Close
Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 74
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga Labiiiii Lexo Postimin
    Te pershendes per keto fjal qe ke thene, por desha te shtoj qe vllehet kane qene njerzit me servila te komunizmit, prandaj dhe kane pasur poste, kane qene shume te bindur ndaj E.Hoxhes.
    Nuk eshte qe vllehet kan qen servila,por mund te thuhet se vlleheve nuk iu ka interesu qashtja shqiptare ,se kush po e udheheq dhe ne qfar drejtimi po shkon shqiperia,ne mendojm qe kan qen servila, se sot nuk po jan servila, po tash po kerkojn status ne vehte ne shqiperi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sharri-Liburna : 16-03-2012 më 22:45
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  2. #52
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Citim Postuar më parë nga Kosovar.Pr Lexo Postimin
    Heee Je shum dinake, ti? Shtrone disa teza te cilave doemos per tju dhen nje pergjigje duhet mej ule ose mej Ofenduar Vllezrit tane Shqiptare ne Shqiperi, duke pare ket tendece qe ke ti per ti perqar Shqiptaret, une do te rezervohen ne pergjigjet e mija ne ato pytjet pa kurfare baze dhe vertetsie qe ke shtruar ti, ku edhe duket qarte se frymezimin e ke nga Propaganda e semur e Antipatike Serbo-Sllave
    Kur dhelpra nuk i kapi dot rrushte, tha se jane te pabere dhe nuk jane per mua. Une nuk shtrova asnje teze, por te permenda boshllekun historik qe karakterizon Kosoven ne vijen historike. Ishe ti ne gjendje klimaksi mendor qe flisje per perralla te se njejtit nivel me kucedra. Historia shkruhet neper libra dhe nga studjues qe jane kualifikuar ne ate pozicion, te cilet hulumtojne neper arkiva dhe percjellin faktet burimore. Te ceka se sipas historianeve me ne ze qe kane studjuar rajonin ballkanik, perfshi dhe albanologe, te cilet per me teper i kane dale ne krah shqiptareve perkunder shovinizmit nacionalist serb, perseri nuk citohet asgjekundi per nje civilizim te tille dardan, dhe aq me komike, qe paska themeluar Romen. Mitologjia, sic eshte dhe Gjergj Elez Alia me shtate plage, nuk eshte histori, sic nuk eshte adapte ne rastin konkret perdorimi i gojedhanave popullore si argumente historike. Dardanet e Azise se Vogel jane vec pjese e mitologjise greke dhe asgje me teper. Vete ekzistenca e Trojes dhe e luftes se Trojes ne qarqe akademike nuk gezon kredibilitet. Burimi i vetem qe merret per baze eshte nje veper homerike (ky term perdoret edhe si sinonim i mitologjise) se nje personi qe perseri ngjall dyshime nese ka jetuar ndonjehere. Edhe nese dardanet aziatik kane ekzistuar, nuk ekziston asnje lidhje me kosovaret vetem e vetem se i bashkon emri. Ne histori ke shume raste te perbashketa, madje dhe me shqiptaret ose albanet, qe si rast dalin qe nga Kaukazi e deri ne Skoci neper pershkrimet poetike te Shekspirit. Por kjo nuk do te thote asgje dhe aq me pak qe jane e njejta popullsi. Arkeologjia per me teper, verteton edhe bashkeveprimet kulturore ndaj popullatave ne vijen historike, sic jane zbulimi i shume mjeteve, veglave, artit, menyres se ndertimit e shume te tjera. Nuk figuron qe kosovaret te kene ngjashmeri ne kete kontekst me ndonje popullate pertej kufijve te Dardanise antike.

    Te kerkova te citosh nje qytet kosovar te rangut te qyteteve ilire te periudhes se shek III para eres sone. Pyetja ishte retorike sepse realisht nuk ka: qytetet e para ne Kosove i themeloi Roma. As edhe nje qytet dardan nuk permendet neper kronika romake, sic nuk eshte zbuluar as edhe nje rrenoje deri me sot. Kostandini i Madh, ishte bir i nje familje ushtarake romake, qe detyrimisht ushtaraket e ngulitur neper territoret e pushtuara ishin pjese e administrates dhe nuk ishin vendas. Edhe nese ky ishte dardan, ne periudhat ne fjale, figurat historike nuk gezonin te njejten menyre te arsyetuari si njerezit modern, kur ky i fundit ishte i latinizuar koke e kembe dhe nuk ndjente ndonje perkatesi tjeter perpos asaj romake. Te hedhesh poshte capacule romantike nuk te ben pjese te propagandes serbe, madje kane qene keta te fundit qe enderronin vete ne stade te tilla deliriumi. Mungese e shendoshe e te arsyetuarit do te thote te marresh per te mireqene se cdo gje fluturon, madje dhe gomari.

    Mjaft u solle si papagall duke riperseritur te njejtat pellitje se Kosova eshte me larte nga Shqiperia. Kur nuk percepton dot krahasime indirekte per te kuptuar rritjen stratosferike ne shifra perkundrejt nje ekonomie pertoke, nuk do te thote se me rolin e papagallit po (ri)argumenton. Une nuk kam nevoje te vizitoj Kosoven apo ndonje rajon te vecante per te mesuar peshen e tyre ekonomike dhe menyren e mbarevajtjes se shtetit kur ekzistojne statistika zyrtare, si nga vete shteti ne fjale, po ashtu dhe nga organe kompetente nderkombetare. Dhe sot jetojme ne sisteme te lira dhe demokratike, ku shifrat jane transparente. Nuk mjafton per ti ushqyer iluzionin vetes me televione te politizuara, ku perhere te dhenat e tyre gjoja statistikore jane hedhur perhere poshte, nga te dyja palet, si qeveritare po ashtu dhe anti qeveritare. Rroga minimale vjetore shqiptare eshte 4,266 dollare, ndersa kosovare 2,019 dollare, sipas FMN.

    Krahasimi me Somaline ishte per ta bere te qarte, se nese kemi nje rritje prej 250 milione dollaresh per nje nje shtet qe ka nje prodhim te pergjithshem bruto (GDP) me 500 milione dollare, rritja eshte 50%, edhe se kjo shume per nje vend psh si Shqiperia qe e ka GPD nominale 13.5 miliarde dollare, kjo shifer nuk perben as 0.4%. Kjo nuk do te thote se Somalia meqe ka rritje ekonomike prej 50% eshte me mire se Shqiperia. Perpara disa vitesh, Shqiperia presupozohej se pesoi nje rritje ekonomike prej 9%, dhe ky fakt mjaftoi per te shkaktuar krahasime nga me imbecilet, si krahasimi me Gjermanine. I njejti rast vlen dhe me Kosoven, ku duket qarte qe ti nuk ke idene me minimale se cfare eshte GDP dhe cfare nenkupton ajo: ne te kundert nuk do te sillje tabela qe as vet nuk ia di domethenien. Sipas Fondit Monetar Nderkombetar (FMN), Bankes Boterore dhe ne dhenave te CIA World Fact Book, ku tre burimet luhaten nga ndryshime qe variojne nga 1-5%, Shqiperia ka nje GPD nominale prej 13.5 miliarde dollaresh, ndersa Kosova prej 5.5 miliarde dollaresh, qe qendron prapa Cadit me 8.9 miliarde dollare, Zimbabves me 7.7 miliarde dollare, Nikaragues me 6.5 miliarde dollare dhe mbi te gjitha, Moldavise qe e kishe aq perzemer me 5.8 miliarde dollare. Sipas Transparency International qe vlereson nivelin e korrupsionit nga nota 10 (i paster) deri ne 0 (totalisht i korruptuar), Shqiperia gezon nje note prej 3.5, perkundrejt Kosoves me 2.6, qe eshte me e korruptuar se Xhibuti, Burkina Faso dhe Gaboni. Nese ne mesin kosovare gjenden dy apo tre biznesmene te fuqishem, kjo nuk do te thote se Kosova gezon nje ekonomi te forte dhe stabile. Pasuria e biznesmeneve eshte prone private. Edhe Dagestani ka me qindra manjate nafte apo armesh, por ekonomia eshte pertoke, sic jane pertoke dhe te gjitha vendet ''stane'' te ish Bashkimit Sovjetik, ku lulezon oligarkia.

