-
Prralla e fusnotes munde te behet realitet me kryetare ,psh kryetari* i Kosoves*'
(nese lexohet fusnota per kryetare) del se mund te jet edhe Zian Tun Sin- Kinez i ardhure pas 1999 me shtetesi kosovare, andaj per ata qe perkrahin fusnoten dmth bishtin duhet edhe rrobaqepsin ta konraktojn dhe ta trajnojn per vrimen qe ju duhet ta lene hapur per kungj(fusnot)
-
-
Qeveria publikon marrėveshjen pėr fusnotėn
Qeveria e Kosovės, sot ka publikuar marrėveshjen e arritur nė Bruksel me Serbinė, lidhur me pėrfaqėsimin rajonal tė Kosovės me fusnotė. ...
1. Tė dy palėt konfirmojnė pėrkushtimin e tyre pėr pėrfaqėsim dhe bashkėpunim rajonal efektiv dhe gjithėpėrfshirės.
2. Pėr kėtė qėllim, ''Kosova*'' ėshtė shėnimi i vetėm qė do tė pėrdoret nė kuadėr tė kornizės sė bashkėpunimit rajonal.
3. Fusnota qė do tė aplikohet nė yllthin e cekur nė pikėn 2 ėshtė:
Ky shėnim ėshtė pa paragjykim tė qėndrimeve pėr status dhe ėshtė nė pėrputhje me RKSKB 1244 dhe Opinionin e GJND-sė pėr Deklaratėn e Pavarėsisė sė Kosovės.
4. ''Kosova*'' merr pjesė vetė dhe flet pėr veten e saj nė tė gjitha takimet rajonale.
5. Me rastin e parafimit dhe/ose nėnshkrimit tė marrėveshjeve tė reja, pėrfaqėsuesi i Kosovės*'' do tė nėnshkruajė nė pėrputhje me shėnimin nė pikėn 2 dhe 3.
6. Sa i pėrket ndryshimeve tė marrėveshjeve ekzistuese tė nėnshkruara nga UNMIK-u, asgjė nė kėto konkluzione nuk do tė interpretohet me paragjykim pėr tė drejtat ligjore tė UNMIK-ut. Pėrfaqėsuesi i Misionit tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (UNMIK) do tė ftohet nė takimet e organizuara nė kuadėr te marrėveshjeve ku ėshtė nėnshkrues. UNMIK do tė vendos nėse dėshiron tė marrė pjesė nė ndonjėrin nga kėto takime.
7. Nikoqirėt e takimeve do tė inkurajohet qė tė shmangin shfaqjen e simboleve nacionale pėrveē tė tyre dhe tė BE-sė, duke marrė parasysh statutet e organizatave pėrkatėse.
8. BE-ja si Lehtėsuese do t`i informojė organizatat dhe entitetet pėrkatėse rajonale pėr aranzhimet pėr shėnimin, pėrfaqėsimin dhe nėnshkrimin. Ato duhet tė reflektohen nė organizimin praktik tė takimeve rajonale. BE-ja do ta monitorojė zbatimin e kėtyre aranzhimeve.
9. Tė dy palėt dhe BE-ja do t`i nxisin partnerėt qė tė mbėshtesin kėto aranzhime dhe tė ndihmojnė nė zbatimin e tyre.
10. Organizatat rajonale pėr tė cilat bėhet fjalė nė kėto konkluzione janė organizatat ose aranzhimet ekzistuese dhe ato tė ardhshme ndėrqeveritare, qėllimi i tė cilave ėshtė promovimi i bashkėpunimit ose integrimit nė rajonin e Ballkanit. Takimet rajonale pėrfshijnė takimet e kėtyre organizatave dhe poashtu takimet ad-hoc ose takimet jo-formale me qėllime tė ngjashme. Kjo gjithashtu pėrfshinė takimet me institucionet e BE-sė nė kontekst tė agjendės evropiane.
11. Kėto aranzhime janė miratuar nė baza tė pėrkohshme.
Kta kriminelet thacist ,pasi osht kry puna ia kan vu shulin deres,tpfff
-
-
Delegacioni serb braktis Sarajevėn, shkaku i fusnotės
Publikuar: 15.03.2012 - 16:40
Beograd, 15 mars – Delegacioni i Serbisė ka braktisur sot punimet e Konferencės sė kėshillit pėr bashkėpunim rajonal, qė po mbahet nė Srajevė, sepse nė tabelė e Kosovės nuk ėshtė paraqitur pėrmbajtja e fusnotės.
Si iu konfirmua gazetės Blic nga MPJ-ja e Serbisė, takimin nė Sarajevė e braktisėn njė ndihmėsministėr dhe njė koordinator, tė cilėt vepruan sipas instruksioneve tė Qeevriosė serbe.
“Nė konferencėn nė Sarajevė nė tabelėn e Kosovės qėndronte vetėm ylli, e jo edhe sqarimi nėn tė, gjė qė nuk ėshtė nė pėrputhje me marrėveshjen e arritur ndėrmjet Beogradit e Prishtinės nė Bruykse”, tha burimi i Blicit.
Nė anėn tjetėr, siē dihet, njė delegacion i Kosovės ka braktisur sot punimet e njė konference tjetėr rajonale, atė pėr bashkėpunimin e shoqėrisė civile nė Ballkan, qė po mbahet nė Beograd. Sipas sqarimeve tė palės kosovare, Serbia si organizatore e kėsaj konference ka dėshtuar tė zbatojė pikėn 2 dhe pikėn 4 tė marrėveshjes pėr pėrfaqėsimin e Kosovės nė nismat rajonale.
E po tash kerkojn serbet me teper ,pasi e kan shti kosoven nen fusnot ,tash mujn me drejtu vet kah te dojn kosoven ,
-
-
Afrimi i Kosovės me BE-nė, me fusnotė
Prishtinė, 26 shtator Procesi i afrimit tė Kosovės me Bashkimin Evropian do tė jetė i mundur me fusnotė, meqė, sipas ekspertėve nė Bruksel, njė paraqitje e tillė e vendit nuk ėshtė si e njė shteti tė pavarur. Kėshtu konkludon njė dokument-analizė e ekspertėve ligjorė tė Kėshillit Evropian, njė kopje tė tė cilit e ka siguruar edhe Koha Ditore.
Kėshilli Evropian po e shqyrton mundėsinė qė pas studimit tė fizibilitetit Kosovės t`i mundėsojė nisjen e negociatave pėr stabilizim-asociim, si dhe futjen e Kosovės edhe nė disa programe tė tjera, nga tė cilat pėrfitojnė shtetet qė janė kandidate potenciale. Por Kosova, e prezantuar si Kosovo*, nuk do tė hyjė nė marrėdhėnie kontraktuale me Bashkimin Evropian si shtet, meqė pesė vende tė BE-sė ende nuk e kanė njohur pavarėsinė e shpallur mė 17 shkurt 2008.
Koha Ditore ka arritur qė tė sigurojė analizėn qė Zyra Legale e Kėshillit Evropian ka pėrgatitur pėr 27 vendet anėtare tė BE-sė, nė tė cilėn shpjegohet se ēdo nėnshkrim i BE-sė me Kosovėn qė prezantohet me fusnotė sipas konkluzės sė arritur nė dialogun teknik me Serbinė nuk paraqet njohje tė shtetit tė Kosovės e as njohje nga shtetet veē e veē, nėse nuk e kanė bėrė njė gjė tė tillė.
Sipas kėtij opinioni ligjor tė ekspertėve tė BE-sė, edhe nėse nisin negociatat pėr stabilizim-asociim me Kosovėn, duke mos paragjykuar kėshtu nisjen e tyre dhe as nėnshkrimin, shtetet anėtare tė BE-sė qė nuk e kanė njohur Kosovėn nuk kanė nevojė tė shqetėsohen, sepse dhėnia e njė pėlqimi tė tillė nga Kėshilli Evropian nuk nėnkupton njohje tė pavarėsisė sė Kosovės (gjerėsisht nė Kohėn Ditore).
http://www.koha.net/?page=1,13,116640
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt