Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 20
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187

    Kosova në sytë e Ritës së Albin Kurtit

    KOSOVA NË SYTË RITËS SË ALBIN KURTIT




    Privatizimi është një çështje thelbësisht politike. Ka ardhur koha për ta vënë në dyshim privatizimin. Privatizim do të thotë shitje e pronës pronarëve privatë. Këtë shkrim analitik politiko-ekonomike të Rita Knudsen e ka siguruar për lexuesit e vete agjencia informative “Presheva Jonë”.



    Privatizimi është një çështje thelbësisht politike. Si një prej shumë llojeve të politikave ekonomike, privatizimi mund të përkufizohet si transferim i pronës ose i prodhimit nga sektori publik i një ekonomie në pronësi dhe shfrytëzim privat. Privatizimi është një mënyrë për t’i rregulluar marrëdhëniet pronësore duke kaluar diçka nga kontrolli shtetëror në kontroll privat. Në shumicën e demokracive elektorale kjo çështje, pra niveli i rolit të shtetit në ekonomi dhe roli dhe madhësia e sektorit privat, është diçka që diskutohet ashpërsisht. Ajo nuk është politikisht neutrale, por diçka për të cilën partitë politike zihen rreptas. Është një çështje për të cilën mendimi i dikujt varet nga simpatitë politike dhe botëkuptimi ideologjik.

    Nga viti 1999 e deri më 2008 privatizimi, nën administrimin zyrtar ndërkombëtar, ishte strategjia ekonomike kryesore e Kosovës: Shtylla IV ishte pjesa e UNMIK’ut që ishte zyrtarisht përgjegjëse për rindërtimin dhe zhvillimin e Kosovës, dhe gjatë këtyre nëntë vjetve privatizimi ishte aktiviteti kryesor i Shtyllës IV. Që në fillim të vjeshtës në vitin 1999 UNMIK’u kishte shprehur në mënyrë të qartë synimin për ta bërë privatizimin qasje kryesore të tij ndaj ekonomisë së Kosovës. Në dekadën që pasoi burime të mëdha u harxhuan për përgatitjen, planifikimin dhe për implementimin e strategjisë së privatizimit.

    Privatizimi u zgjodh nga ana e zyrtarëve ndërkombëtarë në UNMIK dhe në Shtyllën e BE’së si strategji kryesore ekonomike për Kosovën jo për shkak të karakteristikave të posaçme të ekonomisë së Kosovës dhe jo pse ndonjë analizë ekonomike specifike për kontekstin i kishte çuar ata në konkluzionin se privatizimi do të ishte mënyra më e mirë për t’i zgjidhur sfidat e veçanta ekonomike të Kosovës. Privatizimi u zgjodh sepse UNMIK’u ishte një operacion i ashtuquajtur “shtetndërtues”, dhe të gjitha operacionet e tilla në gjithë botën realizohen brenda një formati të caktuar, një modeli të caktuar për reformat që zbatohet në të gjitha vendet ku synohet ky objektiv. Operacionet e “shtetndërtimit”, duke përfshirë modelin e UNMIK’ut për reforma, bazohen në argumentin se liberalizimi politik dhe ekonomik janë të domosdoshme për sigurinë ndërkombëtare. Në fushën ekonomike ky model liberalizimi synon, zakonisht, privatizimin dhe tregun e lirë. Dhe ishte pikërisht kjo pse privatizimi u zgjodh për Kosovën: UNMIK’u ishte një operacion “shtetndërtimi” – të gjitha operacionet e këtij lloji zbatojnë një format të reformave ekonomike liberale – prandaj privatizimi ishte paracaktuar për të qenë qasja ndaj ekonomisë së Kosovës për zyrtarët ndërkombëtarë. Ai ishte një zgjedhje paraprakisht e vendosur.

    Privatizimi u zgjodh për Kosovën pa diskutime gjithëpërfshirëse ekonomike, pa pyetur pse dhe a është ai një strategji e mirë për ekonominë, dhe pa i dhënë askujt nga Kosova pushtet të vërtetë vendimor. Duke ndjekur modelin “shtetndërtues” zyrtarët ndërkombëtarë planifikuan, përgatitën dhe ekzekutuan privatizimin në mënyrë teknike, me një gjuhë funksionaliste. Kjo meriton vëmendje sepse privatizimi nuk është çështje teknike. Ai është një çështje politike. Ai është një çështje që në demokraci debatohet, analizohet dhe vihet në pikëpyetje, dhe duhet të jetë temë e mosmarrëveshjeve, angazhimit dhe diskutimeve politike. Por në Kosovë kjo nuk ndodhi. Zyrtarët ndërkombëtarë zgjodhën, përgatitën dhe drejtuan privatizimin duke e hequr këtë çështje nga fusha e debatit demokratik dhe duke e vënë në duart e tyre – duke folur për të dhe duke e avancuar si diçka teknike dhe të padiskutueshme.

    Megjithatë, ishte një gjë të cilën zyrtarët ndërkombëtarë e vunë në pikëpyetje derisa ishin në krye të privatizimit në Kosovë: si mund ta zbatonin këtë zgjedhje të paracaktuar të privatizimit pa u rrezikuar që të mbahen përgjegjës për procesin, pa u rrezikuar nga hedhja në gjyq? Ndërsa formati i shtetndërtimit i “UNMIK’ut” për liberalizimin ekonomik synonte privatizim të shpejtë dhe në shkallë të gjerë, ishte e rëndësishme për zyrtarët ndërkombëtarë që ta bënin këtë në një mënyrë që nuk do të kthehej kundër tyre duke i bërë ata përgjegjës për procesin.

    Ky qëllim për privatizim të shpejtë dhe pa rrezik ishte komplikuar nga mjedisi i Kosovës. Historia e kohëve të fundit e Kosovës si pjesë e Jugosllavisë socialiste, si dhe periudha e saj e represionit nën Serbi, i ngritën disa probleme që e bënin privatizimin një çështje ligjërisht shumë të rrezikshme për zyrtarët ndërkombëtarë, më shumë se që kishin paramenduar. Një çështje e rëndësishme lidhej me pronësinë ligjore të ndërmarrjeve në Kosovë. Privatizimi do të thotë shitje e pronës pronarëve privatë, por në Kosovë zyrtarët ndërkombëtarë nuk ishin të sigurt se kush ishte pronari i pronës që do të shitej. Pa krijuar një kornize ligjore për privatizimin që do ta sqaronte këtë, ose të paktën do t’i mbronte zyrtarët ndërkombëtarë nga ankesat rreth pronësisë, ata nuk guxonin t’ia fillonin me procesin.

    Shqetësimi tjetër i zyrtarëve ndërkombëtarë kishte të bënte me frikën e tyre se mund të akuzoheshin se po kapërcenin mandatin e tyre gjatë privatizimit: ata nuk ndiheshin plotësisht të sigurt për lirinë e veprimit të autoritetit ligjor të UNMIK’ut në fushën e të drejtave pronësore. UNMIK’u kishte mandatin për të administruar pronën në Kosovë, por kjo nuk do të thotë se kishte të drejtën për ta shitur.

    Me pak fjalë, Shtylla IV ishte përgjegjëse për rindërtim dhe zhvillim ekonomik, dhe privatizimi ishte aktiviteti kryesor i Shtyllës IV në Kosovë, nuk ishin konsideratat ekonomike ato që i dhanë formën privatizimit të drejtuar nga ndërkombëtarët në Kosovë. Në vend të kësaj, ajo që dominoi tek zyrtarët ndërkombëtarë që kishin marrë përsipër ekonominë e Kosovës ishin konsideratat ligjore: si të kryhej privatizimi pa u mbajtur ligjërisht përgjegjës për procesin. Ky ishte një shqetësim i madh në mesin e zyrtarëve ndërkombëtarë, sepse ata besonin se rreziku për t’u paditur në gjyq gjatë privatizimit në Kosovë ishte mjaft i madh.

    Frika e madhe e zyrtarëve ndërkombëtarë për përgjegjësinë e tyre u manifestua në kornizën ligjore dhe operative të procesit të privatizimit në Kosovë. Ndërsa privatizimi – një çështje krejtësisht politike – u depolitizua dhe u shndërrua në çështje teknike nga zyrtarët ndërkombëtarë në Kosovë – kuadri ligjor i privatizimit u politizua: krejt qëllimi i ligjeve të UNMIK’ut të hartuara për privatizimin në Kosovë ishte kryerja e procesit (në përputhje me formatin e paracaktuar të “shtetndërtimit”, dhe pavarësisht nga të gjitha problemet e mëdha që zyrtarët ndërkombëtarë i shihnin në lidhje me të) pa i ekspozuar zyrtarët ndërkombëtarë ndaj rrezikut ligjor.

    Diskutimet ligjore mbi privatizimin në Kosovë, si dhe zgjidhjet e bëra për procesin, u dominuan plotësisht nga zyrtarët ndërkombëtarë, ndërsa pikëpamjet dhe të drejtat e vendësve nuk u konsideruan të rëndësishme. Zyrtarët ndërkombëtarë ishin të shqetësuar për pasojat e privatizimit për regjistrat ligjorë personalë, por nuk u ndalën për të ndërmarrë një shqyrtim të plotë të pasojave ekonomike të privatizimit për njerëzit në Kosovë. Një vlerësim i tillë ende nuk është bërë, dhe, për rrjedhim, pasojat e sakta ekonomike të privatizimit mbeten të papërcaktuara deri në këtë ditë. Ndërkaq, ajo që është e qartë pas një dekade privatizimi si qasje kryesore e operacionit gjigant të “shtetndërtimit” ndaj ekonomisë së Kosovës është se rreth gjysma e popullsisë është ende pa punë, rreth gjysma e saj jeton në varfëri, dhe sistemet e shëndetësisë, arsimit, infrastruktura, prodhimi vendor dhe bujqësia janë shumë shumë të dobëta. Edhe sipas vetë qëllimit zyrtar të Shtyllës IV për rindërtim dhe zhvillim privatizimi nuk duket se ka funksionuar.

    Zyrtarët ndërkombëtarë nuk ishin të interesuar të diskutojnë pse apo a duhet të bëhet privatizimi në Kosovë. Por Kosova ka arsye të mirë për të pyetur pse procesi ishte zgjedhur që në fillim, si ka ndikuar ai vërtet në gjendjen socio-ekonomike, dhe pse privatizimi po vazhdon.



    * ) Rita Augestad Knudsen është nusja e ardhshme e Kosovës, sot e dashura e Liderit Albin Kurti nga “Vetvendosje”. Ajo, aktualisht është duke e bërë doktoraturën në Historinë Ndërkombëtare në Londër School of Economics and Political Science (LSE). Pra, Rita Augestad Knudsen është edhe autore e “The Comprehensive UN Sanctions against the Federal Republic of Yugoslavia: Aims, Impact and Legacy (NUPI/Kolofon 2008)”.
    http://www.preshevajone.com/rita-e-d...-saj-analitik/

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    O Genti ,kjo nusja e Albinit ,qka i bjen me qen me naci

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar më parë nga Sharri-Liburna Lexo Postimin
    O Genti ,kjo nusja e Albinit ,qka i bjen me qen me naci
    Prej minutes 3 ke informacion ne lidhje me pyetjen tuaj ne kete video :
    http://www.youtube.com/watch?feature...v=ETNof8Ayr9s#!

    edhe ktu : http://www.indeksonline.net/?FaqeID=4&LajmID=16175

  4. #4
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    i miri.. me tana t'mirat...
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    nse esht e vertet ju uroj fat dhe lumturi

  6. #6
    Jo nuk eshte po keto qka thoini ju beni dhe te tjeret,,kjo rita te dashurin e ka ne amerik bilem e ka me prej ardhje sllave,,,

    Albini e ka te dashuren dhe misin e kosoves se ardheshme sokoloviqin qe nuk e tradhton se i ka premtuar gjat lufte te behet dhendre i tyre

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Mbinjeriu
    Anëtarësuar
    10-09-2009
    Postime
    397
    Citim Postuar më parë nga prishtina2010 Lexo Postimin
    Jo nuk eshte po keto qka thoini ju beni dhe te tjeret,,kjo rita te dashurin e ka ne amerik bilem e ka me prej ardhje sllave,,,

    Albini e ka te dashuren dhe misin e kosoves se ardheshme sokoloviqin qe nuk e tradhton se i ka premtuar gjat lufte te behet dhendre i tyre

    -Qa po shkruan marrina,nuk të vjen turp nga vetja te besh figuren e debilit ketu apo?!
    Kjo goje nuk eshte per keta veshe

  8. #8
    i/e larguar Maska e sheneri
    Anëtarësuar
    28-02-2012
    Postime
    185
    Citim Postuar më parë nga prishtina2010 Lexo Postimin
    Jo nuk eshte po keto qka thoini ju beni dhe te tjeret,,kjo rita te dashurin e ka ne amerik bilem e ka me prej ardhje sllave,,,

    Albini e ka te dashuren dhe misin e kosoves se ardheshme sokoloviqin qe nuk e tradhton se i ka premtuar gjat lufte te behet dhendre i tyre
    E kishte pyet e bija e sokolovit Albinin,
    -Albanac a e pin duhanin
    -jo ia ktheu
    - pse more burre i botes mos me pi duhanin paj nuk te mare kurre se une e dua nji mashkull qe joqe qet tym prej goje e prej veshve po edhe flak te kalle.
    - po me vie keq fisnike po dil e gjeje ndonje tjeter se ka asi qe zjarm qesin pej llule e tymi ju shkon deri ne zveqan.
    - Pasha ingjen sa ti gjej do batanie te Berati se e kam jaran kam me i ngreh qadrat te gurthyesi ne Leposaviq se veq te mashtrova se Petriti jem shum nerth edhe veres se klima e klines eshte shum e keqe per te shum here e kena mbeshtjell edhe me gazeta e sidomos me ate ekspres se ka faqe shum dhe e mer gjumi forte mare per mar per burr njeri ma te mire s,ka. Quditem me baben e ti pakollin qysh e ka lan deshe.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    VV në Bruksel paraqet planin ekonomik


    09-03-2012 12:09 CET

    Gjatë ditës së dytë të qëndrimit në Bruksel, delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje, i përbërë nga kryetari Albin Kurti dhe nënkryetari i parë Shpend Ahmeti, zhvilluan takime në Komisionin Evropian, ku u pritën nga Drejtori i përgjithshëm i Drejtoratit për zgjerim, Stefano Sannino, zëvendësi i tij, Joost Korte, Drejtori për çështje të Kosovës, Bosnjës dhe Hercegovinës, Shqipërisë dhe Serbisë, Pierre Mirrel dhe bashkëpunëtorë të tyre.

    Në takim, siç njofton Vetëvendosje përmes një komunikate për medie, të dyja palët shfaqen qëndrimet në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Kosovë, me theks të veçantë në zhvillimet pas raundit të fundit të dialogut, si dhe për sfidat e Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian, e që përfshijnë por nuk janë të kufizuara në sovranitetin e vendit, institucionet e brishta, si dhe nivelin e lartë të korrupsionit dhe mungesën e zhvillimit ekonomik.

    “Lëvizja Vetëvendosje në këtë takim paraqiti para Komisionit Evropian vizionin e vet për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, me vëmendje të veçantë në luftimin e papunësisë, luftimin e korrupsionit përmes legjislacionit të domosdoshëm dhe zhvillimit institucional të gjyqësorit, si dhe përsëriti edhe njëherë kundërshtimin ndaj dialogut me Serbinë dhe koncesioneve të vazhdueshme që qeveria e Republikës së Kosovës po i bën, e që po e dobësojnë funksionalitetin e shtetit të Kosovës dhe perspektivën që Kosova të bëhet sovrane, ndërkohë që nuk po e ndryshojnë aspak qasjen e Serbisë ndaj Kosovës”, thuhet në komunikatë.

    Të dyja palët vlerësuan që për të gjitha qëndrimet është e dobishme t’i vazhdojnë debatet e diskutimet edhe në të ardhmen me qëllim të përparimit politik, shoqëror dhe ekonomik në Kosovë. /Zëri/

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga Mbinjeriu Lexo Postimin
    -Qa po shkruan marrina,nuk të vjen turp nga vetja te besh figuren e debilit ketu apo?!
    Po ti edhe vete ftyra e jote te jep me tregu se kushe je kushe ishe dhe kueshe mundesh te jeshe ..

    Me nis sa kesi si ti flasi mos vete a..po qka po te vjen inat aaaaaaa..

    Albin kurti te dashur e ka qiken e sokoloviqit...
    kures rita prej ardhjen e ka prej sllavi....bilem e ka te dytin ...jo me large..

    E albini ju ka betuar sokoloviqit se ajo do te jete e ardhmja e albinit...

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    A kamish llulla po ti ep te dhanat o papagall fusnota
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  12. #12
    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin
    KOSOVA NË SYTË RITËS SË ALBIN KURTIT




    Privatizimi është një çështje thelbësisht politike. Ka ardhur koha për ta vënë në dyshim privatizimin. Privatizim do të thotë shitje e pronës pronarëve privatë. Këtë shkrim analitik politiko-ekonomike të Rita Knudsen e ka siguruar për lexuesit e vete agjencia informative “Presheva Jonë”.



    Privatizimi është një çështje thelbësisht politike. Si një prej shumë llojeve të politikave ekonomike, privatizimi mund të përkufizohet si transferim i pronës ose i prodhimit nga sektori publik i një ekonomie në pronësi dhe shfrytëzim privat. Privatizimi është një mënyrë për t’i rregulluar marrëdhëniet pronësore duke kaluar diçka nga kontrolli shtetëror në kontroll privat. Në shumicën e demokracive elektorale kjo çështje, pra niveli i rolit të shtetit në ekonomi dhe roli dhe madhësia e sektorit privat, është diçka që diskutohet ashpërsisht. Ajo nuk është politikisht neutrale, por diçka për të cilën partitë politike zihen rreptas. Është një çështje për të cilën mendimi i dikujt varet nga simpatitë politike dhe botëkuptimi ideologjik.

    Nga viti 1999 e deri më 2008 privatizimi, nën administrimin zyrtar ndërkombëtar, ishte strategjia ekonomike kryesore e Kosovës: Shtylla IV ishte pjesa e UNMIK’ut që ishte zyrtarisht përgjegjëse për rindërtimin dhe zhvillimin e Kosovës, dhe gjatë këtyre nëntë vjetve privatizimi ishte aktiviteti kryesor i Shtyllës IV. Që në fillim të vjeshtës në vitin 1999 UNMIK’u kishte shprehur në mënyrë të qartë synimin për ta bërë privatizimin qasje kryesore të tij ndaj ekonomisë së Kosovës. Në dekadën që pasoi burime të mëdha u harxhuan për përgatitjen, planifikimin dhe për implementimin e strategjisë së privatizimit.

    Privatizimi u zgjodh nga ana e zyrtarëve ndërkombëtarë në UNMIK dhe në Shtyllën e BE’së si strategji kryesore ekonomike për Kosovën jo për shkak të karakteristikave të posaçme të ekonomisë së Kosovës dhe jo pse ndonjë analizë ekonomike specifike për kontekstin i kishte çuar ata në konkluzionin se privatizimi do të ishte mënyra më e mirë për t’i zgjidhur sfidat e veçanta ekonomike të Kosovës. Privatizimi u zgjodh sepse UNMIK’u ishte një operacion i ashtuquajtur “shtetndërtues”, dhe të gjitha operacionet e tilla në gjithë botën realizohen brenda një formati të caktuar, një modeli të caktuar për reformat që zbatohet në të gjitha vendet ku synohet ky objektiv. Operacionet e “shtetndërtimit”, duke përfshirë modelin e UNMIK’ut për reforma, bazohen në argumentin se liberalizimi politik dhe ekonomik janë të domosdoshme për sigurinë ndërkombëtare. Në fushën ekonomike ky model liberalizimi synon, zakonisht, privatizimin dhe tregun e lirë. Dhe ishte pikërisht kjo pse privatizimi u zgjodh për Kosovën: UNMIK’u ishte një operacion “shtetndërtimi” – të gjitha operacionet e këtij lloji zbatojnë një format të reformave ekonomike liberale – prandaj privatizimi ishte paracaktuar për të qenë qasja ndaj ekonomisë së Kosovës për zyrtarët ndërkombëtarë. Ai ishte një zgjedhje paraprakisht e vendosur.

    Privatizimi u zgjodh për Kosovën pa diskutime gjithëpërfshirëse ekonomike, pa pyetur pse dhe a është ai një strategji e mirë për ekonominë, dhe pa i dhënë askujt nga Kosova pushtet të vërtetë vendimor. Duke ndjekur modelin “shtetndërtues” zyrtarët ndërkombëtarë planifikuan, përgatitën dhe ekzekutuan privatizimin në mënyrë teknike, me një gjuhë funksionaliste. Kjo meriton vëmendje sepse privatizimi nuk është çështje teknike. Ai është një çështje politike. Ai është një çështje që në demokraci debatohet, analizohet dhe vihet në pikëpyetje, dhe duhet të jetë temë e mosmarrëveshjeve, angazhimit dhe diskutimeve politike. Por në Kosovë kjo nuk ndodhi. Zyrtarët ndërkombëtarë zgjodhën, përgatitën dhe drejtuan privatizimin duke e hequr këtë çështje nga fusha e debatit demokratik dhe duke e vënë në duart e tyre – duke folur për të dhe duke e avancuar si diçka teknike dhe të padiskutueshme.

    Megjithatë, ishte një gjë të cilën zyrtarët ndërkombëtarë e vunë në pikëpyetje derisa ishin në krye të privatizimit në Kosovë: si mund ta zbatonin këtë zgjedhje të paracaktuar të privatizimit pa u rrezikuar që të mbahen përgjegjës për procesin, pa u rrezikuar nga hedhja në gjyq? Ndërsa formati i shtetndërtimit i “UNMIK’ut” për liberalizimin ekonomik synonte privatizim të shpejtë dhe në shkallë të gjerë, ishte e rëndësishme për zyrtarët ndërkombëtarë që ta bënin këtë në një mënyrë që nuk do të kthehej kundër tyre duke i bërë ata përgjegjës për procesin.

    Ky qëllim për privatizim të shpejtë dhe pa rrezik ishte komplikuar nga mjedisi i Kosovës. Historia e kohëve të fundit e Kosovës si pjesë e Jugosllavisë socialiste, si dhe periudha e saj e represionit nën Serbi, i ngritën disa probleme që e bënin privatizimin një çështje ligjërisht shumë të rrezikshme për zyrtarët ndërkombëtarë, më shumë se që kishin paramenduar. Një çështje e rëndësishme lidhej me pronësinë ligjore të ndërmarrjeve në Kosovë. Privatizimi do të thotë shitje e pronës pronarëve privatë, por në Kosovë zyrtarët ndërkombëtarë nuk ishin të sigurt se kush ishte pronari i pronës që do të shitej. Pa krijuar një kornize ligjore për privatizimin që do ta sqaronte këtë, ose të paktën do t’i mbronte zyrtarët ndërkombëtarë nga ankesat rreth pronësisë, ata nuk guxonin t’ia fillonin me procesin.

    Shqetësimi tjetër i zyrtarëve ndërkombëtarë kishte të bënte me frikën e tyre se mund të akuzoheshin se po kapërcenin mandatin e tyre gjatë privatizimit: ata nuk ndiheshin plotësisht të sigurt për lirinë e veprimit të autoritetit ligjor të UNMIK’ut në fushën e të drejtave pronësore. UNMIK’u kishte mandatin për të administruar pronën në Kosovë, por kjo nuk do të thotë se kishte të drejtën për ta shitur.

    Me pak fjalë, Shtylla IV ishte përgjegjëse për rindërtim dhe zhvillim ekonomik, dhe privatizimi ishte aktiviteti kryesor i Shtyllës IV në Kosovë, nuk ishin konsideratat ekonomike ato që i dhanë formën privatizimit të drejtuar nga ndërkombëtarët në Kosovë. Në vend të kësaj, ajo që dominoi tek zyrtarët ndërkombëtarë që kishin marrë përsipër ekonominë e Kosovës ishin konsideratat ligjore: si të kryhej privatizimi pa u mbajtur ligjërisht përgjegjës për procesin. Ky ishte një shqetësim i madh në mesin e zyrtarëve ndërkombëtarë, sepse ata besonin se rreziku për t’u paditur në gjyq gjatë privatizimit në Kosovë ishte mjaft i madh.

    Frika e madhe e zyrtarëve ndërkombëtarë për përgjegjësinë e tyre u manifestua në kornizën ligjore dhe operative të procesit të privatizimit në Kosovë. Ndërsa privatizimi – një çështje krejtësisht politike – u depolitizua dhe u shndërrua në çështje teknike nga zyrtarët ndërkombëtarë në Kosovë – kuadri ligjor i privatizimit u politizua: krejt qëllimi i ligjeve të UNMIK’ut të hartuara për privatizimin në Kosovë ishte kryerja e procesit (në përputhje me formatin e paracaktuar të “shtetndërtimit”, dhe pavarësisht nga të gjitha problemet e mëdha që zyrtarët ndërkombëtarë i shihnin në lidhje me të) pa i ekspozuar zyrtarët ndërkombëtarë ndaj rrezikut ligjor.

    Diskutimet ligjore mbi privatizimin në Kosovë, si dhe zgjidhjet e bëra për procesin, u dominuan plotësisht nga zyrtarët ndërkombëtarë, ndërsa pikëpamjet dhe të drejtat e vendësve nuk u konsideruan të rëndësishme. Zyrtarët ndërkombëtarë ishin të shqetësuar për pasojat e privatizimit për regjistrat ligjorë personalë, por nuk u ndalën për të ndërmarrë një shqyrtim të plotë të pasojave ekonomike të privatizimit për njerëzit në Kosovë. Një vlerësim i tillë ende nuk është bërë, dhe, për rrjedhim, pasojat e sakta ekonomike të privatizimit mbeten të papërcaktuara deri në këtë ditë. Ndërkaq, ajo që është e qartë pas një dekade privatizimi si qasje kryesore e operacionit gjigant të “shtetndërtimit” ndaj ekonomisë së Kosovës është se rreth gjysma e popullsisë është ende pa punë, rreth gjysma e saj jeton në varfëri, dhe sistemet e shëndetësisë, arsimit, infrastruktura, prodhimi vendor dhe bujqësia janë shumë shumë të dobëta. Edhe sipas vetë qëllimit zyrtar të Shtyllës IV për rindërtim dhe zhvillim privatizimi nuk duket se ka funksionuar.

    Zyrtarët ndërkombëtarë nuk ishin të interesuar të diskutojnë pse apo a duhet të bëhet privatizimi në Kosovë. Por Kosova ka arsye të mirë për të pyetur pse procesi ishte zgjedhur që në fillim, si ka ndikuar ai vërtet në gjendjen socio-ekonomike, dhe pse privatizimi po vazhdon.



    * ) Rita Augestad Knudsen është nusja e ardhshme e Kosovës, sot e dashura e Liderit Albin Kurti nga “Vetvendosje”. Ajo, aktualisht është duke e bërë doktoraturën në Historinë Ndërkombëtare në Londër School of Economics and Political Science (LSE). Pra, Rita Augestad Knudsen është edhe autore e “The Comprehensive UN Sanctions against the Federal Republic of Yugoslavia: Aims, Impact and Legacy (NUPI/Kolofon 2008)”.
    http://www.preshevajone.com/rita-e-d...-saj-analitik/
    sipas mbiemrit them mos është daneze, por ndoshta mund të jetë suedeze, apo nerovegjeze!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    prishtina2010;

    Citim Postuar më parë nga prishtina2010 Lexo Postimin
    Jo nuk eshte po keto qka thoini ju beni dhe te tjeret,,kjo rita te dashurin e ka ne amerik bilem e ka me prej ardhje sllave,,,

    Albini e ka te dashuren dhe misin e kosoves se ardheshme sokoloviqin qe nuk e tradhton se i ka premtuar gjat lufte te behet dhendre i tyre
    au tash po tregoni se jeni i smuar psiqikisht dhe keni nje smundje patologjike urrejtje kjo esht pasqyra juaj si parti ecila ju ka verbuar dhe gjdo gje per ju esht sllave kur ju keni per ball kundershtar politik sep se ju ne realitet pini dhe drekoni po me kta sllavet dit e nat kurse ju per te gjith keni informat por qesht me trsgjikja ju per veten tuaj skeni informate

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kjo zojush Rita ka fol shum drejt.

    qenka vajz serioze dhe e ditur.

    privatizimi ne kosov po dhe ne shqiperi eshte problemi nr 1.

    aty fillon korrupsioni e aty mbaron.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    prishtina2010

    Citim Postuar më parë nga prishtina2010 Lexo Postimin
    Jo nuk eshte po keto qka thoini ju beni dhe te tjeret,,kjo rita te dashurin e ka ne amerik bilem e ka me prej ardhje sllave,,,

    Albini e ka te dashuren dhe misin e kosoves se ardheshme sokoloviqin qe nuk e tradhton se i ka premtuar gjat lufte te behet dhendre i tyre
    ik bre pirdhu se bash i pa durushem qenke ju te gjitha informatat nga kamishi edhe ne amerik apo se me kend qenka kjo e lidhun sllav po por se nga esht spo e dini apo si nuk ju vjen turp qe gjdo gje ju duket sllave kur esht ne pytje partia e pulaxhive dhe kur ju konsideroni kundershtar politik

  16. #16
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    sot e dashura e Liderit Albin Kurti nga “Vetvendosje”

    ....auuu kuku....ska bre ma keq se me kan Femer.....perfundon n'duar t'lloj lloj mashkullit....

  17. #17
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Lideri i Vetevendosjes, Albin Kurti ka ne plan te martohet me nje norvegjezee

    Emri i saj eshte Rita. Kjo behet me dije nga vete Albin Kurti ne nje interviste per gazeten “Shqiptarja”, qe i ka bere edhe nje profil liderit te partise me te perfolur ne Kosove.

    Ajo eshte norvegjeze dhe quhet Rita. Duket si emer shqiptar vetem te dashurin e ka shqiptar.

    Jane njohur qe ne vitin 2007 ne Prishtine. Albini ka folur gjate per ate se si e sheh lidhjen me te.

    ”E dallova qe heren e pare. Por nuk ishte dashuri me shikim te pare”, ka thene Kurti. Sipas tij, ata kane ne plan te martohen nje dite por Albini thote ate qe cdo femer ne bote do donte qe ta degjonte.

    ”E di qe do martohem por kjo ka pak rendesi. Ajo eshte gruaja e jetes time dhe martesa nuk do e bej me te rendesishme”, ka thene Kurti. Ai e ka cilesuar veten me fat qe eshte me te ne lidhje.

    “Ta njohesh ate e kupton se fatin e kam une”, ka thene Kurti.

    Sipas tij, Rita e ka mesuar mire shqipen dhe se eshte duke ndjekur kurs te shqipes ne Tirane. Ne njerezit jemi gjithmone viktima ne kurthet e stereotipave qe krijojme ne koken tone. Duke e pare ate nga larg kisha besuar se eshte nga ata qe s’kane bisede tjeter vec atdheut.

    Albini ka te drejte kur thote se situatat i ka te jashtezakonshme dhe ai di te jete edhe i zakonshem tek flet per gjerat e vogla te jetes se tij. Edhe pse telefonin gjate dites me se shumti e mban Drenusha (asistentja) dhe ndoshta Rites i duhet te pres qe njeriu i saj i zemres te mbaroj mbledhjet e gjata apo protestat e pse jo i eshte dashur te mbaj zemren me dore kur ate e kane arrestuar.

  18. #18
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ...
    Rita e ka mesuar mire shqipen dhe se eshte duke ndjekur kurs te shqipes ne Tirane.
    ...
    Zoti e ruejt prej "shqipes" te salijevit, edverit, tos-thanasit apo shtangistit ...

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    hard

    Citim Postuar më parë nga Hard Lexo Postimin
    ....auuu kuku....ska bre ma keq se me kan Femer.....perfundon n'duar t'lloj lloj mashkullit....
    o zotri rita nuk e ka trrin e peshkut siq e keni ju ajo esht femer e shkolluar dhe intelektuale ajo nuk mendon si ti

  20. #20
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    o zotri rita nuk e ka trrin e peshkut siq e keni ju ajo esht femer e shkolluar dhe intelektuale ajo nuk mendon si ti
    ...po ti a thu qfar trrin ki , qe sdin lexim dhe shkrim.....
    ke trri apo ske hiq , eshte e mundur as venin e trri-s se ki ...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •