Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225

    E rrallë, 6-vjecarja shqiptare transplant të trefishtë organesh

    E rrallë, 6-vjecarja shqiptare transplant të trefishtë organesh




    MIAMI- 6-vjecarja shqiptare Angela Bushi është pacientia e cila kreu me sukses operacionin e parë në botë për transplantimin njëkohëshit të tre organeve - mëlçisë, pankreasit, dhe veshkave tek një fëmijë.

    Vogëlushja e prekur nga sindromi Wolcott-Rallison (WRS), iu nënshtrua operacionit të vështirë në një nga spitalet e Miamit, raporton Zëri i Amerikës.

    Për fat të mirë, për 6-vjeçaren Angela Bushi, mjekët në spitalin e fëmijëve Holtz dhe Shkollën Mjekësore Miller në Universitetin e Miamit, ishin në gjendje të diagnostikojnë gjendjen e saj para se të rendohej. Dhe më e rëndësishmja, mjekët arritën t'i sigurojnë jetën me një transplantim të kombinuar të veshkave, mëlçisë dhe pankreasit, duke ruajtur shëndetin e organeve të tjera.

    SËMUNDJA
    Angela u lind e shëndetshme, por u prek nga diabeti kur ishte 1 vjeç. Në shtator të vitit 2011 - në moshën 5 vjeçare - tek Angela filluan të shfaqeshin simptoma të ngjashme me ato të gripit dhe pastaj ndodhi dëmtimi i mëlçisë.

    SINDROMI WOLCOTT-RALLISON
    Sindromi Wolcott-Rallison shfaqet me probleme të shumta, duke përfshirë dëmtimin e mëlçisë, diabet, mosfunskionim të veshkave, probleme të kockave dhe të rritjes, infeksione të përsëritura, dëmtime të intelektit. Për shumicën e fëmijëve të prekur nga ky sindrom, sëmundja rezulton në vdekje.
    (el.me/BalkanWeb)
    Partizoni

  2. #2
    Dhashte zoti qe te kete suksese dhe mos te kete ma probleme kurr ne jete ,,sherim sa me te shpejte dhe jete te gjate sa malet

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    shyqyr Zotit gjithecka shkoj mire, nje engjell po e shikon nga larg, shpresoj se nuk shfaqen probleme te tjera per kete trimereshen e vogel
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  4. #4
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    I uroje nje jete te shendetcme vogelushes !
    Jeto sot se neser nuk i dihet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •