Close
Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 74 prej 74
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    edvini nuk eshte vlleh ..por..hajdut..

    --


    rd



    Në këmbim të 20% të investimit, Fidel Ylli mori leje ndërtimi me sipërfaqe sheshi 902 metra katrorë

    Leja e Ramës për Fidelin: Ndërtoje pallatin mbi oborrin e shkollës

    Betonizimi i oborreve të shkollave në kryeqytet gjatë kohës që Bashkia e Tiranës drejtohej nga Edi Rama ishte shqetësimi kryesor për sistemin arsimor. Përmes një praktike korruptive, ish-kryebashkiaku Rama shpërblente miqtë e tij ndërtues, që më pas u bënë pjesë e Grupit parlamentar të PS-së me leje ndërtimi brenda territoreve të shumë shkollave në kryeqytet. Ky zbatim barbar nuk kurseu as palestrën dykatëshe të ish-shkollës 8-vjeçare "10 Korriku" në qendër të Tiranës, lejen abuzive të së cilës e ka siguruar gazeta "RD". Në kundërshtim të plotë me ligjin, Rama i ka dhënë mikut të tij, Fidel Ylli një leje ndërtimi mbi palestrën dykatëshe të kësaj shkolle, duke dhunuar rëndë parametrat territorialë. Leja e ndërtimit është lëshuar nga KRRT-ja e Bashkisë Tiranë e drejtuar nga Rama në vitin 2003, me numër vendimi 83, firmës së ndërtimit "Modesty" pas së cilës qëndronte Fidel Ylli. Kjo leje abuzive dhe në kundërshtim të plotë me ligjin i është dhënë Fidel Yllit në kohën kur bënte pjesë tek grupi i biznesmenëve që përkrahnin financiarisht Ramën për të marrë drejtimin e Partisë Socialiste. Deputeti Fidel Ylli në atë kohë biznesmen ndërtimesh, në këmbim të 20% të investimit ka marrë një leje ndërtimi nga Rama, me sipërfaqe sheshi 902 metra katrorë dhe sipërfaqe ndërtimi 459 metra katrorë, me koeficent shfrytëzimi 0.50%. Kjo leje ndërtimi është dhënë nga Rama disa muaj para se kjo shkollë të kthehej në gjimnaz, për të shmangur sipërfaqen e madhe që duhet të ketë një gjimnaz. I vetëdijshëm për hapësirat që kërkon një shkollë e mesme, Rama urdhëroi rikonstruksionin e shkollës "10 Korriku", e kthyer më pas në gjimnazin "Sinan Tafaj", pa përfshirë palestrën dykatëshe. Pas ndërtimit të pallatit 9-katësh në palestrën sportive, ish-shkolla "10 Korriku" aktualisht gjimnazi "Sinan Tafaj" pësoi të njëjtin fat si disa shkolla të tjera në kryeqytet, ku një pjesë të mirë të oborrit të tyre ish-kreu i Bashkisë Rama ua "fali" firmave të ndërtimit, me të cilat ndante më pas fitimet deri në masën 50%, për shkak se toka ku ndërtohej ishte pronë shtetërore dhe nuk kishte asnjë kosto për ndërtuesin. Sipas urbanistëve po të shfrytëzohej territori i zënë nga pallati gjigant mbi palestrën sportive për zgjerimin e shkollës do të ishte zgjidhur përfundimisht mbipopullimi i klasave dhe zhvillimi i mësimit me turne në këtë gjimnaz. Firma e ndërtimit që ka ndërtuar pallatin, ka bërë një mur, i cili ndan shkollën me pallatin. Pjesa ku ka qenë oborri i shkollës është bërë me pllaka dhe përdoret nga bizneset që kanë dyqanet në katin e parë të pallatit. Pallati gjigant është pamja e vetme e gjysmave të klasave të kësaj shkolle. Oborri në pjesën e pasme të shkollës është zaptuar, duke bërë që fusha sportive e dikurshme të mos ekzistojë më. Pallatet e ndërtuara në këtë formë, duke u mbështetur nga persona me lidhje të forta në Bashki kur ajo drejtohej nga Rama, sjellin një konflikt social mes banorëve që janë autoktonë dhe atyre të rinj. Korrupsioni dhe përfitimi i paligjshëm nga dhënia e tokave publike në kryeqytet miqve të tij ka qenë arsyeja e vetme që detyronte ish-kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Rama të bënte mbledhje të KRRT-së dhe në ditë festash.

    Banka Botërore

    Raportet e fundit të "Doing Business" të Bankës Botërore kanë lëshuar kritika të forta përsa i përket praktikave të dhënies së lejeve të ndërtimit në Tiranë në kohën që Bashkinë e drejtonte Edi Rama. Në klasifikimin e saj, Banka Botërore e rendiste Bashkinë e Tiranës kur drejtohej nga Rama të fundit në rajon përsa i përket mungesës së praktikave për dhënien e një leje ndërtimi, si dhe vështirësitë që hasnin ndërtuesit për të marrë një të tillë. Ndërkohë në vitin 2010, Bashkia e Tiranës u rendit në vend të 181 përsa i përket lejeve të ndërtimit. Kjo ndodhte si pasojë e angazhimit politik të administratës së Bashkisë dhe mungesa e transparencës me lejet e ndërtimit. Kështu në Tiranë raporti i Bankës Botërore vërente se duheshin mbi 265 ditë për të marrë një leje ndërtimi, çka e futi këtë sektor në një ngërç të paprecedent. Në bazë të raportit, çdo kompani ndërtimi në Tiranë shpenzonte 223 ditë më shumë se një kompani ndërtimi në vendet e Evropës Juglindore. Raportet e fundit të "Doing Business" kanë vlerësuar qeverinë shqiptare për gatishmërinë e treguar për të bërë reforma në sektorin e ndërtimeve në Tiranë. Kështu raportet e fundit evidentuan se në Shqipëri, Parlamenti ka miratuar ligjin për planifikimin territorial, i cili do të profesionalizojë strukturën e Këshillit të Rregullimit të Territorit (KRRT), autoriteti për dhënien e lejeve të ndërtimit në Tiranë.

