Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 30

Tema: Ndoc Gjetja

  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    4

    Dy fjale per Ndoc Gjetjen

    Ndoc Gjetja u lind me 9 mars 1944 ne fshtin Berdice te Shkodres. Gjate periudhes 1955-1979 ka jetuar e punuar ne sektorin e kultures ne Lezhe. Qe nga viti 1979 ka qene kryeredaktor i revistes "Skena dhe ekrani". Ka filluar te botoje poezite e para ne fillim te viteve 70.

    Agim Vinca e ka vleresuar si me poshte:
    "Ndoc Gjetja eshte nje poet me profil te vecante poetik, qe ne pune te mjeshterise poetike ka mesuar nga pervoja e poezise se poeteve te njohur perparimtare boterore dhe shqiptare qe nga Brehti deri te Agolli, por qe kete pervoje e perveteson plotesisht ne laboratorin e vet krijues"

    Marre nag libri "Kthimet", Ndoc Gjetja, Tirane 1991

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pyes per "Njeshin" sepse kur kishte vertet nje NJESh nuk pa drit botimi ndonji varg kunder Njeshit.. dhe dolen poezi kunder Njeshit ose atij te ngratit Njesh prej malsie vetem kur ather ky njeshi malsor u dha mundesi te tereve te beheshin njesha.. .. kjo pra mace eshte pergjigje lakonike sic quhet por do jap dhe pergjigje shkoqshem.. ose te shkoqitur..lol.

    Nji shembull..

    Derisa kishim nji Njesh e nje regjim te atij njeshit.. qe u tredhte l.oqet te tereve.. asnje profesor e poet e filozof shqiptar skishte degjuar gje per nje far karte helsinki..
    sapo nje malsor trim hapi rrug per nje shoqeri mbi baza helsinki.. vec kur duallen ca arben puto e u ben kryetara helsinku per te mbrojtur pikerisht anti-Helsinkasit barbare..

    tashi ne lidhje me Ndocin..

    Nuk e di se cben ky njeri e gjykoj vec nga nji llogjik e thjeshte..

    Nese Ndoci e kish bere poezine per Njeshin ne Koh te atij Njeshit te tmerrshem e nuk e botoi dot.. athere ckuptim kish qe e lejoj botimin e kesaj Njesh-iade ne koh kur kishte cof ai Njeshi i Tmerrshem.. e kur fare mire e dinte se tani ajo Poezi anti-Njesh do ish vec Mall per ZP kunder Njesh malsorit..
    Ndoci pra.. duhej te thosh.. Jo kte fishek (poezi kunder Njeshit) smunda ta shkrep ather kur duhej.. e tash nuk dua tma botoni sepse eshte si kofini pas te vjelit..sepse ska me NJESh qe te con ne Bulqiz e une si malsor Berdice nuk dua ti Sherbej terbacit ne luften dhelparake qe po ja bejne malsorit prej Valbone..

    prandaj e bera pietjen..

    Si nuk duall ketu nje cuc malsore mor jahu..

  3. #13
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    Herakliti

    Ne moshen 70 vjec, filozofi Heraklit
    pati kerkuar ti nxjerrin syte


    -Pse Heraklit? -e pyeten krirurgu dhe shoket
    -Me pengojne, -tha, -per te pare boten.

    Dhe vrimat e vesheve i mbylli me dylle
    te degjoje zerat e vetvetes me mire.

    Dhe rrinte i ngrire me ore te tera
    duke ndjellur ne koke mendime te thella

    Tmerrohej nga prekja e sendeve me duar
    cdo send e quante "nje djalle i shemtuar"

    Per te ruajtur te paster dashurine, i gjori
    tere jeten nje femer per grua s'e mori.

    S'kishte shtepi dhe u thoshte te gjitheve
    -Kam lindur dhe banoj ne koken time.

  4. #14
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    Interviste me poetin Ndoc Gjetja

    Ndoc Gjetja-“Poezinė nuk mund ta kem ndryshe nga ē'jam unė”
    Intervistoi- Lindita Dedgjonaj

    1- Mund tė na thoni dicka pėr fillimet tuaja poetike? Nuk e mbaj mend nė cilin muaj apo vit e kam shkruar poezinė e parė. Zanafilla ime krijuese ka ndodhur brenda hapesirės sė dy viteve tė gjimnazit. Atėherė kam patur njė zakon tė keq, nuk i ruaja gjatė poezitė qė shkruaja. Mė dilnin nga qejfi, i grisja dhe shkruaja tė tjera. Kisha frikė se mė humbisnin dhe m'i lexonin tė tjerėt. Mė vinte turp tė merrte vesh njeri se unė shkruaja poezi. Akoma mė turp do tė ndjeja po tė mi lexonin ato poezi qė ia kushtoja dashurisė. Nga ajo kohė i ka shpėtuar autocensurės vetėm poezia “Desha” tė cilėn e kam botuar tek libri i parė “Rrezatim” (1971), 34 vjet mė parė.

    2- A mund tė veēoni librin mė tė bukur qė keni botuar deri tani? Pėr nga vlerat artistike e kam tė vėshtirė tė veēoj librin tim mė tė bukur. Edhe pse kam botur shtatė vėllime me poezi, unė e konsideroj veten autor i njė libri tė vetėm , qė do tė hartohej duke pėrzgjedhur poezitė mė tė mira qė kam arritur tė krijoj. Jam i mendimit se edhe poeti mė i shquar gjatė gjithė jetės sė tij nuk arrin tė krijojė mė tepėr se njė libėr me vlera antologjike. Krijimtaria poetike nuk matet me numrin e librave , as me numrin e fletėve tė tyre. Vetėm njė libėr me poezi ka botuar Migjeni, njė libėr ka botuar Noli, dy libra ka botuar Lasgushi gjatė gjithė jetės sė tij 90- vjeēare e megjithatė kanė zėnė vend nė panteonin e poezisė shqiptare.

    3- Kritika e ka vlerėsuar lart krijimtarinė tuaj, tashmė konsideroheni njė poet i afirmuar. Sa keni sakrifikuar pėr tė arritur deri kėtu? Para dy vitesh kam thėnė se tė krijosh do tė thotė tė krishtėrosh. E bukura krijohet me dhimbje tė thellė e kjo dhimbje fisnike nuk shpėrblehet kurrė nga shoqėria materialisht. Zoti qė kur krijjoi botėn e pastaj njeriun sipas shėmbėlltyrės sė vet, ndoshta me dashje nuk i dha krijuesit dy tė mira njėherėsh: talentin dhe paranė. Vetėm njė gjeni mund t'i posedojė tė dyja.Kurse ne qė jemi nė rastin mė tė lumtur vetėm talente tė thjeshta na la nė mėshirėn e lojės marramendėse tė Ekonomisė sė Tregut tė Lirė. Pėr mua gjatė jetės poezia nuk ka qenė thjesht njė ēast krijimi. Mbi tė gjitha ajo ka qenė qenėsia ime, mėnyrė e tė sjellurit, e tė jetuarit dhe pėr shkak tė saj kam bėrė njė jetė virtuale. Nganjėherė mė duket vetja sikur kam dalė nga njė ėndėrr e gjatė, shumė e gjatė, ndoshta moshatare me mua.

    4- Nė poezinė tuaj vihet re njė revoltė e brendshme. Si e shpjegoni kėtė? Revolta ime buron nga pėrjetimi dhe vrojtimi qė i bėj jetės dhe njerėzve nė kėtė tranzicion tė tejzgjatur, tek shoh se si na janė ngjallur tė gjithė dreqėrit qė na flinin brenda vetes sonė. Kulti i pėrtypėsit , pasionet e shfrenuara, kulti i seksit vulgar,dhe tregu i mishit tė gjallė paralajmerojnė vdekjen e ndjenjave tė bukura e tė shenjta njerėzore dhe ardhjen e njė kohe kur “vetėm nėpėr muze si relike do tė ruhen ca psherėtima e pika loti dashnorėsh” . Revolta nė vargjet e mia vlon nga fakti tronditės qė“janė bėrė njė tregu e miqėsia e nė zgavėr tė gjoksit ka hyrė dhelpra qė e lot bishtin te buzeqeshja dhe kėshtu Shqipėria rrezikon tė kthehet nė njė Dreqistan me plehra, smog e duf partish qė hanė e pinė me pare tė pista ndėrsa Dedė Gjo Lulat lėpijnė gishtat”.

    5- Keni jetuar familjarisht 13 vjet nė Tiranė. Pse keni zgjedhur tė riktheheni nė Lezhė? Nė Tiranė drejtoja revistėn e njohur nė atė kohė“Skena dhe ekrani”, qė nga numri i parė deri tek i fundit. U largova sepse revista u mbyll pėr mungesė fondesh nga Ministria e Kultures dhe unė mbeta pa punė, pa pėrkrahje, nuk kisha as burimin mė elementar tė jetesės. Kujt t'i kerkoja ndihmė pėr tė ekzistuar nė atė moment tė vėshtirė tė fillimit tė proēeseve demokratike? Vetėm vetvetes. Dhe vetvetja mė tha: E di ē'bėn ti Ndoc? Kthehu atje nga ke ardhur! Dhe u ktheva nė Lezhė. Kėtu gjeta ngrohtėsi, pėrkrahje dhe u punėsova. Njerėzve qė shprehin habi nga largimi im nga metropoli do tu kujtoj vetėm dy vargje tė njė poeti tė shquar amerikan “Edhe njė fshat me kasolle mund tė bėhet qyteti mė i madh i botės, po tė banohet nga njerėz tė vėrtetė”. Me ardhjen time nė Lezhė nuk kam humbur asgjė sepse ”poetėt banojnė nė qytetin e Ideve, nė lagjen e Ndjenjave, ndanė bulavardit tė Ėndrrave, nė shtėpinė e Fantazisė, nė dhoma pa sende rreth e rrotull”.

    6- Si arrini tė shkruani aq thjeshtė dhe tė prekni zemrat e atyre qė ju lexojnė? Nuk bėj asnjė pėrpjekje pėr tė shkruar thjesht. Poezia e mirė qoftė, apo e dobėt mė ngjan mua, nuk mund tė jetė ndryshe nga ē'jam unė nė jetė.

    7- Keni lėvruar shumė temėn e dashurisė nė vargje, e ndoshta poezitė mė tė ndjera janė ato, qė janė frymėzuar prej saj. Kjo ėshtė pasojė e pėrjetimeve konkrete personale apo janė fryte tė fantazisė poetike? Dashuria ėshtė qendra e gravitacionit tė universit njerėzor dhe unė nuk kam mundur tė mos ndjej thellė nė veten time tėrheqjen e saj. Ajo nuk ka qenė thjesht nje temė e preferuar, ajo ka qenė“padronia” ime e gjithėpushtetshme, kam jetuar e krijuar nėn “protektoratin”e saj.Por jo tė gjitha poezitė qė kam krijuar pėr dashurinė pasqyrojnė raporte me femra reale.

    8- A mund tė qendrojė shkrimtari jashtė angazhimeve sociale nė krijimtarinė e tij? Shkrimtari i madh gjerman Gėte nė njė varg tė poezisė sė tij thotė: “Unė kėndoj siē kėndon zogu” me kuptimin kėndoj vetėm me vete, pa kėrkuar tė mė dėgjojė njeri. Kėtė varg tė vjetėr, i cili ėshtė thjesht njė deklaratė poetike, shumė teoriciene tė artit e kanė komentuar si dėshmi tė faktit se gjoja artisti, nė momentin e krijimit ska fare lidhje me angazhimin social dhe se nuk nxitet nga thellėsia e shpirtit pėr tė dhėnė ndonjė mesazh pėr lexuesin e tij. Nė qoftė se njė poet do t'ia thoshte kėngės si zogu, vetėm pėr vete, atėherė lind pyetja: Pėrse ai merr mundimin e shpenzon duke i botuar nė njė libėr tė veēantė cicėrimat- vargje tė shpirtit tė tij? Pėrgjigja ėshtė e vetėkutueshme , pėr ta dėgjuar (lexuar) tė tjerėt.Kushti mė minimal qė tė realizohesh si poet ėshtė qė tė kesh qoftė edhe njė lexues nė botė. Unė nuk njoh ndonjė muzė tjetėr frymėzuese pėrveē lexuesit. Pa tė krijimtaria ime nuk do tė kishte egzistencė.

    9- Cili ėshtė mesazhi juaj pėr poetėt e rinj? Nuk kam qenė kurrė dakort me ndarjen “poetė tė vjetėr” dhe “poetė tė rinj”. Me e saktė me duket po tė thoshim “poet”. Mendoj se mesazhin mė tė bukur e mė kuptimthellė na e ka dėrguar shumė vite mė pare poeti i madh nga Kosova, Azem Shkreli me distikun e njohur “Mos u bėj poet nėse nuk mundesh tė vdesėsh nė secilin varg, nėse nuk mund tė lindėsh nė secilėn fjalė…”
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-12-2007
    Postime
    3
    ndoc gjetja ka qene nje nga poetet e mij te preferuar smund te harroj keto vargje:PER NJE BIONDE U SHUA GJITHE TROJA NDERSA UNE QE E KAM PRANE E MUND TA ZE PER DORE S`MUND T`IA THEM ATO DY FJALE BIONDINES GAZMORE

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e desaparacidos
    Anėtarėsuar
    23-10-2007
    Postime
    163
    Personazh i lezetshem...vertet...ka disa poezi te tija qe me pelqejne mjaftueshem
    Adresen e faqes personale mund ta vendosesh ne profil, por jo ne firme. Stafi i Forumit

  7. #17
    Une kur punoja ne KOha jone kam shkruar nje speciale per poetin dhe mikun tim Ndoc Gjetja. Po iua risjell ashtu siē e kam te ruajtur ne arshiven personale

  8. #18
    Fate dhe njerėzNdoc Gjetja mes poetit, idealistit dhe priftit!
    Nga Edmond Kaēeli

    Titujt e librave tė botuar
    1. Rrezatim (1971)
    2. Shqiponja rreh krahėt (1975)
    3. Qėndresa (1977)
    4. E pėrditshme (1982)
    5. Ēaste (1984)
    6. Poezi -Kolana "Poezia Shqipe" (1987)
    7. Kthimet (1991)
    8. Dhjata ime (1998)
    Nė plan botimi i njė vėllimi me poezitė mė tė zgjedhura

    AutoportretVendbanimi: Nė Lezhė dhe mendjen emigrant nė yje.
    Profesioni: Thurės ėndėrrash dhe mbrojtės besnik i tyre.
    Gjėndja sociale: Mbetje teknologjike e administratės shtetėrore se nuk diti t'u japė pėrkuljet e duhura eprorėve.
    Gjatėsia: E mjaftueshme pėr tė arritur mollėn e ndaluar.
    Pesha: Sa vetja, sa ėndėrra, sa fjala e thėnė dhe e shkruar.
    Shenja tė veēanta: Njė pentagram rrudhash me nota trishtimi nė ballė dhe njė mjekėr e thinjur nga moslejimi kaq vite i saj.
    Sytė: Kafe me nuanca tė turbullta pasionesh tė djegura.
    Ngjyra: E errėt pėr fshehjen e skuqjes nga faje tė lehta.
    Titujt: I dekoruar Njeri qysh nė ditėn e lindjes nga Nėna.
    Bindjet: Njeriun nė jetė e bėn tė lumtur vetėm Njeriu.
    Antipatitė: Burrat me Grada, gratė me shumė tule dhe miu.
    Simpatitė: Jezusi nga Nazareti, Don Kishoti i Manēės dhe Buda.
    Frikėrat: Shėndoshja e trurit, uji, zjarri dhe turma.
    Besimi: Nė kryqin e tij qė e mban pėrditė nė shpinė.
    Pasuria: Drita e mendjes me tė cilėn fitoi varfėrinė.
    Ndoc Gjetja nga vėllimi poetik "Dhjata ime"

    Epitaf pėr veten
    Kėtu prehet ai qė quhej Ndoc Gjetja
    i cili pati ardhur gabimisht nė botė
    nga vetja e tepruar nxirrte vjersha
    dhe gjithė njerėzit i quante shokė.

    Kur pa qė ėndėrra kalkulohej me kompiuter
    kur pa qė idealet rrėzoheshin nė kolltuqe
    kur jepte buzėqeshje e merrte skėrmitje
    zuri sytė me dorė dhe vendosi tė ikte.

    Dhe shkoi e hyri nė Manastirin e Unit
    tė shpėtonte shpirtin nga gjuhėligat e Lehjes
    ...Pastaj e pėrcollėn te banesa e fundit
    me shpenzimet gratis nga Bashkia e Lezhės.

    Nė ēastin e mbramė njė hėnė e pėrgjakur
    e puthi nė ballė dhe thirri: "Nėnė"
    Mos kėrkoni tė dini pėr tė mė tepėr
    se iku sikur tė mos kishte qenė.
    Ndoc Gjetja nga vėllimi poetik "Dhjata ime"

    "Nuk jam fetar dhe as nuk i ndjeki institucionet fetare. Jam idealist. Dhe kur thua se je idealist, thua qė je fetar i plotė. Idealizmi i kulluar i pėrfshin tė gjitha fetė. Eshtė takimi i drejtpėrdrejtė me Zotin kur je idealist. Idealizmi ėshtė Zoti im"
    I lodhur nga sėmundjet, mė shumė se nga 57 vitet qė i rėndojnė mbi kurriz, ndėrsa kreh, me gishtat e duarve tė zverdhur nga duhani mjekrėn "alla Jezu Krisht" tė zbardhur kohe, pranon tė flasė pėr disa nga momentet mė kyēe tė jetės sė tij. Njė jetė kushtuar poezisė, miqve, tė afėrmėve, dhe natyrisht poezisė. Poezisė lirike qė Gjetja vazhdon ta thurė dhe rithurė me mjeshtėri, aty nė shtėpinė e tij mė shumė se modeste, nė qytetin e Lezhės, afėr brigjeve tė lumit Drin, nė lagjen "Skėnderbeg".


    Fillimet: Shkolla lezhjane e poezisė
    "Ne krijuam njė komunitet krijuesish tė mrekullueshėm qė unė e kujtoj me tė vėrtetė me shumė nostalgji. E kujtoj me mall shumė tė thekshėm atė shoqėri. Ka qenė me tė vėrtetė njė shoqėri nė njė kohė ndalesash ideologjike, plot kufizime. Por ne i kemi qenė kundėrvėnė kėsaj duke krijuar njė shoqėri qė thuajse ishte nė rangun e njė shoqate. Pa e pasė kėtė emėr." -kėshtu thotė Ndoc Gjetja, ndėrsa rreket tė rikrijojė, dhe njė herė tjetėr, emocionet e asaj qė u quajt dikur "Shkolla lezhjane e poezisė" dhe qė mbeti e tillė deri nė ditėt e sotme, ku shumė prej kėtyre poetėve janė shpėrndarė pėr tė mos u bashkuar mė kurrė me njėri -tjetrin. Njė shkollė qė i ka munguar shumė poezisė shqipe nė vitet e fundit ku letėrsia dhe pseudoletėrsia udhėtojnė pėrkrah nė ekonominė e vėshtirė tė tregut.
    Bashkėkohėsi i poetėve Rudolf Marku, Preē Zogaj, Agim Isaku, Visar Zhiti, Moikom Zeqo, publicistit Remzi Lani, Bashkim Shehut, djalit tė ish-diktatorit Mehmet Shehu, ejterė, kujton vitet e njė miqėsie tė artė. Shumė emra tė tjerė vinin dhe largoheshin nga "Shkolla lezhjane". Theheshin shpejt apo e ndjenin veten tė tepėrt nė shoqėrinė e atyre qė nė tė ardhmen do tė merrnin rrugėn pakthim tė letėrsisė. Poeti kujton me atė qė ai e quan "mall tė thekshėm" "Kujtoj me shumė respekt Visar Zhitin, mikun tonė mė tė ngushtė. Ka qenė dhe miku ynė Moikom Zeqo, qė vinte nga Durrėsi herė pas here. Shkonim nė kala, shkonim nė Tyrbe. Merrnim ndonjė meze, ca sallam, njė shishe verė. Nė atė patalokun e ngushtė tė Akrolisit. Rrinim me orė tė tėra e shikonim fushėn e pakufi. Prej aty shihnim Ulqinin. Kjo ishte dhe njė dalje jona jashtė shtetit. E vetmja dalje jashtė shtetit."

    Rreziku i pranishėm
    "Asnjėherė nuk mendova se kėshtu rrezikonim shumė." vijon rrėfimin Gjetja. Ndėrkohė qė kurrsesi nuk pranon tė thotė se kanė qenė objekt i veēantė i sigurimit tė Shtetit. Mosha, poezia, shpirti i lirė i kėtyre njerėzve tė guximshėm, pėr kohėn, kishte rėnė nė sy tė njerėzve tė pushtetit. Megjithatė Gjetja thotė "Kjo ishte e guximshme pėr atėherė. Nuk mund tė themi se kishim krijuar njė grup si mė thėnė kundėr shtetit, kundėr ieologjisė. Ne delnim thjeshtė pėr tė biseduar lirshėm. Kėtė guxim ia kishim dhėnė vetes. Ndoshta dhe mund tė futeshim nė burg, por nuk shkonim me kėtė ide."
    Dhe nuk i pėlqen tė quhet "hero". Ai mendon se ky lloj guximi i vogėl ishte krejt i natyrshėm pėr kohėn. Por nuk mund tė rrijė pa pėrmendur emrin e mė tė guximshmit. Emrin e atij qė rebelohej mė shumė se tė tjerėt "Ka qenė Rudolfi mė i guximshmi. Pastaj vinte Agim Isaku si rebel. Unė kam qenė zbutėsi i guximeve. Mundohesha me kriju gjithmonė njė tavan. Sepse nuk doja qė teprimet t'iu bėheshin dėm njerėzve. Pėrveē jetės qė ēmonim, ne ēmonim dhe mbronim talentet e njėri -tjetrit. Dhe unė pretendoja pėr karrierė letrare."
    Komplekset e pėrgjimit apo tė pėrndjekjes? Asnjėri nuk i kishte shumė nė sy. Asnjėri nuk vuante nga ideja se mund tė bėhej preja e radhės e sigurimit. Njė grup poetėsh, shumė mirė mund tė ishte njė grup i gatshėm armiqėsor. Por fati i shpėtoi nga moskujdesja qė tregonin. Dhe qė "prifti" i shkollės e cilėson "Nuk kemi vuajtur shumė nga kompleksi i ruajtjes nga sigurimi. Natyrisht e kishim atė sensin e vetėmbrojtjes, por deri nė mani nuk na ka qenė kthyer. Ne ishim thjeshtė disa krijues qė shpalosnim mendimet disi mė lirshėm se sa grupet e tjera letrare. Pėr kėtė dhe shquheshim. Ishim mė tė lirshėm nė bisedat e tavolinave. Do me thėnė nuk e tejkalonim kurrė tavanin qė lejonte ideologjia e kohės. Sepse e kishim sensin e mbrojtjes. Por atė nivelin e lirisė e ngrinim ndoshta mė tepėr se disa grupe tė tjera letrare. Pėr shembull, nqs tavani ishte dy metra mbi kokėn tonė, kishte grupe letrare apo persona qė nuk kėrcenin me i ra tavanit. Edhe ne. Por ama ne i afroheshim tavanit nė kohėn kur kėrcenim. Mė shumė jo."
    Mėgjithatė ka njė histori pėrgjimesh. Historia filloi nė momentin kur pranė grupit lezhjan tė poetėve afrohet djali i ish -diktatorit Mehmet Shehu. Miqėsia e Bashkim Shehut me njerėzit e letrave nė Lezhė ishte njė objekt i natyrshėm i punės sė Sigurimit tė shtetit. "Mund tė na kenė gjurmuar me tė vėrtetė. Por ka qenė njė survejim ndoshta i padukshėm dhe pa rėnė nė sy. Kur kemi lidhė miqėsi tė afėrt me djalin e Mehmet Shehut, Bashkimin, atėherė kemi filluar tė ndigjojmė ndjenjėn e rrethimit nga pėrgjuesit. Vetėm atėherė. Pėr shkak tė atij. Ndoshta..."

    "Skena dhe ekrani" -Koha qė nuk ripėrsėritet
    Nė historinė e shtypit tė shkruar nė Shqipėri, nė mėnyrė tė veēantė nė shtypin e specializuar, kulmi pėrgjatė periudhės sė para nėntėdhjetės, ka qenė dhe mbetet revista "Skena dhe ekrani". Madje dhe nė vitet pas shembjes sė diktaturės vėshtirė se mund tė gjesh njė revistė nė parametrat e tillė shkencor, letrar, dhe artistikė. Dhe kjo mė shumė, se pėr asgjė, pėr meritėn e kryeredaktorit tė sajė, poetit qė vinte nga provinca, por pa mentalitetin e provincės. Pėr 13 vjet, lezhjani Ndoc Gjetja do tė kontribuonte nė drejtimin e revistės "Skena dhe ekrani" mė shumė se nė poezi.
    Me nostalgjinė pėr njė periudhė tė artė, ai kujton "Jetėn time artistike e ndaj dysh. Me krijimtarinė artistike tė mirėfilltė, dhe punėn intelektuale qė kam bėrė nė drejtimin e revistės "Skena dhe ekrani". Gjatė jetės time kėto dy gjėra vlerėsoj, nė sensin e punės time nė shoqėri. Tė dyja janė thelbet e mia qė i kujtoj tamam. Gjėrat e tjera kanė qenė tė rėndomta nė punėn time kulturore. Unė kam qenė pėrgjegjės kulture nėpėr fshatra, drejtues i njė biblioteke, njė libėr filmi. Kanė qenė gjėra rutinė. Nuk janė pėr tu shėnuar. Nuk janė shumė pėr tu mbajtur mend. Pėr arsye se kam punuar me njė pasion tė madh. Dhe kam arritė qė brenda atij sistemi me qenė revista mė e guximshme. Kėtė e them unė si botues i sajė por po tė pyetni dhe artistėt do t'iu thonė tė njėjtėn gjė. Ka qenė dhe njė revistė e guximshme pėr kohėn. Dhe shumė profesionale.
    Pėrplasje? Dikush dyshonte nė profesionalizmin e lartė. Mė e habitshmja kritikoheshin ngjyrat e revistės. Dominonte e zeza. Pse tė nxihej realiteti?! Por "prifti", poeti dhe artisti Gjetja thotė "Kam qenė njė ēikė i llastuar. Nuk e kuptoj pse? Na bėnė njė thirrje nė KQ. Shefi i censurės Miti Tona mė tha "E ke bėrė karaboj nė tė zi revistėn. Ne tė kemi lavdėruar!" (ngase e zeza ishte pesimiste.) U justifikova se kjo i pėrshtatej filmit. Dhe menjėherė ai e pushoi kritikėn. Bile ma mori pėr meritė. Sepse i thashė se revista "Skena dhe ekrani" ėshtė pėr filmin bardhė e zi dhe i shkon edhe faqosja."

    Duke bėrė gjyqin e vetes
    Modest deri nė skaj. Tetė librat e botuar ndėr vite, njėri mė i suksesshėm se tjetri, nuk janė ndonjė arsye pėr tė marrė pozėn e babait tė poezisė lirike bashkėkohorė nė Shqipėri. Madje as dhe nė Lezhėn e vogėl, qė dikur ishte qendra e poezisė bashkėkohore shqiptare. Me gjakftohtėsi, tė panatyrshme pėr poetėt e kalibrit tė tij, Ndoc Gjetja thotė "Nė analizė tė hollė del se kam botuar vetėm njė libėr gjatė gjithė jetės time si shkrimtar pėr tridhjetė vjet. Sepse koha bėn tė vetėn. Redaktori mė i madh nuk janė njerėzit, as redaktori mė i kualifikuar, por ėshtė vetė koha. Sot po e shoh me vetėgjyqėsi krijimtarinė time dhe mė del se unė kam botuar vetėm njė libėr. Ky libėr mund tė jetė 50, 60 poezi. Mund tė jenė dhe njėqind. Por ama nė formėn mė tė shtrėnguar, ndoshta, pretendoj qė kam bėrė vetėm 30 poezi tė mira."
    Dhe pas shpinės sė tij, nė dhomėn e vetme tė shtėpisė, nė njė raft tė tejmbushur me libra gjithfarėsh, mund tė gjesh vetėm dy ose tre kopje tė librit "Dhjata ime", qė ėshtė dhe botimi i mbramė i autorit. Tė tjerėt kanė marrė rrugė. Tė tjerėt mund t'i gjesh vetėm nėpėr bibliotekat shtetėrore, tė vjetėruar nga numri i madh i lexuesve qė i kanė kaluar nėpėr duar. Pakujdesi?
    "Jam munduar gjithmonė qė tė kem nė bibliotekėn time personale njė kopje, apo dy, tė ēdo libri qė kam botuar. Por nė tė vėrtetė pas tridhjetė vjetėsh mė rezulton se kam vetėm kėto dy libra qė shikon kėtu. Sepse miqtė, shokėt, njerėzit e mij kurrė nuk mė kanė lėnė qė tė kem librat e mi nė bibliotekė."
    Dhe duke gjykuar vetveten Gjetja nuk harron tė gjykojė dhe librin e parė poetik "Shqiponja rreh krahėt":
    "Ndalesat ideologjike nuk shihen tek vjersaht e veēanta. Nė tėrė librin e parė duken ndalesa nė tėrėsi. Niveli artistik ka qenė nivel guximi. Nuk ka qenė thjeshtė nivel artistik pėr figura artistike, ka qenė nivel guximi. Sepse sa mė shumė ta metaforizosh poezinė aq mė shumė bėhesh i guximshėm. Mirėpo sa mė shumė figura poetike tė krijoje, aq mė tepėr krijoje pėrshtypjen tek redaktorėt se fshihje mendimin. Redaktorėt nuk e kishin qejf kurrė ngarkesėn figurative tė poezisė. Dhe kjo tė shtrėngonte pastaj me pasė njė poezi tė drejtpėrdrejtė, agjitative, dhe me njė nivel pak a shumė tė pėlqyeshėm tek redaktorėt. Kjo shihet dhe tek vėllimi i parė. Besa dhe tek tė tjerėt. Por tek i pari kjo ėshtė mė e tepėrt. Libri i parė ka vlerėn e njė libri i cili mė ka hapur rrugė. Sot, nėse bie fjala pėr tė zgjedhur, me zor gjej dy tre poezi qė mė kėnaqin mua pėr ti futur nė njė vėllim tė zgjedhur."

    Braktisja e Tiranės
    Kur askush nuk e priste, poeti befasues Ndoc Gjetja, njė ditė tė bukur, nga ditėt e viteve tė tranzicionit, braktisi Tiranėn pėr tu rikthyer pėrgjithmonė nė qytetin e Lezhės. Braktisi kryeqytetin ku pati njė karrierė poetike dhe letrare brilante, si njė ndėr zėrat e veēantė tė poezisė shqipe.
    "Filloi periudha e tranzicionit, shumė e vėshtirė. Humba vendin e punės. Nuk mė kishte faj kush. Ashtu ishte koha. Gabimi ishte dhe i imi se u shkėputa nga revista qė drejtoja pėr tė punuar nė njė revistė tjetėr. Sė bashku me Preē Zogajn krijuam "Spektėr". Njė revistė qė kishte rrogėn mė tė mirė, gati trefishin e rrogės ekzistuese. Ajo dėshtoi dhe unė ngela pa vend pune. Nuk kthehesha mė te "Skena dhe Ekrani". Nė politikė nuk u angazhova. Tipi im nuk arrin tė ingranohet mirė nė kėto problemet qė duan pak paturpėsi!"
    E ndjen veten tė tepėrt nė Tiranė. I mėsuar tė jetojė nė zhguallin e tij prej poeti, veshja e ekonomisė sė tregut nuk i bie pėr shtat. Shokėt e harrojnė teksa hallakaten nė punėt e tyre.
    "Ngela dhe pa shokė. Ata u pushtuan nga ethet e pėrpjekjeve pėr ekzistencė dhe u prishėn, si me thėnė, ato marrėdhėniet intime me shoqėrinė. Ngela si njė qytetar lezhjan i ardhur nė Tiranė, pa rrogė, pa jetesė, pa gjė. I thashė vetes "Po ia krisi e shkoj andej nga kam ardhė, nė Lezhė. Dhe nė tė vėrtetė nuk humba gjė. Sepse kėtu kam njė qytet si shtėpinė time. Kur dal nga shtėpia mė duket sikur nuk kam dalė jashtė shtėpisė time. Jo se ėshtė vetėm njė qytet i vogėl, por kėtu kam intimitetet. Jetėn mė tė bukur. Erdha nė njė kohė kur nė Tiranė e ndjeja veten si peshku nė zall. Kur erdha nė Lezhė e ndjeva veten si peshku nė ujė."

    Viti i mbrapshtė. Humbja e djalit tė vetėm.
    Kthimi nė Lezhė pati ndėrkohė dhe anėn tragjike. Filloi viti i mbrapshtė -1997. Dhjetėra familje lezhjane u veshėn nė zi nga lufta pa luftė. Ditėt dhe tragjeditė e '97-ės, i ngjanin njėra -tjetrės. Poeti pėrballet me dhimbjen. I vrasin djalin e vetėm Renin 24 vjeēar. Njė humbje qė poeti nuk arrin tė ndjehet mirė dhe sot e kėsaj dite. Dhe mbushet nė lot.
    "Tė them tė drejtėn pėr humbjen e djalit nuk mė ngushėllon asgjė. Ajo ka qenė njė fatkeqėsi e madhe pėr mua. Dhe deri sa tė vdes nuk do tė gjej ngushėllim pas vdekjes sė tij. Unė kam pasur njė farė zbutje, njė farė lehtėsimi, nga njerėzit qė mė kanė rrethuar dhe mė kanė dashur. Por ėshtė njė dhimbje qė nuk mund tė ma suprimojnė as vitet."
    Dhe Reni i la si kujtim babait tė tij, vajzėn e vogėl. Eis shėrben si zbutėsja e dhimbjes. Eis ėshtė gjėja mė e mrekullueshme qė djali i la mbrapa.
    "Njeriu mundohet pėr tė gjetur momente pesimizmi, momente harrese pėr tė jetuar. Po tė mos kisha mbesėn goditja do tė ishte dhe mė e rėndė. Ajo ėshtė njė dritė e e bukur qė e kam vazhdimisht"
    Dhimbja pėr djalin ka qenė e pėrmasave dėrrmuese. Poeti i qindra poezive nuk ka arritur tė shkruajė dhe njė varg tė vetėm kushtuar djalit. "Kam provuar tė shkruaj vjershė pėr djalin, dhe akoma nuk kam arritur. Dhimbja ka qenė kaq e madhe. Kėshtu provova se dhimbjet kur janė tė mėdha, ashtu si gėzimet tepėr tė mėdha, ėshtė vėshtirė ti kthesh nė vjershė. Ekstremet janė shumė tė vėshtira. Tė shokojnė."

    Politika mes Nanos, Berishės dhe poezisė
    Vetėm kėshtu mund tė pėrkufizohet angazhimi politik i poetit Ndoc Gjetja. Ai ka refuzuar nė fillim tė viteve '90 propozimin e Berishės pėr t'u afruar pranė partisė demokratike. Ndėrkohė ka refuzuar disa herė ftesėn e socialistėve pėr t'u angazhuar nė kėtė parti. Por vetėm nė nėntėdhjetė e shtatėn ka pranuar tė drejtojė kėshillin e rrethit Lezhė i mbėshtetur nga saocialistėt.
    "Mė ka takur, nė rrugėn mes Durrėsit e Lushnjės, Sali Berisha, nė njė makinė tė keqe qė kishte atėherė partia demokratike, ku ishin rrasur nja dhjetė veta brenda. Pėr tu liruar ata mė nxorėn dorėn. U ndala dhe nė makinėn time hipi Berisha. Nė Durrės kur pimė kafe, me insistim kėrkoi qė unė tė vija emrin si kandidat pėr deputet i Lezhės. Nuk pranova. Nuk e quaj gabim. Tipi im ka qenė i tillė qė nuk kisha qejf tė merrja ngarkesa politike."
    Ndėrkohė poeti u "gjuajt" disa herė dhe nga partia socialiste, dhe kryetari i sajė Fatos Nano. Momenti kur poeti kritikoi PD-nė u pa, ndoshta si njė rast i mirė pėr ta riantarėsuar nė PS.
    "Kam pasė rastin tė angazhohesha nė partinė socialiste. Bile tash vonė kam dhėnė disa intervista "kundėr" Berishės nė "ZP", qė fitova pikė tek koēat e partisė atje. Mė kanė propozuar tė jem kandidat pėr deputet dhe nuk pranova."
    Duke marrė shkas nga pranimi i postit tė kryetarit tė kėshillit tė rrethit thotė, me njė gjuhė jo shumė poetike "Mė hėngėr ***** herėn e fundit! Dhe u sėmura!"
    Nė fakt asnjė post zyrtar nuk do ti pėrshtatej. Por pranimi i detyrės u bė nė rrethanat kur rrugėve tė Lezhės "recitonte" "kallashnikovi".
    "Pranova. Pėr mua ka qenė njė periudhė e tmerrshme. Nė tė katėr anėt kėrcisnin tė gjitha llojet e armėve. Pėrditė ndodhnin vrasje. Njerėzit u vritshin pėrpara syve tė tu. Kishte krime, tmerre. Unė mendoj se kjo kohė e tmerrshme kishte nevojė pėr njė udhėheqje. Jo vetėm pėr udhėheqėsit e qendrės, por edhe pėr udhėheqėsit e vegjėl. Duheshin ca tipa qė tė ishin jo vetėm intelektualė. Duhej njė qė tė ishte pak si prift. Tipa si gjysėm prifta, dhe si gjysėm politikanė. Politika tė zbutej me pak poezi dhe me pak botė poeti."
    Dhe si zakonisht ndjehet i tepėrt. Megjithėse ardhja e Ndoc Gjetjes nė postin e kryetarit tė kėshillit tė rrethit pas vitit '97 ndikoi mjaft nė zbutjen e situatės politike nė rang lokal. Mbledhjet
    e kėshillit problematik tė Lezhės drejtoheshin qetėsisht nga njė gjysėm prift dhe nga njė hiēpolitikan. Pra nga njė poet qė, pėr atė periudhė, sot shprehet se "Nuk mė bėn pėrshtypje absolutisht asnjė kujtim. Mė bėn pėrshtypje vetėm qė e kam kryer detyrėn me vėshtirėsi nė marrėdhėniet me njerėzit. Ngaqė jam njeri qė ngarkohem shumė emocionalisht. Takimet me hallet e njerėzve tė them tė drejtėn i kam vuajtur shumė. Nuk kam ndjerė ndonjė gėzim tė veēantė nė kėtė lloj pune. Bile e kam ndjerė veten tė lehtėsuar kur e lashė."

    Dita e poetit
    I sėmurė. Nė shtėpinė e tij nė njė cep tė humbur tė lagjes "Skėnderbeg". Hapėsira e shtėpisė duket sikur ia zė frymėn. Njė dhomė. Njė dhomė qė shėrben si dhomė gjumi pėr Ndocin dhe mbesėn e tij, si dhomė ndenjeje, si studio, si dhomė pritjeje, si gjithēka. Njė gjysėm hapėsirė qė shėrben si kuzhinė dhe si dhomė gjumi pėr Lezen, gruan e tij, dhe banjoja... Nė muret e asaj qė mund tė quhet shtėpi varen fotografitė e shumta, si dhe njė bibliotekė e mbingarkuar nga pesha e librave.
    "Nė kėto dy vjet ditėt mė janė bėrė tė mėrzitshme, monotone, pa ndonjė gjė tė veēantė. As nuk ja vlen. Rri brenda. Asgjė tjetėr. Vetėm lexoj. Nuk mund tė them se shkruaj. Shkruaj kaq rrallė, saqė nuk mund tė them se shkruaj. Mė mirė them lexoj dhe ndonjėherė shkruaj. Nė qytet dal rrallė pėr arsye fizike. Shpesh nuk jam nė rregull nga shėndeti. Nuk dal dot se nuk kam rezistencė pėr tė ecur. Ditėt e tjera kur jam nė gjendje pėr tė dalė dal. Por nuk kam ndonjė entuziazėm se me thėnė tė drejtėn qyteti i Lezhės, si shumė qytete tė tjera, mė duket se nuk ėshtė qyteti i njerėzve, por i veturave, i makinave. Ka njė ngjeshje kaq tė tmerrshme Lezha sa ėshtė e pashembullt ndoshta nė republikė."
    Ndėrkohė, del ndonjėherė mbi motorēikletėn "honda" deri nė librarinė nė qendėr tė qytetit. Apo sa pėr tė pėrcjellė a pritur mbesėn e vogėl nė shkollė. Se miqtė i vijnė gjithnjė e mė rrallė.
    "Harruar nuk mė ka askush. Nuk mund tė them se mė kanė harruar. Sepse njerėzit e dashur qė kam patur janė prapė. Por mundėsitė e kontakteve dhe tė lėvizjeve janė si mė tė kufizuara. Gjatė kėtyre dhjetė vjetėve kam takuar mėse dy herė Rudolf Markun, mikun tim mė tė ngushtė tė jetės. Shumė mė rrallė kam takuar dhe tė tjerėt pėr tė cilėt dikur kemi ndenjur shpesh bashkė. Kjo nuk do tė thotė se e kemi harruar njėri -tjetrin, apo se e urrejmė njėri -tjetrin. Absolutisht. Sot kanė ikur ato format e shoqėrisė klasike qė kanė qenė mė pėrpara."
    Dhe Dritėro Agolli, Moikom Zeqo, Preē Zogaj e ndonjė tjetėr nuk e harrojnė mikun e tyre qė shtyn ditėt nė njė cep gati tė harruar tė qytetit, qė e ka humbur shkėlqimin e dikurshėm tė poezisė dhe tė shkollės sė poetėve...

    Prespektiva
    Me dhimbje poeti Ndoc Gjetja pohon se ka njė prespektivė tė zymtė pėr tė ardhmen. Ndėrsa mbėshtet nė njė nga dy kolltuqet e dhomės -shtėpi, duke demonstruar njė moment dhimbjeje fizike dhe shpirtėrore, thotė "Ky ėshtė fati personal dhe nuk pėrbėn ndonjė vlerė pėr ta pėrfshirė nė njė bisedė si kjo. Jam nė moshėn 57 vjeē. Njė njeri qė mendon se nuk ėshtė kujdesur shumė pėr veten dhe qė bėn njė jetė mė tepėr se modeste. (Po tė ishte njė jetė modeste mirė do tė ishte.) Dmth unė jam njė njeri qė pas lėnies sė detyrės si kryetar rrethi me ligj pėrfitoj, dhe pėr pak kohė, 40% tė pagės pėr njė vit. Jetoj vetė i treti. Gjendja shėndetėsore ėshtė shumė e dobėt, dhe kjo nuk mė premton. Kam nė fakt njė kompleks sėmundjesh. Eshtė sėmundja qė nuk mė lejon tė bėj dhe ndonjė punė shumė aktive. Kėshtu qė nuk e kam zgjidhur ende problemin e pjesės sė jetės qė mė ka tepruar pėr ta jetuar. E kam tė pazgjidhur. E kam tė zymtė. Nuk e di... Nuk kam ndonjė prespektivė se si mund tė dal nga kjo situatė..."

  9. #19
    mikja dhe armikja Maska e lediris
    Anėtarėsuar
    04-02-2009
    Vendndodhja
    fier
    Postime
    23
    KONKRETIZIMI I ENDRRAVE
    Dikur enderroja te kem nje magnetofon Stereo,
    tani qe e kam e ndez nje here ne muaj,
    Eh,sikur te isha poet!-peshperisja shpesh me vete
    dhe tanigjithnje e me rralle shkruaj.


    Dikur enderroja te jem burri i nje gruaje te bukur
    dhe prisha shtate pale kepuce duke i shkuar pas,
    por ja nje dite te faqja ku e pata puthur
    endrra ime u be dhe ngeli pas.

    Pastaj enderrova te shkoj nje dite jashte shtetit
    dhe pasi shkova ne Berlin, ne Zyhri , ne Vjene
    sa i rendomte me dukej ky trualli i planetit
    dhe enderra tash eshte spostuar ne hene.

    Keshtu cdo enderre qe me pati vluar ne zemer
    u perdhos nga prekja e sendeve me duar.
    Cmu desh qe e hodha edhe kete vjersh ne leter,
    Me e bukur ishte kur se kisha shkruar!
    __________________________________________________ _________________
    kjo eshte nje poezi e bukur e ndoc gjetjes

  10. #20
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Shuhet poeti i shpirtit njerezor, Ndoc Gjetja


    Poeti qė ka qenė mė pran shpirtrave njerėzore nė poezinė shqipe bashkėkohore, apo siē e ka cilėsuar njė studiues, poeti qė di me ēdo varg ti bjerė bukur tastierės sė humanizmit Ndoc Gjetja, ka ndėrruar jetė dje nė moshėn 66 vjeēare nga njė sėmundje e rėndė. Autor i disa vėllimeve poetike, Ndoc Gjetja u lind mė 9 mars 1944 nė fshatin Bėrdicė tė Shkodrės. Besnik i patundur i bindjeve e prirjeve tė veta qė nė fėmijėri, si njė orakull, ai vazhdoi tė shkruaj deri nė ditėt e fundit ashtu siē u shfaq aq i befasishėm kur ishte veē se njė gjimnazist nė Lezhė. Poezi e thellė, e ndjerė, poezi nė tė cilėn rrėfehet bota e njeriut, intimiteti, mardhėniet njerėzore, madje edhe me sendet rreth e rrotull. Ardhja e tij nė letėrsi shėnoi disi rėnien morale tė shkėlqimit tė improvizuar tė poetėve qė pėrbėnin triumviratin monist tė letėrsisė, tė cilėt, vėrtetė dinin tė thurnin vargje, i kishin dėrguar edhe jashtė pėr studime zhdanoviane, pėr tė qenė kėshtu “poetė oborri”, siē i klasifikonte Frederik Rreshpja. Ndoc Gjetja nė tėrėsinė e tij mbeti poet i vėrtetė. Poezia e tij qytetare, ndryshe prej poezisė marciale tė krerėve tė letėrsisė, kėrkonte tek njeriu, tek pėrjetimi, tek intimiteti, tek ndjesitė e mira e tė bukura. Ajo poezi u bė fort e dashur pėr lexuesit. Falė kėsaj, Ndoc Gjetes i mbetėn nga koha e krijimtarisė nėn regjimin monist, shumė mė tepėr poezi se sa atyre qė prodhonin me shumicė pėr tė mbushur depot e propogandės komuniste me vepra qė i imponoheshin popullit brenda dhe, falė parave pa kursim qė jepte regjimi.

    Krijimtaria e Ndoc Gjetjes
    Krijimtaria e Frederik Rreshpės e Ndoc Gjetjes bashkuar me atė tė Jorgo Bllacit e ndonjė tjetėr, ishin gjithashtu sfida qė ju bė poetėve tė elitės sė diktaturės. Frederikun pesimist e tė zymtė qė guxoi tė flasė, e burgosėn, Jorgo Bllacin e Sadri Ahmetin po ashtu. Ndocin qė kėndonte pėr njeriun e “vogėl”, rrethanorin, e mbajtėn pranė duke e konsideruar njė poet provincial i parrezikshėm. Por duhet thėnė se Ndoc Gjetja, pavarėsisht njė farė konformizmi, pėr shkak tė fatalitetit tė lindjes nėn diktaturė, kurrė nuk e kishte toleruar kėrkesėn ndaj artit tė vėrtetė. E vunė tė drejtonte njė revistė tė vogėl me titull “Ekran” rreth tė cilės mblidheshin mė sė shumti krijuesit e filmit dhe teatrit. Kėshtu poeti lezhjan, por i lindur nė Berdicė tė Shkodrės mbijetoi. Nė verė tė vitit 1993, Ndoc Gjetja u gjend nė njė kurs nė Athinė dhe me tė thuajse takohesha pėrditė. Koha kish bėrė tė vetėn, tranzicioni nė vend qė t’a shpėtonte po e shkatėrronte njeriun. Poetėt e ndjenin vetėn tė braktisur. Ndoc Gjetja fliste me vete i tėrhequr nė botėn e tij,... e shkruante. Poezia merrte tone proteste. Trajta dhembje. Dhembje njerėzore, siē gjithmonė i kish ndjerė e vuajtur nė shpirtin e tij. Ja si u drejtohej lexuesve tė vet: Tridhjetė vjet e shtrylla talentin/ nė njė nga zyrat e shtetit monist/me kėpucė tė vjetra e pėrshkoja qytetin/ dhe gjithė njerėzit i doja si Krisht. Kohėt ishin diametralisht tė kundėrta, por thelbi i vuajtjes njerėzore mbeti, veē nė trajta e forma tė reja: O koha tranzicioni, kohė bishtdhelpre!/Si tė ranė brakushet kėshtu poshtė kėmbėve!/Unė po shkoj tė mbyllem nė Monastrin e Vetes/derisa tė kryesh jashtėqitjen tėnde. Pėr Ndoc Gjetjen vazhdoi kalvari i mundimeve qė e bėri fytyren e tij akoma mė tė pėrvujtun. Poeti i penws letrare u largua nga Tirana e u kthye nė vendlindje. Me botimin e vėllimit poetik “Dhjata ime” botim i vitit 1998, ai ja kushtonte me pikėllim tė birit tė vet Renit. Tragjedia nė jetėn e poetit u bw pjesw edhe e poezive tw tij me tone pikėllimi. Artistet e mėdhenj edhe tragjeditė e dhembjet i kanė tė mėdha, ndaj dhe veprat e tyre janė aq mbresėlėnėse dhe tronditėse, sepse artistet nuk qajnė me lot, qajnė me shpirt e qajnė me art, me njė art qė e tejkalojnė jetėn e njė njeriu, pėr tu rrokur nė shpirtrat e brezave tė tjerė. Mortja s’ka ēfarė u bėn poeteve, artistėt e mėdhenj kanė lindje, por vdekja u harrohet. Kushdo qė e ka njohur poetin dhe poezinė e tij, e di mirė se Ndoc Gjetja, si me pare edhe me pas, mbeti poeti qė shkroi poezi pėr botėn shpirtėrore tė njeriut,… dhe vetė ai ishte dhe mbeti njeriu i pėrvujtun, i thjeshtė, i vėrtetė, poeti me fytyrėn e Jezu Krishtit nė poezinė shqipe. Ajo fytyrė Krishti e mbuluar me njė dhembje hyjnore, njė prej poetėve mė nė zė tė letėrsisė sė sotme shqipe, zėri mė njerėzor, mjeshtėri i penės shqipe shuhet nga njė sėmundje...


    Titujt e librave tė botuar
    1. Rrezatim (1971)
    2. Shqiponja rreh krahėt (1975)
    3. Qėndresa (1977)
    4. E pėrditshme (1982)
    5. Ēaste (1984)
    6. Poezi -Kolana "Poezia Shqipe" (1987)
    7. Kthimet (1991)
    8. Dhjata ime (1998)

    Autoportret
    Vendbanimi: Nė Lezhė dhe mendjen emigrant nė yje.
    Profesioni: Thurės ėndrrash dhe mbrojtės besnik i tyre.
    Gjendja sociale: Mbetje teknologjike e administratės shtetėrore se nuk diti t'u japė pėrkuljet e duhura eprorėve.
    Gjatėsia: E mjaftueshme pėr tė arritur mollėn e ndaluar.
    Pesha: Sa vetja, sa ėndrra, sa fjala e thėnė dhe e shkruar.
    Shenja tė veēanta: Njė pentagram rrudhash me nota trishtimi nė ballė dhe njė mjekėr e thinjur nga moslejimi kaq vite i saj.
    Sytė: Kafe me nuanca tė turbullta pasionesh tė djegura.
    Ngjyra: E errėt pėr fshehjen e skuqjes nga faje tė lehta.
    Titujt: I dekoruar Njeri qysh nė ditėn e lindjes nga Nėna.
    Bindjet: Njeriun nė jetė e bėn tė lumtur vetėm Njeriu.
    Antipatitė: Burrat me Grada, gratė me shumė tule dhe miu.
    Simpatitė: Jezusi nga Nazareti, Don Kishoti i Manēės dhe Buda.
    Frikėrat: Shėndoshja e trurit, uji, zjarri dhe turma.
    Besimi: Nė kryqin e tij qė e mban pėrditė nė shpinė.
    Pasuria: Drita e mendjes me tė cilėn fitoi varfėrinė.
    Ndoc Gjetja nga vėllimi poetik "Dhjata ime"

    Epitaf pėr veten
    Kėtu prehet ai qė quhej Ndoc Gjetja
    i cili pati ardhur gabimisht nė botė
    nga vetja e tepruar nxirrte vjersha
    dhe gjithė njerėzit i quante shokė.

    Kur pa qė ėndėrra kalkulohej me kompiuter
    kur pa qė idealet rrėzoheshin nė kolltuqe
    kur jepte buzėqeshje e merrte skėrmitje
    zuri sytė me dorė dhe vendosi tė ikte.

    Dhe shkoi e hyri nė Manastirin e Unit
    tė shpėtonte shpirtin nga gjuhėligat e Lehjes
    ...Pastaj e pėrcollėn te banesa e fundit
    me shpenzimet gratis nga Bashkia e Lezhės.

    Nė ēastin e mbramė njė hėnė e pėrgjakur
    e puthi nė ballė dhe thirri: "Nėnė"
    Mos kėrkoni tė dini pėr tė mė tepėr
    se iku sikur tė mos kishte qenė.
    Ndoc Gjetja nga vėllimi poetik "Dhjata ime"


    8 Qershor 2010

    "Albania"

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Perendia e pikellimit quhet Ndoc Gjetja.
    Nga macia_blu nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-08-2007, 04:46
  2. Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-11-2005, 10:08
  3. C++ - Gjetja e dosjes
    Nga LeArNiNgHaCkInG nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-09-2005, 06:17
  4. Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 04-05-2004, 14:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •