Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 43
  1. #1
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    BERISHA: MITINGU I NDRYSHIMIT

    BERISHA: MITINGU I NDRYSHIMIT

    Nevila Perndoj


    Para per mitingun e sotem te Partise Demokratike. Sponsorizimet qe do te jepen, (edhe pse nuk tregohet shifra), jane pohuar nga zyrtaret me te larte te selise blu. Biznesmenet demokrate do te financojne sot tubimin festiv qe organizon Partia Demokratike per te kujtuar pervjetorin e nderrimit te pushteteve. Kryetari i PD, Tirane, Vili Minarolli, deklaroi dje per "KJ" se mitingu i sotem nuk organizohet nga Bashkia e Tiranes ndaj dhe te gjitha masat, ata i kane marre vete per te organizuar sot nje miting qe, sipas Minarollit, "do te jete i permasave teper te medha".

    Ne kete miting te pasdites se sotme, do te jene te ftuar te gjithe kreret e partive politike te opozites. Kryetari i demokrateve te Tiranes, konfirmoi se mitingu i sotem qe do te mbahet ne Sheshin "Skenderbej", zhvillohet me leje te policise dhe do te jete nje nder tubimet me paqesore dhe demokratike. Minarolli konfirmoi gjithashtu se ne tubimin e sotem, do te jene te ftuar edhe demokrate nga te gjithe rrethet e Shqiperise. Duke u bazuar ne konfirmimet qe ata kane marre nga rrethet, Minarolli u shpreh se per kete dite te madhe ne sheshin "Skenderbej", do te jene te pranishem 70-100.000 vete. Organizimi i te ardhurve nga rrethet, do te behet me furgona, nje menyre e perdorur ne vazhdimesi nga drejtuesit demokrate.

    "Mesazhi qe ne do te percjellim sot eshte mesazhi i ndryshimit te lirise se shqiptareve. Sot do te marrin pjese te gjithe ata qe jane per ndryshimin, dhe kunder qeverise aktuale duke filluar nga nxenesit e shkolles dhe duke perfunduar te moshat me te vjetra. Sot bashke me ne do te jene edhe ata qe nuk pranojne situaten aktuale, ata qe kane shprese dhe aspirojne per nje jete me te mire", tha dje Minarolli.

    Berisha: Tubimi, hap per rrezimin e mureve te reja

    22 Marsi eshte dita e vendosjes se pluralizimit ne Shqiperi. Ndaj dhe kryetari demokrat Sali Berisha, ftoi dje te gjithe qytetaret qe te kremtojne sot, diten e shembjes se totalitarizmit ne vend.

    "Ftoj te gjithe ata, te cilet me kontributin e tyre shemben murin e Berlinit ne Tirane, te bashkohen ne nje takim festiv, mesazhet e te cilit do te behen publike neser. Shembja e mureve te reja, do te jene mesazhet kryesore te takimit. Ju po e shihni se opozita eshte ne nje beteje nder me te egrat, me klanet e krimit te organizuar ne qeveri dhe qeverisje", tha Berisha. Permes kesaj deklarate lideri i opozites paralajmeroi sot se qendrimi i krereve me te larte te opozites ne tubimin e sotem, do te jete nje thirrje per ndryshim ndaj qeverise aktuale.Sot pasdite, nuk do te mungojne edhe

    kundershtimet ndaj veprimtarise se kryebashkiakut Edi Rama, duke e percjelle nje qendrim te tille, permes asaj qe ata e cilesojne lufte kunder krimit te organizuar. Mitingu i sotem do te jete edhe nje test i ardhshem per strukturat e PD-se, ku do ta provohet se sa mbeshtetje reale gezon kjo parti tek elektorati i Tiranes dhe atyre ne rrethe. Nje miting i permasave te tilla dhe per kete ngjarje, zhvillohet pas dy vjetesh nderprerje te mitingjeve nga ana e Partise Demokratike.



    KJ


    ----------------

    Kush ne ate kohe ka qene prezent ne Tirane me siguri do te kujtohet per madheshtine e mitingjeve te 20 marsit dhe atij te 23 marsit 1992. Megjithese kohet ecen ndryshe dhe pushtetin sot e mbajne po ata qe u rrezuan dikur si diktatore, ajo dite do te mbetet ne kujtesen e njerezve me emrin Dita e Demokracise.

    Qofte i shpejte nje ndryshim!

  2. #2
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    E mira do te jete qe partiaket e te gjitha partive, te HEQIN dore nga mitingjet qofshin ato "paqesore". Me kete ata do te tregojne se e kane ngritur politiken "nga niveli rruges" ne ate te "nivelit te tavolinave".

    Lideret demokrate po tregojne se s'kane mesuar ASGJE deri me tani nga Demokracia e Legjitimiteti.
    Zgjedhja e dates, me duket gjithashtu e gabuar.
    Ne duhet te perfitonim nga situata e zhvilluar ne gjirin persik e ajo specifike ne ballkan, per te treguar STABILITET POLITIK, aq i domosdoshem per nje ndihme amerikane ne ditet qe vijne, meqenese tashme "de facto" ne bejme pjese ne te njejtin "Grupim Politik e Ushtarak".

    Kam frike se demostrimi ne sheshin Skenderbej kthehet ne manifestim kudra luftes ne gji, e pro arab. Demokratet duke dashur te terheqin sa me shume persona ne sheh, kamuflojne e perziejne me qellim "deshira te ndryshme" te turmes me te tyret.
    Deshiroj qe "biznesmenet demokrate" qe do te financojne spektaklin, te mos jene biznesmene arabe ose perfaqesuesit e tyre ne shqiperi.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-03-2003
    Vendndodhja
    Bruksel
    Postime
    256
    po mesa duket ti DAJAKU edhe nga emri qe paske beke pjese ne grupet speciale te zotit nano
    "E mira vjen nga Zoti,e keqja eshte kusht i egzistences se krijeses"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Dajaku..ata "jevgjit e Cerrikut " nuk ishin jevgj por kelysh te PS qe me mitraloz masakruan Policet Shqiptare e qe me mitraloz dhe portretin e Enverit ne Balle i "dhuruan" Votat e nevojshme kelyshit te vjeter te Sigurimit "special" te Ramiz Alise, Xhep Mejdanit.

    Aleancen me Ameriken qe ka frik Orni mos ja prish Berisha..nuk e krijoi PS por vet Berisha.

    Berisha krijoi nje aleanc te sinqerte me Shtetin demokrat Amerikan e jo me agjentet e Cias si LINO e TENET qe per fat te keq e ri-dorzuan popullin Shqiptar perseri ne duart e KGB-se staliniste te Tiranes..

    Nuk eshte e rastit qe dy helikoptere amerikan u eksploduan ne Shqiperi me rastin e Kosoves..
    KGB e tiranes nuk e harron armikun e vjeter..pamvaresisht nga pozat e sotme..
    Nuk eshte e rastit qe njerzit e Bin Ladenit ben shkolla aviacioni ne Amerik nen hundet e CIA-S.
    Do vi nje dite dhe do dali qe Lino eshte paguar nen rrogoz nga Banda Socialiste me ndermjetesine e Nikoll geixhave..
    Kte pune po vazhdon dhe zevendesuesi i Linos, Xhefri, i cili ben Sehir paturpesisht se si PS tall opoziten dhe bllokon te drejten elementare parlamentare qe deputeti si individ ose grup e ka te drejte te kontrolloje nje zyre Shteti..

    Karikatura e Edi Rames dhe Musa ulqinve e erion Braceve e braho mafiozve per te penguar komisionin OLLDASHI eshte turp i pa pare..

    Ska rast me flagrant se Loja e PS-se per te mbrojtur Korrupsionin se me rastin ED RAMA.

    Ky rast tregon qarte edhe se PS e ka blere "miqesine" me Ameriken jo me principe por ndyresisht duke flirtuar me ca nenpunsa mafioze te departamentit me miliona nen dore e qe po ngop disa ambasadore perendimore..me milionat e vjedhura kti vendi e populli ..te zgerlaqur.
    E drejta dhe e verteta jane dhe mbi keta zyrtare te shitur qe shtetet perendimore na i kane sjelle ne Tirane..
    Nji dite do dali se ne Vilen e Linos ne amerik ka piktura e vepra Arti te vjedhura nga Thesari Shtetit shqiptar me te cilat eshte paguar Ajo shtrige per menxyren qe i solli mijra njerzve qe 50 vjet vuajten nga Komunizmi e qe Ajo kucke me sadizmin e saje i vuri kta fatkeqe qe besonin tek ideali demokratik amerikan dhe njihere nen zgjedhen e Bandave te KGB shqiptare e pse jo dhe Ruse.

    Kto dite llambi geg prifti (nga zyra e drejtorit te institutit te Minierave ) thoshte ne Gazete..se Ai do te votoje per Edi Ramen..

    Llambi pra vertetoi se Ai ne Paris tek kembet e Ejfelit ka bere biznes duke Shitur Ikonat qe Edi Rama bashk me mafioze te tjere i vodhen nga Fondi i Kultures Tone e i cuan ilegalisht ne France..

    ladri compagni kelyshet e nomenklatures si te vjetrit dhe te rinjte..

    Zoti vonon por nuk mėnon..thot proverbi..


    .....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 23-03-2003 mė 19:40

  5. #5
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Ej pse nuk i shikoni edhe anet e mira mitingut te Berishes?

    Mbajtja e mitingut mund te sherbeje si "prishes syri(hajmale)" se helbete kishim nja nje vit pa mitingje.

    Ujku qimen e nderron por mitigjet si harron.

    Na rrofte sinqeriteti i madh i Sales kundrejt amerikes mo brari vllai!
    PAUCA SED MATURA

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Per politikanet e forumit me ornamentin ne krye, mitingu eshte zemra e politikanit. Mitingu eshte testimi i mbeshtetjes qe nje njeri politik ka ne vend perpara zgjedhjeve dhe vetem njerezit jo politike ose qe nuk duan tia dijne per sovranin popull nuk bejne mitingje. Nese nje njeri politik nuk tubon njerez per te percjelle mesazhet e tij, ai nuk eshte politikan por diktator. Vetem diktatoret dhe njerezit e semure preferojne te vejne nen kontroll mediat per ti kthyer ne megafone te propagandes se tyre pasi i tremben perballjes direkte me elektoratin.

    Persa i perket vete mitingut ne Tirane, demokratet i kane marre te gjitha masat qe te mbajne nje profil sa me te ulet ne kohen kur vemendja e botes eshte ne luften ne Irak. Opozita shqiptare duhet te organizoje mitingje informuese ne forme dialogu me shqiptaret ne cdo cep te vendit, pasi vetem ne kete menyre shqiptaret e braktisur do te mund te rifitojne besimin e tyre tek opozita dhe tek vete procesi famekeq politik ne vend.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-10-2002
    Postime
    66
    Brari
    Cfare thua or burre. Sala di aq nga polotika e zgjuar sa di edhe nje femije kopshti. Ore pse nik e pranoni qe Sale-trapi prishi marredheniet me Usa dhe u hyri lidhjeve me Arabet. E mbani mend ne 92 si e ndiqte neper mitingje AMBASADORI AMARIKAN.

    Pastaj Sala filloi te vije ere dhe Amerika filloi ti largohet. Sala per inat u lidh me Arafatin..... Cfare politike i thoni ju kesaj???

    Pranoheni qe ai eshte **** dhe qe duhet te ike se PD i dhen njerez te rinj. Mbani mend er sa kohe Sala ne politike mafiozet e PS do bejne qeffffffff.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Idmon
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    detroit
    Postime
    81
    ZOTI SALE BEN MIRE TE LARGOHET NGA DREJTIMI I PD SI NJERI PA REPUTACION BRENDA DHE JASHT VENDIT OPOZITEN NE SHQIPERI DUHET TA DREJTOJE EDUART SELAMI PER TE ARDHUR NE PUSHTET PER NDRYSHE SA ESHTE BISHA NE KRYE TE PD AJO NUK KA PER TE ARDHUR NE PUSHTET .ZOTRINJ TE FORUMIT KINI PARASYSH SE KJO ESHTE BOTE E MADHE , BOTE E ALLEVE DHE INTERESAVE TE MBDHA.
    nuk ka rendesi

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    28
    Falenderoj autorin e kesaj teme per prezantimin qe i ben ketij problemi ne hyrje. Jam pjesmarres i atyre ndryshimeve te medha qe ndodhen ne vendin tone me 1992 e me pas, nisja ishte e mbare por ju them se ketu nuk ka vend per pesimizem. Z. Berisha u rrezua nga pushteti per te vetmen arsye qe ishte me teper nacionalist se ē'e donin amerikanet dhe europianet. Nuk ngelet shume per te pritur vetem sa te marre zgjidhje perfundimtare ēeshtja kosovare dhe ne Shqiperi do te kete me se fundi zgjedhje te lira te cilat do te sjellin ne qeveri PD-ne e Berishen dhe do ta shtyjne vendin tone drejt progresit qe meriton. Por te gjithe ju qe ndodheni jasht Shqiperise atehere duhet te ktheheni per te ndihmuar, me kontributin tuaj moral e material, ne rimbekembjen e vendit kur aty te mos qeverisin mė te pangopurit e sotem por elita patriote e vendit, njerzit me fisnik te Shqiperise.
    Pershendetje te ngrohta e suksese te gjithve.
    Mjafton emeri im

  10. #10
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    O Ramo!
    Pse nuk u kthyet qe atehere kur ishte Berisha ne krye mor djale por do ta filloni nga e para
    Pse mos te kthehen tani ata qe jane jasht shtetit por te kthehen kur te vije Berisha i cili ka qene dhe ja kemi pare frutet.

    Une te respektoj pasi (sic thua) ke marre pjese ne ndryshimin e sistemit, por nuk mund te pranoj nje thirrje te tille per te vetmen arsye qe Berisha (si person) ska per te fituar asnjehere votbesimin e shqiptareve keshtu qe thirrja jote eshte automatikisht e pavend.
    Per mendimin tim 95% e antarve te ketij forumi jane te mendimit se kjo qeverisje sucks Por nje pjese e mire mendon qe eshte pak me e mire se qeverisja e nje bajraktari qe e percepton PD si pasuri te tij.
    Le te beje nje prove tja leshoje vendin dhe te vije ne drejtim nje njeri me koncepte te reja. Une jam 100% i sigurt qe nqs Berisha e leshon kreun atehere ne zgjedhjet e ardhshme PD fiton thelle, aq thelle sa ta gropos PS e Nanos per te pakten nja dy dekada.
    PAUCA SED MATURA

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Papandreu: Qėndrimi grek ndaj Kosovės nuk do tė ndryshojė
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 04-01-2010, 16:11
  2. Opozita e mbyll fushatėn me njė miting madhėshtor nga sheshi Skėnderbej
    Nga Veshtrusja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-07-2005, 01:28
  3. PD: Mitingu i Berishės nė Sarandė ishte i jashtėzakonshėm
    Nga BlueBaron nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 05-07-2005, 14:59
  4. Berisha: Shqipėria nė BE qysh nė 2010-ėn
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 05-06-2005, 02:17
  5. Kongresi i demokratėve: "Koha pėr ndryshim"
    Nga BlueBaron nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 20-05-2005, 17:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •