Refuzimi i festave tė shpikura
Pergatiti: Ergin SHALA
Kontrolloi: Hoxhe, Adem AVDIU
Padyshim lavderimi ėshtė vetėm pėr All-llahun. Atė e falenderojmė, prej Tij ndihmė dhe falje kėrkojmė.Kėrkojmė mbrojtje tek All-llahu nga epshet dhe veprat tona tė kėqija.Kė e udhėzon All-llahu,s’ka kush e humb dhe kė e humb All-llahu s’ka kush e udhėzon. Dėshmoj se nuk meriton tė adhurohet askush pėrpos All-llahut,Ai ėshtė Njė dhe pa shokė.Dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i Dėrguari i Tij.
Vėllezėr dhe motra nė Islam, temėn tė cilėn do t’a shtjellojmė ka tė bėjė me disa nete qė nė mesin e popullatės tonė festohen dhe quhen si ”netet e medha”.
Pėr fat tė keq keto “nete-festa” janė tė shkruajtur dhe u janė servuar popullatės tonė muslimane nėpėrmjet takvimeve qė na tregojnė kohėn e hyrjes sė vakteve tė namazit. Para se te futemi ne shtjellimin e temes, se pari do te tregojne se c’eshte festa nga aspekti gjuhesor dhe terminologjik(sheriatik).
Festė ėshtė ajo ditė nė tė cilėn grumbullohen njerėzit dhe nė gjuhėn arabe ajo e ka rrėnjėn nga fjala "ade, jeudu" qė do tė thotė "kthim, pėrsėritje".
Thuhet gjithashtu se rrėnja e saj ėshtė nga fjala "el adeh" –zakon, sepse njerėzit e kanė bėrė zakon atė.
Ibėn el Earabi thotė: El Idu –festa- ėshtė quajtur e tillė pėr shkak se ajo kthehet ēdo vit me hare e gėzim tė ri." 2
Shejhul Islam Ibn Tejmije(All-llahu e Meshirofte) thote:
"Festat janė njė prej segmenteve tė dispozitave tė sheriatit. Kur ėshtė fjala pėr kėto[festa sh.p], ėshtė e detyruar qė nė ēėshtjet e tilla tė pasohet sheriati(el-Ittiba), dhe jo tė trillojmė e as tė shpikin(el-Ibtida).
I Dėrguari, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka ligjėruar nė ditė tė ndryshme dhe ka pėrjetuar ngjarje tė rėndėsishme nga mė tė ndryshmet. Si p.sh. Bedri, Hunejni, Hendeku, clirimi i Mekės, hixhreti, hyrja nė Medine, poashtu edhe shumė ligjėrime nė tė cilėn flitej pėr tė drejtat dhe principet e kėsaj feje[kava’idud din].
Tė gjitha kėto ngjarje tė pėrmendura dhe ligjėrimet, asnjėra prej tyre nuk u shėndrrua nė festė. Tė bėrit e ceremonive dhe festat nė ngjarjet e tilla janė vepra tė krishterėve(nazaretistet), tė cilėt nė ditė dhe ngjarje tė caktuara tė lidhura me Isaun alejhi selam, i bėnė festa dhe kremtime, ashtu siē ishte rasti edhe me jehudėt.
Festa(‘id), ėshtė dispozitė sheriatike; nė atė qė Allahu azze ve xhel e ligjėroi-ajo do tė pasohet, nė tė kundėrtėn nė fe nuk do tė futen ato gjėra qė nuk janė prej saj! Nė kėtė do tė bien padyshim bidate tė cilėt njerėzit i shpikin[trillojnė]-apo duke i kundėrshtuar tė krishterėt tė cilėt e festojnė lindjen e Isaut alejhi selam, apo pėrshkak tė dashurisė ndaj tė tė Dėrguarit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, dhe respektit ndaj tij!... 3
_____________________
Fusnota:
1.Me titullin 'Refuzimi i festave tė shpikura' kemi pėr qėllim festimin e “netėve tė mėdha” siē quhen tek populli ynė si p.sh.nata e Mevludit, nata e regaibit, nata e miraxhit, nata e beratit dhe ibadetet qė bėhen gjatė kėtyre “festave”.
2. "Lisanul arab" (3/319).
3. Shkėputur nga libri i shejhul islam Ibn Tejmijes : Iktida’ul Siratil-Mustekim,1/300
Vazhdon inshaAllah...
Krijoni Kontakt