    Mos me sill opinione te anetareve si argument pasi nuk vlejne. Madje ne kete pike vlon dhe me teper kriza e identitetit, e reflektuar me pranimin e aneve te argumentit, te kunderta me ato qe ne fillim mbroje: si psh merita serbve ne zhvillimin infrastrukturor kosovar: tani nuk eshte propagande serbe, vetem e vetem per te plotesuar egon boshe, dhe nga ana tjeter kriza thellohet me mos respektimin e Rilindjes Kombetare. Dhe i gjithe ky ngerc shkaktohet nga kompleksi i theksuar i inferioritetit.

    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin
    Prandaj edhe po bie ne kurthe o Vella !
    Atij nuk i intereson Shqiperia qe po ben ndarje o KosovaPr , as nuk perfaqson ai Shqiperine por perkundrazi ai eshte pikerisht kunder historise e cfare ka te beje me shqiptaret .Lexoja postime para se te besh inat me te se po i merr edhe shqiptaret e Shqiperise me vete ashtu .



    Uriel : Fshije tani postimin , ose me jep Ban o derezi qe te kan lene ty ketu G.Moderator ne mesin e shqiptareve .
    Forumi eshte platforme ku shtrohen diversitete te ndryshme mendimesh dhe kendveshtrimesh nga versioni qe nje kaste e caktuar masturbon mendjen. Qe kur ka mbetur ceshtja shqiptare te mbrohet nga gorrilla virtuale, qe mundohen te rrahin sa me fort gjoksin inekzistent, per te treguar se kush eshte kafsha me e forte dhe me e madhe e pyllit? Nuk te bien ne sy elemente te prekshme si Rilindja Kombetare dhe meritat e saj por perrallat dardane me hirushe: tipike per nje kendveshtrim nacionalist te virgjer nga mendimet analitike. Merru me dicka produktive per komunitetin qe te rrethon, perpos rolit te atdhetarit te madh virtual, perpara se ti pergjigjem lutjeve te tua per ti dhene fund dhimbjeve qe te shkakton realiteti.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 17-03-2012 më 06:40
    relata refero

  3. #53
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-08-2011
    Vendndodhja
    Among virtual idiots
    Postime
    326
    ai nuk di shqip akoma dhe ti i mban referat.mos i lodh gishtat.

  4. #54
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin
    ...

    Forumi eshte platforme ku shtrohen diversitete te ndryshme mendimesh dhe kendveshtrimesh nga versioni qe nje kaste e caktuar masturbon mendjen. Qe kur ka mbetur ceshtja shqiptare te mbrohet nga gorrilla virtuale, qe mundohen te rrahin sa me fort gjoksin inekzistent, per te treguar se kush eshte kafsha me e forte dhe me e madhe e pyllit? Nuk te bien ne sy elemente te prekshme si Rilindja Kombetare dhe meritat e saj por perrallat dardane me hirushe: tipike per nje kendveshtrim nacionalist te virgjer nga mendimet analitike. Merru me dicka produktive per komunitetin qe te rrethon, perpos rolit te atdhetarit te madh virtual, perpara se ti pergjigjem lutjeve te tua per ti dhene fund dhimbjeve qe te shkakton realiteti.
    Uriel, respektoj mendimin qe paraqet, reflekton bagazhin intelektual qe zoteron - me ty do te doja te bashke-bisedoja normal e me kenaqesi (jo ashtu si me ndonje zombi), megjithese kohen nuk e kam aq ne dispozicion.

    Çeshtja e Dardanise dhe e Dardaneve nuk mund te anashkalohet apo edhe te etikohet me nje rene te tastieres - te dhenat e deritanishme mund te mos jene plotesisht te mjaftueshme e te argumentuara, por perbejne nje fillim qe mund te çojne drejt te vertetes. Justifikimi ose injorimi "homerik" qe permend nuk perben argument as edhe fakt, ashtu sikurse edhe thua se a ka egzistuar ose jo, por mbi baze te atij rrefimi u gjenden rrenojat e Trojes antike e me tej.

    Dua te sjell nder mend itenerarin e Shen Palit qe paraqitet ne Testamentin e Ri, i cili shprehet se kishte kthyer ne besim "Ilirikum", e cila sipas asaj kohe shtrihej ne pjesen dalmate te Adriatikut (ne perendim) dhe Dardani (ne lindje). Me kete dua te them edhe faktin tjeter historik se ato kishat me te cilat serbet pretendojne se perbejne djepin e kultures se tyre, jane ndertuar mbi rrenojat e kishave antike autoktone ne Dardani, qysh perpara zaptimit romak atje.

    Edhe Rilindja jone kombetare u nis, u ngrit dhe kulmoi mbi bazen e te dhenave dhe trashigimise pellazgo-ilirike, te cilen ne fillim historiografia shteterore e Shqiperise pas luftes II boterore e injoroi dhe e konsideroi jo te sakte; idete e Rilindjes sone Kombetare u veshen edhe me figuren e Gjergj Kastriotit, si me heroikja dhe me e dallueshmja ne historine iliro-shqiptare, duke lejuar krijimin e nje shtrati pertej-iluziv te kombit tone.

    Uriel, edhe nje here, te pershendes me dashamiresi.

  5. #55
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    Uriel, respektoj mendimin qe paraqet, reflekton bagazhin intelektual qe zoteron - me ty do te doja te bashke-bisedoja normal e me kenaqesi (jo ashtu si me ndonje zombi), megjithese kohen nuk e kam aq ne dispozicion.

    Çeshtja e Dardanise dhe e Dardaneve nuk mund te anashkalohet apo edhe te etikohet me nje rene te tastieres - te dhenat e deritanishme mund te mos jene plotesisht te mjaftueshme e te argumentuara, por perbejne nje fillim qe mund te çojne drejt te vertetes. Justifikimi ose injorimi "homerik" qe permend nuk perben argument as edhe fakt, ashtu sikurse edhe thua se a ka egzistuar ose jo, por mbi baze te atij rrefimi u gjenden rrenojat e Trojes antike e me tej.

    Dua te sjell nder mend itenerarin e Shen Palit qe paraqitet ne Testamentin e Ri, i cili shprehet se kishte kthyer ne besim "Ilirikum", e cila sipas asaj kohe shtrihej ne pjesen dalmate te Adriatikut (ne perendim) dhe Dardani (ne lindje). Me kete dua te them edhe faktin tjeter historik se ato kishat me te cilat serbet pretendojne se perbejne djepin e kultures se tyre, jane ndertuar mbi rrenojat e kishave antike autoktone ne Dardani, qysh perpara zaptimit romak atje.

    Edhe Rilindja jone kombetare u nis, u ngrit dhe kulmoi mbi bazen e te dhenave dhe trashigimise pellazgo-ilirike, te cilen ne fillim historiografia shteterore e Shqiperise pas luftes II boterore e injoroi dhe e konsideroi jo te sakte; idete e Rilindjes sone Kombetare u veshen edhe me figuren e Gjergj Kastriotit, si me heroikja dhe me e dallueshmja ne historine iliro-shqiptare, duke lejuar krijimin e nje shtrati pertej-iluziv te kombit tone.

    Uriel, edhe nje here, te pershendes me dashamiresi.
    Ekzistojne mbi 10 versione per Trojen qe shtrihen ne kohe dhe hapesira te ndryshme. Versioni fundit qe ushqeu legjenden qe ai i Heinrich Schliemann, nje biznesmen gjerman, qe e lidhte dashuria per mitet dhe legjendat me udhetimet e tija ne Azine e Vogel. Madje Schliemann nuk ishte as arkeolog. Troja gezon aq kredibilitet ne ekzistencen e saj sa edhe Atlantida e Platonit. Eshte qesharake me tej te ngrihen hipoteza te bazuara mbi nje veper te mitologjise greke (theksoj: mitologji) ku pershkruhet ne menyre ireale Virgjili qe transportoi trojanet qe themeluan Romen. Kjo pervec se qenurit qesharake, ku formesohen dhe personazhe te ngjashme me filmin Lord of the rings, merr dhe forme sharlatane kur serviret si argument, ne dukje nga studjues, per te paraqitur tezat e tyre qe shkaktojne te qeshura tek historianet perendimore. Mitizimet dhe legjendat ishin dhe jane nje pjese e pasurise se folklorit te popujve. Pse nuk marrim si te qene edhe Eposin e kreshnikeve dhe ta servirim si burim historik ne argumentime te ardhshme? Shkrimi i historise moderne dhe shkencore nuk bazohet ne legjenda dhe gojedhana popullore por ne fakte te zbuluara, sic jane kronikat e kohes si dhe mbetjet arkeologjike te mbijetuara gjer me sot. Te ngresh nje qyteterim inekzistent si ai dardan vetem e vetem se perputhet emri me nje popullate mitologjike te ngjashme me elfet e perrallave gjermanike, bie ndesh me logjiken e shendoshe.

    Cila eshte Ilira qe vizitoi shen Pali? Ku shtrihej kjo province dhe perse nuk ekziston ne Bibel nje leter drejtuar ilireve sic ndodh me popujt e tjere qe vizitoi ai? Sipas pershkrimeve te tij, itenerari qe gjer ne Iliri, ku ne disa perkthime te tjera te kishes katolike ne shqip e gjen me "perqark". Ne pershrimet e tij gjen dhe nje Apoloni, qe keqinterpretohet dhe ngaterrohet me Apolonine ilire, kur Apolonia e shen Palit shtrihej afer Selanikut. Sigurisht qe udhetimi dhe prania e tij hipotetike ne Iliri, eshte shfrytezuar se fundmi nga kisha katolike e Koaoves si pasoje e interesave te saj. Perkthimi shume here i nje libri si Bibla, ngjall paqartesi nga rruga e interpretimit. Po te paraqes nje perkthim ne italisht te citatit te famshem qe presupozon udhetimin e shen Palit ne Iliri, te perkthyer nga Konferenca Episkopale Italiane: " con la potenza di segni e di prodigi, con la potenza dello Spirito. Così da Gerusalemme e dintorni fino all`Illiria , ho portato a termine la predicazione del vangelo di Cristo ". Ky perkthim distancohet nga perkthimi shqip i Bibles nga kisha katolike e Kosoves ku shkruhet: " me fuqi të shenjave e të mrekullive dhe me fuqi të Shpirtit Shenjt. Kështu, që prej Jerusalemit e për qark në Iliri e kam përhapur Ungjillin e Krishtit ". Si ka mundesi qe prania e tij ne Iliri nuk njihet nga katoliket e tjere perpos atyre shqiptare? Gjithsesi, nuk mund te kete kisha dardane para pushtimit romak, pasi Dardania ishte prej me shume se dy shekujsh e pushtuar kur lindi krishterimi. Kishat serbe qe pretendohet se jane te transformuara, nuk vertetojne ekzistencen e nje qyteterimi dardan ne stade galaktike. Madje nuk plotesojne as boshllekun e komunave qytetare meqe kemi paperpuethshmeri periudhash historike.

    Historiografia pas LIIB nuk e injoroi punen e Rilindjes, por i meshoi me teper tezave romantike, qe nga mitizimi i metejshem i Skenderbeut ne modelin nacionalist, qe perfaqesonte shqiptarin modern ne konflikt me fqinjet e tij dhe veshjen e figures se tij me atribute kombetare qe nje fisnik feudal mesjetar nuk mund ti kete. Ishte gjate kesaj periudhe qe u konsolidua teza e prejardhjes se shqiptareve nga iliret, me punen e patjetersueshme te arkeologjise dhe zbulimeve te kohes. Apo te levrimit te gjuhes shqipe ne kuader akademik studimor, si dhe pasurine efolklorit. Per keto dhe te tjera jane prove e gjalle sepse u formesuan ne studime, madje edhe nacionalistet virtuale jane brumosur nga ky model i te perceptuarit te historise, ku nuk bejne dot pa ideologjine. Ajo cfare levroi historiografia jone ishte jetike per kohen, por te konservohet filozofia gjer ne shek XXI eshte e pakuptimte.

    Te pershendes gjithashtu duke te uruar nje fundjave te kendshme.

    Sharri-Liburna, nuk ka nevoje te sjellesh carcafe copy-paste nga historia e Akademise se Shkencave, qe e gjen te postuar te teren nga Darius tek forumi historise. Dhe aq me teper kur ne te nuk paraqitet asgje nga c'pretendohet. Lexoji njehere vete materialet perpara se ti postosh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 17-03-2012 më 09:49
    relata refero

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Pse po i fshini postimet,apo po ju pengojn per te verteten qe po ua perplas syve.

    http://sq.wikipedia.org/wiki/Dardan%C3%ABt
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin

    Sharri-Liburna, nuk ka nevoje te sjellesh carcafe copy-paste nga historia e Akademise se Shkencave, qe e gjen te postuar te teren nga Darius tek forumi historise. Dhe aq me teper kur ne te nuk paraqitet asgje nga c'pretendohet. Lexoji njehere vete materialet perpara se ti postosh.
    Pra ato mundeni ti sjellni edhe ju , nese ka dic te vlrfshme e jo te vjellesh vner kunder pjese tjeter shqiptare , un keto i gjeta dhe ti sjella ketu, por ti po i fshin , un nuk shkruaj histori ,un lexoj histori ,ato shkrime shum mir i lexova dhe ti sjella me ju pergjegj shkrimit tend.
    Pse a mos deshte me ta shkru historine dardanis apo ?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sharri-Liburna : 17-03-2012 më 10:25
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  8. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745
    Citim Postuar më parë nga Kosovar.Pr Lexo Postimin


    Ja si shprehet ky Antare shum Realist nga Shqiperi i cili kishte vizituar Kosoven ndersa ti vazhdo te enderroshe Somalin.



    http://www.forumishqiptar.com/showth...=140694&page=3
    Urbanistike ne Kosove ??!!
    Kosova vetem urbanistike qe nuk ka ,atij "realistit" nga Shqiperia i propozoj vizite sa me te shpejt te oftamologu!!
    Kosova ka kaos urbanistik,Prishtina p.sh per tu bere qytet si duhet duhet fillimisht shembur e gjitha per tu ndertuar nje qytet siq duhet ...miliardat nuk do mjaftonin per te bere Prishtinen siq duhet me kete urbanistike qe ka .

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Uriel
    meqe je smod ka mundesi ta mbyllesh kete teme?
    Eshte perçarese nuk sherben ketij forumi,misioni i te cilit eshte bashkimi i shqiptareve e jo klasifikimi i tyre simbas origjines dhe besimit.
    Besimi ka nenforumet ku mund te diskutohet.
    Ne kete forum ka lindur nje fryme perçarese e cila i ka rrenjet ne tifozllekun politik,dhe smod shigjeta duhet te jete me e kujdesshme ne hapjen e temave te tilla.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  10. #60
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Jo per te mbrojtur ramen se une jam i pari qe nuk me pelqen si njeri, po c'lidhje paskan rrenjet vllehe te rames? Qenka vlleh, po pastaj? Cfare implikon kjo?

    Nese doni te sulmoni njerezit sulmojini mbi argumente te qendrueshme, jo mbi bazen e rrenjeve.

Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •