Ilaz Kurteshi
Ilaz Kurteshi (1927-2016), aktivist dhe luftėtar i Luftės sė Dytė Botėrore, shqiptar nga Kosova.
Kurteshi, mė 7 maj 1969 u emėrua nė postin e Kryetarit tė Kuvendit tė Krahinės Socialiste Autonome tė Kosovės, pas shkarkimit tė Fadil Hoxhės. Nė kėtė post, si mė i larti i deri mė atėhershėm nė Kosovė, qėndroi pėr katėr vite, deri nė mars tė vitit 1974, kur u krijua Kryesia e Krahinės Socialiste Autonome tė Kosovės, e nė krye tė sė cilės u emėrua Xhavid Nimani.[1]
Pas njė sėmundjeje tė rėndė dhe tė gjatė, ndėrroi jetė nė datė 13 shkurt tė vitit 2016.[2]
Ndėrron jetė Ilaz Kurteshi, njė nga hartuesit e Kushtetutės sė vitit 1974
Pas njė sėmundjeje tė rėndė dhe tė gjatė sot (e shtunė, 13 shkurt 2016) nė Prishtinė ka ndėrruar jetė Ilaz Kurteshi, ka njoftuar familja e tij.
Ilaz Kurteshi ka lindur nė vitin 1927. Ka qenė njė nga personalitetet mė tė njohura nė kohėn kur Kosova ishte autonomi nė pėrbėrje tė ish-federatės Jugosllave. Ishte njė nga hartuesit e Kushtetutės sė vitit 1974, me tė cilėn Kosova pėr tė parėn herė nė historinė e saj ėshtė njohur si territor dhe entitet i veēantė politik me elemente tė theksuara tė sovranitetit. Sidomos mbahet nė mend kontributi i tij vendimtar nė themelimin e Radio-Televizionit tė Prishtinės, Bibliotekės Universitare, Akademisė sė Shkencave tė Kosovės dhe Institutit Albanologjik.
Ka qenė bartės i shumė posteve mė tė larta nė Kosovė dhe nė federatėn Jugosllave. Ishte kryetari i parė dhe i vetėm i Kuvendit tė Jugosllavisė nga radhėt e shqiptarėve.
Me vendimin e presidentit tė ndjerė Ibrahim Rugova, ka qenė anėtar i delegacionit tė Kosovės, e cila nė prag tė bombardimeve tė NATO-sė ka nėnshkruar nė Paris Marrėveshjen e Rrambujes.
Varrimi i tė ndjerit do tė mbahet tė dielėn, nė 14 shkurt 2016, nė fshatin e tij tė lindjes Lubinje e Poshtme (Prizren), nė ora 14.30.
REXHAI SURROI
Rexhai Surroi ishte politikan dhe zyrtar i lartė i diplomacisė sė ish-RSF Jugosllavisė, gjithashtu ishte ambasador i Jugosllavisė nė Spanjė dhe njė numėr tė vendeve Latino Amerikane.
Rexhai Surroi ėshtė autor i disa librave dhe i ati i publicistit tė njohur kosovar, Veton Surroi, dhe aktivistes Flaka Surroi.
Rexhai Surroi vdiq nė njė incident qė pėrshkruhej si aksident trafiku derisa ishte ambasador nė Spanjė, por dyshohet se mund tė ketė qenė vrasje me motive politike.
Shpėrblimi vjetor Rexhai Surroi pėr gazetari dhe letėrsi ėshtė themeluar nga Grupi Koha duke filluar nga viti 2008.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akuamarini : 27-11-2019 mė 14:40
Krijoni Kontakt