Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,966

    Çfarë duhet të dimë, nga jeta?

    Danel Cana

    ZOTI NJERI...APO NJERIU ZOT

    O njeri ! Që i jep jetë
    Kësaj bote të trazuar!
    Bëj durim të lexoshë...,
    Një libër të pa lexuar.

    Kjo është një dilemë që njerëzimi nuk po i jep një zgjidhje sot në shekullin XXI (pas erës re). Megjithëse njerëzimi ka jo pak fakte, mënyra të menduari, mundësi të menduari, literaturë dhe mbi të gjitha ka një zhvillim të mirfilltë shkencor, në krahasim me 2000 e më tepër vjetë të shkuara, ka një infrastrukturë moderne, në kuptimin e plotë të fjalës, për të qënë i vendosur në atë që thotë, vepron, beson, praktikon...!
    Përsëri njerëzimi mbetet “Një bebe në zhvillim...”, mbetet një foshnje që akoma nuk është i sigurtë në hapat e tij në jetë, kjo e parë nga disa këndvështrime.
    Natyrishtë që zhvillimi shkencor nuk ka fund, por kuptimi i disa fenomeneve, natyrore, shoqërore, që i përkasin njerëzimit dhe rruzullit tokësor ku jeton njerëzimi, ka kohë që janë bërë të njohura nga njerëz të mënçur dhe ka kohë që nuk janë mësuar nga njerëzimi.
    Këtu vetvetiu lind pyetje PËRSE?
    Po unë duk do bëjë këtë pyetje dhe nuk do mundohem t’i kthej asaj përgjigje, megjithëse atë do të sqaroj, por pa u futur shum thellë, sepse dija dhe llafollogjija i ngjajnë një oqeani të thellë, ku sa më thellë të hysh, aq më i madh është presioni atmosferik, i cili të shkakton shtypje deri në shkatërrim fizik.
    I madh dhe i vogël sot, njerzit të ndarë shpesh në grupe, që nga primitivet e deri tek organizimet në rrafsh shtetëror... ligjor, ekzekutiv, ekspasionist, diplomatik, mistik, diktatorial !
    Kjo ndodh për një arsye shum të thjesht, e cila është ADN-ja e gjithë shoqërisë njerëzore: INTERESI !
    Kjo fjalë kyç për njerëzimin, përkthehet në shumë gjuhë, mënyra, mjete, arsye, forma, ngjyra, tipe, rraca etj..etj...!
    Por njerëzimi, në përgjithësi nuk ka arritur të përvetësojë se nga të gjitha këto, INTERESI i njerëzimit, në çdo skaj të rruzullit botëror, në çdo pjesë e grimcë të KOZMOZIT, ku mund të jetoj njerëzimi, është NJË dhe vetëm NJË : - Të jetojë sa më shumë dhe të mos vuaj mungesa materiale, të mos ketë probleme shëndetësore...kjo është lumturia njerëzore!
    Për të gjitha këto, jeta ka treguar se:
    - Ai që i arrin këto është – NJERIU !
    – Ai që i shkatërron këto është – NJERIU !
    PSE....?
    Sepse njeriu si një krijesë me ndërgjegje më të lartë kuptimi, veprimi, komunikimi, nga të gjitha gjallesat mbi tokë, është i varur gjithmonë nga aftësia e të kuptuarit dhe të bindjes së tij ndërgjegjësore. Që nga shoqëria primitive njerzit fituan aftësinë e eleminimit të pengesave, të kundërshtarit, të arritjes së qëllimit që mendon personi, individi, apo më vonë shoqëria!
    Kjo veti e njerëzimit është e shprehur tek organizimi i njerëzve, që nga koha primitive në familje, fise, shoqëri, e deri tek krijimi i sotëm i shteteve me bazë etnike apo multietnike!
    Kështu lindi mundësia e zhvillimit të njrëzimit, duke njohur njerëzimi hapsira të shkencave shoqërore në bazë të mendimit lindi FILOZOFIA njerëzore, e cila nuk është asgjë me tepër se sa MUNDËSIA E TË MENDUARIT!
    Mundësia e të menduarit bëri të njour edhe MËNYRAT E TË MENDUARIT, të cilat quhen POLITIKA!
    Ndryshimi i madh e thelbësor është se këto nuk janë njëlloj!
    Politika është pjell e filozofisë!
    Mundësia e të menduarit është vetëm një, kurse mënyrat janë shumë, prandaj kemi dhe shumë politika. Shum njerëz i ngatërrojnë këto të dyja dhe për fat të keq janë edhe politikanë, profesorë, diplomatë . Edhe këtu njihen dy nën/grupe:
    a- Një pjesë i ngatërrojnë nga mos njohja, mosdija dhe;
    b- Një pjesë i ngatërrojnë me qëllim, sipas bindjeve të tyre, për të arritur një destinacion që ata synojnë siç është më i njohuri pasurimi, pushteti shpirtëror dhe material mbi të tjerët!
    Gjatë gjithë periudhës së zhvillimt njerëzor, kjo nuk ndodhi për një vit e dy, as për një shekull por njerëzimi njeh miliona vjet jetë, u njohën dy drejtime kryesore, që sot e kësaj dite akoma janë në kontrakdita të plota, të pa pajtueshme, Shkenca dhe Feja, të cilat marrin përsipër misionin e madh të zhvillimit të njerëzimit, sqarimit të qënies së jetës njerëzore, por me pikpamje krejt të ndryshme nga njëra-tjetëra.
    Shkenca e ka bërë të ditur se: - Baza e çdo gjëje është Materia! – Kurse Feja mendon se Baza e çdo gjëje është Mendimi !
    Me pak fjalë, apo e thënë ndryshe, Feja pretendon se është një fuqi e mbinatyrëshme, e pa njohur, e pa perceptuar, e pa përcaktuar e cila komandon botën.
    Shkenca mendon dhe argumenton se është materia baza e zhvillimit të ndërgjegjes njerëzore dhe gjithë shoqërisë në çdo periudhë kohe. Është elementi njeri zot i të gjith ngjarjeve, veprimeve, të mira dhe të këqia, që ka rolin e vetëm e kryesor në jetën tokësore.
    Duke mos qënë të aftë njerëzit, të jenë njësoj, të mendojnë njëlloj, të veprojnë një lloj, ndodhin përplasjet, kundërshtimet, luftërat të cilat përsëri krijojnë viktima njerëzore.
    Për të gjitha këto përgjegjës është elementi NJERI dhe jo mbinjerëzorja e cila në këtë rast egziston në mëndjen e besimtarëve të feve të ndryshme dhe që i referohen gjithmon një objekti të supozuar! Kjo është ajo që shkenca e quan SUBJEKTIVE!
    A mundet njerëzimi të jetë më objektiv? Kjo është pyetja e radhës! Unë them se PO!
    Por i duhet më shumë mësim, zhvillim të cilat bjenë qartësimin e pa diskutueshëm të njerëzimit në përgjithësi, pa dallime kombesh, rracash, vëndesh etj. Ne jemi dëshmitarë se njerëzimi nuk e ka kryer detyrën e tij të plotë në tokë kur kemi akoma fise mjaft të prapambetur, në gjëndjen e primitivitetit të 100 shekujve më parë!
    Të gjitha këto duhet ta bëjnë njerëzimin të mendojë për rritjen e mirqënies dhe standartizimin e jetës në tokë dhe jo për shfrytëzimin e mos dijes për qëllime pushteti e përfitimi material!
    Njeriu është zot për gjithçka!
    .................................................. .....
    O njeri kockë e lëkurë,
    Që kalimtar je në jetë...!
    Dashuro ...mos urre kurrë.
    Tjetër jetë s’do të ketë.

    Mos e mba’ kokën përpjetë
    Të flasësh me perëndinë !
    Shiko se i ke në tokë
    Të mirën ...e ligësinë.

    Në ke të mirën në zemër,
    Ajo është dhe perëndia,
    Na mëson Naimi i Madh.
    S’të ndih as kishë, as xhamia !
    ………………………………………………

  2. #2
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    bukur e ke qendisur Danel.

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Filozofia nuk eshte mundesi te te menduarit..
    Filozofia eshte nje studim i natyres fondamentale
    te njohurise.realitetit dhe ekzistences.
    Eshte nje komplet pikepamjesh,idesh,konceptesh,teorish
    te nje filozofi ne lidhje me njohurite,dukurite e realitetit
    dhe ekzistences.
    ===
    Politika nuk eshte menyre te menduari.
    Politika eshte teresia e aktiviteteve qe kane lidhje me
    marrjen e vendimeve per qeverisjen,administrimin e nje shteti
    si dhe mardhenieve midis shteteve.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •