Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Thirrje Islame
    Anëtarësuar
    28-01-2012
    Vendndodhja
    Në tokën e gjërë të Allahut
    Postime
    52

    Përgjigjeje ndaj “Kush janë Rrebiovcat?”

    Përgjigjeje ndaj “Kush janë Rrebiovcat?”
    (Përgjigjeje shum e shkurt ndaj asaj që është shkruar me këtë titull)


    Falenderimi i takon Allahun, atë e falenderoj prej Tij ndihm dhe falje kërkojë, përshendetjet më të përzemërta ia dërgojm të dërguarit ton, Muhamedit sal-Allahu alejhi ve sel-lem, familjës së tij dhe gjithë atyre që ndjekin rrugën e tij deri ditëne gjykimit.

    Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thenë:”Peshojë-vendosi njerëzit në pozitën e tyre”, dmth jepja secilit meritën dhe pozitën që i takon.

    Nga ky hadith po filloj edhe këtë shkrim, lus Allahun e madhëruar që të ndikojë sado pak në zemrat e prishura nga hasedi dhe inati, e të godas edhe mendjen e të pa njoftuarit për sprovat që po kalon ky Umet.

    Allahu nga mirësit më të mdhaja që na ka dhënë, është ajo që na ka bërë pjestar të fes së pastër dhe mesatar në të, ashtu edhe na ka quajtur në Kuranin famëlartë.

    Peshorja e njerzëve në pozitën e tyre bëhet nga muslimanët të cilët duan ta takojn Allahu me vepra të mira dhe jo të takojn Allahun duke i bërë pa drejtësi këtij apo atij.

    Termi i lartëpërmendur është aq banal, dhe i kohës së kaluar që ka rezultuar pa sukses tek thenësit e saj qysh para shum kohe, ngase gënjeshtra i ka këmbët e shkurta dhe shum shpejt del në shesh.

    Por në munges të mbrojtjës me argumente të qarta të doktrinave të tyre, dikush mundohet permes këtij termi të tregohet se është i ditur dhe se mundohet të këshilloj muslimanët dhe të i mbrojë ata nga “devijimet”.

    I devijuar është ai që fjalët e Allahut dhe të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem i mer sipas asaj që i kuptojn ata për të cilit Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thenë:”Kur përgjegjesit ia kalojn atij që nuk e meriton prite kjametin”.

    Pa dyshim se fjalët e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem jan shpallje nga Allahu, dhe si të tilla pa tjetër duhet të dal e vërteta e tyre për atë që ka fol për të.

    Sa më shum që largohemi nga shpallja aq më shum afrohemi nga dita e fundit, për këtë nuk besojë se ka dyshim dikush në të, por duhet ta kemi të qart se sa më shum afrohemi tek dita e fundit edhe shenjat e asaj dite lajmrohen.

    Prej shenjave të ditës së fundit dmth kjametit është kur vdesin dijetarët dhe për fetva mbesin të vegjëlit që me fetvat e tyre të humbura e humbin vetën dhe të tjetër.

    Ajo që më shtyri të shkruj këtë letër është vetëm një sqarim, rreth një punimi, të një “Hoxhe” dhe përkthimit të atij punimi nga një “Hoxhë”, e pas leximit të saj mu bë e qartë se autori i punimit, është në aq nivel të ultë saqë sikur mos të kishte qen obligim që t’ua qartësojm muslimanëve këtë gjë nuk do ja vlente fare të miremi me të për këtë shkak dhe nuk do të përmendi emri as të autorit dhe as të përkthyesit.

    Nga rradhitja si ka fillu punimi më jep të kuptoëj se autori është frikësur me përmend emra të dijetarëve të mdhej, si AbdulAziz ibën Bazin, Muhamed Salih El Uthejmin, Muhamed Nasirudin Albanin, Salih Fevzanin AbdulMuhsin el Abadi e shum të tjerë edhepse në mënyr indirekte ka fol drejt për drejt për ta, por frika e përmendjes se këtyre emrave është se nuk e lexon askush artikullin, edhe pse ashtu keshtu nuk lexohet, se është shum nivel i ultë.

    Ka fillu me përkufizimin e tyre se kush jan, dhe si start ka tregu se prijësi i tyre është dijetari Muhamed Eman el Xhamiij,e që këtë e përgënjeshtron dijetari i nderuar Salih el Fevzani, i cili e tregon gjendjen e tij, dhe thotë se kjo fjal është shpifje për të, ngase ai ka qen dijetar, e meqë ka luftuar bidatet dhe gjërat e kota është shpif për të. Më posht e keni linkun e përgjigjejes së sheikh Fevzanit, për ata që dine gjuhen arabe, munden edhe me ndëgju me zë këtë përgjigjeje,(e ky punim i dedikohet atyre që e din arabishtën ngase ata po i mashtrojn rinin e pafajshme).

    http://www.alathary.net/vb2/showthread.php?p=58473

    Në pikën e tretë ka përmendur se kan filluar luftën kundër dy hoxhollarëve, e që ato kritika i pari që i ka dhënë është Sheikh Albani, e pastaj edhe me fetvan e sheikh AbdulAziz ibën Bazit, jan ndaluar ligjeratat dhe librat e tyre dhe jan burgosur dhe ndaluar nga çdo aktivitet. Çdo qartësim rreth tyre do e gjesh në linkun e posht shenuar për ata që e din gjuhen arabe.

    http://www.alathary.net/vb2/archive/...hp/t-3198.html

    E për qudi, Selman Avde, që dikur për ta ishte dijetari i vetëm që ja ka qëlluar të vërtetës, tani po thirret më Liberali në gadishullin Arabic, saqë po kërkon që shijat e fëlliqur të ken më shum të drejta në Arabin Saudite. Nuk di tani është ende sheikh dhe dijetar i tyre apo???!!!

    Po në të njejten pike ka përmend njeriun që i solli shum fatkeqësi muslimanëve, duke i len ata në akide të sufive, esharive apo çfardo akide, vetëm selefije jo, dhe përsonalisht nuk di si nuk kan kuptu deri tash, dhe ende e përmendin atë njeri, është shum qudi, njeri që flet keq për Pejgambert e Allahut, njeri që thotë se Kurani është i krijum, njeri që thotë se Allahu qëndron çdo kund, dhe ende të mbrohet apo të flitem mire për të, kjo është çudia e shekullit 21, ndërsa nuk pritojn fare të flasin e të shpifin për sheikh Albanin, saqë njëri prej tye me një përgjigjeje kur pytet për Sejd Kutubin, thotë të kemi frik Allahun, mos të flasim për të, e pasi përfundon me këtë “këshillë”, i vie pytja, për sheikh Albanin, dhe fillon duke thenë se e kemi obligim me tregu se ka pas akide të Murxhiave!!! A ka injorancë më të madhe se kjo, për Sejd Kutubin thotë të kemi frik Allahun, e për sheikh Albanin, e kemi obligim me tregu akiden dhe Irxhan e tij?!!!!

    Autori Allahu e udhëzoft ka thenë, se nga historia e tyre shifet qartë se janë parti politike, unë e them me plotë bindje se nuk ka dikush që lufton partit politike më shum se selefit, e si ka mundësi të jetë parti politike dhe të luftoj partit politike???!!!

    Ka fillu të flas për Medh’hebin e tyre, aq shum është zhytur në gjëra të kota dhe shpifje saqë kam iden se nuk di si me dal prej saj, ka filluar se nuk e duan punën kolektive, ndërsa realiteti del shum qartë se kan Qendra islame, kolektive pothuajse në të gjitha vendet e botës.

    Për njohjen e aktualitet dhe gjendjen e muslimanëve, i këshilloj ti referohen një librit të shkurt por me kuptime shum madhore të sheikh Albanit Allahu e mëshiroft, të emruar “Pytje &Përgjigjeje, rreth njohjës së aktualitetit (fatmirësisht është përkthyer edhe në shqipë), besojë se ju ndihmon në të kuptuarit e aktualitetit, shkaqet që gjindemi në këtë gjendje dhe si të shërohet kjo smundje, apo ndoshta edhe me siguri se për këto gjëra nuk marin prej Sheikh Albanit, ngase tek ata sheikhu Allahu e mëshiroft nuk e ka njohur aktualitetin???!!!

    Nëse e lexon me vëmendje letren e shkruar të vjen me qesh se çfar ka në të, por nese ndalesh dhe mendon pak të vjen me qajt se në çfar niveli të ultë të edukates dhe njohurive kan.

    Bëjn krahasime të tilla, sikur i përgjashojn të tjerët me dike që nuk ka qen muslimanë fare, ka qen dhe është armik i përbetuar i islamit, e bëjn këtë krahasim me vetëm një qëllim që të iritojn muslimanët sa më shum prej tyre.

    Nuk e ka problem autori , depërton thell në zemrat e tyre dhe shikon edhe njetet dhe qëllimet e tyre, duke treguar se ata nuk kan sinqeritet dhe për diçka shum të vogël hedhin poshtë të afërmit dhe vëllëzërit e tyre.

    Sheikh Rrebia Allahu e ruajt, sikur asnjë vepër mos të kishe bë vetëm gabimet që ka qit në drit të më të devijuarit prej të devijuarve do kishte mjaftu, ndërsa ajo që unë po shof se prezantimi i shkrimit të sheikh Beker Ebu Zejdit është më shum se po i dhimbet Sejd Kutubi sesa sheikh Beker Ebu Zejdi.

    Falenderimi i takon Allahut, që dimi të nderojm dijetarin Beker Ebu Zejdin, dhe dijetarin Rebi ibën Hadi el Med’halin, ndërsa ju nuk jeni në gjendje të bëni dallimit mes Sejd Kutubit (njeriut që shan Musen alejhiselam, njeri që thot se Kurani është i krijum, njeri që thotë se Allahu është çdo kund, e sa e sa devijimet tjera), dhe një dijetari të sunetit.

    Duke lexuar mëposht bindem se autori i kësaj teme, me të vërtet qenka një nxenës i dalur nga shkolla e Sejd Kutubit, ngase lavdratat dhe këshillat që po jep nuk ka mundësi një gjë të till me bë vetëm se ai që ka aso ide të prishura,nuk po quditem shum për autorin ngase është i panjohur për mua shum, porse përkthyesi, që sipas tij thërren në Tevhid, a nuk është fare xheloz për Tevhidin, por vetëm të përkethej kësi fjal, që aludon në lavdratat ndaj Sejd Kutubit, e që dihet se ka qen vazhdimësi e Hasan el Benas, qudi qudi qudi.

    Unë me sa dij aq shum dijetarët kan folur për tefsirin e tij, që është i mbushur me gabime, e gënjeshtra e çdo gjë të keqe, saqe disa prej tyre kan thenë se duhe të djeget i tëri, ndërsa jam në qudi shum të madhe si ka pasur mundësi përkthysi të përkthej këto fjal, dhe të del nëser apo pasnerës të thërren në Tevhid, apo edhe ta emroj webfaqen e tij me emër të Tevhidit.

    Ka bërë një krahasim shum skandaloz kur ka përmend se gjoja si( S.K,), ka edhe dijetarë të më hershëm që kan gabime, ata me të vërtet kan qenë dijetarë, ndërsa ky nuk ka qen tjetër pos një letrar e që është zhytur gabimisht në çështjet e fes së Allahut dhe ka mar pozita që nuk i kan takuar për atë edhe ka bërë ato gabime fatale.

    Qudia e madhe vjen, kur shef se kritikohet një njeri që ka treguar gabimet e të devijuarve në çështjet e akides besimit të pastër ndërsa ngritet dhe krejt këtë punim aspak të dobimshëm dhe përplot me pallavra e bënë për të kritikuar atë dijetar në çëshjet e Xherhit dhe Ta’dilit, që janë çështje ixhtihadije, që nuk prekin në bazamentin e besimit të pastër, dhe mbron atë që gabimet e tija jan në akide dhe besim.

    I gjori Allahu e udhëzoft ka hartuar një list me emra, për disa vende të botës që sipas tij kan rrjetin e vetë të shpërndar, e di se për shum prej tyre është shpifë, ngase sipas tyre janë ende të vegël dhe të ri në kërkimin edijes se kan gabu që në start sipas tyre, mirëpo më quditi fakti që ka rendit në mesin e rrjetit të “Rrebiovcave”, në Jemen, edhe Sheikh Mukbilin, e kjo ishte kulminacioni i injorances së autorit, kjo i bie me thenë Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve selam ka qen në medh’hebin hanefij.

    Në fund të kësaj liste ka përmend shpërdorime financiare, e shkencore e morale, nuk di se kush ka shpërdorim ma të madh se të gjitha shoqatat që thithin sadakan dhe zekatin e muslimanve dhe ua dedikojn vetëm atyre që shkojn sipas metodologjis të tyre, ndërsa të tjerët i largojn nga kjo e drejt e tyre që të përfitojn nga ajo pjes që ju takon, kjo është vërtetuar me shum shoqata që kan ekzistuar nëpër shum vende të botës.

    Ndërsa për moralin e ultë, quditem se si ka mundësi të hapin këtë tem, ku shum prej tyre gjuhen e tyre e kan të lagur qdo her me fjalorin e sharjes dhe ofendimit, shan nënen, motren, gruan e një selefiu duke mos pas frik Allahun se është duke shar, nënen, motren dhe gruan e vetë ngase sharja i kthehet atij.