    Korrupsioni me lejet e ndërtimit

    Prokuroria e Përgjithshme gjithmonë heshti ndaj megakorrupsionit të Edi Ramës me lejet e ndërtimit gjatë kohës që drejtonte Bashkinë e Tiranës. Edhe pse në zyrat e organit qendror të akuzës janë depozituar dhjetëra kallëzime penale ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit, nga Prokuroria nuk u ndërmor asnjë veprim, qoftë edhe verifikues për këtë çështje të ndjeshme. Prokuroria u bë avokatja e Edi Ramës kur nuk ndërmori asnjë hetim edhe kur në zyrat e saj u dërgua raporti voluminoz i Komisionit Hetimor parlamentar për hetimin e lejeve të ndërtimit. Kuvendi i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme fillimin e çështjes penale ndaj Ramës për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit në dhënien e lejeve të ndërtimit. Pas hetimeve intensive, Komisioni Hetimor parlamentar që hetoi lejet e dhëna nga Rama, doli në konkluzionin se në praktikat e ndjekura nga KRRT-ja e Tiranës për dhënien e lejeve të ndërtimit kishte shkelje flagrante të ligjeve dhe abuzim të hapur me detyrën dhe funksionin publik. Sipas raportit, ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës ka përfituar të paktën 9 milionë euro nga korrupsioni me lejet e ndërtimit, duke miratuar në KRRT shumicën e lejeve të ndërtimit për dy studiot e miqve të tij. Raporti konkludon se, studioja e Alban Eftimit, anëtar i KRRT-së së Tiranës të asaj kohe, ka marrë 158 000 m katrorë ndërtim vetëm për objekte private, që në tërësi përbëjnë një vlerë investimi prej 48 milionë eurosh. Nga këto vlera të përfitimit të padrejtë nga Rama llogaritet në 15-20% të investimit, duke përfituar rreth 7 milionë euro. Po kështu, studioja e anëtarit tjetër të KRRT-së të asaj kohe, Artan Shkreli, bashkëshort i deputetes Ledi Shamku, ka marrë leje nga KRRT-ja e Tiranës për një sipërfaqe vetëm për objekte private rreth 46 000 metër katrorë, që përbëjnë një vlerë investimi prej rreth 14 milionë eurosh. Edhe në këtë rast, sipas përllogaritjeve rezulton të jenë përfituar në mënyrë të padrejtë rreth 2 milionë euro.

    Elis KUÇI





    Shkollave që i janë zënë oborret gjatë ndërtimit të pallateve

    Shkolla "Luigj Gurakuqi"
    Shkolla "Sami Frashëri"
    Shkolla "Dëshmorët e Lirisë"
    Shkolla "Sabaudin Gabrani"
    Shkolla "1 Maji"
    Shkolla "Kushtrimi i Lirisë"
    Shkolla "Ahmet Gashi"
    Shkolla "Myslym Keta"
    Shkolla "Xhezmi Delli"
    Shkolla "Siri Kodra"
    Shkolla "Abdulla Keta"
    Shkolla "26 Nëntori"
    Shkolla "Lasgush Poradeci"
    Shkolla "Skënder Luarasi"
    Shkolla "Androkli Kostallari"
    Shkolla "Elektrike"
    Shkolla "Shyqyri Peza"
    Shkolla "1 Qershori"
    Shkolla "Kol Jakova"
    Shkolla "Isa Boletini"
    Shkolla "Gjon Buzuku"
    Shkolla "Naim Frashëri"
    Shkolla "Avni Rustemi"
    Shkolla "Hasan Prishtina"
    Shkolla "Hoxha Tasim"



    RD

    -

  2. #72
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    se sa perqind e ka tagren luli kjo nuke eshte bere ende e ditur ... ajo do te varet nga nevojat qe duhet per agjit-propin e salijevit, vecanerisht tani qe po afron zgjedhja e tjetrit president ... zgjedhjet e 2013 ... akoma nuk dihet raporti i vertete "pese per salen, e pese per lalen" ...

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Ja mor djal ,kush e mban mend ,edhe e ka percjell zgjedhjen e topit president ,e ka kuptu qe eshte ber marrveshtje ne mes sales dhe nanos ,qe topi me u zgjedh ne ket mandat qe shkoi ,kurse tash eshte ne rend dhe me marrveshtje ,per tu zgjidh president Nano ,vetem nese levizin gjerat me thell ne te mir te kombit ,a per ndryshe keshtu ka me shku ,"Vjen mahmuti ,e shkon Dauti" dhe anasjelltas.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sharri-Liburna : 20-03-2012 më 20:09
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  4. #74
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Sharri-Liburna Lexo Postimin
    Ja mor djal ,kush e mban mend ,edhe e ka percjell zgjedhjen e topit president ,e ka kuptu qe eshte ber marrveshtje ne mes sales dhe nanos ,qe topi me u zgjedh ne ket mandat qe shkoi ,kurse tash eshte ne rend dhe me marrveshtje ,per tu zgjidh president Nano ,vetem nese levizin gjerat me thell ne te mir te kombit ,a per ndryshe keshtu ka me shku ,"Vjen mahmuti ,e shkon Dauti" dhe anasjelltas.
    dakord, por duhet me ble disa deputeta qe qesin shqelma me kete rast, e zgjidhja bohet me ca meleona eura ...

Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •