Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    he he hee... Maska e halla mine
    Anėtarėsuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojė
    Postime
    1,466

    Shqiptaret duhet ta dine - pse nuk jane ata qe duhej dhe qe mund te ishin!

    GJOKĖ DABAJ

    Pakujdesia, vetjake dhe kolektive! Pėrgjigjemi qė nė fillim: Ka munguar kujdesi i individit ndaj tėrėsisė, sė cilės i pėrkiste. Si pasojė, ka munguar edhe kujdesi kolektiv ndaj vetėvetes. Kur themi ka munguar, kuptojmė, nga njėra anė, nuk ka qenė kujdesi i ēdo individi nė lartėsinė e duhur, nga ana tjetėr, shpeshherė ka ndodhur edhe mė tragjikja: Duke u kujdesur jashtė sė pranueshmes pėr vetėveten, shumė individė, tė vegjėl apo tė mėdhenj, e kanė dėmtuar tė ekzistuarit tonė, qenien tonė, shumėfish mė tepėr se ē’do ta dėmtonte cilido i huaj.

    Kėtu duhet tė pėrqėndrohemi sa herė qė hedhim sytė nė tė shkuarėn. Dhe pikėrisht kėtu duhet tė pėrqėndohemi edhe sa herė qė ne vetė kryejmė ndonjė punė apo themi ndonjė fjalė: Unė, si individ, sa edhe si po bėj kujdes ndaj tėrėsisė sė cilės i pėrkas?

    Kjo qė po themi, nuk ėshtė ndonjė filozofi e madhe. Do ta shohim qė vėrtet nuk ėshtė ndonjė punė as e vėshtirė pėr t’u kuptuar, as e pamundshme pėr t’u zbatuar. Ėshtė thjeshtė njė kujdes, tė cilin mund dhe duhet ta ketė kushdo dhe i cili, natyrisht, rritet sa mė i ngritur tė jetė personi nė pozitė shtetėrore, apo nė ndonjė tjetėr pozitė.

    Ėshtė thjeshtė njė kujdes! Por kur mungoka ai kujdes, ardhkan tragjedi! Ardhka gjak! U mbuloka trualli me kufoma tė masakruara! E gjithė historia e etnisė sonė, krahas madhėshtisė, ėshtė e mbushur plot me masakrime tė popullsisė prej tė huajvet. Kjo, sigurisht, tregon dobėsinė, frikėn dhe, krahas dobėsisė dhe frikės, edhe pashpirtėsinė e vetė masakruesvet. Por kjo dukuri tejet e dhimbshme tregon njėkohėsisht edhe pakujdesinė, naivitetin dhe paaftėsinė e vetė ne, si dhe bashkėsisė sė cilės i pėrkasim ne.




    Tragjeditė

    Po e zėmė fillin qysh prej tragjedisė trojane. Nėse ėshtė e vėrtetė qė trojanėt kanė qenė pjesė e paraardhėsvet tanė, atėherė naiviteti i tyre, i cili, me pranimin e Kalit tė Drunjtė, ia ka vėnė kapakun mė tė turpshėm heroizmit 10-vjeēar tė njė morie trimash tė vet tė papėrmbysshėm, ėshtė sinteza mė domethėnėse e krejt historisė sonė tė mėparshme dhe tė mėvonshme. Kanė kaluar 3200 vjet dhe ende vazhdojnė tė na ankohen fėmijėt e djegur dhe gratė e therura tė trojanėvet. Pse u treguat aq tė pėrgjumur mu nė ēastin kur duhej tė rrinit mė zgjuar se kurrė?! Mos ju lėntė tė qetė as nė fund tė Hadit gjaku ynė i derdhur dhe i piksur nėpėr rrasat e qytetit tonė tė mashtruar, dhe mos ju lėntė tė qetė shkrumbi i trupavet tanė aq tė njomė!

    Nuk po ndalemi nė ē’ka ndodhur nė 1000 vjetėt qė kanė pasuar. Por pas 1000 vjetėsh vjen pushtimi i Ilirisė prej romakėvet. Shkrumbi i qytetevet, tė djegur e tė rrafshuar prej sish (Vetėm nė pjesėn jugore mbi 70!) (Jo 70 shtėpi, por 70 qytete!), vjen prapė deri nė kohėn tonė dhe, fėmijėt e djegur, gratė qė hidheshin prej murevet, mallkojnė pėrsėri: Mos ju lėntė tė qetė as nė fund tė Hadit gjaku ynė, i derdhur dhe i piksur nė faqet e shkėmbinjvet! Era e fėmijėvet tė pėrcėlluar ngrihet pėrsėri nė qiellin tonė: Pse na lindėt, o prindėr, kur nuk ishit tė zotėt pėr tė na mbrojtur?!

    Pyetjet janė: Pse guxuan romakėt ta sulmojnė Ilirinė? Pse s’qemė ne aq tė fortė, aq tė zotė dhe aq tė organizuar, sa Romakut as tė mos i shkonte mendja pėr tė na sulmuar?

    500 a 600 vjet mė vonė, madje duke qenė vetė ne nė krye tė atij shteti, qė quhej Perandori Romake, prapė nuk qemė nė gjendje pėr t’i mbrojtur fėmijėt tanė, kėtė herė prej heshtavet dhe prej thikavet tė barbarėvet. Ata fėmijė tė njomė, ato vajza tė pafuqishme, ato nuse e gra, prej tė cilavet njė pjesė edhe shtatzėna, u shndėrruan nė kufoma prej kalorsėvet tė ardhur qė nga Skithia a Mongolia. Lexojmė Hieronim Eusebin dhe Prokopin e Cezaresė, qė shkruajnė pėr ato zezėri dhe na pupėrrohet lėkura. Barbarėt, ndonėse kishin emra tė ndryshėm, hunė, gotė, avarė, sllavė apo vandalė, nuk bėnin punė tė ndryshme. Ata bėnin tė gjithė tė njėjtėn punė: Masakronin popullatėn tonė! Digjnin, rrėnonin, shkatėrronin, rrėmbenin, ndėrsa ne nuk ishim nė gjendje t’ua gjenim marifetin. Hapu, tokė, e jepua krimbavet burrat tanė, politikanėt tanė, priftėrinjtė tanė, sundimtarėt dhe ushtarakėt tanė, tregtarėt !.. Kalbi, o tokė, tė kalburit !


    Justiniani i Madh ndėrtoi mbi 400 fortesa nė tė gjithė hapėsirėn ku mund tė depėrtonin popullvrasėsit. Por ata qė perandori i madh, i pagjumi Justinian, i la prapa nė krye tė shtetit, siē duket, i kish zėnė gjumi i kobshėm i pėrtacisė e i paaftėsisė dhe nuk qenė nė gjendje t’i pėrdornin ato fortesa. Nuk qenė nė gjendje ata, apo ndoshta Justiniani s’e kish menduar mirė atė lloj mbrojtjeje, kjo ka pak rėndėsi. Rėndėsi ka qė barbarėt vazhduan tė na vrasin, tė na therin e, ē’tė zėnė gjallė, t’i ēojnė me turma pėr nė vendet ku ata banonin, kurse ne nuk e gjetėm dot as menēurinė, as dinakėrinė, as forcėn, as vullnetin, pėr t’i mbrojtur jetėt e atye qė vriteshin, qė digjeshin nėn gėrmadha apo qė graheshin drejt Veriut si kope bagėtish. Mė nė fund, po ata barbarė i gjetėn mėnyrat pėr tė na i zėnė edhe tokat, pjesėn mė tė madhe tė tokavet, kurse ne nuk i gjetėm dot mėnyrat, as pėr t’u mbrojtur, as pėr ta shfrytėzuar ardhjen e tyre, me ēfarėdolloj politike, tė dobishme pėr ne. Pse tė na ketė ndodhur kėshtu ?! Kjo ėshtė pyetja, e cila pa ndėrprerje e godet nga brenda ndėrgjegjen tonė, si njė lėkurė daulleje.

    Vijnė shekujt 10, 11, 12, prapė me arbėrvrasės!. Njėfarė Stefan Nemanja, lindur nė Dioklenė e lashtė ilire si foshnjė refugjati, rritur e fuqizuar nė Rrasėn tonė malore, ushqyer me sindromėn e urrejtjes, jo vetėm ndaj nesh, por ndaj kujtdo qė mund t’ia zinte rrugėn, mbyllur prej tė vėllezėrvet nėpėr shpella, pėr shkak tė tiparevet tė tij prej egėrsire, nuk rreshti sė rrėnuari, gjer nė themele qytetet tanė nė Diokle e nė Dardani. Kur themi: nuk rreshti sė rrėnuari gjer nė themele, nuk mund tė mos na kujtohen qindra Troja dhe nuk mund tė mos u drejtohemi prapė mbrojtėsvet tė atyre qyteteve: Si, ore burrat e dheut, nuk gjetėt njė mėnyrė efikase pėr t’i mbrojtur ata mure qė ju vetė i kishit ndėrtuar !? Si nuk gjetėt njė mėnyrė efikase pėr tė mbrojtur familjet, pėr tė cilat nuk mund tė dyshohet se ishin krijesat tuaja mė tė shtrenjta e mė tė dashura pėr ju ?!



    Njė “lojė” makabre qė nuk mund tė harrohet kurrė

    Tė 2 shekujt qė i kaluam nėn sundimin e Nemanjiqvet nuk mund tė quhen ndryshe veēse shekuj tė arbėrvrasjes, arbėrndrydhjes, arbėrshuarjes, arbėrtkurrjes, deri nė shkallėn e mosqenies. E dėshmojnė kėtė mė sė miri relacionet e arqipeshkvinjvet tė Tivarit, por edhe dokumente tė tjerė. Kėtij kapitulli tė kobshėm tė arbėrvrasjevet e arbėrposhtrimevet, duket se ia ka vėnė kapakun mė tė zi familja e zezė e Preluboviqvet nė Janinė. Kjo familje kish marrė prej kohėsh nofkėn albanoktonos (abėrvrasės). Sipas Mihal Dukasit, pjesėtar i shtėpisė perandorake bizantine, sundimtari i Janinės, Atanasije, si duket, njė prej pinjojvet tė Preluboviqvet, bėnte “lojėra” me arbėrit vendės, duke u prerė hundėn ose organe tė tjerė dhe duke i lėnė ashtu tė vdisnin nė agoni. Faik Konica, nė lidhje me kėto “lojėra” tė Atanasije Preluboviqit, shkruan afėrsisht kėshtu:

    Disa krerė feudalė arbėr e kėrcėnuan Atanasijen me njė ekspeditė ndėshkimore, nėse ai nuk do t’i ndėrpriste krimet kundėr arbėrvet. Atanasije (Preluboviqi) u pėrmbajt pėr njė farė kohe dhe e martoi vajzėn e vet me princin mė tė fuqishėm, Gjin Shpatėn. (Si i mori kėshtu me tė mirė krerėt e arbėrvet) ai i rifilloi (pėrndjekjet, madje edhe mė tė egra se mė parė). (Duke parė kėtė tradhti tė vjehrrit tė vet) Gjin Shpata mblodhi ushtri dhe e rrethoi Janinėn. Mirėpo, nė kohėn kur ne kishim dhėnė e po jepnim prova se nuk dimė t’i mbrojmė arbėrit, Atanasije Preluboviqi edhe i rrethuar, dinte ta kryente zanatin e arbėrvrasjes. Ai ngrinte nė muret e kėshtjellės njė flamur tė bardhė, shenjė e armėpushimit, dhe ia dėrgonte rrethuesit, dhėndrit tė vet arbėr, njė shportė tė mbushur me sy tė nxjerrė nga kokat e masakruara tė atyre arbėrve qė ndodheshin brenda kėshtjellės. Kjo do tė thoshte: Po e zgjate rrethimin, o dhėndėr, unė do tė t’i lė pa sy tė gjithė bashketniasit e tu, tė paktėn kėta qė i kam kėtu brenda. Atėherė, si u pėrsėrit kjo “lojė” makabre disa herė, Gjin Shpata e lėshoi rrethimin. (Krs.L.8,2004, f.112-113) Preluboviqtė pas kėsaj, e vazhduan punėn e tyre deri sa i shfarosėn tė gjithė arbėrit e Janinės.

    Nuk kemi aspak ndėrmend t’i fajsojmė as Nemanjiqtė, as Preluboviqtė. Ata e kanė fajin nė natyrėn e tyre. Ata i kanė marrė me vete nė varr edhe mallkimet e viktimavet tė tyre. Por bishėn nuk e zė as barra e fajit, as mallkimi. Ujqėrit nuk fajsohen. Fajsohen barinjtė! Qoftė edhe tė rrafshit tė Gjin Shpatės, tė cilin historiografia e ka cilėsuar dhe duhet ta cilėsojė si arbėrin mė tė devotshėm tė kohės.




    Zezėritė e pafundme gjatė pushtimit osman

    Nė sh XIV kur arbėrvrasėsit sllavė nuk kishin pushuar as nuk kishin ndėrmend tė pushonin sė nxjerri sytė arbėrvet, sa kohė qė ne nuk kishim njė strategji efikase, ia behėn nga Lindja turqit osmanė.

    200 vjet iu deshėn Turqisė pėr ta pushtuar krejt tokėn arbėrore: Nga viti 1371, kur, pas Betejės sė Maricės, ata hyjnė nė Arbėri, deri mė 1571, kur, pas gati 100 vjet qėndrese me shpirt ndėr dhėmbė, bien nė dorėn e tyre gjithshkatėrruese edhe Ulqini e Tivari. (Vo! Nė librat tanė janė dhėnė data tė tjera. Mos ua vini veshin libravet qė nuk mbėshteten nė logjikėn e dokumentevet!)

    Kanė vazhduar, nė kėtė rrugė tė zymtė kohėsh, ploja tė panumėrta tė sė njėjtės pamje: Vra arbėr (qė mė vonė morėn emrin shqiptarė) dhe mos iu pėrgjigj askujt. Tė gjithė qytetet tanė janė zbrazur thuajse tėrėsisht pėrpara zjarrit dhe hanxharit tė turqvet osmanlli. Kanė ikur ata qė kanė shpėtuar gjallė dhe ėshtė mbushur Italia me “rracė” arbėreshe. Nga 1371-shi deri mė 1912-n, qė bėjnė gati plot 5 shekuj e gjysmė, po tė numėrohen plojat nė popull, pas qėndresavet dhe pas kryengritjevet, ēuarjet me togje e tufa arbėrish, sidomos arbėreshash, nė tregjet e skllevėrvet, vdekjet nga skamja dhe shuarjet e krahinavet tė tėra nga epidemitė, fitohet pėrshtypja sikur mė shumė janė asgjėsuar se sa kemi lindur. Atėherė vjen vetiu habia e madhe, ndoshta njė nga habitė mė enigmatike nė tė gjithė historinė botėrore: Si ia kemi arritur tė mbijetojmė ?!


    Nė njė letėr tė ipeshkvit Nikollė Mekajshi, dėrguar mė 1599-n kardinalit S.Xhorxhio, bėhet paralajmėrimi i frikshėm se, nė tėrėsinė tonė etnike, formėsuar nė dhjetėra shekuj, shiheshin tashmė qartė dukuritė qė bartnin rrėzikshmėrinė rrėnqethėse tė shpėrbėrjes sonė pėrfundimtare dhe kėrkohej ndihma e Perendimit: Njė pjesė e popullsisė po kalonte nė ortodoksinė greke, njė pjesė tjetėr nė ortodoksinė pravosllave dhe njė pjesė po islamizohej. Fill mbas njė tė kėtillė alarmi, i cili dihet se nuk ish i pari qė shkonte nė Europė, nė truallin e Arbėrisė u mbajtėn 3 kuvende tė rėndėsishėm. Njėri, mė 1602 dhe 1603 nė Dukagjin tė Matit, me 1600 delegatė. (Vetėm numri i pjesėmarrėsvet nė kėtė kuvend dėshmon qė ne, edhe pas tė gjithė rrebeshevet tė shekujvet XV e XVI, ende ishim njė popull mjaft i madh.) Kuvendi i dytė u mbajt nė afėrsi tė Podgoricės, nė kullėn e madhe tė Lalė Ndrekalit tė Kuēit, krahinė e cila ende nuk ishte sllavizuar. Kuvendi i tretė u mbajt mu nė Prokuple, nė njėrėn nga pikat mė veriore tė Arbėrisė. Prej tė 3 kėtyre kuvendeve iu ēuan Europės mesazhe alarmi shumė tė fuqishėm, por ish e kotė: Ne duhej t’ia dilnim vetė. Iu ēuan mė vonė Europės mesazhe, memorandume e thirrje: Prej Imz.Pjetėr Budit, erdhi mbytja e tij, prej Imz.Fran Bardhit, erdhi vdekja e parakohshme e tij, prej Imz.Pjetėr Bogdanit, erdhėn trokllimat e kockavet tė tija nėpėr dhėmbė qensh, sepse turqit ua hodhėn ato kocka qenvet.

    Do cekur kėtu qė autorėt e keqtrajtimevet e tė reprezalievet nuk kanė qenė pėrherė osmanllinj tė ardhur nga Azia. Tė ardhur nga Azia ishin pushteti dhe feja (ideologjia), ndėrsa bartėsit e atij pushteti dhe tė asaj feje (islamizmit), ushtrues tė zellshėm tė dhunės, ishin vetė vendėsit, bijtė e po kėtij populli. Kjo ėshtė mynxyra mė kurrizkėrrusėse se ēdo mynxyrė tjetėr.





    Sidoqoftė, tė gjitha kėto qė po renditim kėtu, travajat, strapacat, varg i pashkėputur ngjarjesh qė nuk duhej tė na kishin ndodhur, shtrojnė pėrpara nesh njė dhe vetėm njė kryepyetje: Pėrse lejuan tė parėt tanė tė na ndodhin tė atilla kėrdi e shkatėrrime tė paperceptueshėm?! Thėrrasin dhe vazhdojnė tė thėrrasin, qė nga dheu ku janė tretur, pa njė pllakė varri pėrsipėr: Fėmijėt e shkrumbuar, tė virgjėrat e pėrdhunuara, pastaj tė shitura e rishitura nė tregjet e skllevėrvet, nuset dhe gratė e pėrdhunuara, pastaj edhe ato tė shitura e stėrshitura, syjeshilėt, vdekur nga uria, tė talentuarit, “vullnetet e ndrydhun”, “vullnetet e shtypun” (Kujto Migjenin!), qė lindėn e vdiqėn pa mundur tė kryejnė jo njė fakultet, siē bėnin mijėra bashkėkontinentasit e tyre, po as edhe njė ditė shkollė, ku tė mėsonin tė paktėn alfabetin e gjuhės sė vet! Tė gjithė thėrrasin: Pėrse?! Cili ėshtė shkaku ynė i brendshėm i tė gjitha kėtyre zezėrive tė pafundme ?!

    Jemi ngopur tashmė me “arsyetimet” e studiuesvet gjakftohtė, me nerva prej leshi, nė dukje objektivė, por nė thelb jodecizivė dhe rrjedhimisht edhe joobjektivė: I kėtillė ishte pozicioni gjeografik i Atdheut tonė. Ka qenė rrugė kalimi pėr pushtuesit. Kemi pasur armiq tė shumtė. Kanė qenė armiq tė fuqishėm e tepėr mizorė. Tė gjitha kėto kanė nė vetėvete tė vėrteta e pjesė sė vėrtetash, por asnjėra prej kėtyre nuk ėshtė thelbi i ēėshtjes. Thelbi i ēėshtjes jemi vetė ne. Tė ndodhur pėrballė tė atillė rrėziqeve, pėrse nuk i kemi gjetur rrugėt e shpėtimit?! Jo: Pėrse nuk i kemi kėrkuar, por: Pėrse nuk i kemi gjetur dhe realizuar rrugėt e shpėtimit e, si rrjedhojė, edhe rrugėt e progresit !?

    Shkėputur nga libri: Strategjia e Shqiptarėvet, Tiranė 20011
    (pashtriku.com)
    Asnjė kompromis, kurr asnjėher.. deri n'apokalips!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    shqiptaret nuk do te ekzistonin po te ishin budallenj.

  3. #3
    Aman re Trojanet para-ardhesit tane !

    Si nuk u lodhet duke i ngritur vlerat vetes kot se koti

    Ne ore ne jemi Shqiptaret...ja, keto qe sheh sot. Nuk kan degjeneruar aspak
    Revolution 1848

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979
    Sa shpejte e lexuat more per 5 minuta gjithe kete artikull , ju keni program konvertimi ne tru apo si ?

  5. #5
    New York Maska e mario_kingu
    Anėtarėsuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    well asnje nuk eshte 100% asgje
    pasi fiset kan leviz nga shteti ne shtet
    Partizoni

  6. #6
    he he hee... Maska e halla mine
    Anėtarėsuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojė
    Postime
    1,466
    shqiptaret nuk do te ekzistonin po te ishin budallenj.
    edhe gjypsit egzistojne..

    Aman re Trojanet para-ardhesit tane !
    jo kane qene grek mongol

    well asnje nuk eshte 100% asgje
    pasi fiset kan leviz nga shteti ne shtet
    perveq ketij komenti, qe ploteson te gjitha mundesite te jete 100%
    Asnjė kompromis, kurr asnjėher.. deri n'apokalips!

  7. #7
    he he hee... Maska e halla mine
    Anėtarėsuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojė
    Postime
    1,466
    BARBARĖT

    GJOKĖ DABAJ, 27. 09. 201299

    Prapė barbarėt! Ne prapė tė pambrojtur! - Nė shekujt XIX e XX krijohen prapė situata si nė shekujt e Antikitetit. Kėtė herė nuk vijnė barbarė prej sė largu, por janė kėtu tė ardhurit e dikurshėm, ata qė i rifillojnė korrjet. Nėse helenėt e qėmotshėm i marrim mė tė vonė se trojanėt dhe masakrėn e Trojės e vlerėsojmė si njė masakėr tė ardhurish mbi vendėsit (mjerisht pėr pakujdesinė vendimtare tė vetė vendėsvet), atėherė ngjarjet nė Shqipėrinė e Jugut, nė Ēamėri e gjetkė nuk duhet tė merren ndryshe, veēse si vazhdim i masakravet tė Trojės. Pėrshkrumbjet dhe pėrgjakjet nė Shqipėrinė Veriore dhe tė Mesme, duhet tė konsiderohen si vazhdimi i pėrshkrumbjevet dhe i pėrgjakjevet tė shekujvet V, VI e kėndej. (Prapė, mjerisht prej pakujdesisė sonė pėrherė e mė tragjike, pėrherė e mė mallkimlėnėse nga ana e atyre qė shuhen pa qenė vetė fajtorė.)


    Kemi pėrpara njė dorėshkrim tė Hasan Dinos nga Paramithia. Ai ka shėnuar kėtu ata tmerre qė i ka pėrjetuar vetė, pikėrisht nė vitet kur nuk duhej tė pėrjetonte tmerre, por tė gėzonte tė mirat e jetės nė vendlindjen e vet, jo tė robėruar, por tė lirė.

    Mė 1913-n, 6 muaj mbasi Evropa e kish miratuar pushtimin e asaj pjese tė Shqipėrisė nga ana e shtetit grek, grekėt vrasin nė Paramithi 74 shqiptarė. 2 i marrin nga qyteti e 72 i mbledhin nga fshatrat, i ēonjnė nė njė pėrrua jashtė qytetit dhe i copėtojnė me sėpata e me thika.

    Mė 1918-n grekėt vrasin nė Smokovinė tė Margėllėēit 6 vetė. Nė Galbaq tė Filatit vrasin 5 vetė, 2 nga tė cilėt i djegin me benzinė. Nė Lopės tė Filatit vrasin 2 vetė.

    Mė 1921, grekėt vrasin po nė Lopės 3 tė tjerė.

    Vjen viti 1940. Ushtria e Metaksait vret e masakron nėpėr Ēamėri 350 shqiptarė.

    Mė 1945-n nė Filat vriten 36 ushtarė shqiptarė, nė kohėn kur ata po ktheheshin nga ushtria greke! Jo nga ndonjė ushtri antigreke!

    Nė tė gjithė kėta vite, shkruan paramithioti Hasan Dino, pinjoll i njė familjeje me shumė merita pėr Atdheun, grekėt jo vetėm qė i vrisnin njerėzit tanė (tashmė shtetas tė tyre), por vrasjet ata i bėnin me mėnyrat mė barbare tė mundshme. (Lexuesi duhet ta dijė qė grekėt quajnė barbarė popujt jogrekė. Por nė kėtė rast, ata janė barbarė nga mė tė egrit.) I copėtojnė me sėpata e me thika, i djegin me benzinė duke u shkaktuar vdekje tė lemerishme, u ngulin gjilpėra nėn thonj, gravet, pėr t’u tallur me to para se t’i vrasin, u fusin mace nė ēitjane, i ēnderojnė duke i pėrdhunuar, tė tjerėvet u vėnė vezė tė nxehta nėn sqetulla, varin njerėz mbi tym, i rrahin deri sa tė vjellin gjak, i vrasin rrugėve, siē vriten qentė bastardė, vrasin fėmijė, djem tė rinj, pleq e kė tė shohin nė rrugė, i kapin dhe i detyrojnė pėr tė hapur vetė varret e vet dhe tė fėmijėvet tė vet, pastaj vrasin fėmijėt nė sy tė prindit e mė nė fund edhe vetė prindin, i thėrrasin gjoja pėr t’u komunikuar diēka dhe i therin tė gjithė, ēojnė nė ishujt e Egjeut me qindra dhe atje i vdesin duke i rrahur.

    I ndjeri Hasan Dino na ka shėnuar edhe njė tė dhėnė shumė interesante, e cila do tė duhej t’u shėrbente sidomos atyre grekėve tė sotėm, tė cilėt studiojnė e analizojnė politikat e atdheut tė tyre. Pushtetarėt grekė u ofronin shqiptarėvet myslimanė shuma tė konsiderueshme parash, me kėrkesėn qė ata tė deklaroheshin turq. Sot shteti grek u jep para shqiptarėvet ortodoksė, me kusht qė kėta shqiptarė tė deklarohen grekė. Ėshtė punė e tyre, por ne do tė pyesnim: A kėshtu do ta krijojnė kombin e vet grekėt? Njė komb i tillė s’ka si cilėsohet ndryshe veēse: komb surrogato.





    Na duhet tė nxjerrim kėtu edhe njė listė shqiptarėsh tanė, ortodoksė tė Ēamėrisė, tė cilėt nuk kanė pasur aspak turp pėr t’i shėrbyer pushtuesit nė dėm tė bashkėfshatarėvet dhe bashkėkombasvet tė vet, vetėm e vetėm sepse kėta ishin myslimanė. Dhimitros Hajdhushis nga Pleshovica e Filatit. Hristo Bilbili, Jorgo Drubadi, Vasil Danello dhe Har Driamandi, tė 4-tė nga Sajadha e Filatit.

    Pano Ēino nga Dragami i Paramithisė. Ky ishte njė vegėl e llojit tė veēantė. Policia greke i thėrriste njerėzit nė zyrat e veta, u kėrkonte tė dorėzonin armėt edhe kur kėta nuk kishin armė. I torturonin dhe i lėshonin duke u thėnė: Po nuk e solle armėn, do tė tė marrim prapė. Pano Ēinua i shkonte fshatarit tė rrahur dhe i thoshte: Ta gjej unė njė pushkė. Fshatari e blente pushkėn pėr 2 napolona dhe e dorėzonte nė polici, pėr tė mos iu pėrsėritur tortura. Pano Ēinua e merrte prapė po atė pushkė dhe ia shiste njė tjetri. Nė kėtė mėnyrė ky shqiptar i pafytyrė e ka shitur e rishitur njė pushkė tė vetme 300 herė nė 300 fshatarė tė ndryshėm dhe ka marrė prej tyre 600 napolona. Fshatarėt e njihnin pushkėn. Por ishin tė detyruar ta blinin. Tė njėjtėn metodė kanė pėrdorur edhe sėrbėr nė vitet 1950 nėpėr Kosovė. Nė mos zėnshim mend prej njė pėrvoje tė kėtillė, edhe ne ose nipėrvet tanė, e njėjta histori ka pėr t’iu pėrsėritur.

    Njė kategori tjetėr shqiptarėsh qė i angazhonte dhe i paguante Greku nėpėr Ēamėri, ishin vrasės ordinerė. Tė tillė kanė qenė Panatezejtė dhe Koēo Nikolla nė Paramithi, Vasil Ballumi nė Margėlliē, Andon Tasho dhe Sholi Mitro nė Gumenicė dhe Ilia Kalo nė Filat. Kapiten Elefter Strugari dhe kapiten Hristo Stavropullo janė zbatuesit e urdhėrit tė Napolon Zervės pėr masakrėn nė Paramithi, pėr tė cilėn do tė flasim pak mė vonė.

    Gjithsesi kaq do tė duhej tė na mjaftonte pėr tė kuptuar sa shumė tė kėqia kemi nė radhė tė parė ne brenda vetes. Dikur, kur e kishin pushtetin, myslimanėt tanė keqtrajtonin tė krishterėt tanė: I vinin pėr tė shirė driza nė lėmenj, kėmbėzbathur. Tani qė nė Ēamėri e kanė pushtetin tė krishterėt tanė, masakrojnė dhe vrasin myslimanėt tanė.






    * * *

    Po sjellim tash kėtu njė regjistėr, tė vetėm njė pjese krimesh qė na i kanė bėrė sėrbėt, malazezėt dhe sllavėt e Maqedonisė apo bullgarėt nė shekullin XX. Tė dhėnat janė marrė nė librin “Gjenocidi serbomadh dhe Qėndresa shqiptare” tė autorit Shaban Braha.

    Viti 1912.

    Kosovė. “Loja” me foshnjat: Foshnjat, pasi hidheshin pėrpjetė, priteshin poshtė nga grupe ushtarėsh me bajoneta zbėrthyer. Pėrpėlitjet e foshnjavet shqiptare, nė agoninė e vdekjes, nė majat e bajonetavet, autorėt i quanin: Tė qeshurit e shqiptarit (f.143).

    Nė krahinėn e Shkupit numėroheshin 38 cisterna tė mbushura me kufoma shqiptarėsh (f.185).

    Gjenerali sėrb Zhivkoviq urdhėroi nė Senicė vrasjen e 950 prijėsve shqiptarė dhe “turq” (f.188).

    “Ushtarėt (sėrbė), pasi morėn Manastirin, merrnin dhe digjnin tė gjallė secili nga 10 burra, gra dhe fėmijė” (f.188)

    Nė Shkup “u dėnuan 36 shqiptarė me vdekje dhe u vranė nė vend” (f.184).

    Karadaku i Shkupit:

    “U dogjėn 280 ekonomi fshatare”.

    Nė Terstenik u vranė 60 shqiptarė,

    nė Smirė 32,

    nė Verban 20,

    nė Lubishtė 19,

    nė Komogllavė (fshat me 50 shtėpi) u vranė pa pėrjashtim gati tė gjithė burrat (f.187).

    “Nė Sefer u dogj e gjallė njė grua bashkė me ndihmėsin e saj katolik”

    “Nė Gjylekatė njė gruaje shtatzėnė iu ēa barku me bajonetė dhe iu nxor krijesa (nga barku)” (f.187)

    Gjithsej nė Terste, Senicė, Verban, Lubishtė dhe Gjylekatė u masakruan 238 vetė (f.187).

    Edhe nė Preshevė shpėtuan (gjallė) shumė pak (f.187).

    Nė kasaphanėn e Ferizajt u vranė 1200 shqiptarė (f.186).

    Lumė: 400 burra, qė u dorėzuan vetė, u ēuan nė Prizren dhe u vranė nė grupe, 40 deri 60 nė ditė (f.188).

    Pranė stacionit tė Kumanovės, tė ikurit (700-800 vetė) qenė kapur, lidhur dhe “u vranė duke i copėtuar sikur tė ishin kafshė” (f.185).

    Nė afėrsi tė Shkupit u masakruan 2000 shqiptarė (f.184).

    Midis Kumanovės dhe Shkupit u vranė 3000 shqiptarė (f.184)

    “Njerėzit nxiren nga shtėpitė dhe vriten si minjtė. Nuk kalon ditė pa patur vdekje tė tmerrshme shqiptarėsh. Lumi ėshtė mbushur me kufoma.” (f.184).

    Jo larg Prizrenit 5000 shqiptarė myslimanė u masakruan (f.184)

    “Gjenerali Jankoviq i detyroi paritė (e Prizrenit) me revolver nė dorė tė nėnshkruanin njė deklaratė falenderuese drejtuar kral Petar-it pėr ‘ēlirimin’ nga ushtria sėrbe”. (f.187)

    Pastaj : “Meqė nuk kishin kuaj, ata morėn 200 shqiptarė pėr t’i ngarkuar me nga 50-60 kg dhe pastaj, natėn, nėpėr rrugė tė kėqia, i ēuan 7 orė larg nė krahinėn e Lumės.” (f.187).

    Nė rrethin e Prishtinės 5000 shqiptarė zhduken nga terrorizmi masiv sėrb (f.186)

    Shtypi shkruante se vetėm gjatė 2 muajvet tė parė (tė vitit 1912) nė Kosovė u vranė mbi 25000 shqiptarė (f.190).

    “Nė tė 2 anėt e rrugės (rajoni i Gjakovės), shkruan publicisti sėrb Tomiq, nuk pashė veēse fshatra tė djegur e tė rrafshuar me tokė. Rrugėt ishin mbushur me trekėmbėsha, nė tė cilėt ishin varur trupa shqiptarėsh.” (f.189).

    Nė Gėrdheshtė, Malziu i Pukės, sėrbėt therėn 72 gra, pleq dhe fėmijė. Mjedėn, afėr Shkodrės, e kthyen nė hi e pluhur (f.189).

    (Po nė atė vit, Kranja e Shkodrės, nga fshatrat Draganj e Blacė deri nė Arbnesh, ėshtė djegur e shpėrngulur krejtėsisht, prej ushtrisė malazeze. GjD)

    Viti 1913.

    Njė diplomat i huaj raporton: “Njė sėrb nga Ēagllavica (Prishtinė) u mburr se me dorėn e tij ka vrarė 100 shqiptarė” (f.221).

    Nė Sop tė Kėrēovės, “nga njė sėrb u lidhėn tė gjithė muhamedanėt qė kishin mbetur akoma nė fshat, rreth 200 vetė, u ēuan nė xhami, u mbuluan me sanė dhe u dogjėn tė gjallė” (f.222).

    Nė Ujėzi, midis Gjakovės dhe Prizrenit, u dogjėn 20 pjesėtarė tė njė familjeje. Disa fėmijė qė tentuan tė iknin, u ndaluan duke i therur me bajoneta (f.222).

    Nė Pejė u masakruan 1300 shqiptarė, sepse nuk deshėn tė konvertohen nė fenė pravosllave (f.216).

    Pėrdhunohen gjatė rrugės pėr Kėrēovė dhe nė fund vriten 10 gra e 9 vajza nga Fushėllazari (Ohėr) (f.217).

    Nė Nishor tė Suharekės pushkatohen 42 vetė (f.192).

    Gjatė ēarmatimit nė Krrabė e nė Ēermenikė (Elbasan) sėrbėt kanė vrarė 20-30 shqiptarė (f.194).

    Njė tentativė arratisjeje nga burgu i Prizrenit rezulton me sė paku 19 tė vdekur (f.194).

    Njė forcė shqiptarėsh kryengritės luftuan kundėr ushtrisė sėrbe afėr kufujve tė Prizrenit… Nė atė luftė u vranė 200 shqiptarė (f.196).

    “Mund tė them se Luma nuk ekziston mė. Kudo kufoma, hi e pluhur. Ka fshatra me 100 deri 150 shtėpi ku nuk ngeli njeri i gjallė.” (f.199).

    Nė Topojan tė Kukėsit afėr 400 vetė u vranė grumbuj-grumbuj me mitraloz, nė vende tė tjerė u dogjėn gjallė nė shtėpitė e tyre (f.200)

    Njė officer malazez thotė: “Shqiptarėt nė fillim i vrisnin me pushkė dhe patllake, por sė shpejti erdhi urdhėri se s’kishte levėrdi tė shpenzohej municioni, prandaj shqiptarėt do tė thereshin me thika. Dhe kėshtu i ndanin nė grupe, nga 40 deri 50 vetė, i rreshtonin nė 2 rreshta me fytyra tė kthyera nga njėri-tjetri dhe atėherė oficerėt ose nėnoficerėt i thernin njė nga njė nė qafė.” (f.194).

    Nė 2 fshatra midis Prizrenit dhe kufirit oficeri komandues, me anėn e kryetarit tė fshatit, mbledh tė gjithė tė rriturit, 83 vetė, dhe i pushkaton (f.201).

    Nė fshatrat Lojmė e Nimēė (rrethinė e Prizrenit) i mbledhin me anė tė kryepleqvet, gjoja pėr t’u regjistruar, dhe i vrasin: 36 lojmėjanė dhe 54 nimējanė (f.201).

    Genocidi nė Lumė e Opojė (pėrmbledhėse): Mbi 672 tė masakruar, shumica gra e fėmijė dhe 573 shtėpi tė bėra hi. (f.202-203).

    Nė rajonin e gjėrė tė Gjilanit, nė 19 fshatra pati masakra nga mė tė egrat, vetėm nė Kabash u masakruan 47 vetė (f.203).

    Edith Durham shkruan pėr krahinėn e Gostivarit: “Ka fshatra me 100, 150 ose 200 shtėpi ku tani s’gjindet asnjė frymė. I mbledhin njerėzit me togje nga 40 ose 50 vetė dhe i shkojnė nė bajonetė deri tek i fundit. Nė Reēan tė Gostivarit, sėrbėt, pasi pushkatuan 30 vetė, 200 gra, fėmijė e pleq i mbyllėn nė 2 shtėpi dhe i dogjėn tė gjallė” (f.203).

    Nė Zdunjė tė Gostivarit djegin 37 gra, fėmijė e burra. Tė nesėrmen 9 tė tjerė i ēojnė nė Vakuf tė Benicės dhe i masakrojnė. “Alije Maksutit, kufomė, iu gjet vajza 7-muajshe mbi gjirin e saj” (f.203).

    Nė Simnicė tė Gostivarit djegin 113 shtėpi dhe vrasin 18 vetė (f.203).

    Pas 8 ditėsh, sekretari i nėnprefekturės ftoi me emėr 22 vetė, i lidhėn gjoja pėr t’i ēuar nė nėnprefekturė dhe i masakruan nė Vakuf tė Benicės (f.204).

    Nė katundin Gjinovicė (Gostivar) djegin 7 shtėpi me njerėzit brenda. Vetėm nė 2 prej tyre, 17 vetė (f.203).

    Nė Vertok pushkatojnė 18 vetė dhe i groposin nė Bigorė. 40 i ēojnė e i pushkatojnė nė Vakuf tė Benicės (f.204).

    Nė Kalisht tė Gostivarit, rrugės pėr nė Pozheran, i vrasin dhe i therin 43 vetė (f.204).

    Nė Ēergan vrasin 32 vetė, duke i ēuar pėr nė Gostivar (f.204).

    Nė Qafė tė Gostivarit masakrohen 65 gra, pleq e fėmijė (f.204).

    Qyteti i Dibrės, nga 20000 banorė bie nė 2000 banorė. Njė pjesė e popullatės qė mori arratinė, u masakrua. “Katundet qė u dogjėn, s’kanė numėr” (f.205).

    Nė Gjoricė qenė masakruar 14 vetė bashkė me plakun e katundit. Qenė mbytur edhe 2 gra e 6 fėmijė (f.205).

    Nė Zogaj 124 shtėpi qenė djegur dhe masakruar 12 vetė: 4 hedhur nė zjarr, 4 therur dhe, pasi janė kthyer edhe njėherė, kanė vrarė edhe 4 tė tjerė (f.206).

    Nė Maqellarė u therėn me majėn e bajonetės 16 vetė (f.206).

    Bllaca qe plaēkitur, pastaj i qe vėnė zjarri nga tė 4 anėt. Tė gjithė fshatarėt qenė masakruar (f.206)

    Nė Allajbeg digjen 65 shtėpi dhe masakrohen nė mėnyrė tė tmerrshme 23 vetė, midis tė cilėvet 7 gra dhe 1 fėmijė 5 vjeē (f.206).

    Nė Vajnik i djegin tė 15 shtėpitė qė ka ai fshat, therin 4 njerėz duke vrapuar pas tyre dhe 1 vajzė tė re e mbytin (f.206).

    Nė Luzni masakrohen 45 vetė (f.206-207).

    Nė Deshat u shkrumbuan 15 shtėpi dhe u hodhėn nė flakė e u dogjėn tė gjallė: 3 fėmijė dhe 2 gra (f.207).

    Nė Pilat-Mėhallė, therin me bajoneta dhe i hedhin nė zjarr 2 burra dhe 2 fėmijė (f.207).

    Nė Peshkopi digjen 57 shtėpi dhe masakrohen 6 vetė (f.207).

    Nė Qafė-Bulqizė pushkatohen 13 vetė (f.207).

    Numri i myslimanėvet tė masakruar prej bandavet sėrbe ėshtė… nė Kėrēovė 184, nė Ēallopek 47. Fshatrat Lop, Zajaz e Lesani janė djegur dhe banorėt flitet qenkan vrarė (f.207).

    Nė Tetovė u arrestuan 400 shqiptarė myslimanė, dhe u ekzekutuan tė shumtėt gjatė transportit pėr nė Shkup (f.208).

    “Afėr Shkupit u therėn si berra 2000 shqiptarė.” (f.208).

    Nė Ujėzi, pranė Drinit, 32 vetė u mbyllėn dhe u dogjėn nė njė shtėpi (f.208).

    Forcat sėrbomalazeze nė Plavė-Gusi kanė pushkatuar 720 burra. Nga kėta 559 nė Qafė tė Previsė, 150 nė Brezovicė dhe 11 brenda nė Plavė (f.209).

    Tė atit tė Shaban Kolinės tė Gusisė ia nxorėn sytė me bajonetė pėr sė gjalli nė prani tė fėmijėvet e tė gruas. Nė Budovicė tė Plavės, Rexhep K. Feratajn e lidhėn nė trungun e njė dardhe, ia nxorėn sytė me thikė dhe nė fund e dogjėn sė gjalli (f.209).

    Prijėsit si Halil Haxhia nė Drenicė, Fejzulla Lipoveci nė Klinė, Hetem Korineni i Hotit (tė Plavės) dhe Hetem Dobrosheva, dhe 18 tė tjerė, tė gjithė u ekzekutuan nga sėrbėt (f.209).


    Barbarėt serb tė shek.XX!


    ..........................................


    Viti 1914.

    Nė krahinėn e Pėrdrinit, nė 18 fshatra, Ostrozup etj., vriten 227 shqiptarė dhe janė djegur 1032 shtėpi (f.211).

    Nė Rahovec u pushkatuan 40 vetė pa gjyq (f.212)

    Nga Manastiri u shpėrngulėn 20000 vetė (f.227).

    Mbi 7000 tė shpėrngulur nga fshatrat pėrrreth, gjenden nė Manastir. Por sėrbėt nuk i lejojnė as aty (f.230).

    Nga Dibra (me rrethe) u shpėrngulėn afėr 3000 dibranė, qė lanė shtėpitė tė djegura dhe arat tė shkretuara (f.227).

    Nė Mat, nė Ēermenikė, nė Tiranė dhe nė Elbasan, ndodhen 80000 tė ikur (f.227).

    Nga viset jugorė (tė Shqipėrisė), tė pushtuar (prej Grekut), ikėn 100000, nga tė cilėt 30000 vdiqėn nga uria (f.228).

    Vitet 1916 – 1918.

    1916. Nė Smirė tė Vitisė bullgarėt vrasin 21 shqiptarė (f.236).

    1917. Nė Lubishtė tė Vitisė bullgarėt vrasin 8 shqiptarė (f.237).

    Nė Zhitijė tė Vitisė bullgarėt vrasin 8 shqiptarė (f.236).

    Nė Gjylekar tė Gjilanit bullgarėt vrasin 61 shqiptarė (f.236).

    1918. Nė Podgoricė e Malėsi tė Madhe malazeztė pushkatojnė 20 vetė (f.259)

    Nga viti 1912 deri nė vitin 1918 nė Kosovė e gjetkė llogariten mbi 200000 tė masakruar dhe po aq, 200000, tė shpėrngulur (f.229).

    Viti 1919.

    Nė fshatin Cėrnallukė (Rozhajė-Senicė) vriten 9 vetė (f.261).

    Nė Tėrgovishtė (Gjakovė) vriten mė se 100 shqiptarė pa kurrfarė shkaku (f.261).

    Nė Akovė (tė Peshterit) 800 vetė u vranė barbarisht. Morėn 46 vajza, prej tė cilavet 6 i dhunuan, tjerat, pėr tė pėsuar tė njėjtin fat, i ēuan nė Mal tė Zi (f.261).

    Nė Koshutan, Koshuticė, Bukėl, Bisirnicė vranė 21 vetė dhe grabitėn 1390 kokė bagėti (f.261).

    Nė Rozhajė numri i viktimave arrin, deri mė 1919-n, 700 vetė (f.263).

    Nė 10 fshatra tė Mitrovicės u masakruan 190 vetė “Kėnaqem kur derdh gjak shqiptari”, thotė kapiteni Millan Kllapiq. (f.269).

    Nė 105 fshatra tė Vushtrrisė u masakruan 1007 njerėz. (Nė Qeqeli 12, nė Kullė 43, nė Kopiliq 7, nė Tristeniq, 13, nė Popovė 23) (f.269).

    Nė Kėrninė tė Istogut janė vrarė 17 vetė, janė djegė 30 shtėpi, janė grabitė 20000 bagėti (f.262).

    Nė Ēellopek tė Pejės vriten 16 vetė (f.262).

    Nė Beran tė Pejės, 11 vetė (f.262).

    Nė Prishtinė ushtria sėrbe ka therur mė se 4800 gra, foshnja e pleq. Vetėm nė 3 katunde janė vrarė 1400 vetė (f.270).

    Naēallniku i Gjakovės dogji fshatin Batushė, lidhi nė trungjet e shelgjevet 11 burra (dhe, tek po digjeshin shtėpitė) i bėri shoshė (f.271).

    Nė Radavc tė Istogut forcat sėrbe nė njė familje vranė 15 vetė (f.271).

    Nė Jabllanicė tė Pejės vranė 78 burra, gra e fėmijė (f.271)

    Prapė nė Jabllanicė tė Pejės sėrbėt hyjnė brenda nė faltore, i lidhin tė gjithė, bashkė me hoxhėn, dhe i vėnė zjarrin xhamisė, duke i djegur tė gjithė pėr sė gjalli (f.271).

    Nė vilajetin e Kosovės, vetėm nė 2 muaj, janar-shkurt 1919, janė vrarė 12370 shqiptarė dhe janė djegur 6100 shtėpi (f.271).

    Nė Plavė, Gusi e Rugovė nga 8 deri 25 shkurt numrohen 844 tė masakruar (f.262)

    Ndėrsa mė 20 mars, po nė trevat e Plavė-Gusisė, u masakruan 942 burra, 399 gra dhe 360 fėmijė dhe dogjėn 945 shtėpi (f.271).

    Nė njė raport tė 20 marsit 1919 lidhur me genocidin nė Plavė-Gusi thuhet : “Sėrbėt masakruan me mitralozė 356 fėmijė, pleq, plaka e burra sakatė, i dogjėn nė zjarr duke kėrcyer rretherrotull zjarrit VALLEN E VĖLLAZĖRIMIT BALLKANIK” (Fjalėt me shkronja tė mėdha, GjD) (f.263).

    Nė 17 fshatra tė Prizrenit vriten 376 vetė dhe digjen 85 shtėpi (f.270).

    Nė Tetovė vriten 30 vetė dhe digjen 636 shtėpi (f.270)

    Nė Istog, nė 1 ditė ushtarėt e Sėrbisė vranė 160 dhe i lanė pa shti nė dhe deri sa zunė tė qelben nė fushė (f.270).

    Sėrbėt, nė vitet 1918-1919, nė Kosovė kanė mbytur e vrarė 30000 vetė, kanė djegur 168 katunde me 4869 shtėpi (f.271).

    Pėrfundimisht, nga pjesa e Shqipėrisė, mbetur nėn Jugosllavi, nga viti 1919 deri mė 1940, veē kėtyre qė u panė ku shkuan, do tė shpėrngulen pėr nė Turqi edhe 500000 shqiptarė tė tjerė (f.329).

    Viti 1920.

    Nė Istog, nė mėhallėn e jashtme tė qyteti, vritet Hysen Sejdija bashkė me 5 djemtė e tij dhe 94 tė tjerė, burra, gra, fėmijė, pleq e plaka (f.282).

    Nė Bjellopojė tė Istogut sėrbėt kanė kapur e lidhur 22 vetė, i kanė shpėnė nė mes tė natės nė njė pyll dhe i kanė therur qė tė gjithė me bajoneta (f.282)

    Nė Uēė tė Istogut morėn 9 vetė, i lidhėn kėmbė e duar nė njė kullė dhe i vunė zjarrin kullės. Rėmbyen 20000 krerė bagėti dhe 25000 kuintalė drithė (f.282)

    Rakinica u rrėnua me artileri. Nė vendin e ngjarjes u gjetėn 43 kufoma shqiptarėsh (f.282).

    Nė Dibėr sėrbėt kanė djegur mė se 300 katunde. 30000 shqiptarė kanė ikur (f.284 dhe 340).

    Fshati Pesoēan nė Dibėr shfaroset i tėri brenda 1 nate, sepse dikush prej atij fshati paskish vrarė 1 xhandar (f.284).

    Nė Lumė 400 shtėpi janė bā rrafsh me tokėn. Nė Buzmadh ka 19 tė vrarė. Nė krejt Lumėn, tė vrarė 55 burra e 12 gra (f.340).

    Nė Plavė-Gusi nė 28 vendbanime (qytete e fshatra) masakrohen (prej malazezėvet) 893 burra, 440 gra dhe 472 fėmijė. Nė 13 fshatra tė tjerė masakrohen (po prej malazezėvet) edhe 1173 burra, 514 gra dhe 544 fėmijė. Gjithsej tė masakruar 4036 shqiptarė, nga kėta 1046 fėmijė e 954 gra. Digjen 6050 shtėpi, rrėmbehen 73884 bagėti tė imta dhe 17842 bagėti tė trasha (f.283).

    (Dhe themi: Pse ėshtė e varfėr Shqipėria?!)

    Viti 1921.

    Protestė e 10 prillit 1921: “Njė shtet qė brenda 10 ditėsh vret 3800 njerėz, sa tė kėqia (tė tjera) do tė bėjė ?” (f.291).

    Nė fshatrat e Gostivarit janė masakruar 408 shqiptarė, ndėr tė cilėt 79 gra e 5 fėmijė. (f.292).

    Nė Gjeshovicė (tė Gostivarit) u vranė 9 burra, u dogjėn 13 tė tjerė e 7 gra. Gjithsej 29 vetė (f.292).

    Nė Kalisht tė Gostivarit u vranė 43 vetė (f.292).

    Nė Banjė tė Prizrenit 15 burra mbyten duke i rrahur me dru (f.287).

    Nė Cernallukė tė Prizrenit 5 vetė, nė Ofzhevc tė Vushtrrisė 10 vetė, nė Pallancė tė Vushtrrisė 10 vetė, nė Bratje 10 vetė. Tė gjithė kėta janė mbytur duke i rrahur me dru (f.287).

    Nė relacionin Pejė-Gjakovė digjen 300 shtėpi trekatėshe dhe vriten 350 vetė (f.291).

    Nė bjeshkė tė Isniqit tė vrarė 27 vetė, tė grabitura 7000 kokė dhen dhe 3000 lopė e qe (f.293).

    Nė bjeshkėt e Junikut, Carabregut etj vriten 131 vetė, pėr t’u grabitur bagėtitė (f.294).

    Nė Jabllanicė sėrbėt vrasin 39 vetė (f.294).

    Nė rajonin e Pejės masakrohen 200 djem tė moshės deri nė 10 vjeē, 300 gra tė reja dhe 270 pleq (f.292).

    Nė Plavė-Gusi 26 foshnja mbyten nė barqet e gravet (f.292).

    Nė Shabran tė Prishtinės masakrojnė 10 fėmijė dhe gra. Nė rrethina tė Prishtinės 16 vetė. Nė Bellopojė (Prishtinė) njėherė 19 e njėherė 25, kryesisht gra, fėmijė, pleq. Janė masakrime nga mė tė pėrbindshmit. (f.288-290).

    Nė Llap e Gollak: Nė Podujevė 28 vetė, nė Keqekollė 490 vetė, nė Prapashticė 1020 vetė, nė Shubran 31 vetė, nė Bjellopojė 30 vetė, nė Nishec 14 vetė, nė Gėrdovc 25 vetė, nė Llupc tė Epėrm 12 vetė. Janė masakra tė papėrfytyrueshme. (f.287).

    Pėrmbledhėse: Nė Prishtinė, Mitrovicė, Pejė, Gjakovė, Prizren, mbi 2000 shqiptarė tė masakruar vetėm nė 3 muajtė e parė tė vitit 1921 (f.292).

    Pėrmbledhje tjetėr: Tė vrarė 12371, tė mbytur nė tortura 625 (f.294).

    Njė tjetėr statistikė pėrmbledhėse pėr vitin 1921: Nė Prizren-Lumė, 956 tė mbytur e tė vrarė, nė Vushtrri 2394, nė Prishtinė 4950, nė Ferizaj 1885, nė Gjilan 900, nė Preshevė 345, nė Plavė-Gusi 1810, nė Pejė 1840. Gjithsej tė vrarė, tė masakruar e tė mbytur me tė rrahura: 15676 shqiptarė (f.291).

    Vitet 1922-1924.

    Nė Raushiq vriten 16 burra, plaēkiten 20 shtėpi, vlera 20000 napolona, dhe rrėmbehen 500 krerė bagėti, tė trasha e tė imėta (f.297).

    Prill 1922: Nė Obėrgjan vriten 8 burra, plaēkiten 200 shtėpi, vlera 50000 napolona, dhe rrėmbehen 15000 krerė bagėti, tė trasha e tė imėta (f.297).

    Nė Ruhot vriten 6 burra, plaēkiten 20 shtėpi, rrėmbehen 3000 bagėti, tė trasha e tė imėta (f.297).

    Nė Lutogllavė vriten 6 vetė, rrėmbehen 1000 krerė bagėti dhe 40000 kuintalė groshė, grurė, misėr (f.297).

    Nė Prapaēan vriten 7 vetė, trupat e tyre hidhen nė njė pus me qėllim qė tė mos gjenden pėr t’i varrosur. (f.297).

    Prill-maj 1922: Nė Isniq vriten nė bjeshkė 8 barinj dhe rrėmbehen 9000 krerė dhen (f.297-298).

    Nė Tėrstenik vritet njė plak 8o vjeē dhe rrėmbehen 1500 krerė bagėti e 15000 kuintalė drithėra (f.298).

    Nė Shtup vriten 6 njerėz dhe rrėmbehen 1100 krerė bagėti (f.298).

    Nė Buēaj tė Pejės vriten 8 burra, digjen 15 shtėpi dhe bėhen grabitjet e rastit (f.298).

    Nė Buēane vrasin 9 vetė, djegin 15 shtėpi, rrėmbejnė 1000 bagėti (f.298).

    Nė shkurt 1923, nė Junik sėrbėt vrasin 60 burra, nė Gjakovė burgosin 150 (f.303).

    Nė tetor 1923 prapė nė Junik vrasin 10 burra e nė Rasnjė 3, midis tyre edhe 1 fėmijė 6 vjeē (f.303).

    Nė Dumnicė xhandarmėria sėrbe masakron dhe vret 23 vetė, shoqėruar, sipas traditės sė tyre, me skena nga mė makabret tė djegies pėr sė gjalli nė zjarrin e shtėpivet (f.305-306).

    Vitet 1941-1947.

    1941. Nė Hot (afėr Hanit tė Hotit), 15 tė vrarė, prej malazezėvet. Nė Rabnicė tė Podgoricės 9 tė vrarė. Kolė Ucit nė Triesh, 29 vjeē, ia nxjerrin sytė dhe ia presin veshėt (f.383-384).

    Nė Pejė 15 tė vrarė, nė Gjakovė 12 tė vrarė, nė Byc 3 gra tė reja, vrarė me fėmijė nė gji, nė Rogovė 13 tė vrarė (f.383).

    Gjithsej nė rrethinėn e Gjakovės, pushkatuar 260 shqiptarė (f.383).

    Nė Sanxhak (Senicė), nė fshatin Visoēkė, 12 vetė digjen nė njė shtėpi (f.393).

    Nė fshatrat e Medvegjės masakrohet popullata, pėrmenden 4000 frymė, por nuk del qartė sa janė vrarė (f.405).

    Janar 1943. MASAKRA E BIHORIT.

    Fėmijė tė masakruar 701 (kryesisht me thika).

    Fėmijė tė djegur 705 (pėrcėlluar nė zjarr).

    Fėmijė tė ngrirė 447 (vdekur nga tė ftohtit).

    Gra tė vrara 340.

    Gra tė masakruara 185.

    Gra tė ngrira 266.

    Burra tė vrarė 590.

    Burra tė masakruar 185.

    Burra tė ngrirė 119.

    Vdekur urie 103 vetė.

    Zėnė rob 251.

    Tė plagosur: Burra 359, gra 275. Shuma, pėrjetėpangushėlluese, 4526. Shtėpi tė djegura 1763 (f.401).

    1944. Nė Banjė e Podvoricė (nė luftime) ēetnikėt vrasin e plagosin 70 vetė (f.405).

    Nė Prizren, brenda 1 dite, pushkatohen 70 vetė (f.445).

    Po nė Prizren, mėhalla e Tabhanes, pushkatohen 350 vetė (f.445).

    “Aty ku buron lumi i Istogut, tė gjithė tė pushkatuarit i hodhėn nė njė gropė. Ishin aq shumė tė vrarė e tė masakruar, sa u qelb uji e as kafshėt nuk e pinin pėr njė kohė tė gjatė” (f.446).

    Nė Istog, Muzhevinė, asgjėsohet 1 familje me 13 anėtarė (f.446).

    Nė Kizhijė, prerė me bajoneta 8 vetė dhe 1 hedhur gjallė nė zjarr (f.444).

    Nė Polan (Ferizaj) janė pushkatuar 28 vetė (f.444).

    Nė Prishtinė, pushkatuar mė shumė se 200 vetė (f.445).

    Nė katundet e Mitrovicės pushkatuar mė tepėr se 2000 vetė (f.445).

    Nė Vushtrri, vrarė e fshehur nė plehėra, 400 vetė (f.445).

    Nė Skėnderaj, ēarė e copėtuar me sėpata, 250 vetė (f.445).

    Nė Prekaz pushkatuar 18 vetė (f.445).

    Nė Velegllavė tė Gjilanit, masakruar 35 vetė. Theren me bajonetė 7 gra e 2 fėmijė. (f.443).

    Nė Caravojkė dhe Stanevė, mbytur 75 vetė. “Plakut Myftar Hajdari, i cili djalin e kishte partizan, (partizanėt sėrbė) i kanė prerė gjuhėn dhe mandej e kanė pėrvėluar me ujė valė” (f.443).

    Nė Qarr, therur me thika 21 vetė. “Kufoma tė copėtuara, pa hundė, pa sy, pa veshė e pa krahė” (f.443).

    Nė Gjilan janė pushkatuar mbi 1000 vetė (f.443).

    Burgosur nė Kumanovė dhe vrarė gjatė transportimit pėr nė Vranjė, 100 vetė. (f.444).

    Nė Gjilan, asgjėsuar gjithsej 8000 shqiptarė. “Pėr shumė net rresht janė pushkatuar pa asnjė procedurė nga 40-50 shqiptarė. Nė njė rast, vetėm brenda 1 nate janė pushkatuar 140 shqiptarė” (f.444).

    Nė Medvegjė, zhduken 7 shqiptarė dhe mbeten varrhumbur (f.437).

    Nė Gostivar, pushkatuar mbi 100 vetė (f.437).

    Nė Tetovė, 80 vetė (f.437).

    Nė Derven tė Shkupit, vrarė 200 vetė (f.437).

    Nė Gostivar, vrarė 20 vetė (f.438).

    Nė Vrapēisht tė Gostivarit, mė se 150 vetė (f.438).

    Nė Presek, vrarė 12 vetė. “Pėr tė terrorizuar tė tjerėt” (f.438)

    Nė Zhegė tė Gostivarit, therur me thika 12 vetė. “pasi i zhveshėn, i shpuan me thika e bajoneta dhe pastaj i nxorėn jashtė dhe i pushkatuan” (f.438)

    Arrestuar nė Gostivar dhe pushkatuar nė Kodrėn e Gradishtit, 75 vetė (f.438).

    Nė Pirok tė Gostivarit, vrarė 27 vetė (f.439).

    Nė kampin e Gostivarit, janė pushkatuar mė shumė se 300 vetė (f.439).

    Nė Tetovė, monopoli i duhanit, ku gjendeshin mė tepėr se 10000 vetė, janė masakruar mbi 1200 vetė (f.439).

    Po nė monopolin e duhanit, “i zgjodhėn 500 djem tė rinj, i dėrguan pėr nė Shklup, gjoja pėr t’i inkuadruar nė forcat partizane… dhe i zhdukėn” (f.439).

    Nė Gradec tė Tetovės, vrarė 35 vetė (f.439).

    Nė Nikadinė tė Tetovės, vriten 18 vetė (f.439).

    Nė Raēicė tė Madhe e tė Vogėl, vriten 40 vetė (f.439).

    Njė oficer i OZN-ės, me dorėn e tij vrau 50 vetė (f.439).

    Nė Zajaz tė Kėrēovės pushkatohen 320 burra e djem tė rinj, qė nga mosha 13 vjeē e lart (f.439).

    Nė Bojan tė Shkupit pushkatohen 76 burra, gra e fėmijė (f.439).

    Nė Bllacė tė Shkupit vriten 160 burra dhe 50 fėmijė (f.439).

    Nė fshatin Saraje tė Shkupit vriten 25 vetė (f.439).

    Nė Bllacė, Karadak i Shkupit, pushkatuar me mashtrim rreth 100 vetė (f.440).

    27 tė tjerė, po tė Bllacės, i ēuan te Ujėt e Thartė, pėrtej Hanit tė Elezit, dhe i pushkatuan (f.440).

    Nė fshatrat e Karadakut tė Shkupit pėrvėlohen me ujė valė 83 vetė (f.440).

    Nė Sopot tė Kumanovės, bėjnė pėrdhunime dhe vrasin 20 burra (f.440).

    Nė Bukuroc tė Preshevės 36 vetė “i grumbulluan nė njė dhomė dhe i mbytėn me ujė tė valuar” (f.441).

    Nė Bukurocė tė Keqe tė Preshevės. Rrethojnė fshatin para mėngjesit, zgjojnė banorėt, i vėnė tė hapin njė gropė 2 m tė thellė. Nė zjarr ishte vėnė njė fuēi me ujė, ajo po vlonte. Thirrėn 27 vetė tė moshave e sekseve tė ndryshėm, burra, gra, fėmijė. Ua lidhėn duart, ua mbėshtollėn gojėn dhe i lėshuan nė gropė. Derdhėn mbi ta fuēinė me ujė. Trupat e tyre shkrinė si qiriri (f.441).

    Nė Qarr tė Gjilanit, therin me thika natėn dhe vrasin 21 vetė tė moshave tė ndryshme (f.442).

    Nė Sedllar tė Kamenicės masakrojnė 3 vetė (f.442).

    Nė Desivojė tė Kamenicės masakrojnė 15 vetė (f.442).

    Nė Krajnidell tė Kamenicės vrasin barbarisht 12 vetė (f.442).

    Nė Koretinė tė Kamenicės, nė 1 familje, vriten 11 vetė (f.442).

    Nė Hogosht masakrojnė 16 vetė (f.442).

    Nė Lisovicė, vrasin 7 vėllezėr. “Ishin muratorė. I ēuan nė ‘burgun-shtėpi’ ku i torturuan rėndė. Ua gozhduan duart nė dysheme dhe para syvet tė tyre dogjėn pėr sė gjalli djalin 6-vjeēar, Mursel Qerimin” (f.442).

    Nė Ponesh tė Gjilanit masakrohen 12 vetė. Edhe komunistėt sėrbė kishin tė njėjtėn parullė si prindėt e tyre: “Mos kurseni thikėn, kurseni fishekun !” (f.442).

    Nė Shahiq tė Gjilanit, Sali Shahiqi, mė 28 nėntor 1944, gjeti nė shtėpinė e tij 12 pjesėtarė tė familjes tė vrarė. (Na kujton 28 Nėntorin e vitit 1912. Ata duan ta vrasin 28 Nėntorin tonė ! GjD) (f.442).

    Nė Tabelie e Vitkovicė, nė luftime me ēetnikėt, vriten 54 luftėtarė (f.405).

    Rrugės pėr nė Tivar dhe brenda nė Tivar, sipas kėtij burimi, janė vrarė e masakruar 3000 shqiptarė tė Kosovės. Burime tė tjerė japin shifra tė tjera (Krs.f.456).

    Nė Kaēanik, Gjilan, Kamenicė, Viti e Preshevė, gjatė Luftės sė Dytė janė vrarė, prej ushtrisė partizane jugosllave, 12000 shqiptarė (f.474).

    Gjithsej mė 1940-1945, shqiptarė tė asgjėsuar prej sėrbėvet, malazezėvet dhe sllavomaqedonėvet : 5200, vrarė prej ēetnikėvet; prej partizanėvet: 36000, vrarė, therur apo djegur pėr sė gjalli, nė Rrafshin e Kosovės; 23000, vrarė, therur apo djegur pėr sė gjalli, nė Rrafshin e Dukagjinit; 27000, vrarė, therur apo djegur pėr sė gjalli, nė trevėn e Vardarit.

    Gjithsej 91200 shqiptarė tė asgjėsuar nė trevat qė edhe pas Luftės sė Dytė Botėrore do t’i mbeteshin Jugosllavisė. (Pėrmbledhja sipas Xheladin Hanės) (f.466).

    Nė vitin 1947, mbasi i kish mbyllur punimet e vet Konferenca e paqes nė Paris, nė rrethinėn e Goricės, kufi me Italinė, janė mbytur me helm mė se 2000 shqiptarė (f.485).




    * * *
    … Mbas kėsaj, fėmijėt shqiptarė duhet tė bėhen shumė seriozė. Buzėqeshjen, natyrisht, nuk mund t’ia ndalėsh fėmijės. As tė hedhurit e tė bredhurit nėpėr shtėpi apo nė oborr, nė rrugė apo nė park. Por atij i duhet thėnė : Shiko, bir ! Kėshtu na ka ndodhur !

    Mbas gjithė kėtyre, asnjė tė riu shqiptar nuk i lejohet tė bėjė jetė tė shkujdesur. Aq mė tepėr, ta ēojė jetėn kot. Nė ndodhtė e kundėrta, secili prej tyre duhet ta dijė qė ATA kanė pėr tė ardhur prapė. Kanė pėr tė ardhur prapė dhe prapė kanė pėr tė na therur, siē ther ujku tufėn e kecavet. Nė ndodhtė e kundėrta.

    Shqiptarėvet nuk u lejohet mė ta ulin veten nė nivelin e deleve, dhive, cjepve dhe kecave ! Ky duhet tė jetė edhe thelbi i strategjisė sonė.

    Kombit shqiptar nuk i lejohet tė jetojė i shkujdesur nė njė ambient tė kėtillė, me kaq rrėziqe ! Kombi shqiptar duhet tė bėhet tepėr serioz nė kėtė vend kaq vdekjesjellės !

    Nuk ka nevojė ta ushqejmė veten me mendimin e kurrfarė hakmarrjeje. As pėr t’i bėrė fqinjėt mė tė mirė se ē’janė, nuk mund tė pretendojmė. Atė tjetrin nuk mund ta mėsosh se si duhet tė sillet. Atij tjetrit duhet t’ia imponosh qė tė mos sillet ndaj teje siē do ai. Kjo ėshtė detyra jote. Dhe kjo mund tė arrihet vetėm atėherė kur ti je tepėr serioz nė sjelljet e tua. Tė mos i biesh kujt nė qafė, por t’ia bėsh me dije edhe atij se nuk je gjethe dushku. Tė parėt tanė s’e kanė realizuar njė tė tillė kėrkesė nga mė kryesoret nė jetėn e njė kombi, prandaj dhe i kanė pėrjetuar tė gjithė tmerret e mundshėm. Pasardhėsit tanė nuk duhet t’i ēojmė mė nė tė tilla humnera tė lemerishme.


    Shkėputur nga libri: Strategjia e Shqiptarėvet, Tiranė 2011.(pashtriku.org)
    Asnjė kompromis, kurr asnjėher.. deri n'apokalips!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Mos u lodhsh kurre o Halla Mine duke bere perpjekje te kthjellosh mendjet e erresuara te bashkekombesave !

    Na duhet vertet ndergjegjesim ! Na goditen ne koke dhe tani nuk arrijme te kuptojme se si po na e fusin prape!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga violativo : 28-09-2012 mė 18:32

  9. #9
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Gjenocidi shqiptar duhet tė dokumentohet mė tej, dhe tė kėrkohet me ngulm pranimi dhe njohja e tij, ashtu siē ēifutėt arritėn qė holokaustin ta bėjnė njė temė mbarėbotėrore, apo gjenocidi armen tė njihet nė shumė vende.

    Nuk kam dėgjuar ndonjė lider shqiptar deri tani qė tė ngrejė problemin e mosnjohjes sė gjenocidit shqiptar i cili mohohet nga shtetet fqinje dhe injorohet nga shtetet e tjera.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •