot nuk dihet se cfarė ėshtė bėrė me to
"Veprimtaria e "Grupit Mbikėqyrės" me nė krye z.Farudin Arapi dhe e firmės sė huaj "Deloitte Touch", jo vetėm qė nuk ėshtė e saktė, por ėshtė nė kundėrshtim tė hapur me ligjin e shtetit shqitar nga ku i ėshtė shkaktuar njė dėm kolosal interesave tė shoqėrisė. Pasuria e shoqėrisė "VEFA" ėshtė tjetėrsuar dhe shkatėrruar nė mėnyrė tė paligjshme duke e vjedhur atė".
I vetmi organ i drejtėsisė nė Shqipėri, qė ėshtė Prokuroria e Apelit ka guxuar tė akuzojė veprimtarinė e grupit mbikėqyrės dhe tė kompanisė sė huaj "Deloitte Touch", lidhur me mėnyrėn se si administruan pasuritė e kompanisė "VEFA".
Duke e cilėsuar si tė padrejtė dhe nė kundėrshtim tė plotė me ligjin, cdo masė dhe veprim qė u ndėrmor ndaj kompanisė "VEFA" dhe nė mėnyrė tė vecantė ndaj pronarit tė saj legjitim, Prokurori i apelit tė asaj kohe kur edhe pėrfundoi hetimi gjyqėsor ndaj Vehbi Alimucajt, Skėnder Demiraj, pėr gjithė shkeljet qė konstatoi, vuri zyrtarisht nė dijeni institucionet mė tė larta tė shtetit, nė mėnyrė qė tė ndėrhynin ndaj kėtij precedenti kaq tė rėndė. Nė njė shkresė qė mban datėn 20.11.2001, pra vetėm pak ditė pasi u mor masa e dėnimit ndaj Alimucajt, prokurori Demiraj i drejohet Presidentit tė Republikės tė asaj kohe, Kryetarit tė Parlamentit, Kryeministrit dhe kryetarit tė Gjykatės Kushtetuese, ku thekson ndėr tė tjera se "hetimi ndaj Alimucajt ka qenė krejt i cekėt pėr tė mos thėnė qė nuk ėshtė bėrė hetim fare".
Mė tej ky organ argumenton fakte shumė tė rėndėsishme qė provojnė mėnyrėn se si u kryen hetimet ndaj Alimucajt.
Nė shkresėn drejtuar institucioneve tė lartėpėrmendura, theksohet se "ndonėse bėhet fjalė pėr 67.800 tė dėnuar, asnjė prej tyre nuk ėshtė pyetur dhe se ekspertimi kontabėl ėshtė bėrė tėrėsisht i gabuar e pėr rrjedhojė nga plotėsimi i tij me tė njėtėt ekspertė konkluzioni i tyre ka ndryshuar plotėsisht".
Mjaft tronditės paraqitet fakti tashmė i njohur pėr tė gjithė, se, qė nė fillim administratorėt vendas dhe ata tė huaj kanė dėbuar pronarin legjitim dhe kanė marrė nė administrim shoqėrinė pa praninė e pronarit apo tė pėrfaqėsuesve tė tij dhe se nuk kanė marrė nė dorėzim sipas ligjit asnjė vlerė materiale-monetare tė shoqėrisė e nė kėtė mėnyrė e kanė trajtuar si mallė pa zot, fenomen tė cilin e kemi interpretuar edhe nėpėrmjet botimeve tė kaluara. Vet ky organ nė bazė tė informacionit qė disponon, shprehet se "sipas raportit ekonomik tė shoqėrisė nė momentin e marrjes nė dorėzim tė saj nga administratorėt ka patur gjėndje mallra tė konsumit tė gjerė 30.000.000$ dhe qė sot nuk dihet se cfarė ėshtė bėrė me to".
Mėgjithėse prokuroria e Apelit kishte ndėrhyrė disa herė pranė bankave nė tė cilat kompani kishte llogaritė e saj, asnjėherė nuk kishte marrė informacion se ku kishin pėrfunduar 39,7.000.000$ qė sipas dokumentave autentike, kjo shoqėri kishte mė datė 24.11.97 nė llogaritė e saj bankare.
Po ashtu ėshtė provuar se administratorėt nė kohėn e marrjes nė dorėzim tė shumė objekteve tė kompanisė si, fabrika, ndėrmarrje, punishte, markete, supermarkete dhe lokale tė ndryshme i kanė gjetur nė gjendje pune. Dhe nė vend qė ato tė mbaheshin nė gjėndje pune dhe tė vazhdonin prodhimin i kanė mbyllur menjėherė me qėllim pėr tė ligjėruar shitjen e tyre me cmime qesharake, element ky qė provon qėllimin e pėrbashkėt tė kompanisė sė huaj, grupit tė mbikėqyrjes dhe qeverisė shqiptare pėr shuarjen e "VEFA"-s. Pra ėshtė njė organ drejtėsie qė akuzon nė mėnyrė tė drejtėpėrdrejtė qė "shitjet e aseteve qė ka bėrė grupi i mbikėqyrjes me Arapin nė krye, kurrsesi nuk mund tė quhen akt-shitje por vecse vjedhje e hapur"
Pėr tė krjuar bindje tek opinioni, nėpėrmjet kėsaj shkrese vinė raste konkrete.
Gjykata e Shkallės sė Parė, Tiranė, mė dt. 27.06.97, licenson gjashtė ekspertė pėr vlerėsimin e objekteve, tė cilat pas njė harku kohor prej pesė muajsh shiten nga Grupi i Mbikėqyrjes nė kėtė mėnyrė.
1-Lokali i Klubit "Partizani", Tiranė
vlerėsohet 15.000$ - shitet 700.000 lekė
2-Arka e Kreditit, banesė me tre kate, nė Tiranė me sip.400m2,
vlerėsohet 1.644.780$ - shitet 2.800.000 lekė
3-Nyje e inerteve, Cekrezė
vlerėsohet 14.160.000$ - shitet 26.801.000 lekė
4-Fabrika e vajit nė Pėrmet
vlerėsohet 1.500.000$ - shitet 868.000 lekė
5-Hotel Turizmi Pėrmet
vlerėsohet 2.457.400$ - shitet 3.920.000 lekė
6-Hotel Turizmi Skrapar
vlerėsohet 4.241.000$ - shitet 13.300.000 lekė
7-Hotel restorant Molla, Tiranė
vlerėsohet 1.167.000$ - shitet 19.502.000 lekė
8-Objekte nė plazhin e Patokut me 20.000m2 truall tė zėnė dhe 10.000 m2 truall i lirė
vlerėsohet 4.5.000.000$ - shitet 3.000.000 lekė etj, etj.
Vec tė tjerash kėto objekte theksohen sa pėr tė patur tė qartė idenė pėr shitjet, pasi tė gjitha pronat e kėsaj shoqėrie janė shkatėrruar nė tė njėjtėn mėnyrė.
-------------
Nga gaz 55
---
A mund tė vazhdojė mė tepėr kjo hipokrizi?
Pėrse Arapi nuk ballafaqohet me M. Sahitin nė debat televiziv?
Indrid PEMA
Misret Sahiti ka njė mandat: Tė humburit e firmave huamarrėse e kanė zgjedhur lirisht si pėrfaqėsuesin e tyre.Ai i ka dalė pėr zot kėsaj pune me artikujt tė shumtė, me paraqitje dikumentesh, me pjesėmarrje nė gjyqe, etj. Nė njėrin prej kėtyre gjyqeve, ata qė i shkatėrruan firmat pėr interesa tė tyre, kėrkuan qė VEFA tė shpallej ligjerisht si piramidale. Nuk ia arritėn dot kėtij qėllimi.
Z. M. Sahiti, duke rėnė ndesh me grupin e z. Arapi, qė u zotua pėr transparencė brenda njė viti ( por kjo transparencė nuk ėshtė bėrė as sot e kėsaj dite), ka patur konsekuenca tė hidhura nga ky pėrkushtim, tė cilat nuk do t'i pėrmendim nė kėtė shkrim.
Por ajo qė ka rėndėsi tė pėrmendet, dhe tė theksohet, madjč, ėshtė se Misret Sahiti e ka ftuar nė ballafaqim publim televiziv Farudin Harapin, ftesė tė cilėn ky i fundit e ka refuzuar, nė heshtjen e tij karakteristike, domethėnė nė prirjen pėr tė bėrė tė kundėrtėn e transparencės.
Njė gjė tė tillė ka pasė bėrė edhe para pak ditėsh, kur doli nė njė media pėr tė justifikuar veprimtarinė e tij, pėr disa pyetje as mish as peshk, qė i bėri intervistuesja.
Sahiti, i ballafaquar me Arapin, do ta vinte nė vėshtirėsi nga tė cilat nuk do tė dilte dot Arapin, nė saje tė dokumenteve tė tij me firmė e vulė, dukmente autentike, qė dėshmojnė abuzimet e mėdha jo vetėm me transparencėn, por edhe me nepotizmin qė pėrfitoi sa mundi, me personat qė kėmbėngulėn pėr shpėrblime si eksponentė tė zullumit grekokomunist tė '97‑s, pėr pėrsona konkretė qė u pasuruan sa hap e mbyll sytė, me njė pasuri qė s'ishte e tyrja, pėr ato qė Arapi i quajti tendera, etj.
Sipas Sahitit nuk u zbatua aspak marrėveshja politike e 9 dhe e 28 marsit tė vitit 1997. Ishte njė marrėveshje ndėrmjet 10 partive politike, qė u injorua, u neglizhua dhe u la nė harrėsė, sikundėr premtimi i bujshėm pėr rimbursimin me 100 %, qė u katandis tani nė 10‑11 % ( pėr kreditorėt e VEFA‑s), siē u shpreh Arapi nė intervistėn e tij shfajėsuese tė kėtyre ditėve. Pėr tė sqaruar atė qė sapo u tha, tė gjitha partitė politike u impenjuan qė tė zbardhnin fenomenin fajde. Angazhimin kryesor e kishte PS‑ja. Por angazhimet e kėsaj partie ishin vetėm pėr fushatė elektorale.
E ashtuquajtura "Transparencė" tani po hyn nė vitin e gjashtė, kur sqarimet qė priteshin mund tė bėheshin brenda njė viti. Nė kėto kushte tingėllon si tepėr false e hipokrite, pėrmendja endé e fjalės transparencė, nga Farudin Arapi.
Megjithatė ai i ka hyrė kėtij refreni dhe nuk shkėputet dot, tashmė.
Ėshtė karakteristike se Arapi del nė skenė gjithmonė nė vigjilje fushatash elektorale. Ishte njė gjendje e tille kur, pas njė heshtjeje tė tejzgjatur, ai doli me njė artikull nė njė gazetė pėr tė pėrligjur e shpėlarė mėkatet e zotėrinjve tė tij, nė krye tė pushtetit, si edhe tė tijat, vetjake.
Pikėrisht aty pėr aty Sahiti e ftoi pėr atė debat qė e pėrmendėm nė krye tė kėtij shkrimi, debat qė u kėrkua nė shunmė shkrime nga Sahiti nė atė kohė. Daullja kishte rėnė nė vesh tė shurdhėr.
Sahiti merr pėrsipėr tė vėrtetojė se 10‑11% ėshtė vetėm toka e shitur nė dėm tė njė firme, pa futur nė llogari asnjė aset tjetėr.
M.Sahiti do tė mund tė vėrtetonte, nė njė pėrballje tė tillė publike, se vetėm njė helikopter ėshtė shitur 6000 dollarė, sa vlera e njė makine jo tė re! Por rėndėsi ka tė deshifrohet edhe se kush ėshtė blerėsi, jo vetėm pėr kėtė rast, por edhe pėr prona tė tjera tė firmave, qė janė shitur 10 deri 20 herė mė lirė se ēmimi real i tyre. Duhet bėrė transparencė edhe pėr kėtė, sepse Arapi, nė miniintervistėn formale tė kėtyre ditėve, ngulmoi se ishte nė rregull, meqė shitjet janė bėrė pėrmes "tenderave". Kjo nuk bind, tashmė asnjerķ. Ai nuk tha se kush i kishte "fituar" kėta tendera. Pista "Iliria" nė Durrė dhe Hotel Molla, sa pėr tė sjellė njė shembull, nga cilėt janė blerė? A mund tė vėrtetojė F. Arapi se shitjet janė bėrė me ēmimin real tė tregut? Po s'qe nė gjendje ta bėjė kėtė, atėhere dalin nė shesh abuzimet, qė kanė tė bėjnė, siē mund tė provojė Sahiti, me shpėrblyerjen pėr kontributin e mbajtėsve dhe zbrazjet nė hava dhe nė trupa njerėzish tė kallashėve, qė iu rrėmbyen depove!
Arapi nuk mund ta hedhė lumin me pseudointervista tė tilla, pėr t'u hedhur hi syve kreditorėve tė cilėt pretendojnė se nuk janė sqaruar aspak nga ana e tij dhe se transparenca e Arapit ka marrė, tashmė, trajta tragjikomike!
Sahiti ka kėrkuar, nė disa shkrime tė tij tė kohėve tė fundit ( "Dita, "Albania", etj.), si edhe nė njė letėr‑peticion drejtuar presidentit tė Republikės, pėr ngritjen e njė Komisioni tė pėrbashkėt hetimor me persona nga shoqata e kreditorėve tė humbur, tė pėrfaqėsuar nga ai, me pėrfaqėsues tė qeverisė, tė parlamentit, tė drejtėsisė, pėr tė bėrė njė transparencė tė vėrtetė, meqė "transparenca" e premtuar nga Arapi u bė pėr tė qeshur hidhur...
Ē'u bė, pėr shembull, dokumenti zyrtar i kompanisė Deloitte & Touche? Ka shumė gjėra tė ēuditshme qė do tė dilnin nė dritė nga njė hetim i paanshėm.
Duke pėrfunduar, po japim edhe njė herė sfidėn e Misret Sahitit, pėr pėrballimin nė njė media publike me F. Arapin, qė tė humburit dhe njerėzit nė pėrgjithėsi tė shohin objektivisht sesi qėndron e vėrteta. T'i jepet fund, pra, pėrfoljeve tepėr njollosėse pėr Arapin, nėse ai ėshtė nė gjendje qė tė vėrtetojė se e ka bėrė punėn paanėsisht dhe me ndėrgjegje.
Nėse edhe kjo thirrje pėr sqarim tė pėrbashkėt bie sėrishmi nė vesh tė shurdhėr, kjo gjė nuk ėshtė, natyrisht, nė favor tė pafajėsisė sė Arapit.
Nėse mėkatarėt heshtin ( sepse Arapi ėshtė vetėm njė instrument i mėkatit tė madh), domethėnia ėshtė tepėr lėnduese.
Dhe jo vetėm pėr tė humburit, qė tani po pretendohet tė marrin thėrrimen, por edhe pėr mashtrimin qė ka nxjerrė vetėm majėn e ajsbergut, por nuk do tė vonojė qė tė dalin edhe tė palara tė tjera.
Sahiti na thotė, duke ngulmuar nė provat qė ka nė dorė, se P. Socialiste nė kėtė ēėshtje djegėse, qė pėrmbysi institucionet e ligjshme, ka dorė nė 90 % tė implikimit nė firmat piramidale dhe jopiramidale.
A do tė mundet Arapi tė provojė tė kundėrtėn?
Sesa e rėndėsihme ėshtė kjo ēėshtje, pėrmbahet nė frazėn e shkurtėr, qė e pėrmendėm, domethėnė nė pėrmbysjen e institucioneve legale!
Tė humburit kanė tė drejtė tė indinjohen dyfish, nėse Arapi do t'i shmanget edhe kėtė herė debatit tė kėrkuar pėr sqarim tė fakteve: pėr humbjen dhe pėr tendenciozitetin e kėsaj humbjeje, pėr t'u bėrė shpėrblyes me pronat e tjetėrkujt!
-------------------------------------------------
Krijoni Kontakt