    Edukatën e tyre e shfaqin, çdo here kur është në fokus përgojimi i një selefiu apo një motre që ka metod të vetën metodën e selefit.( bile bile shum prej tyre mundohen edhe të ndajn dhe të prishin burr dhe grua, apo edhe të atyre që dojn të martohen mes vete, duke shpif se ata jan rrebiovca, nuk kan akide të pastër nuk janë të përshtatshem, e disa prej tyre me injorancën e modernizuar thërrasin motrat që duan të martohen me nje selefi dhe shpifim dhe përgojojn çdo gjë të keqe, derisa ta bindin atë motër për mos martes me atë vëlla, edhepse mjerisht ai vëllau është i pastër dhe viktim e shpifjeve të të tillëve, andaj kujdes motra nga këta përsona).

    Përfitimet dhe afrimet e tyre, çdo here i arrin, duke shpif, duke gënjyer, duke shar e ofenduar selefit, gjë e vërtetuar nga shum ata që janë kthyer në metodëne selefit, e që dikur ishin shoqrues të tyre.

    Ka vazhduar me karakteristikat e “Rrebiovcave”, e njëren prej tyre, ka tënë se fillojn me fol kundër muxhahidave dhe hizbijëve para se me thenë Bismilah nuk di me çfar injorance shkrun këto fjal kur dihet se askush prej selefive nuk ka fol për Muxhahidat, porse ata përgjigjejet e tyre i mbështesin në bindjet dhe fetvat e dijetarëve të mëdhej, mirëpo, e them edhe një here ngase frika që ky autor të përmend emrat e mëdhaj, atëher ka përdorur këto llojë lojëra që të blejn mendjen e muslimanëve që jan të pakët në dije.

    Fjala e tij:“…… sharja e Sejjid Kutubit dhe konsiderimi si bidaçi, konsiderimi i ihvanëve dhe Hasan el-Bena bidaçi, sharja dhe fyerja e të gjitha xhematëve islame, fyerja e Muhamed ibën Surur Zejn el-Abidin,”

    E vërtetë, dhe kjo po më jepë të kuptojë se autori ka shum pak xhelozi për akiden e pastër, dhe favorizon ihvanul musliminët, dhe idet e Hasan el Benes, e për idet dhe bindjet e tyre kan folur shum dijetarët e selefit.

    Prap injoranti Allahu e udhëzoftë ka përmend emrin e Sheikh Mukbilit, që rradhitet nga 4 dijetarët më të mëdhaj të këtij shekulli, dhe nuk ka shpëtuar as Sheikh Jahja Nexhmi, Allahu i mëshiroftë të gjithë.

    Kush e shan Sheikh Albanin atëher?
    A jan ata Ali el Halebiu, dhe Mesh’hur Hasen, apo Mukbil el Vadij?
    Apo Sefer Havali dhe Selman Avde apo edhe shqipëfolësit tone, të shkretë?


    “Shum prej tyre janë spiun të sherbimeve sekrete”, për të thenë këtë fjal duhet të kesh argumente shum reale dhe fakte të forta dhe bindëse, ose të jesh vet nga sherbimi sekret dhe të dish numrin e puntorëve të sherbimit sekret.

    Sipas këtij të gjori, po na del se komisioni i përherëshem për fetva dhe dijetarët e mëdhaj të arabis Saudite qenkan spiun dhe dijetar të mbretëris që për interesa të mbretëris po e shesin fen e Allahut!! Këtë e kan thenë disa here por kjo aludon vetëm në një gjë se ata janë aq të vegjël në dije, saqë nuk jan në gjendje të bëjn as këtë dallim.

    Në fund e tregon realitetin e vetë, thotë i gjori se në debatim me ta, hidhrohet debatues dmth ata, fillon të shaj e të ofendoj, po shum e vërtetë kjo ngase mungesa e argumentimin bënë që të gjorët të përdorin gjuhën e sharjes dhe fyrjës ngase nuk kan gjuhë të argumentit.


    Ka vazhdu autori dhe ka thenë, Si t’iu përgjigjemi fjalëve të tyre?

    Realisht duhet të përgjigjeni me gjuhen e argumentit, me fjalët e Allahut dhe të Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ashtu siqë i kan kuptuar dijetarët e selefit duke filluar nga sahabet e deri tek yjet e këtij shekulli, mirëpo kjo ju mungon, ngase jeni të pakt në dije dhe për përgjigje të tyre kan vetëm:

    1. Përgojim
    2. Shpifje
    3. Gënjeshtra
    4. Sharje
    5. Ofendime.

    Ka vazhduar autori duke thenë, apo duke sinjalizuar në rrezikun e “Rrebiovcave”, e që sipas tyre na qenka mungesa e dijës tek ta, është qudi, a thua Muhamed Emanij el Xhami’i qenka injorant apo sheikh Mukbili Allahu i mëshiroftë apo hoxhollarët e tyre, që ende nuk njifen as në lagjen e tyre, e spo flas në globin botrorë.

    Nuk i vjen turp fare të përmend edhe çështjen e protestave në vendet arabe dhe për fatkeqësin e mbytjës të sa e sa muslimanëve, gjykimi i dijetarëve të mëdhenjë në lidhje me protestat është shum i qartë.!!!

    Ajo se çfar pretendon se duhet vepruar në drejtim të “Rrebiovcave”, është diqka shum banale dhe nuk do shkruj asgjë ngase banaliteti i saj nuk me le të bie në atë nivel.

    E krejt në fund, nuk e di a është nga autori apo nga përkthyesi ajo anekdot, porse e tregon gjuhën dhe edukatën e tyre në formën më të lart të mundëshme.

    Një fjal e urtë thotë, mos e pyt njerin se çfar je ngase të tregon vet!!!

    Të tillët nuk din të rrespektojn dijetarët, din vetëm të shpifin dhe të gënjeshtrojn për ta.

    Në vazhdim paraqes në pika të shkurta se kush është Dijetari Rrebi ibën Hadi el Med’halij

    Ai është dijetari i madh i njohur Rabi bin Hadi bin Muhamed Umejr el Med hali. I përket fisit të njohur të Med halive në zonën e Xhazanit në jug të mbretërisë së Arabisë Saudite.
    Lindja e tij

    Lindi në fshatin e vogël të Xheradijes në perëndim të qytetit të Samitas në vitin 1351 h. babai i tij ndërroi jetë një vit e gjysëm pas lindjes së tij, kështu që u rrit nën kujdesin e nënës së tij e cila u kujdes për të dhe e edukoi në formën më të mirë. Ajo i mësoi moralet e ndershme që kanë të bëjnë me sinqeritetin mbajtjen e amanetit si dhe inkurajimin për kujdesin ndaj namazit pa lënë mënjanë dhe ndikimin e xhaxhait të tij në këtë aspekt.
    Formimi i tij akademik

    Në moshën tetë vjecare Shejhu iu bashkangjit tubimeve të dijes që mbaheshin në fshat, kështu ai mësoi shkrim këndimin e ai që ai mësoi këtë ishte shejh Shejban el Arishi, Kadi Ahmed bin Muhamed Xhabir el Med hali, Muhamed Husejn Meki. Kuranin e mesoi nga shejh Muhamed bin Muhamed Xhabir el Med hali kun ë të njejtën kohë nga ai mësoi dhe Teuhidin, texhvidin. Pas kësaj ai iu bashkangjit mësimeve në shkollën selefije që ndodhej në qytetin e samitas.

    Prej mësuesve mund të përmendim dhe Shejhun e madh dhe juristin e njohur Nasir Halufe Tajash Mubareki Allahu e mëshiroftë që ishte dijetar i njohur dhe njëri prej nxënësve më të spikatuyr të shejh Karaviut Allahu e mëshiroftë tek i cili studio librin Bulugul Meram dhe Nuzhetun Nadhar që të dy librat me autor ibn Haxherin Allahu e Mëshiroftë.

    Më pas iu bashkangjit insitutit akademik në samita dhe aty ai mësoi nga një grup dijetarësh të ndershëm ku më i njohuri dhe më i spikatuir ishte Hafidh bin Muhamed el Hakemi Allahu e mëshiroftë. Gjithashtu mësoi dhe nga vëllai i këtij të fundit shejhut të nderuar Muhamed bin Ahmed el Hakemi. Aty ai mori mësime dhe nga shejhu I nderuar dhe hadithologu I njohur Ahmed bin Jahja en Nexhmi Allahu e ruajt pa lënë mënjanë dhe mësimet në Akide që mori nga shejhu dhe doktori I nderuar Muhamed bin Eman el Xhami Allahu e mëshiroftë.

    Jurisprudencën e mësoi nga shejhu i nderuar Muhamed Sagir Humejsi e shumë e shumë të tjerë nga të cilët përfitoi njohuritë e gjuhës gramatikës etj.

    Në fund të vitit 1380 h ai mbaroi insitutin akademik në qytetin e Samitas dhe në fillim të vitit 1381 ai iu bashkangjit fakultetit të sheriatit në qytetin e rijadit. Aty ai vazhdoi dy muaj, e pas hapjes së universitetit të Medines ai shkoi atje dhe iu bashkangjit universitetit islamik në fakultetin e sheriatit. Aty ai mësoi për katër vjet dhe u diplomua në vitin 1384 h me notat më të larta.

    Mësuesit prej të cilëve shejhu mori mësime ishin:

    Hirësia e tij dijetari i madh Myftiu i mbretërisë së Arabisw Saudite Abdul Aziz bin Bazi Allahu e mëshiroftë i cili i mësoi Akiden tahavije.
    Dijetari i njohur dhe hadithologu i madh Muhamed Nasirudin Albani Allahu e mëshiroftë nga ai cili mësoi hadithin dhe senedet.
    Dijetari i nderuar dhe i madh Abdul Muhsin Abad tek i cili mësoi fikhun për tri vjet nga libri Bidaletu el Muxhtehid.
    Dijetari i madh komentatori i njohur dhe juristi i përkryer Muhamed emin Shenkiti autori i librit Eduaul Bejan. Tek ai mori mësiim në tefsir në bazat e fikhut për katër vite me rradhë.
    Shejh Salih el Iraki nga i cili mori mësime në akide.
    Shejhu dhe hadithologu Abdul Gafar hasen el Hindi nga i cili mori njohuritë e hadithit dhe terminologjisë së tij.

    Pas diplomimit punoi për një kohë si mësues në insitutin e universitetit islamik e më pas iu bashkangjit studimeve akademike duke arritur të marrë masterin në fushën e hadithit e pikërisht nga universiteti i mbretit Abdul Aziz në degëne mekes kjo në vitin 1397 h. aty ai parashtroi studimin e njohur me titull mes dy imamëve muslimit dhe derakutniut. Në vitin 1400 h ai mori gradën e doktoraturës nga i njejti universitet në studimin që I bëri librit “enuket ala kitab ibn salah me autor ibn haxhëerin Allahu e mëshiroftë. Më pas ai u kthye në universitet ku dha mësim në fakultetin e hadithit profetik. Atje ai u mësoi nxënësve hadithin shkencat e tij llojet e tij e kështu vazhdoi derisa u caktua dekan i deges së hadithit në studimet akademike dhe tani ai gëzon gradën professor Allu i dhëntë shëndet dhe punë të mira.

    Shkrimet e tij janë sic vijon:

    1. “Mes dy imamëve Muslimit dhe Derakutiniut” vëllim i madh dhe studim në master.
    2. “En Nuket ala Kitab ibn Salah” (Libër në shkencën e Hadithit). I botuar në dy vëllime studim në doktoraturë.
    3. “Studim i librit El Med hal fi Sahih i imam Hakimit. Prej këtij libri është botuar vetëm vëllimi i parë.
    4. Studimi I librit “Et Teuesul uel Uesile” me autor ibn Tejmijen i botuar në një vëllim të vetëm.
    5. “Metodologjia e profetëve në theirrjen për tek Allahu”
    6. “Sadu udvanil Mulhidin ue hukmu el Istigatheti bi gajril Mulimin”
    7. “Pozita e ndjekësve të Hadithit”
    8. Metodologjia e imam Muslimit në rradhitjen e sahihut të tij.
    9. Ehlul Hadithi janë grupi I shpëtuar dhe pala e ndihmuar “dialog me Selman el Auden”
    10. Akuzat e seid kutubit kundrejt shokëve të profetit as. (Përktheu Fatjon Çorapi, me disa shkurtime nga unë).

    Ky ishte Sheikh Rrebi ibën Hadij el Med’halij Allahu e ruajt dhe e forcoft në të vërtetën deri në vdekje.

    Për fund:

    Nuk ka njeri pa gabime dhe të meta, por më i miri është ai që pendohet tek Allahu.
    Nuk themi se sheikhi i nderuar është i pagabuar, porse në çështjet bazike është i pastër nga ajo që është thenë për të.

    Kështu ne i rrespektojn dijetarët, ngase kështu na kan mësuar dijetarët. E kritikat mes dijetarve të sunetit mbesin këshilla dhe mësime mes tyre, kam për qëllim në çështjet ixhtihadije që ka mundësi të ketë edhe mendim të kundër me ndonjerin prej tyre, për ketë edhe jemi mesatar, as nuk e teprojm në kapjen pas tij dhe as nuk e nënqmojm pozitën e tij, mbetet dijetar i nderuar në zemrat tona.

    E përseris edhe një here atë që kam thenë në fillim, sikur mos të kishe qen obligim qartësimi i kësaj çështje nuk do kisha shkruajt për të.

    Këshillë :

    1. Për të gjithë ata që jan viktim e kësaj shpifje, që të pendohen tek Allahu, të largohen nga idet e tilla, mos të bëjn pa drejtësi ndaj vëllëzërve dhe motrave të tyre.
    2. Të shikohet ajo se çfar flitet për ta, ngase sot është shum leht të vërtetohen gjërat.
    3. Mos të bie viktim e fjalëve të kota, të largohet nga përgojimet dhe thashëethemet.
    4. Të kërkojë hallall për çdo shpifje që ka mar pjesë ndaj një selefiu apo selefije.
    Lus Allahun të na bashkojë të gjithëve në atë që ishte Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve selam dhe shokët e tij.

    Unejs Murati
    Gjilan/Kosovë


    Burimi: http://www.albselefet.com/keshilla-t...rebiovcat.html
    'Cdo njëri është peng i veprave të veta.' (Tur,21)

  2. #2
    . Maska e alDI
    Anëtarësuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    663
    Dallimi mes jush "albselefet" edhe xhematit te atij qe i drejtohet ky shkrimi me siper eshte teper i vogel.
    Juve i beni muslimanet bidatcinj (cdo bidat te con ne zjarr) kurse ata bejne tekfir.

    Juve skeni lene Hoxhe ne trojet Shqiptare pa e quajtur hizbi, bidatci, i dale nga menhexhi etj etj.
    Te njejten gje bejne dhe pala tjeter per te cilet flet Unejsi.

    Qe kur jeni shfaqur juve, daua ne trojet shqiptare ka ngecuar dhe ka marre kahje tjeter.
    Ne nje vend ku mbizotron shirku dhe nje vend ku as 2% e popullsise nuk e njofin Islamin, juve merreni me "bidatin" dhe nuk i lini hoxhallaret te bejne punen e tyre por ju hidhni ferra neper kembe qe ata mos te kene mundesi te bejne punen e tyre.
    Dhe ajo qe eshte me e poshtra eshte se juve me shume sulmoni ata Hoxhallare qe me se shumti bejne daua dhe me se shumti kane xhemate ne trojet tona si Enis Rama, Ahmed Kalaja, Shefqet Krasniqi, Bekir Halimi, Ismail Bardhoshi, Sedullah Bajrami etj etj....krejt keta juve i konsideroni hizbi dhe te dal prej menhexhit.
    Mu keta Hoxhallar jane kokat e davetit ne trojet tona, keta jane po ata qe sulmohen me shume nga ju por edhe nga armiqt e Islamit.

    Falenderimi i takon Allahut qe juve jeni nje pakice shume e vogel dhe te paperfillshem, bashk me ata te cmendurit e Maqedonise.

    Lus Allahun tju udhezoje qe te kuptoni realitetin e Shqiperise dhe te kuptoni gabimet tuaja.

    p.s "armiq te Islamin" nuk e kam fjalen per ju.
    .

  3. #3
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu!

    Vëllai im aIdi diku ka të drejtë dhe nuk mund që negohet se janë duke e tepruar me largimin e vëllezërve që posa shohin nji bidat nga nji person, ata e kundërshtojnë atë ashpër ( bile edhe në publik ) duke e marrur fetvanë e Shejh Rabijes dhe duke thënë se nuk duhet me pasë asçfarë komunikimi me të dhe as që të marrësh nga ai dhe as që të mos i hapësh atij ( bijën ), se shkaku ata janë jashtë menhexhit dhe janë prej të devijuarve.

    Por, në këtë që ka sjellë vëllau me nofkën Thirje Islame e ka për detyrim që të sjellë, jo vetëm komentet e Hoxhës Uvejs Muratit, por të sjell qëllimin e emërtimit të tyre si Rabiovca, se pse e kanë marrë këtë emër nga të tjerët, e them këtë jo për ndonjë qëllim të keq, por për të qenë më e qartë se ku është problemi i emërtimit të tyre me atë emër.

    Shumë bukur Hoxhe i nderuar ka thënë më sipër se çdo person gabon dhe me këtë të gjithë besoj se jemi dakort, por pasimi i verbërt i çdo Dijetari edhe në gabim, kjo më duket paksi absurde. Unë jo që kam ndonjë gjë me Dijetarin në fjalë, por në gabim nuk ja marr asesi fetvanë e tij edhe në rastëse është Dijetari i Kohës, pa e argumentuar atë fetva me Kur'an dhe Sunnet dhe me pru shembulla nga Muhammedi sal-Allahu alejhi ve sel-lem dhe Sahabët e nderuar, që ta kuptojmë më mirë se si qëndron puna në emërtimin e tjerëve si bidatçi, hizbi, etj., a e kanë pasur ata këtë sjellje dhe si janë sjellur sahabët kur kanë hasur me bidatçitë ( të kuptojmë nji gjë se bidatçi ka që e bëjnë bidatin me vëmendje dhe ka prej tyre që janë duke vepruar bidatin, por nuk e dinë se është bidat ).

    Sikur e kam thënë edhe më parë se, nuk e them këtë për të ofenduar dikë, por vetëm për të qartësuar atë që njerëzit thiren në emra të ndryshëm duke e etiketuar sipas asaj që ata mendojnë.

    Nuk dua ta zgjas më, por unë them se:

    Çdo gjë që argumentohet me Kur'an dhe Sunnet është e mirëseardhur dhe të tjerat nuk miren parasysh edhe në rastëse ata fjalë vijnë edhe nga nji Dijetar i Famshëm ( kushdo qoftë ai ).

    Esselamun alejkum.

    Ramazani.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-04-2010
    Postime
    50

    Dhe ajo qe eshte me e poshtra eshte se juve me shume sulmoni ata Hoxhallare qe me se shumti bejne daua dhe me se shumti kane xhemate ne trojet tona si 1.) Enis Rama, 2.) Ahmed Kalaja, 3.) Shefqet Krasniqi, 4.) Bekir Halimi, 5.) Ismail Bardhoshi, 6.)Sedullah Bajrami etj etj....krejt keta juve i konsideroni hizbi dhe te dal prej menhexhit.
    Keta individa që i ke permend (gjithësej 5, dhe secili ka menhexh "unik"), më të vertet bejnë shumë davet, por pyetja është së qfarë lloj daveti bejnë?!?!? Sa kanë kuptuar keta individ nga fjala "La ilahe il-laAllah", dhe në cilen menyrë i kanë thirrjë njerzit në Teuhid?!?

    Po ta japi vetem një shembull, se sa mirë e kanë kuptuar Akiden keta njerzë (Edhe pse të gjithë 5 emra që i ke permend kanë akide të ndryshme, dhe nuk janë fare të njejt..):

    1.)



    2.)



    Keta individa asgje nuk kanë kuptuar rreth njohjes së shirkut të madh dhe njohjes së Teuhuidit. Aq më pak e kanë kuptuar dallimin mes muslimanit dhe mushrikut.


    Më të vertet është berë ky din i juaj (gharib), dhe pjestaret e tij janë të huaj në ketë kohë, saqë aj që therret në Teuhid dhe shpetim quhet "khavarixh dhe Tekfirc", ndersa kush therret në zjarr, kufr dhe shirk të madh qenka "Hoxhë i madh i rrespektuar".

    SubhanAllahi-l-Adhim. Ka thenë një fjalë të bukur sheikhu-l-Islam Muhammed ibn Abdul-Wahhab: "I mjerë aj popull, i cili ka më pak dituri sesa Ebu Xhehli rreth fjales La ilahe il-laAllah..."

    Sheikh Shankiti (Allahu e mëshiroftë) thotë:

    “ Nuk ka dallim mes atij që bënë shirk në Hukm (në çështjet e gjykimit) dhe atij që bënë shirk në forma tjera të ibadeteve. Ai i cili e ndjek një legjislacion (ligjë) tjetër pos ligjit të Allahut , është i njëjt sikur ai që adhuron një idhull. Të dyja janë njëjt, I përshkruan partner Allahut dhe janë mushrik.”

    Allahu e udhëzoftë ketë popull dhe keta "hoxhallar" para së të behet vonë per ta. Nese nuk permisohen dhe pendohen para së të jetë vonë, i pret perfundim i keq dhe denim nga Krijuesi i Gjithësisë, i cili do të gykojë mese rroberve të Tij në diten e gjykimit.


    Ne nje vend ku mbizotron shirku dhe nje vend ku as 2% e popullsise nuk e njofin Islamin
    Të verteten e ke thenë: Shumica dermuese sot nuk e njofin Islamin dhe nuk kanë kuptuart asgje nga dini i Allahut i Madhëraur. Një pjesë e tyre fali namaz dhe japin zeqat, por keto gjerat nga deget e Islamit nuk i bejnë musliman, dhe nuk mjaftojnë për ti konsdieru si pjestarë të Islamit.

    Nese i shiqojmë "hoxhallaret", e kuptojmë perse është gjendja keshtu: As ata vetë nuk i njofim meselet e rendesishme, e siq mund të pritet atëherë nga popullata që ti njofin ato mesele?!?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Abdur-Rahman70 : 04-03-2012 më 10:16
    "...Thuaj: “A janë ata që dijnë, njësoj me ata që nuk dijnë?”..." (Ez Zumer:9)

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e perkthyese
    Anëtarësuar
    16-01-2012
    Postime
    101
    Kush janë rebiovcat dhe cilat janë bindjet e tyre?


    Pyetje: Çka mund te na thoni me shume per rabiovcat dhe nese mundeni te na sqaroni kete shprehje te hoxhes Ali Tamimi: “Këta (rabiovcat) janë Havarixhë ndaj thirrësve Islam, janë Murxhia ndaj pushtetarëve, janë si Rafiditë ndaj grupeve tjera, dhe janë si Kaderitë ndaj jehudive, krishterëve dhe jobesimtarëve tjerë”.

    Përgjigje:

    Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

    Së pari: Rebiovcat janë një grup i devijuar pjesërisht nga pasimi i dijetarëve të Ehli Sunetit, të cilët kanë dalur në këtë shekull dhe kanë shkaktuar fitneh dhe përçarje të madhe në gjithë umetin islam. Imami dhe mësuesi i tyre është Shejh Rebia El-Med’hali, prej të cilit edhe e kanë marrur emrin e tyre: Rebiovca.

    Shejh Rebia ka mësuar pranë dijetarëve të mëdhenj të Arabisë Saudite, të cilët edhe e kanë lavdëruar atë më herët. Por, pas tyre ai vazhdoi rrugën e tij të gabuar duke i përgojuar dhe nënçmuar dijetarët, si dhe duke kërkuar dhe hulumtuar për gabimet e tyre.

    Për të kanë folur disa prej dijetarëve dhe e kanë kundërshtuar atë dhe metodën e tij. Prej tyre edhe Shejhu Muhadith AbdulKadir Arnauti. Dëgjo!

    Së dyti: Bindjet e tyre të gabuara dhe të devijuara:

    -Rebiovcat në çështjet e imanit dhe kufrit pajtohen me murxhiet dhe xhehmijtë, edhepse në definicion janë të njëjtë me Ehli Sunetin. Por, në detajet dhe kuptimin e vërtetë të këtij definicioni, dallojnë shumë prej Ehli Sunetit.

    -Rebiovcat nuk përtojnë fare të kërkojnë dhe hulumtojnë gabimet e dijetarëve, dhe të shkruajnë libra të tërë kundër tyre, apo të mbajnë ligjerata të plota duke përmendur të metat e tyre. Dhe çdokush që nuk është me bindjet e tyre është i devijuar dhe i humbur, dhe të vetmit të cilët e pasojnë “të vërtetën” janë ata dhe vetëm atyre u takon emri Selefi, dhe të gjithë të tjetër janë bidatxhinj dhe të humbur. Saqë prej gjuhëve të tyre nuk kanë shpëtuar edhe shumë dijetarë të mëdhenj të kësaj kohe, të cilët i kanë ofenduar me ofendime dhe nënçmime të ndryshme. Për ta Shejh Ibn Xhibrini (rahimehullah) është bidatxhi, Ebu Is’hak El-Huvejni është tekfirij, Muhamed AbdulMaksudi është havarixh, Muhamed Salih Munexhidi është bidatxhi, Muhamed Hasani është injorantë, Muhamed Husejn Ja’kubi është përrallaxhi, dhe shumë dijetarë të tjerë të cilët nuk kanë shpëtuar prej gjuhës së pakontrolluar të tyre, duke harruar se mishi i dijetarëve është i helmuar.

    -Rebiovcat me gjithë ofendimet dhe nënçmimet që ua bëjnë shumë dijetarëve, ata nuk lejojnë assesi që dikush të flet dhe të ngritë zërin e tij kundër pushtetarëve. Dhe nëse gabimet e dijetarëve janë të vogla, ato duhet të përhapen dhe kundërshtohen, ndërsa nëse gabimet e kryetarëve janë të mëdhaja dhe arrijnë deri në shkallën e kufrit, ato duhet të mbulohen dhe arsyetohen.

    -Përveç ofendimeve të shumë dijetarëve, prej gjuhës së tyre nuk kanë shpëtuar edhe muxhahidët të cilët kanë sakrifikuar me pasurinë dhe jetën e tyre, për të mbrojtur fenë e Allahut dhe për të lartësuar fjalën e Tij.

    -Rebiovcat nuk e mohojnë xhihadin dhe vlerën e tij që ka në fenë e Allahut, por e mohojnë ekzistimin e tij në këtë kohë, ngase për të qenë xhihadi i pranuar sipas tyre, duhet për këtë të jep leje Mbreti i Saudisë, miku dhe aleati i fortë i Amerikës dhe idhujtarëve. Kështuqë përderisa Mbreti nuk ka dhënë leje, xhihadi që bëhet në tokat islame është i kotë dhe i pavlerë. Bile është edhe mëkat, ngase është dalje prej urdhërit të “Halifes” së muslimanëve.

    -Ata të cilët e thonë hakun dhe i kundërshtojnë rebiovcat, sipas tyre quhen: Havarixh, tekfirca, bidatxhi, kutbij, hizbij, etj.

    Së treti: Thënia e hoxhës së nderuar Ali Temimi (Allahu e liroftë - edhepse këtë thënie e kanë thënë edhe të tjerë para tij) nënkuptohet prej bindjeve të gabuara të tyre të përmendura më lartë.

    Lusim Allahun (azzevexhel) që t’i drejtojë në rrugë të drejtë ata të cilët kanë rrëshqitur prej besimit të pastër të Ehli Sunetit dhe kanë devijuar rrugën e tyre, duke menduar se janë në pasimin e hakut dhe të argumenteve të Sheriatit. Si dhe t’ua mundëson atyre kuptimin e vërtetë të argumenteve dhe t’i largon prej dyshimeve dhe bindjeve të kota dhe të gabuara të tyre.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Thirrje Islame
    Anëtarësuar
    28-01-2012
    Vendndodhja
    Në tokën e gjërë të Allahut
    Postime
    52
    Citim Postuar më parë nga perkthyese Lexo Postimin
    Kush janë rebiovcat dhe cilat janë bindjet e tyre?


    Pyetje: Çka mund te na thoni me shume per rabiovcat dhe nese mundeni te na sqaroni kete shprehje te hoxhes Ali Tamimi: “Këta (rabiovcat) janë Havarixhë ndaj thirrësve Islam, janë Murxhia ndaj pushtetarëve, janë si Rafiditë ndaj grupeve tjera, dhe janë si Kaderitë ndaj jehudive, krishterëve dhe jobesimtarëve tjerë”.

    Përgjigje:

    Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

    Së pari: Rebiovcat janë një grup i devijuar pjesërisht nga pasimi i dijetarëve të Ehli Sunetit, të cilët kanë dalur në këtë shekull dhe kanë shkaktuar fitneh dhe përçarje të madhe në gjithë umetin islam. Imami dhe mësuesi i tyre është Shejh Rebia El-Med’hali, prej të cilit edhe e kanë marrur emrin e tyre: Rebiovca.

    Shejh Rebia ka mësuar pranë dijetarëve të mëdhenj të Arabisë Saudite, të cilët edhe e kanë lavdëruar atë më herët. Por, pas tyre ai vazhdoi rrugën e tij të gabuar duke i përgojuar dhe nënçmuar dijetarët, si dhe duke kërkuar dhe hulumtuar për gabimet e tyre.

    Për të kanë folur disa prej dijetarëve dhe e kanë kundërshtuar atë dhe metodën e tij. Prej tyre edhe Shejhu Muhadith AbdulKadir Arnauti. Dëgjo!

    Së dyti: Bindjet e tyre të gabuara dhe të devijuara:

    -Rebiovcat në çështjet e imanit dhe kufrit pajtohen me murxhiet dhe xhehmijtë, edhepse në definicion janë të njëjtë me Ehli Sunetin. Por, në detajet dhe kuptimin e vërtetë të këtij definicioni, dallojnë shumë prej Ehli Sunetit.

    -Rebiovcat nuk përtojnë fare të kërkojnë dhe hulumtojnë gabimet e dijetarëve, dhe të shkruajnë libra të tërë kundër tyre, apo të mbajnë ligjerata të plota duke përmendur të metat e tyre. Dhe çdokush që nuk është me bindjet e tyre është i devijuar dhe i humbur, dhe të vetmit të cilët e pasojnë “të vërtetën” janë ata dhe vetëm atyre u takon emri Selefi, dhe të gjithë të tjetër janë bidatxhinj dhe të humbur. Saqë prej gjuhëve të tyre nuk kanë shpëtuar edhe shumë dijetarë të mëdhenj të kësaj kohe, të cilët i kanë ofenduar me ofendime dhe nënçmime të ndryshme. Për ta Shejh Ibn Xhibrini (rahimehullah) është bidatxhi, Ebu Is’hak El-Huvejni është tekfirij, Muhamed AbdulMaksudi është havarixh, Muhamed Salih Munexhidi është bidatxhi, Muhamed Hasani është injorantë, Muhamed Husejn Ja’kubi është përrallaxhi, dhe shumë dijetarë të tjerë të cilët nuk kanë shpëtuar prej gjuhës së pakontrolluar të tyre, duke harruar se mishi i dijetarëve është i helmuar.

    -Rebiovcat me gjithë ofendimet dhe nënçmimet që ua bëjnë shumë dijetarëve, ata nuk lejojnë assesi që dikush të flet dhe të ngritë zërin e tij kundër pushtetarëve. Dhe nëse gabimet e dijetarëve janë të vogla, ato duhet të përhapen dhe kundërshtohen, ndërsa nëse gabimet e kryetarëve janë të mëdhaja dhe arrijnë deri në shkallën e kufrit, ato duhet të mbulohen dhe arsyetohen.

    -Përveç ofendimeve të shumë dijetarëve, prej gjuhës së tyre nuk kanë shpëtuar edhe muxhahidët të cilët kanë sakrifikuar me pasurinë dhe jetën e tyre, për të mbrojtur fenë e Allahut dhe për të lartësuar fjalën e Tij.

    -Rebiovcat nuk e mohojnë xhihadin dhe vlerën e tij që ka në fenë e Allahut, por e mohojnë ekzistimin e tij në këtë kohë, ngase për të qenë xhihadi i pranuar sipas tyre, duhet për këtë të jep leje Mbreti i Saudisë, miku dhe aleati i fortë i Amerikës dhe idhujtarëve. Kështuqë përderisa Mbreti nuk ka dhënë leje, xhihadi që bëhet në tokat islame është i kotë dhe i pavlerë. Bile është edhe mëkat, ngase është dalje prej urdhërit të “Halifes” së muslimanëve.

    -Ata të cilët e thonë hakun dhe i kundërshtojnë rebiovcat, sipas tyre quhen: Havarixh, tekfirca, bidatxhi, kutbij, hizbij, etj.

    Së treti: Thënia e hoxhës së nderuar Ali Temimi (Allahu e liroftë - edhepse këtë thënie e kanë thënë edhe të tjerë para tij) nënkuptohet prej bindjeve të gabuara të tyre të përmendura më lartë.

    Lusim Allahun (azzevexhel) që t’i drejtojë në rrugë të drejtë ata të cilët kanë rrëshqitur prej besimit të pastër të Ehli Sunetit dhe kanë devijuar rrugën e tyre, duke menduar se janë në pasimin e hakut dhe të argumenteve të Sheriatit. Si dhe t’ua mundëson atyre kuptimin e vërtetë të argumenteve dhe t’i largon prej dyshimeve dhe bindjeve të kota dhe të gabuara të tyre.
    Es Selamu Alejkum Ue Rahmetull-llah.

    1.

    2.

    3.

    4.

    5.

    6.

    7.

    8.

    9.

    10.

    11.

    12.

    13.

    A dëshiron të tjera vëlla/motër? Apo mos vallë edhe këta dijetarë kanë devijuar!

    Allahu e di më se miri.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Thirrje Islame : 04-03-2012 më 18:10
    'Cdo njëri është peng i veprave të veta.' (Tur,21)

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-04-2010
    Postime
    50
    Shiqo ti "Thirrje në Kufr" (nuk je duke thirrë në Islam, por ne humbje të qartë), postojë nese deshiron edhe 100 video tjera nga klyshet e taghutit, hukmi mbi jush dhe shejkhun e juaj nuk ndryshohet në dinin e Allahut të Madhëraur.

    Posto nese deshiron edhe fetva nga klyshet e taghutit, ky i konsdierojnë lideret e Jemenit. Kuvajtit, Irakit dhe Sirisë si musliman, por në dinin e Allahut hukmi nuk ndryshohet me disa video nga Youtube.

    Dashuria e juaj për udhëheqsat e shteteve arabe që gjykojnë me ligje të shejtanit, dhe urrejtja e juaj ndaj muvehideve që e mohojnë shirkun dhe mushriket, mjafton për secilin që ka një pikë iman, për t'ju konsideruar si kafira.

    Unë kam shkruar përgjigje më parë në shkrimet e tua, por moderatori i ketij nen-forumi i ka shlyer postimet e mia dhe ka berë dhulm.

    A dëshiron të tjera vëlla/motër? Apo mos vallë edhe këta dijetarë kanë devijuar!
    Ta kam thenë edhe në privat, Allahu të udhëzoftë nese je i sinqert: Rruga e juaj, rruga e pseudo-selefizmit është rruga e dexhalit dhe humbje e qartë, përplotë kufr dhe nifak. Ktheu mëso dinin e Allahu të Madhëraur, duke mesuar La ilahe il-laAllah, që permban negacionion (mohimin e shirkut, mushrikeve dhe taghutit), dhe vertetimin (Teuhidu-l-Rrububijeh, Uluhijeh wa asma wa siffat).

    Nese vdek në ketë gjendje - duke mos ditur dallimin mes muslimanit dhe mushrikut, duke i konsdieruar ata që bejnë shirk ende si "vllezer musliman" - kë me pas perfundimin e keq dhe eren e xhennetit nuk ke me nuhat. A do të arsytohesh tani në diten e gjykimit më videot nga Youtube, ndersa e verteta është ofruar por ti rrefuzove ta pranosh?!?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Abdur-Rahman70 : 04-03-2012 më 21:18
    "...Thuaj: “A janë ata që dijnë, njësoj me ata që nuk dijnë?”..." (Ez Zumer:9)

  8. #8
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Abdurrahman , per sa kohe do jem une ketu moderator ti dhe askush tjeter sdo keni shanc ti ofendoni dijetaret dhe ti quani kelyshet e taguteve dhe te beni tekfir mbi muslimanet.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Thirrje Islame
    Anëtarësuar
    28-01-2012
    Vendndodhja
    Në tokën e gjërë të Allahut
    Postime
    52
    Citim Postuar më parë nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    Abdurrahman , per sa kohe do jem une ketu moderator ti dhe askush tjeter sdo keni shanc ti ofendoni dijetaret dhe ti quani kelyshet e taguteve dhe te beni tekfir mbi muslimanet.
    Es Selamu Alejkum Ue Rahmetull-llah.

    Allahu të shpërbleft dhe të nderoft Smth_Poetic. Me të vërtet ata Khauarixhët e kanë tepruar në ofendimin e dijetarëve dhe tekfirin ndaj muslimanëve.

    Ka thënë Pejgamberi 'sal-lAllahu alejhi ue sel-lem': Ai që i kundërshton dijetarët nuk është prej nesh.

    Allahu e di më se miri.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Thirrje Islame : 05-03-2012 më 08:59
    'Cdo njëri është peng i veprave të veta.' (Tur,21)

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-08-2009
    Postime
    16
    Po ne prej dijetarve duhet me marr ate qka eshte e dobishme , e qfare jane marrdheniet mes tyre ,merren ata vet ,kit thenie e kam degju prej Shejh el-Arnauti gjate qendrimit ne shqiperi. Per me i vlersu dijetart ,ne duhet me qene ose ne nje nivel me ta ose ne nivel ma te larte. Personalisht mendoj si Hasan el Benna edhe Shejh Albani qe te dyte kan jep ni kontribut shume te mire ne fushat e veta . Duhet me pas frik Zotin kur te akuzojm dikend pa pas deshmi e prova te sigurta , nuk jane prova veq linqet e internetit po duhet me hulumtu shume e ma shume. Un mendoj si eshte koha ma e pershtatshme me u bashku krejt muslimant e sidomos ne kosov ka shume vend per me bo davet kur dihet se as 5% nuk jane namazli te perditshem e nuk kena kohe me u marr me dijetart e Arabis ose nja vendi tjeter ,na prej tyre duhet me marr veq ate ma te miren edhe ma te pershtashmen per kohen edhe vendin si jetojm ne kosove. Allahu i ndihmoft krejt muslimant kudo qe jane i bashkoft tane e mas pari duhet me dit si jem Musliman ,qellimi i jon eshte knaqsia e Zotit e inshAllah me ndihmen e Tij kan me u bashku edhe vllezerit musliman te egjipiti edhe selefet se te dyja palet te njejtin qellim e kane : xhennetin. Selam alejkum
    In the end, it's not the years in your life that count. It's the life in your years.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •